{"id":20075,"date":"2018-08-14T10:46:39","date_gmt":"2018-08-14T08:46:39","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20075"},"modified":"2018-08-14T10:46:39","modified_gmt":"2018-08-14T08:46:39","slug":"berana-lidership-te-tepruar-mbi-plave-e-guci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20075","title":{"rendered":"BERANA, LIDERSHIP T\u00cb TEPRUAR MBI PLAV\u00cb E GUCI\u2026?!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ramiz-lushaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-20076 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ramiz-lushaj.jpg\" alt=\"\" width=\"577\" height=\"433\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ramiz-lushaj.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ramiz-lushaj-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 577px) 100vw, 577px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Ramiz LUSHAJ<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Komuna e Plav\u00ebs n\u00eb Malin e Zi u b\u00e1 k\u00ebto dit\u00eb me kryetar t\u00eb ri. Mirsad Bajraktaroviq, i thon\u00eb. 32 vje\u00e7. Arsimin fillor e gjimnazin n\u00eb Plav\u00eb e t\u00eb lartin universitar n\u00eb Podgoric\u00eb. Jurist, avokat- n\u00eb Plav\u00eb-Guci. Ec shpejt e mir\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin e tij politik. Nj\u00eb politikan i ri, i nj\u00eb partie t\u00eb re. Ai \u00ebsht\u00eb sekretar i deg\u00ebs s\u00eb SD (Social-Demokrate) p\u00ebr komun\u00ebn e Plav\u00ebs. Nj\u00ebherash, dhe antar i Kryesis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj partie t\u00eb re, e themelueme ligjrisht n\u00eb Podgoric\u00eb, m\u00eb 31 korrik 2015, dhe si nj\u00eb kund\u00ebralternativ\u00eb e SDP t\u00eb Ranko Krivokapiqit, mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr ta mbajt ma fort e ma gjat\u00eb n\u00eb pushtet t\u00eb gjith\u00ebpushtetshmin Milo Gjukanoviq e partin\u00eb e tij DPS.<\/p>\n<p>Tue v\u00ebshtrue CV e kryekomunarit Bajraktaroviq pash\u00eb se kishte lind n\u00eb komun\u00ebn fqinj\u00eb t\u00eb Beran\u00ebs, m\u00eb 15 t\u00eb janarit 1986. Pra, n\u00eb vendorigjin\u00eb: \u201ci beranas\u201d. Vllaznia (fisi) Bajraktaroviq n\u00eb Beran\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb figura t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sodit. Ve\u00e7ojm\u00eb: artisten, kangtaren 37 vje\u00e7are Jadranka Bajraktaroviq, e cila tashti jeton n\u00eb Beograd; sportisten 32 vje\u00e7are, Sonja Bajraktaroviq, e ekipit komb\u00ebtar malazez t\u00eb hendbollit p\u00ebr femra, me pjesmarrje e vler\u00ebsime n\u00eb disa veprimtari nd\u00ebrkomb\u00ebtare, etj.<\/p>\n<p>Mbasandej, tue lexue me p\u00ebrkthim n\u00eb shtypin malazez t\u00eb gushtit 2018 m\u00ebsova se dhe n\u00ebnkryetari i ri i komun\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs, dr. Blazo Stijoviq, i partis\u00eb SD, i diplomuar p\u00ebr mjek\u00ebsi n\u00eb Beograd, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjek kirurg n\u00eb spitalin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb komun\u00ebn Beran\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo m\u00eb shtoi kureshtje p\u00ebr ma tej, ma shum\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebrej se dhe nj\u00eb tjet\u00ebr figur\u00eb politike, nj\u00eb nga emblemat e partis\u00eb SD, dr. Damir Shahoviq, i shkolluar n\u00eb Plav\u00eb, krye universitetin n\u00eb Beograd, kishte lind n\u00eb Beran\u00eb, m\u00eb 22 qershor 1981. Ky, ish-sekretar i Ministris\u00eb s\u00eb Financave (2008-\u201909) e ish-deputet n\u00eb Kuvendin e MZ (2009-\u201816), aktualisht\u2013 prej n\u00ebntorit 2016, \u00ebsht\u00eb minist\u00ebr i Arsimit dhe n\u00ebnkryetar i Partis\u00eb SD n\u00eb Malin e Zi, ka rol e ndikim t\u00eb madh n\u00eb rritjen e madhe elektorale t\u00eb SD n\u00eb Plav\u00eb dhe p\u00ebr zgjedhjen kryekomunar t\u00eb bashkvendasit e bashkudh\u00ebtarit t\u00eb tij partiak, Mirsad Bajraktaroviq.