{"id":21096,"date":"2018-11-27T10:27:08","date_gmt":"2018-11-27T09:27:08","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21096"},"modified":"2018-11-27T10:27:08","modified_gmt":"2018-11-27T09:27:08","slug":"nga-festimet-e-dites-se-flamurit-shqiptar-ne-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21096","title":{"rendered":"Nga festimet e Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit Shqiptar n\u00eb SHBA"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-flamurit-2018-amerike.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-21095 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-flamurit-2018-amerike.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"533\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-flamurit-2018-amerike.jpg 800w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-flamurit-2018-amerike-300x200.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/dita-e-flamurit-2018-amerike-768x512.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/a><\/p>\n<p>SHBA : Dita e Flamurit Shqiptar 2018<\/p>\n<p>Nga Beqir SINA &#8211; Stamford &#8211; Connecticut<\/p>\n<p>106 Vjetori i Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise dhe ceremonia e ngritjes s\u00eb Flamurit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Shqiptare t\u00eb Stamford-it<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>STAMFORD CT : Komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb Stamford me nj\u00eb aktivitetet festiv, ka sh\u00ebnuar Dit\u00ebn e Flamurit 106 Vjetorin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Qendr\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij qyteti.<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00eb, valle tradicionale, muzik\u00eb nga grupe t\u00eb veshura me kostume popullore me nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri t\u00eb ngjyrave tradicionale nga treva t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit t\u00eb tyre, karakterizuan fest\u00ebn, ku m\u00eb s\u00eb shumti ishin t\u00eb rinj\u00eb e t\u00eb reja nga ky komunitet t\u00eb veshuar kuq e zi dhe me kostumet floklorike shqiptare.<\/p>\n<p>Kremtimi i 14 vjetor, n\u00eb Stamford u organizua nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, t\u00eb drejtuar nga filantropisti i njohur Richard Lukaj, nj\u00eb bankier nga Greenwich, veprimtar dhe filantrop.<\/p>\n<p>Komuniteti shqiptar n\u00eb Stamford, i ardhur m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb dy dekadat e fundit, bashkohet \u00e7do vit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fest\u00eb, e cila kulmon me ngritjen e flamurit n\u00eb mes t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Kjo ceremoni ashtu si dhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn u mbajt n\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetet lokale t\u00eb qytetit dhe shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb nderuar.<\/p>\n<p>Dita e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u festua t\u00eb djel\u00ebn n\u00eb qendr\u00ebn e qeveris\u00eb, Stamford Government Center, n\u00eb Connecticut &#8211; SHBA. Festa e flamurit 106 Vjetori i Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u organizua nga Qendra Rinore Shqiptare, s\u00eb bashku me komunitetin shqiptare<\/p>\n<p>Ne festen kuq e zi mor\u00ebn pjes\u00eb qindra shqiptar, veprimtar te komunitetit, perfshire mysafir te nderuar Imam Gaz Aga nga Qendra Islamike ne Waterbury, Kryetari i Keshillit Shqiptar Amerikan Haxhi Dauti, dhe zyrtaret lokal, veprimtar te dalluar te ketij komuniteti ne Stamford te Kenektiket.<\/p>\n<p>Kjo ceremoni u shoq\u00ebrua nga p\u00ebrsh\u00ebndetjet kushtuar k\u00ebsaj ngjarje t\u00eb madhe komb\u00ebtare, k\u00ebng\u00eb dhe muzik\u00eb, valle tradicionale shqiptare dhe recitime nga amator\u00eb dhe profesionist\u00eb n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan t\u00eb k\u00ebsaj bashkie e zonat p\u00ebrrreth saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb saj &#8211; pas fjalimeve dhe interpretimit t\u00eb grupeve t\u00eb valltar\u00ebve, t\u00eb pranishmit u mblodh\u00ebn jasht\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb Stamford p\u00ebr t\u00eb ngritur flamurin kuq e zi shqiptar n\u00eb shtiz\u00ebn e lart t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb qytetit p\u00ebrkrah flamurit amerikan.