{"id":20273,"date":"2018-09-08T06:06:35","date_gmt":"2018-09-08T04:06:35","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20273"},"modified":"2018-09-04T23:10:06","modified_gmt":"2018-09-04T21:10:06","slug":"marreveshja-me-serbine-nuk-eshte-jetike-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20273","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshja me Serbin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<div style=\"font-size: 13px; font-family: Helvetica Neue, Helvetica, Arial, sans-serif;\">\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-1781 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg\" alt=\"\" width=\"552\" height=\"423\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg 326w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka-300x230.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 552px) 100vw, 552px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga dr. Islam LAUKA, diplomat, pedagog.<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti Tha\u00e7i dhe ithtar\u00ebt e korrigjimit t\u00eb kufijve a shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve me Serbin\u00eb po e paraqesin n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes me t\u0451 si \u00e7\u00ebshtje jete a vdekjeje p\u00ebr Kosov\u00ebn. E konceptuar si e till\u00eb, p\u00ebr ta, ajo p\u00ebrjashton \u00e7do diskutim p\u00ebr \u00e7mimin e saj. Edhe me \u00e7mimin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb territorit ose t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb pushtetit ekzekutiv Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Komunave Serbe (BKS). N\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt, paralajm\u00ebrojn\u00eb ata, vazhdimi i statukuos\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb Kosov\u00ebn nj\u00eb vend t\u00eb izoluar, jasht\u00eb<\/p>\n<p>OKB-s\u00eb, jasht\u00eb BE-s\u00eb dhe NATO-s.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, veten e tyre e rreshtojn\u00eb midis forcave t\u00eb p\u00ebrgjegjshme q\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet marr\u00ebveshjes me Beogradin, duan ta shp\u00ebtojn\u00eb Kosov\u00ebn, nd\u00ebrsa t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e tezave t\u00eb tyre, si t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe varr\u00ebmih\u00ebs t\u00eb vendit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim t\u00eb tij t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, Presidenti Hashim Tha\u00e7i vler\u00ebsoi si t\u00eb vetmen t\u00eb keqe t\u00eb Kosov\u00ebs, ata q\u00eb nuk duan marr\u00ebveshje paq\u00ebsore me Serbin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori ai futi opozit\u00ebn dhe \u201cdisa z\u00ebra t\u00eb vetmuar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, t\u00eb cil\u00ebt nuk nguroi t\u2019i akuzoj\u00eb p\u00ebr \u201cpropagand\u00eb t\u00eb paskrupullte\u201d kund\u00ebr aleat\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb, sipas tij, mb\u00ebshtesin fuqimisht Kosov\u00ebn p\u00ebr arritjen e marr\u00ebveshjes paq\u00ebsore me Serbin\u00eb, qoft\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve.<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb postim, ai rip\u00ebrs\u00ebriti iden\u00eb e referendumit popullor, n\u00eb t\u00eb cilin, qytetar\u00ebt duhet t\u00eb zgjedhin a jan\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshje paq\u00ebsore me Serbin\u00eb, q\u00eb i siguron Kosov\u00ebs an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, NATO dhe OKB, apo duan t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb izoluar dhe n\u00eb hasm\u00ebri me shtetet fqinje.<br \/>\nPasi lexon k\u00ebto vler\u00ebsime e konsiderata t\u00eb Presidentit t\u00eb vendit, pyetja e par\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjigjje \u00ebsht\u00eb: v\u00ebrtet, n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb interes jetik, pra \u00e7\u00ebshtje jete a vdekjeje p\u00ebr Kosov\u00ebn ? Dhe m\u00eb tej, a ia vlen q\u00eb ajo t\u00eb n\u00ebnshkruhet me \u00e7do lloj \u00e7mimi?