{"id":21035,"date":"2018-11-23T11:19:06","date_gmt":"2018-11-23T10:19:06","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21035"},"modified":"2018-11-23T11:24:04","modified_gmt":"2018-11-23T10:24:04","slug":"nj%d1%91-lib%d1%91r-jo-vet%d1%91m-p%d1%91r-dhimbjen-nga-vdekja-pa-rend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21035","title":{"rendered":"Nj\u0451 lib\u0451r, jo vet\u0451m p\u0451r dhimbjen nga vdekja pa rend"},"content":{"rendered":"<div class=\"ydpec9bd556yahoo-style-wrap\" style=\"font-size: 13px; font-family: Helvetica Neue, Helvetica, Arial, sans-serif;\">\n<p align=\"center\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Libri-cun-lajci-bubllima.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-21036 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Libri-cun-lajci-bubllima.jpg\" alt=\"\" width=\"331\" height=\"448\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Libri-cun-lajci-bubllima.jpg 331w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/Libri-cun-lajci-bubllima-222x300.jpg 222w\" sizes=\"auto, (max-width: 331px) 100vw, 331px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga dr. <b>Islam LAUKA*<\/b><\/p>\n<p>Para nj\u0451 viti, \u00c7un Laj\u0481i, p\u0451rjetoi at\u0451 q\u0451 as hasmit mos i raft\u0451 me e provue. Pa i mbushur ende 34 vje\u0481, e bija e tij, Bubulina, shkoi n\u0451 amshim. \u04aado vdekje \u0451sht\u0451 e dhimbshme, por ajo pa rend, kur prindi e shtin n\u0451 dh\u00e9 femij\u0451n e vet, dhimbja \u0451sht\u0451 e fundbotshme. Duhet shum\u0451 forc\u0451, vullnet e karakter q\u0451 t\u0451 mbahesh, t\u0451 q\u0451ndrosh e t\u0451 mos biesh. Ka ndodhur shpesh q\u0451 n\u0451 k\u0451so rastesh, prind\u0451rit nuk kan\u0451 arritur dot t\u0451 mbahen dhe kan\u0451 r\u0451n\u0451, fillimisht, moralisht, pastaj edhe fizikisht, deri sa jan\u0451 bashkuar p\u0451rfundimisht me krijesat e tyre n\u0451 amshim. V\u0451rtet\u0451 njeriu duron \u0481ka nuk duron as guri, as druri, por ka nj\u0451 kufi. Kufiri kalon nga f\u0451mija dhe jeta e tij.<\/p>\n<p>\u00c7un Laj\u0481i e kaloi k\u0451t\u0451 kufi. Se si, e di zemra e tij. Por e kaloi, jo p\u0451r veten e vet, por p\u0451r Bubulin\u0451n. E kaloi se i vuri vetes nj\u0451 detyr\u0451, nj\u0451 mision: t\u0451 jetoj\u0451 p\u0451r t\u0451 rr\u0451fyer se \u0481far\u0451 vajze ka patur dhe sa e pafajshme ishte ajo. \u201cRrno p\u0451r me tregue\u201d ishte titulli i nj\u0451 libri dhe amanet i at Zef Pllumit.