{"id":20224,"date":"2018-08-31T02:14:48","date_gmt":"2018-08-31T00:14:48","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20224"},"modified":"2018-08-31T02:14:48","modified_gmt":"2018-08-31T00:14:48","slug":"lidhja-shqiptare-e-prizrenit-dhe-mbrojtja-e-trojeve-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20224","title":{"rendered":"LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE MBROJTJA E TROJEVE SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_19124\" aria-describedby=\"caption-attachment-19124\" style=\"width: 640px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lidhja-shqiptare-e-prizrenit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-19124 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lidhja-shqiptare-e-prizrenit.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"427\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lidhja-shqiptare-e-prizrenit.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lidhja-shqiptare-e-prizrenit-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-19124\" class=\"wp-caption-text\">Ilustrim<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>(Me rastin e 140 vjetorit t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit)<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0Nga Qani\u00a0 Osmani<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 10 Qershor t\u00eb vitit 1878, kur re t\u00eb zeza ishin p\u00ebrhapur mbi qiellin e trojeve shqiptare, n\u00eb qytetin e lasht\u00eb t\u00eb Prizrenit u themelua organizata e par\u00eb e L\u00ebvizjes ton\u00eb komb\u00ebtare me karakter politik panshqiptar, e cila, me emrin <strong>\u201cLidhja Shqiptare\u201d,<\/strong> ose <strong>\u201cLidhja e Prizrenit\u201d<\/strong> ka hyr\u00eb n\u00eb histori si nj\u00eb ngjarje e madhe historike, si nj\u00eb kthes\u00eb vendimtare n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirim komb\u00ebtar t\u00eb popullit shqiptar, e cila me rrjedhimet e saja objektive ndikoi mbi t\u00eb gjitha periudhat e m\u00ebvonshme.<\/p>\n<p>Lidhja Shqiptare e Prizrenit , 140 vjetorin e s\u00eb cil\u00ebs e p\u00ebrkujtojm\u00eb dhe veprimtaria e saj, z\u00eb nj\u00eb vend nderi n\u00eb panteonin e historis\u00eb. Ajo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga momentet kulmore dhe kthes\u00eb n\u00eb historin\u00eb e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare \u00e7lirimtare shqiptare, ku mbar\u00eb populli shqiptar u hodh n\u00eb rrug\u00ebn e guximshme t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb arm\u00ebve e t\u00eb mendimit p\u00ebr t\u00eb flakur tej zgjedh\u00ebn e huaj, p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb drejt\u00ebn e tij themelore p\u00ebr liri e tok\u00eb, p\u00ebr drejt\u00ebsi e p\u00ebrparim. Ajo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga ato ngjarje q\u00eb i rr\u00ebmbejn\u00eb masat me thirrjen <strong>\u201cJa vdekje, ja liri\u201d <\/strong>i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb marrin me vete vuajtje e flijime, p\u00ebr t\u00eb \u00e7\u2019ar\u00eb rrug\u00eb t\u00eb reja t\u00eb s\u00eb ardhmes, me bindjen se, n\u00eb mos vet\u00eb, do t\u00eb jen\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm ato q\u00eb do t\u00eb korrin fitore.<\/p>\n<p>Sot, kur po p\u00ebrkujtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb 140 vjetor t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00ebr\u00eb rruzullin toksor, me mir\u00ebnjohje i japin vendin e nderit k\u00ebsaj ngjarjeje kulmore dhe veprimtar\u00ebve t\u00eb shquar t\u00eb saj. \u00cbsht\u00eb krenaria jon\u00eb se historia e kombit shqiptar \u00ebsht\u00eb e pasur me ngjarje t\u00eb tilla p\u00ebrparimtare. Ne krenohemi q\u00eb flamuri q\u00eb ka udh\u00ebhequr popullin ton\u00eb t\u00eb lasht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e tij historike, nuk sh\u00ebrbeu kurr\u00eb si simbol lufte p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb \u00e7ndert\u00eb, si simbol rob\u00ebrimi e dhune pushtuese, as i diplomacis\u00eb s\u00eb intrigave dhe komploteve n\u00eb kurriz t\u00eb popujve fqinj\u00eb. Ata ishin t\u00eb detyruar t\u00eb p\u00ebrballonin rrezikun e shfarosjes e t\u00eb asimilimit, t\u00eb coptimit e t\u00eb grabitjes s\u00eb trojeve t\u00eb veta nga ana e cezar\u00ebve, perandor\u00ebve, kral\u00ebve t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb lashta.