{"id":19557,"date":"2018-06-29T22:50:47","date_gmt":"2018-06-29T20:50:47","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19557"},"modified":"2018-06-29T22:50:47","modified_gmt":"2018-06-29T20:50:47","slug":"ben-andoni-rasti-i-malit-te-zi-dhe-dy-standardet-e-brukselit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19557","title":{"rendered":"Ben Andoni: Rasti i Malit t\u00eb Zi dhe dy standardet e Brukselit?!"},"content":{"rendered":"<h1 class=\"rm-title \"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/ben_andoni.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-17207 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/ben_andoni.jpg\" alt=\"\" width=\"549\" height=\"438\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/ben_andoni.jpg 439w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/ben_andoni-300x239.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 549px) 100vw, 549px\" \/><\/a><\/h1>\n<div class=\"col-md-9 col-sm-12 col-xs-12 no-padding inside-text\">\n<div class=\"readmore-paragraphs\">\n<p>Shqip\u00ebria mundet s\u00ebrish t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb madhe, sa i p\u00ebrket hapjes s\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, por gjasat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ajo bashk\u00eb me Maqedonin\u00eb ta kalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb prag nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. \u00cbsht\u00eb dashur gati gjysm\u00eb dite debat n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar gjetjet dhe lobimet pro-kund\u00ebr dy shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, q\u00eb me sforcime t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb reforma me kosto t\u00eb larta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Maqedonis\u00eb i \u00ebsht\u00eb dashur edhe t\u00eb p\u00ebrshtas\u00eb emrin n\u00eb nj\u00eb konflikt \u00e7erek-shekullor me Greqin\u00eb.<\/p>\n<p>Kushtet jan\u00eb nj\u00ebsoj, porse t\u00eb dy vendet duhet t\u00eb paraqesin fakte reale sa i p\u00ebrket marr\u00ebveshjes s\u00eb emrit dhe luft\u00ebn ndaj korrupsionit n\u00eb Maqedoni, me p\u00ebrballjen e \u201cpeshqve t\u00eb m\u00ebdhenj\u201d pas hekurave n\u00eb Shqip\u00ebri, reformat e gjyq\u00ebsorit, sh\u00ebrbimeve t\u00eb siguris\u00eb, administrat\u00ebs publike dhe luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit. Lista nuk mbaron k\u00ebtu\u2026<\/p>\n<p>Ashtu si ka ndodhur dhe me procedura t\u00eb tjera ndaj vendeve t\u00eb Ballkanit, Brukseli \u00ebsht\u00eb mjaftuar me nj\u00eb \u201cpo\u201d gjysmake, por q\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb hapje t\u00eb negociatave edhe pas disa detyrave shtes\u00eb. Gjithsesi, i dhimbsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb sistemi me dy standarde i Brukselit.<\/p>\n<p>Pse nuk ndodhi nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb me Malin e Zi?! Pse jo k\u00ebshtu me Serbin\u00eb? Pse kaq detyra p\u00ebr vendet tona dhe jo p\u00ebr ata q\u00eb e lan\u00eb me gjak Ballkanin. K\u00ebtu duhen pyetur ndjenjat e burokrat\u00ebve t\u00eb Brukselit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ndjeshm\u00ebria ndaj popujve sllave \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Serbia dhe Mali i Zi i filluan negociatat kur ishin s\u00ebbashku n\u00eb Federat\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, ngushtuar pas luft\u00ebrave q\u00eb i shkaktuan Ballkanit Per\u00ebndimor qindra-mij\u00ebra t\u00eb vdekur. Pasi Mali i Zi u nda nga kjo nj\u00ebsi kushtetuese me pavar\u00ebsin\u00eb q\u00eb shpalli m\u00eb 2006, p\u00ebr gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pak viteve n\u00eb vazhdim, ajo kapi koh\u00ebn e vendeve t\u00eb tjera, q\u00eb aspironin p\u00ebr BE dhe madje i kaloi!!! N\u00eb vitin 2010, Komisioni Evropian l\u00ebshoi \u200b\u200bnj\u00eb sugjerim t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr aplikimin e Malit t\u00eb Zi, duke identifikuar shtat\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb ky\u00e7e, q\u00eb duhej t\u00eb adresoheshin p\u00ebr fillimin e negociatave dhe K\u00ebshilli i dha atij kandidatin status.