{"id":20847,"date":"2018-11-04T16:50:39","date_gmt":"2018-11-04T15:50:39","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20847"},"modified":"2018-11-04T16:53:55","modified_gmt":"2018-11-04T15:53:55","slug":"te-mohuar-nga-regjimi-burgjet-sistemi-i-internim-debimeve-dhe-puna-e-detyruar-ne-shqiperi-1945-1990","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20847","title":{"rendered":"T\u00cb MOHUAR NGA REGJIMI: BURGJET, SISTEMI I INTERNIM-D\u00cbBIMEVE\u00a0DHE PUNA E DETYRUAR N\u00cb SHQIP\u00cbRI 1945-1990"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-813 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"438\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 534px) 100vw, 534px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb mund t\u2019u ket\u00eb shp\u00ebtuar lajmi, ose p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb m\u00ebsuar nga mediet e p\u00ebrdit\u00ebshme shqiptare, t\u00eb cilat si\u00e7 duket nuk e mbuluan si\u00e7 duhej dhe sa duhej, m\u00eb 30-31 Tetor, 2018, n\u00eb Tiran\u00eb u mbajt\u00eb Konferenca Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Shkencore me tem\u00eb: \u201cT\u00eb Mohuar nga Regjimi: Burgjet, Sistemi i Internim-D\u00ebbimeve dhe Puna e Detyruar n\u00eb Shqip\u00ebri 1945-1990\u201d.\u00a0 \u00a0P\u00ebr nga p\u00ebrmbajtja e programit si dhe p\u00ebr nga lista e pjes\u00ebmarr\u00ebsve, vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duket se duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb tep\u00ebr interesante, me nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb historike dhe shoq\u00ebrore, kur t\u00eb merret parasysh\u00eb se Shqip\u00ebria zyrtare ka qen\u00eb shum\u00eb e ngadalshme, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb aspak active dhe as e gat\u00ebshme, k\u00ebto 28-vjet\u00eb komuniz\u00ebm, p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj komuniste. \u00a0Me sa vura re, mungesa e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb qeveris\u00eb dhe e opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e m\u00ebtejshme treguese p\u00ebr nj\u00eb mos interesim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt, tep\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi, p\u00ebr historin\u00eb komb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kombit. Si\u00e7 u shpreh n\u00eb fjal\u00ebn e saj t\u00eb hapjes s\u00eb Konferenc\u00ebs edhe Kryetarja e Autoritetit P\u00ebr Informim Mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, (AIDSSH) Zonja Gnetiana Sula, \u201cA \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb ende sot t\u00eb mbetemi kaq t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb? Kaq t\u00eb pandjesh\u00ebm p\u00ebr vuajtjet e bashk\u00ebqytetar\u00ebve tan\u00eb? Kaq pak t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetat?\u201d \u00a0\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/notes\/autoriteti-p\u00ebr-informim-mbi-dokumentet-e-ish-sigurimit-t\u00eb-shtetit-19441991\/fjala-e-hapjes-n\u00eb-konferenc\u00ebn-shkencore-t\u00eb-mohuar-nga-regjimi-kampet-burgjet-dhe\/2102364843149461\/\">https:\/\/www.facebook.com\/notes\/autoriteti-p\u00ebr-informim-mbi-dokumentet-e-ish-sigurimit-t\u00eb-shtetit-19441991\/fjala-e-hapjes-n\u00eb-konferenc\u00ebn-shkencore-t\u00eb-mohuar-nga-regjimi-kampet-burgjet-dhe\/2102364843149461\/<\/a>\u00a0\u00a0 Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, kjo konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8212; e organizuar nga AIDSSH n\u00eb bashk\u00ebpunim me Institutin e Historis\u00eb pran\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Studimeve Albanologjike, me Institutin p\u00ebr Studimin e Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit dhe me Institutin p\u00ebr Integrimin e ish-t\u00eb P\u00ebrndjekurve Politik\u00eb\u00a0 &#8212; duhet t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb hap p\u00ebrpara, jo vet\u00ebm drejt p\u00ebrballimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj t\u00eb hidhur komuniste, por edhe si nj\u00eb hap drejt zbulimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike, me q\u00ebllim t\u00eb zbulimit t\u00eb krimeve t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut, merita