{"id":19990,"date":"2018-08-04T11:42:18","date_gmt":"2018-08-04T09:42:18","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19990"},"modified":"2018-08-04T11:42:18","modified_gmt":"2018-08-04T09:42:18","slug":"kompromisi-i-dhimbshem-ose-rihapja-e-ceshtjes-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19990","title":{"rendered":"\u201cKompromisi i dhimbsh\u00ebm\u201d ose rihapja e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div style=\"font-size: 13px; font-family: Helvetica Neue, Helvetica, Arial, sans-serif;\">\n<div style=\"font-size: 13px; font-family: Helvetica Neue, Helvetica, Arial, sans-serif;\">\n<div id=\"ydpb9a58c27js_t\" class=\"ydpb9a58c27_5pbx ydpb9a58c27userContent ydpb9a58c27_3ds9 ydpb9a58c27_3576\" data-ft=\"{&quot;tn&quot;:&quot;K&quot;}\">\n<div><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-1781 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg\" alt=\"\" width=\"621\" height=\"476\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg 326w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka-300x230.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 621px) 100vw, 621px\" \/><\/a><\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>Nga dr. Islam Lauka, diplomat, pedagog, &#8211; Prishtin\u00eb<\/strong><\/div>\n<p>Ka disa koh\u00eb, q\u00eb Presidenti Hashim Tha\u00e7i, procesin e dialogut me Serbin\u00eb e vler\u00ebson si t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrfundimin e tij, e parashikon si nj\u00eb \u201ckompromis t\u00eb dhimbsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Askush nuk ka pritur, as nuk pret, q\u00eb dialogu midis dy vendeve t\u00eb dala nga nj\u00eb konflikt i p\u00ebrgjaksh\u00ebm shekullor, t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fush\u00eb e shtruar me lule, ku udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre t\u2019i shprehin dashurin\u00eb pa kusht, nj\u00ebri-tjetrit. Aq m\u00eb tep\u00ebr, kur merren n\u00eb konsiderat\u00eb natyra e kund\u00ebrshtarit, presionet e nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit, apo t\u00eb qendrave t\u00eb tjera vendimmarr\u00ebse, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb procesin e dialogut, jan\u00eb t\u00eb kuptueshme.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb shqet\u00ebson m\u00eb shum\u00eb opinionin publik \u00ebsht\u00eb togfjal\u00ebshi \u201ckompromis i dhimbsh\u00ebm\u201d, q\u00eb lidhet me rezultatin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi. Brenda k\u00ebtij togfjal\u00ebshi, ajo q\u00eb dhemb m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00eb fjala \u201ci dhimbsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb: \u201cKu do ti shkaktohet dhimbja e radh\u00ebs Kosov\u00ebs? N\u00eb fizikun e saj, pra n\u00eb territor (Veriu), n\u00eb ekonomin\u00eb e saj (Trep\u00e7a, Ujmani), apo n\u00eb struktur\u00ebn shtet\u00ebrore (niveli i tret\u00eb i pushtetit), duke e kthyer at\u00eb n\u00eb nj\u00eb subjekt q\u00eb nuk funksionon?<\/p>\n<p>Deri sot, Presidenti Tha\u00e7i e ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb err\u00ebt kuptimin e k\u00ebtij togfjal\u00ebshi. Ai i ka bishtnuar sqarimit t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tij, megjith\u00ebse e ka patur rastin ta b\u00ebj\u00eb para Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, apo n\u00eb konferencat e tij t\u00eb stypit, t\u00eb kthyera, koh\u00ebt e fundit, n\u00eb nj\u00eb ritual.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb numri v\u00ebzhguesish dhe analist\u00ebsh, me \u201ckompromis t\u00eb dhimbsh\u00ebm\u201d, Tha\u00e7i n\u00ebnkupton ndarjen e Kosov\u00ebs. Ata u referohen informacioneve t\u00eb ndryshme p\u00ebr takime t\u00eb fshehta midis Tha\u00e7it dhe Vu\u00e7iqit, ku thuhet se \u00ebsht\u00eb diskutuar kjo \u00e7\u00ebshtje, apo deklarat\u00ebs s\u00eb Presidentit, i cili heshtjen e ambasadorit amerikan, lidhur me q\u00ebndrimin e vendit t\u00eb tij ndaj ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs, e mori si mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij procesi dhe b\u00ebri thirrje q\u00eb t\u00eb veprohet ashtu si\u00e7 k\u00ebrkon aleati yn\u00eb strategjik, SHBA.