{"id":19668,"date":"2018-07-09T01:58:57","date_gmt":"2018-07-08T23:58:57","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19668"},"modified":"2018-07-09T01:59:37","modified_gmt":"2018-07-08T23:59:37","slug":"kryeprifti-serb-msyne-tokat-shqiptare-ne-shas-te-ulqinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19668","title":{"rendered":"&#8221;KRYEPRIFTI SERB MSYN\u00cb TOKAT SHQIPTARE N\u00cb SHAS T\u00cb ULQINIT&#8221;"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_19658\" aria-describedby=\"caption-attachment-19658\" style=\"width: 640px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Perleshje-ne-shas.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-19658 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Perleshje-ne-shas.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"339\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Perleshje-ne-shas.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Perleshje-ne-shas-300x159.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-19658\" class=\"wp-caption-text\">Nga p\u00ebrleshja t\u00eb djel\u00ebn n\u00eb Shas midis banirove vendas dhe policis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebr bllokuar vizit\u00ebn e udh\u00ebheqsit orotodoks serb, n\u00eb Shasin antik shqiptar (Ulqinionline)<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Mediet vendore t\u00eb Ulqinit njoftojn\u00eb se t\u00eb djel\u00ebn udh\u00ebheqsi i Kish\u00ebs ortodokse serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Amfilohije &#8212; i cili \u00ebsht\u00eb i lidhur shum\u00eb ngusht\u00eb me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Beograd &#8211;me nj\u00eb grup prej afro150-vetash ndjeksish t\u00eb tij, vizitoi fshatin Kalan\u00eb e Shasit me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbante ceremoni fetare n\u00eb g\u00ebrmallat e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjonit, nj\u00ebr\u00ebs prej 365 kishave q\u00eb thuhet se ekszistonin dikur aty n\u00eb Shas.\u00a0 Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb element\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse serbe jan\u00eb p\u00ebrpjekur q\u00eb, q\u00eb n\u00eb vitet e fundit, t\u00eb vizitojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend historik p\u00ebr shqiptar\u00ebt, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar jo vet\u00ebm g\u00ebrmadhat e sotme por edhe historin\u00eb q\u00eb ato bartin gjithnj\u00eb p\u00ebr Kombin shqiptar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, duket se pas nj\u00eb p\u00ebrleshjeje me dhjetra banor\u00eb vendas q\u00eb donin t\u00eb bllokonin vizit\u00ebn e kryepriftit serb n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, policia e lejoj\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb shkonte deri tek Kisha e Sh\u00ebn Gjonit n\u00eb Shas, por si\u00e7 duket nuk e lejuan t\u00eb futej brenda p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb ceremoni fetare, ashtu si\u00e7 kishte n\u00eb plan, sipas portalit Ulqinionline. \u00a0\u201cNuk jeni t\u00eb mir\u00eb se ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. \u00a0K\u00ebto objekte jan\u00eb tonat, ne i kemi ruajtur dhe ne do t\u2019i ruajm\u00eb\u201d, k\u00ebshtu iu drejtuan Amfilohijes banor\u00ebt vendas q\u00eb kishin bllokuar rrug\u00ebn, shkruan portali Ulqinionline. \u00a0Kjo mas\u00eb e policis\u00eb u mor, jo se kishin ndonj\u00eb kund\u00ebrshtim me vizit\u00ebn e udh\u00ebheqsit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Shas, por thuhet se ai nuk kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me koh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ceremoni t\u00eb till\u00eb fetare atje.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrleshjeve t\u00eb banor\u00ebve me policin\u00eb, u zhblokua rruga nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00a0njoftohet gjithashtu se policia nuk mori n\u00eb konsiderim bllokimin e vizit\u00ebs s\u00eb Amfihelijes n\u00eb Shas, as n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb apeli nga Ministria e Kultur\u00ebs \u2013 Drejtoria p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb mirave kulturore dhe as nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi, pasi, sipas tyre, ka pasur sh\u00ebnja se mund t\u00eb vij\u00eb deri tek prishja e rendit dhe qet\u00ebsis\u00eb publike atje \u2013 si pasoj e vizit\u00ebs provokuese t\u00eb udh\u00ebheqsit t\u00eb Kish\u00ebs ortodokse serbe, n\u00eb Shas t\u00eb Ulqinit \u2013 i ftuar atje nga askush.