<\/p>\n<p>N\u00eb gjykimin tim, pavar\u00ebsisht r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj aktuale, mar\u00ebveshja Kosov\u00eb \u2013 Serbi nuk mund t\u00eb klasifikohet si interes jetik p\u00ebr Kosov\u00ebn. Natyrisht , ajo p\u00ebrb\u00ebn interes t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihej n\u00ebnshkrimi i saj, por nuk \u00ebsht\u00eb e atij karakteri, sa t\u00eb thuhet q\u00eb pa t\u00eb, Kosova nuk merr dot frym\u00eb. Si\u00e7 ka jetuar dhjet\u00eb vjet\u00eb pa marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare me Serbin\u00eb, ajo mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb edhe vite t\u00eb tjera, pa t\u00eb. T\u00eb tjera jan\u00eb interesat jetike t\u00eb Kosov\u00ebs, si siguria komb\u00ebtare, mbrojtja e territorit, e popullsis\u00eb, e rendit kushtetues, ngritja e mir\u00ebqenies s\u00eb popullit, lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb orgranizuar, marr\u00ebdh\u00ebniet me Shqip\u00ebrin\u00eb, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Bashkimin Europian dhe NATO-n, etj. Duke mos qen\u00eb jetike, \u00ebsht\u00eb i pathemelt\u00eb argumenti se marr\u00ebveshja me Serbin\u00eb duhet t\u00eb n\u00ebnshkruhet me \u00e7do lloj \u00e7mimi.<\/p>\n<p>Pyetja e dyt\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje \u00ebsht\u00eb: v\u00ebrtet\u00eb, vazhdimi i statukuos\u00eb s\u00eb tanishme do t\u00eb kishte pasoja kaq fatale p\u00ebr Kosov\u00ebn si izolimi, mosan\u00ebtarsimi n\u00eb OKB, BE dhe NATO?<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb argumenti i statukuos\u00eb shfryt\u00ebzohet p\u00ebr t\u00eb motivuar vendimmarrjen. N\u00eb rastin e Kosov\u00ebs ai \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar nga Presidenti Ahtisari, gjat\u00eb procesit t\u00eb statusit. Me t\u00eb drejt\u00eb , ai argumentoi se nuk mund t\u00eb vazhdohej statukuoja e at\u00ebhershme, se ishin shterrur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb pranueshme midis pal\u00ebve, se vazhdimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i bisedimeve Kosov\u00eb \u2013 Serbi p\u00ebr statusin, ishte pa kuptim dhe se, n\u00eb k\u00ebto kushte, pavar\u00ebsimi i saj ishte zgjidhja m\u00eb e drejt\u00eb dhe m\u00eb e q\u00ebndrueshme p\u00ebr Kosov\u00ebn, Serbin\u00eb dhe rajonin.<\/p>\n<p>Statukuoja e sotme \u00ebsht\u00eb e re, cil\u00ebsisht e ndryshme nga ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn fliste Ahtisari. Sot, Kosova e pavarur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i pamohuesh\u00ebm, i njohur nga shumica e shteteve t\u00eb bot\u00ebs dhe i legjitimuar nga mendimi i Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb , sipas t\u00eb cilit, Deklarata e Pavar\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ndryshe nga at\u00ebher\u00eb, nuk jan\u00eb shterrur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb dhe vazhdimi i bisedimeve me t\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb pa kuptim. Por k\u00ebto bisedime duhet konceptuar si t\u00eb barabarta, midis dy shteteve t\u00eb pavarura dhe sovrane. Dhe p\u00ebrfundimi i tyre duhet t\u00eb jet\u00eb njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb, brenda kufijve ekzistues, e fiksuar kjo n\u00eb marr\u00ebveshje, juridikisht t\u00eb detyrushme. N\u00ebse Serbia nuk e pranon k\u00ebt\u00eb kusht, por k\u00ebrkon t\u00eb na imponoj\u00eb kushtet e saj, marrjen e territorit n\u00eb veri t\u00eb lumit Ib\u00ebr, ose dh\u00ebnien e kompetencave ekzekutive BKS-s\u00eb, at\u00ebher\u00eb, sipas mendimit tim, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb vazhdimi i statukuos\u00eb s\u00eb tanishme, se sa ndryshimi i saj n\u00eb favor t\u00eb Serbis\u00eb .<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme argumentet e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tez\u00ebs s\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve, se marr\u00ebveshja me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi magjik p\u00ebr zgjidhjen e t\u00eb gjitha problemeve t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb OKB. Ata duhet ta dijn\u00eb q\u00eb an\u00ebtarsimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb nuk jep asnj\u00eb garanci p\u00ebr shtet t\u00eb konsoliduar dhe funksionues. Nuk jan\u00eb t\u00eb pakta shtetet an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb q\u00eb klasifikohen si t\u00eb d\u00ebshtuara. Ashtu si\u00e7 ka plot raste q\u00eb shtete, p\u00ebr periudha relativisht t\u00eb gjata, jasht\u00eb OKB-s\u00eb, kan\u00eb njohur nivele t\u00eb larta zhvillimi (Austria, Zvicra, Kina).