{"id":20418,"date":"2018-09-24T09:07:32","date_gmt":"2018-09-24T07:07:32","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20418"},"modified":"2018-09-24T09:07:51","modified_gmt":"2018-09-24T07:07:51","slug":"cka-po-ndodhe-keshtu-kaos-i-rende-ne-politiken-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20418","title":{"rendered":"\u00c7KA PO NDODH\u00cb K\u00cbSHTU?\u00a0 &#8211; KAOS I R\u00cbND\u00cb N\u00cb POLITIK\u00cbN KOMB\u00cbTARE"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_2084\" aria-describedby=\"caption-attachment-2084\" style=\"width: 625px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/prishtina.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-2084\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/prishtina.jpg\" alt=\"\" width=\"625\" height=\"487\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/prishtina.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/prishtina-300x234.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 625px) 100vw, 625px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-2084\" class=\"wp-caption-text\">Prishtina<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Ka disa jav\u00eb tashti q\u00eb flitet seriozisht p\u00ebr shk\u00ebmbime territoresh, ndreqje kufijsh, korrigjim ose p\u00ebr di\u00e7ka krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr, midis Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, var\u00ebsisht reagimeve se kush e thot\u00eb dhe kur e thot\u00eb.\u00a0 Sot e k\u00ebsaj dite askush nuk e di dhe askush nuk thot\u00eb se si dhe pse ky subjekt filloi t\u00eb diskutohej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb publikisht, n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.\u00a0 Sot jemi p\u00ebr shk\u00ebmbim territoresh, nes\u00ebr p\u00ebr ndreqje kufijsh, ose di\u00e7ka tjet\u00ebr.\u00a0 Kriza e par\u00eb e pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb nivel komb\u00ebtar, i gjen\u00eb udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, krejt\u00ebsisht t\u00eb pa p\u00ebrgatitur, t\u00eb zbuluar, krejt lakuriq para popullit t\u00eb vet dhe para opinionit bot\u00ebror se si t\u00eb merren me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb p\u00ebrball\u00eb t\u00eb cil\u00ebs gj\u00ebnden, pa asnj\u00eb ide dhe pa asnj\u00eb strategji politico-komb\u00ebtare se si duhet shkuar p\u00ebrpara.\u00a0 Gjithkush n\u00eb mendje t\u00eb vet jep idet\u00eb e veta, ose kund\u00ebrshton idet\u00eb e atij tjetrit, pa asnj\u00eb marrveshje ose vision t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt se si duhet vazhduar. \u00a0\u00a0Presidenti i Kosov\u00ebs kund\u00ebr Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, opozita kund\u00ebr pozit\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Tirana kryesisht hesht\u00eb. \u00a0E nj\u00ebjta ndodh\u00eb edhe n\u00eb Tiran\u00eb, pa asnj\u00eb politik\u00eb bashkrenduese midis forcave politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe as midis Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs zyrtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje tejet me rend\u00ebsi komb\u00ebtare.\u00a0 Ekziston pra nj\u00eb kaos i r\u00ebnd\u00eb mendimesh dhe nj\u00eb munges\u00eb bashkrendimi n\u00eb politik\u00ebn komb\u00ebtare p\u00ebrsa u p\u00ebrket interesave afatgjata t\u00eb Kombit shqiptar, si\u00e7 mund t\u00eb vihet re nga debati mbi \u00e7eshtjet e kufirit midis Kosov\u00ebs dhe Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa d\u00ebgjojm\u00eb komentet e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb radh\u00ebt e tyre \u2013 n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje &#8212; ekziston nj\u00eb hendek i madh, nj\u00eb p\u00ebshtjellim i madh idesh\u00eb, pa rregull e pa organizim, nj\u00eb gj\u00ebndje kaotike t\u00eb cil\u00ebs nuk mund i gj\u00ebndet filli.\u00a0\u00a0 Kjo gj\u00ebndje kaotike vihet re nga komunikimet dhe komentet e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Kosov\u00ebs drejtuar prej s\u00eb largu ndaj nj\u00ebri tjetrit, mbi shk\u00ebmbimin e territoreve ose ndreqjen e kufijve midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs &#8212; n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb u siguroj se Serbia \u00ebsht\u00eb e bashkuar p\u00ebr ato q\u00eb k\u00ebrkon dhe \u00e7far\u00eb pret si p\u00ebrfundim i k\u00ebtij procesi, si\u00e7 duket i planifikuar mir\u00eb dhe i promovuar prej saj prej koh\u00ebsh, pik\u00ebrisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment &#8212; p\u00ebr q\u00ebllimet strategjike afatgjata t\u00eb Beogradit dhe padron\u00ebve t\u00eb tij rus\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kaos politik komb\u00ebtar dhe konfuzioni, fatkeqsisht, b\u00ebn pjes\u00eb edhe Tirana zyrtare, t\u00eb pak\u00ebn ky \u00ebsht\u00eb mendimi im pasi