{"id":20571,"date":"2018-10-06T15:22:34","date_gmt":"2018-10-06T13:22:34","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20571"},"modified":"2018-10-06T15:22:34","modified_gmt":"2018-10-06T13:22:34","slug":"ne-jemi-nato","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20571","title":{"rendered":"NE, JEMI NATO!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/NATO-logo.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-9240 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/NATO-logo.jpg\" alt=\"\" width=\"277\" height=\"414\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/NATO-logo.jpg 225w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/NATO-logo-201x300.jpg 201w\" sizes=\"auto, (max-width: 277px) 100vw, 277px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Si rradh\u00eb her\u00eb, java e par\u00eb e Tetorit ishte nj\u00eb jav\u00eb e ngjeshur me aktivitete t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut Verior, NATO, si n\u00eb kryeq\u00ebndr\u00ebn e saj ashtu edhe n\u00eb rajon. N\u00eb Bruksel, zhvilluan k\u00ebt\u00eb jav\u00eb bisedime dy-dit\u00ebshe, ministrat e mbrojtjes t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb Aleanc\u00ebs Per\u00ebndimore, duke u fokusuar \u2013 sipas nj\u00eb njoftimi t\u00eb NATO-s p\u00ebr medien &#8212; n\u00eb adaptimin dhe fuqizimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb masave ndaj veprimeve provokuese, n\u00eb rritje e sip\u00ebr, nga ana e Rusis\u00eb, si dhe ndaj gj\u00ebndjes jo-stabile n\u00eb krahun jugor t\u00eb Aleanc\u00ebs. Nd\u00ebrkaq, gjat\u00eb k\u00ebtyre aktiviteteve t\u00eb NATO-s, duhet ven\u00eb n\u00eb dukje edhe vizita, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, n\u00eb Mosk\u00eb e Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq dhe takimi i tij me Presidentin rus, Vladimir Putin, ku p\u00ebrve\u00e7 Kosov\u00ebs, u bisedua edhe p\u00ebr zgj\u00ebrimin e NATO-s n\u00eb rajonin e Ballkanit. Presidenti i Serbis\u00eb, citohet nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs t\u2019i ket\u00eb premtuar Putinit se, &#8220;Serbia, si shtet i pavarur dhe i lir\u00eb do t\u00eb ruaj\u00eb neutralitetin ushtarak dhe mendoj se sot Serbia \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb i p\u00ebrmbahet k\u00ebsaj politike&#8221;, i ka th\u00ebn\u00eb ai presidentit rus, i cili dihet se nuk i sheh me sy t\u00eb mir\u00eb proceset integruese t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit, posa\u00e7\u00ebrisht zgj\u00ebrimin e NATO-s, nd\u00ebrhyrja e s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb vitin 1999, u dha fund mizorive t\u00eb forcave serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb deklarat\u00ebn e Presidentit serb n\u00eb Mosk\u00eb, NATO ka njoftuar se, k\u00ebt\u00eb fund jave, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Aleanc\u00ebs Per\u00ebndimore, Jens Stoltenberg do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb treditore n\u00eb Beograd ku do t\u00eb takohet me udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb dhe nj\u00ebkohsisht do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb organizuar nga NATO dhe Ministria serbe e mbrojtjes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, t\u2019i kethehemi mbledhjes ministeriale n\u00eb Bruksel, ku njoftohet se kontributi i dy p\u00ebrqindshit p\u00ebr buxhetin e NATO-s nga vendet an\u00ebtare, ishte gjithashtu nj\u00eb nd\u00ebr pikat q\u00eb u diskutua n\u00eb mbledhjen ministeriale t\u00eb k\u00ebsaj jave. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb citohet Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Jens Stoltenberg t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se Aleanca po, \u201cSh\u00ebnon p\u00ebrparim\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, duke shtuar se,\u201dky \u00ebsht\u00eb viti i kat\u00ebrt me radh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje t\u00eb shpenzimeve ushtarake\u201d n\u00eb radh\u00ebt e vendvee an\u00ebtare t\u00eb Aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb bisedimet e Ministrave t\u00eb Mbrojtjes t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s n\u00eb Bruksel &#8212; theksohet n\u00eb njoftimin p\u00ebr media &#8212; shefat e mbrojtjes t\u00eb vendeve aleate, n\u00ebnvijuan shqet\u00ebsimet e tyre mbi sjelljet e Rusis\u00eb n\u00eb rajonin euaroaziatik si dhe mbi sistemin e ri t\u00eb raketave t\u00eb Rusis\u00eb, e t\u00eb cilin Sekretari Stoltenberg e cil\u00ebsoi si nj\u00eb mas\u00eb \u201cdestabilizuese\u201d dhe si e till\u00eb ka then\u00eb ai, paraqet nj\u00eb \u201crrezik serioz ndaj siguris\u00eb ton\u00eb.