{"id":21286,"date":"2018-12-13T00:14:20","date_gmt":"2018-12-12T23:14:20","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21286"},"modified":"2018-12-13T00:15:03","modified_gmt":"2018-12-12T23:15:03","slug":"ludmila-alexeeva-nje-ze-i-fuqishem-ne-mbrojtje-te-drejtave-te-njeriut-ka-nderruar-jete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21286","title":{"rendered":"LUDMILA ALEXEEVA: NJ\u00cb Z\u00cb I FUQISH\u00cbM N\u00cb                 MBROJTJE T\u00cb DREJTAVE T\u00cb NJERIUT, KA ND\u00cbRRUAR JET\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"589\" height=\"483\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 589px) 100vw, 589px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>\u201dKu fillojn\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb drejtat\nuniversale t\u00eb njeriut? &nbsp;N\u00eb vende t\u00eb\nvog\u00ebla, af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb ku jetojm\u00eb \u2013 aq af\u00ebr dhe aq t\u00eb vog\u00ebla jan\u00eb ato hap\u00ebsira,\nsa q\u00eb nuk mund t\u00eb shihen n\u00eb asnj\u00eb hart\u00eb t\u00eb bot\u00ebs.&nbsp; Prandaj, n\u00ebqoftse k\u00ebto t\u00eb drejta nuk kan\u00eb\nndonj\u00eb vler\u00eb aty ku jetojm\u00eb dhe veprojm\u00eb, at\u00ebher\u00eb ato nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb,\naskund tjet\u00ebr. &nbsp;Pa veprim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\nt\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019i zbatuar ato n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn dhe n\u00eb vendin ku banojm\u00eb e\npunojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb zbatimin e tyre n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb\u201d, ka\nth\u00ebn\u00eb Eleanor Roosevelt, promovuesja kryesore e asaj q\u00eb tani njihet si\nDeklarata Universale e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb\n8 Dhjetor, dy dit\u00eb para Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, n\u00eb Mosk\u00eb\nka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 91-vje\u00e7are, Ludmilla Milkhailovna Alexeeva, gruaja\nm\u00eb e njohur e l\u00ebvizjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Rusi, promovuese e k\u00ebtyre\nt\u00eb drejtave jo vet\u00ebm n\u00eb vendin ku jetonte dhe vepronte, por an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs,\np\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 50-vjet\u00eb. &nbsp;&nbsp;N\u00eb vitin\n1968, ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga Partia Komuniste sovjetike dhe \u00ebsht\u00eb pushuar\nnga puna, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi botimi, si p\u00ebrfundim i veprimtaris\u00eb s\u00eb saj n\u00eb\nmb\u00ebshtetje t\u00eb zbatimit t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. &nbsp;N\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo bashkpunonte me\nbuletinin klandestin t\u00eb lajmeve, \u201cKronika e Ngjarjeve Aktuale\u201d, nj\u00eb botim ky q\u00eb\ni dedikohej shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut an\u00eb e mban\u00eb ish-Bashkimit\nSovjetik.<\/p>\n\n\n\n<p>Ludmila\nAlexeeva, historiane, aktiviste e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe ish-disidente n\u00eb\nBashkimin Sovjetik, ishte gjithashtu edhe antarja themeluese e Grupit t\u00eb\nHelsinki n\u00eb Mosk\u00eb m\u00eb 1976.&nbsp; &nbsp;Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb ajo u detyrua nga autoritetet\nkomuniste t\u00eb largohej nga Bashkimi Sovjetik p\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara ku\nvazhdoi veprimtarin\u00eb e saj, n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.&nbsp; Gjat\u00eb viteve 1960-ta, Ludmila b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb\nl\u00ebvizjen disidente sovjetike dhe luftonte p\u00ebr lirimin e disident\u00ebve t\u00eb burgosur\nnga regjimi komunist sovjetik.&nbsp;\nAutoritetet komuniste nuk mund t\u00eb toleronin pun\u00ebn e saj dhe t\u00eb\nbashkpuntor\u00ebve t\u00eb saj disident\u00eb rus\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut,\nk\u00ebshtuq\u00eb shum\u00eb prej tyre u arrestuan ose u detyruan me forc\u00eb t\u00eb emigronin.