{"id":19767,"date":"2018-07-16T13:07:27","date_gmt":"2018-07-16T11:07:27","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19767"},"modified":"2018-07-16T13:07:27","modified_gmt":"2018-07-16T11:07:27","slug":"ne-kuader-te-550-vjetorit-te-gjergj-kastriotit-shkenderbe-kujtojme-shqiptaro-amerikanin-e-madh-peter-genc-cikos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19767","title":{"rendered":"N\u00cb KUAD\u00cbR T\u00cb 550-VJETORIT T\u00cb GJERGJ KASTRIOTIT \u2013 SHKENDERBE\u00a0KUJTOJM\u00cb SHQIPTARO-AMERIKANIN E MADH PETER GENC \u00c7IKOS"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_19768\" aria-describedby=\"caption-attachment-19768\" style=\"width: 480px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Peter-\u00c7ikos.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-19768 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Peter-\u00c7ikos.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"640\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Peter-\u00c7ikos.jpg 480w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Peter-\u00c7ikos-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 100vw, 480px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-19768\" class=\"wp-caption-text\">Peter \u00c7ikos\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Ishte fillim Korriku i vitit 1970 kur n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb u p\u00ebrhap lajmi i zi se, papritmas, kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb nga nj\u00eb goditje n\u00eb zem\u00ebr, Peter Genc Chikos (\u00c7ikos), Kryetari i Federat\u00ebs Pan-shqiptare, Vatra.\u00a0 Si udh\u00ebheq\u00ebs i organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe shqiptaro-amerikane, Peter \u00c7ikos ishte natyrisht i njohur n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb, por ishte gjithashtu i njohur edhe n\u00eb komunitetin m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb amerikan ku jetonte e vepronte, sidomos n\u00eb qytetin Boston t\u00eb shtetit Masa\u00e7usets.\u00a0 Gazeta e njohur amerikane Boston Globe kishte njoftuar vdekjen e para koh\u00ebshme, t\u00eb Peter \u00c7ikos n\u00eb mosh\u00ebn 51-vje\u00e7are, \u00a0duke ven\u00eb n\u00eb dukje arritjet n\u00eb jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij, p\u00ebrfshir\u00eb medaljet q\u00eb kishte fituar si p\u00ebrfundim i heroizmit t\u00eb tij n\u00eb Luft\u00ebn e dyt\u00eb Bot\u00ebrore.\u00a0 Detyrat e ndryshme me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb kishte kryer n\u00eb ushtri, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb si oficer i inteligjenc\u00ebs ushtarake n\u00eb stafin e Gjeneralit Dwight Eisenhower gjat\u00eb invadimit t\u00eb Franc\u00ebs, si pjes\u00ebtar i Grupit t\u00eb 6-t\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb Amerikane, nd\u00ebrsa ka sh\u00ebrbyer m\u00eb von\u00eb edhe si an\u00ebtar i Misionit p\u00ebr Kontrollin e Berlinit.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb largohet me nderimet m\u00eb t\u00eb larta nga radh\u00ebt e ushtris\u00eb amerikane pas luft\u00ebs, Peter \u00c7ikos me t\u00eb k\u00ebthyer n\u00eb Boston ndihmoi n\u00eb themelimin e Shoqat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve shqiptaro-amerikan\u00eb dhe fillon nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re si civil, pa uniform\u00ebn ushtarake.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim nekrologjik, Gazeta Boston Globe sh\u00ebnonte se me t\u00eb dal\u00eb nga ushtria, Peter \u00c7ikos vazhdoi veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan, bazuar n\u00eb gjurm\u00ebt q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb, si shembull babai i tij, Harris (Llambi) \u00c7ikos, nj\u00ebri prej themeluesve\u00a0 t\u00eb Kish\u00ebs Autoqefale Ortodokse Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb dhe nj\u00ebherazi Kryetar i Federat\u00ebs Pan-Shqiptare Vatra, nj\u00eb organizat\u00eb patriotike shqiptare, si\u00e7 e ka cil\u00ebsuar Vatr\u00ebn me at\u00eb rast gazeta Boston Globe. \u00a0Kjo gazet\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat e asaj kohe, por q\u00eb edhe sot g\u00ebzon influenc\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, shkruante edhe p\u00ebr p\u00ebrpjekjet personale redaksionale t\u00eb Peter \u00c7ikos n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gazet\u00ebs Dielli, organ i Federat\u00ebs Pan-shqiptare Vatra, si dhe p\u00ebr ndihm\u00ebn financiare q\u00eb ai jepte p\u00ebr botimin e gazet\u00ebs q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dilte nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gazeta Boston Globe shkruante gjithashtu se Departamenti Amerikan i Shtetit, duke njohur aft\u00ebsit\u00eb Peter \u00c7ikos si udh\u00ebheq\u00ebs i komunitetit shqiptaro-amerikan, sanksionoi n\u00eb vitin 1968 disa simpoziume nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00ebn drejtimin e tij dhe t\u00eb Federat\u00ebs Pan-shqiptare Vatra, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastrioti-Skenderbe, n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb Vatikan dhe n\u00eb Nju Jork \u2013 \u201cKur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb\u201d, thekson gazeta amerikane Boston Globe, \u201cN\u00eb Katedral\u00ebn e Sh\u00ebn Patrikut n\u00eb Nju Jork u mbajt\u00ebn sh\u00ebrbimet ekumenike fetare Katolike, Ortodokse dhe Myslimane.