<br \/>\nKa shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb nj\u00eb Kosov\u00eb me ul\u00ebse n\u00eb OKB, por pa veriun e saj, ose me pushtet ekzekutiv t\u00eb BKS-s\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb list\u00ebn e shteteve t\u00eb d\u00ebshtuara.<\/p>\n<p>Pyetja e tret\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje \u00ebsht\u00eb: v\u00ebrtet, opozita dhe z\u00ebrat e shoq\u00ebris\u00eb civile jan\u00eb kund\u00ebr marr\u00ebveshjes paq\u00ebsore me Serbin\u00eb?<\/p>\n<p>Un\u00eb jam nj\u00ebri nd\u00ebr z\u00ebrat e shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb kam kund\u00ebrshtuar hapur tez\u00ebn e futjes, n\u00eb axhend\u00ebn e bisedimeve Kosov\u00eb \u2013 Serbi, t\u00eb shk\u00ebmbimeve territoriale. K\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb dhe e b\u00ebj, jo se jam kund\u00ebr marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb, por jam kund\u00ebr \u00e7mimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb disa jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta paguajn\u00eb p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e saj. Shkurt, q\u00ebndrimi im \u00ebsht\u00eb ky: po marr\u00ebveshjes paq\u00ebsore m\u00eb Serbin\u00eb, jo shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve dhe pushtetit ekzekutiv t\u00eb BKS-s\u00eb. Pa pretenduar t\u00eb b\u00ebj avokatin e opozit\u00ebs, jam i bindur q\u00eb edhe LDK dhe Vet\u00ebvendosje bazohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncept. Ashtu si\u00e7 jam i bindur q\u00eb nga t\u00eb nj\u00ebjtat pozita niset edhe Kryeministri Haradinaj dhe pjesetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>Pyetja tjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjigjje \u00ebsht\u00eb: v\u00ebrtet, partner\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs e mb\u00ebshtesin n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb, me \u00e7do \u00e7mim?<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb nga K\u00ebshilltari i Presidentit Tramp p\u00ebr siguri komb\u00ebtare, Xhon Bolton, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk i p\u00ebrjashtojn\u00eb korrigjimet territoriale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur edhe ndonj\u00eb zyrtar i lart\u00eb europian.<\/p>\n<p>Q\u00eb ka nj\u00eb zhvendosje n\u00eb q\u00ebndrimet e disa prej aktor\u00ebve vendimmarr\u00ebs kryesor\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb fakt i pranuar gj\u00ebr\u00ebsisht, pasoj\u00eb kjo e zhvillimeve t\u00eb brendshme por edhe e ndryshimit t\u00eb situat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, nuk duhet r\u00ebn\u00eb pre e \u201c kuislingut rus\u201d, Ivica Daciq, q\u00eb pretendon se tani Amerika dhe Europa, pa folur p\u00ebr Rusin\u00eb, mb\u00ebshtesin q\u00ebndrimet serbe. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Serbia nuk e ka t\u00eb sigurt\u00eb as mb\u00ebshtetjen ruse, le m\u00eb at\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb. N\u00eb konferenc\u00ebn e shtypit, me 21 Gusht 2018 , n\u00eb Mosk\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb prani t\u00eb Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb, Daciq, homologu i tij rus, Ministri Lavrov, deklaroi se \u201cMoska mb\u00ebshtet ato veprime t\u00eb Beogradit q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb realizimin e rezolut\u00ebs 1244 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb\u201d , pra jo \u00e7do veprim dhe \u00e7do marr\u00ebveshje t\u00eb Serbis\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr njohje t\u00eb Kosov\u00ebs, qoft\u00eb edhe mbi bazen e shk\u00ebmbimeve territoriale , q\u00eb do t`i hiqnin Kremlinit nj\u00eb nga kartat m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb tij p\u00ebr ndikim e prani n\u00eb Serbi dhe Ballkan, kundrejt nj\u0451 kostoje shum\u0451 t\u0451 ul\u0451t.