{"id":20067,"date":"2018-08-12T22:35:40","date_gmt":"2018-08-12T20:35:40","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20067"},"modified":"2018-08-12T22:35:40","modified_gmt":"2018-08-12T20:35:40","slug":"shqiperia-vendi-i-pare-ish-komunist-qe-ka-nenshkruar-marrveshje-ushtarake-me-shtetet-e-bashkuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20067","title":{"rendered":"SHQIP\u00cbRIA, VENDI I PAR\u00cb ISH-KOMUNIST Q\u00cb KA N\u00cbNSHKRUAR\u00a0MARRVESHJE USHTARAKE ME SHTETET E BASHKUARA"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"482\" height=\"492\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 482px) 100vw, 482px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama dhe disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb Krye-z\u00ebdh\u00ebnsi i NATO-s, Z. Piers Cazalet njoftuan se K\u00ebshilli i Atlantikut t\u00eb Veriut ka miratuar vendimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri, pik\u00ebrisht n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, baz\u00ebn e par\u00eb ajrore n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor\u00a0me fondet e Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut dhe n\u00eb partneritet me Qeverin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku NATO do t\u00eb investoj\u00eb fillimisht mbi 50-milion euro, p\u00ebr t\u00eb modernizuar baz\u00ebn ajrore t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duke shkruar mbi k\u00ebt\u00eb subjekt jav\u00ebn q\u00eb kaloi, kam th\u00ebn\u00eb se baza ushtarake n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pag\u00ebzuar si baz\u00eb e NATO-s dhe ashtu duhet t\u00eb jet\u00eb pasi Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e denj\u00eb e k\u00ebsaj aleance t\u00eb madhe ushtarake, por shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm se pa shtytjen dhe pa miratimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, nuk do flisnim sot p\u00ebr nj\u00eb baz\u00eb ushtarake t\u00eb NATO-s n\u00eb Shqip\u00ebri dhe madje kam droj\u00eb as p\u00ebr antar\u00ebsim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO. \u00a0Kam th\u00ebn\u00eb gjithashtu se, historikisht, Shqip\u00ebria, Kosova dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk kan\u00eb aleat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb strategjik, ushtarak dhe diplomatik se Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Megjithse njerzit mund t\u00eb ken\u00eb harruar, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ky interesim, n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb pasqyruar dhe thek\u00ebsuar q\u00eb n\u00eb vitet menj\u00ebher\u00eb pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Marr\u00ebdh\u00ebniet ushtarake midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb par\u00eb vet\u00ebm rritje gjat\u00eb pothuaj 30-viteve t\u00eb fundit, pas rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mars t\u00eb vitit 1991, marr\u00ebdh\u00ebnie k\u00ebto q\u00eb fal\u00eb historis\u00eb, ishin t\u00eb natyrshme midis dy kombeve, pas r\u00ebnjes s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Shtetet e Bashkuara kan\u00eb qen\u00eb vendi m\u00eb entuziast n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr antar\u00ebsimin e saj n\u00eb NATO. \u00a0Ishte ky nj\u00eb proces i gjat\u00eb dhe i ngadalsh\u00ebm n\u00eb zhvillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve ushtarake midis dy vendeve kryesisht p\u00ebr arsye t\u00eb problemeve t\u00eb mbrendshme politike n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00a0por q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb procesi ka filluar me vizit\u00ebn e par\u00eb\u00a0 t\u00eb delegacionit t\u00eb forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 1990-at, nj\u00eb proces ky q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund kulmoi n\u00eb antar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb gjat\u00eb viteve kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Shtetet e Bashkuara e konsiderojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb shtet partner dhe vend mik, marr\u00ebdh\u00ebnjet me t\u00eb cilin, Washingtoni i ka vler\u00ebsuar shum\u00eb. \u00a0\u00c7\u2019prej rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy vendeve m\u00eb 15 mars, 1991 \u2014 pas nj\u00eb nd\u00ebprerjeje prej nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli nga regjimi komunist\u2014 edhe Shqip\u00ebria, mbrenda mund\u00ebsive t\u00eb saja, e ka dalluar veten me fjal\u00eb dhe me vepra, si nj\u00eb prej aleat\u00ebve m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, jo vet\u00ebm n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe, por edhe me bashkpunimin n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Vizita e par\u00eb n\u00eb Washington e nj\u00eb Ministri t\u00eb Mbrojtjes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte vizita e t\u00eb ndjerit Safet Xhulali dhe delegacionit t\u00eb tij ushtarak n\u00eb fillim t\u00eb 1990-ave.