{"id":19892,"date":"2018-07-26T08:01:07","date_gmt":"2018-07-26T06:01:07","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19892"},"modified":"2018-07-26T09:02:20","modified_gmt":"2018-07-26T07:02:20","slug":"nbc-news-per-dosjet-e-regjimit-komunist-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19892","title":{"rendered":"\u201cNBC NEWS\u201d P\u00cbR DOSJET E REGJIMIT KOMUNIST N\u00cb SHQIP\u00cbRI"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-813 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" width=\"556\" height=\"456\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 556px) 100vw, 556px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej rrjet\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohura multi-mediatike n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, NBC NEWS, botoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb portalin e saj nj\u00eb shkrim mjaft t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm mbi hapjen e dosjeve t\u00eb Sigurimit, ish-policis\u00eb sekrete t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sigurimi.\u00a0 \u00a0P\u00ebr lexuesin shqiptar shkrimi mund t\u00eb mos ket\u00eb ndonj\u00eb informacion t\u00eb ri, por artikulli \u00ebsht\u00eb shkruar duke pasur nd\u00ebr mend lexuesin amerikan, i cili mund t\u00eb ket\u00eb pak ose aspak njohuri n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn e veprimit brutal t\u00eb Sigurimit t\u00eb regjimit komunist shqiptar ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb regjimit, sidomos tani, pothuaj 30-vjet pas shembjes s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, kur ish-vendet komuniste n\u00eb Evrop\u00eb e kan\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me koh\u00eb, pothuaj menj\u00ebher\u00eb pas shembjes s\u00eb komunizmit.\u00a0 \u00cbsht\u00eb interesant fakti gjithashtu q\u00eb ky ent mediatik e ka gjetur t\u00eb nevojshme p\u00ebr lexuesit e vet, q\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb korrespondente t\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb raportuar mbi dosjet e regjimit komunist n\u00eb at\u00eb vend. \u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi sepse publiku amerikan nuk ka asnj\u00eb ide se si q\u00ebndron \u00e7\u00ebshtja e dosjeve t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, gati 30-vjet pas r\u00ebnjes s\u00eb atij regjimi n\u00eb at\u00eb vend. \u00a0NBC News njofton publikun amerikan se, \u201cShumica e ish-vendeve komuniste i kan\u00eb hapur me koh\u00eb dosjet e periudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, por ndryshe nga shumica e k\u00ebtyre vendeve, Shqip\u00ebria ende nuk ka miratuar nj\u00eb ligj lustracioni p\u00ebr nj\u00eb pastrim sistematik t\u00eb largimit nga detyra t\u00eb ish-zyrtar\u00ebve komunist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb krime gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb sundimit komunist\u201d, megjithse, shkruan NBC News, \u201cKy vend ballkanik prej rreth 3-milion banor\u00ebsh kishte nj\u00ebrin prej regjimeve m\u00eb brutale n\u00eb bot\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb artikull theksohet gjithashtu se, \u201cDisa ekspert\u00eb e kan\u00eb krahasuar Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste me Koren\u00eb e Veriut, pasi kufijt e saj ishin t\u00eb mbyllur dhe shqiptar\u00ebt ekzekutoheshin po t\u00eb provonin t\u00eb largoheshin nga vendi.\u201d\u00a0\u00a0 Enver Hoxh\u00ebn, i cili udh\u00ebhoqi vendin \u00e7\u2019prej mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore e deri n\u00eb vdekjen e tij n\u00eb vitin 1985, NBC News e cil\u00ebson at\u00eb si nj\u00eb njeri q\u00eb, \u201cnjihej se vuante nga paranoja, i cili nd\u00ebrtoi mij\u00ebra bunker\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb vendit, p\u00ebr tu mbrojtur nga nj\u00eb invadim i huaj q\u00eb nuk ndodhi kurr\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Korrespondentja e NBC News, Katie Englehart ka zgjedhur piktorin dhe ish-t\u00eb burgosurin shqiptar Maks Velon si protagonistin kryesor t\u00eb kronik\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb d\u00ebrguar nga Tirana.\u00a0 Maks Velo, nj\u00eb ish i burgosur i regjimit komunist, i akuzuar p\u00ebr \u201cagjitacion dhe propagand\u00eb\u201d nga regjimi komunist, veprat artistike t\u00eb t\u00eb cilit, sipas atij regjimi, shprehnin gjithashtu \u201cprirje moderniste dhe anti-socialiste\u201d. \u00a0\u00a0Ai ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr NBC News se pasi refuzoi t\u00eb bashkpunonte me Sigurimin, \u201cdi\u00e7ka q\u00eb un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebja\u201d \u00ebsht\u00eb shprehur ai, Z. Velo \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb izolim dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje p\u00ebr gjasht\u00eb muaj rresht, pastaj \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 10-vjet\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb burgun fam\u00ebkeq t\u00eb Spa\u00e7it, raporton NBC News, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb tipit sovjetik, p\u00ebr \u201cagjitacion e propagand\u00eb\u201d. \u00a0\u00a0Ishte viti 1978, kulmi i diktatur\u00ebs s\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, njofton NBC News, duke nenvijuar se Maks Velo, p\u00ebr pothuaj kat\u00ebr