{"id":21369,"date":"2018-12-21T10:49:44","date_gmt":"2018-12-21T09:49:44","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21369"},"modified":"2018-12-21T10:49:44","modified_gmt":"2018-12-21T09:49:44","slug":"gjergj-kastrioti-skenderbeu-me-rastin-e-550-vjetorit-te-vdekjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21369","title":{"rendered":"Gjergj  Kastrioti  Skenderbeu (Me rastin e 550 vjetorit t\u00eb vdekjes)"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13730\" width=\"586\" height=\"577\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-300x295.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 586px) 100vw, 586px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Nga <\/strong> <strong>Qani Osmani<\/strong> <strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong>P\u00ebr popullin shqiptar datat e sh\u00ebnuara t\u00eb historis\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm ngjarje t\u00eb thjeshta, t\u00eb cilave u detyrohet vet\u00ebm nj\u00eb lloj respekti konvencional, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb kalendarit, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb pastaj n\u00eb gjumin e hares\u00ebs. Por p\u00ebrkundrazi duhen t\u00eb\u00a0 trajtohen si ruajt\u00ebs, vazhdues dhe kuror\u00ebzues i thesarit t\u00eb traditave historike, patrotike, duke i vler\u00ebsuar lart\u00eb k\u00ebto tradita, duke i mbajtur t\u00eb gjalla n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb madhe t\u00eb liris\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb dhe sovranitetit t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb shent\u00eb t\u00eb atdheut, t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e jet\u00ebs s\u00eb re m\u00eb t\u00eb lumtur. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kjo vlen p\u00ebr figur\u00ebn lavdiplote t\u00eb heroit ton\u00eb komb\u00ebtar Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeut, q\u00eb q\u00ebndron lart\u00eb si p\u00ebrmendore vigane e nj\u00ebr\u00ebs nga periudhat m\u00eb vendimtare t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare dhe z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb shquar nderi edhe n\u00eb faqet e historis\u00eb bot\u00ebrore. Ne sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb 550 vjetor Jubilar t\u00eb vdekjes t\u00eb heroit ton\u00eb komb\u00ebtar, p\u00ebrkujtojm\u00eb me mir\u00ebnjohje nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb mban\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb emrin e tij, si nj\u00eb nga epokat m\u00eb vendimtare t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn masat popullore shqiptare, si heronj\u00eb pa em\u00ebr, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Skenderbeut p\u00ebr shum\u00eb vite me radh\u00eb luftuan p\u00ebr mbrojtjen e tok\u00ebs s\u00eb liris\u00eb e t\u00eb pavar\u00ebsis s\u00eb vet, duke i v\u00ebn\u00eb themelet e q\u00ebndrueshme asaj nd\u00ebrtese q\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm e \u00e7uan n\u00eb fund, bashkimit t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb shtetin e tij komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Viti 2018 p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb n\u00eb\nbot\u00eb (Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni, Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs, Mal t\u00eb ZI dhe diaspor\u00eb)\nsh\u00ebnon nj\u00eb ngjarje madh\u00ebshtore e kuptimplote. Ky vit\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur p\u00ebrvjetor\nJubilar kushtuar Gjergj Kastrioti Skenderbeut me rastin e 550 vjetorit t\u00eb\nvdekjes. Me bot\u00ebn mbar\u00eb, sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, ne