{"id":20127,"date":"2018-08-22T18:37:00","date_gmt":"2018-08-22T16:37:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20127"},"modified":"2018-08-22T18:37:00","modified_gmt":"2018-08-22T16:37:00","slug":"me-rastin-e-dites-humanitare-boterore-kujtojme-humanistin-e-madh-dhe-mikun-e-shqiperise-amerikanin-dr-harry-t-fultz","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20127","title":{"rendered":"ME RASTIN E DIT\u00cbS HUMANITARE BOT\u00cbRORE KUJTOJM\u00cb HUMANISTIN E\u00a0MADH DHE MIKUN E SHQIP\u00cbRIS\u00cb, AMERIKANIN DR. HARRY T. FULTZ"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_20128\" aria-describedby=\"caption-attachment-20128\" style=\"width: 653px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/harry-fultz.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-20128 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/harry-fultz.jpg\" alt=\"\" width=\"653\" height=\"393\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/harry-fultz.jpg 480w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/harry-fultz-300x181.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 653px) 100vw, 653px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-20128\" class=\"wp-caption-text\">29 Dhjetor 1888 \u2013 30 Dhjetor 1980<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>T\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi m\u00eb 19 gusht Kombet e Bashkuara dhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar sh\u00ebnuan Dit\u00ebn Humanitare Bot\u00ebrore, n\u00eb kujtim t\u00eb angazhimit dhe dedikimit t\u00eb puntor\u00ebve dhe zytar\u00ebve komb\u00ebtar\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtjet humanitare, duke u shkuar n\u00eb ndihm\u00eb njer\u00ebzve m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve rrezikojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb, p\u00ebrfshir edhe jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb kujtim t\u00eb k\u00ebsaj dite, Sekretari Amerikan i shtetit, Michael Pompeo l\u00ebshoi nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vuri u shpreh se Shtetet e Bashkuara kan\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb dalluar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar njerzit n\u00eb nevoj\u00eb dhe n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira jetese, qoft\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb konflikteve, tragjedive natyrore ose t\u00eb tjera duke shp\u00ebrndar\u00eb ndihma humanitare, p\u00ebrfshir\u00eb ushqime, strehim, arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi e t\u00eb tjera p\u00ebr miliona veta an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs dhe p\u00ebr nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb veprimi \u00e7\u2019prej fillimit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb Dit\u00eb t\u00eb humanizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, le t\u00eb kujtojm\u00eb humanistin e madh amerikan, Dr. Harry Fultz-in, i cili nga viti 1922 e deri m\u00eb 1933 ai drejtoi n\u00eb Shqip\u00ebri Shkoll\u00ebn Teknike, t\u00eb njohur p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb dhe sot.\u00a0 Duhet sh\u00ebnuar se Kryqi i Kuq Amerikan, n\u00ebn drejtimin e Dr. Fulzit-it, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb mbajtur mend, e disa prej t\u00eb cil\u00ebve m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb ent shum\u00eb humanitar p\u00ebr shqipta\u00ebt e asaj, sidomos nga k\u00ebndveshtrimi i sot\u00ebm edukues, ekonomik dhe shoq\u00ebror. Ai kishte vajtur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria ishte e izoluar, e pa njohur dhe tejet e varf\u00ebr. Nga ato pak shkrime q\u00eb kam lexuar p\u00ebr t\u00eb, e dinte mir\u00eb Fultz-i se ku po shkonte dhe e dinte gjlndjen e mjeruar n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gj[\u00ebndej cvendi, n\u00eb \u00e7do pik\u00ebpamje. Por ai me shpirtin e nj\u00eb humanisti t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk ngurroi, por me nj\u00eb frym\u00eb si t\u00eb nj\u00eb apostulli iu p\u00ebrvesh pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kryer misjonin e tij. Ai e kishte vendosur, sipas kujtimeve t\u00eb disave, q\u00eb m\u00eb vuajtje dhe megjith sfidat e papara, t\u00eb harxhonte t\u00eb gjitha forc\u00ebn dhe t\u00eb nd\u00ebrmerrte t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet\u00a0 e nevojshme ta b\u00ebnte Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se \u00e7\u2019e kishte gjetur. Por, si\u00e7 dihet ai hasi n\u00eb shum\u00eb sfida, p\u00ebrfshir edhe mentalitetin osmano-bizantin.