\u201d\u00a0 Gazeta sh\u00ebnon gjithashtu se Peter \u00c7ikos ishte pritur n\u00eb Vatikan nga Papa Pali i VI me rastin e ceremonive kushtuar 500-vjetorit t\u00eb Gjergj Kastriotit Skend\u00ebrbe n\u00eb vitin 1968, ku ai kishte ndihmuar n\u00eb organizimin e manifestimeve madh\u00ebshtore me at\u00eb rast, por kishte kryesuar gjithashtu nj\u00eb delegacion mjaft t\u00eb madh shqiptaro-amerikan\u00ebsh, pa dallim feje a krahine, q\u00eb mori \u00a0\u00a0pjes\u00eb n\u00eb ato ceremoni n\u00eb kujtim t\u00eb Gjergj Kastriotit Skenderbe, n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan, ku shqiptar\u00ebt e m\u00ebrguar, sidomos n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Evrop\u00eb ishin mbledhur atje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar dhe nderuar Fatosin e tyre t\u00eb Madh dhe nj\u00ebkohsisht p\u00ebr t\u2019i shpalosur bot\u00ebs nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb pashoqt\u00eb dinjiteti komb\u00ebtar dhe bashkpunimi dhe marrveshje v\u00ebllaz\u00ebrore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky rol historik dhe ndihmesa e Peter \u00c7ikos n\u00eb organizimin e 500-vjetorit t\u00eb Skenderbeut q\u00eb m\u00eb shtyri t\u00eb kujtoj k\u00ebt\u00eb burr\u00eb t\u00eb madh t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan dhe t\u00eb Kombit, pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb vit, t\u00eb shpallur \u00a0nga Shqip\u00ebria dhe nga Kosova si Viti i Gjergj Kastriotit Skenderbeut &#8212; 50-vjet\u00eb m\u00eb von\u00eb &#8212; me rastin e 550-vjetorit t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve.\u00a0 Por fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit kushtuar Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve duket se \u00ebsht\u00eb harruar\u00a0 Gjergj Kastrioti \u2013 Skenderbe \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dy shteteve shqiptare si dhe media n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, flasin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr influenc\u00ebn e Presidentit t\u00eb Turqis\u00eb, Recep Erdogan n\u00eb trojet shqiptare se sa p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb dhe p\u00ebr porosit\u00eb e Gjergj Kastriotit-Skenderbe p\u00ebr bashkim. Kjo tem\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb subjekt i k\u00ebtij shkrimi modest, por le t\u00eb k\u00ebthehemi tek kontributi historik i Peter \u00c7ikos, duke cituar disa prej bashk-kohasve dhe bashkpuntorve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb njohur at\u00eb nga af\u00ebr, si person dhe si udh\u00ebheq\u00ebs i komunitetit shqiptaro-amerikan, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 manifestimeve kastriotjane me rastin e 500-vjetorit t\u00eb Gjergj Kastriotit n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan n\u00eb vitin 1968, organizoi gjithashtu edhe aktivitete t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Seminarin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vatr\u00ebs n\u00eb Nju Jork n\u00eb vitin 1969.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ernest Koliqi, nj\u00eb bashkrendues dhe bashkorganizator i manifestimeve kastriotjane me rastin e 500-vjetorit t\u00eb Gjergj Kastriotit Skenderbeut n\u00eb Itali kishte krijuar nj\u00eb respekt t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb organizuese dhe p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb dhe prirjet e Peter \u00c7ikos p\u00ebr t\u00eb bashkuar diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.