{"id":20731,"date":"2018-10-23T14:16:56","date_gmt":"2018-10-23T12:16:56","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20731"},"modified":"2018-10-23T14:16:56","modified_gmt":"2018-10-23T12:16:56","slug":"hetime-nga-kombet-e-bashkuara-per-vrasjen-e-gazetarit-saudit-jamal-khashoggi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20731","title":{"rendered":"HETIME NGA KOMBET E BASHKUARA P\u00cbR VRASJEN E GAZETARIT SAUDIT JAMAL KHASHOGGI"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_20709\" aria-describedby=\"caption-attachment-20709\" style=\"width: 643px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/gazetari-saudit-Jamal-Khasshoggi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-20709 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/gazetari-saudit-Jamal-Khasshoggi.jpg\" alt=\"\" width=\"643\" height=\"366\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/gazetari-saudit-Jamal-Khasshoggi.jpg 362w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/gazetari-saudit-Jamal-Khasshoggi-300x171.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 643px) 100vw, 643px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-20709\" class=\"wp-caption-text\">Jamal Khashoggi<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, nj\u00eb num\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsish bot\u00ebror\u00eb jan\u00eb shprehur se hetimet e njoftuara nga Arabia Saudite rreth vrasjes s\u00eb gazetarit saudit, Jamal Khashoggi n\u00eb konsullat\u00ebn saudite n\u00eb Stamboll, nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme &#8212; disa organizata jo-qeveritare nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr hetime t\u00eb pavarura.\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb thirrja q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Turqis\u00eb jav\u00ebn e kaluar kat\u00ebr organizata t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. \u00a0Reporter\u00ebt Pa Kufij, Amnesty International, Human Rights Watch dhe Komiteti p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt i k\u00ebrkojn\u00eb Turqis\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb thirrje Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB), Z. Antonio Guterres, q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb hetime mbi ekzekutimin e gazetarit t\u00eb njohur saudit, Jamal Khashoggi. \u00a0Hetimet, thon\u00eb k\u00ebto ente t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, duhet t\u00eb vendosin rrethanat mbi rolin e Arabis\u00eb Saudite n\u00eb zhdukjen dhe m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb vrasjen e gazetarit Khashoggi. \u00a0Q\u00ebllimi i hetimeve nga OKB-ja, sipas tyre, duhet t\u00eb jet\u00eb identifikimi i t\u00eb gjith\u00eb personave p\u00ebrgjegj\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebrin dhe t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb planifikuar vrasjen e Jamal Khashoggit.\u00a0 \u201cTurqia duhet t\u00eb angazhoj\u00eb Kombet e Bashkuara p\u00ebr t\u00eb filluar hetimet n\u00eb koh\u00ebn e duhur, ashtu q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb besueshme dhe transparente\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Robert Mahoney, z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs-drejtor i Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve.\u00a0 Nd\u00ebrsa ka shtuar se, \u201cPjes\u00ebmarrja e OKB-\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb garancia m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ato t\u00eb dalint\u00eb sukseshme, megjith\u00eb hetimet q\u00eb po b\u00ebhen sa p\u00ebr sy e faqe nga vet saudit\u00ebt dhe p\u00ebrball p\u00ebrpjekjeve t\u00eb qeverive t\u00eb tjera, t\u00eb cilat mund t\u00eb ken\u00eb interesa p\u00ebr t\u00eb ruajtur marr\u00ebdh\u00ebniet e lev\u00ebrdishme tregtare me Riadin.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin p\u00ebr mediet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, organizatat e m\u00ebsip\u00ebrme k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb provat q\u00eb do t\u00eb mbludhen gjat\u00eb hetimeve nga OKB-ja, t\u00eb ruhen me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb \u00e7do proces gjyq\u00ebsor n\u00eb t\u00eb ardhmen, kund\u00ebr dor\u00eb-ras\u00ebve ose dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb vrasjen e gazetarit Khashoggi. \u00a0Ato insistojn\u00eb gjithashtu q\u00eb grupi hetues i OKB-\u00ebs t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar kudo q\u00eb jet\u00eb e nevojshme, p\u00ebr t\u00eb intervistuar d\u00ebshmitar\u00ebt ose njerzit q\u00eb mund t\u00eb konsiderohen si fajtor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, pa nd\u00ebrhyrje nga autoritetet e cilitdo vend qoft\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Jamal Khashoggi \u00ebsht\u00eb par\u00eb duke hyr\u00eb n\u00eb Konsullat\u00ebn e Arabis\u00eb Saudite n\u00eb Stamboll me 2 Tetor, 2018, por fati i t\u00eb cilit \u00e7\u2019prej asaj dite, nuk dihej deri tani. \u00a0Por gjat\u00eb fundjav\u00ebs q\u00eb kaloi, Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit dhe komentatorit t\u00eb gazet\u00ebs Washington Post, e t\u00eb ndjerit Khashoggi, duke th\u00ebn\u00eb se vdekja e tij erdhi gjoja pas nj\u00eb grindjeje fizike brenda konsullat\u00ebs saudite n\u00eb Stamboll.