{"id":20158,"date":"2018-08-25T11:20:42","date_gmt":"2018-08-25T09:20:42","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20158"},"modified":"2018-08-25T11:44:24","modified_gmt":"2018-08-25T09:44:24","slug":"presidenti-i-shqiperise-ilir-meta-nderon-kujtimin-e-te-internuarve-dhe-viktimave-te-kampit-famekeq-ne-tepelene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20158","title":{"rendered":"Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb Ilir Meta nderon kujtimin e t\u00eb internuarve dhe viktimave t\u00eb kampit fam\u00ebkeq n\u00eb Tepelen\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/presidneti-meta-dekoronviktimat-kampit-tepelene.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-20159 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/presidneti-meta-dekoronviktimat-kampit-tepelene.jpg\" alt=\"\" width=\"665\" height=\"444\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/presidneti-meta-dekoronviktimat-kampit-tepelene.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/presidneti-meta-dekoronviktimat-kampit-tepelene-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 665px) 100vw, 665px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Presidenti Meta nderon kujtimin e t\u00eb internuarve dhe viktimave t\u00eb kampit fam\u00ebkeq n\u00eb Tepelen\u00eb: T\u00eb reflektojm\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb p\u00ebrkujtimore e kujtese!<\/strong><\/p>\n<p>24 gusht 2018<\/p>\n<p>Tepelen\u00eb<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Sh. T. Z. Ilir Meta mori pjes\u00eb n\u00eb veprimtarit\u00eb p\u00ebrkujtimore p\u00ebr t\u00eb internuarit dhe viktimat e kampit fam\u00ebkeq n\u00eb Tepelen\u00eb, q\u00eb u zhvilluan n\u00eb bashk\u00ebpunim me Autoritetin p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit e t\u00eb Bashkis\u00eb Tepelen\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Dit\u00ebs Europiane t\u00eb P\u00ebrkujtimit t\u00eb Viktimave t\u00eb Sistemeve Totalitare.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, Kreu i Shtetit vler\u00ebsoi, duke dekoruar me Titullin e lart\u00eb \u201cP\u00ebr Merita t\u00eb Ve\u00e7anta Civile\u201d Drane Jakj\u00ebn (pas vdekjes); zonj\u00ebn Mrik\u00eb Gjikola; zonj\u00ebn Gjel\u00eb Gjikola si dhe zotin Lek\u00eb Pervizi n\u00eb shenj\u00eb nderimi e respekti, e me mir\u00ebnjohje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr vuajtjet e sakrificat e tyre si dhe dokumentimin historik n\u00ebp\u00ebrmjet pasqyrimit e vizatimit t\u00eb kushteve \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb mbijetes\u00ebs n\u00ebp\u00ebr kampet e internimit, situatava dhe portreteve t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij drejtuar t\u00eb pranishm\u00ebve, Presidenti Meta u shpreh:<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nderuar dhe t\u00eb dashur t\u00eb mbijetuar t\u00eb ish-kampit t\u00eb Tepelen\u00ebs dhe familjar\u00eb t\u00eb tyre,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoqatave t\u00eb p\u00ebrsekutuarve politik\u00eb,<\/p>\n<p>I nderuar zoti Kryetar i Bashkis\u00eb z. Pe\u00e7i,<\/p>\n<p>E nderuara zonja Ministre Kumbaro,<\/p>\n<p>E nderuara zonja Kryetare e Bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs Ademi,<\/p>\n<p>E nderuara Kryetarja e Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit znj. Sulaj,<\/p>\n<p>I nderuar zoti Brian,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve,<\/p>\n<p>Jemi sot n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kujtese, por mbi t\u00eb gjitha reflektimi.<\/p>\n<p>Dita Europiane e p\u00ebrkujtimit t\u00eb viktimave t\u00eb sistemeve totalitare sjell nd\u00ebrmend miliona njer\u00ebz q\u00eb u b\u00ebn\u00eb viktima t\u00eb k\u00ebtyre sistemeve, dhe kryesisht t\u00eb burgosurit e kampeve t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrimit, kampeve t\u00eb vdekjes, gulag\u00ebve, kampeve t\u00eb pun\u00ebs, e burgjeve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb, regjimet totalitare kan\u00eb prodhuar dhe shkaktuar dhunim t\u00eb t\u00eb drejtat njer\u00ebzore e mohim t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Kujtimi i tmerreve t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve ne, si shenj\u00eb respekti dhe detyrimi p\u00ebr t\u00eb gjitha viktimat q\u00eb kan\u00eb vuajtur dhe kan\u00eb vdekur dhe si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb p\u00ebr gjeneratat e ardhshme.<\/p>\n<p>Ky kujtim gjithashtu mb\u00ebshtet dhe ushqen angazhimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar demokracin\u00eb dhe respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar shfaqjet e sotme t\u00eb intoleranc\u00ebs, p\u00ebrjashtimit dhe ekstremizmit.