{"id":20533,"date":"2018-10-03T12:41:15","date_gmt":"2018-10-03T10:41:15","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20533"},"modified":"2018-10-03T12:41:15","modified_gmt":"2018-10-03T10:41:15","slug":"ne-vizite-tek-autoriteti-per-informim-mbi-dokumentet-e-ish-sigurimit-te-shtetit-1944-1991","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20533","title":{"rendered":"\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0N\u00cb VIZIT\u00cb TEK AUTORITETI P\u00cbR INFORMIM MBI DOKUMENTET\u00a0E ISH-SIGURIMIT T\u00cb SHTETIT 1944-1991"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_20534\" aria-describedby=\"caption-attachment-20534\" style=\"width: 654px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/frank-shkreli-tirane.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-20534 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/frank-shkreli-tirane.jpg\" alt=\"\" width=\"654\" height=\"439\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/frank-shkreli-tirane.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/frank-shkreli-tirane-300x201.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 654px) 100vw, 654px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-20534\" class=\"wp-caption-text\">\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0N\u00eb takim n\u00eb zyr\u00ebn e AIDSSH, me Zonj\u00ebn Gentiana Sula dhe me antarin e AIDSSH, Zotin Simon Mirakaj, gjat\u00eb procesit t\u00eb aplikimit p\u00ebr informim mbi dosjen q\u00eb kishte krijuar p\u00ebr Frank Shkrelin, ish-Sigurimi i Shtetit. \u00a0\u00a0<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>\u00a0 Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs q\u00eb b\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fillim t\u00eb shttaorit me q\u00ebllim promovimin e tre v\u00ebllimeve t\u00eb librit, \u201cDemokracia Nuk Pret\u201d, kisha vendosur q\u00eb t\u00eb mos largohesha nga Tirana pa vizituar Autoritetin p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shteteit 1944-1991 (AIDSSH).\u00a0 Si\u00e7 dihet ky Autoritet, i themeluar sipas ligjit t\u00eb miratuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb me 30 Mars, 2015 \u2013 \u00ebsht\u00eb i hartuar kryesisht n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs dhe modelit t\u00eb ligjit gjerman mbi regjistrat e Stasit, policis\u00eb sekrete t\u00eb ish-Gjermanis\u00eb Lindore, \u201cMe p\u00ebgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr mbledhjen, administrimin, p\u00ebrpunimin, p\u00ebrdorimin e dokumenteve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe informimin n\u00eb lidhje me to, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 5 an\u00ebtar\u00eb, t\u00eb zgjedhur nga Kuvendi\u201d.\u00a0 Un\u00eb pata nderin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb mu dha rasti t\u00eb takohesha me Kryetaren e AIDSSH) Zonj\u00ebn Gentiana Sula dhe me antarin e Autoritetit, Zotin Simon Mirakaj, t\u00eb cil\u00ebt i fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht p\u00ebr pritjen miq\u00ebsore dhe p\u00ebr respektin q\u00eb treguan, si dhe p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb m\u00eb asistuar n\u00eb procesin e aplikimit p\u00ebr nxjerrjen e dosjes q\u00eb kishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr mua ish-Sigurimi i Shtetit, gjat\u00eb sundimit t\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Autoritetit p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e Sigurimit t\u00eb Shtetit tek Garda e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vizitori v\u00ebren se n\u00eb muret e katit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb koridorit q\u00eb t\u00eb \u00e7on drejt\u00eb zyrave t\u00eb drejtuesve t\u00eb k\u00ebtij enti, jan\u00eb vendosur poema t\u00eb disa ish t\u00eb pushkuaturve dhe ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve t\u00eb regjimit komunist &#8212; disa prej t\u00eb cilave po ia bashkangjis k\u00ebtij shkrimi modest, sa p\u00ebr ilustracion.\u00a0 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndjen\u00eb, t\u00eb pak\u00ebn p\u00ebr mua ishte e till\u00eb, se megjithse gj\u00ebndesha n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb qeveritare, e ndjeva veten n\u00eb nj\u00eb mjedis disi m\u00eb nj\u00ebrzor se n\u00eb ndonj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb tjet\u00ebr qeveritare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat i kam vizituar gjat\u00eb k\u00ebtyre 28-viteve komuniz\u00ebm.\u00a0 Vet emri i Autoritetit p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se m\u00eb n\u00eb fund, di\u00e7ka po ndodh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim: drejt ballafaqimit me t\u00eb kaluar\u00ebn fatkeqe komuniste p\u00ebr t\u00eb cilin shoq\u00ebria shqiptare ka aq shum\u00eb nevoj\u00eb. M\u2019u duk se e v\u00ebrteta e asaj t\u00eb kaluare t\u00eb tmershme, m\u00eb n\u00eb fund, nep\u00ebrmjet\u00a0 pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij grupi fisnik t\u00eb kryesuar nga Zonja Gentiana Sula, ka filluar ta shohi drit\u00ebn e diellit me hapjen e dosjeve \u2013 t\u00eb pak\u00ebn atyre dosjeve q\u00eb kan\u00eb mbetur aty pa u zhdukur, m\u00eb heret.