{"id":20366,"date":"2018-09-20T09:32:15","date_gmt":"2018-09-20T07:32:15","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20366"},"modified":"2018-09-21T16:24:25","modified_gmt":"2018-09-21T14:24:25","slug":"reshat-kripa-dhe-linidita-komani-per-librin-demokracia-nuk-pret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20366","title":{"rendered":"RESHAT KRIPA, LINIDITA KOMANI DHE MARJANA BULKU P\u00cbR LIBRIN &#8221;DEMOKRACIA NUK PRET&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/Demokracia-nuk-pret-frank-shkreli-perurimi-tirane.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-20367 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/Demokracia-nuk-pret-frank-shkreli-perurimi-tirane.jpg\" alt=\"\" width=\"644\" height=\"332\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/Demokracia-nuk-pret-frank-shkreli-perurimi-tirane.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/Demokracia-nuk-pret-frank-shkreli-perurimi-tirane-300x155.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 644px) 100vw, 644px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>RESHAT KRIPA: DEMOKRACIA NUK PRET<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Reshat\u00a0KRIPA<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb sall\u00ebn \u201cAntigonea\u201d t\u00eb hotel Rognerit, u zhvillua ceremonia e promovimit t\u00eb\u00a0 tre volumeve\u00a0 t\u00eb librit \u201cDemokracia nuk pret\u201d, t\u00eb autorit t\u00eb shquar t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare t\u00eb djeshme dhe t\u00eb sotshme, t\u00eb nderuarit\u00a0 Frank Shkreli,\u00a0 botuar me nism\u00ebn e drejtuesve t\u00eb <strong>gazet\u00ebs \u201cTelegraf\u201d<\/strong>, zot\u00ebrinjve Agim \u00c7iraku dhe \u00cbngj\u00ebll Musai. Ceremonia u zhvillua n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb publiku t\u00eb zgjedhur, president, ish-president dhe kryeminister, ish-ministra, deputet\u00eb, funksionar\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb ndryshme. dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs shqiptare U fol p\u00ebr vlerat e librave dhe mesazhin q\u00eb \u00a0p\u00ebrcjellin, duke i \u00e7muar ato. Frank Shkreli, lindur n\u00eb fshatin me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr m\u00eb 1969, emigruar n\u00eb Itali dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, arsimuar pran\u00eb George Washington University (Washington CD),\u00a0 Drejtor p\u00ebr Euro-Azin\u00eb dhe Shefi i Sh\u00ebrbimit Shqip t\u00eb VOA-s, USIA (Information Agensy), Drejtor Ekzekutiv i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan\u00eb n\u00eb vitet 2005-2007, fitues i dekorat\u00ebs \u201cThomas Jefferson Fellowship Award\u201d, dh\u00ebn\u00eb nga USIA dhe fitues i titullit \u201cQytetar\u00a0 Nderi\u201d i komun\u00ebs s\u00eb Shkrelit, Mal\u00ebsi i Madhe, i paraqitet publikut, n\u00eb atdheun e tij, me nj\u00eb vep\u00ebr dinjitoze, e cila duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si busull p\u00ebr \u00e7do shqip\u00ebtar q\u00eb e do dhe mundohet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me figur\u00ebn e zotit Frank Shkreli jam njohur koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet shkrimeve t\u00eb tij realis\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u201cTelegraf\u201d, si dhe n\u00eb mediat online si \u201cFjala e Lir\u00eb\u201d, \u201cZemra Shqiptare\u201d, \u201cTribuna Shqiptare, \u201cDielli\u2019 e plot t\u00eb tjera. N\u00ebp\u00ebrmjet tyre krijova bindjen, se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nje personalitet t\u00eb shquar n\u00eb fushat e politik\u00ebs, analizave dhe komenteve, nj\u00eb personalitet n\u00eb fush\u00ebn e gazetaris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe mendoj se ky duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shembull edhe p\u00ebr gjith\u00eb gazetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb. Libri ka nj\u00eb titull kuptimplot\u00eb, \u201dDemokracia nuk pret\u201d. Po mbushen nj\u00ebzetet\u00eb vjet nga p\u00ebrmbysja e sistemit totalitar komunist. Duke lexuar librin para syve te del pyetja: \u201cA \u00ebsht\u00eb arritur demokracia e v\u00ebrtet\u00eb?