{"id":20555,"date":"2018-10-04T12:34:21","date_gmt":"2018-10-04T10:34:21","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20555"},"modified":"2018-10-04T12:34:21","modified_gmt":"2018-10-04T10:34:21","slug":"dita-kombetare-e-bashkimit-te-gjermanise-dhe-marredheniet-amerikano-gjermane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20555","title":{"rendered":"DITA KOMB\u00cbTARE E BASHKIMIT T\u00cb GJERMANIS\u00cb DHE MARR\u00cbDH\u00cbNIET AMERIKANO-GJERMANE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"461\" height=\"470\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 461px) 100vw, 461px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Tre Tetori sh\u00ebnon Dit\u00ebn e Bashkimit Gjerman (Tag der Deutschen Einheit), dita kur kujtohet p\u00ebrvjetori i Ribashkimit t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb vitin 1990, fest\u00eb komb\u00ebtare e bashkimit gjerman \u00e7\u2019prej vitit 1990, menjeher\u00eb pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit. \u00a0P\u00ebr t\u00eb rikujtuar pak\u00ebz historin\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Gjermania u nda n\u00eb kat\u00ebr sektor\u00eb ushtarak\u00eb, t\u00eb kontrolluar nga Franca, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik. Si p\u00ebrfundim, m\u00eb 23 Maj, 1949 sektor\u00ebt e kontrolluar nga Londra, Parisi dhe Washhingtoni, formuan Republik\u00ebn Federale Gjermane, nd\u00ebrsa me 7 Tetor, 1949 sektori q\u00eb kontrollohej nga Bashkimi Sovjetik mori emrin Republika Demokratike Gjermane.\u00a0 T\u00eb dy k\u00ebto shtete, si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj ndarjeje, zhvilluan sisteme politike dhe ekonomike krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebri tjetri. Si pasoj\u00eb e tensioneve politike n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, si dhe midis bashk\u00ebkombasve t\u00eb dy shteteve gjermane &#8212; nj\u00ebra kapitaliste e tjera komuniste &#8212; kishte pak ose pothuaj aspak kontakte midis tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Jeta n\u00eb Gjermanin\u00eb lindore (komuniste) karakterizohej nga shtypjet ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mij\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb saj ishin n\u00ebn shinjestr\u00ebn e Stasi-t, policis\u00eb sekrete fam\u00ebkeqe gjermano-lindore, q\u00eb njihej p\u00ebr brutalitetin e saj ndaj kund\u00ebrshtarve t\u00eb regjimit komunist. \u00a0Ishte 4 shtatori i vitit 1989 kur qytetar\u00ebt e Leipzigut zhvilluan protesta paq\u00ebsore kund\u00ebr qeveris\u00eb komuniste t\u00eb Gjermanis\u00eb Lindore.\u00a0 Protestat, t\u00eb cilat u p\u00ebrhap\u00ebn dal nga dal\u00eb an\u00eb e mban\u00eb vendit, k\u00ebrkonin b\u00ebrjen e reformave politike dhe hapjen e kufijve. \u00a0M\u00eb n\u00eb fund, me 9 N\u00ebntor, 1989 pikat e kontrollit midis dy gjermanive u hap\u00ebn dhe gjerman\u00ebt u lejuan t\u00eb udhtonin lirisht nga nj\u00ebri shtet n\u00eb tjetrin.\u00a0 Kjo dat\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sh\u00ebnon edhe shembjen e Murit t\u00eb Berlinit.\u00a0 T\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje t\u00eb vitit 1989 \u00e7uan m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb n\u00ebnshkrimin e \u201cTraktatit t\u00eb Bashkimit\u201d nga udh\u00ebheqsit e t\u00eb dy shteteve gjermane, n\u00eb Gusht t\u00eb atij viti duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu Bashkimin e Gjermanis\u00eb, n\u00eb fakt, nj\u00eb akt zyrtar, m\u00eb 3 Tetor, 1990.\u00a0 Dit\u00eb kjo q\u00eb festohet \u00e7do vit an\u00eb e mban Gjermanis\u00eb s\u00eb bashkuar, por ndryshe nga shumica e vendeve t\u00eb tjera n\u00eb raste t\u00eb tilla, valvitja e flamurve n\u00eb sht\u00ebpiat private, paradat ushtarake ose fishekzjarret, nuk manifestohen aq shum\u00eb n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht me rastin e k\u00ebsaj dite q\u00eb Sekretari Amerikan i Shtetit Michael R. Pompeo, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, i d\u00ebrgoi t\u00eb mart\u00ebn nj\u00eb mesazh urimi popullit t\u00eb Gjermanis\u00eb. \u00a0\u201cGjermania \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej aleat\u00ebve ton\u00eb m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb dhe nj\u00eb vend udh\u00ebheq\u00ebs i pazev\u00ebndsuesh\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, shprehet kryediplomati amerikan n\u00eb urimin e tij dhe shton se, \u201cNd\u00ebrsa po afrohet 30-vjetori i shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, ne kujtojm\u00eb at\u00eb ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi, jo vet\u00ebm p\u00ebr ribashkimin gjerman, por edhe p\u00ebr demokracin\u00eb dhe lirin\u00eb an\u00eb e mban\u00eb globit\u201d.