i shkon pik\u00ebs\u00ebpari, \u201cAutoritetit p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit\u201d, ashtu si edhe sponsorizuesve dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb, vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt, sipas Autoritetit ishin: zyra e OKB-\u00ebs, PNUD n\u00eb Shqip\u00ebri, Qeveria e Italis\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit, \u201cP\u00ebrkujtojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar dhe parandaluar\u201d, Fondacioni Konrad-Adenauer (KAS), Rrjeti Europian i Kujtes\u00ebs dhe Solidaritetit (ENRS) dhe Muzeu Historik Komb\u00ebtar. Si\u00e7 mund t\u00eb shihet edhe nga programi<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.fhf.edu.al\/wpcontent\/uploads\/2018\/10\/PROGRAMI-KONFERENCA.pdf\">https:\/\/www.fhf.edu.al\/wpcontent\/uploads\/2018\/10\/PROGRAMI-KONFERENCA.pdf<\/a>, \u00a0ishte kjo nj\u00eb konferenc\u00eb, e par\u00eb e k\u00ebtij lloji, n\u00eb nivel shkencor, akademik dhe historik, ku u paraqit\u00ebn punime t\u00eb studiuesve vendas dhe t\u00eb huaj, t\u00eb organizuar n\u00eb panele t\u00eb pun\u00ebs shkencore dhe kujtes\u00ebs. \u00a0Kryetarja e AIDSSH, Zonja Sula, deklaroi n\u00eb hapjen e konferenc\u00ebs se enti q\u00eb ajo kryeson, \u201cMe partner\u00eb shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar ia ka dal\u00eb ta gjej\u00eb veten duke luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, mes nj\u00eb procesi t\u00eb hulumtimit q\u00eb synon rishqyrtimin e historis\u00eb bashk\u00ebkohore, \u201944 -\u201890\u201d\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjithsejt, \u201c36 studiues, nga brenda dhe jasht\u00eb vendit, kan\u00eb v\u00ebn\u00eb mundin e djers\u00ebn e tyre, plus intelektin dhe formimin, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjigjet pyetjeve \u201cPse?\u201d dhe \u201cSi ndodhi?\u201d, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb aspak t\u00eb larg\u00ebt, shqiptar\u00ebt u \u201cvun\u00eb kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit\u201d, si\u00e7 e thot\u00eb bukur nj\u00eb rr\u00ebfyes\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.\u00a0 Znj. Gentiana Sula, u shpreh n\u00eb hapje t\u00eb takimit, se \u201cNe e kemi provuar n\u00eb l\u00ebkur\u00eb q\u00eb studimi i historis\u00eb bashk\u00ebkohore ka sfida t\u00eb m\u00ebdha.\u00a0 Protagonist\u00ebt ende jetojn\u00eb, faktet akoma nuk kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb drit\u00eb; kujtimet dhe ditar\u00ebt jan\u00eb ende pa mbledhur e pa botuar; arkivat, p\u00ebrve\u00e7se jan\u00eb masive, jan\u00eb ende t\u00eb pashfryt\u00ebzueshme, plot\u00ebsisht. Vet\u00ebm nj\u00eb studim korrekt dhe nj\u00eb dialog i bazuar n\u00eb dokumente e fakte mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb historia bashk\u00ebkohore \u201945 &#8211; \u201890 e periudh\u00ebs q\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb, t\u00eb mund t\u00eb kuptohet m\u00eb mir\u00eb\u201d, ka theksuar ajo n\u00eb fjal\u00ebn e saj me rastin e hapjes s\u00eb punimeve t\u00eb konferenc\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit njofton n\u00eb faqen e tij t\u00eb internetit se t\u00eb ftuar shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj dhe personalitete t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor e institucioneve t\u00eb kujtes\u00ebs, hap\u00ebn siparin e k\u00ebsaj konference t\u00eb par\u00eb q\u00eb trajton, p\u00ebrmes studimesh cil\u00ebsore, periudh\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00a0Perspektiv\u00ebs studimore t\u00eb profesor\u00ebve dhe akademik\u00ebve vendas e t\u00eb Kosov\u00ebs, u \u00ebsht\u00eb shtuar kontributi i ndjesh\u00ebm i studiuesve t\u00eb huaj dhe pjes\u00ebmarrja aktive e Rrjetit Europian t\u00eb Kujtes\u00ebs (ENRS) e BsTu, Autoritetit gjerman t\u00eb Hapjes s\u00eb Dosjeve, thuhet n\u00eb njoftimin e AIDSSH-it, ku jepet nj\u00eb p\u00ebrmbeldhje e shkurt\u00ebr e disa prej fol\u00ebsve vendas dhe t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ta Z. Beqir Meta, drejtor i Institutit t\u00eb Historis\u00eb dhe an\u00ebtar i k\u00ebshillit shkencor t\u00eb konferenc\u00ebs, ve\u00e7 k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr realizimin e nj\u00eb aktiviteti shkencor t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb tilla, e vuri theksin te diskutimet e shumta q\u00eb pritet t\u00eb hapen pas trajtimit t\u00eb temave t\u00eb p\u00ebrzgjedhura. Nd\u00ebrsa, Z. Brian Williams, p\u00ebrfaq\u00ebsues i OKB n\u00eb Shqip\u00ebri, mb\u00ebshtet\u00ebs i veprimtarive t\u00eb Autoritetit, n\u00ebnvizoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e objektivave t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, mes t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushja e detyrimeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, sidomos p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarit dhe t\u00eb nd\u00ebshkuarit n\u00eb diktatur\u00eb. \u00a0Z.\u00a0 Bernd Borschardt, ambasador i OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri u tha t\u00eb pranish\u00ebmve se, \u201c\u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb krijohet nj\u00eb narrativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn, t\u00eb q\u00ebmtohen faktet dhe t\u00eb arrihet tek e v\u00ebrteta. Ne e mb\u00ebshtesim fuqimisht k\u00ebt\u00eb proces\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ambasadori i OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb vijim t\u00eb konferenc\u00ebs, Znja. Rafaella Campanati, p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Ambasad\u00ebs Italiane, shpjegoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e posa\u00e7me q\u00eb ka projekti \u201cP\u00ebrkujtojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar dhe parandaluar\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit organizohet konferenca. \u00a0Sipas saj, \u201cDuke e analizuar t\u00eb shkuar\u00ebn dhe duke u dh\u00ebn\u00eb z\u00eb viktimave, do t\u00eb mund ta projektojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d.\u00a0\u00a0 Znj. Vasilika Hysi, deputete e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, an\u00ebtare e Komisionit t\u00eb Ligjeve, vuri n\u00eb dukje bashk\u00ebpunimin n\u00eb organizimin e konferenc\u00ebs, mes t\u00eb gjitha institucioneve zyrtare t\u00eb kujtes\u00ebs, n\u00eb respekt t\u00eb rekomandimeve t\u00eb rezolut\u00ebs s\u00eb Kuvendit p\u00ebr ta. Sipas Hysit, \u201cp\u00ebrkujtimi \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme, e cila duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb i takon\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Institutit p\u00ebr Studimin e Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit, z. \u00c7elo Hoxha, se ve\u00e7 entuziazmit p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e shum\u00eb aktor\u00ebve n\u00eb organizimin e konferenc\u00ebs, n\u00ebnvizoi se \u201ctek e shkuara nuk duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohemi te dhimbja, duhet t\u00eb fokusohemi te padrejt\u00ebsia, kush e shkaktoi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb rrjedhin prej k\u00ebsaj\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, drejtori i Institutit t\u00eb t\u00eb P\u00ebrndjekurve Politik\u00eb, z. Bilal Kola, e vuri theksin te koncepti juridik i nd\u00ebshkimit sa i p\u00ebrket pun\u00ebs s\u00eb detyruar, jo d\u00ebnimit si t\u00eb till\u00eb. F\u00ebmij\u00eb i lindur, rritur dhe burr\u00ebruar n\u00eb internim, i nd\u00ebshkuar q\u00eb n\u00eb lindje, z. Kola b\u00ebri thirrje q\u00eb \u201ct\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i k\u00ebsaj shtrese, e cila e rr\u00ebfen me fakte jet\u00ebn e saj, p\u00ebrvoj\u00ebn e mundimshme dhe mbijetes\u00ebn, p\u00ebrball\u00eb dokumentacionit t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb pushtetit\u201d.