&nbsp; N\u00eb vitin 1977, Alexeeva detyrohet nga qeveria\nsovjetike q\u00eb t\u00eb emogronte n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ku ajo vazhdoi t\u00eb promovonte\nt\u00eb drejtat e njeriut, nd\u00ebrsa punonte p\u00ebr sh\u00ebrbimin rus t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs dhe\nRadios Evropa e Lir\u00eb.&nbsp; Pas shembjes s\u00eb\nkomunizmit, ajo \u00ebsht\u00eb k\u00ebthyer n\u00eb atdhe ku ka sh\u00ebrbyer si kryetare e Grupit t\u00eb\nHelsinkit, dega e Mosk\u00ebs, \u00e7\u2019prej vitit 1996 dhe konsiderohej si kritike e fort\u00eb\ndhe e pa frik\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb Kremlinit. <\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb\ne kujtoj me respekt Ludmila Alexeev\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e kam njohur, fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj\nsi kontribuese me komentet e saja, p\u00ebr disa vjet\u00eb pran\u00eb sh\u00ebrbimit rus t\u00eb Z\u00ebrit\nt\u00eb Amerik\u00ebs, kur sh\u00ebrbeja si Z\u00ebvend\u00ebs- Drejtor n\u00eb Drejtorin\u00eb e VOA-s p\u00ebr\nish-Bashkimin Sovjetik, n\u00eb fillim t\u00eb 1990-ave.&nbsp;\nIshte nj\u00eb grua me nj\u00eb trup t\u00eb brisht\u00eb por e vendosur n\u00eb pik\u00ebpamjet e\nsaja anti-komuniste dhe mbrojt\u00ebse e flak\u00ebt e t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, jo\nvet\u00ebm p\u00ebr bashkatdhetar\u00ebt e saj n\u00eb Rusi dhe n\u00eb vendet e tjera t\u00eb okupuara nga\nish-perandoria komuniste sovjetike, p\u00ebrfshir\u00eb popujt e Evrop\u00ebs Lindore, por edhe\nan\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.&nbsp; Organizata e t\u00eb\ndrejtave t\u00eb njeriut, Human Rights Watch, an\u00ebtare e t\u00eb cil\u00ebs ishte, n\u00eb njoftimin\ne saj p\u00ebr vdekjen e t\u00eb ndjer\u00ebs Ludmila Alexeeva, e cil\u00ebsoi at\u00eb si, \u201cNj\u00eb figur\u00eb\nt\u00eb dalluar dhe shembullore p\u00ebr aktivist\u00ebt e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut kudo dhe\np\u00ebrgjithmon\u00eb: si nj\u00eb z\u00eb moral i qart\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb dinjitetit\nnjer\u00ebzor.\u201d <\/p>\n\n\n\n<p>Human\nRights Watch e njihte mir\u00eb pun\u00ebn e saj, pasi ishte an\u00ebtare aktive e k\u00ebsaj\norganizate. &nbsp;Ludmila Alexeeva i kushtoi gjith\u00eb\nenergjin\u00eb dhe zemr\u00ebn, shum\u00eb kauzave dhe \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me t\u00eb\ndrejtat e njeriut, duke filluar nga persekutimi i pa drejt\u00eb i njer\u00ebzve t\u00eb\nthjesht\u00eb gjat\u00eb regjimit komunist e deri tek masakrat ruse t\u00eb civil\u00ebve n\u00eb luft\u00ebn\ne \u00c7e\u00e7enis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb sulmet kund\u00ebr shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00ebn pushtetin e Vladimir\nPutinit. &nbsp;P\u00ebr ata q\u00eb e njihnin mir\u00eb, ajo\nfliste thjesht\u00eb, por me nj\u00eb mesazh t\u00eb fuqish\u00ebm, ishte gjithmon\u00eb fisnike dhe e\ndhimbshme, por edhe e ashp\u00ebr ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve, po t\u00eb ishte nevoja. &nbsp;Ajo refuzoi t\u00eb sakrifikonte dinjitetin e saj\npara pushtetit komunist sovjetik dhe m\u00eb von\u00eb Alexeeva nuk lejoi gjithashtu as\npolitik\u00ebn aktuale autokratike t\u00eb Kremlinit q\u00eb t\u2019i diktonte asaj kushtet e pun\u00ebs\nose t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj, si aktiviste n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb\nnjeriut, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb njoftimin e Human Rights Watch p\u00ebr vdekjen e\ndisidentes dhe mbrojt\u00ebses s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Ludmila Alexeeva. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nnj\u00eb intervist\u00eb me Human Rights Watch disa vite m\u00eb par\u00eb, &nbsp;&nbsp;Alexeeva, e ka cil\u00ebsuar pun\u00ebn e saj si nj\u00eb, \u201cTrysni\n&nbsp;ndaj qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet\naktuale t\u00eb njer\u00ebzve. &nbsp;N\u00ebqoftse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\ndetyrohem t\u00eb paguaj nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb, at\u00ebher\u00eb un\u00eb do t\u00eb paguaj nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb\ntill\u00eb. &nbsp;Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se sa\nt\u00eb strukem dhe nga frika t\u00eb zbatoj urdh\u00ebrat e autoriteteve.