\u201d P\u00ebrgjigjen na e jep autori n\u00ebp\u00ebrmjet artikujve t\u00eb botuar. Demokracia nuk ka arritur dhe, ndoshta, nuk do t\u00eb arrihet as edhe pas nj\u00ebzetet\u00eb vite t\u00eb tjera. P\u00ebrse?\u00a0 Autori, edhe un\u00eb i mb\u00ebshtetur n\u00eb konkluzionet e tij, nuk jam shum\u00eb optimist lidhur me k\u00ebt\u00eb pyetje.\u00a0 Mentaliteti komunist, i ngulitur p\u00ebr dyzetegjasht\u00eb vjet rresht n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e atyre q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr drejtimin e shtetit, nuk i lejon t\u00eb shohin drit\u00ebn q\u00eb vjen nga vendet per\u00ebndimore dhe ta kthejn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Demokracia nuk pret, shkruan Frank Shkreli.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e tij \u201cD\u00ebshp\u00ebrim dhe vet\u00ebm d\u00ebshp\u00ebrim\u201d, botuar m\u00eb dat\u00ebn 16 tetor 2015 autori konstaton:<\/p>\n<p>\u201c<em>Pas 25 vitesh, \u00e7\u2019prej shembjes s\u00eb komunizmit dhe \u00e7\u2019prej \u00e7lirimit dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb, me t\u00eb drejt\u00eb, u prit me euforin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga shqiptar\u00ebt brenda dhe jasht\u00eb atdheut dhe kur mendohej se mjerimi dhe d\u00ebshp\u00ebrimi po merrnin fund, sot shqiptar\u00ebt ndihen t\u00eb lig\u00ebshtuar materialisht dhe t\u00eb lodhur shpirt\u00ebrisht, duke zgjedhur rrug\u00ebn e m\u00ebrgimit, si asnj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb, si t\u00eb vetmen alternativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p><em>\u201cD\u00ebshp\u00ebrim n\u00ebn komuniz\u00ebm, d\u00ebshp\u00ebrim n\u00ebn sundimin sllav e d\u00ebshp\u00ebrim edhe sot n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn demokraci. Kur do t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb lirisht shqiptari?\u201d.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr analogji t\u00eb frazave t\u00eb m\u00eb sip\u00ebrme, parasysh m\u00eb del nj\u00eb shprehje e dramaturgut t\u00eb njohur Uilljam Shekspir, nga tragjedia \u201cMakbeth\u201d:<\/p>\n<p><em>\u201cAtdhe i mjer\u00eb, trembet kur sheh veten! <\/em><\/p>\n<p><em>E kishim n\u00ebn\u00eb dhe na u b\u00eb varr, <\/em><\/p>\n<p><em>ku s\u2019qesh ve\u00e7 buza e ndonj\u00eb t\u00eb marri<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0dhe ku s\u2019 pyet kush se p\u00ebr k\u00eb bie kambana!\u201d <\/em><\/p>\n<p>Demokracia nuk pret, shkruan Franko Shkreli. Kur do t\u00eb bjer\u00eb ajo kamban\u00eb q\u00eb do ta zgjoj\u00eb k\u00ebt\u00eb popull? Kur shqip\u00ebtar\u00ebt do t\u00eb pushojn\u00eb s\u00eb emigruari, duke ikur nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb mbajtur frym\u00ebn? Me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm, sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara n\u00eb shtypin e dit\u00ebs, n\u00eb vitin 2030, Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 800.000 banor\u00eb. Merrni mundimin dhe shkoni n\u00eb Ambasad\u00ebn e Republik\u00ebs Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb. P\u00ebr \u00e7do dit\u00eb atje do t\u00eb shikoni qindra qytetar\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsim, sipas ofert\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb gjermane. Para syve m\u00eb dalin edhe vargjet e nj\u00eb k\u00ebnge popullore q\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<p><em>\u201cKurbeti, shok\u00eb kurbeti,<\/em><\/p>\n<p><em>Kush vate edhe nuk mbeti!\u201d<\/em><\/p>\n<p>Dhe ne v\u00ebrejm\u00eb me dhimbje, sipas Frank Shkrelit, se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i dyt\u00eb pas Siris\u00eb ku, p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve q\u00eb ekzistojn\u00eb, shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb largimin nga atdheu.