{"id":20398,"date":"2018-09-21T16:25:40","date_gmt":"2018-09-21T14:25:40","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20398"},"modified":"2018-09-21T16:25:40","modified_gmt":"2018-09-21T14:25:40","slug":"demokracia-nen-trysni-sistemike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20398","title":{"rendered":"DEMOKRACIA N\u00cbN TRYSNI SISTEMIKE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-813 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" width=\"496\" height=\"407\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 496px) 100vw, 496px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>An\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs,15 Shtatori sh\u00ebnoi Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb. \u00a0\u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb dit\u00eb e cila festohet an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, \u00e7\u2019prej vitit 2007, kur Asamblea e P\u00ebrgjithshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara, me nj\u00eb rezolut\u00eb\u00a0p\u00ebrcaktoi k\u00ebt\u00eb dit\u00eb si dita q\u00eb t\u2019i kushtohet bot\u00ebrisht promovimit dhe zbatimit t\u00eb parimeve t\u00eb demokracis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u k\u00ebrkohet vendeve an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb t\u00eb kujtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb n\u00eb m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb mira dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr promovimin e\u00a0vlerave dhe parimeve t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb mesazhin e tij n\u00eb Dit\u00ebn e Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb, t\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb kaloi, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, (OKB-s\u00eb) Antonio Guterres, u shpreh se, \u201cDemokracia p\u00ebrballet sot me trysnit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se \u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb dekada\u201d. Sipas udh\u00ebheqsit t\u00eb OKB-s\u00eb, \u201cDita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Demokracis\u00eb\u201d ishte nj\u00eb rast i mir\u00eb, q\u00eb vendet an\u00ebtare, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb gj\u00ebjn\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb ringjallur dhe p\u00ebr t\u00eb rifuqizuar demokracin\u00eb, duke \u201cK\u00ebrkuar zgjidhje ndaj sfidave p\u00ebr ndryshime sistemike, me t\u00eb cilat p\u00ebrballet ajo sot.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sipas udh\u00ebheqsit t\u00eb OKB-s\u00eb, k\u00ebto p\u00ebrpjekje duhet t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb \u201cmasat p\u00ebr t\u00eb zhdukur pa barazit\u00eb q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn ekonomike dhe politike, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb demokracit\u00eb m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshirse, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat si dhe t\u00eb margjinalizuarit e shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e sistemit politik p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb demokracit\u00eb m\u00eb novatore dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebshme ndaj sfidave t\u00eb reja si\u00e7 jan\u00eb emigrimi dhe ndryshimet atmosferike\u201d, ka n\u00ebnvijuar Antonio Guterres i OKB-s\u00eb.\u00a0 Ndon\u00ebse k\u00ebt\u00eb vit sh\u00ebnohet edhe 70-vjetori i Deklarat\u00ebs Universale t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Demokracis\u00eb na jep rastin q\u00eb t\u00eb theksojm\u00eb vlerat e demokracis\u00eb dhe respektin p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, si element\u00ebt baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb demokracie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr medien me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb rithekson \u201cBesimin e tij t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb pa l\u00ebkundur n\u00eb demokracin\u00eb si form\u00ebn e qeverisjes me kapacitetin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb avancuar paq\u00ebn, begatin\u00eb, sigurin\u00eb si dhe sistemin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur t\u00eb drejtat universale t\u00eb njeriut, lirit\u00eb themelore dhe dinjitetin e \u00e7do personi.