{"id":20151,"date":"2018-08-24T16:40:10","date_gmt":"2018-08-24T14:40:10","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20151"},"modified":"2018-08-24T16:40:10","modified_gmt":"2018-08-24T14:40:10","slug":"kembanat-e-trareve-ndershqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20151","title":{"rendered":"K\u00ebmbanat e trar\u00ebve nd\u00ebrshqiptar"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Mbledhja-e-dy-qeverisve-shqiptare.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-2552 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Mbledhja-e-dy-qeverisve-shqiptare.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Mbledhja-e-dy-qeverisve-shqiptare.jpg 600w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Mbledhja-e-dy-qeverisve-shqiptare-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Petrit Ku\u00e7ana<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00ebse u zgjodh apo u vet-ofrua p\u00ebr t\u00eb kumtuar lajmin e madh; \u201cM\u00eb 1 janar nuk do ket\u00eb m\u00eb kufi me Kosov\u00ebn\u201d. U duk si nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje q\u00eb Pandeli Majko, Minist\u00ebr shteti p\u00ebr Diaspor\u00ebn, i b\u00ebri deklarat\u00ebs s\u00eb vitit t\u00eb kaluar, por k\u00ebsaj here u b\u00eb nga Drenica.<\/p>\n<p>Ky kumt i Majkos duket si nj\u00eb himn p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt e bukura folklorike n\u00eb od\u00ebn e burrave, ku k\u00ebrcet \u201ck\u00ebnga dhe alltia\u201d e k\u00ebputen telat e \u00e7iftelis\u00eb.<\/p>\n<p>Por Majko b\u00ebn shum\u00eb q\u00eb na rikujton\u00a0 ne shqiptar\u00ebve, se sa larg jemi me nj\u00ebri-tjetrin s\u00eb pari.<\/p>\n<p>Mbase Majko, shihet si i vetmi zyrtar shqiptar \u201cq\u00eb i shkon p\u00ebrshtat klima e Prishtin\u00ebs\u201d, pasi thuajse nga pjesa tjet\u00ebr e kabinetit t\u00eb kryeministrit Rama nuk ka p\u00ebp\u00ebtituar\u00a0 asgj\u00eb fjal\u00eb, e aq m\u00eb tep\u00ebr kur dy kryeministrat shqiptar\u00eb duket se i ruajn\u00eb \u201c\u00e7artaqefet\u201d dhe nuk kan\u00eb prodhuar ndonj\u00eb lajm q\u00eb nga pranvera e \u201cfotografis\u00eb s\u00eb or\u00ebve t\u00eb vona\u201d.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00ebse\u00a0 e perceptojm\u00eb Majkon si nd\u00ebrmjet\u00ebs, apo zbut\u00ebs, e as z\u00ebrat e dit\u00ebve p\u00ebrv\u00ebluese se Majko \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e ministrave q\u00eb do t\u00eb bien si gjethet e fillim-vjesht\u00ebs. Asnj\u00eb fjal\u00eb nuk u tha p\u00ebr \u201coligark\u00ebt, andej e k\u00ebtej kufirit\u201d q\u00eb sipas Majkos (s\u00eb hersh\u00ebm), \u201ce b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur zbatimin e marr\u00ebveshjes mes dy qeverive shqiptare\u201d dhe nuk dihet se \u00e7far\u00eb ua paska thyer turinjt\u00eb k\u00ebtyre oligark\u00ebve, q\u00eb nuk do t\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u201cg\u00ebk as m\u00ebk\u201d me 1 janar t\u00eb 2019.<\/p>\n<p>\u201cVazhdoj t\u00eb besoj se do t\u00eb mund t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebzgjidhje me qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebr heqjen e doganave\u201d na tha kryeministri Haradinaj n\u00eb Lond\u00ebr, duke argumentuar se t\u00eb ardhurat e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb nga doganat dhe se \u201cvllaznit zakonisht\u00a0 p\u00ebrlahen p\u00ebr pare\u201d.