<\/p>\n<p>Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Stamfordit , David R. Martin, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni l\u00ebshoj\u00eb nj\u00eb Proklamat\u00eb zyrtare duke njohur kontributet t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki &#8211; p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar Dit\u00ebn e Flamurit 106 Vjetorin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb .<\/p>\n<p>Presidenti i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb, Adnan Mehmti, p\u00ebrsh\u00ebndeti pun\u00ebn e komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb Stamford n\u00eb organizimin e aktiviteteve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar 106 vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe foli p\u00ebr shoqat\u00ebn e shkrimtar\u00ebve r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj dhe p\u00ebrkrahejn q\u00eb duhet ti jap ky komunitet.<\/p>\n<p>Ai tha se 28 N\u00ebntori na ka mbledhur sot n\u00eb Stamford, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb bukur Amerikan, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrulur s\u00eb bashku, para flamurit dhe dit\u00eblindjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb son\u00eb t\u00eb dashur dhe t\u00eb bekuar. Pavar\u00ebsia e shtetit shqiptar u shpall n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, me 28 N\u00ebntor t\u00eb vitit 1912.<\/p>\n<p>\u201cVeprimtar\u00ebt tan\u00eb me n\u00eb krye Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin, si dhe let\u00ebrsia shqipe, luajt\u00ebn nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb. Nj\u00eb kontribut t\u00eb denj\u00eb dhan\u00eb edhe veprat e krijuesve tan\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb, q\u00eb nga Egjypti e Stambolli, deri n\u00eb Sofje, Bukuresht e Amerik\u00eb. Gjeografia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe \u00ebsht\u00eb e pasur, e madhe dhe e gjer\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe ajo e trojeve tona etnike. Ne ishim pushtuar per 500 vjet nga sundimi osman, q\u00eb lejonte shkolla serbe, greke, bullgare dhe asnj\u00eb shkoll\u00eb shqipe n\u00eb trojet tona. T\u00eb vetmen shkoll\u00eb shqipe n\u00eb Kor\u00e7\u00eb e mbyll\u00ebn dhe m\u00ebsuesin e saj Pandeli Sotiri e vran\u00eb. Prandaj librat shqip botoheshin n\u00eb Diaspor\u00eb, atje ku kishte liri veprimi dhe botimi.\u201d tha Presidenti i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb, Adnan Mehmti.<\/p>\n<p>Ndersa, shtoi ai se edhe let\u00ebrsia shqipe n\u00eb Amerik\u00eb fillon me kolos\u00ebt, Fan Noli dhe Faik Konica, shum\u00eb vite para se t\u00eb shpallej pavar\u00ebsia. T\u00eb gjith\u00eb ne i kujtojm\u00eb vargjet e shenjta t\u00eb Nolit: \u201cMbahu n\u00ebn\u00eb mos ki frik\u00eb\/ se i ke djemt\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb!\u201d&#8230;<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vazhdim iniciativ\u00ebs s\u00eb tyre dhe let\u00ebrsis\u00eb Shqipe, u themelua Shoqata e Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb n\u00eb vitin 2001, q\u00eb sot e ka selin\u00eb n\u00eb Stamford. Un\u00eb kam nderin e madh q\u00eb jam n\u00eb krye t\u00eb saj. Lidhja jon\u00eb i bashkoi shkrimtar\u00ebt anemban\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, q\u00eb p\u00ebrpiqemi p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb bibliotek\u00eb, t\u00eb par\u00ebn e k\u00ebtij lloji, p\u00ebr t\u2019i sistemuar t\u00eb gjitha librat shqip q\u00eb shkruhen dhe botohen n\u00eb Amerik\u00eb. Ju ftojm\u00eb t\u00eb kontribuoni edhe ju p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb dituris\u00eb shqiptare! \u201c tha Adnan Mehmeti.<\/p>\n<p>Himni Komb\u00ebtar i Shteteve t\u00eb Bashkuara u k\u00ebndua nga Lejla Lukaj dhe Himni Komb\u00ebtar Shqiptar nga Arb\u00ebrije Hajdargjonaj dhe Lejla Lukaj t\u00eb shoq\u00ebruar nga grupet e f\u00ebmijve veshur me kostumet folklorike, me nj\u00eb performanc\u00eb n\u00eb piano nga Enika Gjokoreci.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa koferencier t\u00eb k\u00ebsaj ceremoni ishin- Adrian Ulaj dhe Fatime Adili.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit u befasuan nga interpretimet e grupeve te kengeve e valve te femijve nga ky komunitet.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb Connecticut dhan\u00eb nj\u00eb shfaqje t\u00eb bukur q\u00eb fitoi duartrokitje dhe admirim te te gjithe pjesemarresit. Ata kishin b\u00ebr\u00eb prova me dit\u00eb e jav\u00eb duke u mbledhur her\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit e her\u00eb, me ndihm\u00ebn e organizator\u00ebve n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr lokale komunitare.