{"id":20934,"date":"2018-11-12T22:09:36","date_gmt":"2018-11-12T21:09:36","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20934"},"modified":"2018-11-12T22:09:36","modified_gmt":"2018-11-12T21:09:36","slug":"riatdhesimi-i-eshtrave-te-midhat-frasherit-nje-percjellje-dinjitoze-nga-nju-jorku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20934","title":{"rendered":"RIATDHESIMI I ESHTRAVE T\u00cb MID\u2019HAT FRASH\u00cbRIT \u2013 NJ\u00cb P\u00cbRCJELLJE DINJITOZE NGA NJU JORKU"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/riatdhesimi-eshtrave-midhat-frasheri.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-20935 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/riatdhesimi-eshtrave-midhat-frasheri.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"402\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/riatdhesimi-eshtrave-midhat-frasheri.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/riatdhesimi-eshtrave-midhat-frasheri-300x188.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>T\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb kaloi, m\u00eb 10 N\u00ebntor, 2018, n\u00eb Nju Jork, m\u00eb sakt\u00ebsisht n\u00eb Qendr\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza, pran\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare Zoja e Shkodr\u00ebs, u zhillua ceremonia p\u00ebr riatdhesimin e eshtrave t\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebrit. Ishte ky nj\u00eb organizim, q\u00eb u b\u00eb i mundur nga nj\u00eb vendim, marr\u00eb nga qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb korrikun q\u00eb kaloi. http:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-vone-por-me-mire-vone-se-kurre-kthehen-ne-atdhe-eshtrat-e-midhat-frasherit\/<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare kishte vendosur q\u00eb eshtrat e Midhat Frash\u00ebrit, nj\u00ebrit prej nenshkruesve t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00ebrit prej figurave m\u00eb t\u00eb dalluara t\u00eb kultur\u00ebs dhe letrave shqipe, t\u00eb kthehen n\u00eb Atdhe k\u00ebt\u00eb muaj, me rastin e 110-vjetorit t\u00eb Kongresit t\u00eb Manastirit dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb viti mbar\u00ebkomb\u00ebtar, n\u00eb kujtim t\u00eb 550-vjetorit t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Qeveria e Kryeminstrit Edi Rama kishte marr\u00eb vendimin p\u00ebr riatdhesimin e eshtrave t\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebrit, bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Institutit t\u00eb Studimeve \u201cLumo Sk\u00ebndo\u201d dhe kryetarit t\u00eb k\u00ebtij instituti, Z. Uran Butka. Vet Z. Butka &#8212; me nj\u00eb delegacion nga Shqip\u00ebria, me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga qeveria dhe t\u00eb Institutit t\u00eb Studimeve Historike n\u00eb Tiran\u00eb, Lumo Sk\u00ebndo, t\u00eb cilin ai e drejton \u2013 mori pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e zhvilluar n\u00eb Q\u00ebndr\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza, s\u00eb bashku me shum\u00eb personalitete t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan si dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Frash\u00ebri. Z. Butka dhe fol\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebnvijuan kontributin e madh t\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebrit n\u00eb shum\u00eb fusha kulturore dhe politike, duke e quajtur at\u00eb shum\u00eb-dimensional n\u00eb aktivitetin e tij, p\u00ebrfshir\u00eb kontributin e madh historik si&#8211; nd\u00ebr t\u00eb tjera &#8212; nj\u00ebri prej n\u00ebnshkruesve t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe si Kryetar i Komisionit t\u00eb Alfabetit shqip n\u00eb vitin 1908, ku s\u00eb bashku me At Gjergj Fisht\u00ebn e t\u00eb tjer\u00eb, ai mb\u00ebshteti alfabetin me germa latine p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Organizimi i ceremonis\u00eb dhe realizimi i t\u00eb gjitha miratimeve t\u00eb k\u00ebtij procesi nga autoritetet vendore dhe shtet\u00ebrore t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara ishte i gjat\u00eb dhe aspak i leht\u00eb. Gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet prej disa muajsh e kryesoi kryediplomatja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Zonja Floreta Luli-Faber, ambasadore e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Washington. Ajo u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se realizimin e rikthimit t\u00eb eshtrave t\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebrit n\u00eb Atdhe e b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur shum\u00eb aktor\u00eb e pjes\u00ebmarr\u00ebs nga komuniteti shqiptaro-amerikan, e deri tek nivelet e larta zyrtare amerikane: \u201cKa qen\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e gjat\u00eb, ka qen\u00eb nj\u00eb pun\u00eb bashk\u00ebpunuese me qeverin\u00eb, me institucionet amerikane, me t\u00eb gjith\u00eb komunitetin shqiptar. Kemi kontaktuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh individ\u00ebsh, organizatash n\u00eb Nju Jork, n\u00eb Uashington, n\u00eb Detroit, n\u00eb Boston, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjenim t\u00eb gjith\u00eb informacionin e duhur p\u00ebr ta k\u00ebthyer Mid\u2019hatin, jo thjesht n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, por ta kthenim at\u00ebher\u00eb kur festonim nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, 110-vjetorin e Kongresit t\u00eb Manastirit dhe menduam q\u00eb kjo t\u00eb ishte nj\u00eb nga pikat kulminante t\u00eb vitit t\u00eb Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeut.