{"id":20035,"date":"2018-08-08T22:49:10","date_gmt":"2018-08-08T20:49:10","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20035"},"modified":"2018-08-08T22:49:10","modified_gmt":"2018-08-08T20:49:10","slug":"termi-korigjim-kufijsh-tek-ne-shqiptaret-sjell-nje-sentiment-negativ-interviste-me-xheladin-zenelin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20035","title":{"rendered":"\u201cTermi &#8220;korigjim kufijsh\u201d tek ne shqiptar\u00ebt sjell nj\u00eb sentiment negativ\u201d &#8211; Intervist\u00eb me Xheladin Zenelin"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/xheladin-zeneli-beqir-sina.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-11394 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/xheladin-zeneli-beqir-sina.jpg\" alt=\"\" width=\"520\" height=\"533\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/xheladin-zeneli-beqir-sina.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/xheladin-zeneli-beqir-sina-292x300.jpg 292w\" sizes=\"auto, (max-width: 520px) 100vw, 520px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Interviste e posaqme me Xheladin Zenelin ish deputeti ne parlamentin e pare pluralist, te Malit te Zi, publicist e veprimtar i njohur ne Nju Jork<\/p>\n<p>Intervistoi Beqir SINA &#8211; New York<\/p>\n<p>Zeneli : \u201cTermi &#8220;korigjim kufijsh\u201d tek ne shqiptar\u00ebt sjell nj\u00eb sentiment negativ duke u bazuar n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb hidhur\u201d.<\/p>\n<p>Ish kryetari i Shoqates Ana e Malit Xheladin Zeneli ish deputeti ne parlamentin e pare pluralist, te Malit te Zi, publicisti dhe autori i libri per Diaporen, veprimtari i njohur thot\u00eb ne kete interviste te posaqme per Bota sot, se n\u00eb mes deklarat\u00ebs s\u00eb &#8221; kompromisit t\u00eb dhimbsh\u00ebm&#8221; t\u00eb Vu\u00e7iqit dhe t\u00eb asaj t\u00eb &#8221; korigjimit t\u00eb kufirit&#8221; t\u00eb Tha\u00e7it, s&#8217;ka dyshim se publiku po p\u00ebrgatitet p\u00ebr di\u00e7ka,por shpresoj dhe uroj q\u00eb \u00e7far\u00eb do q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitet t\u00eb mos d\u00ebmtoi shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe mos jet\u00eb kund\u00ebr interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve.<br \/>\nXheladin Zeneli , thot\u00eb n\u00eb kete intervist\u00eb p\u00ebr Bota sot se: \u201cAshtu si shum\u00ebkush edhe un\u00eb i kam ndjekur dhe po i p\u00ebcjelli me v\u00ebmendje deklaratat t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dialogun n\u00eb mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit.Mendoj se n\u00eb munges\u00ebn e nj\u00eb transparence t\u00eb plot\u00eb lidhur me dialogun Kosov\u00eb-Serbi, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtetemi n\u00eb deklaratat publike t\u00eb atyre q\u00eb udh\u00ebheqin k\u00ebt\u00eb dialog, deklarata k\u00ebto t\u00eb cil\u00ebt nuk japin aspak pasqyr\u00ebn e qart\u00eb dhe esenc\u00ebn apo prapavij\u00ebn e nj\u00eb konsensusi t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre bisedimeve dy pal\u00ebshe.\u201d<\/p>\n<p>Pyetjes se Bota sot se : \u201cFryma e dialogut me Serbin\u00eb dhe rezultatet e negociatave, a duhet t\u00eb jen\u00eb domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, interesat komb\u00ebtare dhe ato t\u00eb partner\u00ebve strategjik SHBA dhe BE?<\/p>\n<p>Zeneli i pergjigjet se : \u201cPatjet\u00ebr, q\u00eb me rastin e procesit t\u00eb negociatave me Serbin\u00eb,Kosova duhet t\u00eb respektoj\u00eb dhe duhet t\u00eb bazohet n\u00eb kushtetut\u00ebn e vet si dokumenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm juridik i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Pra, \u00e7do &#8220;korigjim i kufirit&#8221; i cili n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb ndryshim i kufirit, do t\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtetut\u00ebn dhe si i till\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb shqyrtohet n\u00eb organin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ligj\u00ebv\u00ebn\u00ebs t\u00eb saj i cili \u00ebsht\u00eb Kuvendi i Kosov\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Per me shume ndiqni intervisten e plote dhe te posaqme per Bota sot, gazetarin Beqir Sina, ne Nju Jork , me ish kryetarin e Shoqates Ana e Malit, z. Xheladin Zeneli &#8211; ish deputeti ne parlamentin e pare pluralist, te Malit te Zi, publicisti dhe autori i libri per Diaporen, veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar ne SHBA.