{"id":19555,"date":"2018-06-29T22:42:21","date_gmt":"2018-06-29T20:42:21","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19555"},"modified":"2018-06-29T22:42:21","modified_gmt":"2018-06-29T20:42:21","slug":"integrimi-dhe-identiteti-i-shqiptareve-ne-mal-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19555","title":{"rendered":"INTEGRIMI DHE IDENTITETI I SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb MAL T\u00cb ZI"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-14017 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg\" alt=\"\" width=\"475\" height=\"421\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg 475w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni-300x266.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 475px) 100vw, 475px\" \/><\/a>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u00c7\u00ebshtja e integrimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dukuri e p\u00ebrditshme n\u00eb takimet e ndryshme bilaterale dhe multilaterale n\u00eb mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve\u00a0 politik\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor tash disa dekada, duke qen\u00eb nj\u00eb nder temat par\u00ebsore e agjendave t\u00eb takimeve, me qellim p\u00ebr\u00a0 t\u00eb amortizuar animozitetet dhe paragjykimet nga e kaluara e larg\u00ebt dhe ajo e af\u00ebrt t\u00eb popujt e k\u00ebtij regjioni, \u00a0pasojat e t\u00eb cilave jan\u00eb t\u00eb pranishme edhe n\u00eb dit\u00ebt tona. Nga ky aspekt popujt e ndar\u00eb n\u00eb mjediset multinacionale p\u00ebrballohen me sfida jet\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb\u00a0 mbrojtur identitetin e tyre, sepse integrimi si\u00a0 retorik\u00eb bashk\u00ebkohore \u00a0shpesh her\u00eb \u00a0kamuflohet me konceptin e kosmopolitizmit p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb globalizmit.<\/em><\/p>\n<p><strong>Dr.Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n<p><strong>1.Integrimi europian &#8211; p\u00ebrmbushja e kritereve <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me\u00a0 procesin e integrimit \u00a0pushteti aktual \u00ebsht\u00eb duke u treguar kooperativ ne lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sepse aspiratat qeveritare jan\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e bashk\u00ebsis\u00eb europiane. Esht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr se sa kan\u00eb kapacitet kadrovik strukturat e ve\u00e7anta qeveritare dhe gadishm\u00ebri me u ballafaquar me k\u00ebrkesat p\u00ebr reforma t\u00eb ekzekutivit konform\u00eb standard\u00ebve europiane. Nga ana tjet\u00ebr nga subjektet opozitare e sidomos nga shoq\u00ebria civile\u00a0 theksojn\u00eb se mungon dinamika e reformave t\u00eb ekzekutivit si pasoj\u00eb e rezistenc\u00ebs s\u00eb vet pushtetit.<\/p>\n<p>Por, duhet theksuar se n\u00eb vler\u00ebsimet\u00a0 Komisioni Evropian(KE) \u00a0jan\u00eb\u00a0 pes\u00eb prioritetet ky\u00e7e q\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr integrimin n\u00eb BE \u2013 nga reforma e administrat\u00ebs publike, reforma juridike, lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar dhe mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ndon\u00ebse\u00a0 Mali i Zi i ka filluar negocimet\u00a0 q\u00eb nga qershori i vitit 2012, nga tridhjet\u00eb kapituj t\u00eb obliguesh\u00ebm deri me tashi ka mbyllur vetem\u00a0 \u00a0tre prej tyre q\u00eb ka te shtruar p\u00ebr bisedime \u00a0nga del se n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00a0\u00a0mbetet shum\u00eb pun\u00eb\u00a0\u00a0 p\u00ebr t\u00eb\u00a0\u00a0 arritur\u00a0\u00a0 harmonizimin me legjislatur\u00ebn evropiane dhe n\u00eb p\u00ebrmbushjen e kritereve.<\/p>\n<p><strong>2.Mungon<\/strong> <strong>integrimi i\u00a0 brendsh\u00ebm <\/strong><\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, trajtimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb till\u00eb n\u00eb mjediset multinacionale \u00a0paraqet dilema n\u00eb lidhje me pozit\u00ebn dhe statusin e popujve p\u00ebrkat\u00ebs. Pik\u00ebrisht ne ket\u00eb aspekt Mali i Zi \u00ebsht\u00eb rast specifik jo vet\u00ebm p\u00ebr Europ\u00ebn Juglindore por edhe me gjer\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb vendi me multinacional, andaj ekzistojn\u00eb edhe sfida t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Andaj krahas\u00a0 trajtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb integrimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb strukturat europiane, \u00a0n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb duhet t\u00eb