<\/p>\n<p>Kumti i ri-transmetuar nga Majko prodhoi m\u00eb shum\u00eb lajm n\u00eb Beograd dhe u shk\u00ebmbyen disa deklarime facebook-iste, por mbetet shqet\u00ebsues fakti se \u201cMajko u la s\u00ebrish i vet\u00ebm\u201d\u00a0 nga koleg\u00ebt e tij nga Tirana. Sikur k\u00ebt\u00eb ta thoshte Ministri i Ekonomis\u00eb Ahmetaj&#8230;Thua i h\u00ebngri s\u00ebrish kurrizi Majkos?\u00a0 (k\u00ebtu do jemi dhe do ta shohim pati th\u00ebn\u00eb ai n\u00eb kumtimin e par\u00eb). N\u00eb t\u00eb dytin? Po presim dhe shohim.<\/p>\n<p>Por ka nj\u00eb kontradikt\u00eb themelore k\u00ebtu q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb duket kaq tragjikomike k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, n\u00ebse kihet parasysh se Majko \u00ebsht\u00eb Minist\u00ebr Diaspore dhe se ishte i ftuar nga kolegu i tij n\u00eb Dit\u00ebt e Diaspor\u00ebs q\u00eb mbahen \u00e7do vit n\u00eb Kosov\u00eb, por Majko dhe qeveria e tij nuk e shohin t\u00eb arsyeshme q\u00eb t\u2019i mbajn\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb 2 Gushti \u00ebsht\u00eb dita e diaspor\u00ebs, nd\u00ebrsa qeveria e Majkos e ka vendosur me 18 Dhjetor. De jure e kan\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb diaspor\u00ebn, de-fakto nuk do t\u00eb munden .<\/p>\n<p>Mos duhet q\u00eb Majko t\u00eb filloi nga k\u00ebtu \u201cbashkimin\u201d dhe t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij ndryshimet e k\u00ebsaj data, pasi me 18 Dhjetor si Dit\u00eb e Diaspor\u00ebs vet\u00ebm n\u00eb \u201cfestofshin\u201d ata q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb gati valixhet p\u00ebr t\u00eb ikur (fatkeq\u00ebsisht numri i tyre \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i madh; statistikat shtet\u00ebrore flasin p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 330 mij\u00eb n\u00eb vitet e fundit) sepse m\u00ebrgimtar\u00ebt \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb gjenden n\u00eb Tiran\u00eb me 18 Dhjetor.<\/p>\n<p>A do t\u00eb kishte gj\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb \u201cdit\u00ebt e diaspor\u00ebs\u201d t\u00eb b\u00ebhen\u00a0 n\u00eb bashk\u00ebpunim mes dy qeverive, pasi Diaspora \u00ebsht\u00eb nj\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kemi tre ministra shqiptar\u00eb diaspore n\u00eb Ballkan? Sikur t\u00eb filloj\u00eb nga k\u00ebtu \u201cbashkimi\u201d?<\/p>\n<p>Imagjino sa bukur do t\u00eb ishte q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb organizohej n\u00eb Drenic\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb Prizren, Gjirokast\u00ebr, Oh\u00ebr, Manastir, Ulqin?<\/p>\n<p>Cil\u00ebt oligark\u00eb e pengojn\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Apo Qeveria e Majkos nuk e shikon t\u00eb arsyeshme q\u00eb t\u00eb shpenzojn\u00eb asnj\u00eb sekond\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr Diaspor\u00ebn, vet\u00ebm n\u00eb rast se diaspora\u00a0 do t\u2019i duhet p\u00ebr ndonj\u00eb eveniment ku t\u00eb prodhohet lajm, si\u00e7 ishte Samiti i Diaspor\u00ebs q\u00eb prej dy vitesh\u00a0 u harrua fare?<\/p>\n<p>Duhet theksuar se \u201cdiaspora e Majkos\u201d, pra shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb t\u00eb vetmit n\u00eb rajon dhe m\u00eb gjer\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, dhe q\u00eb nuk duket asnj\u00eb gjas\u00eb q\u00eb \u201cdo t\u2019u sigurohet di\u00e7ka\u201d edhe p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p>E mbase diaspora nuk p\u00ebrb\u00ebn lajm, dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje-agjend\u00ebn e qeveris\u00eb shqiptare, nd\u00ebrsa deklaratat p\u00ebr bashkim, po ato po. Ato p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb lajm. Ato \u00e7ojn\u00eb pesh\u00eb