{"id":20362,"date":"2018-09-19T10:13:03","date_gmt":"2018-09-19T08:13:03","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20362"},"modified":"2018-09-19T10:13:03","modified_gmt":"2018-09-19T08:13:03","slug":"fjala-e-frank-shkrelit-me-rastin-e-promovimit-te-tre-vellimeve-te-librit-demokracia-nuk-pret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20362","title":{"rendered":"FJALA E FRANK SHKRELIT ME RASTIN E PROMOVIMIT T\u00cb TRE V\u00cbLLIMEVE T\u00cb LIBRIT\u00a0&#8221;DEMOKRACIA NUK PRET&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/frank-shkreli-ilir-meta-sali-berisha-demokracia-nuk-flet.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-20332 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/frank-shkreli-ilir-meta-sali-berisha-demokracia-nuk-flet.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"427\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/frank-shkreli-ilir-meta-sali-berisha-demokracia-nuk-flet.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/frank-shkreli-ilir-meta-sali-berisha-demokracia-nuk-flet-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 11 shtator 2018<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje dhe fal\u00ebnderimet e mia t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen tuaj.\u00a0 Nj\u00eb fal\u00ebnderim i ve\u00e7ant\u00eb u shkon fol\u00ebsve p\u00ebr fjal\u00ebt e tyre fisnike. E ndjej\u00eb veten tep\u00ebr t\u00eb nderuar me pjes\u00ebmarrjen tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashkbisedim v\u00ebllaz\u00ebror.\u00a0 Me disa prej jush, kam pas nderin dhe privilegjin t\u00eb takohem, kryesisht, n\u00eb rrethana zyrtare, por edhe shoq\u00ebrisht, gjat\u00eb 30-viteve t\u00eb periudh\u00ebs post-komuniste, k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Washington ose n\u00eb Nju Jork, duke filluar nga marsi e prilli i vitit 1991, menj\u00ebher\u00eb pas rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fillimisht, m\u00eb lejoni t\u00eb fal\u00ebnderoj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, dy individ\u00eb, miq dhe koleg\u00eb t\u00eb mij t\u00eb ngusht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb bashkbisedim v\u00ebllaz\u00ebror sot me ju dhe t\u00eb cil\u00ebt nj\u00ebherazi edhe kan\u00eb sponsorizuar botimin e tre v\u00ebllimeve t\u00eb librit, \u201cDemokracia nuk pret\u201d:\u00a0 Botuesin e gazet\u00ebs Telegraf, Z. Agim \u00c7iraku dhe Kryeredaktorin e k\u00ebsaj gazete, Z. Engj\u00ebll Musai.\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, po t\u00eb mos ishte gazeta Telegraf dhe udh\u00ebheqsit e saj, nuk besoj se do t\u00eb isha sot k\u00ebtu para jush. Ishin \u00cbngj\u00eblli dhe Agimi ata t\u00eb cil\u00ebt para m\u00eb shum\u00eb se 10-vitesh m\u00eb ftuan t\u00eb bashkpunoja me gazet\u00ebn Telegraf.\u00a0 Ata m\u00eb kan\u00eb inkurajuar dhe m\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur pa nd\u00ebrprerje dhe pa rezerva, megjith\u00eb pik\u00ebpamjet e mia politike q\u00eb shpesh mund t\u00eb jen\u00eb ndryshe nga ato q\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat e gazetaris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ishte gjithashtu ideja e Agimit dhe Engj\u00ebll q\u00eb shkrimet e mia, t\u00eb botuara rregullisht n\u00eb gazet\u00ebn Telegraf, t\u00eb p\u00ebrmblidheshin n\u00eb k\u00ebto tre v\u00ebllime q\u00eb kemi p\u00ebrpara. V\u00ebllimi i par\u00eb, \u201cDemokracia Nuk Pret\u201d &#8212; \u00ebsht\u00eb botuar para nj\u00eb viti nga Sht\u00ebpia botuese, Morava &#8212; t\u00eb cil\u00ebn gjithashtu e fal\u00ebnderoj sinqerisht edhe p\u00ebr botimin e v\u00ebllimeve II dhe III.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Agimi dhe Engjelli m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb absolutisht dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e subjekteve si dhe p\u00ebrmbajtjen e l\u00ebnd\u00ebs.