{"id":20630,"date":"2018-10-12T19:24:26","date_gmt":"2018-10-12T17:24:26","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20630"},"modified":"2018-10-12T19:24:26","modified_gmt":"2018-10-12T17:24:26","slug":"krize-e-identitetit-dhe-e-moralit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20630","title":{"rendered":"KRIZ\u00cb E IDENTITETIT DHE E MORALIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-14722  aligncenter\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" width=\"370\" height=\"534\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 370px) 100vw, 370px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Nik\u00eb Gashaj<\/strong><\/p>\n<p>Shoq\u00ebria bashk\u00ebkohore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebri multikulturore. Multikultura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb baz\u00eb shpirt\u00ebrore mbi zhvillimin e specifikave\u00a0 dhe t\u00eb cil\u00ebsive ve\u00e7uese, respektivisht paraqet nj\u00eb metagjuh\u00eb, e cila i pacifikon diskurset divergjente. Ajo nuk ua imponon gjuh\u00ebn e vet t\u00eb tjer\u00ebve, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krijuese i njeh dhe i pranon gjuh\u00ebt e tjera, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se multikulturalizmi nuk mund t\u00eb paramendohet pa lirimin nga ideja dhe praktika e nj\u00eb diskursi t\u00eb vet\u00ebm dominues nacional.<\/p>\n<p>Multikultura n\u00eb realsocializ\u00ebm ka qen\u00eb nocion i dyshimt\u00eb. Sikurse shumica etnike ashtu edhe pakicat komb\u00ebtare e kan\u00eb konsideruar at\u00eb si cungim t\u00eb identitetit komb\u00ebtar. Mir\u00ebpo, multikultura \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. K\u00ebtu ka t\u00eb b\u00ebhet me nj\u00eb shok-terapi postmoderne europiane midis krizave t\u00eb ideologjive t\u00eb ndryshme universale (nacionalizmi, komunizmi etj.).<\/p>\n<p>Sipas sociologut t\u00eb njohur francez, Edgar Morin, njeriu europian definohet si poliidentitet, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se njeriu \u00ebsht\u00eb q\u00ebnie familjare, rajonale, nacionale, transnacionale, konfesionale, doktrinare dhe lokale. Autori n\u00eb fjal\u00eb k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrcakton si unitas multiplex. Ne k\u00ebt\u00eb do ta quanim qeliz\u00eb themelore t\u00eb pluralizmit, pa t\u00eb cil\u00ebn pluralizmi n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb multikulturore nuk mund t\u00eb zhvillohet n\u00eb ter\u00ebsi. Ideja e multikultur\u00ebs ka marr\u00eb nj\u00eb hov m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb koh\u00ebn e riorganizimit dhe t\u00eb p\u00ebrpjekjeve integruese t\u00eb Europ\u00ebs dhe t\u00eb eurorajonalizimit.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e rajoneve europiane dhe e multikulturalizmit, aktualizojn\u00eb pyetjen: \u00e7far\u00eb shteti duam? Nga kjo, nj\u00ebherit, varet edhe raporti dhe marr\u00ebdh\u00ebniet tona ndaj shoq\u00ebris\u00eb civile, por edhe nga ajo se mbi \u00e7far\u00eb baze pakicat komb\u00ebtare n\u00eb t\u00eb ardhmen mund t\u00eb shpresojn\u00eb dhe t\u00eb presin. Politika \u00a0ballkanike m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi ngurron\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, nd\u00ebrsa inteligjenca e ka dor\u00ebzuar autonomin\u00eb e vet. E t\u00ebr\u00eb ajo ndikon n\u00eb profilin e politik\u00ebs mbi pakicat. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb inteligjenca vazhdimisht p\u00ebrs\u00ebrit se \u00ebsht\u00eb ithtare e shoq\u00ebris\u00eb civile, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr\u00a0 d\u00ebshiron dhe k\u00ebrkon nj\u00eb shtet t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb centralizuar dhe nacional.