<\/p>\n<p>Sipas disa t\u00eb tjer\u00ebve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncept, Tha\u00e7i p\u00ebrfshin dh\u00ebnien e kompetencave ekzekutive Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe (BKSh). N\u00eb p\u00ebrforcim t\u00eb k\u00ebtij argumenti, ata sjellin deklarat\u00ebn e Presidentit p\u00ebr \u201cakomodim m\u00eb afirmativ p\u00ebr serb\u00ebt\u201d n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb v\u00ebzhgues dhe analist\u00eb, Tha\u00e7i nuk ka asgj\u00eb konkrete n\u00eb tavolin\u00ebn e tij, as p\u00ebr \u201ckompromis t\u00eb dhimbsh\u00ebm\u201d, as t\u00eb padhimb\u00ebsh\u00ebm, ai thjesht pret \u201cporosin\u00eb\u201d e radh\u00ebs nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, i gatsh\u00ebm p\u00ebr ta zbatuar at\u00eb, pa hezitim, me kusht q\u00eb ai t\u00eb mos d\u00ebrgohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale. Shkurt, sipas tyre, Presidenti ka hallin e mbrojtjes s\u00eb l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb vet, dhe jo t\u00eb Kosov\u00ebs dhe interesave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Pyetja tjet\u00ebr q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb, p\u00ebrse pik\u00ebrisht tani, 10 vjet pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, dilet me tez\u00ebn e \u201ckompromisit t\u00eb dhimbsh\u00ebm\u201d me Serbin\u00eb? A nuk e kemi quajtur t\u00eb mbyllur \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, pas 17 shkurtit 2008? Dhe a nuk e legalizoi mbylljen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsise (GJND), me mendimin e saj k\u00ebshillues, se deklarata e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar? A nuk e konsiderojn\u00eb t\u00eb mbyllur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje 116 vende q\u00eb e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur dhe sovran, brenda kufijve ekzistues?<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb konsideruar dhe e konsiderojn\u00eb Kosov\u00ebn si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pazjidhur, si \u201ckonflikt t\u00eb ngrir\u00eb\u201d. Serbia, e cila e k\u00ebrkoi vet\u00eb mendimin e GJND-s\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, duke u angazhuar zyrtarisht se do ta njihte vendimin e saj, pavar\u00ebsisht se si do ishte ai, n\u00eb favor apo kund\u00ebr Beogradit, p\u00ebrkundrazi, q\u00eb nga ajo koh\u00eb, u hodh n\u00eb nj\u00eb sulm t\u00eb ri, t\u00eb papar\u00eb, me tez\u00ebn e vjet\u00ebr se \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb e zgjidhur p\u00ebrfundimisht. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Serbia pengoi zbatimin e nj\u00eb numri marr\u00ebveshjesh t\u00eb n\u00ebnshkruara me Kosov\u00ebn, bllokoi an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb disa organizata rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe nd\u00ebrmori nj\u00eb lobing intensiv p\u00ebr \u00e7njohjen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga aktor\u00ebt e jasht\u00ebm, Rusia dallohet p\u00ebr agresivitetin e mbrojtjes s\u00eb tez\u00ebs se Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konflikt i hapur, se zgjidhja e tij duhet t\u00eb modelohet vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e rezolut\u00ebs 1244 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit. Duke theksuar se mb\u00ebshtet at\u00eb zgjidhje, q\u00eb do t\u00eb ishte e pranueshme p\u00ebr Beogradin, Moska, nd\u00ebrkaq, t\u00ebrheq v\u00ebmendjen q\u00eb formula e zgjidhjes s\u00eb k\u00ebsaj krize nuk duhet, kurrsesi, t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb korniz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar nga kjo rezolut\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr tu theksuar q\u00eb, p\u00ebrfshirjen e Krimes\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Federat\u00ebs Ruse, n\u00ebp\u00ebrmjet aneksimit t\u00eb saj, si dhe pavar\u00ebsimin e Abkhazis\u00eb dhe t\u00eb Osetis\u00eb s\u00eb Jugut, pas pushtimit t\u00eb tyre nga trupat ruse, Kremlini i konsideron si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mbyllura, pavar\u00ebsisht se p\u00ebr t\u00eb trija k\u00ebto raste, nga ana e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, jan\u00eb miratuar rezoluta q\u00eb