p\u00ebrkujtojm\u00eb epok\u00ebn e\nSkenderbeut si nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb asaj lufte t\u00eb madhe, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn popujt e Evrop\u00ebs\nJuglindore, e midis tyre n\u00eb radh\u00ebt e para populli shqiptar, duke luftuar p\u00ebr\ntok\u00ebn dhe lirin\u00eb e vet, u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb ledh mbrojt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndaluar v\u00ebrshimin\nshkat\u00ebrrues t\u00eb agresionit t\u00eb sulltan\u00ebve Osman n\u00eb shekullin XV, agresion q\u00eb vinte\nn\u00eb rrezik fatet e qytet\u00ebrimit evropian n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kastriot\u00ebt e kan\u00eb origjin\u00ebn nga Hasi i\nKuksit. Gjyshi i Skenderbeut, Pal Kastrioti, mund t\u00eb jet\u00eb larguar nga Hasi dhe\nt\u00eb jet\u00eb vendosur si pronar i dy fshatrave n\u00eb Lugin\u00ebn Drinit t\u00eb Zi(Sinj\u00ebs dhe\nGardhit t\u00eb Posht\u00ebm). Zot\u00ebrimet e Kastriot\u00ebve filluan t\u00eb zgjeroheshin q\u00eb n\u00eb fund\nt\u00eb shek.XIV, nga i biri Gjon Kastrioti, q\u00eb ishte i ati i Skenderbeut. Gjergj\nKastrioti-Skenderbeu lindi n\u00eb vitin 1405. Gjergji ishte djali m\u00eb i vog\u00ebl dhe\nf\u00ebmija i parafundit i familjes me shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb Gjonit dhe Voj\u00ebsav\u00ebs, familja\ne s\u00eb cil\u00ebs banonte n\u00eb krahin\u00ebn e Pologut. Ata kishin kat\u00ebr djem (Stanishin,\nReposhin, Konstatinin dhe Gjergjin) dhe pes\u00eb vajza (Mar\u00ebn, Jell\u00ebn, Angjelin\u00ebn,\nVllajk\u00ebn e Mamic\u00ebn).<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjergj Kastrioti lindi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur\nPrincipata e Kastriot\u00ebve ishte fuqizuar. N\u00eb mosh\u00ebn n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are ai u dor\u00ebzua\npeng tek osman\u00ebt, s\u00eb bashku me dy v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb. Zgjuarsia dhe shkatht\u00ebsia\ne dalluan nga v\u00ebllez\u00ebrit e tij. Prandaj, p\u00ebr rreth 10 vjet Gjergji vazhdoi\nshkoll\u00ebn e i\u00e7ogllan\u00ebve p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgaditur si qeveritar i Perandoris Osmane.\nNatyra e kishte paisur me dhunti t\u00eb ve\u00e7anta mendore dhe fizike. Gjat\u00eb\nshkollimit ai u dallua nga t\u00eb tjer\u00ebt, u p\u00ebrgatit ushtarakisht dhe m\u00ebsoi disa\ngjuh\u00eb t\u00eb huaja. Atij iu vu emri Skender. Skenderbeu &nbsp;ishte m\u00eb i vogli i kat\u00ebr djemve t\u00eb Gjon\nKastriotit. F\u00ebmij\u00ebria e tij bie n\u00eb vitet kur v\u00ebrshimet osmane ishin q\u00eb nga Jugu\ndrejt Veriut, duke i imponuar vendit nj\u00eb regjim q\u00eb sillte nj\u00eb v\u00ebsht\u00ebr\u00ebsi dhe\nr\u00ebndim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm ekonomik-shoq\u00ebror t\u00eb masave t\u00eb vendit. N\u00ebn k\u00ebto goditje\nu gjend\u00ebn qysh her\u00ebt edhe Zot\u00ebrimet e Kastriot\u00ebve, q\u00eb shtriheshin n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\ne Mesme-Lindore. Lufta kund\u00ebr k\u00ebtij pushtimi me pasoja shkat\u00ebrimtare q\u00eb vinin\nn\u00eb rrezik gjith\u00eb zhvillimin e arritur nga vendi si dhe t\u00eb ardhmen e kombit\nshqiptar, p\u00ebrb\u00ebnte thelbin kryesor dhe detyr\u00ebn themelore t\u00eb jet\u00ebs dhe\nveprimtaris\u00eb s\u00eb Skenderbeut <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; P\u00ebrvoja e 30 viteve t\u00eb para t\u00eb shekullit\nXV i kishte treguar Skenderbeut gadishm\u00ebrin\u00eb e masave popullore p\u00ebr t\u00eb luftuar.