<\/p>\n<p>Populli shqiptar i vet\u00ebm, pa aleat\u00eb, shpesh t\u00eb braktisur e t\u00eb trathtuar nga klasa sunduese vend\u00ebse, st\u00ebrgjysh\u00ebrit e gjysh\u00ebrit e et\u00ebrve tan\u00eb u mblodh\u00ebn e u betuan p\u00ebr luft\u00eb n\u00eb kuvendet e m\u00ebdha historike. N\u00eb vazhd\u00ebn e k\u00ebtyre kuvendar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha tradicionale nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant z\u00eb Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ajo \u00ebsht\u00eb e vetmja organizat\u00eb politike e ngritur brenda trojeve shqiptare, q\u00eb u doli zot me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb kombit shqiptar, nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb ka jo vet\u00ebm nj\u00eb platform\u00eb ideologjike komb\u00ebtare e nj\u00eb program politik t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb, por edhe nj\u00eb organizim shtet\u00ebror\u00eb dhe ushtarak n\u00eb rrafshin komb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr sa u takon ndarjeve krahinore e fetare t\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>Nuk ishte e rastit q\u00eb ajo u mblodh dhe u mbajt\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pik\u00ebrisht\u00eb n\u00eb qytetin e lasht\u00eb t\u00eb Prizrenit, mu n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb at\u00eb trev\u00eb ku p\u00ebrqendroheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb theksuar lakmit\u00eb grabitqare t\u00eb armiq\u00ebve t\u00eb popullit shqiptar. K\u00ebtu ajo filloi veprimin e vet me akordin madhor t\u00eb memorandumeve t\u00eb saj me veprimet e organizuara politiko-ushtarake si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e drejtave t\u00eb kombit shqiptar dhe m\u00eb von\u00eb si qeveri e tij. Pavar\u00ebsisht se kan\u00eb kaluar plot\u00eb 140 vite, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e ka ruajtur dometh\u00ebnien e saj t\u00eb madhe dhe do ta ruaj at\u00eb p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Lidhja shqiptare e prizrenit ishte organizat\u00eb e par\u00eb politike dhe ushtarake mbar\u00ebshqiptare me frym\u00ebzim patriotik, e themeluar n\u00eb Prizren m\u00eb 10 qershor 1878, n\u00eb kushtet e sundimit osman dhe t\u00eb Kriz\u00ebs Lindore, t\u00eb viteve 70 t\u00eb shek. XIX. Ajo mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb zgjithte tri detyra themelore q\u00eb shqet\u00ebsonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb opinionin e mbar\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve: a) t\u00eb afirmonte n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare kombin shqiptar, si subjekt i t\u00eb drejtave komb\u00ebtare; b) t\u00eb kund\u00ebrshtonte cop\u00ebtimin e trojeve etnike shqiptare, t\u00eb vendosur n\u00eb Kongresin e Berlinit (1878), n\u00eb favor t\u00eb monarkive fqinje ballkanike dhe c) t\u00eb realizonte bashkimin e mbar\u00eb trojeve autonome n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, si hap i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar shtetin shqiptar t\u00eb pavarur. Duhet theksuar se edhe para formimit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit, shqiptar\u00ebt kishin zhvilluar nj\u00eb mori kryengritjesh kund\u00ebr zgjedh\u00ebs osmane, por Porta e Lart\u00eb nuk kishte pranuar asnj\u00eb nga k\u00ebrkesat e tyre komb\u00ebtare. Edhe Fuqit\u00eb e M\u00ebdha n\u00eb praktik\u00ebn e tyre diplomatike nuk kishin pranuar t\u2019u njihnin shqiptar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebn e formimit t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shqiptar. As tani, kur shihej qart\u00eb fitorja ruse n\u00eb luft\u00ebn ruso-turke n\u00eb vitet 1877-1878, asnj\u00eb nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha nuk e p\u00ebrkrahu formimin e nj\u00eb shteti shqiptar. Shqet\u00ebsimi i popullit shqiptar arriti kulmin me n\u00ebnshkrimin, m\u00eb 