<\/p>\n<p>Demokracia nuk pret, shkruan Frank Shkreli.<\/p>\n<p>-Ajo nuk pret kapjen e pushtetit nga klanet mafioze.<\/p>\n<p>-Ajo nuk pret q\u00eb drejtuesit e shtetit dhe partive politike nd\u00ebrsa, nga njera an\u00eb, nuk len\u00eb m\u00eb balt\u00eb pa hedhur mbi fantazm\u00ebn komuniste, nga ana tjet\u00ebr i shohim t\u00eb punojn\u00eb po me ato metoda t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. \u00a0\u00a0\u00a0-Ajo nuk pret q\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e atdheut t\u00eb dalin turma individ\u00ebsh, midis tyre edhe personalitete t\u00eb vendit, me portretet e diktatorit t\u00eb rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>-Ajo nuk pret q\u00eb n\u00eb ekranet e nje pjese t\u00eb televizor\u00ebve t\u00eb shfaqen filma shqiptar\u00eb t\u00eb periudh\u00eb s\u00eb komunizmit, ku figur\u00eb q\u00ebndrore \u00ebsht\u00eb diltatori apo ndjek\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>-Ajo nuk pret kur sheh se n\u00eb vend ekzistojn\u00eb ende shum\u00eb simbole t\u00eb asaj periudhe t\u00eb err\u00ebt, si ylli i kuq n\u00eb varrezat e d\u00ebshmor\u00ebve, mozaiku i realizmit socialist n\u00eb fasad\u00ebn e Muzeut Historik Komb\u00ebtar, emrat e shum\u00eb drejtuesve t\u00eb organeve t\u00eb diktatur\u00ebs n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt dhe sheshet e vendit dhe plot e plot skandale t\u00eb tilla n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht, n\u00eb k\u00ebto \u00e7aste, nuk m\u2019u ndakan aludimet me shprehje t\u00eb personaliteteve t\u00eb m\u00ebdhenj. Para syve m\u00eb del shprehja e princ Hamletit drejtuar s\u00eb \u00ebm\u00ebs, n\u00eb tragjedin\u00eb me t\u00eb njejtin titull t\u00eb shkrimtarit t\u00eb cituar m\u00eb lart:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u201cO n\u00ebn\u00eb, hidheni posht\u00eb gjysm\u00ebn e keqe t\u00eb zemr\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0dhe rroni me gjysm\u00ebn tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00eb!\u201d<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si\u00e7 duket shqiptar\u00ebve t\u00eb sip\u00ebr p\u00ebrmendur nuk do t\u2019u ket\u00eb mbetur asnj\u00eb gjysm\u00eb zemre e mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb e natyrshme q\u00eb \u00e7dokush t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ide t\u00eb caktuar, por kur sheh se ajo \u00ebsht\u00eb e gabuar, e hedh posht\u00eb dhe k\u00ebrkon t\u00eb gjej\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Por te ne mungon kurajo civile. Askush, q\u00eb nga funksionari m\u00eb i lart\u00eb i shtetit, dhe deri te biznesmen\u00ebt q\u00eb kan\u00eb arritur majat brenda nj\u00ebz\u00ebtekat\u00ebr or\u00ebve, nuk k\u00ebrkon falje p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e tij. Biri i nj\u00eb ushtari gjerman q\u00eb kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb masakr\u00ebn e Borov\u00ebs, k\u00ebrkoi falje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atit t\u00eb tij, kurse te ne, askush nuk e kryen nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb dinjitoz. Demokracia nuk pret, shkruan Frank Shkreli. At\u00ebher\u00eb kur do t\u00eb b\u00ebhet Shqip\u00ebria nj\u00eb vend me demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00eb miku im m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhet kur ta marrin n\u00eb dor\u00eb bijt\u00eb e atyre prind\u00ebrve q\u00eb kan\u00eb lindur pas vitit 1990. Do t\u00eb doja ta besoja nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por dyshimi nuk m\u00eb lejon. \u00a0A do t\u00eb arrihet? T\u00eb gjitha k\u00ebto m\u00eb dol\u00ebn parasysh duke d\u00ebgjuar lektor\u00ebt n\u00eb ceremonin\u00eb e promovimit dhe tani nuk m\u00eb mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ta fal\u00ebnderoj zotin Shkreli p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb madhe letrare q\u00eb na dhuroi.