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2011, K\u00ebshilli filloi procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit me q\u00ebllim t\u00eb hapjes s\u00eb negociatave n\u00eb qershor 2012. Negociatat e pranimit me Malin e Zi m\u00eb pas filluan m\u00eb 29 qershor 2012. Sot, me gati 30 kapituj t\u00eb hapur, vendi mikroskopik g\u00ebzon nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb midis zyrtar\u00ebve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb BE dhe pranimi i vendit n\u00eb BE konsiderohet i mundsh\u00ebm deri n\u00eb vitin 2025. N\u00eb vler\u00ebsimin e vitit 2016 t\u00eb progresit t\u00eb pranimit, Komisioni Evropian e ka identifikuar Malin e Zi si vendi me nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitjes p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim midis shteteve simotra negociuese. Fal\u00eb k\u00ebtij zhvillimi: Mali i Zi po merr aktualisht 507 milion euro grande zhvillimore deri n\u00eb vitin 2020 nga Instrumenti i Ndihm\u00ebs s\u00eb Para-An\u00ebtar\u00ebsimit, nj\u00eb mekaniz\u00ebm financimi p\u00ebr vendet kandidate t\u00eb BE.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb ka ndryshe ky shtet voc\u00ebrrak, p\u00ebr t\u00eb cilin duhet marr\u00eb shembull?! M\u00eb e dukshmja \u00ebsht\u00eb se ka nj\u00eb president t\u00eb identifikuar p\u00ebr trafik dhe nj\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebsit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Millosheviqit, pa\u00e7ka se ishte edhe nga t\u00eb par\u00ebt q\u00eb ndau rrug\u00ebn me t\u00eb. Millo Gjukanoviq \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb pushtet, para pak muajsh, dhe me t\u00eb gjith\u00eb gjasat do jet\u00eb rizgjedhur s\u00ebrish m\u00eb 2023, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb do hap\u00eb shampanj\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit p\u00ebr Malin e Zi n\u00eb Evrop\u00eb m\u00eb 2025.<\/p>\n<p>Po a \u00ebsht\u00eb drejtimi i k\u00ebtij njeriu dhe partis\u00eb s\u00eb tij histori suksesi? Historia p\u00ebrgjigjet me nj\u00eb \u201cJo\u201d- t\u00eb madhe. Formacioni i tij dhe vet\u00eb emri Gjukanoviq ishin nga m\u00eb t\u00eb njohurit sa i p\u00ebrket kontraband\u00ebs s\u00eb cigareve, nj\u00eb tregti q\u00eb kulmoi gjat\u00eb sanksioneve t\u00eb OKB kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb n\u00eb vitet 1990, ashtu si kontrabanda e famshme e karburantit me Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb akt q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb harruar krejt\u00ebsisht n\u00eb dy vendet tona.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb shikosh n\u00eb Malin e Zi pas nj\u00eb paq\u00ebsie n\u00eb dukje, ke frik\u00ebn e krimit dhe problematikave t\u00eb tjera, anipse jo aq t\u00eb ekonomis\u00eb, q\u00eb fal\u00eb industris\u00eb s\u00eb turizmit po m\u00ebk\u00ebmb\u00ebt duksh\u00ebm, krahasuar me simotrat e tjera ballkanike. Ajo \u00ebsht\u00eb rritur m\u00eb 2017 me 4.3 p\u00ebr qind dhe ke ende premisa pozitive! Po a mund t\u00eb quhet realisht ndryshim ky, n\u00eb nj\u00eb vend ku njer\u00ebzit p\u00ebrgjegj\u00ebs mbesin, n\u00eb thelb, ata t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt e dekadave t\u00eb fundit. Mali i Zi ka t\u00eb nj\u00ebjtat elita drejtuese dhe opozita \u00ebsht\u00eb e pafuqishme t\u00eb p\u00ebrball\u00eb forc\u00ebn e formacionit t\u00eb Gjukanoviqit. Madje Partia Demokratike e Socialist\u00ebve (DPS) e Gjukanoviq qeveris vendin q\u00eb kur nisi sistemi shum\u00ebpartiak n\u00eb 1990 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb federat\u00ebs jugosllave.