3 mars t\u00eb vitit 1878, t\u00eb Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit, kur Rusia fitimtare i shk\u00ebpuste Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb favor t\u00eb Bullgaris\u00eb, S\u00ebrbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi shum\u00eb territore shqiptare, me \u00e7\u2019rast e gjymtonte r\u00ebnd\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kuvendi Komb\u00ebtar i Prizrenit, n\u00eb t\u00eb cilin mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb gjitha viseve shqiptare, zgjodhi organet e larta: K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm me funsione legjislative dhe Komitetin Qendror me funsione ekzekutive.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 qershor t\u00eb vitit 1878 u miratua statuti i Lidhjes Shqiptare <strong>(\u201cKararname\u201d)<\/strong> dhe <strong>\u201cUrdh\u00ebresa\u201d (\u201cTalimati\u201d),<\/strong> ku trajtoheshin aspektet organizative, politike dhe ushtarake t\u00eb saj. N\u00ebn presionin e qarqeve patriotike, K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithshem i Lidhjes, m\u00eb 2 korrik t\u00eb vitit 1878 miratoi nj\u00eb <strong>\u201cKanun t\u00eb Ri\u201d,<\/strong> i pastruar nga shprehjet p\u00ebr <strong>\u201cbesnik\u00ebrin\u00eb ndaj Perandoris\u00eb Osmane\u201d<\/strong> t\u00eb Kararnames\u00eb, sh\u00ebnoi fitoren e plot\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare n\u00eb gjirin e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>Lidhja Shqiptare e Prizrenit kund\u00ebrshton vendimet antishqiptare t\u00eb Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit dhe t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit, q\u00eb prek\u00ebn r\u00ebnd\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore shqiptare n\u00eb favor t\u00eb shteteve fqinj\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ajo ngriti pothuajse kudo deg\u00eb\u00a0 t\u00eb Lidhjes, krijoi nj\u00eb front t\u00eb gj\u00ebr\u00eb atdhetar mbi dallimet klasore, fetare e krahinore dhe u b\u00eb nj\u00eb forc\u00eb e organizuar, duke fituar nj\u00eb autoritet t\u00eb padiskutuesh\u00ebm n\u00eb mbar\u00eb trojet shqiptare.<\/p>\n<p>Pas aksionit t\u00eb Gjakov\u00ebs, i cili me vrasjen e Mehmet Ali Pash\u00eb Maxharit, shpuri n\u00eb d\u00ebshtimin e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bindur krer\u00ebt e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit q\u00eb t\u2019ia dor\u00ebzonin Malit t\u00eb Zi Plav\u00ebn dhe Gucin\u00eb, Lidhja e Prizrenit ngriti me forc\u00eb para qeveris\u00eb osmane (Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb) \u00e7\u00ebshtjen e bashkimit t\u00eb t\u00eb gjitha trojeve shqiptare, me nj\u00eb nj\u00ebsi m\u00eb vete politiko-administrative (n\u00eb nj\u00eb vilajet shqiptar autonom), q\u00eb Porta e Lart\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vendosur e kund\u00ebrshtoi. Vendosm\u00ebria e Lidhjes Shqiptare p\u00ebr t\u00eb mbrojtur tokat e \u00c7am\u00ebris\u00eb deri n\u00eb lumin Kalamat e detyroi delegacionin osman n\u00eb Konfferenc\u00ebn e Prevez\u00ebs, m\u00eb 6 shkurt 1879, q\u00eb t\u00eb mos u n\u00ebnshtrohej k\u00ebrkesave t\u00eb qeveris\u00eb greke.<\/p>\n<p>Lidhja shqiptare e Prizrenit , n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1879 d\u00ebrgoi nj\u00eb delegacion t\u00eb kryesuar nga Abdyl Frash\u00ebri e Mehmet Vrioni\u00a0 n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb, p\u00ebr t\u2019i bindur kancelarit\u00eb e m\u00ebdha evropiane q\u00eb ta ndryshojn\u00eb p\u00ebrmbajtjen e Protokolit 13, (q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebne me Jugun e Shqip\u00ebris\u00eb), p\u00ebrndryshe si\u00e7 theksonin ata, do t\u00eb shkaktohej gjakderdhje midis grek\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebn Lidhja e Shqiptar\u00ebve t\u00eb Prizrenit nuk e d\u00ebshironte. Delegacioni q\u00eb u nis p\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, n\u00eb fund prillit t\u00eb vitit 1879, vizitoi kancelarit\u00eb e pes\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha (Rom\u00eb, Paris, Lond\u00ebr, Berlin, e