<\/p>\n<p>Faleminderit i nderuar Frank Shkreli!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0Lindita Komani: \u201cDEMOKRACIA NUK PRET\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Lindita KOMANI<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb 3 v\u00ebllime u promovua n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0 \u00a0<\/strong>Demokracia nuk pret! Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb p\u00ebrshkon publicistik\u00ebn e Frank Shkrelit, p\u00ebrzgjedhur e p\u00ebrmbledhur n\u00eb nj\u00eb botim me tre v\u00ebllime q\u00eb mban po k\u00ebt\u00eb titull.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb vjet shkrime mbi problematika shqiptare t\u00eb dit\u00ebs, personalitete me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr bot\u00ebn shqiptare e amerikane, zhvillime n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe efektin e tyre mbi shqiptar\u00ebt, viktimat e komunizmit dhe kujtes\u00ebn p\u00ebr ta, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb kontribut nd\u00ebrtues dhe jo shkat\u00ebrrues n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar shoq\u00ebrore-politike si ajo shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb vjet mendim kritik shpalosur n\u00eb faqet e gazet\u00ebs \u201cTelegraf\u201d, botuesi i s\u00eb cil\u00ebs, Agim \u00c7iraku ishte edhe mund\u00ebsuesi i k\u00ebtij botimi libri, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Vitit Jubilar t\u00eb Gjergj Kastriot-Sk\u00ebnderbeut si dhe i aktivitetit p\u00ebrurues t\u00eb tij sot, m\u00eb 11 shtator n\u00eb Tiran\u00eb. Me karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb ngritur n\u00eb nj\u00eb mjedis radiofonik si; gazetar, redaktor, shef i seksionit shqip, k\u00ebshilltar i lart\u00eb programacioni n\u00eb Drejtorin\u00eb Evropiane, z\u00ebvend\u00ebsdrejtor p\u00ebr Bashkimin Sovjetik dhe drejtor i Drejtoris\u00eb Europiane n\u00eb \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d, Shkreli n\u00eb k\u00ebta dhjet\u00eb vitet e fundit ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb profil t\u00eb spikatur edhe si analist n\u00eb gazetarin\u00eb e shkruar, gj\u00eb q\u00eb u vu n\u00eb pah nga Besnik Mustafaj n\u00eb fjal\u00ebn e tij hap\u00ebse si profesionist i fjal\u00ebs s\u00eb shkruar. \u201cGazetaria e ngritur si nj\u00eb kauz\u00eb profesionale dhe th\u00ebnia e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebrmes shkrimit\u201d, jan\u00eb tipari ky\u00e7 i Shkrelit, i cili \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb gazetar i lir\u00eb s\u00eb brendshmi, gj\u00eb e rrall\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e sotme\u201d, vler\u00ebsoi m\u00eb tej Mustafaj. P\u00ebr t\u00eb Shkreli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasues dhe pasurues i tradit\u00ebs s\u00eb nisur si nj\u00eb shkoll\u00eb nga rilind\u00ebsit e t\u00eb ngritur edhe m\u00eb tej nga vatran\u00ebt, nga t\u00eb cil\u00ebt ka marr\u00eb e b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn, sidomos, aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb \u00e7\u00ebshtjen shqiptare si nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Identifikues i problematikave q\u00eb ka shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb Ballkan, tek ai v\u00ebrehen edhe dy tipare t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>-Evokimi i historis\u00eb kryhet me q\u00ebllimin e shquarjes s\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimie t\u00eb dobishme, t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt e gjith\u00ebshqiptare, trash\u00ebgimi e cila nuk ka ve\u00e7 vlera muzeale, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb vitale dhe duhet t\u00eb zhvillohet edhe m\u00eb tej si e till\u00eb.