{"id":21141,"date":"2018-11-29T17:03:34","date_gmt":"2018-11-29T16:03:34","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21141"},"modified":"2018-11-29T23:27:28","modified_gmt":"2018-11-29T22:27:28","slug":"rozolin-petrota-shtylla-kryesore-e-shqiptarizmit-arberesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21141","title":{"rendered":"ROZOLIN PETROTA: SHTYLLA KRYESORE\u00a0E SHQIPTARIZMIT ARB\u00cbRESH"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_21142\" aria-describedby=\"caption-attachment-21142\" style=\"width: 422px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Dr-Rozolin-Petrota.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-21142\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Dr-Rozolin-Petrota.jpg\" alt=\"\" width=\"422\" height=\"562\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Dr-Rozolin-Petrota.jpg 251w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Dr-Rozolin-Petrota-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 422px) 100vw, 422px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-21142\" class=\"wp-caption-text\">Dr. Rozolin Petrota<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb N\u00ebntorit, n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb delegacioni zyrtar, \u00a0Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Z. Ilir Meta nd\u00ebrmori nj\u00eb vizit\u00eb historike n\u00eb \u00a0\u00a0n\u00eb Kalabri t\u00eb Italis\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Vitit t\u00eb shpallur Mbar\u00eb-Komb\u00ebtar t\u00eb Heroit ton\u00eb, Gjergj Kastriotit -Sk\u00ebnderbeut. \u00a0Gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite zyrtare, Presidenti Meta, \u00ebsht\u00eb takuar edhe me homologun e tij, Presidentin e Italis\u00eb, Z. Sergio Mattarella.\u00a0 N\u00eb fillim t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb komunitete arb\u00ebreshe t\u00eb Italis\u00eb, Presidenti Meta vuri n\u00eb dukje raportin e ngusht\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb e Kalabris\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se<em>, \u201cKalabria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne, sepse k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb zemra e bashk\u00ebsis\u00eb arb\u00ebreshe t\u00eb zhvendosur n\u00eb Itali q\u00eb n\u00eb Mesjet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve u jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb kan\u00eb ruajtur gjuh\u00ebn, traditat, zakonet, identitetin, q\u00eb nga koha e Sk\u00ebnderbeut.\u00a0 \u00cbsht\u00eb merit\u00eb e tyre, por edhe e kalabrez\u00ebve dhe italian\u00ebve, q\u00eb i kan\u00eb mir\u00ebpritur\u201d,<\/em> \u00ebsht\u00eb shprehur Presidenti Meta, me at\u00eb rast. \u00a0Nd\u00ebrsa, Presidenti italian Sergio Mattarella, n\u00eb mesazhin e tij d\u00ebrguar para dy dit\u00ebsh Presidentit Meta me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shprehet se: <em>\u201cP\u00ebrkujtimi i p\u00ebrbashk\u00ebt s\u00eb fundmi i figur\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbeu, forcoi m\u00eb tej jo vet\u00ebm marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe por edhe ndjenj\u00ebn e ndarjes bashk\u00ebrisht t\u00eb faqeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb \u2013 si\u00e7 u d\u00ebshmua konkretisht nga pakica arb\u00ebreshe mjaft aktive \u2013 si dhe t\u00eb horizonteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb gjirin e familjes evropiane dhe t\u00eb komunitetit euro-atlantik\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, jan pak njer\u00ebz q\u00eb mund ta din\u00eb se nj\u00eb merit\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb ndoshta meritat kryesore p\u00ebr ruajtjen e gjuh\u00ebs, identitetit, traditave, kultur\u00ebs arb\u00ebreshe si dhe forcimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-italiane &#8212; p\u00ebr t\u00eb cilat fol\u00ebn dy president\u00ebt &#8212; i takon arb\u00ebreshit Dr. Rozolin Petrota: Sipas dy miq\u00ebve dhe bashk\u00ebpuntor\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb, Prof. Ernest Koliqit dhe Prof. Karl Gurakuqit, Dr. Petrotta e dinte mir\u00eb se ruajtja e traditave e shp\u00ebtoi nga cenimi dhe nga izolimi komunitetin arb\u00ebresh, nep\u00ebr rr\u00ebmujat historike prej pes\u00eb shekujsh. \u00a0N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vlen t\u00eb p\u00ebrmendet edhe vlersimi i k\u00ebtyre dy burrave t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shkruar se Dr. Petrota \u2013 nj\u00eb trash\u00ebgues dhe ruajt\u00ebs i tradit\u00ebs arb\u00ebreshe, \u00a0ishte gjithashtu edhe nj\u00eb pjes\u00ebtar i spikatur i asaj breznie q\u00eb p\u00ebrgatiti 28 N\u00ebntorin fatlum, m\u00eb 1912, nj\u00eb ngjarje kjo t\u00eb cil\u00ebn arb\u00ebreshi Petrota e ndoqi dhe e p\u00ebrkrahi nga Italia, ashtu si \u00e7do nism\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb dobi t\u00eb vendlindjes s\u00eb t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tij.