Vien\u00eb). P\u00ebrve\u00e7 shpjegimeve gojore, delegat\u00ebt e Lidhjes u dor\u00ebzuan ministrave t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb pes\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha nj\u00eb memorandum, me t\u00eb cilin k\u00ebrkonin q\u00eb Shqiptar\u00ebt t\u00eb trajtoheshin ashtu si\u00e7 ishin, si nj\u00eb komb m\u00eb vete dhe q\u00eb ato t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga politika e cop\u00ebtimit t\u00eb tokave shqiptar. N\u00eb fund t\u00eb misionit , ata arrit\u00ebn t\u2019i bindin shefat e diplomacive t\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb mos nguteshin n\u00eb zbatimin e Protokolit 13.<\/p>\n<p>Forcat e armatosura t\u00eb Lidhjes, gjat\u00eb dimrit t\u00eb viteve 1879-1880 e mbrojt\u00ebn me sukses Plav\u00ebn dhe Gucin\u00eb duke i shkaktuar ushtrive malazeze, q\u00eb u orvat\u00ebn t\u2019i merrnin me forc\u00eb, disfat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd n\u00eb Nevshov e Velik\u00eb (dhjetor 1879) dhe pastaj n\u00eb Velik\u00eb dhe Pepi\u00e7 (janar 1880). Me shpres\u00eb se do ta leht\u00ebsonin zbatimin e Traktatit t\u00eb Berlinit, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha vendos\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb muajit prill t\u00eb vitit 1880 q\u00eb ta korigjonin at\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb Malit t\u00eb Zi, Hotin dhe Grud\u00ebn, n\u00eb vend t\u00eb Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb. Por, Lidhja nuk u t\u00ebrhoq, p\u00ebrkundrazi vendosi t\u2019i mbronte me \u00e7do sakrific\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto qytete shqiptare.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 prill t\u00eb vitit 1880, forcat ushtarake t\u00eb Lidhjes n\u00eb betej\u00ebn e Rrazhanic\u00ebs i thyen p\u00ebrs\u00ebri forcat malazeze, t\u00eb cilat u orvat\u00ebn ta pushtonin Hotin dhe Grud\u00ebn. Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 26 qershor t\u00eb vitit 1880, fuqit\u00eb e m\u00ebdha vendos\u00ebn q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Hotit dhe Grud\u00ebs , Malit t\u00eb Zi t\u2019i l\u00ebshohet qyteti i Ulqinit dhe rrethin e tij me popullsi kryesisht shqiptare. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb, p\u00ebr ta detyruar Port\u00ebn e Lart\u00eb, q\u00eb zbatonte me \u00e7do kusht vendimet e tyre, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha d\u00ebrguan p\u00ebr shantazh flot\u00ebn e tyre luftarake n\u00eb uj\u00ebrat e Ulqinit. N\u00eb k\u00ebto rrethana, qeveria osmane vendosi\u00a0 t\u00eb shtypte rezistenc\u00ebn shqiptare. Pas p\u00ebrpjekjes me arm\u00eb, q\u00eb pati me forcat e Lidhjes Shqiptare, ushtria osmane hyri m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb Ulqin dhe m\u00eb 26 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1880, ia dor\u00ebzoi qytetin Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>L\u00ebshimet e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i dhan nj\u00eb hov t\u00eb madh l\u00ebvizjes p\u00ebr autonomi p\u00ebr krijimin e Vilajetit shqiptar, si hap i par\u00eb p\u00ebr fitoren m\u00eb von\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb. L\u00ebvizja p\u00ebr autonomo, e cila e kishte shoq\u00ebruar qysh n\u00eb fillim t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kishte sh\u00ebnuar nj\u00eb ngritje t\u00eb re, sidomos n\u00eb Kuvendin e Dyt\u00eb t\u00eb Frash\u00ebrit (qershor 1880). Nj\u00eb hap i ri u b\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim me vendimet historike t\u00eb Kuvendit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, q\u00eb hartoi nj\u00eb program m\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr autonomin\u00eb (24. 07. 1880). N\u00eb vijim, Kuvendi i Jashtzakonsh\u00ebm u mblodh n\u00eb Prizren, n\u00eb fund t\u00eb vitit 1880 e Shpalli Komitetin Qendror <strong>\u201cKuvern\u00eb e p\u00ebrdorme\u201d.