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Aktive\nderi n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, Ludmila Alexeeva q\u00ebndroi kritike ndaj\nritmit t\u00eb zhvillimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Rusi, k\u00ebto vitet e fundit. &nbsp;N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb radios gjermane\nDeutsche Welle, ajo shprehet se vitet e fundit n\u00eb Rusi ka patur nj\u00eb, \u201cK\u00ebthim\nprapa sepse vendi im, pothuaj nuk ka njohur kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tij periudha\nlirie, megjithse periudha nga viti 1987 e deri nga mesi i viteve 2000, deri\ndiku, mund t\u00eb konsiderohet si e till\u00eb.&nbsp; Bashkimi\nSovjetik u shp\u00ebrb\u00eb nga brenda, ne nuk luftuam q\u00eb t\u00eb \u00e7liroheshim nga komunizmi.\nTani jemi t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb ato p\u00ebrpjekje t\u00eb mundimshme drejt\u00eb\nsigurimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, megjithse nuk pres q\u00eb t\u00eb shikoj Rusin\u00eb si nj\u00eb\nshtet demokratik. &nbsp;Por do t\u00eb ndodh\u00eb,\nsepse ne jemi komb evropian, gjeografikisht, historikisht, fetarisht dhe p\u00ebr\nnga kultura\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Alexeeva p\u00ebr radion gjermane.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq,\nDepartamenti Amerikan i Shtetit (DASH) shprehu keqardhjen p\u00ebr vdekjen e Ludmila\nAlexeeva, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201cNj\u00eb prej mbrojt\u00ebsve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb t\u00eb\ndrejtave t\u00eb njeriut n\u00eb bot\u00eb.\u201d N\u00eb deklarat\u00ebn e DASH theksohet se, \u201cDeri n\u00eb dit\u00ebt\ne fundit, ajo ishte nj\u00eb forc\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, duke\nfrym\u00ebzuar breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebsh aktivist\u00eb n\u00eb atdheun e saj.&nbsp; Vdekja e saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr t\u00eb\ngjith\u00eb ata q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr kauz\u00ebn e liris\u00eb n\u00eb Rusi dhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb\nkoh\u00eb kur t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe burrave e grave &#8212; t\u00eb cil\u00ebt me vendosm\u00ebri i\nmbrojn\u00eb ato t\u00eb drejta &#8212; po u b\u00ebhet trysni, jo vet\u00ebm n\u00eb Rusi, por dhe n\u00eb shum\u00eb\nvende t\u00eb tjera.&nbsp; Puna dhe veprimtaria e\ngjat\u00eb e Ludmila Alexeeva-s, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, jan\u00eb\nkontribute t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb paq\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon deklarata\ne DASH, me rastin e vdekjes s\u00eb disidentes dhe mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb\nnjeriut n\u00eb Rusi dhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ludmila\nAlexeeva u varros m\u00eb 11 Dhjetor n\u00eb Mosk\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb pasi bota sh\u00ebnoi Dit\u00ebn\nNd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli \u201dKu fillojn\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb drejtat universale t\u00eb njeriut? &nbsp;N\u00eb vende t\u00eb vog\u00ebla, af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb ku jetojm\u00eb \u2013 aq af\u00ebr dhe aq t\u00eb vog\u00ebla jan\u00eb ato hap\u00ebsira, sa q\u00eb nuk mund t\u00eb shihen n\u00eb asnj\u00eb hart\u00eb t\u00eb bot\u00ebs.&nbsp; Prandaj, n\u00ebqoftse k\u00ebto t\u00eb drejta nuk kan\u00eb ndonj\u00eb vler\u00eb aty ku jetojm\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-21286","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21286","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21286"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21286\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21288,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21286\/revisions\/21288"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21286"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21286"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21286"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}