<\/p>\n<p>-Pasuria dhe past\u00ebrtia e gjuh\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, ve\u00e7an\u00ebrisht duke pasur parasysh, se Shkreli \u00ebsht\u00eb larguar fare i ri nga mjedisi amtar, trevat shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi (n\u00eb koh\u00ebn e largimit t\u00eb tij bashk\u00eb me familjen \u2013 Jugosllavi). N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur gazetaria moderne shqiptare vuan nga deformimi i gjuh\u00ebs s\u00eb shkruar p\u00ebr arsye ndikimi nga fjal\u00ebt e huaja dhe nga zhvillimi i saj edhe n\u00ebp\u00ebrmjet ndikimit t\u00eb mediave sociale, gjuha e Shkrelit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr gazetar\u00ebt e rinj. T\u00eb gjitha k\u00ebto e pa hyr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb kjo dit\u00eb t\u00eb jet\u00eb e sh\u00ebnuar e \u201ct\u00eb festohet si nj\u00eb rast g\u00ebzimi\u201d, mbylli fjal\u00ebn e tij Mustafaj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Besimi n\u00eb Zot, sh\u00ebrbimi p\u00ebr atdheun e t\u00eb par\u00ebve, p\u00ebrpjekja konstante p\u00ebr t\u00eb mbrojtur demokracin\u00eb liberale amerikane dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb luftuar murtaj\u00ebn komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb tiparet kryesore t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Shkrelit, shkruan Sami Repishti me rastin e k\u00ebtij botimi. \u201cNjer\u00ebz si Shkreli na sjellin n\u00eb mend vargjet e Nolit \u201cMbahu n\u00ebno, mos ki frik\u00eb se ke djemt\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb\u201c\u201d, u shpreh Simon Mirakaj n\u00eb fjal\u00ebn e tij. \u201cDemokracia ka nevoj\u00eb p\u00ebr edukim t\u00eb vazhduesh\u00ebm\u201d dhe shkrimet e Shkrelit sh\u00ebrbejn\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sidomos n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur \u201ckompjuterkracia mund t\u00eb na z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb demokracin\u00eb, me platforma digjitale ku ne kemi vet\u00ebm t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb qajm\u00eb hallet tona, por nuk marrim pjes\u00eb si vendimmarr\u00ebs\u201d, tha Zamira \u00c7avo n\u00eb fjal\u00ebn e saj. Pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive me t\u00eb cilat ndeshemi sot si shqiptar\u00eb, e duke kuptuar q\u00eb \u201c<strong><em>Pranvera Shqiptare nuk ka \u00e7elur ende lulet p\u00ebr t\u00eb cilat prisnim dikur\u201d,<\/em><\/strong> mesazhet e shkrimeve kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb \u201c<strong><em>larg p\u00ebr\u00e7arjeve t\u00eb momentit, n\u00eb frym\u00ebn e dialogut, duke ngritur virtytet e kombit shqiptar<\/em><\/strong>\u201d, plot\u00ebsoi vet\u00eb Shkreli nd\u00ebrhyrjet e p\u00ebrshtypjet nga lexuesit e njoh\u00ebsit e pun\u00ebs s\u00eb tij publicistike. Ndon\u00ebse mund t\u00eb duket ndryshe, \u201c<strong><em>dielli i demokracis\u00eb shqiptare nuk e ka humbur rrug\u00ebn. Ai do ta udh\u00ebheq\u00eb kombin n\u00eb rrethana t\u00eb reja n\u00eb t\u00eb cilat kombi do t\u00eb dal\u00eb ngadh\u00ebnjyes mbi gjith\u00eb sfidat\u201d<\/em><\/strong>. Duke iu referuar n\u00eb mbyllje Kadares\u00eb, ai u shpreh se figura ndri\u00e7uese si; Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeu dhe N\u00ebn\u00eb Tereza na udh\u00ebheqin e na orientojn\u00eb me vepr\u00ebn e shembullin e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb optimiste, mund t\u00eb p\u00ebrpiqemi si lexues t\u00eb k\u00ebtij botimi e si ndjek\u00ebs t\u00eb shkrimeve t\u00eb Shkrelit n\u00eb faqet e gazet\u00ebs \u201cTelegraf\u201d, q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb apo m\u00eb mir\u00eb p\u00ebrfytyrojm\u00eb se sa shum\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar Shqip\u00ebria q\u00eb nga viti 1991, kur n\u00eb vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb autori u gjend n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr rihapjen e Ambasad\u00ebs Amerikane e p\u00ebr pritjen e ish-sekretarit t\u00eb shtetit James Becker. Ishte koha kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ai ka m\u00ebsuar edhe p\u00ebr