<\/p>\n<p>K\u0451t\u0451 mision e shohim t\u0451 realizuar, tashm\u0451, n\u0451 310 faqet e librit t\u0451 tij t\u0451 ri, \u201cBubulin\u0451, ti let\u0451r e pashkrueme\u201d, nd\u00ebrtuar mbi baz\u00ebn e dialogut me t\u00eb bij\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb amshim. Dialogu me t\u00eb vdekurit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet i p\u00ebrdorur me mjesht\u00ebri nga \u00c7un Laj\u00e7i edhe n\u00eb veprat e tij t\u00eb m\u00ebparshme, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar mesazhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb sotmen, kryesisht, n\u00ebp\u00ebrmjet goj\u00ebs s\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve n\u00eb luft\u00eb per mbrojtjen e tokave shqiptare. Por komunikimi me t\u00eb bij\u0451n, Bubulin\u00ebn, nuk b\u00ebhet thjesht p\u00ebr te p\u00ebr\u00e7uar mesazhe. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se ai nuk pajtohet me faktin q\u00eb e bija nuk jeton m\u00eb, ai e rrefuzon vdekjen e saj.<\/p>\n<p>Ndaj bashk\u0451bisedon me t\u0451 si t\u0451 ishte gjall\u0451, e uron p\u0451r festa, pa harruar t\u2019i blej\u0451 rriska sheqeri, si at\u0451her\u0451 kur ishte f\u0451mij\u0451, komunikon me t\u0451 n\u0451 facebook, bile edhe udh\u0451ton s\u0451 bashku me t\u0451, n\u0451 Ulqin, Tiran\u0451, Shkup e Zvic\u0451rr. N\u0451 bashk\u0451bisedimin e tij si baba, ai nuk l\u0451 epitet, krahasim e metafor\u0451 pa p\u0451rdorur p\u0451r t\u0451 bij\u0451n: e bukura, e urta, e buta, e bekumja ime; mirashe, cikaloshe, bub\u0451, pul\u0451bardhe, \u0481upulin\u0451, Laskarin\u0451, Marigon\u0451, sugaresh\u0451, siren\u0451 e lazdrueme bukurie, etj, etj.<\/p>\n<p>P\u0451r ta shp\u0451tuar Bubulin\u0451n e tij t\u0451 shtrenjt\u0451, \u00c7un Laj\u0481i shiti hisen q\u0451 i la babai n\u0451 bjeshk\u0451, shiti makin\u0451n e tij dhe shpenzoi t\u0451 gjitha fitimet nga xhirimet e filmave ku ai luajti si aktor. Kur nuk mjaftuan as k\u0451to, ai mori dy \u0481anta me libra dhe u nis p\u0451r t\u2019i shitur n\u0451 Amerik\u0451, me shpres\u0451 se do t\u0451 siguronte para p\u0451r sh\u0451rimin e sugaresh\u0451s s\u0451 vet. Por as librat nuk iu shit\u0451n, as veten nuk e shiti. At\u0451her\u0451, ai detyrohet t\u0451 b\u0451j\u0451 at\u0451 q\u0451 b\u0451n prindi p\u0451r shp\u0451timin e krijes\u0451s s\u0451 vet, kur sheh se i ka t\u0451 gjitha shtigjet e mbyllura \u2013 shtrin dor\u0451n dhe iu lutet pasanik\u0451ve p\u0451r pak lek\u0451. Se f\u0451mija t\u0451 shtin t\u0451 gjall\u0451 n\u0451 dh\u00e9. Por pasanik\u0451t nuk kan\u0451 shpirt. As fytyr\u0451. \u201cSirena e lazdrueme bukurie\u201d e babait, transformohet e b\u0451het \u201cmall i vram\u0451\u201d, \u201cshkrum\u201d n\u0451 buz\u0451n e prind\u0451rve t\u0451 vet, \u201czhig\u201d n\u0451 beb\u0451z\u0451n e syrit t\u0451 tyre.<\/p>\n<p>\u201cBubulin\u0451, ti let\u0451r e pashkrueme\u201d, \u0451sht\u0451 nj\u0451 lib\u0451r p\u0451r q\u0451ndres\u0451n e prindit ndaj goditjes m\u0451 t\u0451 r\u0451nd\u0451 t\u0451 jet\u0451s \u2013 kur mortja e pam\u0451shirshme ia merr krijes\u0451n e vet. Por ai \u0451sht\u0451 nj\u0451 lib\u0451r edhe p\u0451r rolin e intelektualit n\u0451 shoq\u0451ri dhe q\u0451ndres\u0451n e tij p\u0451rball\u0451 kast\u0451s pushtetore, e cila, p\u0451r hir t\u0451 interesave t\u0451 veta egoiste, \u0451sht\u0451 gati q\u0451 ta \u0481oj\u0451 n\u0451 theqafje vendin dhe popullin e vet.