\nI kishte treguar se lufta e ve\u00e7ant\u00eb e zot\u00ebruesve t\u00eb ndrysh\u00ebm feudal si dhe\nkryengritjet popullore n\u00eb krahinat e ndryshme ve\u00e7mas, sado t\u00eb fuqishme q\u00eb\nkishin qen\u00eb, nuk ishin n\u00eb gjendje t\u00eb ndalin pushtimin Osman. Po ashtu ishte\nb\u00ebr\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr Skenderbeun se sulltani nuk lejonte n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Zot\u00ebrimet\ne Kastriot\u00ebve t\u00eb mbeteshin t\u00eb bashkuar qoft\u00eb n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb ziameti me vete n\u00eb\nkuadrin e Sanxhakut shqiptar, q\u00eb ishte formuar m\u00eb 1431.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pra, k\u00ebto ishin rrethanat, n\u00eb t\u00eb cilat u\nzhvillua ajo kthes\u00eb vendimtare dhe fillon ajo periudh\u00eb e re m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb\nluft\u00ebn kund\u00ebr pushtimit Osman dhe gjith\u00eb historin e kombit shqiptar q\u00eb lidhet\nme emrin dhe vepr\u00ebn e Skenderbeut. Kjo kthes\u00eb q\u00eb zhvillohet n\u00eb vitet 1443-44, i\nka rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb kushtet objektive e subjektive t\u00eb brendshme, q\u00eb u favorizua edhe\nnga disa rrethana t\u00eb jashtme.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pushtimi i tokave serbe n\u00eb vitin 1439,\ngoditjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme kund\u00ebr Mret\u00ebris\u00eb Hungareze, si dhe p\u00ebrparimi i\nushtris\u00eb Osmane n\u00eb viset qendrore t\u00eb Ballkanit drej Danubit e detyruan\nMbret\u00ebrin Hungareze t\u00eb kalonte q\u00eb nga viti 1442, n\u00eb nj\u00eb politik\u00eb kund\u00ebrsulmuese\nt\u00eb fuqishme kund\u00ebr osman\u00ebve. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i k\u00ebsaj politike u b\u00eb J. Hunijadi, i\ncili pas Sk\u00ebnderbeut u b\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb aktive t\u00eb luft\u00ebs antiosmane. N\u00ebn\nudheheqjen e tij, nj\u00eb ushtri hungareze kaloi n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1443 Danubin.\nP\u00ebr t\u2019i siguruar Mbret\u00ebris Hungareze mb\u00ebshtetje, u zhvillua nj\u00eb veprimtari&nbsp; e gjall\u00eb diplomatike, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve u\np\u00ebrfshi edhe Arb\u00ebria. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb betej\u00ebn e Nishit q\u00eb u zhvillua n\u00eb dit\u00ebt\ne para t\u00eb n\u00ebntorit n\u00eb vitin 1443, ku forcat Osmane p\u00ebsuan disfat\u00eb, q\u00ebndrimi i\nSkenderbeut nuk ishte nj\u00eb veprim i lindur spontanisht, por rezultat i planit t\u00eb\nparamenduar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb si\u00e7 tregojn\u00eb burimet mor\u00ebn pjes\u00eb me repartet e veta\nt\u00eb gjith\u00eb sanxhakbejler\u00ebt. Skenderbeu u t\u00ebrhoq me forcat shqiptare q\u00eb kishte me\nvehte, dhe ato q\u00eb mundi t\u00eb mblidhte. I pajisur me nji ferman q\u00eb ia mori me\nforc\u00eb, si\u00e7 na tregojn\u00eb shum\u00eb burime, sekretarit t\u00eb vul\u00ebs s\u00eb Bejlerbeut, me\nshpejt\u00ebsi t\u00eb rrufesh\u00ebm Skenderbeu mori rrug\u00ebn e kthimit n\u00eb atdhe, rrug\u00ebn e\nkryengritjes s\u00eb hapur kund\u00ebr sulltanit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Skenderbeu i vet\u00ebdish\u00ebm se gjith\u00e7ka varej\nnga shpejt\u00ebsia e veprimit dhe i vendosm\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb masat,\np\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb befasi garnizonet armike n\u00eb vend, p\u00ebr tu marr\u00eb atyre kalat\u00eb, i\nnevojiteshte nj\u00eb pikmb\u00ebshtetje e fuqishme e mas\u00ebs popullore nga t\u00eb gjitha an\u00ebt\ne vendit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim faktori vendimtar q\u00eb e leht\u00ebsoi planin e Skenderbeut\nishte p\u00ebrgjigjia q\u00eb e gjeti q\u00eb n\u00eb hapat e para ky veprim n\u00eb tokat shqiptare.