{"id":20684,"date":"2018-10-18T10:27:47","date_gmt":"2018-10-18T08:27:47","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20684"},"modified":"2018-10-18T11:28:20","modified_gmt":"2018-10-18T09:28:20","slug":"gjergj-kastrioti-skenderbeu-si-udherrefyes-i-shqiptareve-dhe-shembull-i-shkelqyer-i-diaspores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20684","title":{"rendered":"GJERGJ KASTRIOTI &#8211; SKENDERBEU SI UDH\u00cbRR\u00cbFYES\u00a0I SHQIPTAR\u00cbVE DHE SH\u00cbMBULL I SHK\u00cbLQYER I DIASPOR\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-813 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" width=\"524\" height=\"430\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 524px) 100vw, 524px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aktiviteteve t\u00eb Vitit Mbar\u00ebkomb\u00ebtar 2018, kushtuar Gjergj Kastriotit &#8211; Sk\u00ebnderbeut me rastin e 550-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, n\u00eb Prishtin\u00eb po mbahet nj\u00eb konferenc\u00eb me pjes\u00ebmarrje nga studiues shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Konferenca \u00ebsht\u00eb organizuar nga Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Institutin e Historis\u00eb \u201cAli Hadri\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, Institutin e Historis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe\u00a0Institutin e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore dhe Shpirt\u00ebrore t\u00eb Shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb Shkup. Disa medie t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb njoftuar se ndon\u00ebse Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Hashim Tha\u00e7i dhe Kryeministri, Z. Ramush Haradinaj, kishin premtuar se do t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb kushtuar Gjergj Kastriotit-Skenderbe, asnj\u00ebri prej tyre si\u00e7 duket nuk ishte i pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim, megjithse ishin pjes\u00eb e programit t\u00eb konferenc\u00ebs, t\u00eb njoftuar m\u00eb heret.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrfaqsuesi m\u00eb i lart\u00eb i shtetit dhe i qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb akademike, ishte Ministri i Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb, Shyqiri Bytyqi.\u00a0 N\u00eb fjal\u00ebn e tij drejtuar t\u00eb pranish\u00ebmve n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, Ministri Bytyqi, tha se\u00a0Gjergj Kastrioti &#8211; Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga figurat m\u00eb t\u00eb respektuara n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij drejtuar t\u00eb pranish\u00ebmve n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, Ministri Bytyqi, tha se\u00a0Gjergj Kastrioti &#8211; Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga figurat m\u00eb t\u00eb respektuara n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare.\u00a0 \u201cSi figur\u00eb unifikuese\u201d shtoi ai Gjergj Kastrioti -Skenderbeu, \u201c\u00c7do her\u00eb ka qen\u00eb dhe mbetet adresa kryesore e identifikimit t\u00eb popullit shqiptar.\u00a0 Sk\u00ebnderbeu, si nj\u00ebri nga strateg\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb artit luftarak, p\u00ebr 25 vite rresht, arriti q\u00eb t\u00eb v\u00eb themelet e shtetit mesjetar shqiptar.\u00a0 Edhe p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb ai u ndesh me ushtrin\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb koh\u00ebs &#8212; pra me at\u00eb osmane &#8212; ai ishte i pathyesh\u00ebm dhe penges\u00eb kryesore p\u00ebr dep\u00ebrtimin e ushtrive osmane n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore\u201d, Ministri i Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Shyqiri Bytyqi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij drejtuar t\u00eb pranish\u00ebmve n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, Ministri Bytyqi tha se\u00a0Gjergj Kastrioti &#8211; Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej figurave m\u00eb t\u00eb respektuara n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare. \u201cSi figur\u00eb unifikuese\u201d shtoi ai Gjergj Kastrioti -Skenderbeu, \u201c\u00c7do her\u00eb ka qen\u00eb dhe mbetet adresa kryesore e identifikimit t\u00eb popullit shqiptar. \u00a0Sk\u00ebnderbeu, si nj\u00ebri nga strateg\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb artit luftarak, p\u00ebr 25 vite rresht, arriti q\u00eb t\u00eb v\u00eb themelet e shtetit mesjetar shqiptar. \u00a0Edhe p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb ai u ndesh me ushtrin\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb koh\u00ebs &#8212; pra me at\u00eb osmane &#8212; ai ishte i pathyesh\u00ebm dhe penges\u00eb kryesore p\u00ebr dep\u00ebrtimin e ushtrive osmane n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore\u201d, Ministri i Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Shyqiri Bytyqi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ministri Bytyqi theksoi se Sk\u00ebnderbeu, p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra sh\u00ebrbeu si figur\u00eb pik\u00ebnis\u00ebse e shum\u00eb proceseve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb popullit ton\u00eb dhe si i till\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, ai ishte shembulli me i mir\u00eb p\u00ebr vet\u00ebdijesimin e nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare. \u201cAi, ishte udh\u00ebrr\u00ebfyesi i jon\u00eb n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit ton\u00eb, q\u00eb nga vlimet e m\u00ebdha politike n\u00eb fillim vitet e \u201990-ta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, m\u00eb pas gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb lavdishme t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, e deri n\u00eb dit\u00ebt tona\u201d, tha n\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Ministri Bytyqi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej t\u00eb fol\u00ebsve n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim akademik n\u00eb Prishitn\u00eb ishte edhe P\u00ebrfaq\u00ebsues i Kish\u00ebs Katolike t\u00eb Kosov\u00ebs, Dioqez\u00ebs s\u00eb re Prizren-Prishtin\u00eb, Don Lush Gjergji i cili iu drejtua pjes\u00ebmarr\u00ebsve me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cHistoria flet dhe th\u00ebrret n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb madh, 550 vjetorin e vdekjes s\u00eb t\u00eb pavdekshmit Gjergj Kastrioti \u2013 Sk\u00ebnderbeut, i cili si dikur i mblodhi dhe i afroi Arb\u00ebt, ashtu edhe sot na afron dhe na bashkon ne Shqiptar\u00ebt me shum\u00eb porosi, qortime, v\u00ebrejtje, synime dhe frym\u00ebzime p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen ton\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Don Lush Gjergji b\u00ebri pyetjen se \u00e7far\u00eb na m\u00ebson sot figura, jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit &#8211; Skenderbe, p\u00ebr koh\u00ebn dhe hap\u00ebsirat tona nd\u00ebrsa theksoi strategjin\u00eb largpam\u00ebse dhe vendimtare t\u00eb Gjergj Kastriotit \u2013 Sk\u00ebnderbeut, duke n\u00ebnvijuar se, \u201cTakimi, afrimi, bashkimi, bashk\u00ebpunimi dhe bashk\u00ebjetesa e b\u00ebjn\u00eb Gjergj Kastriotin \u2013 Sk\u00ebnderbeun figur\u00eb historike dhe aktuale unike p\u00ebr ne dhe p\u00ebr bot\u00ebn. \u00a0\u00a0Njeri q\u00eb diti, deshi dhe mundi t\u00eb krijonte k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim shkallor, si art t\u00eb suksesit, v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb, af\u00ebrsis\u00eb, vler\u00ebsimit pozitiv, t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb suksesit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Don Lush Gjergji tha se nga Heroi Komb\u00ebtar i tyre, shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit mbar\u00ebkomb\u00ebtar kushtuar Gjergj Kastriotit-Skenderbe, mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb edhe sot, sidomos p\u00ebr bashkim, p\u00ebr bashkpunim dhe p\u00ebr bashkjetes\u00eb me nj\u00ebri tjetrin.\u00a0 P\u00ebr nj\u00eb bashkim, theksoi ai, \u201cSi shprehje fuqie t\u00eb bashkimit n\u00eb dallime, \u00a0p\u00ebr \u00e7do ngadh\u00ebnjim dhe sukses, q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, p\u00ebr idet\u00eb dhe idealet e p\u00ebrbashk\u00ebta, i bazuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike ilire dhe arb\u00ebrore p\u00ebr p\u00ebrballimin v\u00ebllaz\u00ebror t\u00eb baticave dhe zbaticave historike dhe aktuale\u201d dhe n\u00eb bashkpunim n\u00ebnvijoi ai, \u201cSi domosdoshm\u00ebri p\u00ebr \u00e7do koh\u00eb dhe vend, shprehje e fuqis\u00eb dhe jet\u00ebs, veprimtaris\u00eb dhe synimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, ku ne shpesh \u00e7alojm\u00eb dhe mungojm\u00eb, si nj\u00eb lloj dob\u00ebsie pothuaj karakteristike e \u201cthembr\u00ebs s\u00eb Akilit\u201d p\u00ebr Popullin ton\u00eb\u201d.