<\/p>\n<p>Drejtori i Muzeut Historik Komb\u00ebtar, z. Dorian Ko\u00e7i, b\u00ebri nj\u00eb paraqitje t\u00eb bashk\u00ebpunimeve institucionale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kujtes\u00ebs, t\u00eb cilat prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti kan\u00eb synuar t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb paradigm\u00eb studimore, ku me konferenc\u00ebn shkencore arrijn\u00eb t\u00eb projektojn\u00eb nj\u00ebherazi kujtes\u00ebn dhe lirin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Fondacionit Konrad Adenauer, znj. Klaudia Zerva k\u00ebrkoi q\u00eb pas p\u00ebrvojave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb secilit institucion a organizat\u00eb n\u00eb trajtimin e s\u00eb shkuar\u00ebs, t\u00eb arrihet n\u00eb nd\u00ebrtimin e strategjive t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u00eb pasur rezultate t\u00eb qen\u00ebsishme dhe kontribute t\u00eb ndjeshme n\u00eb t\u00eb sotmen, me pun\u00ebn profesionale t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim u shfaq filmi \u201cDyert memece t\u00eb Ferrit\u201d, nj\u00eb rrug\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr burgjet dhe kampet e pun\u00ebs s\u00eb detyruar n\u00eb Shqip\u00ebri, i realizuar nga bashk\u00ebpunimi i Institutit t\u00eb Studimit t\u00eb Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit dhe Fondacionit Konrad Adenauer. (Burimi: Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit 1944-1991)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si\u00e7 u shpreh edhe Profesori i Filozofis\u00eb Gjergj Sinani, nj\u00ebri nga pjes\u00ebmarrsit n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb se, \u201cPa t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn nuk ka Liri\u201d. \u00a0Prandaj, sot pothuaj 30-vjet\u00eb post-komuniz\u00ebm &#8212; si\u00e7 tha edhe Kryetarja e AIDSSH-\u00ebs, Zonja Gentiana Sula, \u201cMungesa e nj\u00eb procesi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb shkencor p\u00ebr studimin e historis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb empatia dhe mir\u00ebkuptimi t\u00eb mungoj\u00eb sot e k\u00ebsaj dite p\u00ebr k\u00ebto privime. \u00a0Nga nj\u00ebra an\u00eb \u00ebsht\u00eb zem\u00ebrimi, trishtimi, ankthi, humbja dhe t\u00eb ndjer\u00ebt i p\u00ebrjashtuar nga grupet e prekura, kurse nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb mohimi i krimeve, mungesa e ndjeshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr vuajtjet dhe viktimat, si dhe nostalgjia p\u00ebr arritjet e diktatur\u00ebs, si\u00e7 u b\u00eb e qart\u00eb n\u00eb studimin q\u00eb OSBE kreu mbi perceptimet p\u00ebr diktatur\u00ebn n\u00eb vitin 2016\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb konstatuar gjat\u00eb k\u00ebtyre 30-vjet post-komuniz\u00ebm, nga ekspert\u00eb dhe historian\u00eb nga Evropa dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, se shum\u00eb prej krimeve t\u00eb regjimeve komuniste \u2013 bazuar n\u00eb ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00e7\u2019prej vitit 1945 \u2013 mund t\u00eb cil\u00ebsohen si krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. \u00a0Le t\u00eb shpresojm\u00eb se konferenca me tem\u00ebn: \u201cT\u00eb Mohuar nga Regjimi: Burgjet, Sistemi i Internim-D\u00ebbimeve dhe Puna e Detyruar n\u00eb Shqip\u00ebri 1945-1991\u201d, q\u00eb u mbajt\u00eb jav\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb zbulimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb krimeve t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri: n\u00eb hapjen e t\u00eb gjitha dosjeve dhe arkivave si dhe n\u00eb njohjen e vuajtjeve dhe n\u00eb kujtimin e t\u00eb gjitha viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb at\u00eb vend, me shpres\u00ebn q\u00eb totatilitarizmi t\u00eb mos rik\u00ebthet m\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb t\u00eb veten.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli P\u00ebr ata q\u00eb mund t\u2019u ket\u00eb shp\u00ebtuar lajmi, ose p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb m\u00ebsuar nga mediet e p\u00ebrdit\u00ebshme shqiptare, t\u00eb cilat si\u00e7 duket nuk e mbuluan si\u00e7 duhej dhe sa duhej, m\u00eb 30-31 Tetor, 2018, n\u00eb Tiran\u00eb u mbajt\u00eb Konferenca Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Shkencore me tem\u00eb: \u201cT\u00eb Mohuar nga Regjimi: Burgjet, Sistemi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20847","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20847"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20847\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20848,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20847\/revisions\/20848"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}