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrjashtimi i korrigjimeve territoriale do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb, midis elementeve t\u00eb axhend\u00ebs s\u00eb bisedimeve Kosov\u00eb \u2013 Serbi, mund t\u00eb jen\u00eb edhe ato, por jo ekskluzivisht ato, duke p\u00ebrjashtuar gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, mosp\u00ebrjashtimi i korigjimeve territoriale, nuk duhet marr\u00eb si udh\u00ebzim a direktiv\u00eb kategorike nga aleat\u00ebt, si\u00e7 po paraqitet nga Presidenti Tha\u00e7i. P\u00ebr at\u00eb vendosin pal\u00ebt, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb interesave t\u00eb tyre. Sot, interesi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ngat\u00ebrrohet me probleme territori me Serbin\u00eb. Detyra e saj komb\u00ebtare dhe shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb ruajtja e paprekshm\u00ebris\u00eb territoriale, brenda kufijve t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<br \/>\nPyetja e radh\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje \u00ebsht\u00eb: a mund t\u00eb zgjidhet problemi i marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet referendumit popullor?<\/p>\n<p>Ve\u00e7 Tha\u00e7it, k\u00ebt\u00eb tez\u00eb e mbron edhe Presidenti Vu\u00e7i\u00e7. Referendumi, si koncept, \u00ebsht\u00eb demokratik, por, vitet e fundit, \u00ebsht\u00eb instrumentalizuar edhe nga autokrat\u00eb, si Vladimir Putin. Ai e shfyt\u00ebzoi referendumin p\u00ebr legjitimimin e aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb. N\u00eb takimin me Presidentin Tramp n\u00eb Helsinki, ai foli p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e organizimit t\u00eb referendumit n\u00eb republikat e vet\u00ebshpallura t\u00eb Ukrahin\u00ebs Lindore, Llugansk dhe Donjeck. K\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs, Milorad Dodik, lidhur me organizimin e refendumit p\u00ebr shk\u00ebputjen e k\u00ebtij entiteti nga Bosnja, i jep mb\u00ebshtetje politike, pik\u00ebrisht, Moska. Duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb rreziqet e manipulimit t\u00eb procedurave dhe rezultateve t\u00eb referendumit ose, t\u00eb instrumentalizimit t\u00eb tij, disa shtete e kan\u00eb t\u00eb ndaluar me kushtetut\u00eb q\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb referendume p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb territorit.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, manipulimi me referendumin duket q\u00eb n\u00eb pyetjet e hartuara nga Presidenti Tha\u00e7i. M\u00ebnyra se si jan\u00eb formuluar ato nuk l\u00ebn\u00eb pik\u00eb dyshimi, q\u00eb, n\u00eb rast t\u00eb zhvillimit, vota popullore do t\u00eb jet\u00eb pro frym\u00ebzuesit dhe organizuesit t\u00eb tij, Tha\u00e7it. Kush \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb voton kund\u00ebr marr\u00ebveshjes paq\u00ebsore me Serbin\u00eb? Kush \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb i izoluar dhe n\u00eb hasm\u00ebri me fqinj\u00ebt? Formulimi i pyetjeve, dinakerisht, orienton paraprakisht dhe me q\u00ebllim edhe p\u00ebrgjigjen pozitive ndaj tyre. Ky nuk do t\u00eb ishte referendum i v\u00ebrtet\u00eb, por, si\u00e7 i p\u00eblqen Presidentit Tha\u00e7i t\u00eb thot\u00eb, n\u00ebn ndikimin e homologut t\u00eb tij amerikan, Donald Tramp, nj\u00eb \u201cfake referendum\u201d. Q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, pyetjet duhet t\u00eb shtrohen ndryshe: a jeni dakord q\u00eb, n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, t`i jepet Serbis\u00eb territori i Kosov\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Ibrit? A jeni dakord q\u00eb BKS-s\u00eb t`i jepet pushtet ekzekutiv? Nuk ka asnj\u00eb dyshim q\u00eb p\u00ebrgjigja e sovranit ndaj k\u00ebtyre pyetjeve do t\u00eb ishte negative. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, kur n\u00eb t\u00eb dy rastet p\u00ebrgjigja dihet q\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrse u dashka harxhuar koh\u00eb dhe para p\u00ebr referendum popullor? K\u00ebsaj i thon\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb shp\u00ebrthesh nj\u00eb der\u00eb t\u00eb hapur. Le q\u00eb Kosov\u00ebs i mungon edhe ligji p\u00ebr organizimin e referendumit.