jehon\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka patur \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d n\u00eb formimin e opinionit politik shqiptar drejt rr\u00ebzimit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste. Me kujtes\u00ebn se si p\u00ebrjetohej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb d\u00ebgjimi i \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d, me z\u00eb sa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt e me vesh sa m\u00eb pran\u00eb radios, me k\u00ebnaq\u00ebsi m\u00eb mbetet q\u00eb si pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb p\u00ebrurim e hartuese e k\u00ebtij shkrimi, t\u2019i jap t\u00eb drejt\u00eb z.Shkreli n\u00eb gjith\u00eb sa ai tha. As ai vet\u00eb ndoshta nuk e kish menduar, q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ndodhej n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrurimin e librit t\u00eb tij dhe si ish-gazetar n\u00eb karrier\u00eb n\u00eb \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d do t\u00eb intervistohej nga nj\u00eb korrespondent i \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebrurimi i \u201cDEMOKRACIA NUK PRET\u201d u p\u00ebrsh\u00ebndet n\u00eb hyrje nga Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ilir Meta, i cili n\u00eb fjal\u00ebn e tij theksoi se demokracia duhet t\u00eb mbrohet e duhet t\u00eb fitohet dhe se kjo \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb punohet p\u00ebr t\u00eb rritur identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar. T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet q\u00eb u zhvillua n\u00eb mjediset e Hotel Rogner e q\u00eb do t\u00eb mbahet mend gjat\u00eb p\u00ebr mesazhet e vler\u00ebn q\u00eb p\u00ebrcolli, ishin edhe shum\u00eb personalitete t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vendit, mes tyre ish-presidenti e ish-kryeministri Sali Berisha, politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga gjith\u00eb spektri politik, diplomat\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb mediave, shkrimtar\u00eb e njer\u00ebz t\u00eb kultur\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>KRONOLOGJIA E NGJARJEVE DHE\u00a0KUJTESA HISTORIKE N\u00cb DEMOKRACI<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Marjana Bulku<\/strong><\/p>\n<p>Sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb kronologjia e ngjarjeve dhe kujtesa historike n\u00eb demokraci?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb enigm\u00eb q\u00eb shtjellohet pak nga pak teksa lexon \u201cDemokracia nuk pret&#8221;, nj\u00eb set me refleksione e reagime, analiza dhe opinione, kritika dhe thirrje q\u00eb e tejkalojn\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn e gazetaris\u00eb, investigimit, reagimit, d\u00ebshmis\u00eb, akuz\u00ebs, duke e lakuar demokracin\u00eb n\u00eb \u00e7do ras\u00eb e duke u b\u00ebr\u00eb pishtar i saj, autori Frank Shkreli i b\u00ebn k\u00ebshtu nj\u00eb sh\u00ebrbim shum\u00eb t\u00eb madh jo vet\u00ebm konceptit t\u00eb saj teorik por e shtjellon praktikisht shum\u00eb dimensionalitetin e saj n\u00eb gazetari, histori, politik\u00eb dhe kultur\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sot, kur demokracia ndjehet m\u00eb e dhunuar se kurr\u00eb ne kemi nevoj\u00eb ta sjellim n\u00eb vemendjen e gjithsejcilit se ky sistem t\u00eb drejtash dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsish \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marrdh\u00ebnie e dyanshme ku balancohen lirit\u00eb kur respektohen ato.\u00a0 Sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb klasa politike duhet t\u00eb shikoj\u00eb se trash\u00ebgimnia e gabimeve dhe moskorrektimi i tyre i ka shpier\u00eb n\u00eb gabime t\u00eb tjera.\u00a0 Kur demokracit\u00eb rrezikohen nga demon\u00eb politik\u00eb dhe jo vet\u00ebm, populli ka rastin t\u00eb kuptoj\u00eb rolin e vet, fuqin\u00eb e mohuar nga paliria, at\u00eb q\u00eb buron nga e kaluara historike plot me t\u00eb panjohura dhe drithije t\u00eb q\u00ebllimshme, aktet e krenarive komb\u00ebtare, reagimi, korrektimi, reflektimi.