<\/strong> Repartet ushtarake t\u00eb saj shtin\u00eb n\u00eb dor\u00eb Shkupin(4 janar), Mitrovic\u00ebn (15 janar) dhe Prishtin\u00ebn m\u00eb 18 janar t\u00eb vitit 1881. N\u00ebpun\u00ebsit turq u d\u00ebbuan nga t\u00eb gjitha qendrat ku u vendos pushteti i Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>Perandoria Osmane e tronditur nga kjo veprimtari komb\u00ebtare t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit, i dha urdh\u00ebr Dervish Pash\u00ebs q\u00eb me nji ushtri t\u00eb armatosur mir\u00eb ta shtyp at\u00eb. M\u00eb 25 mars t\u00eb vitit 1881, me forca t\u00eb shumta, ai e pushtoi me tradhti Shkupin dhe an\u00ebtar\u00ebt e Komiteti i internoi. Pas betejave t\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb Slivov\u00eb dhe n\u00eb Shtinj\u00eb, ushtria osmane hyri n\u00eb Prizren dhe me pushtimin e Gjakov\u00ebs shtiu n\u00ebn kontrollin e vet t\u00eb gjitha qytetet e tjera t\u00eb kosov\u00ebs e t\u00eb t\u00ebr\u00eb vendit. Mij\u00ebra shqiptar\u00a0 kaluan n\u00ebp\u00ebr gjyqet ushtarake n\u00eb Prizren dhe n\u00eb Janin\u00eb (nd\u00ebr ta edhe Abdyl Frash\u00ebri, Sulejman Vokshi, etj.) dhe po aq u internuan me gjith\u00eb familjet n\u00eb Anadoll.<\/p>\n<p>Koncepti i p\u00ebrpunuar nga Lidhja Lidhja e Prizrenit p\u00ebr shtetin komb\u00ebtar, p\u00ebrb\u00ebn pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb zhvillimin e mendimit politik t\u00eb Rilindjes gjat shek. T\u00eb XIX dhe sh\u00ebnon gjithashtu p\u00ebrpjekjen e par\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare qysh n\u00eb vitet e Kriz\u00ebs Lindore\u00a0 t\u00eb viteve 1875-1881, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb me popujt e tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit, n\u00eb kuadrin e ndryshimeve q\u00eb Fuqit\u00eb e M\u00ebdha b\u00ebn\u00eb at\u00ebher\u00eb n\u00eb hart\u00ebn politike t\u00eb k\u00ebtij Gadishulli.<\/p>\n<p>I parashtruar qysh n\u00eb vendimet e para t\u00eb Lidhjes, koncepti i saj p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare duke themeluar nj\u00eb shtet komb\u00ebtar dhe autonom q\u00eb p\u00ebsoi evulucionin e vet, duke marr\u00eb nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb form\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar. K\u00ebrkesa e nj\u00eb Vilajeti apo province t\u00eb bashkuar, me nj\u00eb autonomi administrative, q\u00eb u formolua si form\u00eb e par\u00eb e organizimit t\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb vendimet e kuvendit themelues t\u00eb Prizrenit, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1878 mori p\u00ebrmbajtje m\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb aktet q\u00eb Lidhja i nxori pas k\u00ebtij Kuvendi. N\u00eb dy memorandumet q\u00eb i d\u00ebrgoi Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, nj\u00ebri i miratuar n\u00eb Janin\u00eb (m\u00eb 24 korrik 1878), e tjetri n\u00eb Prizren(po n\u00eb korrik t\u00eb atij viti) dhe me nj\u00eb projekt p\u00ebr reforma n\u00eb Shqip\u00ebri, Lidhja k\u00ebrkoi nga Stambolli q\u00eb t\u00eb merrte masa sa m\u00eb t\u00eb ngutshme p\u00ebr bashkimin e vilajeteve shqiptare n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vet\u00ebm <strong>\u201c p\u00ebr t\u00eb mbledhur e p\u00ebr ta bashkuar n\u00eb nj\u00eb trup t\u00eb vet\u00ebm gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb<\/strong>\u201d. Nd\u00ebrsa n\u00eb rezolut\u00ebn e miratuar n\u00eb Kuvendin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb t\u00eb gjitha viseve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb mbledhur n\u00eb Dib\u00ebr, m\u00eb 8 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1878, u p\u00ebrcaktua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb programi autonomist i Lidhjes Shqiptare.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e bashkuar, si nj\u00eb vilajet i vet\u00ebm, do t\u00eb kishte nj\u00eb status nd\u00ebrkomb\u00ebtar edhe pse t\u00eb kufizuar, do t\u00eb ishte autonome brenda territorit t\u00eb vet, por e varur n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjet me jasht\u00eb, q\u00eb do t\u00eb mbeteshin si m\u00eb par\u00eb n\u00eb kompetenca t\u00eb Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Megjith\u00ebse, n\u00ebn sovranitetin e sulltanit Shqip\u00ebria do t\u00eb g\u00ebzonte nj\u00eb autonomi t\u00eb gj\u00ebr\u00eb administrative-shtet\u00ebrore, t\u00eb gjitha atributet e nj\u00eb organizimi shtet\u00ebror, t\u00eb nj\u00eb shteti komb\u00ebtar shqiptar.