<\/p>\n<p>Gjykoj se Kosova nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb instrument\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemeve me Serbin\u00eb. Mjafton t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, seriozitet dhe efikasitet instrumentin e dialogut. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e lart\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb i drejtojn\u00eb k\u00ebto bisedime duhet t\u00eb veprojn\u00eb si shtetar\u00eb q\u00eb shqet\u00ebsohen p\u00ebr interesat themelore t\u00eb vendit dhe t\u00eb kombit, si dhe p\u00ebr fatin e brezave t\u00eb sotsh\u00ebm, por edhe t\u00eb ardhsh\u00ebm dhe jo si partiak\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr mandatin politik t\u00eb radh\u00ebs, ose p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta individuale a t\u00eb tarafit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Opozita dhe shoq\u00ebria civile jan\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr kund\u00ebrshtimin me vendosm\u00ebri t\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekjeje q\u00eb c\u00ebnon interesat jetike t\u00eb Kosov\u00ebs, si territori dhe funksionaliteti i shtetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebseardhur rezoluta e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb ndalon, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite, futjen e problemeve territoriale n\u00eb axhend\u00ebn e bisedimeve me Serbin\u00eb. Ashtu si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb justifikueshme edhe protestat e shoq\u00ebris\u00eb civile.<br \/>\nPresidenti Tha\u00e7i duhet t\u00eb \u00e7lirohet nga \u201csindroma hubris\u201d dhe t\u00eb bazohet n\u00eb vendimmarrjen p\u00ebrfshir\u00ebse dhe jo p\u00ebrjashtuese. Ai duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb reagimet, mendimet dhe sugjerimet e opozit\u00ebs, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, si dhe t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb koalicionit qeveritar.<\/p>\n<p>Askush nuk i v\u00eb n\u00eb diskutim objektivat strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs- an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, NATO dhe OKB. \u04aa\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb si do t\u00eb shkohet atje, \u00e7far\u00eb taktike do t\u00eb ndjekim p\u00ebr realizimin e tyre. Taktika e zgjedhur nga Presidenti Tha\u00e7i dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij q\u00eb objektivat tona t\u00eb realizohen n\u00ebp\u00ebrmjet n\u00ebnshkrimit, me \u00e7do kusht dhe \u00e7mim, t\u00eb marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb, \u00ebsht\u00eb e gabuar dhe, n\u00eb fund t\u00eb fundit, kompromenton r\u00ebnd\u00eb vet\u00eb objektivat strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs. Duke qen\u00eb e till\u00eb, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb prej saj t\u00eb hiqet dor\u00eb, menj\u00ebher\u00eb, duke filluar q\u00eb nga takimi i radh\u00ebs midis President\u00ebve Tha\u00e7i- Vu\u00e7i\u00e7, me 7 shtator 2018.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga dr. Islam LAUKA, diplomat, pedagog. Presidenti Tha\u00e7i dhe ithtar\u00ebt e korrigjimit t\u00eb kufijve a shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve me Serbin\u00eb po e paraqesin n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes me t\u0451 si \u00e7\u00ebshtje jete a vdekjeje p\u00ebr Kosov\u00ebn. E konceptuar si e till\u00eb, p\u00ebr ta, ajo p\u00ebrjashton \u00e7do diskutim p\u00ebr \u00e7mimin e saj. Edhe me \u00e7mimin e r\u00ebnd\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1781,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20273","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20273","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20273"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20273\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20274,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20273\/revisions\/20274"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20273"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20273"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20273"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}