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Mediet vendore njoftuan se organizata politike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi protestuan vizit\u00ebn e Kryepeshkopit serb n\u00eb Shas duke u b\u00ebr\u00eb thirrje autoriteteve shtet\u00ebrore dhe vendore q\u00eb <\/strong><em>\u201cparandalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cfushat\u00eb serbo-pravosllave\u201d, n\u00eb Shasin e lasht\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ar, sipas nj\u00eb kumtese t\u00eb Lidhjes Demokratike n\u00eb Mal t\u00eb Zi. \u00a0Nd\u00ebrsa, n\u00eb nj\u00eb komunikat\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb vigjilje t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb udh\u00ebheqsit kishtar serb n\u00eb Shas, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, drejtuar autoriteteve vendore dhe shtet\u00ebrore t\u00eb atij vendi thot\u00eb se, \u201cBanor\u00ebt e k\u00ebsaj zone jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe t\u00eb revoltuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb paralajm\u00ebruar dhe e konsiderojm\u00eb si provokim dhe sulm ndaj trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb kulturo-historike me q\u00ebllime\u00a0 kryek\u00ebput tendencioze\u201d, dhe u b\u00ebhet\u00eb thirrje institucioneve kompetnete t\u00eb Malit t\u00eb Zi q\u00eb t\u00eb, \u201cmarrin t\u00eb gjitha masat e nevojshme p\u00ebr parandalimin e aktiviteteve t\u00eb tilla provokuese ndaj popull\u00ebsis\u00eb vendase dhe trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre kulturore\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00ebn e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Malin e Zi.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kjo p\u00ebrpjekje provokuese nga autoritetet politike dhe kishtare serbe ndaj historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb e para dhe jam i sigurt se nuk do t\u00eb jet\u00eb as e mbramja. Por lind pyetja se \u00e7\u2019k\u00ebrkon kryeprigfti serb ortodoks n\u00eb trojet shekullore shqiptare p\u00ebr t\u00eb kryer ceremoni fetare n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb, q\u00eb sipas historian\u00ebve, kan\u00eb qen\u00eb kisha t\u00eb riti romak, kisha pra t\u00eb katolik\u00ebve shqiptar\u00eb dikur. \u00a0<\/strong>\u00a0Shasi dhe as historia e tij nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb aspak me fen\u00eb ortodokse serbe as me kultur\u00ebn dhe historin\u00eb sllave.\u00a0\u00a0Shasi q\u00eb gj\u00ebndet midis Shkodr\u00ebs\u00a0dhe Ulqinit, sipas historian\u00ebve, ka qen\u00eb dikur nj\u00eb prej kat\u00ebr \u201cqyteteve satelit\u00eb\u201d\u00a0t\u00eb Shkodr\u00ebs, me shekuj q\u00ebnd\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi e Kish\u00ebs Katolike Shqiptare dhe e kultur\u00ebs iliro-arb\u00ebrore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gjat\u00eb sundimit t\u00eb regjimit komunist jugosllav nuk flitej asgj\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e lasht\u00eb t\u00eb k\u00ebtij qyteti. E mbaj\u00eb mend si f\u00ebmij, pasi jam lind e rritur krejt af\u00ebr\u00a0qytetit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Shasit, kur t\u00eb moshuarit na thonin se sipas gojdhanave Shasi ka patur dikur 365 kisha, secila e\u00a0pag\u00ebzuar pas nj\u00eb sh\u00ebnjti\u00a0ose sh\u00ebnjt\u00ebreshe t\u00eb Kish\u00ebs Katolike, nj\u00eb kish\u00eb p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb t\u00eb vitit.\u00a0Megjith\u00ebse p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb kalonim aty af\u00ebr g\u00ebrmadhave t\u00eb qytetit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Shasit, askush nuk fliste p\u00ebr historin\u00eb mij\u00ebra vje\u00e7are t\u00eb tij,\u00a0madje as m\u00ebsuesit e shkoll\u00ebs fillore q\u00eb frekuentonim aty af\u00ebr n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb nuk mbaj mend ta p\u00ebrmendin ndonj\u00eb her\u00eb at\u00eb vend historik.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit, kemi m\u00ebsuar se politika komuniste sllave i kishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr historian\u00ebve dhe arkeolog\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebnin hulumtime aty, por ta l\u00ebnin n\u00eb heshtje pa e zbuluar\u00a0historin\u00eb\u00a0e Shasit, \u201cQytetit ilir q\u00eb u fsheh nga sllav\u00ebt\u201d, duke mos dashur dhe duke mos lejuar, p\u00ebr arsye etnike dhe politike,\u00a0t\u00eb zbulohej historia e tij e v\u00ebrtet\u00eb iliro-arb\u00ebrore.