\u201d\u00a0\u00a0 Por, amerikan\u00ebt nuk e kan\u00eb konsideruar kurr\u00eb demokracin\u00eb dhe t\u00eb drejtat q\u00eb ajo garanton, si di\u00e7ka ekskluzive t\u00eb tyre.\u00a0 N\u00eb deklarat\u00ebn e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit thuhet gjithashtu se, \u201cIdealet demokratike jan\u00eb thelbi i politik\u00ebs ton\u00eb t\u00eb jashtme. Vendet me demokraci funksionale jan\u00eb aleat\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb dhe partner\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, n\u00eb p\u00ebrballimin e sfidave bot\u00ebrore.\u201d \u00a0\u00a0N\u00eb deklarat\u00ebn e z\u00ebdh\u00ebnses s\u00eb (DASH), Heather Nauert, thuhet se, Shtetet e Bashkuara \u201cNuk rrin\u00eb duarkryq kur qeveri t\u00eb ndryshme kufizojn\u00eb dhe shkelin t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve t\u00eb tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato qeveri me veprat e tyre minojn\u00eb besimin publik ndaj proceseve dhe institucioneve demokratike. Historia \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitare\u201d, vazhdoi ajo, \u201cse ata q\u00eb rrezikojn\u00eb dhe shkelin t\u00eb drejtat e popujve t\u00eb vet, ka t\u00eb ngjar\u00eb se heret ose von\u00eb do t\u00eb rrezikojn\u00eb edhe t\u00eb drejtat e popujve t\u00eb tjer\u00eb.\u201d\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja, theksoi ajo me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb, se ne mb\u00ebshtesim t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt u b\u00ebjn\u00eb thirrje qeverive t\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb individuale, t\u00eb forcojn\u00eb sundimin e ligjit, t\u00eb parandalojn\u00eb dhe t\u00eb luftojn\u00eb korrupcionin dhe t\u00eb respektojn\u00eb vot\u00ebn e lir\u00eb, \u00ebsht\u00eb shprehur z\u00ebdh\u00ebnsja e DASH, Heather Nauert, n\u00eb deklarat\u00ebn e saj p\u00ebr media me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demorkacis\u00eb. Ajo ka mbyllur deklarat\u00ebn e saj duke nenvijuar qendrimin e qeveris\u00eb amerikane, se Shtetet e Bashkuara bashkohen &#8212; me qeveri dhe organizata t\u00eb ndryshme dhe individ\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb si ne p\u00ebrsa i p\u00ebrket demokracis\u00eb \u2013 n\u00eb angazhimin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb promovuar, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe p\u00ebr t\u00eb avancuar vlerat demokratike n\u00eb vendet e tyre dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb k\u00ebt\u00eb vit un\u00eb e kalova n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb par\u00eb kisha vizituar Kosov\u00ebn, gjithsejt qendrova n\u00eb trojet shqiptare p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej tri jav\u00ebsh, ku edhe promovova botimin e tre v\u00ebllimeve librit, \u201cDemokracia Nuk Pret\u201d koh\u00ebt e fundit n\u00eb Tiran\u00eb. \u00a0\u00a0\u00a0Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe pata mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb bisedoja me dyzina shqiptar\u00ebsh nga t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar. \u00a0Nga bisedat me ta u ndesha me nj\u00eb pak\u00ebnaqsi t\u00eb gjithan\u00ebshme nga nj\u00eb num\u00ebr d\u00ebrmues i bashk-fol\u00ebsve, n\u00eb lidhje me gj\u00ebndjen e r\u00ebnduar aktuale politike dhe ekonomike &#8212; \u00a0p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe votues t\u00eb partive n\u00eb pozit\u00eb dhe n\u00eb opozit\u00eb, pa p\u00ebrjashtim, si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb. \u00a0Duket se pakq\u00ebnaq\u00ebsia n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve ndaj zhvillimeve n\u00eb vend, kudo n\u00eb trojet shqiptare, nuk p\u00ebrcaktohet nga mb\u00ebshtetjet q\u00eb ata mund t\u00eb ken\u00eb p\u00ebr nj\u00eb parti politike ose nj\u00eb tjet\u00ebr. \u00a0Pak\u00ebnaqsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb pr\u00ebgjith\u00ebshme dhe t\u00eb theksuara. \u00a0Duke filluar nga kamerier\u00ebt, shofer\u00ebt e taksive e deri tek pronar\u00ebt n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb mir\u00eb ekonomike, por sidomos