\u00a0\u00a0 I fal\u00ebnderoj nga zemra dhe u jam mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr gjithmon\u00eb, p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb, respektin dhe kujdesin q\u00eb kan\u00eb treguar ndaj meje.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si\u00e7 e dini shum\u00eb prej jush, un\u00eb, kam punuar pran\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr 30-vjet\u00eb, ku bashk\u00eb me shum\u00eb koleg\u00eb gjat\u00eb viteve, jemi p\u00ebrpjekur t\u00eb japim kontributin ton\u00eb modest n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb zhvillimeve demokratike t\u00eb Atdheut t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb dhe t\u00eb forcimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy kombeve tona mike.\u00a0 N\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 7 dekada t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij \u2013 u p\u00ebrpoq\u00ebm t\u2019a b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb me fuqin\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe objektivitetit, q\u00eb jam p\u00ebrpjekur t\u00eb shkruaj edhe p\u00ebr gazet\u00ebn Telegraf dhe media t\u00eb tjera edhe pasi kam dal\u00eb n\u00eb pension nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs &#8212; p\u00ebrfshir\u00eb shkrimet e p\u00ebrmbledhura n\u00eb k\u00ebto tre v\u00ebllime t\u00eb \u201cDemokracia nuk pret\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gjith\u00eb jet\u00ebn jam munduar t\u2019i paraqes mendimet e mia n\u00eb frym\u00ebn e v\u00ebllaz\u00ebrimit, pa urrejtje, pa sharje e pa ofendime ndaj askujt dhe gjithmon\u00eb duke ndejtur larg p\u00ebr\u00e7arjeve t\u00eb momentit, por duke u munduar nj\u00ebkohsisht t\u00eb pasqyroj virtytet m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosha t\u00eb kombit ton\u00eb, n\u00eb nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb promovimit t\u00eb dialogut dhe t\u00eb mir\u00ebkuptimit midis shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ata q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndjekur shkrimet e mia modeste, kan\u00eb ven\u00eb re se n\u00eb \u2018to jam p\u00ebrpjekur t\u00eb pasqyroj dhe t\u00eb promovoj, nd\u00ebr t\u00eb tjera, d\u00ebshir\u00ebn e shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr integrim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb strukturat politike, ekonomike dhe ushtarake euro-atlantike &#8212; si nj\u00eb komb q\u00eb ndien thell\u00ebsisht, n\u00eb palc\u00ebn e tij, nevoj\u00ebn e lart\u00ebsimit moral dhe qytetar, duke theksuar se ai n\u00eb vetvete, i ka t\u00eb gjitha aft\u00ebsit\u00eb dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u2019u rreshtuar me kombet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por, duhet t\u00eb jemi t\u00eb sinqert me veten dhe me tjer\u00ebt se shqiptar\u00ebt i ka penguar di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb zen\u00eb vendin e tyre aty ku u takon, me kombet e tjera, se pranvera e demokracis\u00eb shqiptare, si n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb, ashtu edhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, nuk ka \u00e7el\u00eb ende lulet q\u00eb prisnim dikur e p\u00ebr t\u00eb cilat presim gjithnj\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prandaj kemi ruajtur gjithnj\u00eb titullin, \u201cDemokracia nuk pret\u201d p\u00ebr t\u00eb tre v\u00ebllimet \u2013 nj\u00eb titull q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb sugjeruar nga miku im, Dr. Halim Kosova.\u00a0 Shqiptar\u00ebt kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre nuk kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se jan\u00eb sot, por zhvillimi i demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr.\u00a0 30-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb e donim si e gjith\u00eb Evropa.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb e secilit prej nesh q\u00eb t\u00eb interpretojm\u00eb, t\u00eb analizojm\u00eb dhe t\u00eb gjykojm\u00eb tranzicionin politik post-komunist, pasi k\u00ebt\u00eb na e mund\u00ebson kjo demokraci, sado e brisht\u00eb, cilido qoft\u00eb mendimi yn\u00eb p\u00ebr zhvillimin e saj t\u00eb deritanish\u00ebm.