\nMobilizimi masiv i forcave q\u00eb filloi s\u00eb pari n\u00eb Dib\u00ebr dhe vazhdoi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\nvendin, ishte prova dhe sinjali se k\u00ebtu ishte fjala p\u00ebr nj\u00eb veprim q\u00eb u kthye\nbrenda pak kohe n\u00eb nj\u00eb kryengritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim gjenin\nshprehje dhe aspirata t\u00eb gjitha shtresat e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare; fillimisht t\u00eb\nmasave fshatare mbi t\u00eb cilat r\u00ebndonte prej koh\u00ebsh pesha kryesore e sundimit t\u00eb\nhuaj, por edhe t\u00eb asaj pjese t\u00eb klas\u00ebs feudale q\u00eb ishte shpron\u00ebsuar tani m\u00eb apo\nishte n\u00eb rrezik t\u00eb shpron\u00ebsohej me zgjerimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb pushtetit Osman.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb fillim t\u00eb kthimit, Skenderbeu zhvilloi\nnj\u00eb veprimtari t\u00eb gj\u00ebr\u00eb, t\u00eb palodhshme dhe vendimtare&nbsp; deri n\u00eb skajet m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb vendit.\nBrenda tre muajsh u \u00e7liruan dhe u mor\u00ebn kalat\u00eb e m\u00ebdhaja dhe u \u00e7lirua\nprincipata e Kastriot\u00ebve si dhe pjesa m\u00eb e madhe e trevave shqiptare. Sa lart\u00eb\ne \u00e7monte Sk\u00ebnderbeu gadishm\u00ebrin\u00eb luftarake t\u00eb kombit, tregojn\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb ai\ntha, sipas Barletit, n\u00eb \u00e7astet solemne kur n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e Kruj\u00ebs s\u00eb \u00e7liruar\nm\u00eb 28 N\u00ebntor t\u00eb vitit 1443, u ngrit p\u00ebrs\u00ebri Flamuri i Kastriot\u00ebve me shqiponj\u00ebn\ne zez\u00eb dy krenore me fush\u00eb t\u00eb kuqe, q\u00eb u b\u00eb tani e tutje flamuri historik i\nluft\u00ebrave p\u00ebr liri t\u00eb popullit shqiptar: <strong><em>\u201cLirin\u00eb nuk ua solla un\u00eb, por e gjeta k\u00ebtu\nn\u00eb mesin tuaj&#8230;arm\u00ebt nuk ua ngjesha un\u00eb, por ju gjeta t\u00eb armatosur, lirin\u00eb e\nkishit kudo n\u00eb krah\u00ebnor, n\u00eb ball\u00eb, n\u00eb shpat\u00eb, n\u00eb ushtat!\u201d-<\/em><\/strong>u tha ai\nushtar\u00ebve n\u00eb takimin e par\u00eb me ta.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Populli shqiptar i asaj kohe duke nxjerr\u00eb\nm\u00ebsime nga p\u00ebrvoja e dhjet\u00ebra viteve luftime e d\u00ebshtime n\u00eb planin shqiptar,\nSkenderbeu u b\u00eb guri themeltar i gjith\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij si burr\u00eb shteti dhe\nudh\u00ebheq\u00ebs ushtarak n\u00eb vitet q\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb m\u00eb von\u00eb. I vet\u00ebdish\u00ebm se pa mos i\nkap\u00ebrcyer pozitat e vjet\u00ebruara politike t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes s\u00eb vendit n\u00eb nj\u00eb varg\nzotrimesh t\u00eb ve\u00e7anta, pa krijuar nj\u00eb baz\u00eb politiko-ushtarake t\u00eb organizuara e\nt\u00eb q\u00ebndrueshme, pa mos i bashk\u00ebrenditur veprimet e brendshme me l\u00ebvizjet\nantiosmane q\u00eb organizoheshin&nbsp; n\u00eb plan t\u00eb\njasht\u00ebm, lufta nuk do t\u00eb kishte perspektiv\u00ebn e fitores. Pra, ishte merit\u00eb e\nmadhe e Sk\u00ebnderbeut q\u00eb u ba udh\u00ebr\u00ebfyesi dhe zbatuesi m\u00eb i qart\u00eb, m\u00eb i\nnd\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe m\u00eb i vendosur i k\u00ebsaj domosdoshm\u00ebrie q\u00eb impononte situata\nobjektive e asaj kohe.