{"id":20509,"date":"2018-09-30T11:34:04","date_gmt":"2018-09-30T09:34:04","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20509"},"modified":"2018-09-30T11:41:00","modified_gmt":"2018-09-30T09:41:00","slug":"braktisja-e-nanes-drama-nga-ulqini-qe-perloti-publikun-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20509","title":{"rendered":"Braktisja e \u201cNan\u00ebs\u201d, drama nga Ulqini q\u00eb p\u00ebrloti publikun shqiptar"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/shfaqja-nana.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13107 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/shfaqja-nana.jpg\" alt=\"\" width=\"599\" height=\"400\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/shfaqja-nana.jpg 599w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/shfaqja-nana-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 599px) 100vw, 599px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Teatri \u201cTeuta\u201d sjell dram\u00ebn e Arlinda Morin\u00ebs n\u00eb arTurbin\u00eb. Prishja e ekuilibrit n\u00ebn\u00eb-bir nga gruaja e djalit, vjen me nj\u00eb koncept regjisorial t\u00eb arrir\u00eb q\u00eb vendos publikun n\u00eb nj\u00eb kurth emocionesh. Loja e zhd\u00ebrvjell\u00ebt e aktor\u00ebve nga Ulqini vendos nj\u00eb tjet\u00ebr standard<\/p>\n<p><strong>Anila Dedaj<\/strong><\/p>\n<p>Kur nj\u00eb n\u00ebn\u00eb vendos n\u00eb gjum\u00eb foshnj\u00ebn e vet, bashk\u00eb me t\u00eb p\u00ebrkund edhe d\u00ebshirat p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij. I thur n\u00ebna shqiptare \u00ebndrrat p\u00ebr birin e saj edhe n\u00eb nj\u00eb ninull\u00eb, si ajo e \u201cNan\u00ebs\u201d nga Ulqini q\u00eb pushtoi mbr\u00ebmjen e s\u00eb enjtes sken\u00ebn e arTurbin\u00ebs, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndihej m\u00eb e ngroht\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb djep q\u00eb rrit djalin e vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie, nj\u00eb tryez\u00eb q\u00eb ka pak por \u00ebsht\u00eb e pasur, dhe karrigia bosh e kryefamiljarit t\u00eb munguar q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pas amanetin p\u00ebr nj\u00eb familje fisnike dhe t\u00eb ndershme. Shfaqja e teatrit \u201cTeuta\u201d q\u00eb n\u00eb minutat e para, arrin t\u00eb pushtoj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht v\u00ebmendjen e spektatorit, duke \u201cngjitur\u201d n\u00eb sken\u00eb f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb \u00e7dokush nga ne ka brenda vetes, sepse \u201cNana\u201d e Arlinda Morin\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb edhe e jona. Bien dritat, koha kalon e djali \u00e7ohet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb\u2026 \u201cNan\u00eb, nan\u00eb, dua buk\u00eb!\u201d, d\u00ebgjohet t\u00eb th\u00ebrras\u00eb. N\u00ebna vrapon, b\u00ebn \u00e7\u2019t\u00eb mundet q\u00eb i biri t\u00eb rritet i fort\u00eb e i sh\u00ebndetsh\u00ebm. Ka kaq shum\u00eb dashuri n\u00eb at\u00eb sken\u00eb saq\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast \u00e7dokush nga ne mund t\u00eb mendoj\u00eb se asgj\u00eb nuk mund ta prish\u00eb k\u00ebt\u00eb ekuilib\u00ebr\u2026 \u201cNan\u00eb ti je ma e mira n\u00eb bot\u00eb, dhe un\u00eb nuk do t\u00eb l\u00eb kurr\u00eb vet\u00ebm!\u201d, i premton i biri ende f\u00ebmij\u00eb n\u00ebn\u00ebs, q\u00eb i b\u00ebhet edhe bab\u00eb dhe q\u00eb pavar\u00ebsisht varf\u00ebris\u00eb, krijon n\u00eb sht\u00ebpiz\u00ebn e vog\u00ebl nj\u00eb atmosfer\u00eb lumturie. Aktor\u00ebt interpretojn\u00eb me nj\u00eb zhd\u00ebrvjellt\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ku fal\u00eb edhe nj\u00eb koncepti t\u00eb arrir\u00eb regjisorial t\u00eb Munib Abazoviq (nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe drejtori i \u201cTeut\u00ebs\u201d), n\u00eb 40 minuta arrijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjellin tek spektatori nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb dhe aktual, ku asnj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjashtuar. Asnj\u00eb