\u00a0 \u201cI lindun e i rritun n\u00eb tok\u00ebn amerikane, dhe si i till\u00eb i p\u00ebrjashtuem nga ndasit\u00eb q\u00eb ligshtojn\u00eb bot\u00ebn shqiptare, drejtoi veprimtarin\u00eb e vet dhe t\u00eb rrethit vatran n\u00eb harmonizim t\u00eb atyne forcave t\u00eb shp\u00ebrndamuna\u201d, ka shkruar Koliqi n\u00eb nj\u00eb editorial botuar n\u00eb revist\u00ebn Sh\u00ebjzat, kushtuar jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb patriotike t\u00eb Peter Genc \u00c7ikos. \u00a0\u201cMe dinamiz\u00ebm amerikan, i p\u00ebrkrahun nga rrethi i vjet\u00ebr ashtu nga dasahmir\u00eb t\u00eb ri, ia doli q\u00ebllimit n\u00eb skaj: organizoi n\u00eb Boston e n\u00eb New York manifestimet dhe organizimet ma t\u00eb shk\u00eblqyeshme q\u00eb njofti diaspora shqiptare sot e k\u00ebsaj dite. Mblodhi n\u00eb nji ndjesi v\u00ebllaznore Vatran\u00eb, Arb\u00ebresh\u00eb e Shqiptar\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs, pa dallim besimesh e krahinash, kulturash e rrymash politike.\u201d\u00a0 Ernest Koliqi e pag\u00ebzon Peter \u00c7ikos, si \u201cUnifikuesi\u201d, n\u00eb historin\u00eb e diaspor\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. \u201cKjo i jep Atij t\u00eb drejt\u00ebn m\u2019u quejtun n\u00eb historin\u00eb e diaspor\u00ebs son\u00eb, \u00c7ikos Unjisuesi ose( Unifikatori) i gjakut t\u00eb shprishur\u201d. \u00a0Koliqi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e krahason Peter Genc \u00c7ikon me m\u00eb t\u00eb njohurit e historis\u00eb shqiptare, duke u shprehur se, \u201cInstinktivisht, ndoshta pa dijeni t\u2019imt\u00eb t\u00eb rrethanave historike shqiptare, Ai ka rrah udh\u00ebn diellore t\u00eb Shqiptar\u00ebvet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej: t\u2019atyne q\u00eb tue fillue prej Skenderbeut dhe tue mbarue tu Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, u munduan me mish e me shpirt t\u2019i bashkojn\u00eb Shqiptar\u00ebt. Peter \u00c7ikos ndoqi shembullin e tyne\u201d, p\u00ebrfundon Koliqi nderimin e tij p\u00ebr pun\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e k\u00ebtij shqiptaro-amerikani t\u00eb njohur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr eskponent i m\u00ebrgat\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme shqiptare, Tahir Kolgjini e ka kujtuar ish-Kryetarin e Vatr\u00ebs si nj\u00eb njeri me \u201cSjellje simpatike, t\u2019urt\u00eb, i cili krijoi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta me grupet e ndryshme, pa ardhun ndesh me programet e tyne. Muar pjes\u00eb n\u00eb 500-vjetorin e p\u00ebrkujtimuer t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar n\u00eb Rom\u00eb. Shkoi edhe n\u00eb gjirin e Arb\u00ebreshve n\u00eb Itali, vizitoi vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs, rregulloi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shembullore p\u00ebrkujtimoren e Heroit ton\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkueme\u201d, e t\u00eb tjera. \u00a0P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, sipas Tahir Kolgjinit, \u201cQ\u00ebllimi i tij ishte p\u00ebr t\u2019ia bam\u00eb t\u00eb njohun bot\u00ebs se raca shqiptare asht\u00eb e gjall\u00eb kulturalisht dhe fizikisht. \u00a0Nderoi Vatr\u00ebn, nderoi Diellin. Nderoi bot\u00ebn shqiptare. Nderoi edhe vetveten&#8230;Me pak fjal\u00eb, ngriti nalt\u00eb sedr\u00ebn komb\u00ebtare, tue mbajtun n\u00eb kamb\u00eb moralin e shqiptar\u00ebve, q\u00eb ishin t\u00eb d\u00ebnuem me q\u00ebndrue larg Atdheut.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Martin Camaj, poeti dhe shkrimtari n\u00eb m\u00ebrgim thot\u00eb se e kishte takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Peter Genc \u00c7ikos n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb vitin 1968, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Skenderbeut, i cili megjithse i lindur n\u00eb Amerik\u00eb, i kishte l\u00ebn\u00eb poetit t\u00eb Dukagjinit nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb mrekullueshme, si\u00e7 shprehet Camaj, me \u201ckor\u00e7ar\u00e7en e tij t\u00eb bukur me elementa t\u00eb shqiptimit amerikan\u201d.\u00a0 \u00a0Martin Camaj ka shkruar se e kishte njohur \u00a0\u00c7ikos-in si \u201cNj\u00eb burr\u00eb t\u00eb rrahun me jet\u00eb, realist, me cil\u00ebsi t\u00eb mbara e t\u00eb nevojshme t\u00eb nj\u00eb shqiptari t\u00eb vendosun e krenar, p\u00ebr t\u00eb ia pas\u00eb lakmi\u201d. \u00a0\u00a0Peter Genc \u00c7ikos, ka shkruar Martin Camaj, ishte nd\u00ebr ata shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i \u201cSoll\u00ebn nderimin emrit shqiptar n\u00eb bot\u00ebn amerikane.\u201d \u00a0Ne shkruajm\u00eb e flasim p\u00ebr meritat e Fan Nolit e t\u00eb Faik Konic\u00ebs p\u00ebr krijimin e nj\u00eb q\u00ebndre shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb e cila luajti nj\u00eb rol t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb Kombit Shqiptar, por shton Martin Camaj, shpesh \u201cHarrojm\u00eb e nuk vem\u00eb n\u00eb dukje sa duhet ndihmesat e et\u00ebrve t\u00eb Peter Chicos-it me shok\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt dijt\u00ebn t\u00eb organizoheshin, e ndan\u00eb deri kashat\u00ebn e goj\u00ebs p\u00ebr ta mbajt\u00eb n\u00eb kamb\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb madhe. K\u00ebta e ban\u00eb k\u00ebt\u00eb me thjesht\u00ebsi dhe pa trumbetime mburr\u00ebse\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur poeti e shkrimtari Martin Camaj, me rastin e vdekjes s\u00eb Peter \u00c7ikos m\u00eb 1970.