ata \u201cdjemt\u00eb dai\u201d t\u00eb Drenic\u00ebs dhe jo vet\u00ebm, q\u00eb ja krisin k\u00ebng\u00ebs me \u00e7ifteli deri n\u00eb m\u00ebngjes&#8230;<\/p>\n<p>Ishte interesante se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kur deklarimi i dyt\u00eb i Majkos p\u00ebr \u201cheqjen e kufijve mes shqiptar\u00ebve\u201d q\u00eb u plasua pareshtur n\u00ebp\u00ebr masmedian shqiptare, bashk\u00eb me reagimet flak\u00eb-p\u00ebrflak\u00eb me zyrtarin serb, doli nj\u00eb lajm se Rusia kishte paguar miliona euro p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb film, ku demaskohet lufta e \u201ctmerrshme Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Por shum\u00eb mir\u00eb b\u00ebn Majko q\u00eb trazon sadopak \u201cpellgun e ujit t\u00eb ndenjur\u201d shqiptar, q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn na rikujton larg\u00ebsit\u00eb nd\u00ebrshqiptare.<\/p>\n<p>Kemi n\u00eb shqiptar\u00ebt nj\u00eb film p\u00ebr Luft\u00ebn e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Apo kjo nuk na sjell vota n\u00eb s\u00ebndukun e partis\u00eb.<\/p>\n<p>Mos duhej deklarata e Majkos q\u00eb institucionet, andej e k\u00ebtej Drinit, t\u00eb kujtohen e rikujtohen q\u00eb duhet bashk\u00ebpunuar se ka disa marr\u00ebveshje&#8230; t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb rilindje koordinimi nd\u00ebr-shqiptar? Ambasadat e p\u00ebrbashk\u00ebta- u tha se do t\u00eb ket\u00eb. Pah \u00e7far\u00eb lajmi, p\u00ebr kok\u00eb t\u00eb lajmit.<\/p>\n<p>Thjesht kjo deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb ri-kujtim t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, e n\u00eb mbamendjen e shqiptar\u00ebve jan\u00eb me dhjet\u00ebra marr\u00ebveshje t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb tavolinat e mir\u00eb-kuruara deri n\u00eb detaj, por deri m\u00eb sot nuk dihet nj\u00eb rezultat-produkt nga mbledhjet e famshme t\u00eb dy qeverive shqiptare, as n\u00eb Prizren, as n\u00eb Vlor\u00eb apo n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.\u00a0 Do t\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mes dy qeverive?<\/p>\n<p>Domosdoshm\u00ebrisht Majko duhet marr\u00eb seriozisht me deklarat\u00ebn e tij. S\u00eb parku si shk\u00ebndij\u00eb reflektimi se sa larg jemi ne shqiptar\u00ebt me nj\u00ebri-tjetrin, se sa pak kemi b\u00ebr\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb kjo \u201clarg\u00ebsi\u201d nuk po ndryshon edhe pas kaq e kaq vitesh q\u00eb Kosova u \u00e7lirua, e shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>U nd\u00ebrtua spitali i Preshev\u00ebs, se qeverit\u00eb shqiptare (Tirana dhe Prishtina) dhan\u00eb plot nga 50 mij\u00eb euro, pra sa gjysma e kostos s\u00eb nj\u00eb makine me t\u00eb cilat udh\u00ebton zyrtari m\u00eb i vobekt\u00eb?&#8230;<\/p>\n<p>Nuk kemi par\u00eb asgj\u00eb konkrete akoma as nga institucionet e dy shteteve shqiptare, qoft\u00eb nga element\u00ebt m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb,\u00a0 aktivitete t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta kulturore, e deri tek bashk\u00ebpunimet institucionale. A \u00ebsht\u00eb e mjaft\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb akoma t\u00eb tundim abetaren e p\u00ebrbashk\u00ebt?<\/p>\n<p>E turpshme? M\u00eb shum\u00eb se kaq.<\/p>\n<p>Ka ndonj\u00eb bashk\u00ebpunim apo projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, bie fjala midis teatrove shqiptar? Bashk\u00ebpunime mes galerive ku mund ekspozita t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta fotografie, pikture, librash dreqi e marrt\u00eb? As kaq?