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pas fitoreve t\u00eb para t\u00eb viteve 1443-44,\nfilluan gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb t\u00eb forta kund\u00ebrgoditjet e ushtrive Osmane, t\u00eb cilat\nniseshin nga bazat e tyre t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb portet e trojeve shqiptare, n\u00eb Manastir,\nOh\u00ebr, Kostur\u00eb e Shkup me forcat gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, me ekspeditat t\u00eb\norganizuara vit p\u00ebr vit me nj\u00eb rregullsi t\u00eb paramenduar, koh\u00ebn e mbjelljeve e\nt\u00eb korrave, p\u00ebr t\u2019i shterur forcat njer\u00ebzore dhe mund\u00ebsit ekonomike t\u00eb trojeve\nshqiptare. Si detyr\u00eb m\u00eb urgjente, ishte organizimi sa m\u00eb efektiv\u00eb t\u00eb mbrojtjes\ns\u00eb vendit, i sh\u00ebrbeu thirrja e Kuvendit t\u00eb Lezh\u00ebs (2 mars t\u00eb vitit 1444), dhe themelimi\ni Beslidhjes t\u00eb sundimtar\u00ebve shqiptar si organ politik.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Skenderbeu me autoritetin e vet\u00eb q\u00eb\ng\u00ebzonte si udh\u00ebheq\u00ebs i kryengritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe nism\u00ebtar i mbledhjes,\nsi p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00ebr\u00ebs nga principatat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb rand\u00ebsishme t\u00eb vendit\nnga pikpamja politike dhe ushtarako-ekonomike, mundi t\u2019u inponohej sundimtar\u00ebve\nfeudal dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb krahinave t\u00eb vet\u00ebqeverisura p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer\ndivergjencat q\u00eb kishin midis tyre. Lidhja e Lezh\u00ebs u b\u00eb k\u00ebshtu i pari bashkim\npolitik n\u00eb shkall\u00ebn mbar\u00ebshqiptare q\u00eb njihet n\u00eb historin ton\u00eb. Skenderbeu u\nzgjodh\u00eb kryetar i Lidhjes dhe komandant i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i saj. N\u00ebn udh\u00ebheqjen e\nSkenderbeut, ushtria q\u00eb ai e organizoi, kaliti e komandoi, u b\u00eb nj\u00eb arm\u00eb e\nfuqishme &nbsp;tejet e shkath\u00ebt p\u00ebr mbrojtjen\ne vendit. Tokat shqiptare p\u00ebr m\u00eb se 25 vite mund\u00ebn t\u2019u b\u00ebnin ball\u00eb v\u00ebrshimeve\nt\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, betejave masive, bllokadave dhe rrethimeve q\u00eb organizuan\nMurati II dhe i biri Mehmeti II, i mbiquajtur <strong>\u201cPushtues i bot\u00ebs\u201d,<\/strong> p\u00ebr t\u00eb zhdukur k\u00ebt\u00eb vat\u00ebr qendrese n\u00eb brigjet\nlindore t\u00eb Adriatikut, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur v\u00ebmendja e Perandoris\u00eb Osmane ishte\ndrejtuar parasegjithash drejt Evrop\u00ebs s\u00eb Mesme. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00ebn drejtimin e tij, Kuvendi i Lezh\u00ebs u\nb\u00eb b\u00ebrthama e par\u00eb efektive p\u00ebr nj\u00ebsimin politik e ushtarak t\u00eb forcave t\u00eb popullit\nshqiptar kund\u00ebr pushtimit Osman. Kjo nuk ishte nj\u00eb dukuri e rastit. M\u00eb shpejt e\nm\u00eb qart\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb&nbsp; bashkoh\u00ebsit,\nSk\u00ebnderbeu e kuptoi dhe realizoi si nj\u00eb fakt t\u00eb madh-pushtimin e huaj,\nk\u00ebrc\u00ebnimin e ardhur nga jasht\u00eb ai e shnd\u00ebrroi n\u00eb nj\u00eb faktor p\u00ebrshpejtuas p\u00ebr\nnj\u00ebsimin e bashkimin e principatave e resurseve t\u00eb tyre n\u00eb funksion t\u00eb\nmbrojtjes s\u00eb liris\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb fituar. Nj\u00eb fenomen i ngjajsh\u00ebm u zhvillua\nn\u00eb kushte t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta edhe n\u00eb vendet fqinj\u00eb si n\u00eb Bosnje, Serbi ndon\u00ebse n\u00eb\nk\u00ebto vende, nuk mundi t\u00eb sillte ato rrjedhime efektive q\u00eb u shfaq\u00ebn n\u00eb trojet\nshqiptare n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Sk\u00ebnderbeu duke shfryt\u00ebzuar ve\u00e7orit\u00eb e\nterenit shqiptar, luft\u00ebn