<\/p>\n<p>Partia 3-vje\u00e7are Social-Demokrate (SD) \u00ebsht\u00eb parti n\u00eb pushtet, n\u00eb koalicion qeveris\u00ebs, (me PDS, BS, BS, LP, Forca, HGI), me pesh\u00eb politike n\u00eb Malin e Zi. Kryetari i saj, Ivan Brajoviq \u00ebsht\u00eb kryetar i Parlamentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe ka dy ministra n\u00eb Qeveri: dr. Damir Sehoviq\u2013minist\u00ebr i Arsimit dhe dr. Kenan Hraspoviq \u2013minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Po t\u00eb ikin nga koalicioni qeveris\u00ebs SD me dy deputet\u00ebt e saj bie menj\u00ebher\u00eb Qeveria e Dushko Markoviqit n\u00eb Malin e Zi. Partia SD, si parti n\u00eb pushtet, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fuqishme dhe se koalicioni i tre partive shqiptare: Forca, UDSH e ASH, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb n\u00ebnkryetar t\u00eb Parlamentit-Genci Nimanbegu (i vetmi deputet shqiptar) dhe Mehmet Zenken\u2013minist\u00ebr i Ministris\u00eb p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Pakicat n\u00eb Malin e Zi.<\/p>\n<p>Kjo fuqi politike elektorale e SD m\u00eb bani t\u00eb shoh dhe p\u00ebr emrat drejtues t\u00eb k\u00ebsaj partie n\u00eb dy komunat Plav\u00eb dhe Guci, tok\u00eb etnike shqiptare nd\u00ebr shekuj historie.<\/p>\n<p>Kryetari i sot\u00ebm i deg\u00ebs s\u00eb SD n\u00eb komun\u00ebn e Plav\u00ebs \u00ebsht\u00eb Omer Mehmetoviq. Dhe ky, i lindur n\u00eb Beran\u00eb, me 13 mars 1981. P\u00ebrndryshe: politikani Mehmetoviq ka q\u00ebn\u00eb i zgjedhur dhe n\u00ebnkryetar i Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi (2012-\u201916) e, prej 2016-t\u00ebs e k\u00ebndej, po e kryen detyr\u00ebn e Sekretarit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Pra, ky rast flet p\u00ebr nj\u00eb lidhje t\u00eb trefisht\u00eb: Mehmetoviqi, kryetari i deg\u00ebs s\u00eb partis\u00eb SD n\u00eb Plav\u00eb e ka sekretar t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb SD n\u00eb Plav\u00eb kryekomunarin i ri, Bajraktaroviq dhe, vet, \u00ebsht\u00eb sekretar n\u00eb Ministrin\u00eb e dr. Damir Shahoviqi &#8211; n\u00ebnkryetarit t\u00eb SD n\u00eb Malin e Zi. T\u00eb tre, me vendlindje t\u00eb tyre n\u00eb Beran\u00eb dhe me kulla-troje n\u00eb Plav\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kryetari i partis\u00eb SD n\u00eb komun\u00ebn e Gucis\u00eb, D\u017eeko Radon\u010diq, qenka i lindur m\u00eb 30 janar 1981 n\u00eb komun\u00ebn Beran\u00eb, i cili u arsimua n\u00eb Mitrovic\u00eb e Beograd dhe menaxhon nj\u00eb firm\u00eb biznesi D.O.O. &#8221;D\u017eeno &amp; Bros&#8221;.<\/p>\n<p>Kqyra dhe ma tej: edhe n\u00ebnkryetari i komun\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Gucis\u00eb, Huso (Beli) Brdakiq, i zgjedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb prej 23 qershorit 2017, thuhet se paska lindur n\u00eb Beran\u00eb. Ai ka ndjek studimet e larta n\u00eb Sanxhak e n\u00eb Beograd, me specializime e vler\u00ebsime dhe n\u00eb shtete t\u00eb tjera, ish zyrtar dhe n\u00eb komun\u00ebn e Plav\u00ebs. Ky rast m\u00eb ban t\u00eb ngr\u00e9 nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje: komuna e re e Gucis\u00eb ka mbi 40 p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb saj shqiptare, po ende nuk e ka nj\u00eb n\u00ebnkryetar t\u00eb etnis\u00eb shqiptare (i deklaruar i etnis\u00eb shqiptare), \u00e7ka tregon shum\u00e7ka p\u00ebr politikat e Malit t\u00eb Zi ndaj shqiptar\u00ebve trojenik dhe n\u00eb Guci.