{"id":19625,"date":"2018-07-06T10:08:32","date_gmt":"2018-07-06T08:08:32","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19625"},"modified":"2018-07-06T10:08:32","modified_gmt":"2018-07-06T08:08:32","slug":"nje-kadet-shqiptar-ne-akademine-e-fameshme-ushtarake-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19625","title":{"rendered":"NJ\u00cb KADET SHQIPTAR N\u00cb AKADEMIN\u00cb E\u00a0FAM\u00cbSHME USHTARAKE AMERIKANE"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_19626\" aria-describedby=\"caption-attachment-19626\" style=\"width: 664px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Kadeti-shqiptar-Enea-Hilaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-19626 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Kadeti-shqiptar-Enea-Hilaj.jpg\" alt=\"\" width=\"664\" height=\"400\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Kadeti-shqiptar-Enea-Hilaj.jpg 583w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Kadeti-shqiptar-Enea-Hilaj-300x181.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 664px) 100vw, 664px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-19626\" class=\"wp-caption-text\">Atasheu ushtarak pran\u00eb ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb, Z. James Hilton duke i dor\u00ebzuar\u00a0 m\u00eb 21 qershor kadetit shqiptar, Enea Hilaj \u00c7ertifikat\u00ebn e pranimit n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>NJ\u00cb KADET NGA SHQIP\u00cbRIA N\u00cb AKADEMIN\u00cb E\u00a0FAM\u00cbSHME USHTARAKE AMERIKANE, WEST POINT<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn q\u00eb kaloi, n\u00eb jav\u00ebn e 4 Korrikut, Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Akademia e Ushtarake e Shteteve t\u00eb Bashkuara, West Point, priti mbi 1200 kadet\u00ebt e rinj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb ri shkollor, nd\u00ebr ta edhe nj\u00eb shqiptar, nga 16 kadet\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb pranuar k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb Akademin\u00eb prestigjoze ushtarake amerikane. Dita e pritjes s\u00eb kadet\u00ebve sh\u00ebnon fillimin e nj\u00eb trajnimi e st\u00ebrvitjesh rigoroze, pas t\u00eb cilave student\u00ebt pranohen zyrtarisht n\u00eb Korpusin e Kadet\u00ebve, me 18 gusht.\u00a0 Nd\u00ebr kadet\u00ebt e rinj\u00eb p\u00ebrfshihen 294 fem\u00ebra, 400 student\u00eb nga radh\u00ebt e pakicave dhe 16 student\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kadetin Enea Hilaj nga Shqip\u00ebria.\u00a0 Me 21 qershor, gjat\u00eb nj\u00eb ceremonie n\u00eb Ambasad\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb, Atasheu Ushtarak amerikan pran\u00eb k\u00ebsaj ambasade, Z. James Hilton i dor\u00ebzoi Enea Hilajt &#8212; i cili shoq\u00ebrohej aty nga familja e tij &#8212; \u00c7ertifikat\u00ebn e pranimit t\u00eb tij n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake Amerikane.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb njoftimi n\u00eb portalin e Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, Enea Hilaj \u00ebsht\u00eb kadeti i kat\u00ebrt nga Shqip\u00ebria, i pranuar deri m\u00eb tani n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake amerikane West Point, por \u00ebsht\u00eb i pari kadet nga Shqip\u00ebria, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar n\u00eb West Point, n\u00eb shtat\u00eb vitet e fundit.\u00a0 Shqip\u00ebria u zgjodh p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb kadet, megjithse vendet p\u00ebr student\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ishin t\u00eb kufizuar vet\u00ebm n\u00eb gjithsejt 16 student\u00eb nga vendet e huaja. N\u00eb njoftimin e ambasad\u00ebs thuhet se Enea Hilaj u em\u00ebrua pas nj\u00eb procesi t\u00eb drejt\u00eb dhe transparent rekrutimi, t\u00eb bashkrenduar me Qendr\u00ebn Shqiptare t\u00eb Rekrutimit.\u00a0 Thuhet se Z. Hilaj pritet t\u00eb diplomohet nga West Point n\u00eb vitin 2022 dhe pastaj do t\u00eb k\u00ebthehet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs, si oficer n\u00eb radh\u00ebt e Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0 N\u00eb njoftimin e Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb thuhet se em\u00ebrimet p\u00ebr West Point jan\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb interesuarit civil\u00eb dhe ushtarak\u00ebt\u00eb moshave 17 deri n\u00eb 22 vje\u00e7 dhe b\u00ebhen bazuar n\u00eb arritjet akademike, gj\u00ebndjen e mir\u00eb fizike n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e demonstruar p\u00ebr udh\u00ebheqje.