<\/p>\n<p>A i keni ndjekur me v\u00ebmendje deklaratat e dit\u00ebve t\u00eb fundit mbi ecurin\u00eb e dialogut mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit? Si i komentoni Ju ?<\/p>\n<p>Po, ashtu si shum\u00ebkush edhe un\u00eb i kam ndjekur dhe po i p\u00ebcjelli me v\u00ebmendje deklaratat t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dialogun n\u00eb mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit.Mendoj se n\u00eb munges\u00ebn e nj\u00eb transparence t\u00eb plot\u00eb lidhur me dialogun Kosov\u00eb-Serbi, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtetemi n\u00eb deklaratat publike t\u00eb atyre q\u00eb udh\u00ebheqin k\u00ebt\u00eb dialog, deklarata k\u00ebto t\u00eb cil\u00ebt nuk japin aspak pasqyr\u00ebn e qart\u00eb dhe esenc\u00ebn apo prapavij\u00ebn e nj\u00eb konsensusi t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre bisedimeve dy pal\u00ebshe.<br \/>\nPra, n\u00eb mes deklarat\u00ebs s\u00eb &#8221; kompromisit t\u00eb dhimbsh\u00ebm&#8221; t\u00eb Vu\u00e7iqit dhe t\u00eb asaj t\u00eb &#8221; korigjimit t\u00eb kufirit&#8221; t\u00eb Tha\u00e7it, s&#8217;ka dyshim se publiku po p\u00ebrgatitet p\u00ebr di\u00e7ka,por shpresoj dhe uroj q\u00eb \u00e7far\u00eb do q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitet t\u00eb mos d\u00ebmtoi shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe mos jet\u00eb kund\u00ebr interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Si e shikoni ju iden\u00eb e hedhur nga Presidenti i Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7i p\u00ebr \u201ckorrigjim kufijsh\u201d ?<\/p>\n<p>Fillimisht d\u00ebshiroj t\u00eb theksoj se termi &#8220;korigjim kufijsh\u201d tek ne shqiptar\u00ebt sjell nj\u00eb sentiment negativ duke u bazuar n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb hidhur sepse p\u00ebr shembull, edhe Kongresi i Berlinit n\u00eb vitin 1878 u mbajt me preteksin e korigjimit t\u00eb kufij\u00ebve nga vendimet e Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit i cili u mbajt pak muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit. T\u00eb gjith\u00eb e dim se sa r\u00ebnd\u00eb \u201ckorigjimi i kufij\u00ebve\u201d i cenoi at\u00ebher\u00eb interesat e popullit shqiptar\u00eb dhe sa shum\u00eb i kushtoi t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Andaj edhe deklarata e presidendit t\u00eb Kosov\u00ebs, z. Hashim Tha\u00e7i, ka nxitur reagimet e shumta n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur kjo lloj\u00eb terminologjie len hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr keqkuptime apo interpretime t\u00eb ndryshme. Megjithate, presidenti Tha\u00e7i, shpjegoi se me &#8220;korigjim t\u00eb kufirit &#8220;me Serbin\u00eb, kishte nd\u00ebrmend t\u00eb parashtroj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e bashkimit territorial t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs,me republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Mirpo, ate \u00e7far\u00eb nuk shpjegoi z. Tha\u00e7i, ishte se me cilin \u00e7mim do ta arrij\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb !?. Kush nuk e d\u00ebshiron bashkimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs me Kosov\u00ebn si nj\u00eb aspirat\u00eb e drejt\u00eb p\u00ebr realizimin \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj pjese t\u00eb territorit shqiptar q\u00eb gjindet n\u00ebn Serbi, por jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb se nj\u00eb bashkim i till\u00eb mund t\u00eb arrihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore apo p\u00ebrmes dialogut me Serbin\u00eb ?!. \u00cbsht\u00eb intersant kur z. Tha\u00e7i krahason korigjimin e kufirit n\u00eb mes Holand\u00ebs dhe Belgjik\u00ebs me ate t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Mendoj se \u00ebsht\u00eb naivitet t\u00eb besohet q\u00eb Serbia posedon m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb menduarit, pra mentalitetin e Holand\u00ebs apo Belgjik\u00ebs!