\u00a0 Prof Koliqi ka shkruar p\u00ebr mikun e tij t\u00eb ngusht\u00eb arb\u00ebresh, Dr. Petrot\u00ebn se ai ishte trash\u00ebgues dhe ndjek\u00ebs i tradit\u00ebs arb\u00ebreshe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, \u201cUshqente bindjen se zvetnimi i rrjedhun nga mosp\u00ebrfillja e traditave, dob\u00ebsonte vetit\u00eb ma t\u00eb zgjedhuna t\u00eb gjakut t\u00eb trashiguem\u201d.\u00a0 Ai admirohej nga ata q\u00eb e kan\u00eb njohur, si nj\u00eb njeri i cili p\u00ebr q\u00ebllim kryesor kishte lart\u00ebsimin e vlerave arb\u00ebrore.\u00a0 Atdhedashuria e tij\u201d, ka shkruar Ernest Koliqi, iu shmangte \u201cShafqjeve t\u00eb bujshne q\u00eb mbulojn\u00eb shterp\u00ebsi ndjesish\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta nd\u00ebrsa tregohej n\u00eb vepra t\u00eb mbara e t\u00eb frytshme\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00ebra prej k\u00ebtyre \u201cveprave t\u00eb mbara\u201d, rezultat i pun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb vendosur p\u00ebr promovimin e identitetit, kultur\u00ebs dhe gjuh\u00ebs arb\u00ebreshe n\u00eb Itali, ishte themelimi i Qendr\u00ebs Shqiptare p\u00ebr Studime Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pran\u00eb Universitetit t\u00eb Palermos, n\u00eb vitin 1948, me dekret t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Italiane, q\u00eb u pasua m\u00eb von\u00eb me hapjen e Institutit p\u00ebr Studime Shqiptare n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb vitin 1959, n\u00ebn drejtimin e Prof Ernest Koliqi, gjithashtu me dekret t\u00eb Presidentit t\u00eb Italis\u00eb.\u00a0 Me bashkpunimin e Gaetan Petrot\u00ebs (t\u00eb v\u00ebllait), Karl Gurakuqit, Namik Resulit, At Zef Valentinit dhe Ernest Koliqit, ishte arb\u00ebreshi Dr. Rozolin Petrota ai i cil,i n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, luajti rolin kryesor n\u00eb themelimin e k\u00ebtyre dy instituteve tep\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi, n\u00eb Palermo dhe Rom\u00eb &#8212; t\u00eb cilat jo vet\u00ebm kan\u00eb promovuar por kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb identitetin, gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn arb\u00ebreshe n\u00eb Itali, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn fol\u00ebn Presidenti Ilir Meta dhe Presidenti Italian Sergio Mattarella gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji, n\u00eb komunitetet arb\u00ebreshe t\u00eb Italis\u00eb s\u00eb Jugut.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Karl Gurakuqi ka vler\u00ebsuar lart\u00eb pun\u00ebn e kolegut t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb arb\u00ebresh dhe rolin q\u00eb ai ka luajtur n\u00eb ruajtjen e identitetit t\u00eb shqiptarizmit arb\u00ebresh duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cNuk besoj se m\u00eb idhnohen Arb\u00ebresh\u00ebt e Sicilis\u00eb n\u00ebqoftse pohoj se po t\u00eb hiqet Rozolin Petrota nga lista e atyne q\u00eb i mbajt\u00ebn gjall\u00eb ndjenjat atdhetare shqiptare n\u00eb popullsin\u00eb arb\u00ebreshe siciliane, nuk mund t\u00eb bahet m\u00eb nj\u00eb histori e sakt\u00eb e tyre. \u00a0Rozolini \u00ebsht\u00eb i mbrami i radh\u00ebs s\u00eb ndrit\u00ebshme t\u00eb Arb\u00ebreshve q\u00eb ia ndrit\u00eb faqet shqiptarizmit n\u00eb Itali\u201d, ka shkruar Prof. Karl Gurakuqi me rastin e vdekjes s\u00eb arb\u00ebreshit t\u00eb madh, Dr. Rozolin Petrot\u00ebs n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1969.