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, theksoi Z. Popmpeo, \u201cNe festojm\u00eb frym\u00ebn e bashkimit si dhe vendin q\u00eb z\u00eb Gjermania, si nj\u00eb fener ndri\u00e7ues p\u00ebr nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, t\u00eb lir\u00eb dhe n\u00eb paqe.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast Sekretari Amerikan i Shtetit tha se kultura dhe traditat gjermane jan\u00eb aspekte t\u00eb pandashme t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs dhe jet\u00ebs amerikane dhe solli n\u00eb kujtes\u00eb se n\u00eb Shtetet e Bashkuara, m\u00eb shum\u00eb se 45-milion veta jan\u00eb me prejardhje gjermane. \u201cVlerat tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, lidhjet e forta popull me popull, si dhe interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb begat\u00eb dhe t\u00eb sigurt, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb gurthemelin e fort\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve tona\u201d, ka n\u00ebnvijuar kryediplomati amerikan Pompeo, n\u00eb mesazhin e tij drejtuar gjerman\u00ebve n\u00eb Berlin dhe an\u00eb e mban\u00eb Gjermanis\u00eb me rastin e 28-vjetorit t\u00eb ribashkimit t\u00eb gjerman\u00ebve. \u00a0Ai u uroi atyre \u201cbegati t\u00eb vazhdueshme dhe i fal\u00ebnderoi gjerman\u00ebt p\u00ebr kontributin e tyre p\u00ebr zhvillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pathyeshme midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Gjermanis\u00eb. \u201cS\u00eb bashku, ne jemi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Wunderbar\u201d, (t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm) ka p\u00ebrfunduar mesazhin e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo, d\u00ebrguar popullit gjerman me rastin e 3 Tetorit, Dit\u00ebs s\u00eb ribashkimit t\u00eb dy gjermanive.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Gjermanis\u00eb, historikisht, kan\u00eb qen\u00eb shembullore n\u00eb \u00e7do pik\u00ebpamje, por vitet e fundit vihet re nj\u00eb atmosfer\u00eb kritikash ndaj politikave t\u00eb njer\u00ebs se tjetr\u00ebs pal\u00eb, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare por edhe n\u00eb aren\u00ebn ekonomike.\u00a0 \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb tensionesh e kritikash t\u00eb shprehura madje edhe publikisht &#8212; n\u00eb pik\u00ebpamjet politike transatlantike, nga nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb dy pal\u00ebve &#8212; q\u00eb Ministri i Jasht\u00ebm i Gjermanis\u00eb, Z. Heiko Maas po viziton k\u00ebto dit\u00eb Washingtonin, p\u00ebr bisedime midis dy pal\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb inauguruar Vitin e Miq\u00ebsis\u00eb Gjermano-Amerikane.\u00a0 Sipas Deutshe Welles, para se t\u00eb nisej p\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb, Kryediplomati gjerman u shpreh se marr\u00ebdh\u00ebniet transatlantike mbeten jetike, megjith\u00eb politikat kontraversiale t\u00eb Presidentit Trump.\u00a0 Por megjithk\u00ebt\u00eb, Gjermania, ka th\u00ebn\u00eb ai para se t\u00eb nisej p\u00ebr n\u00eb Washington, duhet t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb dialog intensiv me Shtetet e Bashkuara, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ndryshimesh me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb politik\u00ebn dhe n\u00eb pik\u00ebpamjet transatlantike, mbi zhvillimet midis pal\u00ebve.\u00a0 Por, ai ka shtuar se megjith\u00eb ndryshimet q\u00eb mund t\u00eb ekzistojn\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme politike, ushtarake dhe ekonomike midis Washingtonit dhe Berlinit, marr\u00ebdh\u00ebniet miq\u00ebsore midis dy vendeve jan\u00eb t\u00eb \u201cpanegociueshme&#8221;, ka theksuar Ministri i jasht\u00ebm gjerman.