{"id":19942,"date":"2018-07-30T22:55:27","date_gmt":"2018-07-30T20:55:27","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19942"},"modified":"2018-07-30T22:55:27","modified_gmt":"2018-07-30T20:55:27","slug":"senatorja-amerikane-jep-alarmin-per-rrezikun-rus-ndaj-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19942","title":{"rendered":"SENATORJA AMERIKANE JEP ALARMIN\u00a0P\u00cbR RREZIKUN RUS NDAJ KOSOV\u00cbS"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_19943\" aria-describedby=\"caption-attachment-19943\" style=\"width: 430px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Senatorja-Joni-Ernst.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-19943 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Senatorja-Joni-Ernst.jpg\" alt=\"\" width=\"430\" height=\"545\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-19943\" class=\"wp-caption-text\">Senatorja Joni Ernst<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>\u00a0 Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Senatorja e Shteteve t\u00eb Bashkuara e shtetit Ajova (Iowa), \u00e7\u2019prej vitit 2015 republikanja Joni Ernst, pas takimit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb pak m\u00eb heret k\u00ebt\u00eb muaj, midis Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, l\u00ebshoi nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp me t\u00eb cil\u00ebn reagoi duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cRusia nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb mike e Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d dhe se Moska vazhdon t\u00eb, \u201cJet\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr Amerik\u00ebn dhe p\u00ebr aleat\u00ebt e saj.\u201d\u00a0 Nd\u00ebr k\u00ebta aleat\u00eb, Senatorja e shtetit Ajova &#8212; shteti si mot\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 ka p\u00ebrmendur drejt p\u00ebr drejt Kosov\u00ebn si vendin q\u00eb ajo thot\u00eb se, \u201cVazhdon t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet nga taktikat e luft\u00ebs hibride t\u00eb Rusis\u00eb, nep\u00ebrmjet Serbis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Senatorja e Partis\u00eb Republikane, Joni Ernst nga shteti Ajova ka sh\u00ebrbyer n\u00eb radh\u00ebt e forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 23 vjet\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb veteranja e par\u00eb fem\u00ebr e zgjedhur n\u00eb Senatin Amerikan.\u00a0 Nd\u00ebrda nga viti 1993 deri n\u00eb vitin 2015, ajo ka sh\u00ebrbyer n\u00eb Gard\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb shtetit Ajova. \u00a0N\u00eb Washington, ajo \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare n\u00eb tre komisione me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb Senatit: N\u00eb Komisionin q\u00eb merret me Pun\u00ebt e Forcave t\u00eb Armatosura, n\u00eb Komisionin p\u00ebr Sigurin\u00eb e Atdheut dhe n\u00eb Komisionin p\u00ebr Pun\u00ebt Qeveritare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e saj mbi takimin Trump-Putin, ligjvensja e lart\u00eb amerikane, Joni Ernst ka kritikuar q\u00ebndrimin e Presidentit Trump ndaj Rusis\u00eb duke u shprehur se, \u201cDuhet t\u00eb jemi tep\u00ebr t\u00eb kujdessh\u00ebm p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si i zhvillojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona me Rusin\u00eb. \u00a0Shpresoj q\u00eb Presidenti Trump t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb pas dyerve t\u00eb mbyllura, se Rusia do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkohet p\u00ebr aneksimin ilegal t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2014, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e neveritshme q\u00eb Kremlini i jep regjimit vras\u00ebs t\u00eb Bashar al-Assad-it n\u00eb Siri, si dhe p\u00ebr veprimet dhe nd\u00ebrhyrjet agresive ruse n\u00eb politik\u00ebn e mbrend\u00ebshme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u201d \u00a0N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, m\u00eb heret, n\u00eb programin e rrjetit t\u00eb telelvizionit amerikan, \u201cFace the Nation\u201d, Senatorja e shtetit Ajova ka deklaruar shprehimisht besimin e saj se \u201cRusia nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb as mike dhe as aleate e Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndryshe nga Presidenti Trump, i cili \u00ebsht\u00eb shprehur fillimisht si i dyshimt\u00eb ndaj zbulimeve t\u00eb enteve amerikane t\u00eb inteligjenc\u00ebs n\u00eb lidhje me nd\u00ebrhyrjet ruse n\u00eb zgjedhjet amerikane t\u00eb vitit 2016, Senatorja Ernst ka theksuar mb\u00ebshtetjen e saj t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr entet amerikane t\u00eb zbulimit t\u00eb fsheht, duke u shprehur n\u00eb deklarat\u00ebn e saj p\u00ebr medien se ajo, \u201cKa besim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb komunitetin e fsheht\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, si dhe n\u00eb vler\u00ebsimin e arritur t\u00eb k\u00ebtij komuniteti se Rusia ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb zgjedhjet amerikane t\u00ebvitit 2016.\u201d \u00a0\u00a0N\u00eb vazhdim t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr medien amerikane, pas takimit Trump-Putin n\u00eb Finland\u00eb m\u00eb heret k\u00ebt\u00eb muaj, Senatorja republikane ka theksuar shpres\u00ebn e saj se, n\u00eb takimin e tij me udh\u00ebheq\u00ebsin rus Vladimir Putin, Presidenti Trump t\u00eb ket\u00eb biseduar edhe p\u00ebr rolin e Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndoshta dikush mund t\u00eb pyes se pse nj\u00eb senatore nga nj\u00eb shtet amerikan si Ajova, ku mund t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb pak ose aspak shqiptaro-amerikan\u00eb, t\u00eb jap alarmin p\u00ebr rolin dhe influenc\u00ebn e Rusis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb jet\u00eb e interesuar p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet ruse n\u00eb at\u00eb vend dhe n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor. \u00a0Ndoshta nuk dihet gjer\u00ebsisht, por disa mund t\u00eb ken\u00eb dijeni se Republika e Kosov\u00ebs ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7anta shtetesh motra me shtetin Ajova, \u00e7\u2019prej vitit 2013. \u00a0Si p\u00ebrfundim i k\u00ebsaj lidhjeje, Senatorja Joni Ernst ka vizituar Kosov\u00ebn m\u00eb 2016 dhe njihet si nj\u00eb nga