{"id":19824,"date":"2018-07-19T13:00:31","date_gmt":"2018-07-19T11:00:31","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19824"},"modified":"2018-07-19T13:33:19","modified_gmt":"2018-07-19T11:33:19","slug":"hiti-i-kampionatit-boteror-kolinda-grabar-kitaroviq-ne-tirane-presidenti-shqiperise-e-mirepret-ne-nje-vizite-shteterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19824","title":{"rendered":"Hiti i kampionatit bot\u00ebror Kolinda Grabar-Kitaroviq n\u00eb Tiran\u00eb, presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb e mir\u00ebpret n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/ilir-meta-kolinda-grabar-kitanoviq.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-19825 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/ilir-meta-kolinda-grabar-kitanoviq.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"427\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/ilir-meta-kolinda-grabar-kitanoviq.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/ilir-meta-kolinda-grabar-kitanoviq-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Presidenti i Shqip\u00ebrsi\u00eb Ilir Meta mir\u00ebpret n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Tiran\u00eb, Presidenten e Kroacis\u00eb, Kolinda Grabar-Kitarovi\u0107<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>18 korrik 2018<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sh.T.Z. Ilir Meta, i uroi mir\u00ebseardhjen n\u00eb Shqip\u00ebri, Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kroacis\u00eb, Sh.S.Znj. Kolinda Grabar-Kitarovi\u0107, e cila me ftes\u00eb t\u00eb Kreut t\u00eb Shtetit shqiptar, po zhvillon nj\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pas ceremonis\u00eb s\u00eb mir\u00ebseardhjes dhe ekzekutimit t\u00eb himneve komb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb dy vendeve, Presidenti Meta dhe Presidentja Grabar-Kitarovi\u0107 zhvilluan nj\u00eb takim kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb dhe m\u00eb pas kryesuan takimin e zgjeruar midis dy delegacioneve zyrtare.<\/p>\n<p>Presidenti Meta vler\u00ebsoi lidhjet e forta historike t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb midis dy popujve, si dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e shk\u00eblqyera midis dy vendeve.<\/p>\n<p>T\u00eb dy bashk\u00ebbiseduesit shpreh\u00ebn angazhimin dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr ngritjen e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb nivel t\u00eb partneritetit strategjik, duke n\u00ebnvizuar se kjo do ta intensifikoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb dialogun politik dhe do t\u2019i nxis\u00eb m\u00eb tej marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike e tregtare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb v\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb gjat\u00eb takimit iu kushtua bashk\u00ebpunimit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Presidenti Meta shprehu mir\u00ebnjohjen p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e fort\u00eb e t\u00eb qart\u00eb t\u00eb Kroacis\u00eb dhe personalisht t\u00eb Presidentes Grabar-Kitarovi\u0107 p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian dhe n\u00ebnvizoi se t\u00eb gjitha institucionet e shtetit shqiptar jan\u00eb t\u00eb angazhuara p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur me sukses t\u00eb gjitha standardet dhe detyrimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Duke u ndalur n\u00eb bashk\u00ebpunimin rajonal, t\u00eb dy President\u00ebt n\u00ebnvizuan nevoj\u00ebn e nj\u00eb angazhimi dhe koordinimi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb stabiliteti dhe siguria e rajonit t\u00eb konsolidohen dhe procesi i mir\u00ebkuptimit e bashk\u00ebpunimit mes vendeve t\u00eb rajonit t\u00eb vijoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Presidenti Meta vler\u00ebsoi edhe rolin e kontributin e Kroacis\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Procesit t\u00eb Brdo-Brijunit, si dhe shprehu besimin q\u00eb Samiti i ardhsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vitin 2019, do ta gjej\u00eb rajonin dhe vendet e saj n\u00eb nj\u00eb situate edhe m\u00eb t\u00eb favorshme, si n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me BE-n\u00eb ashtu edhe me NATO-n.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb bisedimeve zyrtare t\u00eb dy President\u00ebt dhan\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp, si dhe iu p\u00ebrgjigj\u00ebn interesit t\u00eb gazetar\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme me interes dypal\u00ebsh e rajonal.