\u00a0 Se si shikohej suksesi i Shkoll\u00ebs Teknike t\u00eb Fultzit n\u00eb Tiran\u00eb u pa m\u00eb n\u00eb fund, se me largimin e Fultzit, me t\u00eb mbaroi edhe Shkolla Teknike. Mbaroi fatkeq\u00ebsisht, me p\u00ebrbuzje, mosmarrveshje e konflikte kulturash.\u00a0 Dihet se Dr. Harry Fultz, s\u00eb bashku me Misjonin Amerikan u p\u00ebrzun\u00eb nga Shqip\u00ebria n\u00eb vitin 1946 dhe shum\u00eb t\u00eb diplomuar nga ajo shkoll\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb e kishin shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjenin pun\u00eb, por\u00a0 m\u00eb von\u00eb e p\u00ebsuan edhe m\u00eb keq, t\u00eb akuzuar si agjent\u00eb amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb vepr\u00ebn e tij poetike \u201cLines of Illyria\u201d ose \u201cVargje Iliris\u00eb\u201d shkruar me t\u00eb bijen e tij Xhoan\u00ebn gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tyre n\u00eb Tiran\u00eb, por botuar n\u00eb vitin 1950 n\u00eb Nju Jork, ai i ka sh\u00ebnuar kujtimet e tija duke i kushtuar disa vjersha Iliris\u00eb, ku sipas t\u00eb ndjerit Profesor Zef Nekaj, m\u00eb shum\u00eb se shije poetike, Fultz-i tregon lasht\u00ebsin\u00eb dhe vrazhd\u00ebsin\u00eb e vendit q\u00eb e frym\u00ebzon at\u00eb.\u00a0 Z. Nekaj shprehet n\u00eb vler\u00ebsimin e vepr\u00ebs poetike \u201cVargje Iliris\u00eb\u201d, se Z. Fultz i ka kushtuar Shqip\u00ebris\u00eb mundin dhe vrullin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij burr\u00ebrore, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb. Ai shpreh aty ankthin\u00a0 p\u00ebr gj\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arrijturat dhe t\u00eb parrijturat e tyre dhe ankimin fisnik t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb nj\u00eb njeriu p\u00ebrparimtar q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr popullin shqiptar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pra Dr. Harry Fultz, humanisti i njohur amerikan, q\u00eb kujtojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Dit\u00eb Humanitare Bot\u00ebrore. Harry Fultz-in e Shkoll\u00ebs Teknike t\u00eb Tiran\u00ebs, i cili p\u00ebrve\u00e7 shkoll\u00ebs q\u00eb mbante em\u00ebrin e tij, ai s\u00eb bashku me student\u00ebt shqiptar\u00eb, themeloi edhe revist\u00ebn me titull \u201cLaboremus\u201d \u2013 T\u00eb punojm\u00eb. Kujtojm\u00eb humanistin amerikan i cili, q\u00eb at\u00ebher\u00eb, \u00a0k\u00ebrkonte ndihm\u00eb nga vendi i tij i madh p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Shkoll\u00ebn Teknike t\u00eb Tiran\u00ebs dhe popullin shqiptar. \u00a0\u00a0N\u00eb Dit\u00ebn Bot\u00ebrore Humanitare e kujtojm\u00eb Dr. Harry Fultz-in duke shprehur mir\u00ebnjohjen ton\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e tij, p\u00ebr vetmohimin dhe urt\u00ebsin\u00eb e tij &#8212; edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atyre brezave q\u00eb ai edukoi e la pas n\u00eb Shqip\u00ebri, por t\u00eb cil\u00ebt ndoshta nuk pat\u00ebn kurr\u00eb rastin ta fal\u00ebnderonin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0 \u00a0 Biografia e Harry T. Fultz<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Harry T. Fultz lindi n\u00eb qytetin Salem t\u00eb shtetit Indiana. Fillimisht ai u diplomua n\u00eb kolegjin Wabash n\u00eb Indiana e m\u00eb pas n\u00eb universitetin teknologjik \u201cAmarou\u201d n\u00eb fush\u00ebn e mekanik\u00ebs. Deri n\u00eb 1922 ai punoi si pedagog n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme arsimore n\u00eb Amerik\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe pati nj\u00eb shk\u00ebputje 2-vje\u00e7are (1917 \u2013 1919) p\u00ebr shkak t\u00eb sh\u00ebrbimit ushtarak.<\/p>\n<p>N\u00eb 1922, Kryqi i Kuq Amerikan e caktoi profesorin e arteve mekanike, 34 vje\u00e7arin Harry T. Fultz, Drejtor t\u00eb Shkoll\u00ebs Teknike, Tiran\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs s\u00eb tij Shkolla Teknike t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e opinionit t\u00eb koh\u00ebs si shkoll\u00eb me cil\u00ebsi t\u00eb larta. Pedagogjia e tij n\u00eb pun\u00eb si drejtues mb\u00ebshtetej n\u00eb moton \u201cLearning by doing\u201d (t\u00eb m\u00ebsuarit n\u00ebp\u00ebrmjet praktik\u00ebs) t\u00eb cil\u00ebn ai e zbatonte vet\u00eb i pari. Me kultin e pun\u00ebs u lidh edhe emri i revist\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs \u201cLaboremus\u201d (t\u00eb punojm\u00eb). Si pedagog i shquar ai diti t\u00eb ver\u00eb nj\u00eb rregull dhe disiplin\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb shkoll\u00eb, t\u00eb rr\u00ebnjos\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn, bazuar n\u00eb t\u00eb famshmin prakticitet amerikan. Si inxhinier me aft\u00ebsi t\u00eb rralla diti t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrgatitje akademike e teknike t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Veprimtaria e Harry Fultz \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrthurje e shk\u00eblqyer e ideve pragmatiste, shpesh her\u00eb t\u00eb g\u00ebrshetuara edhe me element\u00eb te edukat\u00ebs, t\u00eb pedagogjis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs ku fjala ka nj\u00eb unitet me veprimin, ku pasioni p\u00ebr pun\u00ebn shkrihet me profesionalizmin e lart\u00eb, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb personaliteti t\u00eb madh\u00ebrish\u00ebm t\u00eb m\u00ebsuesit bashk\u00ebkohor, t\u00eb shkrira n\u00eb nj\u00eb. Ai solli n\u00eb vendin ton\u00eb tradit\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs amerikane, zbatoi metodat e reja t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb t\u00eb m\u00ebsuarit, vuri n\u00eb jet\u00eb dhjetra projekte, gjith\u00e7ka n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb p\u00ebrgatitjes e formimit t\u00eb teknik\u00ebve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kujtimet e ish-nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij jan\u00eb vlera dokumentare q\u00eb flasin p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb m\u00ebsuesit demokrat, i cili shquhet p\u00ebr nivelin shkencor, aft\u00ebsit\u00eb e ve\u00e7anta organizative n\u00eb v\u00ebnien n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb organizmave t\u00eb shkoll\u00ebs. Ato jan\u00eb d\u00ebshmi e nj\u00eb p\u00ebrvoje dhe intuite t\u00eb thell\u00eb psiko-pedagogjike, e nj\u00eb ndjeshm\u00ebrie t\u00eb situatave t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve e p\u00ebrpjekje maksimale p\u00ebr t\u2019iu gjendur pran\u00eb si m\u00ebsues e prind n\u00eb\u00a0\u00e7faredo rrethane.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Misioni i tij p\u00ebrfundoi m\u00eb 1933 pas 11 vjet\u00ebsh duke l\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr brezat e shkoll\u00ebs \u201cP\u00ebrpiqu ta b\u00ebsh vendin t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb t\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ai punoi 4 vjet n\u00eb Departamentin e Shtetit dhe n\u00eb agjensit\u00eb e tjera qeveritare t\u00eb SHBA. Nga maji i vitit 1945 deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1946 punoi n\u00eb misionin diplomatik t\u00eb SHBA n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb ambasad\u00ebn Amerikane n\u00eb Rom\u00eb deri n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1947.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1947 u caktua Drejtor i Qendr\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nj\u00eb rezidenc\u00eb kryesisht p\u00eb student\u00ebt e huaj n\u00eb Universitetin e Chicagos dhe q\u00ebndroi n\u00eb k\u00ebt\u00eb post deri sa doli n\u00eb pension n\u00eb vitin 1962. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve punoi gjithashtu sekretar i Bordit Panamerikan t\u00eb Arsimit (1947 \u2013 1962). \u00a0(Marr\u00eb nga portali Instituti Harry Fultz)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli T\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi m\u00eb 19 gusht Kombet e Bashkuara dhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar sh\u00ebnuan Dit\u00ebn Humanitare Bot\u00ebrore, n\u00eb kujtim t\u00eb angazhimit dhe dedikimit t\u00eb puntor\u00ebve dhe zytar\u00ebve komb\u00ebtar\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtjet humanitare, duke u shkuar n\u00eb ndihm\u00eb njer\u00ebzve m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20128,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20127","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20127","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20127"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20127\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20129,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20127\/revisions\/20129"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20128"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}