\u00a0 Duke folur p\u00ebr pun\u00ebn e Autoritetit me Zonj\u00ebn Sula dhe me Z. Mirakaj &#8212; megjith v\u00ebshtirsit\u00eb e shumta me t\u00eb cilat p\u00ebrballen ata dhe stafi i tyre \u2013 u largova me p\u00ebrshtypjen se shteti shqiptar, m\u00eb n\u00eb fund, duket se po i merr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. \u00a0Por, kjo mbetet p\u00ebr tu pa, p\u00ebrfundimisht, se sa serioz jan\u00eb qeveritar\u00ebt e sot\u00ebm dhe ata t\u00eb nes\u00ebrm, sidomos p\u00ebr nga angazhimi buxhetor i tyre p\u00ebr zbatimin e plot\u00eb t\u00eb ligjit mbi dosjet dhe t\u00eb realizimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb objektivave q\u00eb p\u00ebrcakton ky ligj. \u00a0Nj\u00eb munges\u00eb kjo e vullnetit politik t\u00eb k\u00ebsaj klase politike, ndaj t\u00eb cil\u00ebs un\u00eb shpesh\u00ebher\u00eb kam hedhur kritika n\u00eb llogari t\u00eb qeverive t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebtyre 28-viteve t\u00eb fundit. \u00a0Vizita tek <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/AutoritetiDosjeve\/?hc_ref=ARQe4E9VfJKFqnL4_8am8c0EeX5fGEYzbqunnIWtSsZe7wNYT8wxttUETEMXj3WvTtY&amp;__xts__%5B0%5D=68.ARAgiKl7-9akZGAiLTnL3xHmlkYKkO6Yro2nLxP_51dA7Esw3aH2UfzEVIHnIbCR2_0MRneD6FP9g2xbT-yd9jL4Tu6aFZv6NGJy4heF5Zixg9us4-v9Q6S_PJKVBkbvvZH_el5yK9R6fsh4JCDFU-EWKohFZXnRdWkI1Ktwpw2VeiPUxtjRiA&amp;__tn__=kC-R\">Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit 1944\u00f71991<\/a> p\u00ebrfundoi pas aplikimit, fal\u00ebnder\u00ebs stafit t\u00eb Autoritetit, n\u00eb hapjen e dosjes time, brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr, dosje t\u00eb cil\u00ebn, natyrisht e lexova me v\u00ebmendje, por q\u00eb pothuaj asgj\u00eb nuk m\u00eb habiti nga ato q\u00eb kishte brenda.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dokumentimi, identifikimi dhe hapja e dosjeve p\u00ebr individ\u00eb, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv me r\u00ebnd\u00ebsi i pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb Autoritetit. \u00a0Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm hapja e dosjeve. \u00a0N\u00eb strategjin\u00eb e p\u00ebrpiluar p\u00ebr tre vjet\u00ebt e ardh\u00ebshme 2017-2020, AIDSSH ka p\u00ebrcaktuar objektivat dhe aktivitetet e tjera q\u00eb do t\u00eb zhvillohen n\u00eb fush\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, si\u00e7 theksohet n\u00eb Raportin Vjetor p\u00ebr vitin 2017, t\u00eb botuar n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti.\u00a0 Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto aktivitetet e tjera t\u00eb k\u00ebtij enti ishte edhe p\u00ebrkujtimi i ngjarjes tragjike t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb grupit t\u00eb deputet\u00ebve dhe botimi i nj\u00eb libri doracak, p\u00ebrmbledh\u00ebs i dokumenteve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb ish-regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs &#8212; dokumeta k\u00ebto q\u00eb ndodheshin n\u00eb dosjen e d\u00ebnimit t\u00eb k\u00ebtyre martir\u00ebve t\u00eb liris\u00eb. \u00a0Me t\u00eb drejt\u00eb AIDSSH e konsideron botimin e dokumenteve t\u00eb till\u00eb si di\u00e7ka me, \u201cNj\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe dokumentuese dhe shkencore q\u00eb i sh\u00ebrben edhe vetnd\u00ebrgjegj\u00ebsimit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e regjimit totalitar\u201d, si\u00e7 shprehet edhe Prof, Dr. Gjergj Sinani n\u00eb parath\u00ebnien e botimit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, \u201cDeputet\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrkushtimi me t\u00eb cilin flasin Zonja Sula dhe Zoti Mirakaj p\u00ebr viktimat e komunizmit, mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet pak a shum\u00eb me fjal\u00ebt, e v\u00ebrteta, drejt\u00ebsia dhe kujtesa p\u00ebr familjar\u00ebt e t\u00eb burgosurve dhe t\u00eb internuarve, por edhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.\u00a0 T\u00eb bindin se ata vet si individ\u00eb dhe stafi i Autoritetit p\u00ebr hapjen e dosjeve t\u00eb ish-Sigurimit, si zyrtar\u00eb dhe si shqiptar\u00eb t\u00eb lir\u00eb &#8212; disa prej \u00a0t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekur vet\u00eb ose q\u00eb rrjedhin nga familje t\u00eb d\u00ebnuara nga regjimi komunist &#8212; nuk k\u00ebrkojn\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 zbardhjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat, nep\u00ebrmjet zbatimit t\u00eb ligjit mbi hapjen e dosjeve, p\u00ebr tu dal\u00eb n\u00eb skaj objektivave q\u00eb p\u00ebrcakton ligji. \u00a0T\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen se suksesi i pun\u00ebs s\u00eb Autoritetit p\u00ebr t\u00eb cilin ata punojn\u00eb dhe arritja e objektivave p\u00ebrfundimtare t\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligj, do ta b\u00ebnte vet\u00ebm m\u00eb humane shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe qeverin\u00eb dhe shtetin shqiptar m\u00eb njer\u00ebzor, gjithashtu.