<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>N\u00eb vijim deklarata e Presidentit Meta n\u00eb konferenc\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp:<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sot kisha k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u2019i uroja mir\u00ebseardhjen n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore, mikes s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kroacis\u00eb, zonj\u00ebs Kolinda Grabar-Kitarovi\u00e7.<\/p>\n<p>Kemi bashk\u00ebbiseduar si p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe, edhe p\u00ebr ato rajonale dhe zhvillimet e ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim dua t\u00eb konfirmoj menj\u00ebher\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve tona jan\u00eb m\u00ebse t\u00eb shk\u00eblqyera. N\u00eb themel t\u00eb tyre q\u00ebndron miq\u00ebsia shum\u00ebshekullore midis dy popujve dhe kombeve tona dhe lidhjet e forta historike.<\/p>\n<p>Prania e Arbanasve t\u00eb Zar\u00ebs prej m\u00eb shum\u00eb se 300 vitesh n\u00eb Kroaci, por edhe e nj\u00eb komuniteti t\u00eb ri shqiptar nga t\u00eb gjitha trevat, t\u00eb cilat kan\u00eb luftuar dhe shum\u00eb prej tyre dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb e Kroacis\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Albanologu i shquar kroat Milan Shuflaj (Milan \u0160ufflay) apo dhe albanologu tjet\u00ebr i apasionuar, Arbanasi nga Zara, Aleksandar Stip\u0107evi\u0107, kan\u00eb sh\u00ebrbyer si ura lidh\u00ebse t\u00eb jasht\u00ebzakonshme midis dy popujve tan\u00eb sepse ata u b\u00ebn\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb forcimin dhe t\u00eb ardhmen e k\u00ebsaj miq\u00ebsie.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me Presidenten Grabar-Kitarovi\u00e7, kemi r\u00ebn\u00eb dakord gjithashtu q\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb zon\u00ebn ku banojn\u00eb Arbanasit.<\/p>\n<p>Sot pata k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u2019i shprehja edhe nj\u00ebher\u00eb mir\u00ebnjohjen Presidentes p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb Kroacia i jep procesit t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb rajonit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kroacia ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e fort\u00eb e \u00e7eljes s\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Modeli dhe eksperienca e Kroacis\u00eb n\u00eb BE, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vyer p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, si dy vende an\u00ebtare n\u00eb NATO, ne ndajm\u00eb vizion dhe interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta edhe n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi nj\u00eb bashk\u00ebpunim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb konsideruesh\u00ebm dhe q\u00eb do ta shtojm\u00eb akoma m\u00eb tej n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet.<\/p>\n<p>Dy vendet po punojn\u00eb q\u00eb s\u00eb shpejti ta ngren\u00eb nivelin e bashk\u00ebpunimit, n\u00eb at\u00eb t\u00eb \u201cpartneritetit strategjik\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb kuadrin dypal\u00ebsh, nj\u00eb v\u00ebmendje shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse i kushtojm\u00eb bashk\u00ebpunimit ekonomik, pasi potencialet dhe burimet e t\u00eb dy vendeve, si n\u00eb aspektin dypal\u00ebsh edhe n\u00eb at\u00eb rajonal, jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Interesat e t\u00eb dy vendeve jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe komplementare dhe kuadri i p\u00ebrbashk\u00ebt ligjor n\u00eb fuqi na krijon t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar bashk\u00ebpunimin, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e turizmit, energjetik\u00ebs, infrastruktur\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>Realizimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i projekteve madhore rajonale t\u00eb gazifikimit TAP-it, por dhe IAP-it, si dhe Korridori Blu, do t\u2019i b\u00ebj\u00eb dy vendet tona edhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bashk\u00ebpunim me interes \u00ebsht\u00eb edhe ai detar, si dhe nd\u00ebrmjet porteve shqiptare e kroate. Si dy vende t\u00eb Adriatikut, bashk\u00ebpunimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i dobish\u00ebm, bashk\u00ebpunim q\u00eb shtrihet edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e mbrojtjes s\u00eb ambientit dhe menaxhimit t\u00eb ndotjeve.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast i shpreha mir\u00ebnjohjen Presidentes p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb Kroacia i ka dh\u00ebn\u00eb edhe projektit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Programin e Zhvillimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (PNUD) p\u00ebr menaxhimin e ndotjeve t\u00eb uj\u00ebrave detare (<em>Marine<\/em>) dhe t\u00eb Bregdetit (<em>Coastline<\/em>) p\u00ebr rritjen e siguris\u00eb n\u00eb det dhe n\u00eb porte, n\u00eb p\u00ebrputhje me Ligjin dhe Politik\u00ebn e BE p\u00ebr Detin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ne shohim mund\u00ebsin\u00eb e mb\u00ebshtetjes dhe shtrirjes s\u00eb k\u00ebtij projekti edhe n\u00eb formatin rajonal trilateral, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Malin e Zi.