trajtohet integrimi i brendsh\u00ebm i popujve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.Deri me tash nuk kemi pasur rast t\u00eb degjojm\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb till\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb domosdoshme sepse kemi animozitet t\u00eb theksuar nga pjes\u00ebtaret e popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm. Fillimisht duhet t\u00eb hapet debati n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e jo t\u00eb vendos\u00eb shumica parlamentare p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebrkat\u00ebse pa konsultimin e miratimin nga ana e opozit\u00ebs parlamentare. Vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb debati konstruktiv do t\u00eb eliminoheshin dilemat duke prezentuar avantazhet e \u00a0nj\u00eb procesi t\u00eb till\u00eb. Me nj\u00eb fjal\u00eb \u00a0integrimi i brendsh\u00ebm \u00a0duhet t\u00eb jet\u00eb \u00a0konform\u00eb standard\u00ebve europiane p\u00ebr mjediset multinacionale n\u00eb lidhje mbi \u00a0barazin\u00eb qytetare e nacionale t\u00eb popujve p\u00ebrkat\u00ebs.N\u00eb rrethana t\u00eb reja shoq\u00ebrore, \u00e7\u00ebshtjet e tilla duhet t\u00eb trajtohen me realiz\u00ebm e jo me mentalitetin e monizmit, sepse pluralizmi ofron mund\u00ebsi shum\u00ebplan\u00ebshe, por duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb vullneti politik i pushtetit.<\/p>\n<p>Por, Mali i Zi \u00ebsht\u00eb specifik p\u00ebr t\u00ebr\u00eb regjionin sepse \u00ebsht\u00eb i vetmi vend ku nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrruar pushteti nga miratimi i pluralizmit. Madje n\u00ebse e analizojm\u00eb me n\u00eb detaje del se k\u00ebtu pushteti nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrruar nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga viti 1945, duke mbetur ekzemplar i llojit t\u00eb vet n\u00eb t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e vendeve t\u00eb ish kampit socialist n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore. Pik\u00ebrisht duke marr\u00eb parasysh k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, \u00e7\u00ebshtja e integrimit duhet te trajtohet me t\u00ebr\u00eb kompleksitetin e vet n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e veprimtarive shoq\u00ebrore dhe ekonomike, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i pranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij mjedisi.<\/p>\n<p><strong>3.Shqiptar\u00ebt jan\u00eb p\u00ebr integrim por me identitet <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mozaikun nacional t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, shqiptar\u00ebt jan\u00eb e vetmja popullsi me prejardhje josllave, e dh\u00ebn\u00eb kjo q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga pjes\u00ebtar\u00ebt e popujve t\u00eb tjer\u00eb. Dhe s&#8217;ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe, sepse shqiptar\u00ebt si popull autokton kan\u00eb identitetin e tyre t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt, si nga gjuha, kultura, historia e tradita. Andaj duke marr\u00eb parasysh k\u00ebto ve\u00e7ori, me t\u00eb drejt\u00eb b\u00ebh\u00ebt pyetja, se si qendron \u00e7\u00ebshtja e integrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis. Ndon\u00ebse nj\u00eb tem\u00eb e till\u00eb paraqet \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, jemi d\u00ebshmitar\u00eb se edhe n\u00eb pluraliz\u00ebm ekzistojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme sa i p\u00ebrket integrimit t\u00eb tyre n\u00eb Mal t\u00eb Zi, nga fakti se k\u00ebtu gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm mentaliteti i koh\u00ebs s\u00eb monizmit.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb geto, p\u00ebrkundrazi ata d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb integrohen, por me identitetin e tyre. Duke marr\u00eb parasysh se num\u00ebrikisht jan\u00eb pak, rreth 5% sipas statistik\u00ebs zyrtare nga regjistrimi i popullsis\u00eb n\u00eb vitin 2011, duhet nj\u00eb p\u00ebrkujdesje e ve\u00e7ant\u00eb nga strukturat e pushtetit qendror p\u00ebr t\u00eb \u00a0mbrojtur identitetin komb\u00ebtar, e kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb sidomos n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, gjuh\u00ebs, informimit, kultur\u00ebs etj. Po ashtu p\u00ebrkujdesje duhet kushtuar \u00a0edhe n\u00eb investime e pun\u00ebsim, konform\u00eb p\u00ebrqindj\u00ebs s\u00eb pjes\u00ebmarrj\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme. Por, p\u00ebrvoja e deritashme d\u00ebshmon se p\u00ebr ndryshime cil\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb vullneti politik i pushtetit, e jo t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb retorik\u00eb monotone q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste i ngjan\u00eb demagogjis\u00eb.