<\/p>\n<p>Sa \u0481\u2019\u0451sht\u0451 i dhimbsh\u0451m p\u0451r t\u0451 bij\u0451n, Bubulin\u0451n, po aq i pam\u0451shirsh\u0451m dhe i pakomrpomis \u0451sht\u0451 \u00c7un Laj\u0481i ndaj zvet\u0451nimit dhe bjerrjes morale t\u0451 shoq\u0451ris\u0451, n\u0451 p\u0451rgjith\u0451si dhe t\u0451 pushtetar\u0451ve, n\u0451 ve\u0481anti. K\u0451t\u0451 bjerrje morale ai e skanon n\u0451 q\u0451ndrimin ndaj s\u0451 bij\u0451s fatkeqe, ndaj vetes s\u0451 tij, si intelektual dhe artist dhe ndaj fatit t\u0451 atdheut e t\u0451 trojeve amtare<br \/>\nShoq\u0451ria dhe shteti i Kosov\u0451s e lan\u0451 Bubulin\u0451n n\u0451 m\u0451shir\u0451n e fatit. \u201cAjo ishte m\u0451 shum\u0451 se engj\u0451ll q\u0451 k\u0451rkonte ngroht\u0451si dhe kur s\u2019pat kush ta ngrohte, Zoti e mori n\u2019gjinin e vet q\u0451 t\u2019mos m\u0451rdhinte\u201d, &#8211; shkruan \u00c7un Laj\u0481i, duke argumentuar lidhjen shkak-pasoj\u0451 q\u0451 \u0481oi n\u0451 vdekjen e saj.<br \/>\nN\u0451 k\u0451t\u0451 kuptim, Bubulina ishte produkt dhe viktim\u0451 e shoq\u0451ris\u0451 kosovare. Ashtu si\u0481 \u0451sht\u0451 produkt dhe viktim\u0451 e saj edhe i ati, artisti dhe intelektuali \u00c7un Laj\u0481i, i cili, megjith\u0451se t\u0451r\u0451 jet\u0451n ia kushtoi sken\u0451s, duke u munduar q\u0451 \u201ct\u2019ua zbukuroj\u0451 jet\u0451n njer\u0451ve p\u0451rmes artit\u201d, nuk u kuptua kurr\u0451 prej tyre. Jo vet\u0451m kaq, por n\u0451 momentin m\u0451 t\u0451 r\u0451nd\u0451 t\u0451 jet\u0451s, at\u0451 t\u0451 mortjes t\u0451 s\u0451 bij\u0451s, ai u braktis edhe prej atyre q\u0451 hiqeshin si \u201cshok\u0451 t\u0451 bes\u0451s\u201d. Sepse fitimi, me \u0481do mjet e me \u0481do kusht, \u0451sht\u0451 leva q\u0451 sot po i v\u0451 n\u0451 l\u0451vizje njer\u0451zit. Krejt p\u0451r tjet\u0451r gj\u0451 lufton \u04aaun Laj\u0481i: \u201cMoti m\u2019kishin than\u0451 \u0481el udh\u0451\/ me gishta zhbij therrat\u201d.<\/p>\n<p>Shkrimtari dhe poeti \u00c7un Laj\u0481i me dhembje e pezm t\u0451 thell\u0451 konstaton se sot, \u201cshqiptari s\u2019qenka ma ai pleqnari i odave, q\u0451 holl\u0451 e dredhte cigaren e ma holl\u0451 mendimin. S\u2019qenka ai i kang\u0451s e i barutit t\u2019martin\u0451s. I bes\u0451s jo se jo. Burrni s\u2019paska sa paska fjal\u0451 dhe t\u2019gjitha t\u2019kota. Rrejka e mashtrueka!\u201d<\/p>\n<p>\u201cAsht e l\u0451kur\u0451\u201d shfaqet e bija, Bubulina, e brejtur dhe e tretur nga s\u0451mundja e r\u0451nd\u0451. Asht e l\u0451kur\u0451, shfaqet edhe shoq\u00ebria kosovare, e brejtur nga interesat e ngushta t\u0451 fitimit dhe e rrjepur nga ata q\u0451 \u201cmrizojn\u0451 n\u2019pushtet\u201d.