{"id":21189,"date":"2018-12-03T12:05:36","date_gmt":"2018-12-03T11:05:36","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21189"},"modified":"2018-12-03T12:05:36","modified_gmt":"2018-12-03T11:05:36","slug":"amerika-dhe-bota-mbajne-zi-per-humbjen-e-nje-presidenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21189","title":{"rendered":"\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 AMERIKA DHE BOTA MBAJN\u00cb ZI P\u00cbR HUMBJEN E NJ\u00cb PRESIDENTI"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/george-xhorxh-h-bush.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-21190\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/george-xhorxh-h-bush.jpg\" alt=\"\" width=\"651\" height=\"370\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/george-xhorxh-h-bush.jpg 438w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/george-xhorxh-h-bush-300x171.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 651px) 100vw, 651px\" \/><\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>\u201c\u00c7do p\u00ebrcaktim i nj\u00eb jete t\u00eb suksessh\u00ebme,<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>\u00a0duhet t\u00eb p\u00ebrfshij sh\u00ebrbimin ndaj t\u00eb tjer\u00ebve\u201d<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>\u00a0George H. W. Bush, 1914-2018<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb premt\u00ebn Presidenti Xhorxh W. Bush i riu, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes njoftoi Amerik\u00ebn dhe bot\u00ebn se i pari i familjes Bush, ish-Presidenti Xhorxh H.W. Bush i vjet\u00ebr ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. \u00a0\u201cJeb, Neil, Marvin, Doro dhe un\u00eb jemi t\u00eb pik\u00eblluar t\u00eb njoftojm\u00eb se pas 94-vjet\u00ebsh t\u00eb mbrekulluara, babai yn\u00eb i dashur ka nd\u00ebrruar jet\u00eb.\u00a0 Xhorxh H. W. Bush ishte nj\u00eb burr\u00eb me karakter t\u00eb lart\u00eb dhe babai m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shpresonim t\u00eb kishim.\u00a0 Mbar\u00eb familja Bush \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebse p\u00ebr jet\u00ebn dhe dashurin\u00eb e Presidentit t\u00eb 41-t\u00eb, si dhe p\u00ebr m\u00ebshir\u00ebn dhe dhemb\u00ebshurin\u00eb q\u00eb kan\u00eb treguar ndaj tij t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb lutur dhe kujdesur p\u00ebr Babain ton\u00eb.\u00a0 Jemi gjithashtu tep\u00ebr mir\u00ebnjoh\u00ebs edhe p\u00ebr ngush\u00ebllimet e d\u00ebrguara nga miq\u00ebt dhe qytetar\u00ebt tan\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb dekarat\u00ebn e familjes s\u00eb t\u00eb ndjerit ish-Presidentit Xhorxh Bush i vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ngush\u00ebllimet drejtuar familjes Bush ishin t\u00eb shum\u00ebta nga p\u00ebrfaqsues t\u00eb politik\u00ebs amerikane dhe bot\u00ebrore, si edhe nga shum\u00eb qytetar\u00eb amerikan\u00eb p\u00ebr vdekjen e Presidentit t\u00eb 41 t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb t\u00eb premt\u00ebn n\u00eb qytetin Hjuston t\u00eb shtetit Teksas, n\u00eb mosh\u00ebn 94-vje\u00e7are. Jan\u00eb ngush\u00ebllime p\u00ebr njeriun i cili do t\u00eb mbahet mend, si nj\u00eb njeri i dedikuar ndaj familjes s\u00eb tij, si pilot i fam\u00ebsh\u00ebm i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, si president q\u00eb kontriboi p\u00ebr dh\u00ebnjen fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe p\u00ebr shembjen e perandoris\u00eb komuniste sovjetike. \u00a0P\u00ebr shqiptar\u00ebt, ai mbahet mend si Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, i cili n\u00eb tradit\u00ebn e mb\u00ebshtetjes s\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtij vendi ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe ndaj fatit t\u00eb Kombit shqiptar \u2013 me at\u00eb q\u00eb historia tani e njeh si \u201cParalajm\u00ebrimi i Krishtlindjeve\u201d&#8211; i deklaroi bot\u00ebs dhe drejt p\u00ebr drejt kasapit t\u00eb Serbis\u00eb Milloshevi\u00e7it vendosm\u00ebrin\u00eb politike dhe ushtarake t\u00eb