t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyerit e t\u00eb cil\u00ebt shohin emigrimin si t\u00eb vetmen alternativ\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta. \u00a0T\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat, madje edhe ata q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb pun\u00eb, ndosn\u00ebse me rroga t\u00eb ul\u00ebta, e ndjejn\u00eb veten t\u00eb margjinalizuar dhe t\u00eb pa p\u00ebrsektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. \u00a0Nd\u00ebrsa ata q\u00eb sado n\u00eb pakic\u00eb, thon\u00eb se jan\u00eb pak a shum\u00eb mir\u00eb ekonomikisht shprehen se ndjehen t\u00eb pasigurt, duke mos ditur se \u00e7far\u00eb sjell\u00eb e nes\u00ebrmja. Biznesi, tha nj\u00ebri prej bisnezmen\u00ebve me t\u00eb cilin fola, nevojit\u00eb siguri dhe p\u00ebrspektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. \u00a0\u201cNe nuk dim\u00eb se \u00e7\u2019do t\u00eb sjell\u00eb e ardhmja, pasi edhe po t\u00eb ndryshohen qeverit\u00eb, secila prej tyre sjell\u00eb njer\u00ebzit e vet n\u00eb administrat\u00eb dhe ndryshon ligjet e qeveris\u00eb aktuale ose t\u00eb qeverive t\u00eb m\u00ebparshme, duke ia filluar nga e para.\u201d\u00a0 Vura re, fatkeqsisht, jo vet\u00ebm nj\u00eb \u201ctrysni sistemike\u201d \u2013 si\u00e7 e ka cil\u00ebsuar Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm I OKB-s\u00eb &#8212; t\u00eb zhvillimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb n\u00eb themel t\u00eb eksperimentit me zhvillimet e demokracis\u00eb n\u00eb trojet tona.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, biseda jo formale m\u00eb dyzina shqiptar\u00eb t\u00eb moshave dhe t\u00eb profesioneve t\u00eb ndryshme nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anket\u00eb shkencore, por \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ven n\u00eb dukje munges\u00ebn e llogaridh\u00ebnies, transparenc\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00eb qeverisjeje t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebshme ndaj votuesve shqiptar\u00eb kudo.\u00a0 Dihet se, jo vet\u00ebm politika, por edhe faktor\u00ebt ekonomik\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e ekonomis\u00eb dhe dhe luajn\u00eb nj\u00eb rol kritik n\u00eb zhvillimin e demokracis\u00eb n\u00eb cilindo vend qoft\u00eb. Kur d\u00ebshton demokracia, d\u00ebshton edhe ekonomia dhe rrezikohet r\u00ebndi e qet\u00ebsia. Demokracia e v\u00ebrtet\u00eb nevojit\u00eb pjes\u00ebmarrjen e plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb z\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si qeveriset, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse entet qeveritare dhe politikan\u00ebt q\u00eb drejtojn\u00eb ato p\u00ebr veprimtarit\u00eb e tyre dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb prej tyre llogari, pasi ideja e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb nevojave t\u00eb popullit, pasi financohen nga taksat e t\u00eb gjith\u00ebve.\u00a0 Fatkeq\u00ebsisht, bazuar n\u00eb bisedat me njer\u00ebz t\u00eb informuar mir\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, si n\u00eb Kosov\u00eb ashut edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, u largova nga trojet tona me ndjenj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb folur aq shum\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve se oligark\u00ebt (p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kishte folur dikur ish-Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerry) kan\u00eb uzurpuar shtetin dhe po diskreditojn\u00eb imazhin e demokracis\u00eb n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, jan\u00eb m\u00eb evidente se kurr\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Jam i vetdijsh\u00ebm se pas nj\u00eb q\u00ebndrimi prej tri jav\u00ebsh n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, vler\u00ebsimit tim n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb \u201cDit\u00ebs s\u00eb Demokracis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d 2018 &#8212; gj\u00ebndjes aktuale t\u00eb zhvillimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb trojet tona i mbetet shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u d\u00ebshiruar.