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb bashk\u00ebpunimi rajonal ishte nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve qendrore t\u00eb bised\u00ebs son\u00eb. Theksuam vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vijuar me kontributin konstruktiv p\u00ebr t\u00eb forcuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb rajonin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu pat\u00ebm k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb mir\u00ebprisnim edhe njoftimin e Komisionerit Avramopoulos sot se, Kosova i ka plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat p\u00ebr liberalizimin e vizave dhe t\u00eb gjith\u00eb urojm\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt e saj sa m\u00eb shpejt t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn Shengen.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ne mb\u00ebshtesim dialogun Kosov\u00eb-Serbi, p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe p\u00ebrfundimtare e cila ndihmon perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb t\u00eb dy vendeve t\u00eb gjith\u00eb rajonit ton\u00eb dhe pa dyshim q\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb lumtur p\u00ebr ftes\u00ebn q\u00eb ka marr\u00eb Maqedonia p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb NATO, pasi ky vend e ka nisur k\u00ebt\u00eb proces s\u00eb bashku me dy vendet tona, me Kroacin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrmes Kart\u00ebs s\u00eb Adriatikut, prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ashtu sikurse kemi diskutuar dhe shpresojm\u00eb p\u00ebr zhvillime m\u00eb pozitive edhe n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm, n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb organizohet Samiti i radh\u00ebs s\u00eb Krer\u00ebve t\u00eb Shteteve t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit t\u00eb Procesit t\u00eb Brdo-Brijunit, ku dihet q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb ku President\u00ebt e Kroacis\u00eb dhe Sllovenis\u00eb kan\u00eb nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb nga themelimi dhe vijim\u00ebsia e k\u00ebsaj nisme. Kemi diskutuar s\u00eb bashku edhe p\u00ebr t\u00eb koordinuar p\u00ebr nj\u00eb organizim sa m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm dhe t\u00eb dobish\u00ebm n\u00eb vendin ton\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Presidentja e Kroacis\u00eb nuk mund t\u00eb mos vizitonte Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Un\u00eb kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb ajo ka gjetur koh\u00ebn e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb tre dit\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb ne, ku do t\u00eb pritet edhe nga autoritetet e tjera m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb vendit, por dhe do t\u2019i adresohet me nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e uruar edhe p\u00ebr performanc\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb ekipit t\u00eb Kroacis\u00eb n\u00eb Kampionatin Bot\u00ebror t\u00eb Futbollit, besoj se ka qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim i shk\u00eblqyer jo vet\u00ebm p\u00ebr Kroacis\u00eb, por mendoj dhe i mund\u00ebsive q\u00eb ka \u00e7do vend q\u00eb beson tek suksesi, q\u00eb i p\u00ebrkushtohet atij dhe q\u00eb mb\u00ebshtet talentet e tij p\u00ebr t\u00eb arritur majat, dua edhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr t\u2019i uroj suksese gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe ta ftoj p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazhin e saj.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Fjala e Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kroacis\u00eb, Sh.S.Znj. Kolinda Grabar-Kitarovi\u0107<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb faleminderit President Meta! S\u00eb pari, faleminderit p\u00ebr ftes\u00ebn q\u00eb m\u00eb b\u00ebt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb em\u00ebr edhe t\u00eb delegacionit ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr pritjen e ngroht\u00eb q\u00eb m\u00eb keni rezervuar k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebbisedimi yn\u00eb sot ka qen\u00eb mjaft i hapur dhe miq\u00ebsor. Dua t\u00eb shpreh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb time p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e dialogut n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, jam shpres\u00ebplot\u00eb dhe besoj se dialogu i vendosur qysh n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kroacis\u00eb do t\u00eb intensifikohet.