<\/p>\n<p>Mbetet t\u00eb shihet pas takimit t\u00eb paralajm\u00ebruar muajin e ardhsh\u00ebm n\u00eb mes Tha\u00e7it dhe Vu\u00e7iqit se sa do t\u00eb \u00e7oj pesh\u00eb apo cili ishte kuptimi i plot\u00eb i deklarat\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs lidhur me korigjimin e kufirit.<br \/>\nP\u00ebrsonalisht un\u00eb preferoj t\u00eb p\u00ebrdoret nj\u00eb lloj\u00eb tjet\u00ebr korigjimi, korigjim ndaj padrejt\u00ebsive q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj popullit dhe t\u00ebr\u00ebsis\u00eb ton\u00eb territoriale n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>Si e shikoni Ju \u00e7do p\u00ebrpjekje t\u00eb pal\u00ebve dhe faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb?<\/p>\n<p>\u00c7do p\u00ebrpjekje e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb , pa dyshim se duhet p\u00ebrkrahur dhe duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Brukseli zyrtar duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pro aktiv dhe m\u00eb agresiv n\u00eb implemetimin e disa kriteriumeve ndaj pal\u00ebs serbe gjat\u00eb k\u00ebtyre negociatave. Arsyeja e zvarritjes dhe prolongimit t\u00eb procesit negociator n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, kryesisht ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ate se ky i nj\u00ebjti Bruksel nuk d\u00ebshiron t\u00eb perceptohet si nd\u00ebrmjetsues i cili merr an\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces . Mirpo, autoritetet nd\u00ebrmjetsuese t\u00eb Bashkimit Europian q\u00eb jan\u00eb t\u00eb inkuadruar n\u00eb dilagon Kosov\u00eb -Serbi, n\u00eb nj\u00eb aspekt kan\u00eb edhe rolin dhe detyr\u00ebn e arbitrit, k\u00ebshtu q\u00eb ata duhet th\u00ebnur haptas pal\u00ebs serbe se pa njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia, nuk mund t\u00eb vazhdohet procesi i negocimit.<br \/>\nPra, pa u th\u00ebn\u00eb e verteta pal\u00ebs serbe si dhe pa u p\u00ebrmbushur ky kriterium nga ana e tyre, kam p\u00ebrshtypjen se proceci i dialogut do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb zvarritet edhe m\u00eb tutje, di\u00e7ka \u00e7far\u00eb i konvenon dhe shkon n\u00eb favor t\u00eb pal\u00ebs serbe.<\/p>\n<p>Fryma e dialogut me Serbin\u00eb dhe rezultatet e negociatave, a duhet t\u00eb jen\u00eb domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, interesat komb\u00ebtare dhe ato t\u00eb partner\u00ebve strategjik SHBA dhe BE?<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr, q\u00eb me rastin e procesit t\u00eb negociatave me Serbin\u00eb,Kosova duhet t\u00eb respektoj\u00eb dhe duhet t\u00eb bazohet n\u00eb kushtetut\u00ebn e vet si dokumenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm juridik i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Pra, \u00e7do &#8220;korigjim i kufirit&#8221; i cili n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb ndryshim i kufirit, do t\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtetut\u00ebn dhe si i till\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb shqyrtohet n\u00eb organin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ligj\u00ebv\u00ebn\u00ebs t\u00eb saj i cili \u00ebsht\u00eb Kuvendi i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket part\u00ebner\u00ebve tan\u00eb strategjik, p\u00ebrkat\u00ebsisht Bashkimit Europian nuk jam i sigurt\u00eb se atyre domosdoshm\u00ebrisht iu intereson interesat tona komb\u00ebtare , aq sa iu intereson normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb . Dhe n\u00ebse gjat\u00eb k\u00ebtij procesi d\u00ebmtohet nj\u00ebra pal\u00eb, n\u00eb rastin ton\u00eb Kosova, kjo nuk do t\u00eb jet\u00eb faktor primar shqet\u00ebsues p\u00ebr BE, andaj askush nuk do t\u2019i mbroi interesat tona komb\u00ebtare n\u00ebse ne vet nuk i mbrojm\u00eb ata.