\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Arabia Saudite pranon se ai \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb brenda konsullat\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Stamboll. \u00a0Megjithk\u00ebt\u00eb, pranimi zyrtar saudit se gazetari Jamal Khashoggi \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb brenda konsullat\u00ebs s\u00eb saj atje, nuk ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb pak\u00ebsoj\u00eb thirrjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebse autoritetet saudite p\u00ebr vrasjen e tij.\u00a0 Deri t\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb kaloi, zyrtar\u00ebt saudit\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb vazhdimisht se Khashoggi ishte larguar i gjall\u00eb nga konsullata saudite n\u00eb Stamboll, ku kishte vajtur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb dokument martese dhe se ata nuk kishin ndonj\u00eb informacion p\u00ebr fatin e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sipas organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb lart\u00ebp\u00ebrmendura e q\u00eb merren me mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, autoritetet saudite i kan\u00eb shtuar masat shtyp\u00ebse ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve n\u00eb vend \u00e7\u2019prej em\u00ebrimit princ t\u00eb Mohammad bin Salman, Qershorin e vitit t\u00eb kaluar, p\u00ebrfshir\u00eb masat e ashpra edhe ndaj personavet p\u00ebr shprehjet e tyre paq\u00ebsore n\u00eb favor t\u00eb promovimit dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. \u00a0\u00a0K\u00ebto organizata thek\u00ebsojn\u00eb se pothuaj t\u00eb gjith\u00eb mbrojtsit e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe z\u00ebrat kritik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebr ta edhe klerik\u00eb, gazetar\u00eb dhe akademik\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb objekt masash t\u00eb ashp\u00ebra kund\u00ebr tyre nga autoritetet e Arabis\u00eb Saudite.\u00a0 \u00a0Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Komiteti p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, vrasja e gazetarit Khashoggi ndodhi pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit masash t\u00eb ashp\u00ebra nd[rmarr\u00eb kund\u00ebr gazetar\u00ebve saudit\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb raportuar mbi aferat korruptive, mbi t\u00eb drejtat e grave dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera n\u00eb vendine tyre e q\u00eb n\u00eb Arabin\u00eb Saudite konsiderohen si \u00e7\u00ebshtje \u201csensitive\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato akuzojn\u00eb Arabin\u00eb Saudite se disa prej k\u00ebtyre personave mbahen n\u00eb vende t\u00eb panjohura.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prandaj nuk jan\u00eb vet\u00ebm gazetar\u00ebt, mbrojt\u00ebs t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, ata q\u00eb e p\u00ebsojn\u00eb keq n\u00eb Arabin\u00eb Saudite.\u00a0 Organizatat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, kan\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje se shum\u00eb individ\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe disa fem\u00ebra t\u00eb njohura saudite, mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb drejtave t\u00eb grave, si Loujain al-Hathloul, Iman al-Nafjan dhe Aziz al-Yousef, mbahen arbitrarisht n\u00eb burg p\u00ebr disa muaj tani, pa kurrfar\u00eb akuzash ndaj tyre, por mabhen t\u00eb arrestuara vet\u00ebm e vet\u00ebm pse kan\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol>\n<li>Christophe Deloire, Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i organizat\u00ebs Reporter\u00ebt Pa Kufij, tha se t\u00eb gjitha k\u00ebto zhvillime rreth vrasjes s\u00eb gazetarit saudit, Khashoggit, \u201cE b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb nd\u00ebrmerren hetime t\u00eb pavarura dhe asnjan\u00ebse me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb zbulohet e v\u00ebrteta p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur dhe t\u00eb vendoset drejt\u00ebsia p\u00ebr vrasjen e Jamal Khashoggi-n\u201d. Ai e cil\u00ebsoi vrasjen e tij si nj\u00eb prej rasteve m\u00eb shokuese dhe ekstreme t\u00eb viteve t\u00eb fundit dhe si e till\u00eb duhet, patjet\u00ebr, t\u00eb hetohet nga Kombet e Bashkuara.<\/li>\n<\/ol>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Organizatat e lart\u00ebp\u00ebrmendura i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjiths\u00eb\u00ebm t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, Z. Guterres q\u00eb t\u00eb em\u00ebroj\u00eb nj\u00eb hetues t\u00eb lart\u00eb krimesh me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e hetimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si personin p\u00ebr t\u00eb kryesuar grupin hetues t\u00eb OKB-\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast. \u00a0N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve, ata rekomandojn\u00eb botimin e nj\u00eb raporti publik mbi vrasjen e gazetarit saudit Khashoggi dhe q\u00eb grupi hetues t\u00eb propozoj\u00eb masat q\u00eb duhen marr\u00eb kund\u00ebr atyre q\u00eb shkaktuan vdekjen e tij.