<\/p>\n<p>Natyrisht, askush n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, n\u00eb jet\u00ebn e vet, nuk mundet ta zgjedhin vendlindjen e tij, as koh\u00ebn e lindjes, ndaj nuk ka dhe nuk merr asnji p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vendorigjin\u00ebn e tij. P\u00ebrkundrazi, p\u00ebr gjithk\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit mbi globin tok\u00ebsor, vendlindja e tyre \u00ebsht\u00eb ma e mira se asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. K\u00ebshtu them dhe un\u00eb p\u00ebr Tropoj\u00ebn time. Dashuria p\u00ebr vendlindjen \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb nga \u201cs\u00ebmundjet profesionale\u201d t\u00eb njeriut, sepse edhe po t\u00eb ket\u00eb lindur n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb prapambetur e t\u00eb izoluar i duket ma i mir\u00eb edhe se vet Ne\u00eb Yorku, Parisi, Londra, Tokio; pa\u00e7ka se nuk \u00ebsht\u00eb realisht i till\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Njeriu aty ku lind i merr bio-tiparet sipas relievit t\u00eb vendit, sipas kushteve historike-shoq\u00ebrore t\u00eb vendit dhe ngado q\u00eb ecejak\u00eb e ngulmon p\u00ebr jetes\u00eb p\u00ebrt\u00e9 vendlindjes s\u00eb vet i mbart me vete ato, e ka me vete aromen e tok\u00ebs t\u00eb vendlindjes, i ka deri n\u00eb frym\u00ebn e fundit mallin, nostalgjin\u00eb e p\u00ebrkushtimet p\u00ebr vendlindjen e tij, p\u00ebr historin\u00eb, kulturen e njer\u00ebzit e saj.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja shtrohet ndryshe: p\u00ebrt\u00e9 asaj q\u00eb ndokush mund ta marrin si rast\u00ebsi, them se \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt q\u00eb t\u00eb kemi n\u00eb Plav\u00eb-Guci kaq shum\u00eb kuadro t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror e partiak \u201ct\u00eb lindur n\u00eb Beran\u00eb\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb krahina e Plav\u00eb-Gucis\u00eb ka mjaft personalitete lokale t\u00eb saj nga t\u00eb gjitha etnit\u00eb e besimet t\u00eb lindur aty, n\u00eb Plav\u00eb dhe n\u00eb Guci. Ky vend, historikisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cindustri e rand\u00eb\u201d e \u201cprodhimit\u201d bio-historik t\u00eb nj\u00eb kalibri t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb pushk\u00ebs e t\u00eb mendjes komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja shtrohet dhe k\u00ebsisoj: t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta kuadro shtet\u00ebrore e partiake nivele larta t\u00eb pushtetit (t\u00eb zgjedhur apo em\u00ebruar) n\u00eb krahin\u00ebn e Plav\u00eb-Gucis\u00eb, n\u00eb dy komunat e saj, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lindur n\u00eb komun\u00ebn fqinj\u00eb t\u00eb Beran\u00ebs, si k\u00ebto 6 raste\/shembuj: Bajraktaroviq, Shahoviq, Stijoviq, Memhmetoviq, Radoniqi, Brdakiqi, rrezikon t\u00eb krijojn\u00eb (n\u00ebse nuk ka ndodh tashma kjo!) nj\u00eb \u201cklan beranas\u201d(!), nj\u00eb \u201cklan t\u00eb ri beranas\u201d n\u00eb krahin\u00ebn e Plav\u00eb-Gucis\u00eb, q\u00eb nuk do t\u2019i bajn\u00eb mir\u00eb as Plav\u00eb-Gucis\u00eb, as vet Beran\u00ebs, as Malit t\u00eb Zi, antar n\u00eb NATO dhe n\u00eb ecje drejt BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Historikisht, Berana, me territor e popullsi ma t\u00eb madhe se Plav\u00eb-Gucia, me mb\u00ebshtetje t\u00eb p\u00ebrhershme ma t\u00eb fuqishme nga Kotorri e Podgorica, si nj\u00ebsi administrative