<\/p>\n<p>Krer\u00ebt e Lidhjes e shikonin shtetin autonom, jo vet\u00ebm si zgjidhje q\u00eb mund t\u00eb pranohej m\u00eb leht\u00eb nga Qeveria Osmane dhe Fuqit\u00eb e m\u00ebdha, q\u00eb nuk ishin t\u00eb prirura t\u00eb p\u00ebrkrahnin shk\u00ebputjen e plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Perandoria Osmane, por edhe si nj\u00eb periudh\u00eb drejt\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe shk\u00ebputjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga kjo perandori. N\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb pat\u00ebn kaluar Rumania, Serbia, Mali Zi, Bullgaria, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fillim fituan statusin e autonomis\u00eb, t\u00eb shteteve vasale n\u00ebn sovranitetin e sulltanit, p\u00ebr t\u00eb kaluar m\u00eb pas n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Veprimtaria e Lidhjes s\u00eb Prizrenit p\u00ebr t\u00eb bashkuar shqiptar\u00ebt dhe territoret e tyre n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm, si\u00e7 kishin b\u00ebr\u00eb edhe kombet e tjera t\u00eb Ballkanit dhe t\u00eb Europ\u00ebs, nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb argument p\u00ebr t\u2019iu atribuar udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb saj prirje shoviniste, sikurse kan\u00eb b\u00ebr\u00eb e vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe sot historiografit\u00eb e disa vendeve fqinj\u00eb. Jo p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb ekskluziviteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por p\u00ebr hir t\u00eb kushteve n\u00eb t\u00eb cilat i vendosi historia, <strong>\u201cshqiptar\u00ebt, sikurse shprehej at\u00ebher\u00eb Abdyl Frash\u00ebri, nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor t\u00eb Lidhjes, nuk kishin ushqyer at\u00ebher\u00eb aspirata pushtuese ndaj popujve t\u00eb tjer\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb aktet e Lidhjes dhe n\u00eb ato t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs t\u00eb Rilindjes, Shqip\u00ebria p\u00ebrmendej si nj\u00eb njisi administrative dhe etnike e p\u00ebrcaktuar qart\u00eb, si atdhe i shqiptar\u00ebve, i banuar historikisht e pa nd\u00ebrprerje prej tyre, por n\u00eb asnj\u00eb nga k\u00ebto akte nuk zihej n\u00eb goj\u00eb emri <strong>\u201cShqip\u00ebria e Madhe\u201d,<\/strong> i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trill q\u00ebllimkeq i propagand\u00ebs s\u00eb qarqeve politike t\u00eb shteteve fqinj\u00eb, q\u00eb u hodh n\u00eb qarkullim n\u00eb fundin e shek.XIX, p\u00ebr t\u2019ia kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb synimeve t\u00eb natyrshme e t\u00eb ligjshme t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare p\u00ebr formimin e nj\u00eb shteti t\u00eb bashkuar shqiptar. Togfjal\u00ebshi <strong>\u201dShqip\u00ebri e Madhe\u201d,<\/strong> q\u00eb po d\u00ebgjohet m\u00eb shpesh edhe n\u00eb dit\u00ebt tona n\u00eb qarqer diplomatike e n\u00eb media, e q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq artikulohet edhe nga personalitete zyrtare evropiane q\u00eb jan\u00eb miq t\u00eb shqiptar\u00ebve, dhe jo vet\u00ebm nga k\u00ebta, por edhe nga disa shqiptar\u00eb, e ka prejardhjen e tij jo te shqiptar\u00ebt, por nga qarqet politike t\u00eb atyre shteteve ballkanike q\u00eb kan\u00eb sot n\u00eb kufijt\u00eb e tyre territore me popullsi shqiptare.