\u00a0 \u201cShtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs mbeten aleati m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi i Evrop\u00ebs\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndryshimet n\u00eb pikpamjet transatlantike midis Administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Trump dhe vendeve evropiane, p\u00ebrfshir\u00eb Gjermanin\u00eb, jan\u00eb pasqyruar mbi disa \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebrfshir\u00eb marrveshjen nukleare me Iranin, gj\u00ebndjen aktuale n\u00eb Siri, ndryshimet klimaterike, tregtin\u00eb dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake nga vendet an\u00ebtare t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s. \u00a0\u00c7\u00ebshtje k\u00ebto t\u00eb cilat, t\u00eb pak\u00ebn n\u00eb sip\u00ebrfaqe, duket se kan\u00eb tensionuar marr\u00ebdh\u00ebniet transatlantike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato midis Washingtonit dhe Berlinit. \u00a0Por thelb\u00ebsoret e marr\u00ebdh\u00ebnieve gjermano-amerikane, si\u00e7 jan\u00eb vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta, t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nuk jan\u00eb prekur, megjith\u00eb at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si tension i tanish\u00ebm n\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie. \u00a0\u00a0Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Institutit Goethe, Johannes Ebert, n\u00eb nj\u00eb intrevist\u00eb me Deutshe Wellen ka folur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb i ndajn\u00eb dhe ato q\u00eb i bashkojn\u00eb gjerman\u00ebt dhe amerikan\u00ebt.\u00a0 \u201cDuhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb diferencim midis vlerave baz\u00eb dhe interesave dhe objektivave t\u00eb njer\u00ebs ose tjet\u00ebres pal\u00eb. T\u00eb dy vendet\u201d, sipas tij, \u201cJan\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb angazhuara ndaj vlerave t\u00eb liris\u00eb. \u00a0Vlera t\u00eb tilla nuk ndryshojn\u00eb, madje as n\u00eb kursin e politik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme\u201d, ka theksuar Johannes Ebert.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Gjermanis\u00eb, Zoti Maas, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Washington do ua kushtoj\u00eb k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb ekzistojn\u00eb mosmarrveshje, n\u00eb bisedimet zyrtare q\u00eb ai do t\u00eb zhvilloj\u00eb n\u00eb Washington me homologun e tij, Sekretarin Amerikan t\u00eb Shtetit, Z. Pompeo, me K\u00ebshilltarin e Presidentit Trump p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, Z. John Bolton, me P\u00ebrfaqsuesin Amerikan t\u00eb Treg\u00ebtis\u00eb, Z. Robert Lighthizer dhe me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit Amerikan.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por arsyeja kryesore e vizit\u00ebs s\u00eb Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm gjerman n\u00eb Washington \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja e tij n\u00eb hapjen e aktiviteteve p\u00ebr Vitin kushtuar Miq\u00ebsis\u00eb Amerikano-Gjermane.\u00a0 Sipas burimeve gjermane, gjat\u00eb vitit t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm, an\u00eb e mban\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, do t\u00eb mbahen m\u00eb shum\u00eb se 1000 aktivitete me objektivin p\u00ebr t\u00eb promovuar kontaktet dhe mir\u00ebkuptimin midis popullit gjerman dhe atij amerikan.\u00a0 \u00a0Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Institutit Goethe, Johannes Ebert \u00a0shpjegoi p\u00ebr Deutshe Wellen, objektivat e Vitit kushtuar Miq\u00ebsis\u00eb Amerikano-Gjermane n\u00eb Shtetet e Bashkuara, duke u shprehur se pasi pothuaj 50-milion amerikan\u00eb kan\u00eb rr\u00ebnj\u00eb gjermane, \u201cNe duam q\u00eb t\u2019i forcojm\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ne d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb t\u00eb diskutojm\u00eb gjithashtu, haptas, pik\u00ebpamjet tona t\u00eb ndryshme. \u00a0Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontradikt\u00eb n\u00eb vetvete. \u00a0Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, duam nj\u00eb diskutim mbi gj\u00ebrat q\u00eb po shkojn\u00eb mir\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona \u2013 por duam t\u00eb bisedojm\u00eb edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb cilat, aktualisht, na shqet\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr momentin\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Institutit gjerman Goethe, Johannes Ebert mbi pritshm\u00ebrit\u00eb e tija p\u00ebr Vitin kushtuar Miq\u00ebsis\u00eb Amerikano-Gjermane.