Washingtonit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb rast provokimesh nga Serbia. \u00a0<strong>&#8221;N\u00eb rast t\u00eb konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb provokuar nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do t\u00eb jen\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur forc\u00ebn ushtarake kund\u00ebr serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi&#8221;, kishte deklaruar i ndjeri Xhorxh Bush i vjet\u00ebr n\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrguar diktatorit serb m\u00eb 25 dhjetor, 1992, duke e lidhur k\u00ebshtu p\u00ebrjet\u00ebsisht familjen amerikane Bush me historin\u00eb e Kombit Shqiptar,\u00a0 kur t\u00eb merret parasysh\u00eb gjithashtu edhe deklarata e Presidentit Xhorxh Bush t\u00eb ri, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij historike n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2007, me \u00e7\u2019rast, ai u tha mjaft zvarritjeve p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs duke deklaruar nga kryeqyteti i shqiptar\u00ebve se, &#8220;Mjaft \u00ebsht\u00eb mjaft &#8212; M\u00eb mir\u00eb heret se von\u00eb \u00a0&#8212; Kosova t\u00eb jet\u00eb e pavarur\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebt, por Amerika dhe bota n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb arsye t\u00eb ndihen t\u00eb pik\u00eblluar me humbjen e k\u00ebtij burrshteti amerikan, pasi trash\u00ebgimia e tij n\u00eb fush\u00ebn politike dhe ushtarake bot\u00ebrore, si edhe roli i tij shembullor si kryefamiljar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. \u00a0Jo se ai nuk i kishte edhe t\u00eb metat e veta, t\u00eb cilat nd\u00ebr t\u00ebt tjera i kushtuan fitoren p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb presidencial, por megjith\u00eb k\u00ebte, influenca e tij si udh\u00ebheq\u00ebs do t\u00eb ndihet p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, jo vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, por edhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Pothuaj t\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb dedikimin e tij ndaj familjes dhe kushtimin e tij p\u00ebr sh\u00ebrbimin ndaj publikut, por edhe rolin e ish-Presidentit Bush n\u00eb fush\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si vetit\u00eb kryesore q\u00eb e kan\u00eb dalluar at\u00eb si njeri dhe si udh\u00ebheq\u00ebs. \u00a0K\u00ebto ndjesi i kan\u00eb shprehur k\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb ngush\u00ebllimet e tyre, udh\u00ebheqsit kryesor\u00eb politik\u00eb amerikan\u00eb dhe bot\u00ebror\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Presidentin Donald Trump, i cili tha se \u201cPresidenti Bush ka frym\u00ebzuar disa breza amerikan\u00ebsh p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrkushtuar sh\u00ebrbimit publik, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe ai \u2018objekt i nj\u00ebmij\u00eb dritave\u2019, p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar madh\u00ebshtin\u00eb, shpres\u00ebn dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofron Amerika, p\u00ebr bot\u00ebn\u2026 Me nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb dhe udh\u00ebheqje t\u00eb vendosur, Presidenti Bush udh\u00ebhoqi Kombin ton\u00eb dhe bot\u00ebn drejt\u00eb nj\u00eb fitoreje dhe p\u00ebrfundimi paq\u00ebsor t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. \u00a0Si President, ai p\u00ebrgatiti sken\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb begati prej disa dekadash q\u00eb pasoi mandatin e tij\u2026Ai do t\u00eb mbahet mend p\u00ebr devotshm\u00ebrin\u00eb e tij ndaj familjes, sidomos p\u00ebr dashurin\u00eb e tij p\u00ebr bashkshorten Barbara\u2026\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera, Presidenti Trump.