d\u00ebnojn\u00eb agresionin rus dhe rikonfirmojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe Gjeorgjis\u00eb. Ndryshe nga Kosova, shtetet q\u00eb i njohin ato, s\u00eb bashku me Rusin\u00eb, nuk i kalojn\u00eb gishtat e nj\u00ebr\u00ebs dor\u00eb dhe p\u00ebr asnj\u00ebrin prej tri rasteve nuk ka nj\u00eb mendim k\u00ebshillues pozitiv t\u00eb GJND-s\u00eb, si\u00e7 ka ndodhur me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Tani kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb moment t\u00eb ri gjeopolitik, n\u00eb Ballkan. N\u00eb strategjin\u00eb e re t\u00eb zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb theksohet se viti 2025 mund t\u00eb jet\u00eb viti i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb. Por, para se t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE, Beogradit i k\u00ebrkohet t\u00eb zgjidh\u00eb problemet me fqinj\u00ebt, nd\u00ebrsa me Kosov\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike, i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb detyre q\u00eb t\u00eb normalizoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dhe t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb me t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, juridikisht, t\u00eb detyrueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti t\u00eb ri, Presidenti serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, nxitoi t\u00eb dal\u00eb me tez\u00ebn e \u201ckompromisit t\u00eb dhimbsh\u00ebm\u201d me Kosov\u00ebn, me t\u00eb cil\u00ebn, sipas analistit Darko Hudelist, ai n\u00ebnkupton njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (me dhimbje), n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb kalimit t\u00eb veriut t\u00eb saj n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Serbis\u00eb. Logjika e tij \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: p\u00ebr hir t\u00eb integrimit n\u00eb BE, m\u00eb sakt\u00eb, t\u00eb infuzionit t\u00eb pritsh\u00ebm financiar europian n\u00eb ekonomin\u00eb serbe, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kriz\u00eb, Beogradi pranon ta mbyll\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e \u201chapur\u201d t\u00eb Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar pjes\u00ebn e territorit t\u00eb saj, n\u00eb veri t\u00eb lumit Ib\u00ebr. Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Serbis\u00eb, Ivica Da\u00e7iq, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e shpreh hapur, nd\u00ebrsa Vu\u00e7iqi her\u00eb hapur, her\u00eb me doreza, n\u00eb form\u00ebn e deklaratave si, \u201cKosova nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb gjith\u00e7ka e Serbia asgj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Logjika e Beogradit p\u00ebr \u201ckompromis t\u00eb dhimbsh\u00ebm\u201d me Kosov\u00ebn, n\u00eb momentin e tanish\u00ebm, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme. Po Hashim Tha\u00e7i, p\u00ebrse nxiton? A ka nj\u00eb moment t\u00eb ri p\u00ebr Kosov\u00ebn, si\u00e7 ka p\u00ebr Serbin\u00eb? P\u00ebrkundrazi, n\u00eb strategjin\u00eb e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb vihet n\u00eb dukje se Kosova mund t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit europian, kur ta lejojn\u00eb rrethanat. Asgj\u00eb e re, asgj\u00eb konkrete, asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u nxituar. At\u00ebher\u00eb, p\u00ebrse u dashka q\u00eb Kosova t\u2019u kthehet p\u00ebrs\u00ebri \u201ckompromiseve t\u00eb dhimbshme\u201d me Serbin\u00eb, pas atyre q\u00eb b\u00ebri gjat\u00eb procesit t\u00eb statusit, n\u00eb vitet 2005-2007, por edhe m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitet 2011-2015? T\u00eb tilla kompromise, ka, jo pak: diskriminimi pozitiv i serb\u00ebve q\u00eb u jep mund\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qenit aksionar n\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs me paket\u00eb kushtetuese bllokuese; decentralizimi mbi baza etnike; dh\u00ebnia e statusit special objekteve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore e fetare serbe; heqja dor\u00eb nga bashkimi komb\u00ebtar, etj.