{"id":19863,"date":"2018-07-24T07:45:16","date_gmt":"2018-07-24T05:45:16","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19863"},"modified":"2018-07-24T07:45:16","modified_gmt":"2018-07-24T05:45:16","slug":"pushteti-absolut-korrupton-absolutisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19863","title":{"rendered":"PUSHTETI ABSOLUT KORRUPTON ABSOLUTISHT!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-813 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" width=\"578\" height=\"474\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 578px) 100vw, 578px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>\u201cPushteti absolut, korrupton absolutisht\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb citim q\u00eb i atribohet politikanit britanik t\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb, Lordit Akton, megjithse \u2013 n\u00eb forma t\u00eb tjera me t\u00eb nj\u00ebjtin kuptim \u2013 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga shkrimtar\u00eb dhe opinionist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, shum\u00eb koh\u00eb para tij. \u00a0Por, q\u00eb n\u00eb thelb do t\u00eb thot\u00eb se sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb rritet pushteti i nj\u00eb personi, aq m\u00eb shum\u00eb zhduket edhe nd\u00ebrgjegja dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia morale tij ndaj t\u00eb tjer\u00ebve. \u00a0\u00a0Nd\u00ebrsa n\u00eb shekullin e kaluar, ish Senatori amerikan, demokrati William Fulbright ka shkruar gj\u00ebr\u00ebsisht mbi ushtrimin e pushtetit absolut politik t\u00eb nj\u00eb individi, por edhe t\u00eb nj\u00eb shteti. \u00a0Ai citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cPushtetari e konfuzon ose e ngat\u00ebrron veten me virtytet e larta morale, duke e konsideruar veten si t\u00eb gjith\u00ebfuqish\u00ebm ose t\u00eb gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shembuj t\u00eb ushtrimit t\u00eb pushtetit absolut ka shum\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb, duke filluar nga dit\u00ebt e sot\u00ebme, historia e regjimeve komuniste t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar e deri thell\u00eb n\u00eb histori duke filluar me shembuj si perandori Napoleon Bonaparti e deri n\u00eb koh\u00ebn kur perandor\u00ebt romak\u00ebt e konsideronin veten si zot\u00ebr t\u00eb universit t\u00eb tyre.\u00a0 P\u00ebr pushtetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb mendojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm, ish-Senatori Fulbright k\u00ebshillon se, \u201cN\u00eb rrug\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb historis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb siguri m\u00eb e mir\u00eb dhe m\u00eb e madhe t\u00eb kesh njer\u00ebz q\u00eb kuptojn\u00eb mendimet dhe q\u00ebndrimet tua (me fjal\u00eb tjera t\u2019i bind\u00ebsh ata), se sa t\u00eb kesh edhe nj\u00eb n\u00ebndetse tjet\u00ebr\u201d, duke shtuar se, madje edhe, \u201cN\u00eb em\u00ebr t\u00eb objektivave fisnike, njerzit kan\u00eb kryer dhe kryejn\u00eb aktet m\u00eb mizore kund\u00ebr nj\u00ebri tjetrit.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kjo fraz\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur fillimisht n\u00eb shekullin e 18-t\u00eb, \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb dhe \u00e7far\u00eb kuptimi ka p\u00ebr aktualitetin politik dhe shoq\u00ebror n\u00eb bot\u00ebn e sot\u00ebme, pa marr\u00eb parasysh\u00eb se p\u00ebr cilin vend ose p\u00ebr cil\u00ebn shoq\u00ebri, ose p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt pushtetar\u00eb t\u00eb korruptuar flasim. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se edhe sot kemi mjaft shembuj, ku kjo fraz\u00eb u p\u00ebrshtatet shum\u00eb pushtetar\u00ebve aktual\u00eb kudo \u2013 pa i p\u00ebrmendur me em\u00ebr sepse jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb till\u00eb \u2013 megjithse ata mund ta konsiderojn\u00eb veten t\u00eb zgjedhur nga shumica, e t\u00eb cil\u00ebt pretendojn\u00eb, se si t\u00eb till\u00eb, nuk kan\u00eb karahasim me perandor\u00ebt e dikursh\u00ebm ose me \u201cperandor\u00ebt e kuq\u201d t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. \u00a0Shum\u00eb akademik\u00eb dhe opinionist\u00eb kan\u00eb folur dhe flasin p\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cdiktatur\u00eb e shumic\u00ebs\u201d, sidomos kur nuk ekziston dialogu midis shumic\u00ebs dhe pakic\u00ebs politike n\u00eb nj\u00eb vend, por le ti k\u00ebthehemi subjektit p\u00ebr t\u00eb cilin po flasim, se cili \u00ebsht\u00eb pra kuptimi i fraz\u00ebs, \u201cPushteti Absolut, Korrupton Absolutisht\u201d, p\u00ebr aktualitetin e sot\u00ebm politik.