dekada tani, e pyet veten n\u00ebse ai kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb burgun e Spa\u00e7it si rrjedhim i spiunimit pran\u00eb autoriteteve t\u00eb koh\u00ebs, nga ndonj\u00eb person q\u00eb ai e kishte njohur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Enti mediatik amerikan NBC News raporton p\u00ebr lexuesit amerikan\u00eb se vitin q\u00eb kaloi, qeveria shqiptare hapi m\u00eb n\u00eb fund dosjet e policis\u00eb sekrete t\u00eb shtetit, (Sigurimi), duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur k\u00ebshtu q\u00eb kushdo q\u00eb d\u00ebshiron mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dosjen e vet, duke mund\u00ebsuar edhe identifikimin e atyre q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb\u00a0 bashkpunuar me regjimin komunist p\u00ebr t\u00eb spinuar ata q\u00eb mund t\u00eb konsideroheshin si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimit.\u00a0 Por korrespondetja e NBC News shkruan nga kryeqyteti shqiptar se megjith\u00eb vendimin p\u00ebr hapjen e dosjeve t\u00eb Sigurimit, \u201c\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet ekzakt\u00ebrisht n\u00ebse koleksioni i dosjeve \u00ebsht\u00eb i ter\u00eb, pasi mendohet se agjent\u00ebt e Sigurimit kan\u00eb zhdukur mij\u00ebra dosje gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit t\u00eb regjimit komunist\u201d, thekson NBC News.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Maks Velo &#8211; Rebecca Davis\/for NBC News<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, NBC News raporton se Z. Maks Velo e ka k\u00ebrkuar dosjen e tij megjithse \u00a0fillimisht kishte hezituar t\u2019a shfletonte, por megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, nga dosja e tij, ka zbuluar se ai \u00ebsht\u00eb spiunuar nga nja 20 veta, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, edhe nga nj\u00eb mik i ngusht dhe nga ish-vjehrra e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr hapjen e dosjeve, NBC News ka folur edhe me Z. Gentjana Sula, Drejtoresh\u00eb e Entit p\u00ebr Hapjen e Dosjeve, e cila ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr entin e njohur mediatiak amerikan se, \u201cK\u00ebtu vijn\u00eb \u00e7do dit\u00eb njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pyetje ndaj t\u00eb cilave ata nuk kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. \u00a0N\u00ebqoftse ka gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat ata kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb falin ose t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb falje, p\u00ebr veten ose p\u00ebr prind\u00ebrit e tyre, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Shpesh\u00ebher\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo p\u00ebr NBC News, \u201cnj\u00eb bashkpuntor dhe nj\u00eb viktim\u00eb e Sigurimit, jetonin dhe vepronin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mjedis\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gentiana Sula<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb diktatura komuniste u shemb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1990, njofton n\u00eb kronik\u00ebn e saj korrespondentja e NBC News, Katie Engelhart, agjent\u00ebt e Sigurimit fam\u00ebkeq shqiptar u t\u00ebrhoqen n\u00eb anonimitet duke u zhduk\u00eb nga qarkullimi, por megjithk\u00ebt\u00eb, korrespondentja amerikane kishte gjetur nj\u00eb ish-agjent t\u00eb Sigurimit i cili \u00ebsht\u00eb treguar i gat\u00ebsh\u00ebm t\u00eb fliste me gazetaren amerikane.\u00a0 Ish-zyrtari i lart\u00eb i Sigurimit t\u00eb shtetit shqiptar, Nesti Vako i tha NBC News se n\u00eb koh\u00ebn e regjimit komunist, agjent\u00ebt e Sigurimit kishin vendosur mjete p\u00ebrgjimi an\u00eb e mban\u00eb vendit, nep\u00ebr kafene, zyra dhe n\u00eb t\u00eb gjitha ambasadat e huaja, nd\u00ebr t\u00eb tjera. Vako u shpreh p\u00ebr NBC News se i \u201ckishte p\u00eblqyer shum\u00eb puna e tij (si agjent i Sigurimit) dhe se ishte tep\u00ebr krenar p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb\u201d, duke shtuar se, \u201cvet\u00ebm kishte zbatuar ligjin\u201d. Ish agjenti i Sigurimit ka th\u00ebn\u00eb gjithashtu se ishte kund\u00ebr hapjes s\u00eb dosjeve, pasi hapja e dosjeve, sipas tij \u201cnuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb\u201d, ka theksuar ish agjenti Nesti Vako, duke pasqyruar k\u00ebshtu edhe arsyen se pse klasa politike dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare nuk duan t\u00eb merren me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dosja e Z. Maks Velo ka gjithsejt 250 faqe dhe atij i jan\u00eb nevojitur disa muaj p\u00ebr ta kuptuar dosjen e tij, shkruan NBC News. <strong>\u00a0<\/strong>Z. Velo ka th\u00ebn\u00eb se nuk i vjen keq q\u00eb e ka lexuar dosjen, megjithse me hezitim, por nga ana tjet\u00ebr, nuk mendon se me hapajen e dosjeve, ndon\u00ebse von\u00eb, \u00ebsht\u00eb mbyllur kjo \u00e7\u00ebshtje, as p\u00ebr te as p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.\u00a0 Ai citohet t\u00eb ket\u00eb then\u00eb se, \u201cAmerikan\u00ebt thon\u00eb 100 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb \u2018m\u00eb fal\u2019, nd\u00ebrsa k\u00ebtu nuk thot\u00eb askush, kurr\u00eb \u201cM\u00eb fal\u201d, duke aluduar se dikush duhet t\u00eb k\u00ebrkoj falje p\u00ebr krimet e regjimit komunist, ashtuq\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb filloj\u00eb sh\u00ebrimi i plag\u00ebve gjithnj\u00eb t\u00eb hapura nga periudha e krimeve t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse von\u00eb, duket se dit\u00ebt e fundit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb hedhur nj\u00eb hap sado i vog\u00ebl dhe tep\u00ebr von\u00eb.