{"id":20078,"date":"2018-08-14T10:47:47","date_gmt":"2018-08-14T08:47:47","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20078"},"modified":"2018-08-14T10:47:47","modified_gmt":"2018-08-14T08:47:47","slug":"jo-nxitim-por-durim-strategjik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20078","title":{"rendered":"Jo nxitim, por durim strategjik"},"content":{"rendered":"<div style=\"font-size: 13px; font-family: Helvetica Neue, Helvetica, Arial, sans-serif;\">\n<div style=\"font-size: 13px; font-family: Helvetica Neue, Helvetica, Arial, sans-serif;\">\n<div><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-1781 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg\" alt=\"\" width=\"509\" height=\"390\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg 326w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka-300x230.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 509px) 100vw, 509px\" \/><\/a><\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>Studim nga dr. Islam Lauka*<\/strong><\/div>\n<p>Gushti, bashk\u00eb me rritjen e temperatur\u00ebs, solli edhe ndezjen e debatit mbi korrigjimin e kufirit me Serbin\u00eb, shk\u00ebmbimin e territoreve, apo ndarjen e Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb e natyrshme, sepse \u00e7\u00ebshtjet territoriale jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb jetiket p\u00ebr nj\u00eb komb.<\/p>\n<p>Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb, u p\u00ebrpoq t\u00eb bind\u00eb opinionin se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr korrigjim (demarkim) paq\u00ebsor t\u00eb kufirit prej 400 km me Serbin\u00eb dhe jo p\u00ebr shk\u00ebmbim territori, as ndarje t\u00eb Kosov\u00ebs; se korrigjimi i kufirit me Sebrin\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur bashkimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs me Kosov\u00ebn si nj\u00eb e drejt\u00eb historike e legjitime e shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj zone; se p\u00ebr jet\u00ebsimin e k\u00ebsaj t\u00eb drejte, ai \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i drejtohet edhe referendumit popullor.<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tez\u00ebs s\u00eb Tha\u00e7it jan\u00eb shprehur Kryetari i \u201cL\u00ebvizjes p\u00ebr Bashkim\u201d, Valon Murati, akademiku Rexhep Qosja, publicisti Baton Haxhiu dhe ndonj\u00eb tjet\u00ebr. Ndryshe nga Tha\u00e7i, akademiku Qosja e pranon se b\u00ebhet fjal\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr korrigjim kufiri, por edhe p\u00ebr shk\u00ebmbim territoresh me Serbin\u00eb dhe se me k\u00ebt\u00eb, sipas tij, n\u00ebnkuptohet l\u00ebvizja, ndryshimi i kufirit n\u00eb skajin verior t\u00eb Kosov\u00ebs, por jo ndarja e saj.<\/p>\n<p>Argumentet e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tez\u00ebs p\u00ebr korrigjimin e kufirit apo shk\u00ebmbimin e territoreve me Serbin\u00eb, jan\u00eb k\u00ebto:<br \/>\n1- Nuk kemi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb pritur, pritja nuk \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb. Vonesat do t\u00eb na kushtonin shum\u00eb. Duhet mbyllur kapitulli q\u00eb do t\u00eb sillte njohje reciproke dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira fqinj\u00ebsore midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Korrigjimi a shk\u00ebmbimi i territoreve \u00ebsht\u00eb instrumenti q\u00eb na \u00e7on drejt realizimit t\u00eb k\u00ebtij objektivi. \u00c7do zgjidhje tjet\u00ebr v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje pajtimin historik me Serbin\u00eb.<br \/>\n2- \u00cbsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e partner\u00ebve tan\u00eb strategjik\u00eb, Brukselit dhe Uashingtonit, q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet dialogut t\u00eb mund\u00ebsuar dhe mb\u00ebshtetur prej tyre, t\u00eb normalizojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb. N\u00ebse nuk veprojm\u00eb k\u00ebshtu, pason penalizimi i tyre.<br \/>\n3- N\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb, Kosov\u00ebs i hap rrug\u00ebn e njohes nga pes\u00eb vendet e BE-s\u00eb dhe shtete t\u00eb tera n\u00eb bot\u00eb, si dhe i mund\u00ebson asaj an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb OKB dhe n\u00eb organizata t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare e rajonale, p\u00ebrfshir\u00eb BE-n\u00eb.