d\u00ebgjova pjes\u00eb t\u00eb komenteve t\u00eb Kryeministrit Edi Rama n\u00eb emisionin televiziv shqiptar, \u201cOpinion\u201d, para disa dit\u00ebsh, ku kreu i qeveris\u00eb shqiptare u shpreh se nuk di \u201casgj\u00eb\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, kur u pyet nga gazetari n\u00ebse kishte dijeni se \u00e7\u2019po ndodhte<strong>. \u00a0Pyetjes n\u00ebse\u00a0\u201cPresidenti Tha\u00e7i ju ka informuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Kryeministri Rama u p\u00ebrgjegj:\u00a0\u201c<\/strong>Jo. Kur them jo, them q\u00eb nuk kam asnj\u00eb informacion t\u00eb detajuar q\u00eb t\u00eb m\u00eb v\u00ebr\u00eb mua n\u00eb pozicionin q\u00eb t\u00eb kem nj\u00eb pamje t\u00eb asaj q\u00eb po zhvillohet dhe t\u00eb b\u00ebj komente.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs, ter\u00ebsia e saj territoriale, pavar\u00ebsia dhe sovraniteti i saj si shtet, jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, e sdiomos p\u00ebr Tiran\u00ebn zyrtare. \u00cbsht\u00eb pak e \u00e7uditshme q\u00eb udh\u00ebheqsi shqiptar shprehet se nuk di gj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrdor nj\u00eb mjet publik t\u00eb informimit t\u00eb komunikoj\u00eb \u00a0prej s\u00eb largu n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb &#8212; ndon\u00ebse e v\u00ebshtir\u00eb dhe e nd\u00ebrlikuar &#8212; me udh\u00ebheqsit e Kosov\u00ebs, Presidentin Tha\u00e7i dhe Kryeministrin Haradinaj, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb takohet me ta me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtar midis tyre, n\u00eb bashkrendim me aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht me Shtetet e Bashkuara dhe Gjermanin\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, nep\u00ebrmjet programit \u201cOpinion\u201d, Z. Rama u b\u00ebri thirrje udh\u00ebheqsve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb \u201ckrijojn\u00eb nj\u00eb proces\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb \u201ckonsultim me diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb\u201d.\u00a0\u00a0 \u00a0\u201cTani pse nuk shkojn\u00eb ta pyesin diaspor\u00ebn shqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs sot? \u00a0Ku \u00ebsht\u00eb diaspora shqiptare e Amerik\u00ebs? T\u00eb gjith\u00eb ata kontributor\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb lan\u00eb pasurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb arm\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, sot jan\u00eb viktima nj\u00ebsoj si ju, s\u2019po fus veten time, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb diskutime dhe nuk kemi nj\u00eb proces. Ku jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb merren me historin\u00eb? \u00a0Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, ne na duhet nj\u00eb proces\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur kryeministri Edi Rama n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d n\u00eb TV Klan.\u00a0\u00a0 M\u00eb heret, Kryeministri Rama kishte pranuar me t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb programin \u201cOpen\u201d t\u00eb televizionit Top Channel se,&#8221;P\u00ebr dialogun Kosov\u00eb &#8211; Serbi mungon nj\u00eb platform\u00eb strategjike komb\u00ebtare\u201d.\u00a0 \u00a0Absolutisht e v\u00ebrtet\u00eb, por kush duhet t\u2019a p\u00ebrpiloj\u00eb k\u00ebt\u00eb strategji, Z. Kryeminist\u00ebr?\u00a0 Kjo duhej t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb heret nga Prishtina dhe Tirana zyrtare dhe jo nga \u201cDiaspora n\u00eb Amerik\u00eb\u201d. \u00a0\u00a0Ky nuk \u00ebsht\u00eb roli i diaspor\u00ebs shqiptare, pasi fal\u00eb nder\u00ebs Zotit sot i kemi dy shtete shqiptare legjitime, t\u00eb njohura nd\u00ebrkombtarisht, t\u00eb cilat duhej t\u00eb kishin p\u00ebrpiluar nj\u00eb strategji komb\u00ebtare me koh\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr marr\u00ebdhniet Kosov\u00eb-Serbi, por p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb interesit komb\u00ebtar. \u00a0Udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 sipas orekseve t\u00eb momentit &#8212; kan\u00eb deklaruar gjysm\u00ebn e bot\u00ebs si vende strategjike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs, por nuk kan\u00eb p\u00ebrpiluar nj\u00eb strategji komb\u00ebtare dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb faji i diaspor\u00ebs shqiptaro-amerikane.