\u00a0 Edhe un\u00eb jam munduar q\u00eb n\u00eb shkrimet e mia \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb modeste &#8212; t\u00eb them fjal\u00ebn time \u2013 megjithse larg gjeografikisht, me Shqip\u00ebrin\u00eb, me Kosov\u00ebn dhe me trojet tona n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por shum\u00eb af\u00ebr me zem\u00ebr &#8212; dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi gjej rastin t\u00eb fal\u00ebnderoj edhe lexuesit p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e tyre t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 zhvillimeve demokratike n\u00eb trojet shqiptare, nd\u00ebr subjektet e tjera q\u00eb jam p\u00ebrpjekur t\u00eb trajtoj\u00eb shpesh jan\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebniet historike dhe r\u00ebnd\u00ebsia e tyre, midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kombit shqiptar. Jam munduar gjithashtu t\u00eb kujtoj edhe personalitete t\u00eb njohura politike dhe intelektuale, jo vet\u00ebm t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, por edhe t\u00eb tjer\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt ish-regjimi komunist i kishte p\u00ebrjashtuar nga historia, por t\u00eb cil\u00ebt, ma merr\u00eb mendja mua, se duhen vler\u00ebsuar p\u00ebr kontributin e \u00e7muesh\u00ebm t\u00eb tyre, n\u00eb historin\u00eb e Kombit shqiptar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kam ven\u00eb n\u00eb dukje gjithashtu edhe veprimtarin\u00eb e personaliteteve moderne t\u00eb politik\u00ebs amerikane dhe rolin e tyre n\u00eb historin\u00eb e re e t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve &#8212; dhe mb\u00ebshtetjen e tyre t\u00eb sinqert p\u00ebr t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e veta.\u00a0 Miq\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar pra, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shquar me dekada, sidomos p\u00ebr ndihmes\u00ebn e tyre historike p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe si promovues t\u00eb forcimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy kombeve tona dhe t\u00eb integrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb organizmat euro-atlantike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lidhjet shqiptaro-amerikane, p\u00ebr t\u00eb cilat kam shkruar nj\u00eb num\u00ebr artikujsh gjat\u00eb viteve, jan\u00eb aq t\u00eb vjetra sa \u00ebsht\u00eb edhe diaspora shqiptare atje.\u00a0 Ato kan\u00eb filluar n\u00eb vitet e para t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, n\u00eb koh\u00ebn e kolos\u00ebve t\u00eb Federat\u00ebs Pan-Shqiptare VATRA, Fan Nolit dhe Faik Konic\u00ebs.\u00a0 At\u00ebher\u00eb, si edhe m\u00eb von\u00eb pas shembjes s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri si dhe para dhe gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb \u2014 komuniteti shqiptaro-amerikan, ka luajtur dhe vazhdon t\u00eb luaj rolin kryesor n\u00eb \u00e7imentimin dhe p\u00ebrparimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, t\u00eb cilat diaspora shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb &#8211;pa dallim orientimesh politike &#8212; i ka konsideruar dhe i konsideron ato gjithmon\u00eb si t\u00eb pa zev\u00ebndsueshme p\u00ebr interesat jetike t\u00eb Kombit shqiptar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb subjekt tjet\u00ebr q\u00eb jam p\u00ebrpjekur t\u00eb trajtoj, nga koha n\u00eb koh\u00eb, jan\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe se si ato prekin interesat shqiptare, sidomos k\u00ebtu n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Ballkanit Per\u00ebndimor.\u00a0\u00a0 Jam munduar t\u00eb jap alarmin p\u00ebr shtimin n\u00eb rritje e sip\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb influenc\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb s\u00eb Putinit dhe t\u00eb Turqis\u00eb s\u00eb Erdoganit n\u00eb trojet shqiptare.