<\/p>\n<p>Sot ne diskutuam p\u00ebr forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunimit midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb. Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb vend mik p\u00ebr ne, n\u00eb koh\u00ebn kur miqt\u00eb ishin t\u00eb pak\u00ebt dhe kur ne kishim aq shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr to, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs dhe kur Kroacia p\u00ebrballej me nj\u00eb agresion dhe gjat\u00eb riintegrimit t\u00eb territoreve kroate e m\u00eb pas n\u00eb procesin e pajtimit.<\/p>\n<p>Ne e vler\u00ebsojm\u00eb mb\u00ebshtetjen tuaj gjat\u00eb atyre viteve t\u00eb v\u00ebshtira dhe nuk do ta harrojm\u00eb kurr\u00eb. Komuniteti shqiptar n\u00eb Kroaci \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i lidhjeve t\u00eb forta dhe i marr\u00ebdh\u00ebnieve njer\u00ebzore mes dy kombeve tona. Por gjithashtu, ato jan\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb i forc\u00ebs s\u00eb komuniteteve q\u00eb luftuan p\u00ebr lirin\u00eb e Kroacis\u00eb dhe dua t\u00eb n\u00ebnvizoj sot k\u00ebtu se nga rreth 18 mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jetonin n\u00eb Kroaci, rreth 2500 prej tyre dol\u00ebn vullnetar\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq 87 prej tyre humb\u00ebn jet\u00ebn, nd\u00ebrsa 37 prej tyre jan\u00eb deklaruar t\u00eb zhdukur. Kjo do t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ne dhe ne i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs kombit shqiptar, shqiptar\u00ebve t\u00eb Kroacis\u00eb t\u00eb cil\u00ebt dhan\u00eb k\u00ebt\u00eb kontribut p\u00ebr lirin\u00eb e atdheut ton\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb vjen mir\u00eb t\u00eb konfirmoj marr\u00ebdh\u00ebniet e mira e tradicionale dypal\u00ebshe t\u00eb bazuara n\u00eb lidhjet e forta historike e q\u00eb nuk kan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura mes tyre. M\u00eb lejoni t\u00eb p\u00ebrmend disa element\u00eb nga historia, q\u00eb edhe ju i p\u00ebrmend\u00ebt zoti President.<\/p>\n<p>Historiani dhe shkenc\u00ebtari kroat, Milan \u0160ufflay, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga themeluesit e Albanologjis\u00eb. Ai ia dedikoi pun\u00ebn e tij shkencore k\u00ebrkimeve p\u00ebr historin\u00eb shqiptare. Nj\u00eb tjet\u00ebr lidhje historike \u00ebsht\u00eb historiani dhe shkrimtari kroat i shekullit t\u00eb 18-t\u00eb, Andrija Kacic Milosic, i cili p\u00ebrmes pun\u00ebs s\u00eb tij promovoi nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeun, heroizmin e tij dhe luft\u00ebn p\u00ebr liri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane. Me shkrimet e tij p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun ai frym\u00ebzoi breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb Kroaci dhe n\u00eb vitin, t\u00eb cilin Shqip\u00ebria e ka shpallur si Vitin Mbar\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmendet fakti se ai dhe djali i tij jan\u00eb shpallur asokohe \u201cqytetar\u00eb nderi t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Dubrovnikut\u201d p\u00ebr kontributin e tyre p\u00ebr luft\u00ebn ndaj Perandoris\u00eb Osmane dhe forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve tregtare.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e n\u00ebnvizova, minoriteti shqiptar n\u00eb Kroaci \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull pozitiv i integrimit t\u00eb nj\u00eb minoriteti n\u00eb shoq\u00ebri dhe jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ur\u00eb e fort\u00eb lidh\u00ebse midis vendeve tona, por \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb element thelb\u00ebsor i shoq\u00ebris\u00eb kroate. Madje, jam e lumtur q\u00eb shoq\u00ebrohem n\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb nga deputetja kroate, znj. Lekaj-Prljaskaj, e cila p\u00ebrfaq\u00ebson komunitetin shqiptar. Faleminderit q\u00eb jeni k\u00ebtu m\u00eb ne dhe jam e bindur se ajo do t\u2019i p\u00ebrcjell\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Kroacis\u00eb rezultatet e bashk\u00ebbisedimit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nuk mund t\u00eb l\u00ebm\u00eb pa p\u00ebrmendur edhe komunitetin e Arbanasve t\u00eb Zar\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb aty q\u00eb n\u00eb shekullin e 18-t\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se ka ende potencial t\u00eb pashfryt\u00ebzuar p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e m\u00ebtejsh\u00ebm midis Kroacis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb si edhe p\u00ebr forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve bilaterale