{"id":20029,"date":"2018-08-08T09:56:05","date_gmt":"2018-08-08T07:56:05","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20029"},"modified":"2018-08-08T09:56:29","modified_gmt":"2018-08-08T07:56:29","slug":"ne-kuader-te-550-vjetorit-te-gjergj-kastriotit-skenderbe-kujtojme-etehem-haxhiademin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=20029","title":{"rendered":"N\u00cb KUAD\u00cbR T\u00cb 550-VJETORIT T\u00cb GJERGJ KASTRIOTIT&#8211;SKENDERBE KUJTOJM\u00cb ET\u00cbHEM HAXHIADEMIN"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_20030\" aria-describedby=\"caption-attachment-20030\" style=\"width: 504px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/Et\u00ebhem-Haxhiademi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-20030 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/Et\u00ebhem-Haxhiademi.jpg\" alt=\"\" width=\"504\" height=\"349\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/Et\u00ebhem-Haxhiademi.jpg 417w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/Et\u00ebhem-Haxhiademi-300x208.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 504px) 100vw, 504px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-20030\" class=\"wp-caption-text\">Et\u00ebhem Haxhiademi*<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbe, revista \u201cSh\u00ebjzat\u201d e Ernest Koliqit n\u00eb Rom\u00eb kishte ribotuar n\u00eb vitin 1968 tragjedin\u00eb e Ethem Haxhiademit, <em>Sk\u00ebnderbeu, <\/em>shkruar prej tij n\u00eb vitin 1935.\u00a0 Revista \u201cSh\u00ebjzat\u201d e ribotoi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb tragjedin\u00eb e Haxhiademit, kushtuar Sk\u00ebnderbeut jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar 550-vjetorin e vdekjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe p\u00ebr t\u00eb nxjerrur n\u00eb shesh emrin dhe veprat e Et\u00ebhem Haxhiademit, t\u00eb ndaluara nga regjimi komunist, p\u00ebrfshir\u00eb edhe tragjedin\u00eb \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d. \u00a0Nuk ka dyshim se veprat e Haxhiademit u ndaluan nga regjimi komunist p\u00ebr aryse t\u00eb edukimit t\u00eb tij n\u00eb per\u00ebndim. \u00a0Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe specialisti dhe studiuesi gjerman i let\u00ebrsis\u00eb shqipe (i lindur n\u00eb Kanada), Robert Elsie, n\u00eb \u201cHistorin\u00eb e Letersis\u00eb Shqipe, \u201cFormimi i thell\u00eb evropian per\u00ebndimor i tij (Et\u00ebhem Haxhiademit) gjeti shprehje m\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb tragjedit\u00eb klasike sipas modeleve greke e latine\u201d. \u00a0Fatkeqsisht, emri i Haxhiademit si dhe vlerat komb\u00ebtare t\u00eb veprave t\u00eb tija vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e harres\u00ebs edhe tani n\u00eb post-komuniz\u00ebm, ashtu si\u00e7 ishin t\u00eb ndaluara edhe n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit.\u00a0 Duhet t\u00eb fal\u00ebnderojm\u00eb t\u00eb huajt, si\u00e7 ishte Robert Elsi i ndjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shkruar dhe shkruajn\u00eb p\u00ebr shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe veprat e tyre t\u00eb ndaluara nga komunizmi enverist dhe t\u00eb harruara nga Shqip\u00ebria \u201cdemokratike\u201d e 28 viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, un\u00eb nuk di shum\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe veprat e Et\u00ebhem Haxhiademit, p\u00ebrve\u00e7 disa informacioneve t\u00eb kufizuar q\u00eb gj\u00ebnden n\u00eb internet mbi jet\u00ebn dhe veprat e tija, por po p\u00ebrpiqem ta kujtoj at\u00eb p\u00ebr vlerat dhe kontributin e tij, por edhe si pjes\u00eb e nj\u00eb \u201camaneti\u201d q\u00eb m\u00eb kishte porositur Ernest Koliqi n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb m\u00eb kishte d\u00ebrguar n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1970-ata, me rastin e nj\u00eb nisme modeste p\u00ebr botimin e nj\u00eb reviste p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Nju Jork, ku m\u00eb k\u00ebshillonte q\u00eb n\u00eb rast se kjo fletore modeste do t\u00eb merrej edhe me let\u00ebrsi, at\u00ebher\u00eb, \u201cMos harro auktor\u00ebt q\u00eb regjimi komunist i Tiran\u00ebs ka p\u00ebrjashtue nga historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe.\u201d \u00a0Fatkeqsisht, botimi i k\u00ebsaj fletorjeje nuk zgjati, vet\u00ebm disa numra, ndon\u00ebse pas pak kohe u \u00e7vendosa nga Nju Jorku n\u00eb Washington p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs dhe si p\u00ebrfundim botimi i saj u nd\u00ebrpre p\u00ebr gjithmon\u00eb, duke mos pasur mund\u00ebsi t\u00eb plot\u00ebsoja porosin\u00eb e tij. Por amanetin jam munduar t\u2019a mbaj\u00eb k\u00ebto 10-15 vitet e fundit, duke kujtuar, sipas mund\u00ebsis\u00eb dhe nga koha n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb publicistik\u00ebn tep\u00ebr modeste, shkrimtar\u00ebt dhe poet\u00ebt mbrenda dhe jasht\u00eb atdheut, t\u00eb ndaluar dhe shum\u00eb prej tyre t\u00eb persekutuar, t\u00eb burgosur dhe t\u00eb vrar\u00eb nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe Et\u00ebhem Haxhiademi.\u00a0 \u00cbsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb pra dhe pa kurrfar\u00eb pretendimesh prej eksperti, q\u00eb marr\u00eb lirin\u00eb dhe guximin t\u00eb kujtoj edhe k\u00ebt\u00eb dramaturg e poet t\u00eb harruar dhe t\u00eb strukur n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e mos kujtes\u00ebs, pik\u00ebrisht p\u00ebr vuajtjet e tija dhe dram\u00ebn\u00a0 \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit kushtuar Gjergj Kastriotit -Sk\u00ebnderbe, me rastin e 550-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Krye-Prijsit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sipas burimeve t\u00eb ndryshme, Et\u00ebhem Haxhiademi ka lindur n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 1902, ku ka kryer edhe shkoll\u00ebn fillore, nd\u00ebrsa studimet e mesme dhe t\u00eb larta i ka kryer n\u00eb Austri dhe Gjermani. Konsiderohet si nj\u00eb letrar i p\u00ebrgatitur mir\u00eb, nj\u00eb prej p\u00ebrfaqsuesve klasik\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqiptare, sipas atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb veprat e tija.\u00a0 N\u00eb dedikimin e botimit t\u00eb tragjedis\u00eb \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d, vler\u00ebsohet si autor i cili i dha let\u00ebrsis\u00eb shqipe v\u00ebllimin e vjershave origjinale t\u00eb p\u00ebrmbledhura n\u00eb vepr\u00ebn me titull, \u201cLyra\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrkthime veprash klasike nga latinishtja.\u00a0 Aty thuhet se Haxhiademi mori pjes\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen letrare shqiptare t\u00eb k\u00ebthes\u00ebs historike dhe interesante q\u00eb \u00ebsht\u00eb periudha nga viti 1930 e m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai b\u00ebhet i njohur me nj\u00eb num\u00ebr veprash dramatike q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb drit\u00eb nga viti 1921 e deri m\u00eb 1939.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebnd v\u00ebshtrim, tragjedia \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d shtjellon nj\u00eb subjekt komb\u00ebtar, \u201cK\u00ebt\u00eb her\u00eb, tyke e ditun se popullit t&#8217;on\u00eb i p\u00eblqejn\u00eb themat komb\u00ebtare, paraqis tragedin &#8216;Sk\u00ebnderbeu&#8217; me protagonist heron t&#8217;on\u00eb komb\u00ebtar&#8221;, ka shkruar Haxhiademi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb veprat e tija, \u201cMe ndiesi bujare pajisen vehtjet e krijueme prej tij\u201d, nd\u00ebrsa \u201cIdealet e nalta njerzore paraqiten n\u00eb veprat e tija si pik\u00eb arrijtjeje t\u00eb jet\u00ebs\u201d, ka vler\u00ebsuar Ernest Koliqi n\u00eb parath\u00ebnien e ribotimit t\u00eb tragjedis\u00eb, \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d nga revista Sh\u00ebjzat me rastin 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbeut m\u00eb 1968, n\u00eb Rom\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Tragjedia \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d e Et\u00ebhem Haxhiademit p\u00ebrshkruan shum\u00eb fatkq\u00ebsi, fyerje dhe urretje p\u00ebr vdekje, me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur Sk\u00ebnderbeu gjat\u00ebl gjith\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, si prij\u00ebs tokave arb\u00ebrore.