\u00a0 Z\u00ebri i Amerik\u00ebs njoftoi jav\u00ebn e kaluar se Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Personat e Zhdukur (ICMP) &#8212; nj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebr-qeveritare q\u00eb merret me personat e humbur, si p\u00ebrfundim i konflikteve dhe shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb nejriut &#8212; n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me shtetin shqiptar p\u00ebr identifikimin e nj\u00eb grupi personash t\u00eb viktimizuar dhe varrosur n\u00eb Dajt dhe n\u00eb Ballsh, nga regjimi komunist shqiptar i periudh\u00ebs 1944-1991.<strong>\u00a0 <\/strong>\u201cMarr\u00ebveshja tregon d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat njer\u00ebzore t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb zhdukurve\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb n\u00ebnshkrimit, drejtori i programit t\u00eb ICMP p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Methju Holliday. \u00a0\u201cMarr\u00ebveshja tregon vullnetin politik t\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebr t\u00eb trajtuar c\u00ebshtjen e personave t\u00eb zhdukur gjat\u00eb regjimit komunist n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, ligjore dhe t\u00eb sakt\u00eb.\u00a0 T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje b\u00ebhen jo thjesht p\u00ebr t\u00eb respektuar t\u00eb vdekurit por p\u00ebr t\u00eb ngritur lart t\u00eb drejt\u00ebn e jet\u00ebs, dinjitetin dhe ligjin\u201d, &#8211; tha ai. \u00a0M\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb, por ku ishe ti dhe organizata jote deri tani, Z. Holliday?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe post komuniste kam shprehur vazhdimisht dyshimet e mia serioze p\u00ebr angazhimin e autoriteteve shqiptare p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste.\u00a0 Edhe n\u00ebqoftse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, zakonisht ka qen\u00eb rezultat i trysnis\u00eb dhe interesimit t\u00eb t\u00eb huajve, sidomos ambasad\u00ebs gjermane n\u00eb Tiran\u00eb dhe jo i d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare post-komuniste p\u00ebr t\u00eb zbardhur krimet e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Prandaj, e gjith\u00eb kjo p\u00ebrpjekje \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb marrveshjen e fundit midis organizat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebatre ICMP dhe autoriteteve shqiptare &#8212; \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr pak dhe shum\u00eb von\u00eb, nga ana e autoriteteve shqiptare, por edhe e enteve \u00a0\u00a0nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. \u00a0Por n\u00eb fund t\u00eb fundit, faji p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u mbetet t\u00eb dera autoriteteve shqiptare. \u00a0Thjesht\u00eb dhe qart\u00eb, autoritetet shqiptare t\u00eb k\u00ebtyre 28 vjet\u00ebve post-komuniz\u00ebm nuk kan\u00eb treguar asnj\u00ebher\u00eb seriozitetin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste dhe me krimet e atij regjimi \u2013 pasojat e t\u00eb cilit shihen edhe sot kudo n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore dhe politike t\u00eb vendit &#8211;krejt ndryshe nga ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs, si\u00e7 ven n\u00eb dukje edhe enti amerikan mediatik NBC News, n\u00eb kronik\u00ebn e saj nga Tirana.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.nbcnews.com\/news\/world\/communist-era-secret-police-files-reopen-old-wounds-albania-n884946\">https:\/\/www.nbcnews.com\/news\/world\/communist-era-secret-police-files-reopen-old-wounds-albania-n884946<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=OHfg2mog2sk\"><strong>https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=OHfg2mog2sk<\/strong><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Nj\u00ebri prej rrjet\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohura multi-mediatike n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, NBC NEWS, botoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb portalin e saj nj\u00eb shkrim mjaft t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm mbi hapjen e dosjeve t\u00eb Sigurimit, ish-policis\u00eb sekrete t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sigurimi.\u00a0 \u00a0P\u00ebr lexuesin shqiptar shkrimi mund t\u00eb mos ket\u00eb ndonj\u00eb informacion t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-19892","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19892","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19892"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19892\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19893,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19892\/revisions\/19893"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19892"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19892"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19892"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}