{"id":20446,"date":"2018-09-26T16:14:43","date_gmt":"2018-09-26T14:14:43","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20446"},"modified":"2018-09-26T16:16:46","modified_gmt":"2018-09-26T14:16:46","slug":"maqedonia-nje-vend-i-vogel-me-nje-problem-gjigant-rus","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20446","title":{"rendered":"MAQEDONIA, NJ\u00cb VEND I VOG\u00cbL ME NJ\u00cb PROBLEM GJIGANT RUS"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_4753\" aria-describedby=\"caption-attachment-4753\" style=\"width: 645px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Shkupi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-4753 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Shkupi.jpg\" alt=\"\" width=\"645\" height=\"484\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Shkupi.jpg 533w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Shkupi-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 645px) 100vw, 645px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-4753\" class=\"wp-caption-text\">Shkupi<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>\u00a0\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Kan\u00eb mbetur vet\u00ebm edhe disa dit\u00eb kur n\u00eb Maqedoni do t\u00eb mbahet referendumi p\u00ebr ndryshimin e emrit t\u00eb vendit nga Republika e Maqedonis\u00eb n\u00eb \u201cRepublika e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut\u201d.\u00a0 \u00cbsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb fushat\u00eb e ashp\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb referendum t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm &#8212; jo vet\u00ebm p\u00ebr Maqedonin\u00eb por edhe p\u00ebr rajonin &#8211;midis pal\u00ebve kund\u00ebrshtare maqedonase, nd\u00ebrsa merret me mend se shumica e shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb vend e mb\u00ebshtesin referendumin p\u00ebr ndryshimin e emrit t\u00eb shtetit ku jetojn\u00eb.\u00a0 Pas tri dekada mos marrveshjesh mbi emrin e ish-republik\u00ebs jugosllave t\u00eb Maqedonis\u00eb, midis Shkupit dhe Athin\u00ebs, ministrat e jasht\u00ebm t\u00eb dy vendeve, n\u00eb prani t\u00eb Kryeministrit grek, Alexis Tsipras, Kryeministrit t\u00eb Maqedonis\u00eb, Zoran Zaev dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE-\u00ebs dhe OKB-\u00ebs n\u00ebnshkruan, qershorin q\u00eb kaloi, marrveshjen p\u00ebr emrin e ri t\u00eb ish-republik\u00ebs jugosllave.\u00a0 \u00a0Marr\u00ebveshja &#8212; e cila u n\u00ebnshkrua n\u00eb Presp\u00eb, nj\u00eb zon\u00eb kjo q\u00eb kufizohet me Greqin\u00eb, Maqedonin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb &#8212; pritet t\u2019i hap\u00eb rrug\u00ebn Shkupit p\u00ebr antar\u00ebsim t\u00eb mund\u00ebsh\u00ebm n\u00eb Bashkimin Evropian dhe n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, kjo mund\u00ebsi ka shkaktuar nj\u00eb gar\u00eb gjeopolitike n\u00eb at\u00eb vend, midis Per\u00ebndimit dhe Rusis\u00eb e cila po p\u00ebrdor t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat q\u00eb ka n\u00eb dispozicion, p\u00ebr t\u00eb minuar marrveshjen midis Athin\u00ebs dhe Shkupit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb bllokoj\u00eb edhe antar\u00ebsimin e mund\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb NATO. \u00a0\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Moska ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb propagandistike t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb gjithanshme, sidomos n\u00eb mediat sociale, duke p\u00ebrhapur lajme t\u00eb rreme, vendet demokratike per\u00ebndimore kan\u00eb shprehur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente, mb\u00ebshtetjen e tyre n\u00eb favor t\u00eb referendumit, duke d\u00ebrguar n\u00eb Shkup zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bindur qytetar\u00ebt e ish-republik\u00ebs jugosllave q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb ndryshimit t\u00eb emrit, p\u00ebrfshir\u00eb Kancelaren e Gjermanis\u00eb Angel Merkel, Federica Mogherini-n Shefen e Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Bashkimit Evropian dhe Sekretarin Amerikan t\u00eb Mbrojtjes, Xhejms N. Mattis. \u00a0Duke cituar Kancelaren Merkel, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, u shpreh gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shkup se, \u201cQytetar\u00ebt tuaj do t\u00eb p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi demokratike p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara t\u00eb ardhmen e vendit tuaj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb do t\u00eb votoni n\u00eb referendum p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar vendin tuaj edhe drejt antar\u00ebsimit n\u00eb NATO, nd\u00ebrsa hedhni vot\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e vendit tuaj. \u00a0Ne jemi t\u00eb vetdijsh\u00ebm ndaj k\u00ebsaj vote komplekse p\u00ebr popullin tuaj, por ne u mb\u00ebshtesim q\u00eb ju t\u00eb ushtroni t\u00eb drejt\u00ebn e sovranitetit t\u00eb vot\u00ebs tuaj si dhe