<\/p>\n<p>\u201cFamilja e Jamal Khashoggi-t dhe mbar\u00eb bota meritojn\u00eb t\u00eb din\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e plot\u00eb se \u00e7far\u00eb i ndodhi atij\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Drejtori i Human Rights Watch, Z. Louis Charbonneau duke shtua se, \u201cShpjegimet e pjes\u00ebshme dhe hetimet e nj\u00eban\u00ebshme nga Arabia Saudite, e cila dyshohet se kishte gisht n\u00eb vrasjen e tij, nuk mjaftojn\u00eb. \u00a0Vet\u00ebm Kombet e Bashkuara kan\u00eb kredibilitetin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb ekspozuar vras\u00ebsit e gazetarit Khashoggi dhe p\u00ebr t\u2019i mbajtur ata p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr aktin \u2026\u201d ka thek\u00ebsuar Z. Charbonneau. \u00a0Nd\u00ebrsa Sherine Tadros, Kryetare e zyr\u00ebs s\u00eb Amnesty International n\u00eb Nju Jork \u00ebsht\u00eb shprehur se, \u201cPa nj\u00eb hetim t\u00eb besuesh\u00ebm nga ana e OKB-\u00ebs, dyshimet do t\u00eb vazhdojn\u00eb mbi Arabin\u00eb Saudite pa marr\u00eb parasysh\u00eb shpjegimet zyrtare q\u00eb mund t\u00eb ofroj\u00eb udh\u00ebheqja e atij vendi n\u00eb lidhje me vrasjen e Jamal Khashoggit.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, organizatat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut i b\u00ebjn\u00eb thirrje Turqis\u00eb, Arabis\u00eb Saudite dhe t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara q\u00eb t\u00eb bashkpunojn\u00eb me hetimet e OKB-\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb siguruar ndihm\u00ebn e nevojshme p\u00ebr zhvillimin e hetimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ashtuq\u00eb q\u00eb t\u00eb zbulohet e v\u00ebrteta mbi vrasjen e Jamal Khashoggi-t.\u00a0 Posa\u00e7\u00ebrisht, organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, i b\u00ebjn\u00eb thirrje Turqis\u00eb, q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb t\u00eb gjitha provat audio-vizive q\u00eb thot\u00eb se posedon n\u00eb lidhje me vrasjen e gazetarit saudit &#8212; e q\u00eb zyrtar\u00ebt turq u kan\u00eb th\u00ebn\u00eb vazhdimisht p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb medies &#8212; se ato provojn\u00eb vrasjen e Jamal Khashoggi-t, brenda konsullat\u00ebs saudite n\u00eb Stamboll. Fund jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, Guterres, nep\u00ebrmjet nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebnsjeje, shprehu \u201cshteq\u00ebsimin e tij t\u00eb thell\u00eb\u201d p\u00ebr vrasjen e gazetarit saudit, por nuk mori p\u00ebrsip\u00ebr ndonj\u00eb angazhim p\u00ebr hetim nga ana e OKB-\u00ebs, megjith\u00ebse sipas z\u00ebdh\u00ebnses, \u201cSekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm theksoi nevoj\u00ebn p\u00ebr hetime t\u00eb menj\u00ebhershme dhe transparente mbi rrethanat e vdekjes se t\u00eb ndjerit Khashoggi dhe p\u00ebr t\u00eb zbuluar p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr vrasjen e gazetarit saudit.\u201d\u00a0 Mbetet p\u00ebr tu pa n\u00eb dit\u00ebt dhe jav\u00ebt e ardh\u00ebshme, n\u00ebse OKB-ja do t\u2019i p\u00ebrgjigjet pozitivisht thirrjes s\u00eb organizatave kryesore nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr nj\u00eb grup hetues i sanksionuar nga Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara.\u00a0 OKB-ja si organizat\u00eb bot\u00ebrore, mbi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, duhet t\u00eb tregoj\u00eb shqet\u00ebsimin e saj t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje. \u00a0\u00a0Sepse \u201cngjarjet e tmershme\u201d &#8212; si\u00e7 u shpreh n\u00eb reagimin e saj n\u00eb lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Kancelarja gjermane Angel Merkel &#8212; \u201cJan\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim se reformat demokratike, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, jan\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim\u201d. \u00a0\u00a0Ky shqet\u00ebsim duhet t\u00eb shprehet nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs dhe n\u00eb lirin\u00eb e shtypit n\u00eb ve\u00e7anti dhe n\u00eb vlerat demokratike, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, nj\u00eb num\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsish bot\u00ebror\u00eb jan\u00eb shprehur se hetimet e njoftuara nga Arabia Saudite rreth vrasjes s\u00eb gazetarit saudit, Jamal Khashoggi n\u00eb konsullat\u00ebn saudite n\u00eb Stamboll, nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme &#8212; disa organizata jo-qeveritare nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr hetime t\u00eb pavarura.\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb thirrja q\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20709,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20731","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20731","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20731"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20731\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20732,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20731\/revisions\/20732"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20709"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20731"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20731"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20731"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}