<\/p>\n<p>Kurse SHBA-t\u00eb si miku yn\u00eb i d\u00ebshmuar dhe n\u00eb cilin Kosova dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb besim m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb askend tjet\u00ebr, nuk jan\u00eb t\u00eb inkuadruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte n\u00eb bisedimet n\u00eb mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. Duke u nisur nga kjo premis\u00eb , nj\u00eb nd\u00ebr prioritetet kryesore t\u00eb Kosov\u00ebs dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb saj, do t\u00eb duhej t\u00eb ishte lobimi dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i administrat\u00ebs amerikane p\u00ebr nj\u00eb angazhim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Uashingtonit n\u00eb procesin e negocimit, me q\u00ebllim q\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb nga ky proces.<\/p>\n<p>A jeni ju q\u00eb edhe opozita n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment duhet t\u00eb mb\u00ebshtet gjithashtu, institucionet e Kosov\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebsuese n\u00eb dialogun Prishtin\u00eb \u2013 Beograd, t\u00eb vazhdojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi k\u00ebt\u00eb proces i cili \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr stabilitetin n\u00eb gjith\u00eb rajonin dhe pse ?<\/p>\n<p>Presidenti Tha\u00e7i i d\u00ebrgoi mesazhe gjith\u00eb spektrit politik n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb t\u2019i bashkohen ides\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr korrigjim t\u00eb kufirit me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi q\u00ebndron n\u00eb ate se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij spektri politik, posa\u00e7\u00ebrisht opozita nuk \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar apo konsulltuar paraprakisht lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e korigjimit t\u00eb kufirit dhe e ndien vehten si t\u00eb anashkaluar. Kuptohet q\u00eb pozita dhe udh\u00ebheqja shtet\u00ebrore g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb bisedoi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs. Sidoqoft\u00eb korigjimi apo ndryshimi i kufij\u00ebve i cili si rrezulltat mund ket\u00eb shk\u00ebmbimin eventual t\u00eb territorrit n\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka me aq r\u00ebnd\u00ebsi jetike saq\u00eb k\u00ebrkon angazhimin dhe inkuadrimin e gjith\u00eb faktorit politik n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsy opozita ka reaguar ashp\u00ebr ndaj deklaratave t\u00eb presidentit Tha\u00e7i lidhur me korigjimin e kufirit. Por nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb q\u00eb presidenti dhe pozita t\u00eb ulen bashk\u00eb dhe t\u00eb diskutojn\u00eb me opozit\u00ebn dhe t\u00eb mundohen t\u00eb bashk\u00ebrendisin veprimet dhe zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb dalin me nj\u00eb qendrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe unifikues para takimit t\u00eb parajm\u00ebruar me pal\u00ebn serbe i cili do t\u00eb mbahet n\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Interviste e posaqme me Xheladin Zenelin ish deputeti ne parlamentin e pare pluralist, te Malit te Zi, publicist e veprimtar i njohur ne Nju Jork Intervistoi Beqir SINA &#8211; New York Zeneli : \u201cTermi &#8220;korigjim kufijsh\u201d tek ne shqiptar\u00ebt sjell nj\u00eb sentiment negativ duke u bazuar n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb hidhur\u201d. Ish kryetari i Shoqates [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11394,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[142,229],"class_list":["post-20035","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione","tag-beqir-sina","tag-xheladin-zeneli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20035"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20035\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20036,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20035\/revisions\/20036"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11394"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}