{"id":21076,"date":"2018-11-26T11:53:46","date_gmt":"2018-11-26T10:53:46","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21076"},"modified":"2018-11-26T11:53:46","modified_gmt":"2018-11-26T10:53:46","slug":"teme-shoqerore-dhuna-kunder-femerave-nje-problem-i-madh-boteror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21076","title":{"rendered":"Tem\u00eb Shoq\u00ebrore: DHUNA KUND\u00cbR FEM\u00cbRAVE &#8211; NJ\u00cb PROBLEM I MADH BOT\u00cbROR"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/ndal-dhuna-ndaj-grave.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-21077 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/ndal-dhuna-ndaj-grave.jpg\" alt=\"\" width=\"576\" height=\"370\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/ndal-dhuna-ndaj-grave.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/ndal-dhuna-ndaj-grave-300x193.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 576px) 100vw, 576px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr derisa gjysma e popull\u00ebsis\u00eb bot\u00ebrore, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga grat\u00eb dhe vajzat, nuk jeton e lir\u00eb nga frika, nga dhuna dhe nga pasiguria e p\u00ebrdit\u00ebshme, ne nuk mund t\u00eb themi, me bindje, se jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.\u201d\u00a0 (Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, Antonio Guterres)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1999, Asamblea e P\u00ebrgjith\u00ebshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB) ka caktuar 25 N\u00ebntorin si \u201cDit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Zhdukjen e Dhun\u00ebs kund\u00ebr Grave dhe Vajzave\u201d.\u00a0 N\u00eb deklarat\u00ebn e OKB-s\u00eb, dhuna kund\u00ebr grave dhe vajzave p\u00ebrcaktohet si nj\u00eb, \u201cAkt dhune drejtuar kund\u00ebr fem\u00ebrave, q\u00eb p\u00ebrfundon, ose ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb d\u00ebmtime fizike, seksuale ose psikologjike ndaj fem\u00ebrave, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr akte t\u00eb tilla, si detyrim me forc\u00eb, mohim lirie, q\u00eb ndodhin n\u00eb publik ose n\u00eb jet\u00ebn private.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Tema e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Zhdukjen e Dhun\u00ebs kund\u00ebr Grave dhe Vajzave p\u00ebr fushat\u00ebn Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, \u00ebsht\u00eb, \u201cUNiTE to End Violence against Women &#8211; Orange the World: #HearMeToo\u201d &#8212; T\u00eb bashkohemi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund dhun\u00ebs kund\u00ebr fem\u00ebrave.\u00a0 Dita P\u00ebrkujtimore kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj grave dhe vajzave sh\u00ebnon fillimin e nj\u00eb periudhe aktivizmi kund\u00ebr dhun\u00ebs bazuar n\u00eb gjini, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb fushat\u00eb globale p\u00ebr t\u00eb shtuar num\u00ebrin e personave dhe t\u00eb enteve qeveritare dhe jo-qeveritare q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund dhun\u00ebs kund\u00ebr grave dhe vajzave kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhuna kund\u00ebr grave dhe vajzave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manifestim i nj\u00eb mungese themelore respekti ndaj tyre, \u00ebsht\u00eb shprehur Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i OKB-s\u00eb, Ant\u00f3nio Manuel de Oliveira Guterres.\u00a0 Ai e cil\u00ebsoi dhun\u00ebn kund\u00ebr fem\u00ebrave si nj\u00eb problem t\u00eb madh global, \u201cNj\u00eb fyerje morale ndaj t\u00eb gjitha grave dhe vajzave, nj\u00eb turp p\u00ebr t\u00eb gjitha shoq\u00ebrit\u00eb dhe nj\u00eb penges\u00eb t\u00eb madhe ndaj zhvillimit gjith\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebs dhe t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\u201d \u00a0Dhuna ndaj grave, shtoi udh\u00ebheqsi i OKB-s\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn gjithashtu edhe nj\u00eb, \u201cD\u00ebshtim nga ana e burrave p\u00ebr t\u00eb njohur dhe pranuar barazin\u00eb dhe dinjitetin e grave dhe t\u00eb vajzave. \u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u201d, theksoi ai, me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zhdukjen e dhun\u00ebs kund\u00ebr grave dhe vajzave.\u00a0 Dhuna kund\u00ebr fem\u00ebrave, n\u00ebnvijoi Z. Guterres, jo vet\u00ebm q\u00eb \u201cD\u00ebmton individin e prekur nga kjo dhun\u00eb, por ka pasoja t\u00eb r\u00ebnda edhe p\u00ebr familjet dhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.\u201d \u00a0Dhuna ndaj grave, u shpreh udh\u00ebheqsi bot\u00ebror, \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike. \u00a0\u00a0\u201cDhuna kund\u00ebr grave \u00ebsht\u00eb e lidhur me \u00e7\u00ebshtje m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebshme t\u00eb ushtrimit t\u00eb fuqis\u00eb dhe dominimit politik n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb tona.