<\/p>\n<p>Dalja e Tha\u00e7it m\u00eb tez\u00ebn e \u201ckomromisit t\u00eb dhimb\u00ebsh\u00ebm\u201d, me dashjen a pa dashjen e tij, n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb rihapje e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb saj, zhb\u00ebrje e statusit aktual politik, zhvendosje historike prapa, me pasoja t\u00eb rrezikshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, por edhe p\u00ebr rajonin dhe m\u00eb gjer\u00eb. \u00cbsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb thuhet q\u00eb ky kompromis, si n\u00eb variantin e ndarjes, ashtu edhe t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb kompetencave ekzekutive Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Komunave Serbe \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me idealet e luft\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat luftoi U\u00c7K dhe populli i Kosov\u00ebs, me Deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, lexuar nga vet\u00eb Tha\u00e7i dhe me ligjin themeltar t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, neni 1, pika 1, dhe neni 2, pika 2, q\u00eb sanksionojn\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet unik, i pandash\u00ebm dhe g\u00ebzon sovranitet e integritet t\u00eb pac\u00ebnuesh\u00ebm dhe t\u00eb patjet\u00ebrsuesh\u00ebm. Pushteti ekzekutiv i BKSH-s\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me Aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb dat\u00ebs 23 dhjetor 2015 dhe parimet themelore t\u00eb nd\u00ebrtimit e t\u00eb funksionimit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb perspektiv\u00eb, niveli i tret\u00eb i pushtetit ekzekutiv nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7 ndarje e brendshme, q\u00eb, her\u00ebt a von\u00eb, \u00e7on n\u00eb ndarje t\u00eb jashtme, pra n\u00eb at\u00eb q\u00eb sot k\u00ebrkohet nga Vu\u00e7iqi, por n\u00eb form\u00eb m\u00eb graduale dhe n\u00eb m\u00ebnyre m\u00eb t\u00eb kamufluar.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn e tij t\u00eb fundit p\u00ebr shtyp, Tha\u00e7i e shmangu togfjal\u00ebshin \u201ckompromis i dhimbsh\u00ebm\u201d dhe foli p\u00ebr \u201ckorrigjim t\u00eb kufirit\u201d me Serbin\u00eb, n\u00eb kontekstin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs n\u00eb axhend\u00ebn e bisedimeve me Beogradin. Sa i p\u00ebrket terminologjis\u00eb s\u00eb p\u00ebrdorur, ajo \u00ebsht\u00eb identike me at\u00eb t\u00eb Vu\u00e7iqit, i cili flet p\u00ebr \u201ckorrigjim\u201d, ose \u201crirregullim\u201d t\u00eb territorit, pra jo p\u00ebr shk\u00ebmbim t\u00ebrrritoresh dhe k\u00ebt\u00eb e \u201cargumenton\u201d me faktin se shk\u00ebmbimi b\u00ebhet shtet me shtet, nd\u00ebrkohe q\u00eb, sipas tij, Kosova nuk e plot\u00ebson k\u00ebt\u00eb kriter. Po Tha\u00e7i si e argumenton p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij termi? M\u00eb tej, \u00e7far\u00eb ka parasysh Presidenti me \u201ckorrigjim kufiri\u201d kur flet p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs?<\/p>\n<p>Si rregull, korrigjimi i kufirit lidhet me natyr\u00ebn e terrenit dhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sip\u00ebrfaqe t\u00eb pap\u00ebrfillshme, pa ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi gjeopolitike apo gjeoekonomike p\u00ebr nj\u00ebrin apo tjetrin shtet. \u00c7\u00ebshtja e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs duhet t\u00eb zgjidhet si nj\u00eb e t\u00ebr\u00eb dhe nuk mund t\u00eb reduktohet n\u00eb nj\u00eb \u201ckorrigjim kufiri\u201d. N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kjo \u201czgjidhje\u201d, tregon p\u00ebr mosnjohje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb k\u00ebtij problemi, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, p\u00ebr p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshtuara p\u00ebr mashtimin e opinionit, se gjoja po merret me zgjidhjen e k\u00ebtij problemi, kur n\u00eb fakt, ai nuk ka asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Sepse Lugina e Preshev\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb shtetit Serb dhe Beogradi kurr\u00eb nuk do t\u00eb pajtohej t\u00eb vinte n\u00ebn kontrollin e Kosov\u00ebs korridorin 10, q\u00eb e lidh at\u00eb me Selanikun, si dhe baz\u00ebn e tij ushtarake n\u00eb Cepotin (Bujanoc).