\u201d Ministrat e Mbrojtjes t\u00eb NATO-s, n\u00eb takimin e tyre n\u00eb Bruksel, m\u00ebsuan gjithashtu edhe p\u00ebr sulmin kibernetik \u2013 q\u00eb u parandalua nga Holanda me ndihm\u00ebn e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe &#8212; t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs ushtarake ruse kund\u00ebr Organizat\u00ebs s\u00eb NATO-s p\u00ebr Ndalimin e Arm\u00ebve Kimike n\u00eb Hag\u00eb t\u00eb Holand\u00ebs. Sekretari Stoltenberg ka th\u00ebn\u00eb se NATO, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebtyre sulmeve ruse, do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar mbrojtjen kund\u00ebr sulmeve t\u00eb tilla kibernetike, ashtu q\u00eb sipas tij, organizata q\u00eb ai drejton, \u201ct\u00eb jet\u00eb aq e fuqishme edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn kibernetike, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb tok\u00eb, det e aj\u00ebr.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Jens Stoltenberg, thuhet se Aleat\u00ebt n\u00eb NATO mb\u00ebshtesin vendimin e qeverive holandeze dhe britanike p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje p\u00ebrpjekjet e pa diskutueshme t\u00eb Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb minuar ligjet dhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u201cRusia,\u201d ka th\u00ebn\u00eb ai, \u201cduhet tu jap fund k\u00ebtyre sjelljeve t\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebshme dhe t\u00eb rrezikshme, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs kund\u00ebr fqinjve t\u00eb saj, p\u00ebrpjekjet e saja p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb proceset zgjedhore t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme, si dhe fushatat e gjithanshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur dezinfomacion\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb Ministrave t\u00eb Mbrojtjes me Komisionin e p\u00ebrbashk\u00ebt NATO-Gjorgjia, ministrat shpreh\u00ebn shqet\u00ebsimin e tyre rreth rritjes s\u00eb pranis\u00eb ushtarake t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb rajonin e Detit t\u00eb Zi dhe ran\u00eb dakort q\u00eb t\u00eb bashkpunojn\u00eb n\u00eb pr\u00ebballimin e sfidave t\u00eb siguris\u00eb rajonale, thuhet n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb mbledhjen e Ministerialit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut n\u00eb Bruksel, mori pjes\u00eb natyrisht edhe Ministrja e Mbrojtjes e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Olta Xha\u00e7ka. N\u00eb portalin e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb thuhet se shefja e k\u00ebtij dikaestri &#8212; n\u00eb mbyllje t\u00eb Ministerialit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, ka propozuar q\u00eb nj\u00eb prej Ministerialeve t\u00eb NATO-s p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm t\u00eb mbahet n\u00eb Tiran\u00eb: \u201cDo kisha k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb Ministeriali i NATO-s n\u00eb 10 vjetorin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Aleanc\u00eb t\u00eb zhvillohet n\u00eb Tiran\u00eb.\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Xha\u00e7ka. Thuhet se ky propozim ministrja Xha\u00e7ka e ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb dark\u00ebs zyrtare n\u00eb prani t\u00eb Sekretarit amerikan Mattis, Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Stoltenberg dhe ministrave t\u00eb Mbrojtjes t\u00eb NATO-s. Si\u00e7 dihet, Ministerialet e ministrave t\u00eb Mbrojtjes t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s mbahen 3 her\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb aktivitet tjet\u00ebr, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor, kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb marr\u00ebveshje rajonale p\u00ebr krijimin e nj\u00eb Programi t\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb Shum\u00ebkomb\u00ebsh t\u00eb Aviacionit, (p\u00ebr Forcat e Operacioneve Speciale t\u00eb NATO-s) n\u00eb Zar\u00eb, t\u00eb Kroacis\u00eb. Marr\u00ebveshja, sipas NATO-s, u n\u00ebnshkrua t\u00eb \u00ebnjten nga Ministrat e Mbrojtjes t\u00eb Bullgaris\u00eb, Kroacis\u00eb, Hungaris\u00eb dhe t\u00eb Sllovenis\u00eb. Q\u00ebndra e re e Aviacionit t\u00eb NATO-s n\u00eb Zar\u00eb, pritet t\u00eb hap dyert\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb vjen.