\u00a0 Un\u00eb pata marr\u00eb pjes\u00eb si p\u00ebrk\u00ebthyes n\u00eb takimin e par\u00eb zyrtar midis delegacionit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Pentagonit ku t\u00eb dy pal\u00ebt, biseduan n\u00eb holl\u00ebsi mbi gj\u00ebndjen e at\u00ebhershme t\u00eb forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe mbi marr\u00ebdh\u00ebniet e ardh\u00ebshme dhe p\u00ebr bashkpunimin midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes. \u00a0Pjesa m\u00eb e madhe e bisedimeve me at\u00eb rast, iu kushtua\u00a0 luft\u00ebrave n\u00eb Ballkan dhe aft\u00ebsive ushtarake t\u00eb pal\u00ebve, por mbi t\u00eb gjitha u bisedua mbi aktualitetin ushtarak n\u00eb territorin e ish-Jugosllavis\u00eb, mbi rolin dhe aft\u00ebsit\u00eb e forcave t\u00eb armatosura serbe q\u00eb kishin ndezur Ballkanin dhe t\u00eb cilat priteshin q\u00eb \u2014 pas luft\u00ebrave n\u00eb Bosnje dhe Kroaci,\u00a0t\u00eb fillonin edhe masakrimin e popull\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, ashtu si\u00e7, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, edhe ndodhi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por si filluan marr\u00ebdh\u00ebniet ushtarake midis Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb \u00e7uan n\u00eb antar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO m\u00eb 2009 dhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e baz\u00ebs s\u00eb par\u00eb ushtarake t\u00eb NATO-s jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe n\u00eb mbar\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor ? \u00a0Ishte nj\u00eb proces i gjat\u00eb, por q\u00eb ia vlente.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ishte Tetori i vitit 1993 kur Washingtoni n\u00ebnshkroi nj\u00eb marrveshje ushtarake me\u00a0 Shqip\u00ebrin\u00eb, vendi i par\u00eb ish-komunist me t\u00eb cilin Shtetet e Bashkuara kishin n\u00ebnshkruar nj\u00eb marrveshje t\u00eb till\u00eb. Si di\u00e7ka e jashtzakonshme, duke marr\u00eb parasysh\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ose mos ekzistend\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve deri at\u00ebher\u00eb midis Tiran\u00ebs dhe Washingtonit &#8212; n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ky lajm b\u00ebri buj\u00eb duke u pasqyruar n\u00eb organet m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb shtypit amerikan, si Nju Jork Tajms dhe Washington Post. \u201cMarrveshja e par\u00eb e k\u00ebtij lloji e Shteteve t\u00eb Bashkuara me nj\u00eb shtet ish-komunist\u201d, shkruante\u00a0 David Binder n\u00eb gazet\u00ebn Nju Jork Tajms, \u201c\u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 8 Tetor nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Les Aspin dhe m\u00eb 14 Tetor n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga Ministri i Mbrojtjes i Shqip\u00ebris\u00eb, Safet Xhulali\u201d, njoftonte gazeta e njohur e Nju Jorkut.\u00a0 N\u00eb marrveshjen ushtarake midis dy vendeve shprehej, \u201cGatishm\u00ebria e t\u00eb dy pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zgj\u00ebruar marr\u00ebdh\u00ebniet mbrojt\u00ebse dhe ushtarake midis dy vendeve.\u201d\u00a0 Koloneli Adem \u00c7opani, k\u00ebshilltari ushtarak i Presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, Sali Berisha, gj\u00ebndej ato dit\u00eb n\u00eb Washington p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi holl\u00ebsit\u00eb e marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm q\u00eb kjo ishte marrveshja e par\u00eb ushtarake e Washingtonit me nj\u00eb prej vendeve ish-komuniste m\u00eb t\u00eb egra, por Shqip\u00ebria ishte gjithashtu edhe vendi i par\u00eb ish-komunist q\u00eb kishte k\u00ebrkuar gjithashtu t\u00eb antar\u00ebsohej n\u00eb NATO. \u00a0Ka qen\u00eb Presidenti Sali Berisha ai q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb lutje p\u00ebr antar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, por fatkeq\u00ebsisht u desh t\u00eb pritej deri n\u00eb vitin 2009 q\u00eb Shqip\u00ebria, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb antar\u00ebsohej zyrtarisht n\u00eb Aleanc\u00ebn e Atlantikut Verior, NATO, duke finalizuar k\u00ebshtu p\u00ebrpjekjet, prej pothuaj dy dekadash dhe duke realizuar gjithashtu edhe aspiratat mbar\u00ebshqiptare p\u00ebr antar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Aleanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb bota.