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ish-Presidenti demokrat Barak Obam u shpreh me rastin e vdekjes s\u00eb Presidentit Xhorxh Bush i vjet\u00ebr se, \u201cJeta e tij ishte nj\u00eb testament se sh\u00ebrbimi publik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje e ndershme dhe fisnike\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lavd\u00ebroi masat q\u00eb kishte nd\u00ebrmarr\u00eb i ndjeri Bush i vjet\u00ebr n\u00eb mandatin e tij si president, \u201cN\u00eb favor t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr emigrant\u00ebt dhe p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara fizike\u201d. Ai ishte nj\u00eb shembull prej burr\u00eb-shteti, tha ish-Presidenti Obama, \u201cI vendosur p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb mbrapa di\u00e7ka m\u00eb mir\u00eb se \u00e7\u2019e kishte gjetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.\u201d \u00a0Duke iu referuar rolit t\u00eb Presidentit Bush n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Z. Obama n\u00ebnvijoi se, \u201cKur, an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs\u00eb Lindore, lul\u00ebzuan revolucionet demokratike, ishte dora e tij fort\u00eb diplomatike q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur nj\u00eb arritje q\u00eb dikur as nuk mund t\u00eb merrej me mend \u2013 fundin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb shkrep as nj\u00eb fishek.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndoshta njeriu q\u00eb e ka njohur m\u00eb s\u00eb miri dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ish-Presidentin Bush t\u00eb vjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb James Baker, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, t\u00eb cilin e ka konsideruar si mik t\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 50-vjet\u00eb.\u00a0 Z. Baker lavd\u00ebroi sh\u00ebrbimin e Presidentit Bush n\u00eb detyra t\u00eb ndryshme prej disa dekadash, si president i Shteve t\u00eb Bashkuara, por edhe si z\u00ebvend\u00ebs president, Drejtor i CIA-s, si ambasadori i par\u00eb amerikan n\u00eb Kin\u00eb, ambasador pran\u00eb OKB-s\u00eb, e t\u00eb tjera. \u201cN\u00eb secil\u00ebn prej k\u00ebtyre detyrave\u201d, theksoi Z. Baker, \u201cAi udh\u00ebhoqi me vendosm\u00ebri, integritet dhe modesti \u2013 karakteristika k\u00ebto t\u00eb cilat me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb madh dhe nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs efikas\u2026ai gjithmon\u00eb i demonstroi k\u00ebto cil\u00ebsi, qoft\u00eb n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, qoft\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ngush\u00ebllimet erdh\u00ebn, jo vet\u00ebm nga politikan\u00eb republikan\u00eb dhe ish-bashkpuntor\u00eb t\u00eb Presidentit Bush, por edhe nga politikan\u00eb t\u00eb krahut tjet\u00ebr politik\u00eb, nga demokrat\u00ebt &#8212; si ish-Z\u00ebvend\u00ebs Presidenti Al Gore, i cili n\u00eb mesazhin e tij theksoi \u201cintegritetin dhe mir\u00ebsin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme\u201d t\u00eb tij, duke th\u00ebn\u00eb se i ndjeri Bush, \u201ckishte siguruar respektin e t\u00eb dy partive kryesore t\u00eb vendit, me q\u00ebndrimet e tija dhe me masat q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb favor t\u00eb kauzave n\u00eb t\u00eb cilat besonte fuqimisht, madje edhe n\u00ebqoftse duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, nuk ishte shum\u00eb popullore p\u00ebr momentin.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Edhe nga Kongresi Amerikan, ku Z. Bush g\u00ebzonte nj\u00eb respekt t\u00eb madh n\u00eb radh\u00ebt e ligj\u00ebvens\u00ebve t\u00eb dy partive politike kryesore amerikane, erdh\u00ebn reagimet e para p\u00ebr vdekjen e ish-presidentit, p\u00ebrfshir\u00eb Senatorin Republikan t\u00eb shtetit Florida, Marco Rubio, i cili u shpreh se, Presidenti H. R. W Bush ishte nj\u00eb hero amerikan dhe patriot, nj\u00eb burr\u00eb i men\u00e7ur dhe bujar.