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E p\u00ebrkujtojm\u00eb sot Dr. Rozolin Petrot\u00ebn edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit kushtuar Heroit Komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit &#8211; Skend\u00ebrbeu, pasi nj\u00eb vit para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb, Dr. Petrota organizoi, kuvendin e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb N\u00ebntor t\u00eb vitit 1968 &#8212; takimin e madh p\u00ebrkujtimor me rastin e 500-vjetorit t\u00eb kalimit n\u00eb am\u00ebshim t\u00eb Prij\u00ebsit t\u00eb Shqiptar\u00ebve. \u00a0N\u00ebn drejtimin e tij, n\u00eb kujtim t\u00eb Skend\u00ebrbeut \u2013 n\u00eb Q\u00ebndren Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Studimeve Shqiptare n\u00eb Palermo \u2013 u mblodh\u00ebn arb\u00ebresh\u00eb, vatran\u00eb, shqiptar\u00eb nga Kosova, trojet e tjera shqiptare dhe nga diaspora, studiues dhe albanolog\u00eb t\u00eb huaj dhe shqiptar\u00eb t\u00eb arratisur nga vendlindja.\u00a0 Ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm &#8212; shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve nuk jetojn\u00eb m\u00eb &#8212; m\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb se ai takim historik kishte mbetur p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb kujtimet e tyre. \u00a0Jam i bindur se si i till\u00eb do t\u00eb mbetet edhe n\u00eb analet historike t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si kryeorganizatori i takimit n\u00eb Palermo me rastin e 500-vjetorit t\u00eb kujtimit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbe n\u00eb vitin 1968, Dr. Petrota iu drejtua, arb\u00ebreshve dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb mbledhur atje nga mbar\u00eb Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, me disa fjal\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore, si\u00e7 jan\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cSh\u00ebjzat:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201d\u2026<strong><em>Kemi k\u00ebtu studiues\u00eb dhe miq\u00eb shqiptar\u00eb, arb\u00ebresh\u00eb e albanolog\u00eb, nga Siqilia, nga Kalabrija, nga Italia, nga Kosova, nga Austria, nga Gjermania dhe nga Shtetet e Bashkuara t\u2019Amerik\u00ebs. \u00a0Shqiptar\u00eb dhe Arb\u00ebresh\u00eb: Jemi gjith\u00eb k\u00ebtu bashk\u00eb pa dallim feje, dialekti e rryme politike. <\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Na Arb\u00ebresh\u00ebt, st\u00ebrnip\u00ebra t\u00eb atyre m\u00ebrgimtar\u00ebve t\u00eb ikur nga Arb\u00ebrija qintra vjet m\u00eb par\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb par\u00ebt e t\u00eb gjith\u00ebve kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb valvitet n\u00eb Itali Flamuri i Skenderbeut \u2013 e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb kumbojn\u00eb lart\u00eb e me nder\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Shqiptaro-Amerikan\u00ebt, m\u00ebrgimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb rinj\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb p\u00ebrbashkuar n\u00eb Vatr\u00ebn e Fan Nolit e t\u00eb Faik Konic\u00ebs, nga Amerika i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kumbim t\u00eb ri e dep\u00ebrtim k\u00ebrkesave t\u00eb Kombit Shqiptar.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebtar\u00ebt profug\u00eb m\u00eb t\u00eb vonsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt, sikurse ata m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebrit, kan\u00eb marr\u00eb udh\u00ebn e m\u00ebrgimit p\u00ebr t\u00eb mbajtur bes\u00ebn n\u00eb vlerat ideale.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Si nj\u00ebher\u00eb Skenderbeu kje Kryetrimi i t\u00eb t\u00ebr\u00eb ushtris\u00eb mprojt\u00ebse t\u00eb qytet\u00ebrimit dhe Flamuri i tij kje sh\u00ebnji i bashkimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebve, po k\u00ebshtu edhe sot t\u00eb gjith\u00eb na ka mbledhur em\u00ebri dhe kujtimi i tij.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Na po v\u00ebrejm\u00eb me zem\u00ebr v\u00ebllaz\u00ebrore t\u00eb thell\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb profug\u00ebt e sot\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vehten e tyre dhe nd\u00ebr familjet e tyre, mbajt\u00ebn zi dhe ruajt\u00ebn plag\u00ebt e vuajtjevet t\u00eb tyre, por mburren duke dijtur se p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb akoma Shqip\u00ebrin\u00eb e Sk\u00ebnderbeut.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe v\u00ebrej me admirim ata q\u00eb nd\u00ebr vuajtjet dhe varf\u00ebrin\u00eb e m\u00ebrgimit, akoma e gjejn\u00eb shtegun p\u00ebr t\u00eb ndrit\u00ebsuar me vepra nd\u00ebrtonj\u00ebse, ve\u00e7an\u00ebrsisht kulturore, em\u00ebrin e Atdheut.