<\/p>\n<p>Vlerat e demokracis\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb principet themelore t\u00eb saj si barazia, gjith\u00ebp\u00ebrfshirja, transparenca, dhe kjo e fundit \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr viktimat e sistemit totalitar.<\/p>\n<p>Keqinterpretimi i historis\u00eb mund t\u00eb nxis\u00eb urrejtje dhe raciz\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pajtimi mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm p\u00ebrmes nxjerrjes n\u00eb drit\u00eb t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet transparenc\u00ebs s\u00eb fakteve dhe ngjarjeve t\u00eb ndodhura n\u00eb k\u00ebto kampe vdekjeje.<\/p>\n<p>Pajtimi me t\u00eb kaluar\u00ebn mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm duke ndar\u00eb dhe duke promovuar t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, kujtimet e heronjve q\u00eb sakrifikuan jet\u00ebn dhe vitet e tyre m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb mbrojtje t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb ndaj idealeve t\u00eb tyre, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs!<\/p>\n<p>Sepse disa nga k\u00ebta heronj, po perifrazoj titullin e librit t\u00eb At Zef Pllumit \u201dRrno vet\u00ebm p\u00ebr me tregue\u201d, jetuan dhe jetojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar tmerret e terrorit komunist dhe totalitarizmit. Tregojn\u00eb q\u00eb ne t\u00eb mos harrojm\u00eb! Sepse si\u00e7 na ka m\u00ebsuar p\u00ebrvoja njer\u00ebzore, tragjedit\u00eb e s\u00eb shkuar\u00ebs jan\u00eb t\u00eb destinuara t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten n\u00ebse e harrojm\u00eb historin\u00eb.<\/p>\n<p>Pajtimi, gjithashtu, mund t\u00eb arrihet duke k\u00ebrkuar t\u00eb falur, duke pranuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, duke shprehur respekt p\u00ebr t\u00eb gjitha viktimat e regjimit totalitar dhe duke respektuar ata q\u00eb luftuan kund\u00ebr tiranis\u00eb dhe shtypjes.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia p\u00ebr viktimat e regjimit komunist dhe totalitarist \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore. K\u00ebrkimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, hapja e arkivave, procedurat e lustracionit, rehabilitimi, integrimi dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimi i tyre jan\u00eb disa nga m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u2019u shprehur atyre dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre mir\u00ebkuptimin, simpatin\u00eb dhe njohjen e vuajtjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Dhe sot jemi s\u00eb bashku n\u00eb ish-kampin e Tepelen\u00ebs pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb homazh, p\u00ebr t\u00eb nderuar dhe vler\u00ebsuar sakrific\u00ebn dhe q\u00ebndres\u00ebn e t\u00eb mbijetuarve t\u00eb Kampit t\u00eb Tepelen\u00ebs, q\u00eb i dhan\u00eb p\u00ebrmas\u00eb njer\u00ebzore p\u00ebrballjes me totalitarizmin, si personalitete frym\u00ebzuese p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e sotme shqiptare.<\/p>\n<p>Znj. Gjel\u00eb Gjikola, znj. Mrik\u00eb Gjikola, dhe z. Lek Pervizi q\u00eb jan\u00eb sot k\u00ebtu, por dhe kujtimi i znj. Drane Jakja jan\u00eb disa nga figurat m\u00eb frym\u00ebzuese q\u00eb vler\u00ebsohen edhe sot k\u00ebtu n\u00eb Tepelen\u00eb, n\u00eb vendin ku u zhvillua drama e tyre jet\u00ebsore dhe u kalit mbijetesa, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb sakrific\u00ebs dhe humanizmit t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Jeta e tyre ka qen\u00eb nj\u00eb kalvar i gjat\u00eb dhimbjesh dhe vuajtjesh, por humanizmi, sakrifica dhe heroizmi i tyre duhet t\u00eb b\u00ebhen shembuj frym\u00ebzimi ve\u00e7an\u00ebrsiht p\u00ebr brezat e rinj.<\/p>\n<p>Nuk ka dhimbje m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr nj\u00eb n\u00ebn\u00eb sesa humbja e jet\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb saj. Por tre grat\u00eb, q\u00eb nderojm\u00eb sot, u ngrit\u00ebn mbi dhimbjen dhe me sakritific\u00eb dhe vetmohim, pa marr\u00eb parasysh pasojat e r\u00ebnda q\u00eb mund t\u2019u vinin kryen akte heroizmi e vetmohimi.<\/p>\n<p>Dy prej tyre, znj. Gjel\u00eb Gjikola dhe znj. Mrik\u00eb Gjikola, varros\u00ebn vet\u00eb vajzat e tyre 3-vje\u00e7are pran\u00eb kampit p\u00ebr t\u2019i rigjetur, rizhvarrosur dhe p\u00ebr t\u2019ju siguruar nj\u00eb vend prehjeje t\u00eb identifikuesh\u00ebm vet\u00ebm pas 55 vitesh.