<br \/>\n4- Shk\u00ebmbimi i territoreve me Serbin\u00eb b\u00ebn t\u00eb mundur bashkimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs me Kosov\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, me kalimin e Veriut n\u00eb Serbi, Kosova \u201cshp\u00ebton\u201d nga serb\u00ebt e asaj zone, q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr integrimit n\u00eb institutioncet e saj dhe nuk njohin shtetin e pavarur kosovar.<br \/>\n5- Fuqit\u00eb e m\u00ebdha nuk i kund\u00ebrshtojn\u00eb pajtimet midis dy shteteve edhe n\u00ebse ato prekin disa parime t\u00eb politik\u00ebs q\u00eb ato mbrojn\u00eb. Marr\u00ebveshja e ekuilibruar Kosov\u00eb-Serbi \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb SHBA-n\u00eb, BE-n\u00eb dhe Rusin\u00eb.<br \/>\n6- Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, dhe ai i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, jan\u00eb shtetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb potencialin dhe kredencialet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare midis dy vendeve tona dhe shqiptar\u00ebt e serb\u00ebt duhet ta shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<br \/>\n7- N\u00ebse nuk pajtohemi q\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbejm\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs me Veriun e Kosov\u00ebs, shqiptar\u00ebt do t\u2019i humbasin t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, duket se k\u00ebto argumente q\u00ebndrojn\u00eb dhe ne duhet t\u00eb nxitojm\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e l\u00ebshojm\u00eb nga dora k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb art\u00eb: Serbia na njeh si shtet t\u00eb pavarur e sovran; pas k\u00ebsaj vijn\u00eb njohjet nga pes\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, nga Afrika, Azia e Amerika Latine; Rusia dhe Kina t\u00ebrhiqen nga vetoja n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit dhe Kosov\u00ebs i ofrohet automatikisht ul\u00ebsja n\u00eb OKB; Lugina e Preshev\u00ebs i bashkohet Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa territoret e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zve\u00e7anit, me serb\u00ebt e tyre jo besnik\u00eb, kalojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Serbis\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb Mitrovic\u00ebn veriore, Trep\u00e7\u00ebn dhe Ujmanin n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb shtetit kosovar.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb realiteti iluzor q\u00eb na ofrojn\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e tez\u00ebs s\u00eb shk\u00ebmbimeve territoriale.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto argumente i shohim pak m\u00eb thell\u00eb, n\u00eb drit\u00ebn e interesave tona komb\u00ebtare e shtet\u00ebrore, duke ua n\u00ebnshtruar ato nj\u00eb analize kritike dhe racionale, rezulton se ato jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme dhe t\u00eb rrezikshme. Mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj analize, n\u00eb vijim, jan\u00eb argumentet e mia kund\u00ebr ides\u00eb s\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes territoriale n\u00eb axhend\u00ebn e bisedimeve Kosov\u00eb-Serbi:<br \/>\n1- Dakord q\u00eb vonesat na kan\u00eb kushtuar dhe po na kushtojn\u00eb shum\u00eb, por ky konstatim nuk duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihemi n\u00eb nota paniku e t\u00eb nxitohemi p\u00ebr t\u00eb mar\u00eb vendime t\u00eb d\u00ebmshme. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb presim koh\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, se sa t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb tani nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb keqe me Serbin\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse p\u00ebr Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb nxitohet (hapja e kapitullit nr.35 t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Strategjin\u00eb e Zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb dhe Progres-raportin e vitit 2018, Serbis\u00eb i k\u00ebrkohet n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, juridikisht t\u00eb zbatueshme, me Kosov\u00ebn), p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb koha e durimit strategjik. N\u00ebse Serbia v\u00ebrtet\u00eb d\u00ebshiron an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, ajo \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u2019I kryej\u00eb k\u00ebto \u201cdetyra\u201d, pa qen\u00eb nevoja e diskutimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve territoriale. Alarmit t\u00eb Serbis\u00eb, nuk ka pse t\u2019i bashkohen shqiptar\u00ebt.