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pak m\u00eb von\u00eb, gazeta e kryeqytetit amerikan, Washington Post i kishte cil\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet ushtarake shqiptaro-amerikane \u2013 midis ushtris\u00eb m\u00eb t\u00eb pasur dhe m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb bot\u00eb dhe nj\u00eb ushtrie t\u00eb vog\u00ebl e t\u00eb varf\u00ebr &#8212; si nj\u00eb \u201clidhje dashurie ushtarake\u201d, \u00a0(a military love affair), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb citonte nj\u00eb oficer ushtarak amerikan, i pyetur p\u00ebr zhvillimin e shpejt t\u00eb lidhjeve ushtarake me nj\u00eb vend ish-komunist, t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cJemi prekur thell\u00eb nga \u2018sindroma shqiptare\u2019 \u00a0\u2013 nga nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e madhe p\u00ebr t\u2019i ndihmuar k\u00ebta njer\u00ebz\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur oficeri i lart\u00eb amerikan. \u00a0Washington Post theksonte gatishm\u00ebrin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie duke shkruar se Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha u kishte ven\u00eb n\u00eb dispozicion Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe NATO-s, p\u00ebrdorimin e t\u00eb gjitha bazave ushtarake t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cNe i mir\u00ebpresim Amerikan\u00ebt. Ata jan\u00eb \u00e7el\u00ebsi i sigurimit ton\u00eb\u201d, citon gazeta amerikane, ish-Presidentin Berisha.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vitin 1995, ka raportuar gazeta Washington Post, Kryetari i Shtatmadhoris\u00eb s\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Gjenerali Xhon Shalikashvili, u ka kujtuar shqiptar\u00ebve se interesimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr fatin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Shqiptar\u00ebve, e ka zanafill\u00ebn tek Presidenti Woodrow Wilson, i cili nd\u00ebrhyri n\u00eb mbarim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb.\u00a0 \u201cSa i k\u00ebnaqur do t\u00eb ishte Wilsoni po t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb vizitonte sot Shqip\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb shikonte realizimin e gjall\u00eb t\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00ebs duke par\u00eb ushtarak\u00ebt e rinj\u00eb amerikan\u00eb, krah p\u00ebr krah, me shok\u00ebt e tyre shqiptar\u00eb, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardh\u00ebme besimi, miq\u00ebsie dhe partneriteti midis dy vendeve tona\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ish-ushtaraku i lart\u00eb amerikan\u00eb para zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ushtarak\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1995.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Besoj se Wilsoni do t\u00eb ishte shum\u00eb i k\u00ebnaqur edhe sot me njoftimin se K\u00ebshilli i Atlantikut t\u00eb Veriut ka miratuar vendimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri, pik\u00ebrisht n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, baz\u00ebn e par\u00eb ajrore n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, ku ushtarak\u00ebt amerikan\u00eb e shqiptar\u00eb do t\u00eb punojn\u00eb se bashku n\u00eb mbrojtje t\u00eb paq\u00ebs e begatis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. Por jo vet\u00ebm Wilsoni do t\u00eb ishte i k\u00ebnaqur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zhvillim, por t\u00eb gjith\u00eb ata &#8212; shqiptar\u00eb dhe amerikan\u00eb q\u00eb ua duan t\u00eb mir\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy vendeve tona\u2014e t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb punuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb\u00a0p\u00ebr forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta dhe miq\u00ebsore shqiptaro-amerikane, si n\u00eb fush\u00ebn ushtarake ashtu edhe n\u00eb fush\u00ebn diplomatike dhe politike midis dy popujve gjat\u00eb \u00e7erek shekullit t\u00eb fundit. \u00a0Jan\u00eb p\u00ebrpjekje k\u00ebto t\u00eb cilat kan\u00eb ndihmuar q\u00eb kombi shqiptar t\u00eb zej\u00eb vendin q\u00eb i takon, jo vet\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e kombeve europiane, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe n\u00eb p\u00ebrforcimin e rolit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn ushtarako-diplomatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00a0Shpresojm\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtimi i baz\u00ebs ushtarake n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, si baza e par\u00eb ajrore e NATO-s n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm fillimi i zhvillimeve t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb forcimin dhe zgj\u00ebrimin e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama dhe disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb Krye-z\u00ebdh\u00ebnsi i NATO-s, Z. Piers Cazalet njoftuan se K\u00ebshilli i Atlantikut t\u00eb Veriut ka miratuar vendimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri, pik\u00ebrisht n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, baz\u00ebn e par\u00eb ajrore n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor\u00a0me fondet e Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-20067","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20067","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20067"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20067\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20068,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20067\/revisions\/20068"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}