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Na v\u00ebrejm\u00eb me mir\u00ebnjohje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb gjith\u00eb studjuesit e miq\u00ebt e huaj, t\u00eb cil\u00ebt me studimet e tyre d\u00ebftojn\u00eb se sa shum\u00eb i \u00e7mojn\u00eb vlerat e v\u00ebrteta t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Por neve, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb gjith\u00eb institucioneve kulturore arb\u00ebreshe dhe ve\u00e7an\u00ebsisht neve t\u00eb Q\u00ebndr\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Studimeve Shqiptare t\u00eb Palermos, trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb s\u00eb mo\u00e7m\u00ebs dhe l\u00ebvdimplote, \u201cLidhje Italo-Arb\u00ebreshe\u201d t\u00eb na lejohet t\u00eb ndihemi v\u00ebll\u00ebz\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me miq\u00ebt dhe bashkatdhetar\u00ebt t\u2019an\u00eb shum\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb Federat\u00ebs \u201cVatra\u201d, <\/em>ka p\u00ebrfunduar p\u00ebrsh\u00ebndetjen e tij arb\u00ebreshi Dr Rozolin Petrota, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb kujtimit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbe m\u00eb 28 N\u00ebntor, 1968 n\u00eb Palermo.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>At\u00eb organizim n\u00eb Palermo 50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, frym\u00ebzuesi dhe inciatori i t\u00eb cilit ishte vet Dr. Petrota, bashk-koh\u00ebsit dhe bashkpuntor\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb, e kishin cil\u00ebsuar si vepra e tij e fundit e shk\u00eblqyeshme dhe e mrekullueshme, q\u00eb kuror\u00ebzoi nj\u00eb veprimtari patriotike 50-vje\u00e7are, si shtylla kryesore e patriotizmit t\u00eb Arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb.\u00a0 \u00a0Nj\u00eb patriotiz\u00ebm ky, t\u00eb cilin Petrota \u2013 nd\u00ebr t\u00eb tjera &#8212; e shfaqte n\u00eb shum\u00eb artikuj t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1919 s\u00eb bashku me t\u00eb v\u00ebllain Gaetanin, kishin filluar botimin e revist\u00ebs \u201cRassegna italo-albanese\u201d, ku sipas nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb Prof Karl Gurakuqit, shiheshin shkrime me vler\u00eb mbar\u00eb komb\u00ebtare shqiptare.\u00a0 \u201cMe an\u00ebn e k\u00ebtyre artikujve\u201d, shkruan Gurakuqi, \u201cRozolini mpronte me energji \u00e7\u00ebshtjet shqiptare, kufijt\u00eb etnik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebnis\u00eb, vetqeverimin e plot\u00eb t\u00eb Atdheut shqiptar, nd\u00ebrsa luftonte lakmit\u00eb e kufitarvet anmiq t\u00eb Shqip\u00ebnis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me dredhi t\u00eb ndyta p\u00ebrpiqeshin t\u00eb shembin themelet e shtetit t\u00eb posa lindun\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kjo, pra \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb mbylljen e vitit kushtuar 550-vjetorit t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, meriton t\u00eb kujtohet jeta dhe veprimtaria atdhedash\u00ebse e arb\u00ebreshit Rozolin Petrot\u00ebs \u2013 ndoshta nj\u00eb em\u00ebr pak i d\u00ebgjuar por me shum\u00eb merita p\u00ebr kauz\u00ebn komb\u00ebtare &#8212; i cil\u00ebsuar nga bashkoh\u00ebsit e tij si shtylla kryesore e shqiptarizmit t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb N\u00ebntorit, n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb delegacioni zyrtar, \u00a0Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Z. Ilir Meta nd\u00ebrmori nj\u00eb vizit\u00eb historike n\u00eb \u00a0\u00a0n\u00eb Kalabri t\u00eb Italis\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Vitit t\u00eb shpallur Mbar\u00eb-Komb\u00ebtar t\u00eb Heroit ton\u00eb, Gjergj Kastriotit -Sk\u00ebnderbeut. \u00a0Gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite zyrtare, Presidenti Meta, \u00ebsht\u00eb takuar edhe me homologun [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21142,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-21141","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21141","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21141"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21141\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21143,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21141\/revisions\/21143"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21142"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}