\u00a0 Ne jetojm\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb dominuara nga meshkujt\u201d, tha ai n\u00eb mesazhin e tij me k\u00ebt\u00eb rast.\u00a0 Mesazhi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr eliminimin e dhun\u00ebs kund\u00ebr grave dhe vajzave, porositi Z. Guterres, \u00ebsht\u00eb se, \u201cP\u00ebr derisa gjysma e popull\u00ebsis\u00eb bot\u00ebrore &#8212; e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga grat\u00eb dhe vajzat &#8212; nuk jeton e lir\u00eb nga frika, nga dhuna dhe nga pasiguria e p\u00ebrdit\u00ebshme, ne nuk mund t\u00eb themi, me bindje, se jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Michael Pompeo, duke folur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, theksoi gjithashtu n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Zhdukjen e Dhun\u00ebs kund\u00ebr Fem\u00ebrave, se edhe nga pik\u00ebpamja amerikane, dhuna kund\u00ebr grave dhe vajzave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem bot\u00ebror q\u00eb prek\u00eb miliona gra e vajza, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 Kryediplomati amerikan tha se \u00e7do grua dhe vajz\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb lir\u00eb nga dhuna. \u00a0Shtetet e Bashkuara, vazhdoi ai, jan\u00eb t\u00eb angazhuara q\u00eb t\u00eb promovojn\u00eb barazin\u00eb midis gjinive dhe t\u00eb parandalojn\u00eb dhun\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb do t\u2019u p\u00ebrgjigjen t\u00eb gjitha formave t\u00eb dhun\u00ebs kund\u00ebr grave dhe vajzave, kudo n\u00eb bot\u00eb.\u00a0 \u201cZhdukja e dhun\u00ebs kund\u00ebr fem\u00ebrave \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb neve\u201d, n\u00ebnvijoi Z. Pompeo, nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u201cE qeverive, e sektorit privat, e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe organizatave fetare\u201d. \u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Shtetet e Bashkuara jan\u00eb krenare t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare kushtuar zhdukjes s\u00eb dhun\u00ebs kund\u00ebr grave kudo n\u00eb bot\u00eb, tha ai n\u00eb deklarat\u00ebn e botuar me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj fem\u00ebrave. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u201cShoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb u b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur grave dhe vajzave pjes\u00ebmarrjen e plot\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike dhe ekonomike t\u00eb vendit ku jetojn\u00eb, ato jan\u00eb vende m\u00eb t\u00eb begata dhe m\u00eb paq\u00ebsore\u201d, ka p\u00ebrfunduar mesazhin e tij Kryediplomati amerikan, me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb zhdukur dhun\u00ebn kund\u00ebr Grave dhe Vajzave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si\u00e7 ven\u00eb n\u00eb dukje jo vet\u00ebm deklaratat e Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe e Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit, por edhe prononcimet e qeverive dhe enteve t\u00eb tjera komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb Zhdukur Dhun\u00ebn kund\u00ebr Grave dhe Vajzave &#8212; dhuna kund\u00ebr grave dhe vajzave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen serioz dhe tep\u00ebr i duk\u00ebsh\u00ebm dhe mjaft i pranish\u00ebm edhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare \u2013 qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe mbar\u00eb trojeve shqiptare.\u00a0 Radio Evropa e Lir\u00eb n\u00eb shqip, me ket\u00eb rast transmetoi nj\u00eb kronik\u00eb me titull, \u201cDhuna detyron grat\u00eb t\u2019i shtojn\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr strehim n\u00eb \u201cSht\u00ebpin\u00eb e sigurt\u201d. N\u00eb raport \u00a0citohet Sakibe Doli, konsulente e strehimores &#8220;Sht\u00ebpia e sigurt\u201d n\u00eb Gjakov\u00eb, t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se numri i grave q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb strehim n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi t\u00eb sigurta n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb 10 p\u00ebr qind m\u00eb i madh, krahasuar me vitin e kaluar.\u00a0 Sipas saj, arsyeja pse po ndodh kjo, mund t\u00eb nd\u00ebrlidhet me frik\u00ebn q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tyre grat\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb dhun\u00eb. \u00a0Radio Evropa e Lir\u00eb citon gjithashtu zyrtar\u00eb institucional\u00eb q\u00eb merren me t\u00eb drejtat e grave n\u00eb Kosov\u00eb, se dhuna n\u00eb familje po e mposht\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb.\u00a0 \u00a0Sipas tyre, ndon\u00ebse n\u00eb vazhdim\u00ebsi jan\u00eb raportuar rastet e dhun\u00ebs nga ana e grave, drejt\u00ebsia nuk e ka kryer pun\u00ebn e vet, theksohet n\u00eb raportin e Radios Evropa e Lir\u00eb. \u00a0\u00a0Nd\u00ebrsa Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe e sh\u00ebnoi Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Zhdukjen e Dhun\u00ebs kund\u00ebr grave dhe vajzave me nj\u00eb raport nga Tirana mbi p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare ndaj fenomenit t\u00eb dhun\u00ebs ndaj femr\u00ebave, duke filluar nga t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb shkolla. \u00a0Si nj\u00eb shembull, VOA shqip pasqyroi p\u00ebrpjekjet q\u00eb po b\u00ebhen &#8212; p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj grave dhe vajzave n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare &#8212; n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cSami Frash\u00ebri\u201d, n\u00eb Tiran\u00eb e cila ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb seri veprimtarish\u00eb kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj grave dhe vajzave. \u00a0N\u00eb k\u00ebto takime po marrin pjes\u00eb edhe prind\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt po japin ndihmes\u00ebn e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, theksohet n\u00eb raportin e VOA-s shqip.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sh\u00ebnimi i Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Zhdukjen e Dhun\u00ebs kund\u00ebr Grave dhe Vajzave edhe sivjet po sh\u00ebnohet si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i kujtuar bot\u00ebs se dhuna, e cil\u00ebs do natyr\u00eb qoft\u00eb kund\u00ebr grave dhe vajzave, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre njer\u00ebzore, me pasoja t\u00eb tmershme fizike, seksuale dhe mendore p\u00ebr vet fem\u00ebrat e prekura nga ky krim, por me pasoja negative edhe p\u00ebr familjet, shoq\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr vendin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ku ndodh\u00eb dhuna kund\u00ebr fem\u00ebrave.\u00a0 Sensibilizimi i shoq\u00ebris\u00eb ndaj k\u00ebtij fenomeni t\u00eb r\u00ebnd\u00eb shoq\u00ebror \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr parandalimin dhe p\u00ebr zhdukjen eventuale t\u00eb dhun\u00ebs ndaj grave dhe vajzave, duke filluar madje edhe nga bankat e shkoll\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Shkoll\u00ebs \u201cSami Frash\u00ebri\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Por sfida e madhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj fem\u00ebrave n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare kudo, mbetet gjithnj\u00eb mungesa e zbatimit t\u00eb ligjeve n\u00eb fuqi, si\u00e7 raporton Radio Evropa e Lir\u00eb nga Kosova. \u00a0E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ashtu si\u00e7 ndodh\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, as n\u00eb Shqip\u00ebri dhe as n\u00eb Kosov\u00eb &#8212; megjith\u00eb ligjet n\u00eb fuqi &#8212; nuk po b\u00ebhet mjaft nga organet kompetente qeveritare p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe p\u00ebr t\u00eb zhdukur k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb zez\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare &#8212; dhun\u00ebn kund\u00ebr grave dhe vajzave an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrpjekjet e organizatave t\u00eb ndryshme komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjat\u00eb viteve, p\u00ebrfshir\u00eb aktivizimin, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, fatbardh\u00ebsisht, kan\u00eb dalur deri diku me sukses q\u00eb parandalimi dhe zhdukja e dhun\u00ebs kund\u00ebr grave dhe vajzave, t\u00eb pak\u00ebn, t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen e autoriteteve m\u00eb t\u00eb larta komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jo vet\u00ebm n\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare kushtuar veprimtarive kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj Fem\u00ebrave dhe Grave, m\u00eb 25 N\u00ebntor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0\u00a0Nga Frank Shkreli \u201cP\u00ebr derisa gjysma e popull\u00ebsis\u00eb bot\u00ebrore, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga grat\u00eb dhe vajzat, nuk jeton e lir\u00eb nga frika, nga dhuna dhe nga pasiguria e p\u00ebrdit\u00ebshme, ne nuk mund t\u00eb themi, me bindje, se jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.\u201d\u00a0 (Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, Antonio Guterres) &nbsp; N\u00eb dhjetor t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21077,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-21076","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21076","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21076"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21076\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21078,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21076\/revisions\/21078"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21077"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}