\u201d\u00a0 Nd\u00ebrsa Senatori demokrat i shtetit Virginia, Mark Warner n\u00ebnvijoi n\u00eb mesazhin e tij se, \u201cNuk ka asnj\u00eb dyshim se angazhimet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Presidentit Bush ishin gjithmon\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Atdheut dhe vlerave tona \u2013 drejt\u00ebsis\u00eb, liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njer\u00ebzve kudo n\u00eb bot\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb mesazh i gjat\u00eb drejtuar familjes Bush erdhi nga Presdienti Clinton dhe bashkshortja Hillary, n\u00eb t\u00eb cilin \u00e7ifti presidencial thot\u00eb se ata \u201cPo mbajn\u00eb zi p\u00ebr kalimin n\u00eb amshim t\u00eb Presidentit H.W. Bush dhe falenderojn\u00eb Perendin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tij t\u00eb gjat\u00eb, kushtuar sh\u00ebrbimit, dashuris\u00eb dhe miq\u00ebsis\u00eb ndaj t\u00eb tjer\u00ebve. \u00a0Un\u00eb do t\u00eb jem p\u00ebr gjithmon\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb q\u00eb kemi pasur me njeri tjetrin\u201d, shprehet Presidenti Klinton duke shtuar se sh\u00ebrbimi i Presidentit Bush, duke filluar nga sh\u00ebrbimi ushtarak n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe deri tek detyrat e larta federale n\u00eb Kongres, pran\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, si ambasador n\u00eb Kin\u00eb, drejtor i CIA-s e deri tek kulmi i sh\u00ebrbimit t\u00eb\u00a0 tij n\u00eb detyr\u00ebn e Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Presidentit dhe Presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, ku ai punoi drejt nj\u00eb bashkpunimi m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr nj\u00eb paq\u00eb dhe liri m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00ebn e pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb\u201d,\u00a0 shkruajn\u00eb Presidenti Klinton dhe bashkshortja e tij Hillary.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga Rusia erdhi mesazhi i ngush\u00ebllimit nga ish-udh\u00ebheqsi sovjetik, Z. Mikhail Gorbachev, me t\u00eb cilin presidenti Bush kishte bashkpunuar ngusht p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb midis Lindjes dhe Per\u00ebndimit. \u201cUn\u00eb i shpreh ngush\u00ebllimet e mia m\u00eb t\u00eb thella familjes s\u00eb George Bush dhe t\u00eb gjith\u00eb Amerikan\u00ebve p\u00ebr vdekjen e Presidentit t\u00eb 41 t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d, i ka th\u00ebn\u00eb ai agjencis\u00eb ruse t\u00eb lajmeve Interfax, duke shtuar se, \u201cKam shum\u00eb kujtime n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb person. \u00a0Ne na u dha mund\u00ebsia t\u00eb punomin s\u00eb bashku gjat\u00eb viteve t\u00eb ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha. \u00a0Ishte nj\u00eb periudh\u00eb dramatike q\u00eb k\u00ebrkonte p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha nga t\u00eb gjith\u00eb\u2026Un\u00eb vler\u00ebsoj jashtzakkonisht shum\u00eb kontributin e Presidentit George H.W Bush, n\u00eb realizimin e k\u00ebsaj arritjeje historike. Ai ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb partner i v\u00ebrtet\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ish-ush\u00ebheqsi sovjetik, Michael Gorbachov p\u00ebr ish-Presidentin Bush.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr ngush\u00ebllimesh i kan\u00eb arrijtur familjes Bush dhe popullit amerikan p\u00ebr vdekjen e Presidentit Bush, nga vendet aleate per\u00ebndimore dhe nga kryeqytete t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb edhe udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si\u00e7 thash\u00eb edhe m\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr Shqiptar\u00ebt, Presidenti George Bush i vjet\u00ebr do t\u00eb mbahet mend p\u00ebr Deklarat\u00ebn e tij t\u00eb Krishtlindjes, pik\u00ebrisht 26 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, me 25 Dhjetor t\u00eb vitit 1992, me t\u00eb cil\u00ebn paralajm\u00ebroi Serbin\u00eb dhe diktatorin e saj Milloshevi\u00e7 q\u00eb t\u00eb mos provokonte konflikt n\u00eb Kosov\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb pastrimit etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet e tyre shekullore.