<br \/>\n2- Si\u00e7 kam theksuar n\u00eb shkrimin tim t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar, d\u00ebmi m\u00eb i madh q\u00eb i shkaktohet Kosov\u00ebs me futjen ne axhend\u00ebn e bisedimeve t\u00eb problemeve territoriale, \u00ebsht\u00eb rihapja e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb saj, kthimi prapa n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb vitet 2005-2007, n\u00eb periudh\u00ebn e pro\u00e7esit t\u00eb statusit, ku midis shum\u00eb alternativave u diskutua edhe ajo e ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Riaktivizimi i k\u00ebsaj teme, tani, n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi, do t\u00eb thot\u00eb t\u2019u vihet kryq parimeve themelore t\u00eb Grupit t\u00eb Kontaktit p\u00ebr zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb miratuara me 14 n\u00ebntor 2005, t\u00eb rikonfirmuara n\u00eb mbledhjen e tij t\u00eb dat\u00ebs 31 janar 2006, mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilave u hartua Plani Ahtisaari dhe q\u00eb, m\u00eb von\u00eb, u mish\u00ebruan n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. Sipas k\u00ebtyre parimeve, nuk do t\u00eb ket\u00eb ndarje territoriale t\u00eb Kosov\u00ebs, as bashkim me nj\u00eb vend a pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi tjet\u00ebr.<br \/>\n3- Pavar\u00ebsisht planeve a d\u00ebshirave t\u00eb Hashim Tha\u00e7it, Rexhep Qosjes, etj., q\u00ebllimi i Beograti n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi, \u00ebsht\u00eb, jo q\u00eb t\u00eb bihet dakort p\u00ebr sh\u00ebnjimin (demarkimin) e kufirit me Kosov\u00ebn, si\u00e7 thot\u00eb Tha\u00e7i, as shk\u00ebmbimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs me komunat e Veriut, si\u00e7 shprehet Qosja, por t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb territorialisht n\u00eb kurriz t\u00eb Kosov\u00ebs, para se t\u00eb arrihet n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare me t\u00eb, q\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy vendeve. K\u00ebt\u00eb synim Beogradi e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb publikisht, n\u00ebp\u00ebrmjet Presidentit Vu\u00e7iq, Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Daciq, etj.<br \/>\nSi\u00e7 dihet, Serbia nuk e njeh Kosov\u00ebn e pavarur, por e konsideron at\u00eb krahin\u00eb t\u00eb saj. K\u00ebt\u00eb e ka t\u00eb sanksionuar edhe n\u00eb preambul\u00ebn e Kushtetut\u00ebs. Si kusht t\u00eb njohjes, eksplicite ose implicite, t\u00eb shtetit t\u00eb ri, ajo k\u00ebrkon bashkimin me Serbin\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb veri t\u00eb Ibrit dhe, n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb realizmint t\u00eb k\u00ebtij obiektivi, dh\u00ebnien e kompetencave ekzekutive Asiocacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe (AKS). Kur flet p\u00ebr korrigjim ose shk\u00ebmbim territoresh, Beogradi ka parasysh, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, vet\u00ebm disa fshatra t\u00eb Lugin\u00ebs, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, mbase, edhe vet\u00eb qytetin e Preshev\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb naive t\u00eb mendohet se ai do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga Lugina e Preshev\u00ebs, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, e cila paraqet interes gjeostrategjik jetik p\u00ebr Serbin\u00eb.<br \/>\nN\u00eb politik\u00ebn e jashtme, si rregull, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arrihet realizimi i plot\u00eb i objektivave t\u00eb k\u00ebtij, apo atij aktori. Edhe t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb q\u00eb, sipas Tukididit, b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb duan, shpesh d\u00ebshtojn\u00eb n\u00eb planet e tyre. T\u00eb vegj\u00eblit, q\u00eb po sipas k\u00ebtij autori, b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb u thon\u00eb, e kan\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb realizojn\u00eb objektivat e tyre. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, ajo q\u00eb ata arrijn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultante, pasoj\u00eb e nd\u00ebrveprimit t\u00eb shum\u00eb faktor\u00ebve, t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm.<br \/>\nN\u00eb gjykimin tim, p\u00ebrfshirja e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00ebrritoriale n\u00eb axhend\u00ebn e dialogut Kosov\u00eb-Serbi, n\u00eb situat\u00ebn aktuale t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb trazuar, do ket\u00eb si rezultante d\u00ebmtimin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb interesave komb\u00ebtare e shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb favor t\u00eb interesave serbe. Me shum\u00eb gjas\u00eb, kjo rezultante do t\u00eb ket\u00eb trajt\u00ebn e ndarjes s\u00eb Veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, ose dh\u00ebnien e kompetencave ekekutive AKS-s\u00eb, q\u00eb, n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb.<br \/>\nMarrja nga Kosova e nj\u00eb pjese t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, k\u00ebtej hekurudh\u00ebs, nuk e zgjidh problemin e saj, p\u00ebrkundrazi, e komplikon m\u00eb tep\u00ebr at\u00eb. Si do zgjidhet problemi i fshatrave shqiptare p\u00ebrtej hekurudh\u00ebs, t\u00eb banuara nga mij\u00ebra shqiptar\u00eb?<br \/>\n4- N\u00eb aspektin gjeostrategjik, me kalimin e Veriut n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Serbis\u00eb, Kosova humb vargmalet e Kopaonikut. Duke i falur Malit t\u00eb Zi Qaf\u00ebn e \u00c7akorrit dhe Serbis\u00eb k\u00ebto vargmale, Kosova, n\u00eb fakt, u ofron avantazhe t\u00eb dukshme gjeostrategjike fqinj\u00ebve t\u00eb vet, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara, mund ti shfryt\u00ebzojn\u00eb kund\u00ebr saj. Edhe n\u00eb rastin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kalon Korridori 10, \u201ckorrigjimi\u201d i kufirit mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb shk\u00ebputjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb k\u00ebtij korridori nga Lugina, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb dob\u00ebsim tjet\u00ebr t\u00eb pozitave gjeostrategjike t\u00eb faktorit shqiptar.<br \/>\n5- N\u00eb aspektin gjeoekonomik, \u00ebsht\u00eb fakt i njohur, tashm\u00eb, q\u00eb Veriu i Kosov\u00ebs, me n\u00ebntok\u00ebn e tij, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr zonat m\u00eb t\u00eb pasura t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb m\u00eb e pasura. N\u00eb at\u00eb zon\u00eb ndodhet edhe uj\u00ebmbledh\u00ebsi i Ujmanit, me r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr Kosov\u00ebn. Th\u00ebn\u00eb m\u00eb shkoqur, Veriu i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb element strukturor i fuqish\u00ebm dhe i domosdosh\u00ebm mbi t\u00eb cilin mb\u00ebshtetet aft\u00ebsia e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb jetuar si shtet i pavarur dhe sovran.<br \/>\n6- Korrigjimi apo shk\u00ebmbimi i territoreve rrezikon t\u00eb shkaktoj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje brenda Kosov\u00ebs, por edhe n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare mungon konsensusi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. P\u00ebrkundrazi, ajo \u00ebsht\u00eb e polarizuar keq: n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn llogore mb\u00ebshtet\u00ebsit e Tha\u00e7it, duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr dhe, n\u00eb tjetr\u00ebn, kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shumic\u00ebn. Kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb rrafsh komb\u00ebtar, por k\u00ebtu kemi edhe nj\u00eb element tjet\u00ebr negativ- futjen e pykave midis shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs dhe atyre t\u00eb Kosov\u00ebs. Shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs jan\u00eb kund\u00ebr b\u00ebrjes kurban t\u00eb Veriut p\u00ebr hir t\u00eb bashkimit t\u00eb pjessh\u00ebm t\u00eb territoreve t\u00eb tyre me Kosov\u00ebn, duke i b\u00ebr\u00eb ata p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr humbjen e tokave mbi lumin Ib\u00ebr.<br \/>\n7- Nuk ka asnj\u00eb garanci q\u00eb Fuqit\u00eb e M\u00ebdha do t\u00eb p\u00ebrkrahin nj\u00eb mar\u00ebveshje serbo-kosovare t\u00eb bazuar n\u00eb ndryshime territoriale. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e k\u00ebsaj teze l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se SHBA, BE dhe Rusia nuk jan\u00eb kund\u00ebr. Q\u00ebndrimin e SHBA-s\u00eb, ata e lidhin me presidenc\u00ebn e Trampit dhe prirjen e tij p\u00ebr miratimin e ujdive dypal\u00ebshe, q\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por ata harrojn\u00eb q\u00eb Amerika nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Presidenti, sado kompetenca q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ai, ata harrojn\u00eb q\u00eb \u201cshteti i thell\u00eb\u201d amerikan, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr q\u00ebndirme parimore, p\u00ebr t\u00eb cilat ka investuar gjat\u00eb, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb, nk ndryshon leht\u00eb. Aq m\u00eb pak, mund t\u00eb ndryshoj\u00eb BE-ja, e cila \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar mbi parime krejt t\u00eb tjera, jo etniko-territoriale.<br \/>\nQ\u00ebndrimi i Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb kompleks. Ajo ka d\u00ebshmuar se zhvillon politik\u00eb pa parime, pa moral, dhe n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb pa baz\u00eb argumenti i mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tez\u00ebs s\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb t\u00ebrritoreve, sipas t\u00eb cilit, Moska do t\u00eb p\u00ebrkrah\u00eb marr\u00ebveshjen Kosov\u00eb-Serb, sepse i duhet nj\u00eb precedent p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e saj n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn pas-sovjetike. Rusis\u00eb nuk i duhet precedent\u00ebt. Ajo i krijon vet\u00eb ato, n\u00ebp\u00ebrmjet fuqis\u00eb ushtarake, si\u00e7 ka vepruar n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb Gjerogji, etj. Precedent\u00ebve u referohen t\u00eb vegj\u00eblit, ata q\u00eb nuk kan\u00eb fuqi, si\u00e7 b\u00ebn Tha\u00e7i me marr\u00ebveshjen Holand\u00eb-Belgjik\u00eb, dy shtete mike dhe aleate, p\u00ebr nj\u00eb mikroterritor prej 19.3 hektar\u00eb, q\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me rastin q\u00eb diskutohet midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<br \/>\nZ\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Rusis\u00eb, Maria Zaharova, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Beograd, m\u00eb 10 gusht 2018, deklaroi se Kosova \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme e Serbis\u00eb, por edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare (edhe e Rusis\u00eb, IL), dhe se q\u00ebndrimi i Mosk\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje bazohet n\u00eb rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, t\u00eb cil\u00ebn, sipas saj, deri tani, askush nuk e ka revokuar. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se pajtimi i Serbis\u00eb me Kosov\u00ebn nuk sjell domosdoshm\u00ebrisht mb\u00ebshtetjen e Mosk\u00ebs p\u00ebr Beogradin dhe as pranimin automatik t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb OKB. \u00cbsht\u00eb filtri i interesave t\u00eb Fuqis\u00eb s\u00eb Madhe ruse q\u00eb vendos n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<br \/>\nNuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb k\u00ebtyre interesave, Kremlini ta mb\u00ebshtes\u00eb pajtimi serbo-kosovar, duke qen\u00eb i bindur q\u00eb marr\u00ebveshja e tyre do ta destabilizoj\u00eb m\u00eb tej Ballkanin, sepse k\u00ebshtu Rusia siguron pranin\u00eb dhe ndikimin e vet n\u00eb rajon. Si\u00e7 thot\u00eb populli, qeni i keq sjell ujkun n\u00eb torisht\u00eb.<br \/>\n8- I diskutuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe argumenti q\u00eb marr\u00ebveshja Kosov\u00eb-Serbi hap rrug\u00ebn e njohjes s\u00eb saj nga pes\u00eb vendet e BE-s\u00eb dhe shtetet e tjera n\u00eb bot\u00eb, si dhe at\u00eb t\u00eb integrimit n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare e rajonale, p\u00ebrfshir\u00eb BE-n\u00eb. Rasti i Katalonj\u00ebs \u00ebsht\u00eb i fresk\u00ebt. V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrfytyrohet q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb Madridi t\u00eb pajtohet me nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb saknsionon \u201cp\u00eblqimin\u201d e qendr\u00ebs p\u00ebr \u201cshk\u00ebputjen\u201d e periferis\u00eb s\u00eb saj. Qipro ka deklaruar hapur se nuk do ta njoh\u00eb shtetin e ri edhe n\u00eb rast t\u00eb marr\u00ebveshjes midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<br \/>\nSa i takon integrimit n\u00eb Europ\u00eb, vet\u00eb Brukseli \u00ebsht\u00eb i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb midis konceptit t\u00eb Makronit t\u00eb thellimit t\u00eb integrimit t\u00eb Bashkimit Europian ekzistues dhe atij t\u00eb Merkelit, q\u00eb nuk e p\u00ebrjashton zgjerimin me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj. Pajtimi serbo-shqiptar \u00ebsht\u00eb i pafuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndryshuar di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Edhe sikur, ta z\u00ebm\u00eb, se p\u00ebrfundimi i marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb do t\u00eb ndikonte pozitivisht, integrimi Europian i Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb justifikoj\u00eb humbjen e territorit n\u00eb veri. Organizatat rajonale jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, toka \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>Analiza racionale t\u00eb \u00e7on n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb zgjidhjet p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb duhen k\u00ebrkuar brenda kufijve ekistues, t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, pa c\u00ebnuar rendin kushtetues n\u00eb vend dhe pa destabilizuar situat\u00ebn n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb. Marrja e vendimeve nga udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb mbi baza emocionale, intuitive, pa marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb arugmentet, faktet, p\u00ebrvojat historike, si dhe kapacitet dhe aft\u00ebsist\u00eb mobilizuese t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u2019i send\u00ebrtuar ato, e \u00e7on at\u00eb shtet n\u00eb theqafje. i till\u00eb \u00ebsht\u00eb vendimi q\u00eb n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi t\u00eb diskutohen \u00e7\u00ebshtjet territoriale.<\/p>\n<p>Forcat politike dhe intelektuale shqiptare duhet t\u2019u kund\u00ebrvihen me vendosm\u00ebri k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb seriozisht interesat tona shtet\u00ebrore e komb\u00ebtare. Akademia e Shkencave t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb dal\u00eb me mendimin e vet instituticional p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore, jo secili an\u00ebtar n\u00eb krye t\u00eb vet. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe institucione e tjera shkencore n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. \u201cBabai\u201d i pajtimit shqiptaro-serb, kryeministri Edi Rama, duhet t\u00eb dal\u00eb nga pozicioni i strucit, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe ai mendimin e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mpreht\u00eb. Durimi strategjik nuk do t\u00eb thot\u00eb pasivitet strategjik, p\u00ebrkundrazi, mobilizim t\u00eb t\u00eb gjitha forcave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, t\u00eb shteteve tona dhe t\u00eb mbar\u00eb kombit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb madhe, si humbja e territorit shqiptar.<\/p>\n<div>Bashkimi me Kosov\u00ebn i Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, t\u00eb cunguar, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt, jo vet\u00ebm do t\u00eb mbesin pa Lugin\u00ebn dhe pa territoret n\u00eb veri t\u00eb Ibrit, por rrezikojn\u00eb t\u00eb mbesin edhe pa shtetin e tyre t\u00eb konsoliduar dhe funksional. \u00cbsht\u00eb momenti i prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, i cili do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb a e meritojm\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e fituar. Nj\u00eb popull e komb q\u00eb nuk di ti mbroj\u00eb trojet e veta, nuk mund ta mbroj\u00eb as pavar\u00ebsin\u00eb e tij.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><em>*Ish ambasador i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/em><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim nga dr. Islam Lauka* Gushti, bashk\u00eb me rritjen e temperatur\u00ebs, solli edhe ndezjen e debatit mbi korrigjimin e kufirit me Serbin\u00eb, shk\u00ebmbimin e territoreve, apo ndarjen e Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb e natyrshme, sepse \u00e7\u00ebshtjet territoriale jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb jetiket p\u00ebr nj\u00eb komb. Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb, u p\u00ebrpoq t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1781,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[543],"class_list":["post-20078","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-islam-lauka"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20078"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20078\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20079,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20078\/revisions\/20079"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}