t\u00eb ushtroni p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb demokratike p\u00ebr t\u00eb votuar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb zyrtari i lart\u00eb mbrojtjes amerikane gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shkup koh\u00ebt e fundit. \u00a0Sekretari Amerikan i Mbrojtjes ka n\u00ebnvijuar gjithashtu se, \u201cNuk ka asnj\u00eb dyshim se Rusia ka transferuar fonde t\u00eb m\u00ebdha dhe se rus\u00ebt kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb fushata t\u00eb gjith\u00ebanshme p\u00ebr t\u00eb influencuar vot\u00ebn\u201d, n\u00eb referundimin e t\u00eb djel\u00ebs q\u00eb vjen\u201d, n\u00eb ish-republik\u00ebn jugosllave t\u00eb Maqedonis\u00eb, \u201cme q\u00ebllim q\u00eb pik\u00ebrisht, t\u00eb bllokohet mund\u00ebsia e k\u00ebtij vendi q\u00eb t\u00eb antar\u00ebsohet n\u00eb NATO\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por, Sekretari Xhejms Mattis n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb miratimit t\u00eb referendumit p\u00ebr ndryshimin e emrit nga ana e votuesve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb, u shpreh duke cituar Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s Stoltenberg se, \u201cDuke iu bashkuar NATO-s, ju do t\u00eb siguroni nj\u00eb karrige t\u00eb barabart\u00eb, n\u00eb tavolin\u00ebn e aleanc\u00ebs ushtarake m\u00eb t\u00eb suksesshme q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb historia e njer\u00ebzimit, s\u00eb bashku me 29-vende t\u00eb tjera an\u00ebtare t\u00eb angazhuara p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ju dhe sigurin\u00eb tuaj\u201d\u2026 Ju do t\u2019i bashkoheni (si vendi an\u00ebtar i 30-t\u00eb, n\u00ebqoftse zgjidhni k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb) nj\u00eb aleance ushtarake n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vende t\u00eb vogla e t\u00eb m\u00ebdha, punojn\u00eb s\u00eb bashku &#8212; n\u00eb mbrojtje t\u00eb parimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb sovranitetit komb\u00ebtar, integritetit territorial dhe t\u00eb liris\u00eb, kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb jashtme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrpiqen t\u2019i minojn\u00eb k\u00ebto parime, duke filluar nga Siria e deri n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d, nj\u00eb referenc\u00eb e qart\u00eb kjo e zyrtarit t\u00eb lart\u00eb amerikan, ndaj nd\u00ebrhyrjeve ruse n\u00eb k\u00ebto vende.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej metodave q\u00eb ka zgjedhur Moska p\u00ebr t\u00eb minuar rezultatin e referendumit t\u00eb djel\u00ebn q\u00eb vjen n\u00eb Maqedoni, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapja e lajmeve t\u00eb rreme dhe sulmet kibernetike. \u00a0Zyrtar\u00ebt e NATO-s thon\u00eb se kan\u00eb ndihmuar Maqedonin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar fushat\u00ebn ruse. \u00a0\u201cShohim se Rusia po p\u00ebrpiqet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrhapi disinformacion, por Rusia nuk po fiton\u201d mb\u00ebshtetje, megjithse sipas tij, Moska \u201cpo vepron n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme dhe me me mjete t\u00eb ndryshme\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i NATO-s, Jens Stoltenberg n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn Nju Jork Tajms.\u00a0 Por edhe si pas diplomat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt citohen nga media amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb Nju Jork Tajms-in dhe Washington Post-in, \u00e7do dit\u00eb shfaqen 40 uebsajte t\u00eb reja me t\u00eb cilat u b\u00ebhet thirrje votuesve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb q\u00eb t\u00eb bojkotojn\u00eb referendumin.\u00a0 Njoftohet se k\u00ebto uebsajte, origjina e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb Maqedonis\u00eb, p\u00ebrputhen me modelet e m\u00ebparshme t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve ruse n\u00eb zgjedhjet e tjera n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato n\u00eb Shtetet e Bashkuara.\u00a0 Disa prej k\u00ebtyre uebsajteve, sipas medieve amerikane, me q\u00ebllim nxitin edhe tensionet etnike me shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, nd\u00ebrsa b\u00ebjn\u00eb pyetjen provokuese: \u201cA do t\u00eb lejoni shqiptar\u00ebt t\u2019ua ndryshojn\u00eb emrin\u201d e vendit?\u00a0 Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shkup, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Mattis nuk p\u00ebrmendi Rusin\u00eb me em\u00ebr, por ka theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luftuar, \u201caktivitetin kibernetik q\u00ebllim keq, q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon demokracit\u00eb tona\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e Mosk\u00ebs p\u00ebr t\u00eb minuar referendumin e t\u00eb djel\u00ebs q\u00eb vjen n\u00eb Maqedoni, jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me politik\u00ebn afatgjat\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb putiniste p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur influenc\u00ebn e saj n\u00eb Ballkanin P\u00ebrendimor.