n\u00eb veriun e Malit t\u00eb Zi, si me disa personalitete t\u00eb saj \u00e7etnik\u00eb sllav\u00eb dhe me k\u00ebta bashk\u00ebkohor\u00eb euro-atlantik\u00eb, gjithnji e gjithmon\u00eb ka desht\u2019 koh\u00eb pas kohe dhe ka ushtrue hera-her\u00ebs nj\u00eb pushtet t\u00eb msheft\u00eb e t\u00eb hap\u00ebt, gjithnji t\u00eb pritsh\u00ebm e gjithmon\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm, ndaj krahin\u00ebs s\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e vazhdim\u00ebsi, shum\u00e7ka nga kompetencat shtet\u00ebrore e sh\u00ebrbimet e ndryshme qytetare t\u00eb komunave n\u00eb Plav\u00eb-Guci shteti i Malit t\u00eb Zi p\u00ebrgjat\u00eb dy shekujve t\u00eb fundit ia ka dhan\u00eb e lan\u00eb Beran\u00ebs fqinj\u00eb, ma shum\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb djehit dhe jo pak n\u00eb dit\u00ebt e sodit.<\/p>\n<p>Shteti i Malit t\u00eb Zi ka ngritur n\u00eb Martinaj t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gucis\u00eb, n\u00eb kod\u00ebr Jerin\u00eb, nj\u00eb Deponi t\u00eb mbeturinave gjithfar\u00ebsh (edhe mjek\u00ebsore, shtazore, elektrike, etj.) edhe p\u00ebr ato t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs e prej kahmos. Ndoshta vijn\u00eb \u201ckondraband\u00eb\u201d dhe prej Berane?! Kjo Deponi n\u00eb Martinaj u ngrit n\u00eb kund\u00ebrshti me n\u00ebnshkrimin enga Mali i Zi t\u00eb Deklarat\u00ebs t\u00eb vitit 1991 p\u00ebr \u201cshtet ekologjik\u201d dhe t\u00eb Kushtetut\u00ebs t\u00eb \u00c7etin\u00ebs t\u00eb 19 tetorit 2007, tue shkel\u00eb Bib\u00ebl e Kuran, Konvent\u00ebn Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (nenet 1 &amp; 9), etj. E, tashti, aty, n\u00eb 6 vite, u krijue aty nj\u00eb \u201cVaso Vode\u201d Berane! Prej koh\u00ebsh flitej p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ek mbi 30 milion\u00eb euro p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb minihidrocentrali p\u00ebr prodhim energjie nga mbeturnat e deponis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb Beran\u00ebs, \u00e7ka ndoshta do t\u00eb ket\u00eb mbishtes\u00eb dhe \u201cDeponia e Jerin\u00ebs\u201d n\u00eb Martinaj, e cila po u rrezikon jet\u00ebn vendasve \u00e7do dit\u00eb dhe poi u sjell vdekjen nga toka e ajri, po i detyron me marr\u00eb spitalet dhe rrug\u00ebt e m\u00ebrgimit pakthim.<\/p>\n<p>Prej vitesh, gati nji dekad\u00eb kohe, Metropoliti i Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Malin e Zi, Amfillohije Radoviq, po don me e nd\u00ebrtue n\u00eb trojet e Prelvukajve, n\u00eb Martinaj t\u00eb Gucis\u00eb, nj\u00eb kish\u00eb ortodokse, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky fshat i madh etnik shqiptar, sipas rregjistrimit t\u00eb v. 2011, nga 532 banor\u00eb i ka 501 shqiptar\u00eb etnik, 13 musliman\u00eb (etiketim sllav me ul\u00eb popullsin\u00eb shqiptare) dhe 7 boshnjak\u00eb musliman\u00eb (disa sish shqiptar\u00eb t\u00eb boshnjak\u00ebzuar), etj. Kjo kish\u00eb k\u00ebrkohet me u themelengrit\u00eb dhe me dhun\u00eb policore. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb shpeshtas forca policore kan\u00eb ardh\u00eb, jo vet\u00ebm nga Plav\u00eb-Gucia, por dhe nga Berana fqinj\u00eb duke iu b\u00e1 terror psikologjik e prangash banor\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb fshatit Martinaj n\u00eb Guci. Shpjegimi \u00ebsht\u00eb i vjet\u00ebr sa vet historia e sllavizimit t\u00eb Beran\u00ebs s\u00eb sotme!