<\/p>\n<p>Shtet\u00ebzimi i ides\u00eb nacionale n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira i p\u00ebrshkon t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, mendimtari Vclav Belohransky shprehet se shteti postmodern nuk \u00ebsht\u00eb manifestim i nj\u00eb kulture t\u00eb vetme shtetkrijuese, por \u00ebsht\u00eb shprehje e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis kulturave. Nj\u00eb intelektual tjet\u00ebr opozicionar, Gjergj Konrad, duke folur mbi kontekstin e shoq\u00ebris\u00eb civile konstaton se \u201cshoq\u00ebria civile k\u00ebrkon shum\u00ebllojshm\u00ebri t\u00eb gjuh\u00ebve, pluraliz\u00ebm t\u00eb dimensioneve\u201d. E t\u00ebr\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr territoret multietnike dhe multikulturore, meq\u00ebn\u00ebse zgjeron hap\u00ebsirat e liris\u00eb, paraqet p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb shumta ekonomike dhe kulturore, nj\u00ebkoh\u00ebsisht i pasuron format civile t\u00eb identitetit dhe n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendosen kornizat e multikulturalizmit.<\/p>\n<p>Ideja e multikulturalizmit n\u00eb Europ\u00ebn e Mesme dhe Lindore \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e l\u00ebvizjeve civile, si kund\u00ebrpesh\u00eb e pushtetit t\u00eb plotfuqish\u00ebm shtet\u00ebror, element i pashmangsh\u00ebm i liberalizimit opozitar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb e kund\u00ebrshton\u00a0 tradit\u00ebn e realsocializmit centralist dhe nacionalist.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga segmentet e multikulturalizmit \u00ebsht\u00eb shum\u00ebgjuh\u00ebsia n\u00eb mjediset shum\u00ebnacionale. Shum\u00ebgjuh\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb interes i pakicave komb\u00ebtare, por ajo do t\u00eb b\u00ebhet edhe interes i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebrcaktim i nj\u00eb rruge t\u00eb lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, n\u00eb qoft\u00ebse liria nuk do t\u00eb jet\u00eb e kufizuar me asnj\u00eb ideologji, madje as me shtet nacional.<\/p>\n<p>P\u00ebr ilustrim, se si interesat multikulturore do t\u00eb duhej t\u00eb manifestoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore, le t\u00eb marrim si shembull nd\u00ebrmarrjet publike ose nd\u00ebrmarrjet n\u00ebn ingerencat e drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb shtetit, sikurse jan\u00eb: hekurudha, bankat, posta, institucionet shtet\u00ebrore, si dhe t\u00eb gjitha ato organizata, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve, duke u nisur nga institucionet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, lotaris\u00eb deri tek sh\u00ebrbimet komunale dhe t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq. Shteti i drejt\u00eb dhe ligjor do t\u00eb kujdesej q\u00eb n\u00eb k\u00ebto organizata t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proporcionale gjuh\u00ebt e pakicave, shpesh her\u00eb edhe me aplikimin e institutit t\u00eb trajtimit preferencial. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht midis t\u00eb pun\u00ebsuarve &#8211; n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet &#8211; do t\u00eb duhej t\u00eb zbatohej parimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit proporcional. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb realizoheshin interesat e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, pa marr\u00eb parasysh p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e tyre nacionale dhe konfesionale.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Modernizimi i deformuar- shteti nacional jotolerant<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00eb t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn postkomuniste, diktatura komuniste \u00ebsht\u00eb e z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar me nacionaliz\u00ebm, i cili e ka krijuar dhe nj\u00eb gjendje politike t\u00eb tensionuar. \u00cbsht\u00eb e pamohueshme, se hap\u00ebsirat postkomuniste akoma paraqesin pik\u00ebn nevralgjike. Nd\u00ebrkaq, sot nj\u00eb rrezik i madh p\u00ebr demokraci dhe p\u00ebr realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave, e paraqesin politikan\u00ebt servil\u00eb, t\u00eb p\u00ebrulur dhe t\u00eb p\u00ebrvujt\u00eb, manipuluesit dhe demagog\u00ebt, pseudointelektual\u00ebt dhe student\u00ebt e p\u00ebrjetsh\u00ebm&#8230; Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me kriz\u00ebn e identitetit dhe t\u00eb moralit, me nj\u00eb vet\u00ebdije t\u00eb ul\u00ebt qytetare, politike dhe kulturore, si dhe me nj\u00eb nacionaliz\u00ebm perfid.