{"id":20839,"date":"2018-11-02T12:22:04","date_gmt":"2018-11-02T11:22:04","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20839"},"modified":"2018-11-02T12:23:53","modified_gmt":"2018-11-02T11:23:53","slug":"profili-i-nje-reviste-ne-kuader-te-550-vjetorit-te-gjergj-kastriotit-skenderbeu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20839","title":{"rendered":"PROFILI I NJ\u00cb REVISTE &#8211; N\u00cb KUAD\u00cbR T\u00cb 550-VJETORIT T\u00cb\u00a0GJERGJ KASTRIOTIT &#8211; SKENDERBEU"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_20840\" aria-describedby=\"caption-attachment-20840\" style=\"width: 611px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/lek-previzi-ilir-meta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-20840 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/lek-previzi-ilir-meta.jpg\" alt=\"\" width=\"611\" height=\"409\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/lek-previzi-ilir-meta.jpg 454w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/lek-previzi-ilir-meta-300x201.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 611px) 100vw, 611px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-20840\" class=\"wp-caption-text\">Lek Previzi me Presidentin e Republik\u00ebs, Z. Ilir Meta n\u00eb Kampin e Tepel\u00ebns, ku u kujtuan t\u00eb mbijetuarit e atij kampi, Gusht, 2018<\/figcaption><\/figure>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u201c25 VJET KUQ E ZI &#8212; Tetor 1993 &#8211; 2018<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Fund jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Shoqata e Shkrimtar\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb organizoi takimin me shkrimtarin dhe botuesin Lek Pervizi, me rastin e 25\u2013vjetorit t\u00eb revist\u00ebs kulturore euro\u2013shqiptare, \u201cKuq e Zi\u201d dhe botimit t\u00eb dy librave: \u201cGjenerali\u201d dhe \u201cOdiseja e pafajsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me shembjen e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Evrop\u00ebn lindore, qindra mij\u00ebra qind\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb jan\u00eb larguar nga Atdheu p\u00ebr n\u00eb vendet per\u00ebndimore. \u00a0Aty ku jan\u00eb vendosur shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re p\u00ebr veten dhe familjet e tyre, jan\u00eb shtuar edhe gazetat, portalet e revistat n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. \u00a0Intelektual\u00eb, gazetar\u00eb individ\u00eb ose grupe individ\u00ebsh drejtojn\u00eb ente t\u00eb tilla mediatike an\u00eb e mban\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara.\u00a0 Nj\u00ebri prej tyre, Z. Lek Previzi, i njohur gjithashtu edhe si <strong>&#8212; \u201cPiktori i kampeve t\u00eb vdekjes t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs\u201d &#8212; <\/strong>\u00ebsht\u00eb nj\u00eb i ish-p\u00ebrndjekur dhe vuajt\u00ebs i kampeve t\u00eb internimit t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, i cili \u00e7\u2019prej vitit 1993, boton n\u00eb Bruksel revist\u00ebn \u201cKuq e Zi\u201d, e cila k\u00ebt\u00eb vit sh\u00ebnon 25-vjetorin e botimit t\u00eb saj n\u00eb internet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb revist\u00eb patriotike, mbi t\u00eb gjitha, pasi ashtu e kishte p\u00ebrcaktuar misionin e saj n\u00eb editorialin e par\u00eb, botuesi Previzi, ku thoshte se revista Kuq e Zi do t\u00eb synonte t\u00eb sh\u00ebrbente si tribun\u00eb shqiptarizmi, \u201cKu ata q\u00eb vuajt\u00ebn dhe u sakrifikuan n\u00ebn dhun\u00ebn komuniste gjat\u00eb nj\u00eb gjys\u00ebm\u00eb shekulli, t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shprehin e t\u00eb tregojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tyre n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb dijes e t\u00eb kultur\u00ebs.\u201d\u00a0 Si\u00e7 dihet, jo t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb ato kampe, pat\u00ebn fatin t\u00eb dilnin t\u00eb gjall\u00eb nga kampet e p\u00ebrqendrimit t\u00eb regjimit m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr komunist n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore.\u00a0 Nj\u00ebri prej k\u00ebtyre d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb i shp\u00ebtoi vdekjes n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe Lek\u00eb Pervizi, pik\u00ebrisht botuesi i revist\u00ebs Kuq e Zi, nj\u00eb nga vuajt\u00ebsit dhe d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb ato ato kampe dhe si\u00e7 thot\u00eb edhe ai vet, nj\u00eb prej, \u201cP\u00ebrjetuesve t\u00eb asaj shfarosjeje sistematike e t\u00eb planifikueme me gjakftoht\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00ebn diktatin e t\u00eb huejve: jugosllav\u00eb, rus\u00eb e kinez\u00eb, p\u00ebr t\u2019i zhdukun t\u00eb gjith\u00eb tiparet shqiptare, si burr\u00ebnin\u00eb, bes\u00ebn e traditat, ashtu edhe historin\u00eb, gjuh\u00ebn e kultur\u00ebn. \u00a0K\u00ebto iu n\u00ebnshtruen falsifikimit e manipulimit, sipas strategjis\u00eb s\u00eb ideologjis\u00eb marksiste t\u00eb zhdukjes totale t\u00eb trashigimis\u00eb son\u00eb mij\u00ebravje\u00e7are\u201d, ka shkruar ai nj\u00eb editorial t\u00eb revist\u00ebs, Kuq e Zi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo revist\u00eb pra, p\u00ebrvjetorin e t\u00eb cil\u00ebs sh\u00ebnuan antar\u00ebt e Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb, t\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb kaloi. \u00a0\u00a0Revista Kuq e Zi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasurim, jo vet\u00ebm mediatik, por edhe kulturor dhe politik p\u00ebr diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb ve\u00e7anti dhe p\u00ebr bot\u00ebn shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.\u00a0 Lek Previzi, me sakrifica personale ia del, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7erek shekulli tashti, t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb botimin e revist\u00ebs Kuq e Zi, me artikuj mjaft interesant\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt \u2013 p\u00ebr nga subjekti dhe p\u00ebrmbajtja &#8212; rall\u00eb mund t\u00eb gj\u00ebnden n\u00eb revistat, gazetat dhe portalet shqiptare t\u00eb dit\u00ebs.\u00a0 Un\u00eb kam pas fatin t\u00eb jem \u201cndesh\u00eb\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb portal para disa viteve dhe kam ven\u00eb re se secili num\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb i pasur dhe m\u00eb interesant se tjetri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Botimi i revist\u00ebs Kuq e Zi ka filluar pra t\u00eb botohej n\u00eb Bruksel tetorin e vitit 1993, nga Lek Previzi, ky ish i burgosur politik, i cili pas shembjes s\u00eb komunizmit doli nga burgjet dhe kampet e diktatur\u00ebs komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. \u00a0Botimi i revist\u00ebs Kuq e Zi nuk ishte di\u00e7ka e rastit, sipas Z. Previzi.\u00a0 Duke p\u00ebrshkruar fillimin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb botimit, ai shprehet se \u201cRevista Kuq e Zi, s\u2019u krijue kot pse mu tek mue, por pse un\u00eb e kisha si nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb m\u00eb takonte t\u00eb kryeja, n\u00eb nder t\u00eb atyne burrave q\u00eb mendonin vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrparimin e nalt\u00ebsimin e kombit shqiptar, ku dhe nj\u00eb revist\u00eb sado e vog\u00ebl dhe e thjesht\u00eb, do t\u00eb lozte rol t\u00eb madh. \u00a0Me k\u00ebto premisa ishte si nj\u00eb form\u00eb amaneti q\u00eb un\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrmbushja. \u00a0Sigurisht se n\u00eb k\u00ebto kushte, pavar\u00ebsisht se gjend\u00ebshim n\u00eb bot\u00ebn e lir\u00eb, truri yn\u00eb ishte akoma i bllokuem, nga ndikimi i shtypj\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs. \u00a0Dashje pa dashje, truni yn\u00eb ishte formatu\u00eb dhe duhej koh\u00eb q\u00eb t\u00eb rikthehej n\u00eb gjendj\u00ebn normale\u201d, ka shkruar Leka.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebshtuq\u00eb, me gjith\u00eb problemet dhe sfidat fillestare, sidomos ato financiare, Leka ai doli, ja arrijti q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb Bruksel, si\u00e7 thot\u00eb edhe ai vet, \u201cPo rip\u00ebrtrihej nisma e Faik Konic\u00ebs, pas rreth 100 vjet, jo me titullin \u201cAlbania\u201d por Kuq e Zi\u201d. \u00a0\u00a0Kjo u b\u00eb e mundur, shkruan Previzi, me ndihm\u00ebn dhe me inkurajimin e disa miq\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb dalluar si, Mikel Koliqi, Guljelm Deda, Mitat Araniti, Laz\u00ebr Radi, Arshi Pipa, Nermin Vlora, Renzo Falaski, Injaz Zamputi, Mark Dema, Zef Pllumi, Nikoll Mazrreku, Ndue Pjet\u00ebr Gjomarku, Tef Krroqi, J-H. J Lanksch, Myrteza Bajraktari; Idriz B\u00e9sha, arb\u00ebreshi Vin\u00e7enz Golletti Baffa, etj., prej t\u00eb cil\u00ebve erdh\u00ebn p\u00ebrg\u00ebzime dhe urime dhe t\u00eb cil\u00ebt, fatkeq\u00ebsisht, nuk jetojn\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por me koh\u00eb, nisma modeste e botimit t\u00eb k\u00ebsaj reviste, sipas botuesit t\u00eb saj, ndryshoi dramatikisht me paisjen me kompjuter, gj\u00eb q\u00eb rriti cil\u00ebsin\u00eb si dhe shp\u00ebrndarjen e revist\u00ebs.