\u00a0 Intrigat e shumta p\u00ebr pushtet, p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb vet mbret &#8212; duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb prishur bes\u00eblidhjen e Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbe me prij\u00ebsit e tjer\u00eb shqiptar\u00eb &#8212; nga Moisi Golemi dhe bashshkortja e tij, Zanfina p\u00ebrfundojn\u00eb madje edhe n\u00eb tradh\u00ebti ndaj Sk\u00ebnderbeut, duke i prir\u00eb nj\u00eb ushtrie otomane e cila m\u00eb n\u00eb fund mundet nga Gjergj Kastrioti &#8212; Sk\u00ebnderbeu dhe forcat e tij besnike. Megjithk\u00ebt\u00eb, Sk\u00ebnderbeu e fal\u00eb dhe i jep Moisiut detyr\u00ebn e tij t\u00eb m\u00eb par\u00ebshme, nd\u00ebrsa e shoqja e Mosiut, Zanfina e d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr ngjarjet, ther\u00eb veten me thik\u00eb dhe vdes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Tragjedia \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d e Et\u00ebhem Haxhiademit sjell\u00eb reagimin e Sk\u00ebnderbeut ndaj vet\u00ebvrasjes s\u00eb Zanfin\u00ebs duke p\u00ebrfunduar me refrenin e shkurt\u00ebr n\u00eb t\u00eb cilin, ku megjith\u00eb tradh\u00ebtin\u00eb e madhe ndaj tij nga m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit bashkpuntor\u00eb t\u00eb tij, shprehet vlera e faljes dhe e pajtimit, si nj\u00eb prej idealeve m\u00eb t\u00eb larta njer\u00ebzore q\u00eb paraqiten n\u00eb veprat e tija, si pik\u00eb arrijtjeje t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, madje edhe n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme moderne, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Sk\u00ebnderbeu \u2013 megjith\u00eb tradh\u00ebtit\u00eb ndaj tij \u2013 madje shfaq edhe keqardhjen e vet p\u00ebr vdekjen e shoqes s\u00eb Moisiut, Zanfin\u00ebs:<\/p>\n<p>\u201cNdon\u00ebse m\u00eb donte t\u00eb keqen, pik\u00ebllohem,<\/p>\n<p>P\u00ebr vdekjen e t\u00eb ngrat\u00ebs kur mendohem.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrmbyllet tragjedia \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d me refrenin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Sk\u00ebnderbeut &#8212; si protagonisti kryesor i tragjedis\u00eb &#8212; me nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim por edhe me nj\u00eb premtim prej tij:<\/p>\n<p>\u201cFilluem t\u00eb msohemi me pun\u2019t\u2019 k\u00ebqija<\/p>\n<p>Dhe si po shoh e mjer\u2019 do t\u00eb jet\u00eb Shqipnija.<\/p>\n<p>Por un\u00eb deri sa t\u2019rroj nuk do t\u00eb kursehem<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbrojtun tok\u00ebn t\u2019ime q\u00eb ushqehem.<\/p>\n<p>Barbarit t\u00eb t\u00ebrbuem sa t\u00eb jem gjall\u00eb,<\/p>\n<p>Do t\u2019i v\u00ebrsulem rrept\u00ebsisht me pall\u00eb<\/p>\n<p>Dhe gjak\u2019i im bregoret do t\u2019i laj\u00eb,<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb rroj\u00eb Shqipnia dhe flamur\u2019i saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cHistorin\u00eb e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe\u201d, Robert Elsie ka sh\u00ebnuar se, \u201cN\u00eb koh\u00ebn e gjuetis\u00eb s\u00eb shtrigave m\u00eb 1946-1947, Haxhiademi u arrestua e u d\u00ebnua me vdekje.\u00a0 Bibliotek\u00ebn dhe dor\u00ebshkrimet ia konfiskuan.\u00a0 Me nd\u00ebrhyrjen e njer\u00ebzve me influenc\u00eb si Aleksand\u00ebr Xhuvani (1880-1961) dhe Omer Nishani (1887-1954), d\u00ebnimi me vdekje iu kthye me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Vdiq m\u00eb 17 mars 1965, pasi kishte punuar p\u00ebr shum\u00eb vjet si p\u00ebrkthyes n\u00eb burgun e Burrelit\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Thuhet se vdekja e tij ndodhi n\u00ebn rrethana t\u00eb dyshimta, pasi sipas disa burimeve as varri nuk i dihet.