<\/p>\n<p>Prej dekadash po duan t\u00eb hapet Rruga Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Plav\u00eb-De\u00e7an, e cila i lidh e zhvillon ma shum\u00eb e ma mir\u00eb shumanshm\u00ebrisht dy shtetet ballkanike: Mali i Zi e Kosov\u00eb dhe krijon nj\u00eb \u201cUnaz\u00eb t\u00eb Alpeve\u201d, q\u00eb e lidh me Vermoshin e deri n\u00eb Podgoric\u00eb-Shkod\u00ebr e brigjeve t\u00eb Drinit t\u00eb Bashkuar deri Gjakov\u00eb-De\u00e7an. Kjo rrug\u00eb thirret ndryshe dhe si \u201cKorridori 8\u201d. Ka nj\u00eb \u201ckonkurenc\u00eb\u201d p\u00ebr dy rrug\u00ebt q\u00eb \u00e7ojn\u00eb Gryk\u00ebs s\u00eb De\u00e7anit e Gryk\u00ebs s\u00eb Rugov\u00ebs (Pej\u00eb). Te dyja jan\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb hapura t\u00eb dy qeverive nd\u00ebrkufitare Mali i Zi e Kosov\u00eb. Sivjet, n\u00eb Buxhetin e vitit 2018 Parlamenti i Malit t\u00eb Zi e ka miratue dhe fondin p\u00ebr punimin e studimit t\u00eb fizibilitetit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs dhe t\u00eb pik\u00ebs kufitare Plav\u00eb\u2013De\u00e7an (Kosov\u00eb), i cili \u00ebsht\u00eb i vetmi investim infrastrukturor i vitit n\u00eb komunat me shqiptar\u00eb n\u00eb veriun e Malit t\u00eb Zi. Komuna e Beran\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes tyre. Me sa po duket Rruga Plav\u00eb-De\u00e7an po shtyhet me vonesa t\u00eb q\u00ebllimshme\u2026, po kryekomunari i ri i Plav\u00ebs Bajraktaroviq duhet t\u00eb prononcohet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i t\u00eb njejtit mendim e veprim si paraardh\u00ebsi i tij, Shahmanoviq, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, kryetari i ri i komun\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs, Mirsad Bajraktaroviq e z\u00ebvend\u00ebsit e tij, ekipi i tij, partia e tij SD me n\u00ebnkryetarin e saj e minist\u00ebr i Arsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, partit\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Plav\u00eb si dhe n\u00eb komun\u00ebn e Gucis\u00eb, kryetari i K\u00ebshillit Komunar t\u00eb Plav\u00ebs, Shefket Jevriq i partis\u00eb DPS t\u00eb Gjukanoviqit, kryetari i k\u00ebshillit komunal n\u00eb Guci, Xhenadin Radoniqi-i partis\u00eb SD duhet t\u00eb prononcohen edhe p\u00ebr Parkun Nacional (q\u00eb p\u00ebrfshin e d\u00ebmton interesat jetike t\u00eb shqiptar\u00ebve, pronat e tyre n\u00eb vendbanimet e veta si n\u00eb Vuthaj, Kukaj, Hakaj, Hot i Vendit, Martinaj, etj.), p\u00ebr mos funksionimin e derisot\u00ebm t\u00eb pik\u00ebs kufitare n\u00eb Qaf\u00eb Vranic\u00eb; etj, po mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb se \u201cklani beranas\u201d (i vjetri apo ky \u201di riu\u201d) nuk p\u00ebrban asnj\u00eb rrezikshm\u00ebri p\u00ebr krahin\u00ebn e Plav\u00eb-Gucis\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt e saj, se nuk do t\u00eb kemi nj\u00eb lidership t\u00eb tepruar t\u00eb Beran\u00ebs mbi Plav\u00eb e Guci.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ramiz LUSHAJ &nbsp; Komuna e Plav\u00ebs n\u00eb Malin e Zi u b\u00e1 k\u00ebto dit\u00eb me kryetar t\u00eb ri. Mirsad Bajraktaroviq, i thon\u00eb. 32 vje\u00e7. Arsimin fillor e gjimnazin n\u00eb Plav\u00eb e t\u00eb lartin universitar n\u00eb Podgoric\u00eb. Jurist, avokat- n\u00eb Plav\u00eb-Guci. Ec shpejt e mir\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin e tij politik. Nj\u00eb politikan i ri, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20076,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20075","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20075"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20075\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20077,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20075\/revisions\/20077"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}