\u00a0 Camaj e ka kujtuar at\u00eb si nj\u00eb \u201cT\u00eb rritun e t\u00eb burrnuem n\u00eb nji bot\u00eb shqiptaro-amerikane i cili kishte ndjenjat e t\u00eb atit, shqiptar me p\u00ebrmallim t\u00eb pashlyesh\u00ebm p\u00ebr vendlindje&#8230;\u201d\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb kjo ndjenj\u00eb shqiptaro- amerikane e Peter \u00c7ikos q\u00eb i kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb thell\u00eb\u00a0 edhe albanalogut t\u00eb njohur italian At Zef Valentinit, se me t\u00eb takuar Peter \u00c7ikos i ishte dukur sikur, \u201cMe \u2018t\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Vatr\u00ebs kishte hyp\u00eb breznija e re e Shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs, dhe ashtu kishte hi p\u00ebrnjimend Amerikanizma n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Shqiptarizm\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb Korrik t\u00eb vitit 1970, Vatra ka humbur Kryetarin e vet nd\u00ebrsa komuniteti shqiptaro-amerikan humbi burrin e madh, shqiptaro-amerikanin e ndersh\u00ebm dhe krenar, diplomatin dhe njeriun q\u00eb besonte me gjith\u00eb zem\u00ebr \u00a0dhe b\u00ebri aq sa kishte mund\u00ebsi dhe rast p\u00ebr bashkimin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve pa dallim k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb,\u00a0 nd\u00ebrsa komuniteti yn\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs humbi unifikuesin e vet.\u00a0 Si\u00e7 ka shkruar edhe Skend\u00ebr H. Hasani n\u00eb nj\u00eb shkrim botuar n\u00eb revist\u00ebn Sh\u00ebjzat t\u00eb Ernest Koliqit, Peter \u00c7ikos, si Kryetar i Vatr\u00ebs por edhe si njeri dhe si shqiptaro-amerikan i brumosur dhe i ushqyer me m\u00eb t\u00eb mirat e dy kulturave tona \u2013 asaj shqiptare dhe amerikane \u2013 i tregoi \u201cDiaspor\u00ebs shqiptare se \u00e7\u2019rrug\u00eb duhet marr\u00eb e si mund t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i tyre n\u00eb bot\u00eb. \u00a0Me urt\u00ebsi e but\u00ebsi, por me program t\u00eb caktuar b\u00ebri q\u00eb t\u00eb p\u00ebrtrihet me hov roli historik i Vatr\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vdekja e Peter \u00c7ikos n\u00eb Korrik t\u00eb vitit 1970, n\u00eb nj\u00eb mosh relativisht t\u00eb re, ishte e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan, por shembulli dhe nami i tij prej nj\u00eb unifikuesi t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve pa dallim feje, ideologjie a krahine, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb 550-vjetor t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe, duhej t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb rast p\u00ebr bashkimin e fuqive m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosha intelektuale, morale dhe komb\u00ebtare, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave m\u00eb t\u00eb larta komb\u00ebtare, jo vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb diaspor\u00ebn ton\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb por edhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 b\u00ebri edhe Peter Genc \u00c7ikos me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb vitin 1968.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ishte fillim Korriku i vitit 1970 kur n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb u p\u00ebrhap lajmi i zi se, papritmas, kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb nga nj\u00eb goditje n\u00eb zem\u00ebr, Peter Genc Chikos (\u00c7ikos), Kryetari i Federat\u00ebs Pan-shqiptare, Vatra.\u00a0 Si udh\u00ebheq\u00ebs i organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe shqiptaro-amerikane, Peter \u00c7ikos ishte natyrisht i njohur n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19768,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-19767","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19767","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19767"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19767\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19769,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19767\/revisions\/19769"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19768"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19767"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19767"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19767"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}