\u00a0 Dy vjet m\u00eb par\u00eb, Moska kishte orkestruar nj\u00eb grusht-shteti n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverin\u00eb pro-per\u00ebndimore t\u00eb atij vendi, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb parandaluar antar\u00ebsimin e Podgoric\u00ebs n\u00eb NATO.\u00a0\u00a0 \u201cNj\u00eb prej objektivave kryesore t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb NATO-n n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb nd\u00ebrmerr aleanca per\u00ebndimore\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Nju Jork Tajms, Xhejms H. Mackey, Shef i Zyr\u00ebs Euro-Atlantike dhe Partneritet Global t\u00eb NATO-s, duke shtuar se, \u201cP\u00ebr derisa rus\u00ebt mendojn\u00eb se mund t\u00eb shkaktojn\u00eb turbullira diku, ata do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb aktivitetet ruse t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Maqedoni n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb bojkotimit t\u00eb referendumit p\u00ebr ndryshimin e emrit t\u00eb ish-republik\u00ebs jugosllave, Moska, si\u00e7 e ka tradit\u00eb, po peshkon n\u00eb ujrat e turbullta t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, megjith\u00ebse Maqedonia nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim q\u00eb mund t\u00eb merret me mend, ndaj Rusis\u00eb.\u00a0 \u00a0Ky pra \u00ebsht\u00eb problemi i madh rus me t\u00eb cilin Maqedonia e vog\u00ebl p\u00ebrballet me arush\u00ebn e madhe ruse n\u00eb referendumin e s\u00eb djel\u00ebs p\u00ebr ndryshimin e emrit, nj\u00eb vendim q\u00eb n\u00ebqoftse miratohet, do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb antar\u00ebsimin e Shkupit n\u00eb aleanc\u00ebn e NATO-s.\u00a0 Por ashtu si\u00e7 p\u00ebrfundon editorialin me t\u00eb nj\u00ebjtin titull si m\u00eb lart\u00eb, gazeta Washington Post, se cilido qoft\u00eb p\u00ebrfundimi i referendumit p\u00ebr ndryshimin e emrit, t\u00eb djel\u00ebn q\u00eb vjen n\u00eb Maqedoni, nj\u00eb mesazh nga Maqedonia \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: \u201cPutin \u00ebsht\u00eb i vendosur t\u00eb minoj\u00eb Per\u00ebndimin dhe institucionet e tija kudo dhe kurdoher\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi\u201d, madje edhe n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl si Maqedonia, me t\u00eb cilin nuk ka kufij t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe i cili nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim politik as ushtarak ndaj Rusis\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb vetmen arsye se, \u201c\u00c7do sukses i demokracive, sado i vog\u00ebl qoft\u00eb, shikohet si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim vdekjeprur\u00ebs\u201d nga ana e Vladimir Putinit, p\u00ebrfundon editorialin e saj gazeta e kryeqytetit amerikan, Washington Post. \u00a0Vota n\u00eb favor t\u00eb referendumit p\u00ebr ndryshimin e emrit t\u00eb vendit &#8212; gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb antar\u00ebsimin e Maqedonis\u00eb n\u00eb aleanc\u00ebn e NATO-s &#8212; do t\u00eb konsiderohej prej Rusis\u00eb si nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr \u2018t\u00eb dhe si nj\u00eb fitore p\u00ebr Per\u00ebndimin dhe p\u00ebr demokracin\u00eb.\u00a0\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pra q\u00eb Rusia p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik t\u00eb madh p\u00ebr Maqedonin\u00eb e vog\u00ebl dhe p\u00ebr demokracin\u00eb e saj n\u00eb referendumin e t\u00eb djel\u00ebs q\u00eb vjen.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0\u00a0Nga Frank Shkreli Kan\u00eb mbetur vet\u00ebm edhe disa dit\u00eb kur n\u00eb Maqedoni do t\u00eb mbahet referendumi p\u00ebr ndryshimin e emrit t\u00eb vendit nga Republika e Maqedonis\u00eb n\u00eb \u201cRepublika e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut\u201d.\u00a0 \u00cbsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb fushat\u00eb e ashp\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb referendum t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm &#8212; jo vet\u00ebm p\u00ebr Maqedonin\u00eb por edhe p\u00ebr rajonin &#8211;midis pal\u00ebve kund\u00ebrshtare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4753,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20446","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20446","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20446"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20446\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20449,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20446\/revisions\/20449"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4753"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20446"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20446"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20446"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}