<\/p>\n<p>Znj. Drane Jakja varrosi dhe m\u00eb pas zhvarrosi djalin e saj 2-vje\u00e7ar, duke e mbajtur p\u00ebr shtat\u00eb jav\u00eb trupin e tij pran\u00eb vetes, p\u00ebr ta rikthyer n\u00eb vendlindje e p\u00ebr ta varrosur sipas zakoneve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb z. Lek Pervizi i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pa\u00e7muesh\u00ebm historis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebshmive n\u00eb form\u00ebn e vizatimeve, t\u00eb sjella deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Duke p\u00ebrdorur th\u00ebngjill e laps, ai ka dokumentuar me sakt\u00ebsi figura, nd\u00ebrtesa, situata, portrete dhe njer\u00ebz. T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb vijn\u00eb nga vizatimet e tij, t\u00eb cilat i pam\u00eb n\u00eb hyrje n\u00eb kampit, shprehin gjendje, njer\u00ebz dhe situata t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme me qart\u00ebsin\u00eb dhe besnik\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb fotografie.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb vet\u00ebm 4 nga shum\u00eb heroina e heronj q\u00eb kan\u00eb vuajtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp fam\u00ebkeq, q\u00eb sot nderohen n\u00eb respekt t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsie q\u00eb k\u00ebrkon paq\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe k\u00ebrkon paq\u00ebsisht t\u00eb jetoj\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>P\u00ebr merita t\u00eb ve\u00e7anta civile, n\u00eb kujtes\u00ebn e kombit ata jan\u00eb shembuj t\u00eb vet\u00ebdijes qytetare, por dhe komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Nderim p\u00ebrjet\u00eb t\u00eb gjith\u00eb disident\u00ebve dhe ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor!\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Presidenti i Republik\u00ebs pasi falenderoi organizator\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb u shpreh se:<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb detyra jon\u00eb q\u00eb t\u00eb ndri\u00e7ojm\u00eb historin\u00eb ton\u00eb, me qet\u00ebsi dhe drejt\u00ebsi, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb forcimit t\u00eb paqes sociale e t\u00eb realizimit t\u00eb nj\u00eb pajtimi komb\u00ebtar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kjo sakrific\u00eb e jasht\u00ebzakonshme duhet kujtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritur drama dhe tragjedi t\u00eb tilla p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr popullin ton\u00eb, p\u00ebr mos e ndar\u00eb m\u00eb at\u00eb si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb patur gjithmon\u00eb parasysh at\u00eb q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Sh\u00ebn N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs: \u2018ne t\u00eb gjith\u00eb i p\u00ebrkasim nj\u00ebri-tjetrit\u2019.<\/p>\n<p>Faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb kaq kuptimplot\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar k\u00ebt\u00eb vend dhe sidomos p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjidhje kaq t\u00eb men\u00e7ur, p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb filiza t\u00eb rinj k\u00ebtu n\u00eb Tepelen\u00eb q\u00eb na kujtojn\u00eb se k\u00ebto sakrifica t\u00eb jasht\u00ebzakonshme duhet t\u2019i v\u00ebm\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mbar\u00eb kombit p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb paqt\u00eb!\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Meta nderon kujtimin e t\u00eb internuarve dhe viktimave t\u00eb kampit fam\u00ebkeq n\u00eb Tepelen\u00eb: T\u00eb reflektojm\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb p\u00ebrkujtimore e kujtese! 24 gusht 2018 Tepelen\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs, Sh. T. Z. Ilir Meta mori pjes\u00eb n\u00eb veprimtarit\u00eb p\u00ebrkujtimore p\u00ebr t\u00eb internuarit dhe viktimat e kampit fam\u00ebkeq n\u00eb Tepelen\u00eb, q\u00eb u zhvilluan n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20159,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,10],"tags":[],"class_list":["post-20158","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20158"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20158\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20160,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20158\/revisions\/20160"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20159"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}