\u00a0 Sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb definacionit t\u00eb fraz\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb se pushteti e korrupton njeriun, pak\u00ebson vlerat morale t\u00eb nj\u00eb pushtetari dhe sa m\u00eb shum\u00eb pushtet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb individ, aq m\u00eb i korruptuar do t\u00eb b\u00ebhet ai n\u00eb ushtrimin e pushtetit t\u00eb tij.\u00a0 Ashtu si edhe n\u00eb shekullin e 18-t\u00eb, kjo fraz\u00eb do t\u00eb thot\u00eb gjithashtu se ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet, shpesh\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb parasysh interesat e popullit dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqend\u00ebruar, kryesisht, n\u00eb p\u00ebrfitimet sa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr veten e tyre dhe si rrjedhim abuzojn\u00eb \u00a0me pushtetin n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave t\u00eb tyre personale, partiako-politike, ose rrethit t\u00eb tyre t\u00eb ngusht.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prandaj n\u00ebqoftse ndiqet kjo logjik\u00eb, sipas disa eskpert\u00ebve, arrijm\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se individ\u00ebt q\u00eb ushtrojn\u00eb pushtetin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb shtet dhe n\u00eb qeveri &#8212; natyrisht me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim aty k\u00ebtu &#8212; kan\u00eb nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vlerave morale, komb\u00ebtare dhe shpirt\u00ebrore. \u00a0Nuk jan\u00eb pra krijues t\u00eb vlerave t\u00eb m\u00ebdha si pushtetar\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb shembull p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn ushtrojn\u00eb pushtetin e tyre.\u00a0 P\u00ebrfundimi, prandaj \u00ebsht\u00eb se sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rritet pushteti i nj\u00eb individi, aq m\u00eb shum\u00eb zhduken vlerat e tija morale, si njeri dhe si pushtetar. Kulti i personit, quhej n\u00eb regjimet komuniste!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Keqp\u00ebrdorimi ose abuzimi me pushtetin buron, mbi t\u00eb gjitha, nga d\u00ebshira e nj\u00eb pushtetari p\u00ebr t\u00eb imponuar vullnetin e vet mbi t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb vend q\u00eb me durim t\u00eb bashkpunoj\u00eb me ta &#8212; p\u00ebrfshir\u00eb pakic\u00ebn politike &#8212; p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat madhore n\u00eb interes t\u00eb vendit dhe t\u00eb kombit, nep\u00ebrmjet proceseve ligjore, politike dhe p\u00ebrfaqsuese t\u00eb nj\u00eb vendi.\u00a0 Por, fatkeq\u00ebsisht, d\u00ebshira p\u00ebr p\u00ebrfitime personale dhe partiake si dhe keqdashja ose vullneti i keq i nj\u00eb pushtetari ndaj atyre q\u00eb ai mund t\u2019i konsideroj\u00eb si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb pushtetit t\u00eb tij, qoft\u00eb p\u00ebr arsye politike ose t\u00eb tjera dallime shoq\u00ebrore, fetare ose krahinore, duke mos p\u00ebrjashtuar edhe mos aft\u00ebsin\u00eb ose munges\u00ebn e kompetencave ose zot\u00ebsive t\u00eb nevojshme t\u00eb nj\u00eb pushtetari t\u00eb ndersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr me moral dhe me drej\u00ebt\u00ebsi \u2013 jan\u00eb sipas ekspert\u00ebve \u2013 arsyet\u00eb kryesore se pse, n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat, p\u00ebrfshir\u00eb edhe sot &#8212; pushtetar\u00ebt absolut\u00eb, pothuaj pa p\u00ebrjashtim, jan\u00eb absolutisht t\u00eb korruptuar!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pothuaj \u00e7do dit\u00eb n\u00eb medien shqiptare nuk mungojn\u00eb kryeartikujt n\u00eb lidhje me munges\u00ebn e dialogut politik dhe p\u00ebr sjelljet arrogante t\u00eb shumic\u00ebs. \u00a0T\u00eb korruptuar ose jo, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr pushtetar\u00ebt e sot\u00ebm shqiptar\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri qoft\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, qoft\u00eb kudo n\u00eb trojet shqiptare, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigur. Se, \u00a0\u00a0mungesa e dialogut dhe arroganca e pushtetar\u00ebve n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me nj\u00ebri tjetrin dhe me kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre politik\u00eb, si dhe mos nd\u00ebshkimi i t\u00eb korruptuarve po e zhdukin nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00ebn dhe shpres\u00ebn q\u00eb shqiptar\u00ebt kishin n\u00eb mbarim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, se shekulli 21 do t\u00eb ishte, m\u00eb n\u00eb fund, \u201cshekulli i shqiptar\u00ebve\u201d.