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr mbrojtjen e pakicave komb\u00ebtare, shumica etnike \u00ebsht\u00eb ajo e cila duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb morale dhe politike, p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr send\u00ebrtimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre n\u00eb ter\u00ebsi, n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet dhe dimensionet. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk duhet k\u00ebrkuar vet\u00ebm n\u00eb rrafshin partiak, n\u00eb organizimin politik, as vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb elitave politike- n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast fjala \u00ebsht\u00eb mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e kombit shumic\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas shpjegimit manipulues, n\u00eb qoft\u00eb se pakicat komb\u00ebtare drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nuk jan\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtruara dhun\u00ebs, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave. Pik\u00ebpamja e till\u00eb cinike me fjal\u00eb t\u00eb tjera do t\u00eb thot\u00eb se shteti juridik e ka kryer pun\u00ebn e vet, n\u00eb qoft\u00ebse nuk i rrahin njer\u00ebzit rrug\u00ebve. Sipas k\u00ebsaj logjike, pjes\u00ebtar\u00ebt e kombit shumic\u00eb jan\u00eb indiferent\u00eb ndaj shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave. Ata n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb solidarizohen me praktik\u00ebn joligjore, me c\u00ebnimin e t\u00eb drejtave, respektivisht raporti i tyre ndaj pakicave merr nj\u00eb karakter antidemokratik.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet t\u00eb themi se n\u00eb vend t\u00eb pluralizmit t\u00eb identitetit brenda nj\u00eb shteti, p\u00ebrpar\u00ebsi i jepet hierarkis\u00eb s\u00eb identiteteve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast multikulturalizmi b\u00ebhet i pamundsh\u00ebm. K\u00ebshtu, nj\u00ebra nga amplitudat e hierarkis\u00eb s\u00eb till\u00eb politike n\u00eb esenc\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe mohimi i shoq\u00ebris\u00eb civile, meq\u00ebn\u00ebse posa n\u00eb sken\u00eb politike paraqitet hierarkia e identitetit, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe shoq\u00ebria civile do t\u00eb b\u00ebhet sh\u00ebrb\u00ebtore e shtetit nacional.<\/p>\n<p>Ish-Jugosllavia si shembull ka ndri\u00e7uar \u00a0q\u00ebndres\u00ebn e nacionalizmit popullist, \u00a0me \u00e7ka ka treguar se manifestimi i tij konstant rrjedh nga kriza e identitetit, andaj duke iu falend\u00ebruar asaj \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb konsensus i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i masave dhe elitave politike, elitave kulturore dhe ekonomike.<\/p>\n<p>Ish komunist\u00ebt dhe antikomunist\u00ebt histerik\u00eb, forcat t\u00eb cilat veten e quajn\u00eb demokrat\u00eb, elitat e qytetaris\u00eb s\u00eb re dhe masat e joshura dhe t\u00eb narkotizuara me tirada popullistike, i ka bashkuar nj\u00eb koncept- n\u00eb vend t\u00eb pluralizmit t\u00eb identitetit, t\u00eb gjith\u00eb ata e kan\u00eb p\u00ebrfytyruar nj\u00eb shoq\u00ebri me ndonj\u00eb hierarki t\u00eb re t\u00eb identitetit. E t\u00ebr\u00eb ajo ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb modernizimit. Modernizimi n\u00eb ish Jugosllavi \u00ebsht\u00eb formuar nga lart, nga piramida politike dhe ka qen\u00eb rezultat i nj\u00eb sistemi autoritar. Me r\u00ebnien e komunizmit, prandaj, edhe modernizimi ka qen\u00eb i gjykuar p\u00ebr shkat\u00ebrrim, meq\u00ebn\u00ebse ai ishte modernizim i deformuar. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb sip\u00ebrfaqe kan\u00eb shp\u00ebrthyer nostalgjit\u00eb premoderne. Meq\u00ebn\u00ebse bashk\u00ebsit\u00eb tradicionale jan\u00eb shformuar, \u00ebsht\u00eb paraqitur nevoja p\u00ebr nj\u00eb hierarki t\u00eb re artificiale, e cila e ka suprimuar apo anuluar pluralizmin e identitetit. Krijimin e \u00e7do identiteti tjet\u00ebr autonom e ka trajtuar si rrezik-m\u00eb s\u00eb shpeshti rrezik nga separatizmi.<\/p>\n<p>P\u00ebr rregullimin e gjendjes n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb bashk\u00ebkohore multikulturore, po cekim nj\u00eb mendimtar t\u00eb njohur politik, Xhozef Raz, i cili shkruan: &#8220;&#8230;multikulturalizmi k\u00ebrkon nj\u00eb shoq\u00ebri politike, e cila njeh dhe e pranon statusin e barabart\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha bashk\u00ebsive kulturore stabile dhe vitale, t\u00eb cilat ekzistojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri. N\u00eb qoft\u00ebse shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb multikulturore, ajo p\u00ebrb\u00ebhet nga kultura t\u00eb ndryshme, andaj, asnj\u00eb bashk\u00ebsi kulturore nuk guxon t\u00eb konsideroj\u00eb se shteti \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i saj, kurse bashk\u00ebsit\u00eb e tjera statusin e vet e g\u00ebzojn\u00eb fal\u00eb vullnetit t\u00eb saj t\u00eb mir\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Nuk duhet ushqyer kurrfar\u00eb iluzioni se shteti nacional dhe s\u00eb bashku me t\u00eb, nacionalizmi n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira, mund t\u00eb mposhten brenda nate. Ajo do t\u00eb jet\u00eb rezultat i nj\u00eb procesi afatgjat\u00eb, e q\u00eb do t\u00eb varet nga faktor\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm politik\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti nacional \u00ebsht\u00eb pushtet i till\u00eb, t\u00eb cilin teoria mbi shoq\u00ebrin\u00eb e demokracis\u00eb liberale e v\u00eb n\u00eb thumb t\u00eb kritik\u00ebs. Mir\u00ebpo, megjithat\u00eb, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb mendimtari politik Sajo Andras, konkludon se \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm q\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e pakicave komb\u00ebtare t\u00eb hartohet dhe t\u00eb miratohet nj\u00eb aranzhman taktik me shtetin nacional. Kuptohet se kjo nuk \u00ebsht\u00eb ideal i shtetit liberal, neutral, por \u00ebsht\u00eb deri diku karakteristik\u00eb e nacionalizmit demokratik, i cili n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr interesin e vet, p\u00ebrpiqet ta stabilizoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe shtetin.<\/p>\n<p>Jam i mendimit se liberalizmi kontraktual, ose teoria kontraktuese (e bazuar dhe e mb\u00ebshtetur n\u00eb marr\u00ebveshje dhe kontrat\u00eb nd\u00ebrmjet shumic\u00ebs etnike dhe pakicave komb\u00ebtare), ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pakicave komb\u00ebtare. Parimisht, kontraktualizmi \u00ebsht\u00eb koncept politik i pajtuesh\u00ebm me t\u00eb drejtat kolektive t\u00eb pakicave komb\u00ebtare dhe me shtetin nacional, meq\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs dhe ithtar i principit t\u00eb shtetit neutral. Sipas definicionit, t\u00eb cilin e p\u00ebrdor teoria kontraktuale, neutraliteti i shtetit do t\u00eb thot\u00eb se ai guxon t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm. Shteti n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri multikulturore nuk mund t&#8217;i takoj\u00eb nj\u00eb kulture t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ose vet\u00ebm nj\u00eb kombi. Neutraliteti n\u00eb teorin\u00eb kontraktuale do t\u00eb thot\u00eb se shteti duhet t\u00eb funksionoj\u00eb dhe