\u00a0 Ishte folur n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shekulli se shekulli 21 do t\u00eb ishte, m\u00eb n\u00eb fund, \u201cShekulli i shqiptar\u00ebve\u201d, i momentit historik, kur vet shqiptar\u00ebt si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, do t\u2019a ken\u00eb n\u00eb dor\u00eb fatin e zhvillimit t\u00eb vet demokratik, historik e natural t\u00eb Kombit. \u00a0Prandaj, mesazhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb brez t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb me sjelljet e tyre n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave ekonomiko-financiare dhe partiake, dhe me \u201ckomedit\u00eb e tyre\u201d, (si\u00e7 i kishte cil\u00ebsuar dikur Fan Noli) &#8212; pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kombit shqiptar &#8212; t\u00eb mos pengojn\u00eb proceset natyrore t\u00eb historis\u00eb, e cila shpresojm\u00eb t\u00eb ket\u00eb filluar t\u2019i korrigjoj\u00eb gabimet dhe disfatat q\u00eb ka p\u00ebsuar kombi shqiptar gjat\u00eb shekujsh.\u00a0 P\u00ebr ndryshe, ashtu si\u00e7 ka paralajm\u00ebruar edhe Noli n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, \u201cOptimizmi s\u2019ka vend dhe trembem se di\u00e7 do ngjas\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Shqiptar\u00ebt, q\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit dhe pas fitores historike t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, mund t\u00eb thuhet se, \u201cU ngjall\u00ebn nga idealist\u00ebt dhe u ruajt\u00ebn nga rastet\u201d, por si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe Fan Nolit, shpresojm\u00eb q\u00eb tashti t\u00eb \u201cmos vriten nga politikan\u00ebt.\u201d<strong>\u00a0\u00a0 <\/strong>Urojm\u00eb q\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb kudo n\u00eb trojet e veta \u2013 do t\u00eb nd\u00ebrpresin komedit\u00eb e tyre politike dhe do t\u00eb m\u00ebnjanojn\u00eb rrezikun, duke u bashkuar me vendet mike demokratike t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb angazhohen p\u00ebr nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb, por p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre publike n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit t\u00eb vet, q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb atyre besimin t\u2019a udh\u00ebheqi.\u00a0 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb mos kini frik\u00eb nga e ardhmja dhe mos u mbani peng nga e kaluara, por t\u00eb punohet seriozisht dhe n\u00eb bashkpunim me nj\u00ebri tjetrin, por edhe n\u00eb bashkrendim politik dhe ekonomik midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs si dy shtete t\u00eb pavarura &#8212; p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb demokracie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr Kombin shqiptar. \u00a0P\u00ebr nj\u00eb komb shqiptar aq dinamik dhe dashamir\u00ebs i pavar\u00ebsis\u00eb, demokracis\u00eb dhe liris\u00eb, i cili i ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb dhe kapacitetet p\u00ebr t\u00eb realizuar \u00ebndrr\u00ebn e rilindasve t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb pavarur, t\u00eb bashkuar demokratike dhe n\u00eb liri e paq\u00eb me veten dhe me t\u00eb tjer\u00ebt, sepse Demokracia nuk pret.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp; An\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs,15 Shtatori sh\u00ebnoi Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb. \u00a0\u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb dit\u00eb e cila festohet an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, \u00e7\u2019prej vitit 2007, kur Asamblea e P\u00ebrgjithshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara, me nj\u00eb rezolut\u00eb\u00a0p\u00ebrcaktoi k\u00ebt\u00eb dit\u00eb si dita q\u00eb t\u2019i kushtohet bot\u00ebrisht promovimit dhe zbatimit t\u00eb parimeve t\u00eb demokracis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20398","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20398","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20398"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20398\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20399,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20398\/revisions\/20399"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}