<\/p>\n<p>Shtuar me faktin se ky formacion \u00ebsht\u00eb pasardh\u00ebsi i Lidhjes Komuniste t\u00eb Malit t\u00eb Zi, i bie q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb kur ishte n\u00eb pushtet n\u00ebn regjimin titist nga viti i larg\u00ebt 1945. Gjithsesi, duhet t\u00eb kemi parasysh se me vite ajo ka manovruar habitsh\u00ebm duke b\u00ebr\u00eb aliazhe t\u00eb shum\u00ebllojta, ku shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb nga patericat e tyre t\u00eb vazhdueshme! Rezultati i k\u00ebtij ndikimi: DPS ka prekje n\u00eb t\u00eb gjitha sektor\u00ebt, duke filluar prej sektorit publik, burokracis\u00eb, policin\u00eb dhe aparatin e siguris\u00eb, dhe kuptohet mediat.<\/p>\n<p>Indekset e sotme t\u00eb liris\u00eb jan\u00eb t\u00eb frikshme sepse Freedom House regjistron r\u00ebnie t\u00eb standardet demokratike n\u00eb vend, duke e ulur at\u00eb nga \u201ci lir\u00eb\u201d n\u00eb \u201cpjes\u00ebrisht t\u00eb lir\u00eb\u201d n\u00eb vitin 2016. Reporter\u00ebt pa kufij e rendit\u00ebn Malin e Zi n\u00eb vendin e 106 nga 180 vende, nj\u00eb diferenc\u00eb e frikshme me vendin e 53-t\u00eb pozicionuar nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nuk mbaron k\u00ebtu, por Mali i Zi po vuan gjithashtu nga nj\u00eb sistem gjyq\u00ebsor me shum\u00eb probleme dhe me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb vazhdueshme t\u00eb gazetar\u00ebve n\u00eb terren, madje duke p\u00ebrdorur dhe arm\u00ebt e zjarrit. Dhe, kjo \u00ebsht\u00eb e fundit, por jo m\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishmja, Prokurori Special, i ngritur p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e organizuar, e ka kaluar koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe me krer\u00ebt e opozit\u00ebs, q\u00eb i akuzonte p\u00ebr bashk\u00ebpunimin n\u00eb grushtin e dyshuar t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb ky quhet pozitivitet p\u00ebr Brukselin. Po \u00e7far\u00eb kan\u00eb m\u00eb keq vall\u00eb Shqip\u00ebria dhe Maqedonia n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u2019thuhet asgj\u00eb. Sepse Brukseli nuk ka parametra krahasues por vet\u00ebm vler\u00ebsues. Nd\u00ebrkoh\u00eb Shqip\u00ebria dhe Maqedonia kan\u00eb dhe nj\u00eb vit prov\u00eb q\u00eb t\u2019u mbushin mendjen t\u00eb gjith\u00ebve se vendet e tyre kan\u00eb ndryshuar (Shqiptarja).<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria mundet s\u00ebrish t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb madhe, sa i p\u00ebrket hapjes s\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, por gjasat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ajo bashk\u00eb me Maqedonin\u00eb ta kalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb prag nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. \u00cbsht\u00eb dashur gati gjysm\u00eb dite debat n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar gjetjet dhe lobimet pro-kund\u00ebr dy shteteve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17207,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1009],"class_list":["post-19557","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-ben-andoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19557","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19557"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19557\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19558,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19557\/revisions\/19558"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17207"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}