<\/p>\n<p>N\u0451 pen\u0451n e mpreht\u0451 dhe vargun e rrept\u0451 t\u0451 \u00c7un Laj\u0481it, pushtetar\u0451t e sot\u0451m t\u0451 Kosov\u0451s jan\u0451 \u201cpashallar\u0451t tan\u0451 e bajraktar\u0451t e rrejsh\u0451m\u201d; ata \u201cq\u0451 na i lidh\u0451n duer e kam\u0451 n\u2019oborr\u201d; ata q\u0451 \u201cturrevrap e kap\u0451n shtetin\u201d; ata q\u0451 i \u201crrudhin\u201d trojet amtare e dhen\u0451 e shtjerra i lan\u0451 pa kullota\u201d, ata; q\u0451 \u201cp\u0451r pun\u0451sim lypin dreka, ndoshta edhe di\u0481ka tjet\u0451r\u201d; \u201cnjer\u0451zit e pap\u0451rgjegjsh\u0451m\u201d q\u0451 soll\u0451n k\u0451t\u0451 koh\u0451 \u201crrencash, hajnash e lakmitar\u0451sh p\u0451r pushtet\u201d, q\u0451 \u201cshtetin nuk e kan\u0451 as n\u2019shpatull t\u2019pul\u0451s!\u201d.<\/p>\n<p>Duke i mbetur besnik kredos s\u0451 tij, \u201clapsin fort po shtr\u0451ngoj mes gishtave, si mal\u0451sori sakic\u0451n n\u2019mal\u201d, n\u0451 kontrast t\u0451 thell\u0451 me zhganin e pseudointelektual\u0451ve servil\u0451, intelektuali i guximsh\u0451m \u00c7un Laj\u0481i nuk ngurron t\u0451 p\u0451rmend\u0451 emrat e \u201crrjeps\u0451ve t\u2019atdheut\u201d, p\u0451rfshir\u0451 Presidentin e vendit \u201cq\u0451 ja \u0481on Kosov\u0451n Vu\u0481i\u0481it n\u0451 Bruksel\u201d dhe Kryeministrin q\u0451, \u201cpasi ndrron kapu\u0481at\u201d, \u201ce ka marr\u0451 n\u2019krah \u04aaakorrin e \u0481ua e ka n\u2019Podgoric\u0451\u201d. P\u0451r poetin e shkritmarin \u00c7un Laj\u0481i, tjet\u0451rsimi i \u04aaakorrit nuk \u0451sht\u0451 gj\u0451 tjet\u0451r, ve\u0481 nj\u0451 ogur i zi p\u0451r Mitrovic\u0451n, Kara\u0481ev\u0451n\u2026Thell\u0451sisht i indinjuar me kast\u0451n pushtetore t\u0451 Kosov\u0451s, duke iu drejtuar s\u0451 bij\u0451s s\u0451 vdekur, Bubulin\u0451s, \u00c7un Laj\u0481i shp\u0451rthen n\u0451 gaz t\u0451 idh\u0451t, deri n\u0451 sarkaz\u0451m: \u201cp\u0451r nji gja duhet t\u2019jesh v\u0451rtet e lumtun, q\u0451 kurr\u0451 ma s\u2019ke me pas\u0451 t\u0451 drejt\u0451 vote p\u0451r shit\u0451sit e atdheut. Lumja ti q\u0451 s\u2019ke me dit\u0451 se sa t\u2019paftyr\u0451e e tradh\u0451tar\u0451 paskan qen\u0451. E luft\u0451 thojshin kemi ba!\u201d<\/p>\n<p>Dikush mund t\u0451 thot\u0451 se \u00c7un Laj\u0481i \u0451sht\u0451 i ashp\u0451r, radikal. A mund t\u0451 quhet i ashp\u0451r e radikal mjeku q\u0451 vendos t\u0451 p\u0451rdoret kimioterapia p\u0451r pacientin e diagnostifikuar me gjendrra kanceroze? P\u0451r fat t\u0451 keq, shoq\u0451ria kosovare \u0451sht\u0451 kapluar nga gjendrra t\u0451 tilla, m\u0451 e rrezikshmja prej t\u0451 cilave, \u0451sht\u0451 kasta e saj sunduese. \u00c7un Laj\u0481i, me t\u0451 gjith\u0451 q\u0451nien e tij, p\u0451rpiqet ta sh\u0451roj\u0451 at\u0451. Duke k\u0451rkuar q\u0451 t\u2019u kthehemi referencave morale q\u0451 na lan\u0451 trash\u0451gim