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb n\u00eb fund, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, Aleanca e Atlantikut Verior NATO dhe K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs, nep\u00ebrmjet shefave t\u00eb k\u00ebtyre dy organizatave per\u00ebndimore &#8212; Zot\u00ebrinjve Jens Stoltenberg dhe Donald Tusk &#8212; komentuan referendumin e mbajtur n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs n\u00eb Maqedoni duke u shprehur se marrveshja mbi emrin, midis Athin\u00ebs dhe Shkupit, ka krijuar nj\u00eb rast historik q\u00eb t\u00eb dy vendet t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e komunitetit evropian dhe transatlantik, si an\u00ebtare t\u00eb barabarta. Kjo do t\u00eb ndryshonte &#8212; p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb &#8212; jet\u00ebn e popullit t\u00eb k\u00ebtij vendi dhe t\u00eb f\u00ebmijve t\u00eb tij. \u201cNj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrmuese e atyre q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb referendum mb\u00ebshtet\u00ebn k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb tani n\u00eb dor\u00eb t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb Shkupit p\u00ebr t\u00eb vendosur se si shkohet p\u00ebrpara. Vendimet q\u00eb ata marrin n\u00eb dit\u00ebt dhe jav\u00ebt e ardh\u00ebshme do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb fatin e vendit dhe t\u00eb popullit t\u00eb vet, p\u00ebr shum\u00eb breza t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm. Ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje (politikan\u00ebve t\u00eb Shkupit) q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga ky rast historik\u201d, jan\u00eb shprehur n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashsk\u00ebt, shefi i NATO-s, Zot\u00ebrinjt\u00eb Jens Stoltenberg dhe Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, Donald Tusk.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto aktivitete k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nga ana e Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut Verior, NATO-s, l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se Aleanca per\u00ebndimore \u2013 duke pasur parasysh\u00eb misionin e saj p\u00ebr mbrojtjen e siguris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt &#8212; \u00ebsht\u00eb e aktivizuar dhe po punon me t\u00eb gjitha mjetet e saja p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me rreziqet dhe me provokimet e Rusis\u00eb putiniste, n\u00eb rajonin euro-aziatik, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Si rradh\u00eb her\u00eb, java e par\u00eb e Tetorit ishte nj\u00eb jav\u00eb e ngjeshur me aktivitete t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut Verior, NATO, si n\u00eb kryeq\u00ebndr\u00ebn e saj ashtu edhe n\u00eb rajon. N\u00eb Bruksel, zhvilluan k\u00ebt\u00eb jav\u00eb bisedime dy-dit\u00ebshe, ministrat e mbrojtjes t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb Aleanc\u00ebs Per\u00ebndimore, duke u fokusuar \u2013 sipas nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9240,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20571","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20571","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20571"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20571\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20572,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20571\/revisions\/20572"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9240"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20571"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20571"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20571"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}