\u00a0 N\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn time, kam paralajm\u00ebruar edhe mbi rrezikun e flirtimit t\u00eb autoriteteve t\u00eb larta shqiptare me udh\u00ebheqsit autoritar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre vendeve, si di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin afat gjat\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>T\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, liria e shtypit dhe liria e fjal\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti, jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt e bot\u00ebs, jan\u00eb nj\u00eb subjekt q\u00eb m\u00eb ka interesuar gjith\u00eb karier\u00ebn time. \u00a0Viktimat e komunizmit nd\u00ebrkombetar dhe t\u00eb atij shqiptar si dhe t\u00eb drejtat e tyre, at\u00ebher\u00eb dhe sot, jan\u00eb di\u00e7ka q\u00eb i kam pasur gjithmon\u00eb af\u00ebr zemr\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto subjekte, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn time modeste, n\u00eb shkrimet e mia kam pasqyruar mendimet dhe q\u00ebndrimet e mia personale por edhe t\u00eb atyre t\u00eb cil\u00ebve, p\u00ebr arsye t\u00eb rrethanave historike nuk u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia as e drejta t\u00eb flasin p\u00ebr veten dhe t\u00eb shprehin lirisht mendimet e tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por, n\u00eb shkrimet e mia, mos u mundoni t\u00eb gjeni promovimin e ideve ose t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb shumic\u00ebs, ose pakic\u00ebs politike, ose preferencat e t\u00eb fuqish\u00ebmve dhe t\u00eb autoriteteve qeveritare, t\u00eb cil\u00ebs do pal\u00eb qoft\u00eb, sepse nuk do t\u2019i gjeni n\u00eb shkrimet e mia.\u00a0 Objektivi im gjithmon\u00eb ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb kritik ose pesimist, vet\u00ebm p\u00ebr hir t\u00eb qen\u00ebt kritik, por me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb i qart\u00eb n\u00eb mendime, nd\u00ebrtues dhe jo shkat\u00ebrrues me fjal\u00eb as me vepra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prandaj, ashtu si\u00e7 p\u00ebrpiqem t\u00eb p\u00ebrfundoj shumic\u00ebn e shkrimeve t\u00eb mia me nj\u00eb frym\u00eb nd\u00ebrtuese, m\u00eb lejoni ta mbyll k\u00ebt\u00eb bised\u00eb me nj\u00eb not\u00eb optimiste. \u00a0Nga nj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij tranzicioni t\u00eb tej-zgjatur, shum\u00eb vetave u duket, ndoshta me t\u00eb drejt\u00eb, sikur dielli yn\u00eb i demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ket\u00eb humbur rrug\u00ebn n\u00eb vran\u00ebsirat e jet\u00ebs politike shqiptare, ose t\u00eb pak\u00ebn ai diell t\u00eb ket\u00eb devijuar nga rruga q\u00eb duhej t\u00eb ndiqte n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb post-komuniste. \u00a0Por, megjith\u00eb v\u00ebshtirsit\u00eb, me t\u00eb cilat p\u00ebrballen sot shqiptar\u00ebt, si popull dhe si komb, dhe megjith\u00eb kritikat e mia ndaj klas\u00ebs politike t\u00eb k\u00ebtyre 28-vjet post komuniz\u00ebm, gjithmon\u00eb q\u00ebllim-mira, e q\u00eb mund t\u2019i keni lexuar ndonj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb shkrimet e mia modeste, sidomos ndaj disa fenomeneve politike shqiptare &#8212; un\u00eb jam i bindur se dielli i demokracis\u00eb shqiptare nuk e ka humbur rrug\u00ebn, as nep\u00ebr \u201cvran\u00ebsirat\u201d politike t\u00eb k\u00ebtij tranzicioni, por mendoj se, mbi t\u00eb gjitha, me besim n\u00eb vetvete,\u00a0 nodn\u00ebse me shum\u00eb sfida p\u00ebrpara, ky diell do udh\u00ebheq bot\u00ebn e re shqiptare drejt\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebr fatin e Kombit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Rrethanat dhe sfidat e sot\u00ebme politike, ekonomike, shoq\u00ebrore e t\u00eb tjera, me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Kombi shqiptar, mund t\u00eb duken t\u00eb nd\u00ebrlikuara, nganj\u00ebher\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe kaotike p\u00ebr fisin shqiptar, si\u00e7 jan\u00eb mungesa e bashkpunimit dhe dialogut politik, p\u00ebshtjellimi i ideve, dhe grindjet e kacafytjet politike midis partive politike dhe p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb tyre n\u00eb kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs.\u00a0 Por, Ernest Koliqi, n\u00eb koh\u00ebn e tij, t\u00eb gjitha k\u00ebto probleme dhe sfida i ka cil\u00ebsuar si, \u201cD\u00ebshmi e nj\u00eb gjall\u00ebnie t\u00eb pashueshme n\u00eb gjakun arbnuer \u2013 q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si shkas farzues e grat\u00e7uer n\u2019err\u00ebsi t\u00eb nenvet\u00ebdijes s\u00eb Kombit, t\u00eb cilat nj\u00ebkoh\u00ebsisht sajojn\u00eb fytyr\u00ebn e re t\u00eb tij, n\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb moteve t\u00eb reja.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb fytyr\u00eb e re n\u00eb pasqyr\u00ebn e moteve t\u00eb reja p\u00ebr Kombin Shqiptar, \u00ebsht\u00eb lutja dhe shpresa ime dhe e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb ia duan t\u00eb mir\u00ebn Kombit t\u00eb vet, por Demokracia nuk pret gjithmon\u00eb, si\u00e7 sugjeron edhe titulli i tre v\u00ebllimeve q\u00eb kemi p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por, megjith\u00eb sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballen shqiptar\u00ebt sot, ia vlen t\u00eb jemi optimist p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb t\u00eb bukur, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit kushtuar Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbe \u2013 se Kombi shqiptar do t\u00eb dal\u00eb ngadhnjyes mbi t\u00eb gjitha sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot.\u00a0 Shkrimtari Ismail Kadare, me rastin e Sh\u00ebnjt\u00ebrimit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb: \u201cGjergj Kastrioti, simbol i vullnetit ton\u00eb p\u00ebr liri dhe qytet\u00ebrim evropian, libri i Gjon Buzukut, m\u00ebshirimi i etjes s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr kultur\u00eb dhe drit\u00eb, dhe N\u00ebn\u00eb Tereza \u2014 m\u00ebshirimi yn\u00eb i madh i harmonis\u00eb, p\u00ebrd\u00ebllimit dhe dashuris\u00eb p\u00ebr popujt dhe njer\u00ebzimin mbar\u00eb \u2014 jan\u00eb vlerat tona morale ato q\u00eb do t\u00eb na shoq\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrher\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin ton\u00eb t\u00eb madh\u201d, drejt moteve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>U fal\u00ebnderoj nga zemra p\u00ebr pjesemarrjen, respektin dhe p\u00ebr durimin. Zoti qoft\u00eb gjithmon\u00eb me Shqiptar\u00ebt!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Tiran\u00eb, 11 shtator 2018 &nbsp; &nbsp; P\u00ebrsh\u00ebndetje dhe fal\u00ebnderimet e mia t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen tuaj.\u00a0 Nj\u00eb fal\u00ebnderim i ve\u00e7ant\u00eb u shkon fol\u00ebsve p\u00ebr fjal\u00ebt e tyre fisnike. E ndjej\u00eb veten tep\u00ebr t\u00eb nderuar me pjes\u00ebmarrjen tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashkbisedim v\u00ebllaz\u00ebror.\u00a0 Me disa prej jush, kam pas nderin dhe privilegjin t\u00eb takohem, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20332,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,6],"tags":[],"class_list":["post-20362","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20362","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20362"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20362\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20363,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20362\/revisions\/20363"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20332"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20362"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20362"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20362"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}