<\/p>\n<p>Asnj\u00eb gazet\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri,\u00a0 asnj\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Shum\u00eb pak lajme apo emisione, (thuajse fare) debate televizive p\u00ebr Kosov\u00ebn apo trojet e tjera shqiptare, n\u00eb Tiran\u00eb, (p\u00ebrve\u00e7 ndonj\u00ebrit q\u00eb gjen rrug\u00ebt m\u00eb t\u00eb ndyra p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e debatit) e shum\u00eb pak publikime t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb historian\u00eb, akademik\u00eb apo p\u00ebrfaq\u00ebsues elitash kulturore.<\/p>\n<p>Po ka vet\u00ebm hip-hopist\u00eb q\u00eb njihen m\u00eb mir\u00eb k\u00ebndej Drinit, sesa \u00e7do minist\u00ebr kabineti po e po, e mbase m\u00eb mir\u00eb se Presidenti apo Kryeministri.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb folur p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb kalendari bashk\u00ebpunimi p\u00ebr vitin e Sk\u00ebnderbeut. Eh sa shum\u00eb \u00ebsht\u00eb folur, sa rruga tre-or\u00ebshe Tiran\u00eb-Prishtin\u00eb do t\u00eb kalonte si pa u ndier, si p\u00ebrrallat e net\u00ebve t\u00eb gjumit.<\/p>\n<p>Thua shkojm\u00eb shum\u00eb larg t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimet p\u00ebr unifikimet e teksteve, m\u00ebsimdh\u00ebnies, e deri tek akademit\u00eb e shkencave?<\/p>\n<p>Kush i pengon shqiptar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebto bashk\u00ebpunime? Ku do t\u00eb mund ta gjejm\u00eb armikun, t\u00eb brendsh\u00ebm apo t\u00eb jasht\u00ebm?<\/p>\n<p>Po jemi larg edhe n\u00eb gjith\u00e7kan\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ne shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sa nx\u00ebn\u00ebs-gjimnazist\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb zyrtare kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb Prizren? Po n\u00eb Drenic\u00eb? N\u00eb Manastir? Po n\u00eb Plav\u00eb? N\u00eb Ulqin?<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb shohin dhe t\u00eb prekin vendet e shenjta t\u00eb shqiptar\u00ebve? T\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb selfie, q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb ndonj\u00eb cic\u00ebron shqiptar q\u00eb flet p\u00ebr to? Apo t\u00eb ket\u00eb shkolla t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta verore, n\u00eb Jal\u00eb apo n\u00eb Rugov\u00eb, n\u00eb Dh\u00ebrmi apo n\u00eb Ulqin, ku mund t\u00eb jen\u00eb edhe f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs? Kjo mund t\u00eb organizohet, kaq mund t\u00eb b\u00ebhet? \u00cbsht\u00eb shum\u00eb?<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn sikur t\u00eb nisen nga kjo apo nga k\u00ebto \u201cvog\u00eblsira\u201d. As k\u00ebto nuk sjellin vota&#8230;. dreqi e mori&#8230;<\/p>\n<p>Sa \u00ebsht\u00eb numri i pedagog\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb japin leksione n\u00eb Kosov\u00eb dhe anasjelltas? Sa pedagog\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs ka n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Apo jan\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm ndonj\u00eb k\u00ebshilltar, apo nj\u00eb prej duzin\u00ebs s\u00eb z\u00ebvend\u00ebs ministrave t\u00eb Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201ckosovar\u201d dhe u kry.<\/p>\n<p>Po n\u00eb sport? Komb\u00ebtarja q\u00eb ishte, nuk ishte aq keq apo jo?. B\u00ebri histori. Tani kemi dy dhe duket asnj\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht&#8230; Ai ishte komb\u00ebtarja modeli sesi mund t\u00eb fitojn\u00eb shqiptar\u00ebt?