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gjermania festoi me 3 Tetor, 28-vjetorin e ribashkimit t\u00eb saj dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gjermania shpalli k\u00ebt\u00eb jav\u00eb Vitin kushtuar Miq\u00ebsis\u00eb Amerikano-Gjermane, nj\u00eb gj\u00eb mbetet e qart\u00eb. \u00a0\u00a0Se megjith\u00eb problemet e v\u00ebrteta aktuale ose sip\u00ebrfaq\u00ebsore, ose sfidat e imagjinuara n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet amerikano-gjermane \u2013 Gjermania mbetet p\u00ebr Shtetet e Bashkuara partneri m\u00eb i fort\u00eb dhe m\u00eb i vlefsh\u00ebm i Washingtonit, si dhe udh\u00ebheq\u00ebs i Bashkimit Evropian dhe vendi q\u00eb luan nj\u00eb rol kritik n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb nivel bot\u00ebror, p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr \u00e7\u00ebshtjesh me r\u00ebnd\u00ebsi ky\u00e7e p\u00ebr interesat e Shtetevet t\u00eb Bashkuara dhe p\u00ebr paq\u00ebn dhe sigurin\u00eb n\u00eb bot\u00eb.\u00a0 Si e till\u00eb dhe megjith\u00eb ndryshimet nga koha n\u00eb koh\u00ebs midis tyre mbi zhvillimet n\u00eb bot\u00eb dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypla\u00ebshe &#8212; kjo miq\u00ebsi midis Washigtonit dhe Berlinit, mbetet kritike p\u00ebr begatin\u00eb, sigurin\u00eb dhe paq\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb. \u00a0Lidhjet e ngushta e mqi\u00ebsore Washington-Berlin sh\u00ebrbejn\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe si garanci dhe mb\u00ebshtetje ndaj interesave komb\u00ebtare afat shkurt\u00ebra dhe afat gjata t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta, n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.\u00a0 N\u00ebqoftse ekzistojn\u00eb dy shtete q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pazev\u00ebnd\u00ebsushme p\u00ebr fatin e Kombit shqiptar dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij, ato jan\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Gjermania. Marr\u00ebdh\u00ebniet e forta dhe miq\u00ebsore midis tyre jan\u00eb gjithashtu edhe n\u00eb interesin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>\u201dSekretar i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm Gorba\u00e7ov, n\u00ebqoftse k\u00ebrkon paq\u00ebn, n\u00ebqoftse k\u00ebrkon begatin\u00eb p\u00ebr Bashkimin Sovjetik dhe p\u00ebr Evrop\u00ebn Lindore, nq\u00eboftse k\u00ebrkon liberalizimin \u2013 eja k\u00ebtu tek kjo port\u00eb.\u00a0 Zoti Gorba\u00e7ov, hape k\u00ebt\u00eb port\u00eb, shembe k\u00ebt\u00eb mur.\u201d\u00a0 Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Ronald Reagan, Berlin, 12 Qershor, 1987<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Porta Brandenburg, simboli i ndarjes s\u00eb Berlinit dhe Gjermanis\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, \u00ebsht\u00eb tani simboli komb\u00ebtar i paq\u00ebs dhe i bashkimit gjerman.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli Tre Tetori sh\u00ebnon Dit\u00ebn e Bashkimit Gjerman (Tag der Deutschen Einheit), dita kur kujtohet p\u00ebrvjetori i Ribashkimit t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb vitin 1990, fest\u00eb komb\u00ebtare e bashkimit gjerman \u00e7\u2019prej vitit 1990, menjeher\u00eb pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit. \u00a0P\u00ebr t\u00eb rikujtuar pak\u00ebz historin\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Gjermania u nda n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20555","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20555"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20555\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20556,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20555\/revisions\/20556"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}