\u00a0 Por cilat do qofshin arsyet: pushtetar\u00ebt e korruptuar, mungesa e dialogut ose p\u00ebr\u00e7arjet politike \u2013 nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, fatkeqsisht, se nga dita n\u00eb dit\u00eb vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb madhe gatishm\u00ebria dhe vullneti i klas\u00ebs politike shqiptare t\u00eb k\u00ebtyre pothuaj 30-vjet post-komuniz\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb harmoni dhe n\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrim komb\u00ebtar, n\u00eb dialog dhe mir\u00ebkuptim e respekt me nj\u00ebri tjetrin n\u00eb ve\u00e7anti, por edhe me t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrtej kufijve, n\u00eb p\u00ebrgjithsi, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb integrimeve euro-atlantike. \u00a0Historikisht, armiqt\u00eb e shqiptar\u00ebve i kan\u00eb dashur ata t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb p\u00eb\u00e7ar\u00eb, politikisht dhe gjeografikisht, n\u00eb trojet e veta dhe q\u00ebt\u00eb jen\u00eb larg bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar.\u00a0 Sot, fatkeqsisht, shqiptar\u00ebt po e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb vet, pa ndihm\u00ebn e t\u00eb huajve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, fati i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb dor\u00eb t\u00eb vet shqiptar\u00ebve. \u00a0Sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb shpallur si Viti i Gjergj Kastriotit-Skenderbe, nep\u00ebrmjet dialogut komb\u00ebtar, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur dikur edhe At Anton Harapi, t\u2019u tregojn\u00eb, \u201cMiq\u00ebve dhe armiqve anemban\u00eb bot\u00ebs se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb zot\u00ebt ta b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb dhe ta mbajn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb bashkuar, t\u00eb fort\u00eb, madh\u00ebshtore dhe t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr Kastriotin, p\u00ebr st\u00ebrgjysh\u00ebrit tan\u00eb, p\u00ebr burr\u00ebrin\u00eb dhe fisnik\u00ebrin\u00eb shqiptare\u2026T\u00eb punojn\u00eb sa t\u00eb jet\u00eb e mundur m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb futur dashurin\u00eb midis v\u00ebll\u00ebz\u00ebrve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend me ne, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr shqiptar, ndjekin t\u00eb nj\u00ebjtin fat dhe t\u00eb nj\u00ebjtin ideal: Fatin e Shqip\u00ebris\u00eb, idealin shqiptar\u2026Pa\u00e7im t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn udh\u00ebheqse, dashuria t\u00eb na mbaj\u00eb ngahera\u201d, ka shkruar ai.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb minimizohen d\u00ebmet q\u00eb vijn\u00eb, p\u00ebr mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, nga t\u00eb gjith\u00eb pushtetar\u00ebt absolut\u00eb t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb pand\u00ebshkuar, tani ose n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn \u2013 t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb gjykohen dhe t\u00eb nd\u00ebshkohen bazuar n\u00eb disa standarde morale themelore universale p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, t\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb integritetit komb\u00ebtar dhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 Ushtrimi i pushtetit absolut pra, jo vet\u00ebm q\u00eb korrupton absolutisht, por \u00ebsht\u00eb edhe armiku m\u00eb i madh i harmonis\u00eb dhe v\u00ebllaz\u00ebrimit komb\u00ebtar, dialogut, i mir\u00ebkuptimit dhe respektit p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin dhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli \u201cPushteti absolut, korrupton absolutisht\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb citim q\u00eb i atribohet politikanit britanik t\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb, Lordit Akton, megjithse \u2013 n\u00eb forma t\u00eb tjera me t\u00eb nj\u00ebjtin kuptim \u2013 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga shkrimtar\u00eb dhe opinionist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, shum\u00eb koh\u00eb para tij. \u00a0Por, q\u00eb n\u00eb thelb do t\u00eb thot\u00eb se sa m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[51],"class_list":["post-19863","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-frank-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19863","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19863"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19863\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19864,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19863\/revisions\/19864"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19863"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19863"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19863"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}