\u201d<\/p>\n<p>Ambasadorja shqiptare fal\u00ebnderoi t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn dhe bashkpunimin e saj, p\u00ebrfshir\u00eb edhe mbes\u00ebn e Mid\u2019hat Frash\u00ebrit, Zonj\u00ebn Najada Petrela, e cila p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb pranishmit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes Frash\u00ebri, ashtu si\u00e7 b\u00ebri edhe Thomas Frash\u00ebri, p\u00ebrfaqsuesi i qeveris\u00eb shqiptare, nj\u00ebherazi edhe kryetari i Sekretariatit p\u00ebr Organizimin e Vitit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, cili gjithashtu fal\u00ebnderoi pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb por edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes Frash\u00ebri.<\/p>\n<p>Mid\u2019hat Frash\u00ebri ulur midis At Gjergj Fisht\u00ebs dhe Mons. Nikoll Ka\u00e7orrit n\u00eb Kongresin e Manastirit, 1908<\/p>\n<p>Fol\u00ebsit kryesor\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb solemne theksuan gjithashtu edhe rolin politik t\u00eb Mid\u2019hat Frasherit gjat\u00eb dhe pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, si Kryetar i Partis\u00eb Balli Komb\u00ebtar dhe si Kryetar i Komitetit Shqip\u00ebria e Lir\u00eb, me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Nju Jork. Uran Butka, Drejtor i Institutit t\u00eb Studimeve Historike Lumo Sk\u00ebndo i tha korrespondentit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Z. Ilir Ikonomi se: \u201cKthimi i Mid\u2019hat Frash\u00ebrit ka r\u00ebnd\u00ebsi historike, jo vet\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebn e tij historike dhe kulturore, por edhe p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb anatemuar, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrbaltur, \u00ebsht\u00eb quajtur kriminel, bashk\u00ebpun\u00ebtor me pushtuesit. Instituti yn\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb e boton vepr\u00ebn e tij t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb 14 v\u00ebllime, por u b\u00eb edhe nism\u00ebtar p\u00ebr kthimin e eshtrave. Kam qen\u00eb shum\u00eb i emocionuar mbr\u00ebm\u00eb, kur u ndodha p\u00ebrpara varrit t\u00eb Mid\u2019hatit, bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb ngusht\u00eb edhe t\u00eb tim eti, Safet Butk\u00ebs, sepse kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb dhe luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb ideje t\u00eb madhe.\u201d<\/p>\n<p>Ashtu si shum\u00eb shqiptar\u00eb, k\u00ebtu dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, edhe un\u00eb e kam mir\u00ebpritur dhe e kam p\u00ebrsh\u00ebndetur vendimin e qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb riatdhesuar esht\u00ebrat e Mid\u2019hat Frash\u00ebrit, nj\u00eb vendim i cili m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb b\u00ebhet realitet dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb m\u00eb 14 N\u00ebntor, dita kur eshtrat e tija do t\u00eb prehen p\u00ebr gjithmon\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, Sh\u00ebrbestar i t\u00eb cil\u00ebs ishte.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e delegacionit t\u00eb ardhur nga Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb, q\u00eb u mbajt\u00eb t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb Qendr\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb Nju Jork, p\u00ebr rikthimin e esht\u00ebrave t\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebrit n\u00eb Atdhe, gj\u00ebndej edhe Thomas Frash\u00ebri, si p\u00ebrfaqsues i qeveris\u00eb shqiptare, nj\u00ebherazi edhe kryetar i Sekretariatit p\u00ebr Organizimin e Vitit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, dhe pinjoll i fisit Frash\u00ebri. \u201cN\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb ket\u00eb banes\u00ebn e fundit nj\u00eb nga shtetar\u00ebt e m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb\u201d, u tha ai t\u00eb pranish\u00ebmve. \u201cKthehet, dhe k\u00ebmb\u00ebngul k\u00ebtu, jo vet\u00ebm Kryetari i Kongresit t\u00eb Manastirit, por edhe shpirti i L\u00ebvizjes nacionaliste shqiptare, Kryetari i Komitetit Shqip\u00ebria e Lir\u00eb dhe ideatori i Ballit Komb\u00ebtar. Kthehet publicisti, historiani, poeti, filantropi dhe albanologu, kthehet nj\u00eb sh\u00ebrbestar i Kombit\u201d, u shpreh zyrtari shqiptar n\u00eb vler\u00ebsimin e figur\u00ebs shum\u00eb dimensionale t\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebrit, gjat\u00eb ceremonis\u00eb n\u00eb Nju Jork p\u00ebr p\u00ebrcjelljen e eshtrave t\u00eb tij n\u00eb Atdhe.