<\/p>\n<p>Lidhja e Prizrenit nd\u00ebrmori edhe hapa konkret p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e shndrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb bashkuar autonom. Shpallja n\u00eb Prizren, n\u00eb janar t\u00eb vitit 1881 e qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme , t\u00eb drejtuar nga kryetari i lidhjes, personaliteti i shquar Kosovar Ymer Prizreni, sh\u00ebnoi pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr formimin e shtetit komb\u00ebtar n\u00eb periudh\u00ebn e Lidhjes s\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>Pra, dor\u00ebzimi i Ulqinit Malit t\u00eb Zi dhe masat e reja osmane shkaktuan nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb trojet Shqiptare dhe i acaruan n\u00eb kulm mar\u00ebdh\u00ebnjet e shqiptar\u00ebve me sunduesit osman\u00eb. Qysh n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1880, n\u00eb Kosov\u00eb filluan veprimet e armatosura kund\u00ebr administrat\u00ebs osmane. Atdhetar\u00ebt menduan se tani kishte ardhur \u00e7asti i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb Programin p\u00ebr autonomi. N\u00eb k\u00ebto rrethana, ata organizuan aty ka mesi i muajit janar 1881 n\u00eb Prizren nj\u00eb kuvend t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm t\u00eb Lidhjes Shqiptare. N\u00eb t\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrkrah\u00ebsit e autonomis. Kuvendi p\u00ebrjashtoi nga organet drejtuese t\u00eb Lidhjes kund\u00ebrshtar\u00ebt e autonomis\u00eb dhe Komitetin Komb\u00ebtar e shpalli qeveri t\u00eb parakohshme, kryesuar nga Ymer Prizreni (krytar), Shuaip Spahiu (n\u00ebnkryetar), Abdyl Frash\u00ebri, Sulejman Vokshi, etj. Qeveria e P\u00ebrkohshme e Prizrenit organizoi m\u00ebnj\u00ebher forcat e rregullta ushtarake dhe ngriti administrat\u00ebn e re shqiptare n\u00eb viset q\u00eb po \u00e7liroheshin. Repartet e qeveris\u00eb shqiptare, t\u00eb komanduara nga Sulejman Vokshi dhe t\u00eb p\u00ebrkrahura nga populli, gjat\u00eb muajit janar 1881 e \u00e7liruan gjith\u00eb Kosov\u00ebn, si dhe Shkupin dhe trojet tjera shqiptare n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e Lidhjes e vler\u00ebsuan k\u00ebrkes\u00ebn e autonomis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shk\u00ebputjes t\u00eb saj n\u00eb t\u00eb ardhmen nga Perandoria Osmane, si<strong>\u201dnj\u00eb e drejt\u00eb e popullit shqiptar p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb gjirin e familjes s\u00eb madhe evropiane, s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkiste nga raca dhe gjinia<\/strong>\u201d. N\u00eb peticionin e saj t\u00eb fundit, d\u00ebrguar ambasadorve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb Stanboll, m\u00eb 15 prill t\u00eb vitit 1881, kur ushtria osmane e Dervish Pash\u00ebs po shtypnin L\u00ebvizjen Shqiptare, Lidhja duke k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e autonomis, theksonte se kjo e drejt i takon Shqip\u00ebris\u00eb, si nj\u00eb vend evropian. Si\u00e7 theksonin konsujt e huaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb peticion shprehej synimi i Lidhjes p\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb till\u00eb autonome, q\u00eb t\u00eb ishte e aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapte t\u00eb gjitha sistemet p\u00ebrparimtare dhe qytet\u00ebruese t\u00eb kontinentit evropian, n\u00eb t\u00eb cilin b\u00ebnte pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse u shtyp, vepra q\u00eb la Lidhja e Prizrenit, kreu n\u00eb rrafshin komb\u00ebtar dhe n\u00eb at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si nj\u00eb faktor vendimtar n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb Atdheut dhe p\u00ebr formimin e nj\u00eb shteti shqiptar, ruan vler\u00ebn e vet, jo vet\u00ebm n\u00eb planin historik-shkencor, por edhe n\u00eb at\u00eb politik komb\u00ebtar. Vepra e saj ka hyr\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e kombit shqiptar si nj\u00eb ngjarje gjithn\u00eb e gjall\u00eb dhe e fresk\u00ebt, q\u00eb u kujton shqiptar\u00ebve t\u00eb kaluar\u00ebn dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00ebherazi nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes, nj\u00eb pik\u00eb referimi p\u00ebr t\u00eb tashmen e t\u00eb ardhmen e tyre. P\u00ebr ne jan plot kuptim, frym\u00ebzuese dhe aktuale, fjal\u00ebt plot optimiz\u00ebm dhe besim n\u00eb forcat e popullit q\u00eb shprehu Abdyl Frash\u00ebri, kur ju drejtua armiq\u00ebve t\u00eb popullit shqiptar: <strong>\u201cPuna juaj me Traktatin e Berlinit mbaroi, puna jon\u00eb si shqiptar\u00eb nga kjo dit\u00eb fillon\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Shqiponja q\u00eb nisi flamurin e saj ato dit\u00eb t\u00eb stuhishme n\u00eb Prizren, nuk u ndal m\u00eb