<\/p>\n<p>Ceremonia, u hap me k\u00ebng\u00eb e valle tradicionale, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u201cVallen Tropojes\u201d dhe \u201cShqiperi o Nena Ime\u201d.<\/p>\n<p>Performanca muzikore e k\u00ebsaj ceremonie, u b\u00eb m\u00eb e larmishme me interpretimin e talenteve t\u00eb reja t\u00eb k\u00ebtij komuniteti &#8216;B\u00ebni t\u00eb ndjeheni me dashurin\u00eb time&#8217; ishte interpretime n\u00eb piano nga talentja Tess Biberaj. Po ashtu n\u00eb piano interpretoj\u00eb nj\u00eb talent tjet\u00ebr Jake Tirana &#8211; me pjes\u00ebn \u201cLule Bore\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebtarja e Alb\u00ebrije Hajdargjonaj k\u00ebndoj s\u00eb bashku me grupet e vall\u00ebtar\u00ebve k\u00ebng\u00ebn \u201cXhamadani Vija Vija\u201d shoq\u00ebruar nga Grupi i valleve t\u00eb An\u00ebs Malit &#8211; dhe atij \u201cRozafati\u201d me koreografe Agjelina Nika,- Qendra Kulturore \u201cN\u00ebna Tereze\u201d &#8211; Kisha Katolike \u201cZoja e Shkodr\u00ebs n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p>Recituan p\u00ebr flamurin dhe gjuh\u00ebn shqipe, Diana Ulaj, Atdhe Kastrati, Ndriqim Kastrati, Liberta Kastrati, Anita Nezaj, Liridon Hulaj, Ilda Cenaj, Dea Veshaj, Mon Nezaj, Antonela Curri.<\/p>\n<p>Moderatori k\u00ebsaj feste Richard Lukaj i cili mund\u00ebsoi dhe dha nj\u00eb mb\u00ebshtetje e kontribut me Fondacioin LukajFondation shkroi n\u00eb statusin e tij : \u201cNe ishim t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mbushur me emocione, si\u00e7 ndanim n\u00eb kremtimin tradicional t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8211; ngrtijen e flamurit kuqe zi n\u00eb Stamford CT, me pjesmarrjen e tre brezave, familjar\u00eb dhe miq dhe veprimtar. Kjo fest\u00eb kuq e zi n\u00eb Amerik\u00eb, ka disa momente q\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb krenar duke kujtuar at\u00eb t\u00eb prinderve t\u00eb mi (babait \/ xhaxhait), por edhe m\u00eb shum\u00eb krenar p\u00ebr t\u00eb par\u00eb f\u00ebmij\u00ebt nga komuniteti yn\u00eb q\u00eb kan privilegjin t\u00eb rriten me dashurin\u00eb e madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vendlindjen ton\u00eb\u201d tha ai duke shtuar :<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, e mbase kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, n\u00ebnvizuam sesa oreks q\u00eb ka brezi i ardhsh\u00ebm i f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t\u2019u lidhur me kultur\u00ebn dhe identitetin e tyre, duke paralajm\u00ebruar gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr brezin tjet\u00ebr t\u00eb angazhimit t\u00eb diaspor\u00ebs\u201d, tha Lukaj.<\/p>\n<p>Veprimtaria n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb qytetit te Stamfordit \u2013 u mbyll me ngritjen e flamurit kuq e zi ne shtizen e Qendres Qeveritare ne kete qytet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHBA : Dita e Flamurit Shqiptar 2018 Nga Beqir SINA &#8211; Stamford &#8211; Connecticut 106 Vjetori i Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise dhe ceremonia e ngritjes s\u00eb Flamurit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Shqiptare t\u00eb Stamford-it &nbsp; STAMFORD CT : Komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb Stamford me nj\u00eb aktivitetet festiv, ka sh\u00ebnuar Dit\u00ebn e Flamurit 106 Vjetorin e Shpalljes s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21095,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[2129,2131,2132,2130,311],"class_list":["post-21096","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","tag-adnan-mehmeti","tag-adrian-ulaj","tag-fatime-adili","tag-lejla-lukaj","tag-richard-lukaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21096","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21096"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21096\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21097,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21096\/revisions\/21097"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21095"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21096"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21096"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21096"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}