\u00a0 Vendet nga do vin\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebrzgjidhen nga Departamenti Amerikan i Shtetit n\u00eb konsultim me Departamentin Amerikan t\u00eb Mbrojtjes dhe pastaj ambasadat amerikane n\u00eb vendet p\u00ebrkat\u00ebse u k\u00ebrkojn\u00eb atyre t\u00eb caktojn\u00eb deri n\u00eb gjasht\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkuruar p\u00ebr pranim n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake Amerikane.\u00a0 N\u00eb njoftimin e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr em\u00ebrimin e Enea Hilajt p\u00ebr kadet n\u00eb West Point, theksohet se n\u00eb vitet e ardh\u00ebshme pritet q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb lutje edhe kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe e cil\u00ebson pranimin e kadetit Hilaj n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake n\u00eb West Point si, \u201cShembullin m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb list\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb shembujve t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb shk\u00eblqyeshme midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>T\u00eb pranohesh n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb West Point nuk \u00ebsht\u00eb aspak e leht\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder i jashtzakonsh\u00ebm q\u00eb gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb rezervuar vet\u00ebm p\u00ebr student\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb kombit amerikan. \u00a0P\u00ebr t\u2019u pranuar n\u00eb Akademin\u00eb m\u00eb prestigjioze ushtarake amerikane, kadet\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb inteligjent, por duhet t\u00eb jen\u00eb edhe fizikisht n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb mir\u00eb dhe individ q\u00eb shquhen nga tiparet e karakterit t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm njer\u00ebzor. \u00a0Ata q\u00eb p\u00ebrzgjidhen p\u00ebr tu pranuar n\u00eb West Point, sigurojn\u00eb nj\u00eb edukat\u00eb \u00a0universitare q\u00eb nuk e ka shoq\u00ebn askund n\u00eb bot\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha shpenzimet jan\u00eb t\u00eb paguara nga Akademia.\u00a0 \u00a0Diploma nga Akademia Ushtarake Amerikane n\u00eb West Point, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs do i dalloj\u00eb t\u00eb diplomuarit e Akademis\u00eb West Point nga t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr nga aft\u00ebsit\u00eb, p\u00ebr nga karakteri, si dhe p\u00ebr zot\u00ebsit\u00eb udh\u00ebheqse q\u00eb ata do t\u00eb kultivojn\u00eb aty, duke i b\u00ebr\u00eb ata an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb grupi ushtarak\u00ebsh nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb dalluar dhe shum\u00eb t\u00eb respektuar midis koleg\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dy vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb Akademia Ushtarake e Shteteve t\u00eb Bashkuara kishte pranuar edhe dy kadet\u00eb nga Republika e Kosov\u00ebs, dy t\u00eb rinj\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb FSK-s\u00eb, t\u00eb pranuar n\u00eb akademin\u00eb ushtarake m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb bot\u00eb, jan\u00eb Arilena Shala dhe Ylli Dalladaku.\u00a0 T\u00eb dy k\u00ebta jan\u00eb student\u00ebt e par\u00eb nga Kosova q\u00eb shkollohen n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake Amerikane n\u00eb West Point.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Misioni i Akademis\u00eb Ushtarake n\u00eb West Point \u00ebsht\u00eb, \u201cP\u00ebr t\u00eb edukuar, p\u00ebr t\u00eb trajnuar dhe p\u00ebr t\u00eb frym\u00ebzuar korpusin e kadet\u00ebve, ashtuq\u00eb secili kadet q\u00eb diplomohet, t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i dedikuar ndaj vlerave karshi Detyr\u00ebs, Nderit dhe Atdheut\u2026 dhe gjith\u00ebher\u00eb i gat\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr ti sh\u00ebrbyer kombit t\u00eb vet\u201d. \u00a0Akademia realizon misionin e saj duke \u00a0edukuar dhe zhvilluar kadet\u00ebt me tipare t\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheqsi p\u00ebr t\u00eb ardhmen, duke u bazuar n\u00eb programet akademike, ushtarake dhe fizike q\u00eb ofron West Point. \u00a0Sipas Akademis\u00eb, zhvillimi