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E v\u00ebrtet\u00eb se diaspora shqiptare e Amerik\u00ebs, \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, Z. Kryeminist\u00ebr. \u00a0Sot m\u00eb pak e organizuar dhe m\u00eb shum\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb se kurr\u00eb, fatkeqsisht, fal\u00eb edhe politikave zyrtare t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs dhe influenc\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb radh\u00ebt e diaspor\u00ebs k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara. \u00a0Ky proces p\u00ebr nj\u00eb strategji komb\u00ebtare p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, p\u00ebr t\u00eb cilin me t\u00eb drejt\u00eb ju b\u00ebni thirrje dhe i cili \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i nevojsh\u00ebm, nuk i takon diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb q\u00eb ta filloj\u00eb, por udh\u00ebheq\u00ebsve legjitim shqiptar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, fal\u00eb vot\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, ua kan\u00eb besuar atyre fatin e Kombit.\u00a0 Ky moment historik, si\u00e7 e cil\u00ebsuat edhe ju Z. Kryeminist\u00ebr, k\u00ebrkon nj\u00eb bashkim idesh\u00eb dhe nj\u00eb qendrim mbar\u00eb-shqiptar p\u00ebr bisedimet me Serbin\u00eb dhe jo vet\u00ebm, ashtu q\u00eb t\u00eb mos dukemi para bot\u00ebs, si\u00e7 u shpreh\u00ebt edhe ju n\u00eb programin Opinion\u201d, \u201csi nj\u00eb tuf\u00eb amator\u00ebsh q\u00eb nuk kan\u00eb sensin e historis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fakt i njohur tanim\u00eb se komuniteti shqiptaro-amerikan, historikisht, ka luajtur dhe duhet t\u00eb luaj\u00eb edhe sot rolin q\u00eb i takon, n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta, pran\u00eb enteve m\u00eb t\u00eb larta qeveritare dhe jo qeveritare, si dhe publikut dhe medias amerikane k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara.\u00a0 \u00a0N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, gjat\u00eb dekadave \u2013 at\u00ebher\u00eb kur shqiptaro-amerikan\u00ebt konsideroheshin si \u201carmiq\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga regjimi komunist enverist dhe kur Kosova p\u00ebsoi t\u00eb k\u00ebqia e mundime n\u00ebn fashizmin serb &#8212; ky komunitet ka luajtur rolin e ambasadorit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kishte kombi shqiptar, duke filluar nga Fan Noli e Faik Konica fillim shekullin e kaluar e deri n\u00eb koh\u00ebt moderne. \u00a0Komuniteti shqiptaro-amerikan, e kishte t\u00eb qart\u00eb misionin e vet gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe n\u00eb fillimin e k\u00ebtij shekulli. Sh\u00ebmbjen e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7lirimin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs nga zgjedha shekullore serbe duke siguruar mb\u00ebshtetjen amerikane p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me vullnet t\u00eb mir\u00eb dhe pa p\u00ebrzierje dhe nd\u00ebrhyrje politike, komuniteti shqiptaro-amerikan, sidomos brezi i ri, mund dhe duhet t\u00eb riangazhohet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb kombit shqiptar, ashtu si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn jo t\u00eb larg\u00ebt. Edhe organizimi m\u00eb efikas i diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb dhe gjetiu duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb platforme strategjike komb\u00ebtare, q\u00eb ka p\u00ebrmendur Z. Rama, por diaspora nuk I ka as mjetet, as njerzit dhe as orgnaizmin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb nism\u00ebtare e nj\u00eb procesi t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerry duke iu drejtuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb tre vjet m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb shprehur se \u201cShekulli 21 k\u00ebrkon nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. \u00a0Komunitetet e diaspor\u00ebs jan\u00eb t\u00eb parat q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi ose kriz\u00eb n\u00eb vendet e tyre t\u00eb lindjes dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e diaspor\u00ebs jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb njoftojn\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb shtetit dhe t\u00eb qeveris\u00eb amerikane\u201d. \u00a0K\u00ebt\u00eb fakt e kishte kuptuar m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr \u2013 para tij ose pas tij \u2013 Presidenti i par\u00eb i Kosov\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugova. \u00a0N\u00ebqoftse Tirana dhe Prishtina zyrtare d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb konsultohen p\u00ebr angazhimin e diaspor\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb mira me to, at\u00ebher\u00eb ndiqni shembullin e marr\u00ebdh\u00ebnieve q\u00eb g\u00ebzonte dikur Ibrahim Rugova me diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe me diaspor\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dekadat e 80-ave dhe 90-ave t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar konsiderohen si periudha e art\u00eb e unitetit t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan rreth nj\u00eb kauze t\u00eb shenj\u00ebt dhe nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi q\u00eb kishte besimin dhe respektin, jo vet\u00ebm t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve pa dallim &#8212; por si rrjedhim &#8212; Presidenti Rugova siguroi shpejt edhe respektin e zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb \u2013 si simbol i bashkimit t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan rreth kauz\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, pa dallime politike, fetare a krahinore. \u00a0\u00a0Gjat\u00eb kriz\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, influenca e komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb Uashington konsiderohej si m\u00eb e fuqishmja pas Izraelit. \u00a0Kjo, fatkeq\u00ebsisht, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb! \u00a0Lobimi i fuqish\u00ebm i shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Uashington gjat\u00eb viteve \u201980 dhe \u201990, si dhe n\u00eb fillim-shekullin e ri n\u00eb t\u00eb cilin jemi, \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar tashti me pagesa jo transparente ose gjysm\u00eb transparente, prej qindra mij\u00ebra dollar\u00ebsh dh\u00ebn\u00eb kompanive lobiste amerikane nga udh\u00ebheq\u00ebsit qeveritar\u00eb e partiak\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs zyrtare, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar ndonj\u00eb fotografi individuale me ndonj\u00ebrin prej president\u00ebve amerikan\u00eb, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur p\u00ebr q\u00ebllime elektorale n\u00eb vend. \u00a0Nevojitet pra nj\u00eb angazhim m\u00eb i madh e m\u00eb serioz se kaq p\u00ebr nj\u00eb partneritet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb alla-Rugovian me diaspor\u00ebn shqiptare, pasi p\u00ebrpjekjet e deritanishme p\u00ebr t\u00eb organizuar m\u00eb mir\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kan\u00eb d\u00ebshtuar, megjith\u00eb krijimin e ministrive t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb. \u00a0Roli dhe angazhimi i diaspor\u00ebs shqiptare, n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb jetik, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, jo vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrforcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me shtetet mike si\u00e7 jan\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe vendet e Aleanc\u00ebs Euro-Atlantike, por edhe p\u00ebr fatin dhe mir\u00ebvajtjen afatshkurt\u00ebr dhe afatgjat\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb mbar\u00eb kombit shqiptar. \u00a0Konsultimet e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Prishtin\u00ebs zyrtare me diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara do t\u00eb ishin n\u00eb rregull, por diaspora shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb nuk e ka shkaktuar kaosin aktual n\u00eb politik\u00ebn komb\u00ebtare shqiptare dhe nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb tani t\u2019i k\u00ebrkohet asaj ndihm\u00eb q\u00eb t\u2019ia gjej\u00eb fillin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dikur kjo diaspor\u00eb ishte shum\u00eb efektive n\u00eb ekspozimin \u2013 para Washingtonit zyrtar dhe popullit amerikan &#8212; t\u00eb krimeve dhe shkeljeve t\u00eb drejtave t\u00eb bashk-kombasve tan\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, nga fqinjt\u00eb djall\u00ebzor\u00eb por \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr diaspor\u00ebn q\u00eb para miq\u00ebve tan\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb drejtojm\u00eb gishtin e akuz\u00ebs ndaj Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs zyrtare dhe t\u2019i identifikojm\u00eb ata si fajtor\u00eb t\u00eb gj\u00ebndjes aktuale kaotike komb\u00ebtare e politike n\u00eb trojet tona, p\u00ebrfshir\u00eb munges\u00ebn e nj\u00eb strategjie komb\u00ebtare n\u00eb bisedimet me Serbin\u00eb dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ka disa jav\u00eb tashti q\u00eb flitet seriozisht p\u00ebr shk\u00ebmbime territoresh, ndreqje kufijsh, korrigjim ose p\u00ebr di\u00e7ka krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr, midis Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, var\u00ebsisht reagimeve se kush e thot\u00eb dhe kur e thot\u00eb.\u00a0 Sot e k\u00ebsaj dite askush nuk e di dhe askush nuk thot\u00eb se si dhe pse ky subjekt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2084,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20418","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20418"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20418\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20420,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20418\/revisions\/20420"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2084"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}