n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme. Ve\u00e7an\u00ebrisht un\u00eb do t\u00eb theksoj p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve ekonomike dhe tregtare, ashtu si edhe lidhjeve infrastrukturore dhe ato t\u00eb transportit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket bashk\u00ebpunimit ekonomik, un\u00eb besoj shum\u00eb se mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet edhe pse shk\u00ebmbimet tregtare n\u00eb vitin 2017 sh\u00ebnuan nj\u00eb rritje prej 20 %, ndon\u00ebse jan\u00eb ende shifra modeste, ashtu si edhe investimet mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Fushat ku mund t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb bashk\u00ebpunim edhe m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb jan\u00eb ato energjetike, nd\u00ebrtimi i hidrocentraleve, termocentraleve dhe energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, rikonstruksioni i sistemit t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike, turizmit, bujq\u00ebsis\u00eb, etj.<\/p>\n<p>Duke njohur rolin dhe influenc\u00ebn q\u00eb ka Shqip\u00ebria n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, e mir\u00ebprita propozimin e pal\u00ebs shqiptare p\u00ebr t\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie edhe m\u00eb t\u00eb ngushta strategjike midis dy vendeve tona dhe shpresoj q\u00eb procesi i negociatave t\u00eb p\u00ebrmbyllet sa m\u00eb shpejt. Dialogu politik mes dy vendeve tona \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dinamik dhe ne jemi t\u00eb interesuar n\u00eb forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunimit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, kemi edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndotja e detit Adriatik, me brigjet e Kroacis\u00eb q\u00eb p\u00ebrballen gjat\u00eb muajve t\u00eb dimrit me mbetjet q\u00eb vijn\u00eb nga vendet fqinje, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Mjedisi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb komplekse n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE dhe Kroacia \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb ndaj\u00eb eksperienc\u00ebn e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Shpreh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjen me UNDP-n\u00eb p\u00ebr menaxhimin e uj\u00ebrave detare dhe mbrojtjen nga ndotja. Turizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ekonomik n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kroacia dhe Shqip\u00ebria, si dy vende aleate n\u00eb NATO, duhet t\u00eb ken\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb garantimin e siguris\u00eb dhe stabilitetit n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria g\u00ebzon nj\u00eb mb\u00ebshtetje politike dhe teknike nga Kroacia n\u00eb rrug\u00ebn e saj drejt integrimit n\u00eb BE. Dua t\u2019iu p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr vendimin e K\u00ebshillit, q\u00eb njeh progresin e b\u00ebr\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe q\u00eb i hap rrug\u00ebn \u00e7eljes s\u00eb negociatave n\u00eb qershor t\u00eb 2019-s.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, zoti President dua t\u2019ju ftoj p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Kroaci n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb par\u00eb. Takimi yn\u00eb i fundit u zhvillua n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti gjat\u00eb nj\u00eb vizite pune q\u00eb ju po zhvillonit n\u00eb Zagreb. Un\u00eb shpresoj q\u00eb ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb dialogun p\u00ebrmes k\u00ebtyre vizitave dhe t\u00eb rrisim bashk\u00ebpunimin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Shqip\u00ebrsi\u00eb Ilir Meta mir\u00ebpret n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Tiran\u00eb, Presidenten e Kroacis\u00eb, Kolinda Grabar-Kitarovi\u0107 &nbsp; 18 korrik 2018 &nbsp; Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sh.T.Z. Ilir Meta, i uroi mir\u00ebseardhjen n\u00eb Shqip\u00ebri, Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kroacis\u00eb, Sh.S.Znj. Kolinda Grabar-Kitarovi\u0107, e cila me ftes\u00eb t\u00eb Kreut t\u00eb Shtetit shqiptar, po zhvillon nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19825,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,10],"tags":[965],"class_list":["post-19824","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-rajoni","tag-ilir-meta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19824"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19824\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19827,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19824\/revisions\/19827"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19825"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}