kurr\u00eb. Vepra e Lidhjes s\u00eb Prizrenit u plot\u00ebsua m\u00eb 28 N\u00ebntor t\u00eb vitit 1912 n\u00eb Vlor\u00eb-me gjith\u00eb atentatet e komplotet, luft\u00ebn grabitqare q\u00eb kurdisi kund\u00ebr popullit ton\u00eb, nj\u00eb bot\u00eb e t\u00ebr\u00eb armiq\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb 1913 vazhduan e plot\u00ebsuan vepr\u00ebn e filluar me Traktatin e Sh\u00ebn Stefanit dhe Kongresin e Berlinit, me cop\u00ebtimin e pashoq t\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasadorve n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse u shtyp, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe dhe z\u00eb nj\u00eb vend\u00a0 t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin e popullit shqiptar. Ajo \u00ebsht\u00eb organizata e par\u00eb patriotike q\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr ta zbatonte Programin madhor t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare shqiptare, \u00e7lirimin e atdheut dhe formimin e shtetit komb\u00ebtar; ajo ishte e para organizat\u00eb q\u00eb grumbulloi n\u00eb gjirin e vet t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrkat\u00ebsia fetare, krahinore dhe shoq\u00ebrore; e para organizat\u00eb q\u00eb kombinoi p\u00ebr interesa komb\u00ebtare l\u00ebvizjen e armatosur me aksionin diplomatik; e para organizat\u00eb patriotike q\u00eb shkriu n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb vet\u00ebm qendres\u00ebn kund\u00ebr Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, Perandoris\u00eb Osmane dhe monarkive fqinj p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00ebr\u00ebsin tok\u00ebsore t\u00eb atdheut dhe p\u00ebr ta realizuar autonomin e Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe si e till, ajo ushtroi nj\u00eb ndikim t\u00eb thell\u00eb n\u00eb L\u00ebvizjen Komb\u00ebtare Shqiptare t\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7areve t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm e deri n\u00eb dit\u00ebt tona.<\/p>\n<p>Pra , Lidhja e Prizrenit, me veprimtarin\u00eb e saj t\u00eb shumanshme, provoi bot\u00ebrisht jo vet\u00ebm ekzistenc\u00ebn e kombit shqiptar, t\u00eb cil\u00ebn e pat\u00ebn mohuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, por edhe vendosm\u00ebrin p\u00ebr ti mbrojtur t\u00eb drejtat dhe p\u00ebr ta krijuar shtetin komb\u00ebtar.N\u00eb saje t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, \u00e7\u00ebshtja shqiptare hyri n\u00eb aren\u00ebn e diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare si nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet e mprehta t\u00eb Ballkanit q\u00eb k\u00ebrkonte zgjidhje.<\/p>\n<p><strong>Zoti e bekoft\u00eb popullin shqiptar nd\u00ebr shekuj!<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Me rastin e 140 vjetorit t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit) \u00a0Nga Qani\u00a0 Osmani M\u00eb 10 Qershor t\u00eb vitit 1878, kur re t\u00eb zeza ishin p\u00ebrhapur mbi qiellin e trojeve shqiptare, n\u00eb qytetin e lasht\u00eb t\u00eb Prizrenit u themelua organizata e par\u00eb e L\u00ebvizjes ton\u00eb komb\u00ebtare me karakter politik panshqiptar, e cila, me emrin \u201cLidhja Shqiptare\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19124,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,12],"tags":[1994,1992,1867,122,1993],"class_list":["post-20224","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-opinione","tag-abdyl-frasheri","tag-kararname","tag-lidhja-shqiptare-e-prizrenit","tag-qani-osmani","tag-talimati"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20224","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20224"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20224\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20225,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20224\/revisions\/20225"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19124"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20224"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20224"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20224"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}