politikanet amerikane me q\u00ebndrimet m\u00eb miq\u00ebsore ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe ndaj Kosov\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e ve\u00e7anta midis Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe shtetit amerikan Ajova kan\u00eb filluar \u00e7\u2019prej vitit 2003, kur n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar m\u00eb shum\u00eb se 700- ushtarak\u00eb t\u00eb Gard\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Ajov\u00ebs, si pjes\u00eb e misjonit ushtarak t\u00eb Aleanc\u00ebs Per\u00ebndimore, NATO n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nj\u00eb Kosove stabile, demokratike dhe n\u00eb paq\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie midis shtetit Ajova dhe Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb ardhur e shtuar gjithnj\u00eb gjat\u00eb viteve, sidomos marr\u00ebdh\u00ebniet midis Gard\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Ajov\u00ebs dhe Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.\u00a0 P\u00ebrve\u00e7 lidhjeve n\u00eb fush\u00ebn ushtarake, jan\u00eb shtuar kontaktet edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera, me pr\u00ebfitime reciproke midis Kosov\u00ebs dhe Ajov\u00ebs, sidomos n\u00eb bujq\u00ebsi &#8212; pjes\u00eb e t\u00eb cilave jan\u00eb edhe vizitat e shpeshta dhe t\u00eb nd\u00ebrsjellta t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dy shteteve.\u00a0 Ish-governatori i shtetit Ajova (tani ambasador i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Pekin), Terry Branstad \u00ebsht\u00eb shprehur se bashkpunimi ushtarak dhe marr\u00ebdh\u00ebniet p\u00ebr zhvillimin bujq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 si pjes\u00eb e partneritetit t\u00eb shteteve motra Kosov\u00eb-Ajova \u2013 do t\u00eb hap\u00eb dyer t\u00eb reja edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera bashkpunimi, jo vet\u00ebm shtet-me-shtet, por edhe n\u00eb baza t\u00eb ndryshme individuale.\u00a0 E gjith\u00eb kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me miq\u00ebsin\u00eb midis dy popujve, \u00ebsht\u00eb shprehur ish-governatori i Ajov\u00ebs, Branstad dhe ka shtuar se \u201cNep\u00ebrmjet forc\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj miq\u00ebsie \u00ebsht\u00eb ven\u00eb themeli p\u00ebr t\u00eb ardhmen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mrekullueshme midis Ajov\u00ebs dhe Kosov\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gjat\u00eb nj\u00eb vizite t\u00eb nj\u00eb delegacioni t\u00eb shtetit Ajova n\u00eb Prishtin\u00eb koh\u00ebt e fundit, Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i ka th\u00ebn\u00eb se vizitat e nd\u00ebrsjellta jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb avancuar bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrmjet dy shteteve, n\u00eb t\u00eb gjitha fushat. Duke shtuar se, \u201cRaportet tona me SHBA-n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta. \u00a0Bashk\u00ebpunimi jon\u00eb me Iowa \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm reflektim i k\u00ebtyre raporteve. \u00a0Ky bashk\u00ebpunim \u00ebsht\u00eb duke forcuar shtetin ton\u00eb\u201d, ka theksuar presidenti Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb balanc\u00eb \u00ebsht\u00eb pra fati i k\u00ebsaj miq\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe t\u00eb lidhjeve t\u00eb shteteve motra t\u00eb Ajov\u00ebs e Kosov\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, ajo q\u00eb ka alarmuar Senatoren amerikane t\u00eb shtetit Ajova, Joni Ernst. \u00a0\u00c7far\u00eb shqet\u00ebson Senatoren Ernst \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht influenca ruse dhe masat destabilizuese q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb Moska vitet e fundit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshir\u00eb sidomos Kosov\u00ebn, nep\u00ebrmjet mb\u00ebshtetjes s\u00eb Mosk\u00ebs ndaj Serbis\u00eb dhe politikave t\u00eb saja kund\u00ebr Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs &#8212; n\u00eb nivel rajonal dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si pjes\u00eb e politikave t\u00eb saja pan-sllaviste.\u00a0 \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb Senatorja Ernst, s\u00eb bashku me disa z\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb, po p\u00ebrpiqen t\u00eb japin alarmin, para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb, mbi rrezikun q\u00eb paraqet influenca ruse, jo vet\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn por edhe p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.\u00a0 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb alarm q\u00eb i drejtohet klas\u00ebs politike t\u00eb rajonit q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb rregullojn\u00eb pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vet, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb thirrje Washingtonit zyrtar dhe Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore q\u00eb t\u00eb merren masat e nevojshme p\u00ebr mbylljen e der\u00ebs s\u00eb strategjis\u00eb ruse dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb Mosk\u00ebs p\u00ebr t\u00eb inflitruar vendet e Ballkanit, p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn &#8212; politikisht dhe ekonomikisht \u2013 para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Nga Frank Shkreli Senatorja e Shteteve t\u00eb Bashkuara e shtetit Ajova (Iowa), \u00e7\u2019prej vitit 2015 republikanja Joni Ernst, pas takimit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb pak m\u00eb heret k\u00ebt\u00eb muaj, midis Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, l\u00ebshoi nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp me t\u00eb cil\u00ebn reagoi duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cRusia nuk ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19943,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-19942","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19942","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19942"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19942\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19944,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19942\/revisions\/19944"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19943"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}