<\/p>\n<p>Apo mbaruan fotot me ta, ceremonit\u00eb, lajmet shkuan, s\u2019prodhon m\u00eb lajm komb\u00ebtarja e mbetur? Po sikur t\u00eb kishte nj\u00eb kampionat brenda shqiptar? Q\u00eb Flamurtari i Vlor\u00ebs t\u00eb luaj\u00eb me Drit\u00ebn, Apo Sk\u00ebnderbeu me Llapin etj etj&#8230; apo? Do t\u00eb afroheshim m\u00eb shum\u00eb?<\/p>\n<p>Apo as kjo nuk sjell vota n\u00eb s\u00ebndukun e Partis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Majko patjet\u00ebr duhet marr\u00eb si reflektim i larg\u00ebsis\u00eb s\u00eb papranueshme mes shqiptar\u00ebve dhe ngulsh\u00ebm duhen ngritur pyetjet, se sa \u00ebsht\u00eb numri i biznesmen\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb kan\u00eb investuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe anasjelltas?<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur se n\u00eb t\u00eb gjitha PPP-t\u00eb (koncesionet) q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb qeveria shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb investitor nga Kosova apo nga trojet e tjera shqiptare?<\/p>\n<p>U zgjidh ajo \u00e7\u00ebshtja e patateve, e qum\u00ebshtit, e \u00e7imentos apo do t\u00eb vazhdojn\u00eb akoma arrestimet n\u00ebp\u00ebr dogana p\u00ebr dy thas\u00eb molla q\u00eb konsiderohen kontraband\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb moll\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs hidhen n\u00ebp\u00ebr p\u00ebrrocka, e qershit\u00eb priten n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb sepse nuk ka treg, bashk\u00eb me tonelatat e prodhimeve t\u00eb ndryshme nga ult\u00ebsira per\u00ebndimore, apo nga bereqetet e m\u00ebdha t\u00eb rrafshit t\u00eb Dukagjinit etj etj?<\/p>\n<p>Strategji, platforma, plan-projekte ka dhe mund t\u00eb ket\u00eb (sidomos) mbase kur Partia t\u00eb jet\u00eb e n\u00ebnrenditur nga shqiptaria.<\/p>\n<p>Tre or\u00eb Larg mbeten Tirana nga Prishtina e kushedi sa vite e vite do t\u00eb duhet \u201cp\u00ebr t\u2019u afruar\u201d.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebher\u00eb do ia marrim ndonj\u00eb k\u00ebng\u00eb me fyell, \u00e7ifteli, lahut\u00eb, kitar\u00eb apo klarinet\u00eb sa t\u00eb dridhet vendi, sidomos sa her\u00eb q\u00eb t\u00eb kujtohet Majko p\u00ebr bashkimin ose heqjen e kufijve, apo t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb deklarat\u00eb se shqiptar\u00ebt do t\u00eb bashkohen n\u00ebn qiellin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn edhe pak dit\u00eb, sa nuk na ka r\u00ebn\u00eb kok\u00ebs ai trau, q\u00eb do t\u00eb taksoj\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Petrit Ku\u00e7ana Nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00ebse u zgjodh apo u vet-ofrua p\u00ebr t\u00eb kumtuar lajmin e madh; \u201cM\u00eb 1 janar nuk do ket\u00eb m\u00eb kufi me Kosov\u00ebn\u201d. U duk si nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje q\u00eb Pandeli Majko, Minist\u00ebr shteti p\u00ebr Diaspor\u00ebn, i b\u00ebri deklarat\u00ebs s\u00eb vitit t\u00eb kaluar, por k\u00ebsaj here u b\u00eb nga Drenica. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2552,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20151","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20151"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20151\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20152,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20151\/revisions\/20152"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2552"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}