\u00a0 N\u00eb kushtet kur demokracia rrezikohet nga d\u00ebshtimi p\u00ebr shkak t\u00eb aplikimit t\u00eb saj nga njer\u00ebzit e gabuar, metoda t\u00eb gabuara t\u00eb yshtura prej kultur\u00ebs son\u00eb politike t\u00eb trash\u00ebguar, leksionet amerikane, praktikat amerikane nuk mungojn\u00eb n\u00eb setin e mendimeve tek &#8220;Demokracia nuk pret&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e rr\u00ebnuar e Gjergj Fisht\u00ebs, pikturat e tmerrit t\u00eb internimit t\u00eb Tepelen\u00ebs, dosjet e pahapura t\u00eb komunizmit kjo gangren\u00eb nga ku burojn\u00eb plag\u00ebt shqiptare, jan\u00eb hone t\u00eb thella gjykimesh por edhe tablosh t\u00eb nj\u00eb demokracie q\u00eb afiksohet kur mendimi vdes dhe intelektual\u00ebt heshtin.\u00a0 Demokracia nuk pret, vjen si nj\u00eb v\u00ebzhgim i holl\u00eb, i v\u00ebmendsh\u00ebm, sistematik, nga jasht por gjithmon\u00eb brenda atij realiteti, par\u00eb me syt\u00eb q\u00eb e duan at\u00eb vend, ia duan t\u00eb mir\u00ebn, ia dijn\u00eb shtigjet se nga buron ajo.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E q\u00eb demokracia t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00eb mision i pamundur, roli i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb oksigjenues, reagimi i qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb vendimtar dhe z\u00ebri i intelektual\u00ebve jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs dhe pa asnj\u0113 dyshim, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb ai i drit\u00ebs dhe i arsyjes gjithashtu.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kjo vep\u00ebr, kronologji ngjarjesh e historish, datash dhe eventesh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr gazetar\u00ebt, politik\u00ebn dhe qytetarin\u00eb. \u00a0N\u00eb demokraci \u00e7do frym\u00eb ka rol n\u00eb jet\u00ebzimin dhe vitalizimin e k\u00ebtij sistemi q\u00eb nuk dhunon edhe pse dhunohet, ku \u00e7do jet\u00eb ka vler\u00eb dhe \u00e7do liri nis nga rregulli dhe vdes nga e kund\u00ebrta e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb nj\u00eb sistem i drejt\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet nga padrejt\u00ebsit\u00eb, \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb demokracin\u00eb ku e drejta merr jet\u00eb duke ta garantuar at\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Marjana Bulku<\/p>\n<p>20 shtator 2018<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RESHAT KRIPA: DEMOKRACIA NUK PRET Nga Reshat\u00a0KRIPA \u00a0 N\u00eb sall\u00ebn \u201cAntigonea\u201d t\u00eb hotel Rognerit, u zhvillua ceremonia e promovimit t\u00eb\u00a0 tre volumeve\u00a0 t\u00eb librit \u201cDemokracia nuk pret\u201d, t\u00eb autorit t\u00eb shquar t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare t\u00eb djeshme dhe t\u00eb sotshme, t\u00eb nderuarit\u00a0 Frank Shkreli,\u00a0 botuar me nism\u00ebn e drejtuesve t\u00eb gazet\u00ebs \u201cTelegraf\u201d, zot\u00ebrinjve Agim \u00c7iraku dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20367,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,6],"tags":[51,2028,2027],"class_list":["post-20366","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-kulture","tag-frank-shkreli","tag-linidita-komani","tag-reshat-kripa"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20366","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20366"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20366\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20397,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20366\/revisions\/20397"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20367"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20366"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20366"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20366"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}