t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb krijimin e kushteve t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr zhvillimin dhe p\u00ebrparimin e t\u00eb gjitha kulturave, e jo vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb kulture t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Teoria kontraktuale, p\u00ebrpos parimit t\u00eb neutralitetit t\u00eb shtetit, ofron edhe parimin e dallimeve. Sipas parimit t\u00eb dallimeve, pabarazit\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri jan\u00eb t\u00eb lejueshme vet\u00ebm n\u00ebqoft\u00ebse ato shkojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb atyre q\u00eb gjenden n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb angazhim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e konceptit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrmarjen e masave t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin dhe avancimin e statusit t\u00eb pakicave komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb kuptim, pik\u00ebpamje dhe drejtim kontraktualizmi liberal \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me konceptin e shtetit konacional, t\u00eb cilin n\u00eb teori politike t\u00eb par\u00ebt e kan\u00eb futur n\u00eb p\u00ebrdorim teoricien\u00ebt: Janosh Kish dhe Alpar Loshonc. N\u00eb qoft\u00ebse merret se baza e shtetit konacional \u00ebsht\u00eb &#8220;parimi normativ i marr\u00ebdh\u00ebnieve johierarkike nd\u00ebrmjet kulturave t\u00eb ndryshme n\u00eb nj\u00eb bshk\u00ebsi shtet\u00ebrore&#8221;, ku njihen t\u00eb drejtat e &#8220;autonomis\u00eb publike t\u00eb t\u00eb gjitha kulturave&#8221; dhe ku &#8220;kurrkush nuk posedon monopol t\u00eb integrimeve&#8221; (Loshonc), at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb se kontraktualizmi liberal \u00ebsht\u00eb teoria m\u00eb e p\u00ebrshtatshme, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb arrihet deri te koncepti i shtetit konacional dhe t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie civile t\u00eb zhvilluar dhe moderne.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Konsensusi n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb multietnike<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ideologjit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike t\u00eb shekullit XX, liberalizimi dhe marksizmi, nj\u00ebsoj e kan\u00eb n\u00ebn\u00e7muar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e identiteteve komb\u00ebtare. Andaj ithtar\u00ebt e ideologjive n\u00eb fjal\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb privuar prej nj\u00eb kuptimi m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave komb\u00ebtare dhe t\u00eb karakterit t\u00eb konflikteve etnike. P\u00ebr marksizmin, r\u00ebnd\u00ebsi fundamentale ka pasur p\u00ebrkat\u00ebsia e klas\u00ebs puntore, nd\u00ebrsa identifikimi komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb caktuar dhe treguar qoft\u00eb si efekt sekundar i luft\u00ebs klasore, qoft\u00eb si form\u00eb e &#8221; vet\u00ebdijes s\u00eb gabuar&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr liberalizimin, po ashtu mund t\u00eb thuhet se ka pasur nj\u00eb raport t\u00eb dyshimt\u00eb ndaj identiteteve nacionale dhe etnike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim ekzistojn\u00eb dy shkaqe; i pari, p\u00ebr teorin\u00eb politike liberale nacionalizimi ka paraqitur, para se gjithash, nj\u00eb form\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb emocionale, por jo dhe nj\u00eb identifikim racional, nd\u00ebrsa shkaku i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb kuptimi individualist i liberalizimit. Identifikimi nacional \u00ebsht\u00eb n\u00eb esenc\u00eb kolektiv dhe organik: por jo edhe individual.N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim edhe p\u00ebr liberalizimin mund t\u00eb thuhet se format e identifikimit nacional dhe etnik kan\u00eb qen\u00eb forma t\u00eb &#8220;gabuara&#8221; t\u00eb identifikimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Eksplodimi i jotoleranc\u00ebs nacionale \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga pasojat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb regjimit t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Europ\u00ebs Lindore dhe Q\u00ebndrore. Shoq\u00ebrit\u00eb postkomuniste, ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb jan\u00eb krijuar n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e ish Jugosllavis\u00eb, mb\u00ebshteten n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb &#8220;tiranis\u00eb s\u00eb shumic\u00ebs etnike&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shembulli i Jugosllavis\u00eb dhe i vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore dhe Q\u00ebndrore tregon se t\u00eb gjitha k\u00ebto bashk\u00ebsi ballafaqohen me problemet e pakicave komb\u00ebtare, si faktor\u00eb t\u00eb nj\u00eb krize permanente t\u00eb legjitimitetit. \u00c7\u00ebshtja e pakicave mbetet pika m\u00eb e l\u00ebnduar e k\u00ebtyre regjimeve dhe forca potenciale m\u00eb eksploduese n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sovraniteti i tep\u00ebrt i bashk\u00ebsive shtet\u00ebrore, parimisht, kufizon demokracin\u00eb dhe realizimin konsekuent t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave nacionale. Andaj, shoq\u00ebrit\u00eb postmkomuniste ballafaqohen me k\u00ebrkesat e pakicave n\u00eb rrafshin konstitucional (kushtetutar). Mir\u00ebpo, n\u00eb disa prej k\u00ebtyre shoq\u00ebrive ekziston nj\u00eb shkall\u00eb e ul\u00ebt e aft\u00ebsive konstitucionale dhe demokratike p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pakicave komb\u00ebtare. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera ato vuajn\u00eb nga mungesa e kapacitetit demokratik.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb bot\u00ebn e zhvilluar dhe moderne per\u00ebndimore i kushtohet nj\u00eb kujdes i madh parimeve t\u00eb qytetaris\u00eb. Koncepti i qytetaris\u00eb presupozon mund\u00ebsit\u00eb e barabarta t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb qeverisje me pun\u00eb shoq\u00ebrore. N\u00eb shtetin modern dhe juridik, t\u00eb mb\u00ebshtetur mbi konceptin e qytetaris\u00eb\/n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb, nuk duhet t\u00eb ket\u00eb vend p\u00ebr diskriminime juridike dhe politike t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bashk\u00ebsi e till\u00eb shtet\u00ebrore themelohet mbi normat libero-universale dhe mbi kontrat\u00ebn e njerezve dhe t\u00eb popullit. K\u00ebshtu, shteti juridik duhet t\u00eb zbatoj\u00eb rregullat e p\u00ebrgjithshme, t\u00eb paanshme dhe neutrale, t\u00eb cilat e garantojn\u00eb autonomin\u00eb e individit. K\u00ebtu duhet t\u00eb themi se karakteri, gjer\u00ebsia dhe madh\u00ebsia e t\u00eb drejtave individuale dhe kolektive n\u00eb esenc\u00eb varen nga karakteri i regjimit shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nik\u00eb Gashaj Shoq\u00ebria bashk\u00ebkohore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebri multikulturore. Multikultura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb baz\u00eb shpirt\u00ebrore mbi zhvillimin e specifikave\u00a0 dhe t\u00eb cil\u00ebsive ve\u00e7uese, respektivisht paraqet nj\u00eb metagjuh\u00eb, e cila i pacifikon diskurset divergjente. Ajo nuk ua imponon gjuh\u00ebn e vet t\u00eb tjer\u00ebve, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krijuese i njeh dhe i pranon gjuh\u00ebt e tjera, \u00e7ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20630","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20630","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20630"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20630\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20631,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20630\/revisions\/20631"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}