\u00a0 Robert Elsie citon Haxhiademin t\u00eb ket\u00eb shkruar se, \u201cMprojtja m\u00e2 e madhe qi munt t\u2019i bahet nji shkrimtari asht t\u2019a \u00e7ojn\u00eb m\u00ebsu\u00ebs as\u00e8 sekretar n\u00eb ndonji zyr\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.\u00a0 Nga nji her\u00eb ngjan\u00eb q\u00eb e qisin jasht fare dhe nga kjo pun\u00eb e thjesht\u00eb dhe e lan\u00eb pa buk\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr rrug\u00ebt. Po a munt t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb literatura shqiptare?\u201d Ethem Haxhiademi (1902-1965) i shkroi k\u00ebto fjal\u00eb n\u00eb vitin 1939, si parath\u00ebnie n\u00eb botimin e librit t\u00eb tij me poezi \u201cLyra\u201d.\u00a0\u00a0 \u201cAt\u00ebbot\u00eb, ai nuk mund ta dinte\u201d, shkruan Robert Elsie, \u201cSe \u00e7lirimi i vendit q\u00eb sa po pushtohej, do ta mbyllte n\u00eb qelit\u00eb e burgut, prej ku nuk do t\u00eb dilte i gjall\u00eb. \u00a0N\u00ebse Shqip\u00ebria komuniste e d\u00ebnoi, Shqip\u00ebria demokratike, duket se nuk ia hedh syt\u00eb.\u00a0 P\u00ebr 70 vite me radh\u00eb, tekstet e tija u \u201czhduk\u00ebn\u201d, u struk\u00ebn, humb\u00ebn, nuk u lexuan, nuk u shkrua p\u00ebr to, nuk u p\u00ebrmend\u00ebn\u2026n\u00eb Shqip\u00ebri, ende sot, duket sikur ka \u201cnj\u00eb urdh\u00ebr-ndalese a harrese\u201d q\u00eb i sillet si aureol\u00eb e zez\u00eb emrit t\u00eb tij\u201d, ka shkruar Elsie p\u00ebr tragjedin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb Haxhiademit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb Et\u00ebhem Haxhiademin p\u00ebr vepr\u00ebn e tij \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb shpallur prej shqiptar\u00ebve si Viti i Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbe, me rastin e 550-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar. \u00a0Por, nj\u00ebkohsisht, un\u00eb e kujtoj me k\u00ebt\u00eb rast edhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb vend amanetin e marr\u00eb n\u00eb vitin 1972 \u2013 q\u00eb sipas mund\u00ebsive &#8212; \u00a0\u00a0t\u00eb mos harrohen, por t\u00eb kujtohen autor\u00ebt q\u00eb regjimi komunist i Tiran\u00ebs i ka p\u00ebrjashtuar nga historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe dhe t\u00eb cil\u00ebve, fatkeq\u00ebsisht, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe studiuesi i \u00e7eshtjeve shqiptare, Robert Elsie, \u201cShqip\u00ebria demokratike nuk ua hedh\u00eb as syt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>*Ribotimi \u201cSk\u00ebnderbeut\u201d t\u00eb Et\u00ebhem\u00a0 Haxhiademit nga Sh\u00ebjzat e Ernest Koliqit n\u00eb Rom\u00eb m\u00eb 1968, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebndrebeut<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbe, revista \u201cSh\u00ebjzat\u201d e Ernest Koliqit n\u00eb Rom\u00eb kishte ribotuar n\u00eb vitin 1968 tragjedin\u00eb e Ethem Haxhiademit, Sk\u00ebnderbeu, shkruar prej tij n\u00eb vitin 1935.\u00a0 Revista \u201cSh\u00ebjzat\u201d e ribotoi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb tragjedin\u00eb e Haxhiademit, kushtuar Sk\u00ebnderbeut jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar 550-vjetorin e vdekjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20030,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,12],"tags":[],"class_list":["post-20029","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20029","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20029"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20029\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20032,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20029\/revisions\/20032"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20030"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}