nuk mund t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb emocioneve t\u00eb k\u00ebsaj drame me nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb e t\u00eb sinqert\u00eb q\u00eb arrin t\u00eb nxjerr\u00eb zbuluar kompleksitetin e natyr\u00ebs njer\u00ebzore, mes harres\u00ebs, mosmir\u00ebnjohjes, braktisjes deri t\u00eb vetvetes\u2026 Dhe ja, kur dritat bien p\u00ebr t\u00eb ecur vite para n\u00eb koh\u00eb, e p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb sken\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr personazh, t\u00eb gjith\u00eb e ndiejn\u00eb se di\u00e7ka ose gjith\u00e7ka do t\u00eb ndryshoj\u00eb, sepse historia e \u201cNan\u00ebs\u201d s\u00eb Ulqinit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dram\u00eb reale e koh\u00ebve moderne, nj\u00eb dram\u00eb mbi t\u00eb gjitha shqiptare e njohur. Si\u00e7 n\u00ebna e kishte \u00ebnd\u00ebrruar, i biri martohet, por harmonia mes pal\u00ebve do t\u00eb zgjas\u00eb pak, pasi qasja e nuses s\u00eb re ndaj pasuris\u00eb materiale do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb mbi ndjenjat dhe respektin ndaj nj\u00eb n\u00ebne q\u00eb b\u00ebn \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr familjen. Paralelisht, nd\u00ebrsa fuqia e n\u00ebn\u00ebs bie, rritet ambicia e nuses s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, e cila e shikon at\u00eb q\u00eb i rriti bashk\u00ebshortin si nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb tep\u00ebrt. Dialogu zbehet, derisa humbet, respekti po ashtu\u2026 N\u00ebna rri e heshtur\u2026, n\u00ebse flet p\u00ebr histori t\u00eb trishta \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb mos t\u00eb flas\u00eb, sepse sipas t\u00eb birit, k\u00ebto e m\u00ebrzisin t\u00eb ren\u00eb, e cila ka nevoj\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb gj\u00ebra t\u00eb lumtura. Por a ka vall\u00eb n\u00ebna e tij dit\u00eb t\u00eb lumtura?! Ajo p\u00ebrpiqet t\u2019ia kujtoj\u00eb t\u00eb birit t\u00eb kaluar\u00ebn, dit\u00ebt kur i duhej t\u00eb siguronte buk\u00ebn e goj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb, por m\u00eb kot. Ai e ka mbledhur mendjen, nuk do t\u2019u rikthehet dit\u00ebve t\u00eb varfra t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, as me mendime, madje as p\u00ebr t\u00eb kujtuar njer\u00ebzit q\u00eb i zgjat\u00ebn dor\u00ebn dhe e ndihmuan. Nj\u00eb sken\u00eb dramatike, ku n\u00ebna shikon shnd\u00ebrrimin e t\u00eb birit, mosmir\u00ebnjohjen dhe ftoht\u00ebsin\u00eb e tij. Tensioni rritet, nusja k\u00ebrkon sht\u00ebpi t\u00eb re(Cili \u00ebsht\u00eb vendi q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nana aty?! A do t\u00eb ket\u00eb vall\u00eb nj\u00eb vend?!), nd\u00ebrsa n\u00ebna k\u00ebrkon birin q\u00eb rriti\u2026 Alkemi \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb dileme, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sken\u00eb atij i duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb zgjedhje. Loja e ndri\u00e7imit, q\u00eb b\u00ebn t\u00eb v\u00ebrtiten n\u00eb mendimet e djalit nusja dhe n\u00ebna, e b\u00ebn edhe m\u00eb emocionuese pjes\u00ebn. Tryeza ndahet, familja ndahet dhe Alkemi b\u00ebn at\u00eb q\u00eb kish premtuar se nuk do t\u00eb b\u00ebnte kurr\u00eb, l\u00ebshon dor\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs, e l\u00eb vet\u00ebm pik\u00ebrisht n\u00eb momentet q\u00eb ajo ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u2026 Regjisori n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb till\u00eb zgjedh t\u00eb ndaj\u00eb edhe sken\u00ebn, duke ofruar dy ngjarje q\u00eb zhvillohen paralelisht. N\u00ebna e moshuar, q\u00eb \u00ebnd\u00ebrronte se n\u00eb dit\u00eb t\u00eb tilla i biri do t\u2019i q\u00ebndronte af\u00ebr, madje do ta ushqente me dor\u00ebn e vet si\u00e7 ajo b\u00ebnte dikur, ka mbetur e vetme. \u201cO Zot, ku gabova?!