tradicionale e popullore dhe duke kombinuar si\nmjesht\u00ebr i artit luftarak me operacione t\u00eb m\u00ebdha strategjiko \u2013taktike dhe\nndeshje frontale, kund\u00ebrshtarin e lodhi me pusi e kurthe, alarm\u00eb e shqet\u00ebsime\nt\u00eb vazhdueshme, e godiste me sulme t\u00eb fuqishme e t\u00eb befasishme dhe e\nshkat\u00ebronte p\u00ebrfundimisht. Me k\u00ebt\u00eb strategji t\u00eb mbrojtjes aktive, me parimin <strong><em>\u201c\nmbrohu duke sulmuar\u201d,<\/em><\/strong> ai arriti rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera me nji ushtri\nrelativisht t\u00eb vog\u00ebl, duke venduar n\u00eb jet\u00eb parimin e tij, se kush nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb\ngjendje t\u2019a mund arrmikun me nj\u00eb ushtri prej 10-12 mij\u00eb ushtar\u00eb, nuk do t\u00eb mund\nta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb as edhe me nj\u00eb ushtri shumfish m\u00eb t\u00eb madhe. Kjo ushtri bashkonte\nvrullin e nj\u00eb ushtrie popullore me p\u00ebrvoj\u00ebn e reparteve t\u00eb zgjedhura, t\u00eb\nspecializuara p\u00ebr detyra t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb nj\u00eb ushtrie t\u00eb q\u00ebndrueshme, t\u00eb rroguar,\nme komandant\u00ebt e dal\u00eb nga radh\u00ebt e kombit q\u00eb u rrit\u00ebn e u kalit\u00ebn bashk\u00eb me\nushtrin\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga Skenderbeu.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ishin rrethanat q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00ebsip\u00ebrmi t\u00eb\ncil\u00ebt b\u00ebn\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb humbin t\u00eb fundit pavar\u00ebsin\u00eb e vet, ndon\u00ebse shtetet\ne tjera ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb num\u00ebr e m\u00eb t\u00eb pasura n\u00eb mund\u00ebsi e mjete. E vetmja\nrrug\u00eb zgjidhje si ajo, q\u00eb gjeti e zbatoi Sk\u00ebnderbeu, e vuri at\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb\nfavorshme q\u00eb t\u2019i b\u00ebnte ball\u00eb rrezikut&nbsp; t\u00eb\nv\u00ebrshimit Osman i cili kishte marr\u00eb p\u00ebrmasa evropiane. Lufta e pabarabart\u00eb q\u00eb\nb\u00ebnte populli shqiptar, nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr mbrojtjen nga pushtuesi\nturk t\u00eb krahinave t\u00eb ve\u00e7anta por edhe p\u00ebr ruajtjen e bashkimit t\u00eb forcave\npolitike, ekonomike dhe ushtarake t\u00eb kombit ton\u00eb. Ishte kjo luft\u00eb q\u00eb fark\u00ebtoi\nat\u00eb ndjenj\u00eb&nbsp; t\u00eb bashkimit politik, etnik\ne kulturor, q\u00eb u ruajt edhe pas pushtimit t\u00eb vendit si fitore e r\u00ebnd\u00ebsishme e\nsaj.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Forcat shqiptare n\u00ebn komand\u00ebn e\nSk\u00ebnderbeut arrit\u00ebn t\u00eb fitonin dhjetra beteja kund\u00ebr ushtrive kufitare osmane.\nFusha e Pollogut, e Dibr\u00ebs , e Ohrit dhe Domosdov\u00ebs, grykat dhe luginat e\nDrinit e t\u00eb Shkumbinit, sidomos n\u00eb vitet 1444-48, 1450-56, 1462-65, fushat e\nUjit t\u00eb Bardh\u00eb (1457) t\u00eb Livadhis\u00eb 1462, t\u00eb Vajkalit (1465) e t\u00eb tjera u b\u00ebn\u00eb\nsheshe e arena disfatash t\u00eb ushtrive t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Beslidhja e sundimtar\u00ebve shqiptar me nj\u00eb\nevulucion t\u00eb brendsh\u00ebm filloi t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb aparat shtet\u00ebror, n\u00eb nj\u00eb shtet\nt\u00eb p\u00ebrqendruar, q\u00eb kishte si b\u00ebrtham\u00eb q\u00ebndrore Zotrimet e Kastriot\u00ebve. N\u00eb\ngjirin e klas\u00ebs sunduese, n\u00eb k\u00ebto kushte, pozita kryesore n\u00eb aparatin\npolitik-shtet\u00ebror e ushtarak kaluan kryesisht n\u00eb duart e feud\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl, t\u00eb\ncil\u00ebt q\u00ebndronin bashk\u00ebrisht prapa p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb pushtetit q\u00ebndror.