t\u0451 par\u0451t tan\u0451. Q\u0451 t\u0451 jemi m\u0451 njer\u0451zor\u0451, m\u0451 t\u0451 dhembshur, m\u0451 solidar\u0451 dhe jo indiferent ndaj vuajtjeve t\u0451 t\u0451 tjer\u0451ve. Sepse \u0451sht\u0451 i bindur q\u0451 nj\u0451 shoq\u0451ri e sh\u0451ndosh\u0451, m\u0451 humane, di t\u0451 mbroj\u0451 edhe Bubulinat e veta. Problemi \u0451sht\u0451 q\u0451 \u04aaun Laj\u0481a kemi pak. Por, si\u0481 theksonte Presidenti amerikan, A. Xhekson, edhe nj\u0451 njeri me kuraj\u0451, b\u0451n shumic\u0451n. \u0401sht\u0451 bekim p\u0451r shoq\u0451rin\u0451 dhe popullin ton\u0451 q\u0451 kemi nj\u0451 personalitet t\u0451 k\u0451tyr\u0451 p\u0451rmasave, si\u0481 \u0451sht\u0451 \u00c7un Laj\u0481i. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ne p\u00ebrb\u00ebjm\u00eb shumic\u00ebn, nd\u00ebrsa kasta pushtetore dhe ata q\u00eb ia krehin bishtin asaj, jan\u00eb n\u00eb pakic\u00eb dhe pa t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>S\u0451 fundi, njer\u0451zit vdesin, kur harrohen. Bubulina nuk ka vdekur. N\u0451na Gal\u0451 e kujton at\u0451 \u0481do dit\u0451. Babai, \u04aaun Laj\u0481i, jo vet\u0451m e kujton, por e p\u0451rjet\u0451son edhe n\u0451 lib\u0451r. T\u0451 gjith\u0451 sa jemi sot k\u0451tu, jemi mbledhur p\u0451r ta kujtuar Bubulin\u0451n. Ajo \u0451sht\u0451 e gjall\u0451 midis nesh.<\/p>\n<p>___________________<\/p>\n<p class=\"ydp9258c48aMsoNormal\"><span style=\"font-size: 9pt; font-family: Book Antiqua,serif; line-height: 115%;\">*Fjala e dr. ambasador Islam Lauka n\u00eb promovimin e librit t\u00eb ri t\u00eb\u00a0 \u00c7un Laj\u00e7t, &#8220;Bubulin\u00eb, ti let\u00ebr e pashkrueme&#8221;, kushtuar s\u00eb bijes, e cila, para nj\u00eb viti u nda nga jeta. Libri poetik u promovua n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Prishtin\u00ebs, m\u00eb 20 n\u00ebntor 2018.<\/span><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga dr. Islam LAUKA* Para nj\u0451 viti, \u00c7un Laj\u0481i, p\u0451rjetoi at\u0451 q\u0451 as hasmit mos i raft\u0451 me e provue. Pa i mbushur ende 34 vje\u0481, e bija e tij, Bubulina, shkoi n\u0451 amshim. \u04aado vdekje \u0451sht\u0451 e dhimbshme, por ajo pa rend, kur prindi e shtin n\u0451 dh\u00e9 femij\u0451n e vet, dhimbja \u0451sht\u0451 e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21036,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[2114,2113,543,2115],"class_list":["post-21035","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-bubuline","tag-cun-laji","tag-islam-lauka","tag-ti-leter-e-pashkrueme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21035"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21035\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21037,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21035\/revisions\/21037"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}