\u00a0 P\u00ebrball\u00eb mos aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e botimit t\u00eb revist\u00ebs, ai vendosi q\u00eb si alternativ\u00eb, revist\u00ebn Kuq e Zi ta botonte n\u00eb internet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ua d\u00ebrgonte nj\u00eb numri t\u00eb zgjedhur lexuesish e miq\u00ebsh t\u00eb botuesit.\u00a0 Z. Previzi thot\u00eb se koh\u00ebt e fundit, revista \u00ebsht\u00eb digjitalizuar komplet nga Nr. 1 deri n\u00eb num\u00ebrin e tanish\u00ebm 126, n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Bibliotek\u00ebn e Shkodr\u00ebs, ndon\u00ebse ka k\u00ebrkesa edhe nga biblioteka t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Revista Kuq e Zi, kushtar Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Lek Previzi shkruan se ai, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ia ka kushtuar gjith\u00eb num\u00ebrat e k\u00ebtij viti t\u00eb revist\u00ebs, 550-vjetorit t\u00eb Gjergj Kastriotit Skenderbeut.<\/p>\n<p>Lek Previzi \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe p\u00ebrkthyes nga italishtja e vjet\u00ebr i librit, \u201cVeprat e lavdishme t\u00eb Skenderbeut\u201d, t\u00eb Dhimit\u00ebr Frangut, q\u00eb konsiderohet edhe si libri i par\u00eb i shkruar p\u00ebr Gjergj Kastriotin Skenderbeu, nj\u00eb lib\u00ebr sipas tij i haruar nga historian\u00ebt e ish-regjimit komunist, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb i humbur.\u00a0 Libri \u201cVepra t\u00eb famshme t\u00eb Skenderbeut\u201d i vitit 1480, jo shum\u00eb e njohur nd\u00ebr shqiptar\u00eb, por i vler\u00ebsuar nga t\u00eb huajt, shkruar latinisht nga At Dhimit\u00ebr Frangu, e p\u00ebrkthyer nga Previzi, cil\u00ebsohet n\u00eb parath\u00ebnien e tij si nj\u00eb, \u201c\u2026Lib\u00ebr q\u00eb asht\u00eb shkrue latinisht me dor\u00eb prej Dhimit\u00ebr Frangut, i cili ishte i pranish\u00ebm personalisht dhe i mir\u00eb informuem p\u00ebr t\u00eb gjitha betejat e veprat e atij Princi.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, Lek Previzi shprehet se respekti i tij p\u00ebr Heroin Komb\u00ebtar ishte \u00e7\u2019prej rinis\u00eb dhe se kjo figur\u00eb i ndjek\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre.\u00a0 Por, atij pas 40-vjet burgjesh e kampesh p\u00ebrq\u00ebndrimi \u2013 ku nuk kishte as t\u00eb drejt\u00eb dhe as mund\u00ebsi \u2013 m\u00eb n\u00eb fund iu dha mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb jepte kontributin e vet n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs dhe historis\u00eb shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e Heroit Komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit Skenderbeu \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb 550-vjetor t\u00eb Tij dhe me rastin e 25-vjetorit t\u00eb botimit t\u00eb revist\u00ebs Kuq e Zi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; \u201c25 VJET KUQ E ZI &#8212; Tetor 1993 &#8211; 2018 Nga Frank Shkreli Fund jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Shoqata e Shkrimtar\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb organizoi takimin me shkrimtarin dhe botuesin Lek Pervizi, me rastin e 25\u2013vjetorit t\u00eb revist\u00ebs kulturore euro\u2013shqiptare, \u201cKuq e Zi\u201d dhe botimit t\u00eb dy librave: \u201cGjenerali\u201d dhe \u201cOdiseja e pafajsis\u00eb\u201d. &nbsp; &nbsp; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20840,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20839","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20839"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20839\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20841,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20839\/revisions\/20841"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20840"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}