<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Presidenti Tha\u00e7i dhe k\u00ebshilltar\u00ebt e tij do t\u00eb duhej t\u00eb dinin se \u201ckorrigjimit\u201d t\u00eb kufijve duhet t\u2019i paraprij\u00eb marr\u00ebveshja politiko-juridike p\u00ebr p\u00ebrcaktimin (delimitimin) e kufirit, e cila, nga ana e saj, i paraprin marr\u00ebveshjes s\u00eb sh\u00ebnjimit (demarkimit) t\u00eb kufirit. Kjo e fundit p\u00ebrmban nj\u00eb klauzol\u00eb p\u00ebr korrigjime t\u00eb kufirit, t\u00eb diktuara nga terreni, gjat\u00eb procesit teknik t\u00eb sh\u00ebnjimit t\u00eb tij. N\u00eb rastin e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, t\u00eb dyja k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve duhet t\u2019u paraprij\u00eb njohja e nd\u00ebrjell\u00eb si shtete t\u00eb pavarura e sovrane, me atribute p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar dhe ratifikuar m\u00ebrr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Deri sa kjo t\u00eb mos ndodh\u00eb, tezat p\u00ebr \u201ckorrigjim\u201d a \u201crregullim\u201d kufijsh do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si perde tymi p\u00ebr opinionin publik, n\u00eb konferencat e radh\u00ebs p\u00ebr shtyp.<\/p>\n<p>Ratifikimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Demarkacionit me Malin e Zi, pa n\u00ebnshkruar m\u00eb par\u00eb marr\u00ebveshjen politiko-juridike p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kufirit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm, t\u00eb cilit Serbia edhe mund t\u2019i referohet, sipas logjik\u00ebs \u201cn\u00ebse Malit t\u00eb Zi i lejohet, mua p\u00ebrse jo\u201d? Edhe vet\u00eb Tha\u00e7i, i frym\u00ebzuar nga \u201csuksesi\u201d personal n\u00eb p\u00ebrmbylljen e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, mund t\u00eb tundohet q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin \u201csukses\u201d, si me Malin e Zi, me t\u00eb nj\u00ebjtat metoda, ta arrij\u00eb edhe me Serbin\u00eb. Ashtu si n\u00eb rastin e par\u00eb, n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb tij t\u00eb ngushta dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke nxjerr\u00eb m\u00ebsim nga ajo praktik\u00eb antishtet\u00ebrore dhe antikomb\u00ebtare, sugjeroj q\u00eb, n\u00eb rastin me Serbin\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrmerren k\u00ebta hapa:<br \/>\n1- Kuvendi i Kosov\u00ebs t\u00eb miratoj\u00eb platform\u00ebn e bisedimeve me Serbin\u00eb, ku t\u00eb p\u00ebrcaktohen vijat e kuqe me t\u00eb, n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb, kund\u00ebr ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe kund\u00ebr dh\u00ebnies s\u00eb pushtetit ekzekutiv BKSH-s\u00eb. N\u00ebse nuk p\u00ebrcaktohen qarte parimet dhe kushtet e dialogut me Serbin\u00eb, ka rrezik t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet ajo q\u00eb paralajm\u00ebron Arb\u00ebr Xhaferri \u2013 shqiptar\u00ebt shkojn\u00eb n\u00eb bisedime me dy k\u00ebmb\u00eb dhe negociojn\u00eb q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<br \/>\n2- T\u00eb hidhet posht\u00eb koncepti i \u201ckompromisit t\u00eb dhimbsh\u00ebm\u201d me Serbin\u00eb si nj\u00eb koncept i d\u00ebmsh\u00ebm dhe i rreziksh\u00ebm p\u00ebr interesat komb\u00ebtare dhe shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\n3- T\u00eb futet n\u00eb axhend\u00ebn e bisedimeve me Serbin\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, duke i k\u00ebrkuar Beogradit q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb t\u2019i g\u00ebzojn\u00eb edhe shqiptar\u00ebt n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Kujt nuk do t\u2019i p\u00eblqente q\u00eb Lugina e Preshev\u00ebs, si e t\u00ebr\u00eb, t\u2019i bashkohet Kosov\u00ebs, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb tri komunave serbe n\u00eb veri, me kusht q\u00eb Mitrovica, si qytet i bashkuar, Trep\u00e7a dhe Ujmani t\u2019i mbeten Kosov\u00ebs? N\u00eb kushtet e sotme, kjo \u00ebsht\u00eb \u00ebnd\u00ebrr n\u00eb diell, si n\u00eb aspektin e termave juridiko-kushtetues, ashtu edhe t\u00eb realpolitik\u00ebs. Kosova nuk ka k\u00ebllqe q\u00eb ta jet\u00ebsoj\u00eb vet\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt, as aleat\u00ebt e saj strategjike nuk do ta ndihmonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje. V\u00ebrtet, n\u00eb vitin 1999, Per\u00ebndimi na ndihmoi, por at\u00ebher\u00eb ishin koh\u00ebra t\u00eb tjera dhe ndihma e tij ishte p\u00ebr t\u00eb drejtat tona njer\u00ebzore dhe parandalimin e katastrof\u00ebs humanitare, jo p\u00ebr t\u00eb fituar territore. N\u00ebse at\u00ebhere\u00eb NATO nd\u00ebrhyri ushtarakisht n\u00eb nj\u00eb vend jo-an\u00ebtar t\u00eb saj, si ish-Jugosslavia, sot Presidenti Trump v\u00eb n\u00eb diskutim nenin 5 t\u00eb Traktatit t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr t\u2019i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb nj\u00eb vendi an\u00ebtar, n\u00eb rast agresioni kund\u00ebr tij. Europa, tashm\u00eb dihet, \u00ebsht\u00eb e z\u00ebn\u00eb, deri n\u00eb fyt, me problemet e veta ekzistenciale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Rusia putiniste \u00ebsht\u00eb forcuar dhe b\u00ebr\u00eb m\u00eb agresive.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb rritet ndjenja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb klas\u00ebs politike kosovare, n\u00eb kuptimin e vet\u00ebdij\u00ebsimit q\u00eb \u00e7do hap a vendim i marr\u00eb sjell pasoja p\u00ebr fatet e vendit e t\u00eb popullit, shpesh t\u00eb pariparueshme, si\u00e7 ndodhi me humbjen e \u00c7akorrit, Belluh\u00ebs dhe Kull\u00ebs s\u00eb Zhlepit. Aty ku mungon p\u00ebrgjegj\u00ebsia, fillon arbitraliteti, aq i p\u00ebrhapur n\u00eb rajonin ton\u00eb, sidomos, midis nesh, shqiptar\u00ebve.<br \/>\nPartit\u00eb politike t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs dhe deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga praktika \u201cSati\u201d (vet\u00ebdjegia e vejushave n\u00eb zjarrin ku digjen burrat e tyre t\u00eb vdekur, n\u00eb disa vende t\u00eb Azis\u00eb juglindore), duke u shk\u00ebputur nga Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, partit\u00eb e opozit\u00ebs t\u00eb mos e kthejn\u00eb n\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete \u00e7\u00ebshtjen se kush, personalisht, do ta drejtoj\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi, por t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e p\u00ebrmbajtjes s\u00eb k\u00ebtyre bisedimeve.<br \/>\nS\u00eb fundi, do ishte mir\u00eb, q\u00eb edhe qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb jen\u00eb m\u00eb k\u00ebrkues ndaj qeveritar\u00ebve t\u00eb tyre, t\u2019u k\u00ebrkojn\u00eb llogari dhe, n\u00ebp\u00ebrmjet mekanizmit t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, t\u2019u v\u00ebn\u00eb fre arbitrariteteve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Shkrimtari i njohur britanik, Xhorxh Oruell, autor i librit \u201cFerma e Kafsh\u00ebve\u201d, ku rr\u00ebfehet se si derrat e konsideronin veten m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt dhe shfryt\u00ebzonin, grabisnin e torturonin kuajt, delet, e \u00e7do kafsh\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb u dilte p\u00ebrpara, t\u00ebrheq v\u00ebmendjen: \u201cNj\u00eb popull q\u00eb zgjedh n\u00eb krye t\u00eb vendit njer\u00ebz t\u00eb korruptuar, hajdut\u00eb, maskarenj dhe tradhtar\u00eb\u2026 nuk \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb, por \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i tyre\u201d.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga dr. Islam Lauka, diplomat, pedagog, &#8211; Prishtin\u00eb Ka disa koh\u00eb, q\u00eb Presidenti Hashim Tha\u00e7i, procesin e dialogut me Serbin\u00eb e vler\u00ebson si t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrfundimin e tij, e parashikon si nj\u00eb \u201ckompromis t\u00eb dhimbsh\u00ebm\u201d. Askush nuk ka pritur, as nuk pret, q\u00eb dialogu midis dy vendeve t\u00eb dala nga nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1781,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[543],"class_list":["post-19990","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-islam-lauka"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19990"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19990\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19991,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19990\/revisions\/19991"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}