\u00a0 Dihet se \u00ebsht\u00eb kjo politik\u00eb e p\u00ebrcaktuar nga Presidenti George H.W. Bush i vjet\u00ebr q\u00eb u b\u00eb m\u00eb von\u00eb baza e politik\u00ebs amerikane ndaj Kosov\u00ebs p\u00ebr dekad\u00ebn shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs gjat\u00eb 1990-ave dhe m\u00eb von\u00eb, deri n\u00eb shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs disa vite m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit Goerge Bush i riu. \u00a0Jemi d\u00ebshmitar\u00eb se kjo politik\u00eb e Uashingtonit, e p\u00ebrcaktuar nga Presidenti Xhorxh Bush, 26-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur her\u00eb pas here gjat\u00eb 90-ave nga Presidenti demokrat Bill Klinton dhe nga zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb tij, si nj\u00eb qendrim baz\u00eb amerikan karshi Kosov\u00ebs, q\u00eb nuk kishte ndryshuar gjat\u00eb asaj kohe, por q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00e7oi n\u00eb sulmet ajrore t\u00eb NATO-s, t\u00eb urdh\u00ebruara nga Presidenti Klinton, e q\u00eb p\u00ebrfunuan n\u00eb \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrfundimisht n\u00eb shpalljen e Pavarsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2008. \u00a0Fal\u00eb asaj deklarate, \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb p\u00ebrkushtim i Amerik\u00ebs ndaj liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb vazhdon t\u00eb pasqyrohet deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme.\u00a0Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Hashim Tha\u00e7i gjat\u00eb nj\u00eb takimi me ish-presidentin George Bush t\u00eb ri jav\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb Teksas dekoroi Z. George Bush t\u00eb ri me Urdh\u00ebrin e Pavar\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr kontributin q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb shprehur se, \u201cRespekti p\u00ebr familjen e mrekullueshme Bush do t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Presidenti Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Me rastin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Presidentit George H. W. Bush i vjet\u00ebr dhe n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 26 t\u00eb paralajm\u00ebrimit t\u00eb tij me shkrim d\u00ebrguar Serbis\u00eb m\u00eb 25 dhjetor 1992, q\u00eb t\u00eb mos shkelte vij\u00ebn e kuqe n\u00eb Kosov\u00eb &#8212; me mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb ngush\u00ebllojm\u00eb me zem\u00ebr t\u00eb pik\u00eblluar familjen e nderuar t\u00eb ish-Presidentit si dhe popullin amerikan p\u00ebr kalimin n\u00eb amshim t\u00eb t\u00eb dashurit t\u00eb tyre dhe mikut t\u00eb madh t\u00eb Shqiptar\u00ebve! \u00a0P\u00ebrdhimtimet m\u00eb t\u00eb sinqerta duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zi t\u00eb tyre me ndjesi t\u00eb thella miq\u00ebsie v\u00ebllaz\u00ebrore midis Kombit Amerikan dhe Kombit Shqiptar!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201c\u00c7do p\u00ebrcaktim i nj\u00eb jete t\u00eb suksessh\u00ebme, \u00a0duhet t\u00eb p\u00ebrfshij sh\u00ebrbimin ndaj t\u00eb tjer\u00ebve\u201d \u00a0George H. W. Bush, 1914-2018 &nbsp; Nga Frank Shkreli T\u00eb premt\u00ebn Presidenti Xhorxh W. Bush i riu, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes njoftoi Amerik\u00ebn dhe bot\u00ebn se i pari i familjes Bush, ish-Presidenti Xhorxh H.W. Bush i vjet\u00ebr ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. \u00a0\u201cJeb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21190,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-21189","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21189","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21189"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21189\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21191,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21189\/revisions\/21191"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21190"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21189"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21189"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21189"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}