<\/p>\n<p>Un\u00eb fal\u00ebnderoj Ambasad\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Washington p\u00ebr ftes\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni. Si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, mora pjes\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe me shum\u00eb emocione dhe kujtime. Por, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr veten, u ndodha aty n\u00eb em\u00ebr t\u00eb disa bashkombasve t\u00eb mi, dikur bashkpuntor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebrit, \u201cdjemt\u00eb e tij\u201d i kishte quajtur ai \u2013 t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb \u2013 por q\u00eb i kam njohur dhe me disa prej tyre kam pas fatin e mir\u00eb q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb time t\u00eb punoja me ta tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, gjat\u00eb 1970-ave dhe n\u00eb fillim t\u00eb \u201980-ave. Besoj se po t\u00eb ishin gjall\u00eb, do kishin qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm aty n\u00eb Qendr\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza pran\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare n\u00eb Nju Jork p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur riatdhesimin e eshtrave t\u00eb udh\u00ebheqsit t\u00eb tyre shpirirt\u00ebror dhe politik dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn e fundit udh\u00ebheqsit t\u00eb tyre, aty n\u00eb frym\u00eb shpirt\u00ebrore me N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn dhe para portretit t\u00eb madh n\u00eb at\u00eb sall\u00eb t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 550-vjetor t\u00eb vdekjes.<\/p>\n<p>Besoj se ceremonia p\u00ebr riatdhesimin e eshtrave t\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebrit n\u00eb Qendr\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza pran\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodr\u00ebs &#8212; ku mor\u00ebn pjes\u00eb udh\u00ebheqsit e t\u00eb gjitha feve t\u00eb shqiptar\u00ebve si dhe p\u00ebrfaqsues politik\u00eb dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, pa dallim \u2013 mund t\u00eb konsiderohet si e jashtzakonshme, deri diku, p\u00ebr komunitetin ton\u00eb k\u00ebtu. Ndoshta \u00ebsht\u00eb heret t\u00eb thuhet n\u00ebse kjo ceremoni n\u00eb Qendr\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb hapin e par\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb pajtimi komb\u00ebtar, sado pak simbolik, n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve k\u00ebtu dhe n\u00eb trojet shqiptare. Besoj se ai vet sot, po t\u00eb mund t\u00eb fliste, Mid\u2019hat Frash\u00ebri do t\u2019i k\u00ebshillonte shqiptar\u00ebt se ka ardhur koha tanim\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u201c p\u00ebrfunduar betej\u00ebn e fundit nd\u00ebrmjet tyre\u201d, ashtuq\u00eb m\u00eb fund shqiptar\u00ebt t\u00eb bashkpunojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur sfidat dhe p\u00ebr t\u00eb fituar betejat q\u00eb e presin kombin p\u00ebr realizimin e nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ka ardhur koha q\u00eb t\u2019u themi mjaft\u00eb propagand\u00ebs dhe sjelljeve anti-komb\u00ebtare q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb komunizmit dhe vazhdohet t\u2019u b\u00ebhet patriot\u00ebve si Midhat Frash\u00ebri dhe At Gjergj Fishta! Fatkeqsisht, regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs i kishte shlyer madje edhe imazhet e tyre nga fotografit\u00eb historike, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i zhdukur ata p\u00ebrgjithmon\u00eb nga kujtesa e historis\u00eb. Por megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, veprat e tyre do t\u00eb mbeten gjithnj\u00eb t\u00eb paharrueshme, sepse t\u00eb tilla ishin! P\u00ebrve\u00e7 se lutemi q\u00eb riatdhesimi i eshtrave t\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebrit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, shpresojm\u00eb gijthashtu q\u00eb vendimi i qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00ebherazi edhe fillimin e nj\u00eb rishikimi t\u00eb historis\u00eb dhe riveler\u00ebsimin serioz t\u00eb kontributit q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Kombin e vet patriot\u00ebt shqiptar\u00eb si Midhat Frash\u00ebri dhe At Gjergj Fishta. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vendim i mir\u00ebpritur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt vullnet mir\u00eb kudo, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata shqiptar\u00eb pa dallim feje, krahine ose rrymash politike, ideali i t\u00eb cil\u00ebve, sipas Mid\u2019hat Frasherit duhej t\u00eb ishte, \u201cMadh\u00ebria dhe nderi i shqiptarit, nj\u00ebsia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe p\u00ebrparimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm.\u201d Pushoft\u00eb n\u00eb paq\u00eb<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>Foto credit: VOA<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli T\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb kaloi, m\u00eb 10 N\u00ebntor, 2018, n\u00eb Nju Jork, m\u00eb sakt\u00ebsisht n\u00eb Qendr\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza, pran\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare Zoja e Shkodr\u00ebs, u zhillua ceremonia p\u00ebr riatdhesimin e eshtrave t\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebrit. Ishte ky nj\u00eb organizim, q\u00eb u b\u00eb i mundur nga nj\u00eb vendim, marr\u00eb nga qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20935,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[1088],"class_list":["post-20934","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","tag-midhat-frasheri"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20934"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20934\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20936,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20934\/revisions\/20936"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20935"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}