\u201d p\u00ebrs\u00ebrit ajo mes dhimbjesh. Po Alkemi a do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb ndihet i p\u00ebrmbushur tani q\u00eb ka nj\u00eb tjet\u00ebr nivel jetese?! Regjisori, ka zgjedhur t\u00eb ngacmoj\u00eb skutat e nd\u00ebrgjegjes t\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinjve duke shpalosur r\u00ebnien e tij. Di\u00e7ka do ta pengoj\u00eb djalin t\u2019i g\u00ebzohet jet\u00ebs s\u00eb re\u2026 Mes grindjeve me t\u00eb shoqen, ai shkon drejt pijes, bixhozit, ku me nj\u00eb t\u00eb ftuar (jo t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm) n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij ai di\u00e7ka humbet. Faj\u00ebson t\u00eb shoqen p\u00ebr \u00e7ka po ndodh. \u201cTi je d\u00ebshtak, mosmir\u00ebnjoh\u00ebs, vetjak si nana jote\u201d, i kthehet ajo duke i kujtuar se e ka b\u00ebr\u00eb me sht\u00ebpi. P\u00ebrmendja e nan\u00ebs duket se nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb shqet\u00ebsimin q\u00eb e ka \u00e7uar protagonistin drejt veseve, dhe shuplak\u00ebn q\u00eb i drejton s\u00eb shoqes, n\u00eb fakt ai ia drejton nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij. \u201cKurr\u00eb m\u00eb nan\u00ebn s\u2019ke me e p\u00ebrmend!\u201d, i kthehet ai. Po Alkemi a e p\u00ebrmend, a kujton nan\u00ebn? \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht mendimi p\u00ebr t\u00eb q\u00eb do ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Nd\u00ebrgjegjja rijet\u00ebsohet n\u00ebp\u00ebrmjet f\u00ebmij\u00ebs q\u00eb ka brenda vetes, q\u00eb i p\u00ebrplas Alkemit e rrituri t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb sy, se e ka l\u00ebn\u00eb n\u00ebn\u00ebn vet\u00ebm. At\u00ebher\u00eb djali \u00e7orientohet, v\u00eb duart n\u00eb kok\u00eb dhe th\u00ebrret: \u201cNan\u00eb, ku je moj nan\u00eb? Kam nevoj\u00eb p\u00ebr fjal\u00ebt e tua!\u201d. Aktori dep\u00ebrton mes publikut sikur t\u00eb ishte duke e k\u00ebrkuar mes tyre. \u201cA je gjall\u00eb moj nan\u00eb?!\u201d, th\u00ebrret ai mes spektator\u00ebve duke u b\u00ebr\u00eb dhe vet\u00eb nj\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p><strong>Refuzimi dhe falja e \u201cNan\u00ebs\u201d<\/strong><br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00ebna e plakur, jeton me kujtimet e t\u00eb birit f\u00ebmij\u00eb, e k\u00ebrkon, e th\u00ebrret n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi\u2026 Regjisori n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, ku emocionet mb\u00ebrthejn\u00eb \u00e7do spektator zgjedh t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb humanizmin, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb figure t\u00eb re mashkullore (q\u00eb ndoshta ka mosh\u00ebn e t\u00eb birit), i cili shqet\u00ebsohet p\u00ebr zonj\u00ebn e moshuar dhe di\u00e7ka i sjell\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Ai vjen si Alkemi q\u00eb n\u00ebna do t\u00eb donte t\u00eb kishte, si djali bujar e fisnik q\u00eb ajo \u00ebnd\u00ebrronte dhe b\u00ebhet ur\u00eb lidh\u00ebse p\u00ebr takimin n\u00ebn\u00eb e bir. Dhimbja e n\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb aq e thell\u00eb prej braktisjes t\u00eb djalit, saq\u00eb arrin ta mohoj\u00eb at\u00eb dhe refuzon ta takoj\u00eb. Por \u00e7do t\u00eb ndodhte sikur trupin e tij ta djegim n\u00eb zjarr para syve t\u00eb saj?!( Duket sikur kjo pjes\u00eb dramaturgjike do t\u00eb ngacmoj\u00eb shpirtin e atyre q\u00eb jan\u00eb l\u00ebnduar, n\u00ebnat e zhg\u00ebnjyera, q\u00eb t\u00eb falin, sepse e nes\u00ebrmja \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7\u2019ka nuk njohim). Alkemi i tjet\u00ebrsuar (transformimi i tij del n\u00eb pah vet\u00ebm mes dialogut n\u00ebn\u00eb-bir), bie n\u00eb gjunj\u00eb para n\u00ebn\u00ebs dhe k\u00ebrkon faljen e saj. \u00cbsht\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e fundit! Mes lot\u00ebsh e dhimbjesh q\u00eb shikon t\u00eb birin n\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb, zemra e n\u00ebn\u00ebs tregohet m\u00ebshir\u00ebplot\u00eb dhe e rrok n\u00eb gjirin e saj. \u201cHallall t\u00eb qoft\u00eb qum\u00ebshti q\u00eb t\u00eb kam dhan\u00eb! Hallall t\u00eb qofshin dhe or\u00ebt pa gjum\u00eb q\u00eb i kam bajt p\u00ebr ty! Hallall t\u00eb qoft\u00eb dhe ftoht\u00ebsia e shpirtit q\u00eb ma krijove kur m\u00eb le! Hallall! Hallall!