i udh\u00ebheqsve t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm ushtarak\u00eb e politik\u00eb i ka rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb parimet e nj\u00eb p\u00ebrgatitjeje etike dhe morale si dhe n\u00eb Kodin e Nderit, sipas t\u00eb cilit kadet\u00ebt betohen se, \u201cNuk do t\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb, nuk do t\u00eb mashtrojn\u00eb, nuk do t\u00eb vjedhin dhe nuk do t\u00eb tolerojn\u00eb as ata persona q\u00eb b\u00ebjn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tilla\u201d. \u00a0Secili kadet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs, thuhet n\u00eb portalin e Akademis\u00eb West Point, dhe si t\u00eb till\u00eb jan\u00eb shembuj p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kadetit shqiptar Enea Hilaj si dhe kandidat\u00eb e m\u00ebparsh\u00ebm shqiptar\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe nga Kosova, jan\u00eb pranuar n\u00eb West Point krejt\u00ebsisht bazuar n\u00eb meritat e tyre duke konkuruar, jo vet\u00ebm me mij\u00ebra student\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb \u00e7do vjet b\u00ebjn\u00eb lutje p\u00ebr t\u2019u pranuar n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, por ata kan\u00eb konkuruar me m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt dhe me m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshmit e k\u00ebtij vendi, p\u00ebr nga sjelljet dhe karakteri, por edhe p\u00ebr nga p\u00ebrgatitjet akademike dhe fizike. \u00a0Dhasht\u00eb Zoti q\u00eb t\u00eb rinj\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb dalin me sukses n\u00eb nism\u00ebn e tyre e t\u00eb dallohen dhe t\u00eb diplomohen nga Akademia Ushtarake m\u00eb e njohur n\u00eb bot\u00eb dhe si t\u00eb till\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb edhe si frym\u00ebzim p\u00ebr moshatar\u00ebt e tyre shqiptar\u00eb kudo, duke treguar se me mund, djers\u00eb, nder, moral e karakter, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb gjithashtu se nj\u00ebkoh\u00ebsisht, me arritjet, me sjelljet dhe eventualisht me sukseset e shk\u00eblqyeshme akademike dhe ushtarake q\u00eb k\u00ebrkon prej tyre Akademia Ushtarake n\u00eb West Point, kadet\u00ebt shqiptar\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe nga Kosova, t\u00eb nderojn\u00eb dhe t\u2019i japin em\u00ebr t\u00eb mir\u00eb vetes, familjeve q\u00eb i rrit\u00ebn dhe mbar\u00eb kombit shqiptar, t\u00eb cilit i p\u00ebrkasin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh\u00eb zhvillimet aktuale politike \u2013 shpesh tep\u00ebr zhg\u00ebnjyese, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare &#8212; detyrohemi t\u00eb shpresojm\u00eb se e ardhmja e kombit shqiptar do t\u00eb njoh\u00eb dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira kur t\u00eb udh\u00ebhiqet, eventualisht, nga brezi i k\u00ebtyre kadet\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb brumosur n\u00eb etik\u00ebn dhe moralin, n\u00eb nderin dhe n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr Atdheun, karakteristika k\u00ebto q\u00eb do t\u2019ua ofroj\u00eb disiplina, edukata ushtarake dhe akademike n\u00eb West Point. \u00a0Dalshin me faqe t\u00eb bardh\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NJ\u00cb KADET NGA SHQIP\u00cbRIA N\u00cb AKADEMIN\u00cb E\u00a0FAM\u00cbSHME USHTARAKE AMERIKANE, WEST POINT \u00a0Nga Frank Shkreli T\u00eb h\u00ebn\u00ebn q\u00eb kaloi, n\u00eb jav\u00ebn e 4 Korrikut, Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Akademia e Ushtarake e Shteteve t\u00eb Bashkuara, West Point, priti mbi 1200 kadet\u00ebt e rinj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb ri shkollor, nd\u00ebr ta edhe nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19626,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-19625","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19625","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19625"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19625\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19627,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19625\/revisions\/19627"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19626"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19625"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19625"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19625"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}