\u00a0 Nga Prijsi i Madh, sipas Don Lush Gjergjit, duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb edhe bashkjetes\u00ebn, \u201cSi shprehje atdhedashurie dhe flijimi, k\u00ebrkimi t\u00eb vazhduesh\u00ebm i t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pa t\u00eb cil\u00ebn s\u2019ka as t\u00eb mira personale, individuale, familjare, grupore, q\u00eb leht\u00ebson fuqin\u00eb shpirt\u00ebrore, morale, jet\u00ebsore, q\u00eb edhe ne, si Gjergji yn\u00eb dikur, t\u2019i kthehemi vetvetes dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb tem\u00eb si\u00e7 duket trajton edhe libri m\u00eb i ri i autorit Z. Jakup Krasniqi, <strong><em><u>\u201cSk\u00ebnderbeu dhe Porosit\u00eb p\u00ebr Shekullin XXI<\/u><\/em><\/strong><em><u>\u201d,<\/u><\/em> q\u00eb u p\u00ebrurua t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare n\u00eb Prishtin\u00eb.\u00a0\u00a0 Duke folur p\u00ebr Gjergj Kastriotin \u2013 Skenderbe,\u00a0 t\u00eb cilin ai e cil\u00ebsoi si nd\u00ebr figurat historike m\u00eb t\u00eb larta jo vet\u00ebm evropiane por edhe bot\u00ebrore, historiani Jakup Krasniqi ka ve\u00e7uar faktin duke thek\u00ebsuar se ne e kemi njohur Heroin Komb\u00ebtar Sk\u00ebnderbeun si komandant dhe ushtar i fuqish\u00ebm, por duhet ta shohim edhe n\u00eb k\u00ebndin e mendimtarit t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb nj\u00eb qeveritari q\u00eb di \u00e7ka don dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebn e tij, duke i sh\u00ebrbyer edhe koh\u00ebve t\u00eb tjera. \u00a0Gjat\u00eb promovimit t\u00eb librit, Z. Krasniqi ka porositur\u00a0qeveritaret shqiptar\u00eb\u00a0t\u2019a shfryt\u00ebzojn\u00eb pasurin\u00eb e begat\u00eb q\u00eb vjen nga Sk\u00ebnderbeu n\u00eb t\u00eb tashmen dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb, njoftojn\u00eb disa burime mediatike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ministri Shyqiri Bytyqi e cil\u00ebsoi Skenderbeun si udh\u00ebrr\u00ebfyesin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb e deri n\u00eb luft\u00ebn e fundit p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit, nd\u00ebrsa Don Lush Gjergji u tha pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb konferenc\u00eb se Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, \u201cNuk e kishte humbur kujtes\u00ebn historike personale, familjare, fetare dhe komb\u00ebtare.\u00a0 Edhe pse babai i tij Gjon Kastrioti qe i detyruar t\u2019ua dor\u00ebzonte Gjergjin n\u00eb mosh\u00ebn e brisht\u00eb 9 vje\u00e7are, diku n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1415\u201d, Gjergj Kstrioti-Skenderbeu, sipas Don Lush Gjergjit,<strong> \u00a0<\/strong>\u201c\u00cbsht\u00eb shemb\u00ebll i shk\u00eblqyer i p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb \u201cdiaspor\u00ebs\u201d, i cili nuk mendonte me \u201cbark\u201d, por me krye, vler\u00ebsonte me mendje dhe me zem\u00ebr dhe th\u00ebn\u00eb me gjuh\u00ebn e Sh\u00ebn N\u00ebn\u00ebs Tereze, e \u201cJep pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vetvetes\u201d, por p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, si model flijimi dhe dhurimi, altruizmi dhe atdhedashurie shembullore\u201d.\u00a0 Sk\u00ebnderbeu shtoi ai &#8212; \u201cShtyll\u00eb jete dhe veprimi pati BES\u00cbN dhe me Bes\u00eblidhjen Shqiptare m\u00eb 2 mars 1444, vuri themelet e reja dhe t\u00eb vjetra tona komb-formuese dhe shtet-formuese, duke nderuar traditat e p\u00ebrbashk\u00ebta, simbolet &#8212; mbi t\u00eb gjitha synimet, idet\u00eb dhe idealet tona &#8212; n\u00ebn flamurin e p\u00ebrbashk\u00ebt drejt historis\u00eb dhe ardhm\u00ebris\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi Don Lush Gjergji, fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse me rastin e hapjes s\u00eb konferenc\u00ebs shkencore \u201cGjergj Kastrioti \u2013 Sk\u00ebnderbeu n\u00eb 550-vjetorin e vdekjes\u201d, mbajtur n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 16 Tetor, 2018.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aktiviteteve t\u00eb Vitit Mbar\u00ebkomb\u00ebtar 2018, kushtuar Gjergj Kastriotit &#8211; Sk\u00ebnderbeut me rastin e 550-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, n\u00eb Prishtin\u00eb po mbahet nj\u00eb konferenc\u00eb me pjes\u00ebmarrje nga studiues shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj. &nbsp; Konferenca \u00ebsht\u00eb organizuar nga Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Institutin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20684","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20684","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20684"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20684\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20685,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20684\/revisions\/20685"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20684"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20684"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20684"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}