\u201d. Alkemi largohet nga kjo bot\u00eb, skena pushtohet nga vaji i n\u00ebn\u00ebs\u2026 Spektator\u00ebt jan\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb kurth emocional dhe mund t\u00eb \u00e7lirohen vet\u00ebm mes lot\u00ebsh\u2026 N\u00eb fund t\u00eb shfaqjes, publiku i prekur nga drama duartrokiti trup\u00ebn duke komplimentuar regjisorin edhe aktor\u00ebt. Teatri \u201cTeuta\u201d n\u00eb vet\u00ebm 40 minuta p\u00ebrcolli te publiku nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb, humanizmin dhe mir\u00ebnjohjen, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr mosl\u00ebnien n\u00eb harres\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs\u2026 P\u00ebr \u201cNan\u00ebn\u201d e Ulqinit, ky ishte rrug\u00ebtimi i dyt\u00eb p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur edhe n\u00eb Teatrin Eksperimental \u201cKujtim Spahivogli\u201d, si dhe n\u00eb teatrin \u201cMigjeni\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>\u201cKan\u00eb filluar ta harrojn\u00eb nan\u00ebn\u201d<\/strong><br \/>\n\u201cNana\u201d sh\u00ebnon shfaqjen e par\u00eb p\u00ebr teatrin \u201cTeuta\u201d t\u00eb themeluar rreth dy vjet m\u00eb par\u00eb. Ky teat\u00ebr n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ka sh\u00ebnuar n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj drame ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi p\u00ebrpos zhvillimit t\u00eb jet\u00ebs kulturore t\u00eb qytetit, me \u201cNan\u00ebn\u201d trupa ka interpretuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shqip n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Regjisori Munib Abazi p\u00ebr mediet \u00ebsht\u00eb shprehur se realizimi i nj\u00eb drame t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pasi braktisja e n\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn aktualisht p\u00ebrballemi \u00e7do dit\u00eb. \u201cVizitoj shum\u00eb vende ku v\u00eb re se nan\u00ebn kan\u00eb filluar pak ta harrojn\u00eb. Kan\u00eb filluar t\u00eb largohen prej saj. Djemt\u00eb i ka marr\u00eb dynjaja, nusja, jeta dhe kam dashur t\u00eb p\u00ebrcjell nj\u00eb mesazh n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj drame, e cila kudo q\u00eb shkoj i p\u00ebrlot njer\u00ebzit\u201d. Shfaqja \u201cNana\u201d n\u00ebn interpretimin e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb Blerta Kurtit dhe aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb ka udh\u00ebtuar madje edhe n\u00eb Amerik\u00eb, q\u00eb mesazhi t\u00eb p\u00ebr\u00e7ohej edhe tek m\u00ebrgimtar\u00ebt. \u201cKur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e madhe, \u00ebsht\u00eb emocion n\u00eb vetvete\u201d \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr mediet aktorja protagoniste.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teatri \u201cTeuta\u201d sjell dram\u00ebn e Arlinda Morin\u00ebs n\u00eb arTurbin\u00eb. Prishja e ekuilibrit n\u00ebn\u00eb-bir nga gruaja e djalit, vjen me nj\u00eb koncept regjisorial t\u00eb arrir\u00eb q\u00eb vendos publikun n\u00eb nj\u00eb kurth emocionesh. Loja e zhd\u00ebrvjell\u00ebt e aktor\u00ebve nga Ulqini vendos nj\u00eb tjet\u00ebr standard Anila Dedaj Kur nj\u00eb n\u00ebn\u00eb vendos n\u00eb gjum\u00eb foshnj\u00ebn e vet, bashk\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13107,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[2042,1075],"class_list":["post-20509","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kronike","tag-drama-nga-ulqini","tag-nana"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20509","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20509"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20509\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20510,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20509\/revisions\/20510"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13107"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}