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Sk\u00ebnderbeu me personalitetin e tij si\nburr\u00eb shteti, strateg e mjesht\u00ebr i artit ushtarak, dallonte me tiparet e veta\nkarakteristike nga princ\u00ebrit e tjer\u00eb feudal\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebs t\u00eb Perendimit. Ai\nishte luft\u00ebtar i thjesht midis luft\u00ebtar\u00ebve, ai luftonte me <strong><em>\u201cm\u00ebngje t\u00eb shp\u00ebrvjelura\u201d,<\/em><\/strong>\nn\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb kalor\u00ebsie q\u00eb vepronte me shpejt\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb\nkrahasim me ushtrit\u00eb e r\u00ebnda feudale t\u00eb asaj kohe. Si burr\u00eb shteti ai nuk\nnjihte intriga. Ishte mish\u00ebrues i traditave m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb kombit t\u00eb tij, ai\nishte shpreh\u00ebs i asaj force vitale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ka manifestuar\nkurdoher\u00eb populli shqiptar. Kujtimi i Heroit shqiptar jetoi jo vet\u00ebm n\u00eb zemr\u00ebn\ne kombit q\u00eb e lindi, por ai pati shtrirje q\u00eb i kalonte kufijt\u00eb e Gadishullit\nBallkanik, pra pati nj\u00eb pesh\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsi evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb v\u00ebrshimi Osman q\u00ebndronte si\nnj\u00eb shpat\u00eb e mreht\u00eb mbi Evrop\u00ebn e Mesme dhe Perendimore, aq koh\u00eb edhe figura e\nSk\u00ebnderbeut, si luft\u00ebtar e ngadhnjimtar q\u00ebndronte kundrejt nj\u00eb armiku q\u00eb mbahej\ni pathyesh\u00ebm, vazhdonte t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen jo vet\u00ebm t\u00eb historian\u00ebve, po edhe\nt\u00eb ushtarak\u00ebve, t\u00eb burrave t\u00eb shtetit e t\u00eb opinionit publik evropian.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Interesimi p\u00ebr luft\u00ebn e kombit shqiptar q\u00eb\ngjithmon qe i gjall\u00eb, e kishte burimin n\u00eb literatur\u00ebn e shum\u00ebllojt dhe\nshum\u00ebgjuheshe, kushtuar figur\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs. Nga\np\u00ebrvoja luftarake e shqiptar\u00ebve dhe udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb tyre, k\u00ebrkohej t\u00eb nxireshin\nm\u00ebsime p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr nj\u00eb armiku, q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb Skenderbe&nbsp; ishte n\u00eb gjendje ta thyente, nd\u00ebrsa\nhistorian\u00ebt e poet\u00ebt e p\u00ebrdornin emrin dhe figur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut si flamur\nfrym\u00ebzues p\u00ebr mobilizimin e masave t\u00eb gj\u00ebra fshatare. Duke ngritur figur\u00ebn e\nSk\u00ebnderbeut, ideolog\u00ebt e Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare synonin t\u00eb vinin n\u00eb\ndukje meritat e m\u00ebdha q\u00eb kishte populli shqiptar p\u00ebrpara Evrop\u00ebs, kultur\u00ebn e s\u00eb\ncil\u00ebs ai e kishte shp\u00ebtuar nga shkat\u00ebrrimi n\u00eb koh\u00ebn e r\u00ebnd t\u00eb v\u00ebrshimeve Osmane.\nSk\u00ebnderbeu i rritur n\u00eb mes feve-p\u00ebr rilindasit u b\u00eb simbol i karakterit\nmbifetar e afetar q\u00eb duhej t\u00eb kishte kultura shqiptare. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Personalitetit dhe figurr\u00ebs t\u00eb Sk\u00ebnderbeut,\nsi simbol legjendar t\u00eb kombit shqiptar dhe si mish\u00ebrim t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij\nlavdiplote, t\u00eb traditave t\u00eb tij t\u00eb lashta patriotike e luftarake, Rilindasit i\nkushtuan veprat e tyre artistike e shkencore. Ashtu si\u00e7 kishte q\u00ebndruar n\u00eb\nfillet e humanizmit shqiptar, vepra e par\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare, e dal\u00eb nga\npena e shkrimtarit e patriotit Marin Barleci, ashtu edhe n\u00eb fillimet e\nlet\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Rilindjes dhe historiografis\u00eb s\u00eb re shqiptare, q\u00ebndrojn\u00eb\njet\u00ebshkrimet e heroit t\u00eb shkruara nga rilindasit e par\u00eb, q\u00ebndron epopeja\nmonumentale e Naim Frash\u00ebrit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Para se t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb \u00ebsht\u00eb me rand\u00ebsi t\u00eb\nthuhet se Flamuri i Kastriot\u00ebve, q\u00eb Sk\u00ebnderbeu e kishte \u00e7uar nga fitorja n\u00eb\nfitore u b\u00eb Flamur Komb\u00ebtar dhe i udh\u00ebhoqi shqiptar\u00ebt n\u00ebp\u00ebr periudha historike\nm\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe n\u00ebp\u00ebr beteja t\u00eb p\u00ebrgjakshme deri n\u00eb dit\u00ebn e sh\u00ebnuar t\u00eb 28\nN\u00ebntorit t\u00eb vitit 1912. Fryma e luft\u00ebs s\u00eb pamposhtur t\u00eb shekullit XV,&nbsp; si dhe tradita e luft\u00ebs s\u00eb madhe popullore,\nnuk u shua kurr\u00eb dhe nuk mund t\u00eb shuhet, n\u00eb popullin q\u00eb e lindi k\u00ebt\u00eb heroj.\nSk\u00ebnderbeu pati shum\u00eb shok\u00eb e trima t\u00eb frym\u00ebzuar nga Ai, t\u00eb cil\u00ebt luftuan e\nq\u00ebndruan t\u00eb patundur si burra t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; K\u00ebt\u00eb\npunim p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 550 Vjetorin t\u00eb vdekjes t\u00eb heroit ton\u00eb komb\u00ebtar, d\u00ebshiroj\nta p\u00ebrbyll me nj\u00eb mesazh\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me realitetin ton\u00eb t\u00eb sodit: duke u\nnisur nga p\u00ebrvoja e aspekteve q\u00eb dalin nga Epoka e Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar,\nasnj\u00ebher m\u00eb tep\u00ebr se sot shfaqet nevoja p\u00ebr pajtim t\u00eb bot\u00ebs shqiptare t\u00eb ndar\u00eb\ne t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb nga Armiku dhe nga vet klasa politike shqiptare e cila \u00ebsht\u00eb e\nkriminalizuar. Pra, \u00ebsht\u00eb imperativ\u00eb e koh\u00ebs q\u00eb t\u00eb arrihet&nbsp; nj\u00eb pajtim i udh\u00ebheq\u00ebsve tan\u00eb, para ngjarjeve\nvendimtare ashtu si e ka b\u00ebr\u00eb Sk\u00ebnderbeu n\u00eb Kuvendin e Lezh\u00ebs (2 Mars t\u00eb vitit\n1444) dhe m\u00eb pas. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore, p\u00ebrse Emri i Sk\u00ebnderbeut dhe i\npopullit t\u00eb tij do t\u00eb q\u00ebndroj p\u00ebr jet\u00eb n\u00eb panteonin e pavdeksis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>25.\u00a0 07.\u00a0 2018\u00a0 Ulqin<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Qani Osmani \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0P\u00ebr popullin shqiptar datat e sh\u00ebnuara t\u00eb historis\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm ngjarje t\u00eb thjeshta, t\u00eb cilave u detyrohet vet\u00ebm nj\u00eb lloj respekti konvencional, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb kalendarit, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb pastaj n\u00eb gjumin e hares\u00ebs. Por p\u00ebrkundrazi duhen t\u00eb\u00a0 trajtohen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13730,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-21369","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21369","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21369"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21369\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21370,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21369\/revisions\/21370"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}