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un\u00eb u largova nga vizita n\u00eb zyrat e AIDSSH n\u00eb Tiran\u00eb, shum\u00eb m\u00eb optimist se kur hyra brenda. \u00a0Fillimi ka qen\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta, por megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe Kryetarja e AIDSSH, Zonja Gentiana Sula, deri tashti duket se: <strong>\u201cHapat e nd\u00ebrmarr\u00eb jan\u00eb konkret\u00eb.<\/strong> \u00a0<strong>Shoq\u00ebria e sotme<\/strong> &#8211; <strong>e cila mban pesh\u00ebn e t\u00eb path\u00ebnave t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, e asaj q\u00eb ka mbetur pa zbuluar, pa dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb, e fateve t\u00eb l\u00ebna n\u00eb mes, e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb rritur pa prind\u00ebr q\u00eb u zhduk\u00ebn brenda nat\u00ebs, e pasardh\u00ebsve q\u00eb nuk identifikohen me t\u00eb par\u00ebt se u \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar mund\u00ebsia p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, &#8211; duket se \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrgjigjet dhe t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi<\/strong>.\u00a0 Ajo \u00ebsht\u00eb shprehur gjithashtu se, \u201c<strong>Jam optimiste sepse tani e shoh q\u00eb puna jon\u00eb disavje\u00e7are ka arritur di\u00e7ka dhe uroj ta b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ku jetojm\u00eb dhe rrisim f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, transparenc\u00ebs dhe respektimit t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor\u201d,<\/strong> ka th\u00ebn\u00eb Zonja Sula.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cDuhet pra nj\u00eb fillim i ri p\u00ebr gjith\u00e7ka\u2026dhe t\u00eb vendosen themele t\u00eb reja t\u00eb liris\u00eb &#8212; ashtu si\u00e7 thekson edhe Prof. Dr, Gjergj Snani n\u00eb parath\u00ebnien e librit \u201cDeputet\u00ebt. \u201cNe na duhet t\u00eb rim\u00ebsojm\u00eb kurajon p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm\u201d, ka shkruar ai dhe ka paralajm\u00ebruar se \u201cN\u00ebqoftse \u00a0nuk do e kemi k\u00ebt\u00eb kurajo, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb ishte vet\u00ebm Kombi q\u00eb do t\u00eb humbiste, por vet njeriu i sapo dal\u00eb nga \u201cnjeriu i ri\u201d i socializmit\u201d dhe se \u201cSi njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb, ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb (\u00e7do gj\u00eb t\u00eb mundur) q\u00eb t\u00eb \u00e7faqet e v\u00ebrteta, pasi k\u00ebshtu mund t\u00eb rivendoset besimi tek nj\u00ebri tjetri\u2026dhe k\u00ebshtu mund t\u00eb rivendoset solidariteti edhe n\u00eb rastin kur jemi radikalisht opozitar\u00eb\u201d, shkruan Prof Gjergj Sinani.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Jam i bindur se si rezultat i pun\u00ebs serioze dhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit &#8212; pik\u00ebspari fal\u00eb dedikimit t\u00eb tyre ndaj liris\u00eb dhe zbulimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs &#8212; shoq\u00ebria shqiptare do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e mir\u00eb dhe m\u00eb njer\u00ebzore.\u00a0 Jam i bindur gjithashtu se me p\u00ebrballimin serioz t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, p\u00ebrfshir\u00eb hapjen e dosjeve, ashtu si\u00e7 e kam theksuar shpesh\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb ve\u00e7anti dhe Kombi shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, do t\u00eb g\u00ebzonte nj\u00eb ringjallje shpirt\u00ebrore, dhe do t\u00eb siguronte m\u00eb shum\u00eb paq\u00eb dhe respekt p\u00ebr nj\u00ebri tjetrit, pa marr\u00eb parasysh\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Nga Frank Shkreli Gjat\u00eb vizit\u00ebs q\u00eb b\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fillim t\u00eb shttaorit me q\u00ebllim promovimin e tre v\u00ebllimeve t\u00eb librit, \u201cDemokracia Nuk Pret\u201d, kisha vendosur q\u00eb t\u00eb mos largohesha nga Tirana pa vizituar Autoritetin p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shteteit 1944-1991 (AIDSSH).\u00a0 Si\u00e7 dihet ky Autoritet, i themeluar sipas ligjit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20534,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-20533","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20533"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20533\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20535,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20533\/revisions\/20535"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20534"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}