\u00a0 Fatbardh\u00ebsisht viteve t\u00eb fundit vihet re nj\u00eb interesim i ri p\u00ebr Shasin dhe historin\u00eb e k\u00ebtij t\u00eb qyteti t\u00eb lasht\u00eb iliro-arb\u00ebror nga banor\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb atyre viseve por edhe nga intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb. \u00a0Por ky interesim i ri, duket se ka t\u00ebrhequr edhe v\u00ebmendjen e sllav\u00ebve, e sidomos t\u00eb kish\u00ebs serbe, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vjedhur historin\u00eb kishtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, ashtu si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb dhum\u00eb raste edhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prandaj lind\u00eb pyetja, \u00e7\u2019lyp\u00eb udh\u00ebheqsi i Kish\u00ebs ortodokse t\u00eb Malit t\u00eb Zi, n\u00eb g\u00ebrmadhat e kishave katolike shqiptare t\u00eb stilit romak n\u00eb Shas, ku deri para disa viteve, historiografia sllave i kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje dhe si rrjedhim n\u00eb shkat\u00ebrrim e sip\u00ebr,\u00a0duke mos dashur t\u00eb zbulonte origjin\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb iliro-arb\u00ebrore t\u00eb tyre.\u00a0 Vizita e Amfihellijes ose t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb llojit t\u00eb tij, m\u00eb heret n\u00eb Shas\u00a0 \u2013 nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb provokim dhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje e sh\u00ebmtuar nga ana e autoriteteve fetare serbe p\u00ebr t\u00eb tjet\u00ebrsuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike duke vjedhur historin\u00eb iliro-arb\u00ebrore n\u00eb trojet shekullore shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb vet\u00ebm autoritetet vendore shqiptare \u2013 por edhe autoritetet e dy shteteve shqipotare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, ato q\u00eb duhet tu dalin zot k\u00ebtyre monumenteve komb\u00ebtare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shasi.\u00a0 Por n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ruajtjes dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb monumenteve shqiptare an\u00eb e mban\u00eb trojeve arb\u00ebrore &#8212; nga autoritetet shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb &#8212; kund\u00ebr k\u00ebtyre hienave grabitqare antishqiptare, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebr synim t\u00eb vjedhin ose t\u00eb ndryshojn\u00eb\u00a0historin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta \u2013 duhet t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesim banor\u00ebt e Shasit dhe t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit, t\u00eb cil\u00ebt iu kund\u00ebrvun\u00eb dje k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve anti-shqiptare sllave duke bllokuar sadopak dhe planet provokuese t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaqsuesit t\u00eb Kish\u00ebs serbe n\u00eb Shasin shqiptar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shasi antik simbolizon nj\u00eb dimension vlere kulturore jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebt, por edhe p\u00ebr europian\u00ebt dhe mund t\u00eb themi s\u00eb \u00ebsht\u00eb madje edhe vler\u00eb e qytet\u00ebrimit bot\u00ebror. Prandaj, vlerat historike t\u00eb Shasit \u2013 nuk jan\u00eb t\u00eb sllav\u00ebve as t\u00eb Kish\u00ebs ortodokse serbe sepse ata kan\u00eb ardh\u00eb tep\u00ebr von\u00eb atje &#8212; por i p\u00ebrkasin jo vet\u00ebm mbar\u00eb shqiptar\u00ebve por edhe gjith\u00eb njer\u00ebzimit dhe si t\u00eb tilla duhet t\u00eb ruhen dhe t\u00eb mbrohen si vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta e t\u00eb jashtzakonshme p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm. Identiteti kulturor historik e komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve nuk duhet t\u00eb lihet n\u00eb dor\u00eb t\u00eb hajdut\u00ebve t\u00eb huaj dhe as atyre q\u00eb nuk kujdesen p\u00ebr mbrojtjen e vlerave historike dhe komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Mediet vendore t\u00eb Ulqinit njoftojn\u00eb se t\u00eb djel\u00ebn udh\u00ebheqsi i Kish\u00ebs ortodokse serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Amfilohije &#8212; i cili \u00ebsht\u00eb i lidhur shum\u00eb ngusht\u00eb me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Beograd &#8211;me nj\u00eb grup prej afro150-vetash ndjeksish t\u00eb tij, vizitoi fshatin Kalan\u00eb e Shasit me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbante [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19658,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[51,1911,810],"class_list":["post-19668","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-frank-shkreli","tag-kalaja-shasit","tag-shas"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19668","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19668"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19668\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19671,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19668\/revisions\/19671"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19658"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19668"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19668"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19668"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}