<\/p>\n<p>Mbrojtja\u00a0 e identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve nuk rrezikon askend n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebrve\u00e7 individ apo subjekte t\u00eb ndryshme politike e jo politike, t\u00eb cil\u00ebt vuajn\u00eb nga sindromi i hegjemonizmit.Vet\u00ebm duke mbrojtur identitetin e popujve t\u00eb vegj\u00ebl, p\u00ebrkat\u00ebsisht\u00a0 popujve t\u00eb ndar\u00eb, duke \u00a0mbrojtur \u00a0dhe valorizuar \u00a0trash\u00ebgimin\u00eb\u00a0 kulturore, si d\u00ebshmi e identitetit t\u00eb tyre, Mali i Zi do t\u00eb ishte n\u00eb praktik\u00eb \u00a0shtet \u00a0demokratik multinacional sipas standard\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>4.Integrimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb nivelin mbar\u00ebkomb\u00ebtar<\/strong><\/p>\n<p>Me miratimin e pluralizmit me t\u00eb drejt \u00ebsht\u00eb pritur se pengesat ideologjike t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs \u00a0do t\u00eb eliminohen dhe shqiptar\u00ebt do t\u00eb angazhohen p\u00ebr integrimin e tyre \u00a0mbar\u00ebkomb\u00ebtar. Dhe nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb kishin t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, duke marr\u00eb parasysh se kemi p\u00ebrjetuar nj\u00eb periudh\u00eb ndarje dhe izolimi p\u00ebr pes\u00eb dekada, e cila ka l\u00ebn\u00eb pasoja q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranishme edhe n\u00eb dit\u00ebt tona. Dhe\u00a0 s\u2019ka \u00a0si t\u00eb jet\u00eb ndryshe sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb popull t\u00eb ndar\u00eb, me pamund\u00ebsi komunikimi me shtetin am\u00eb. Pra kemi pasur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me procesin e mbijetes\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi,\u00a0 \u00e7\u00ebshtje kjo e cila meriton nj\u00eb studim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sociologjik.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por,edhe pse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ca p\u00ebrpjekje n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet integruese mbar\u00ebkomb\u00ebtare nga subjekte t\u00eb ndryshme dhe shoq\u00ebria civile n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim t\u00eb arriturat jan\u00eb minimale. P\u00ebr ndryshime pozitive n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00a0bart\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij procesi duhet t\u00eb jen\u00eb institucionet shtet\u00ebrore nga shteti am\u00eb-Shqip\u00ebria, e po ashtu edhe\u00a0 Kosova. K\u00ebtu kemi parasysh integrimin n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs, artit, arsimit, informimit, botimeve, turizmit etj., t\u00eb cilat mund t\u00eb realizohen duke mbeshtetur projekte p\u00ebrkat\u00ebse. Pasi integrimi mbar\u00ebkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb koncept i gjer\u00eb, fillimisht jan\u00eb k\u00ebto fusha\u00a0 ku duhet insistuar sepse jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pjes\u00ebmarrjen \u00a0e shqiptar\u00ebve nga Mali i Zi\u00a0 n\u00eb Festivalin Folklorik Komb\u00ebtar n\u00eb Gjirokast\u00ebr(2015) q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr veprimtarit\u00eb e rralla n\u00eb nivelin mbar\u00ebkomb\u00ebtar \u00a0me koordinim nga Ministria e Kultur\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Veprimtari t\u00eb ngjajshme duhet t\u00eb organizohen nga institucionet shtet\u00ebrore edhe n\u00eb fushat e tjera ku duhet t\u00eb ftohen shqiptar\u00ebt nga hap\u00ebsira e tyre etnogjeografike q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb njohjes, k\u00ebmbimit t\u00eb p\u00ebrvojave e sidomos\u00a0 t\u00eb\u00a0 bashkimit kulturor komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Duke eliminuar paragjykimet e kaluara n\u00eb pluraliz\u00ebm \u00a0veprimtarit\u00eb e tilla mbar\u00ebkomb\u00ebtare nuk cenojn\u00eb interesat e popujve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve e si t\u00eb tilla n\u00eb favor t\u00eb konceptit multikulturor\u00a0 si kudo n\u00eb vendet demokratike europiane. Mbetet obligim moral, profesional dhe komb\u00ebtar q\u00eb \u00a0t\u00eb angazhohemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00a0me t\u00eb gjitha kapacitetet\u00a0 sepse pun\u00ebt tona nuk na i kryejn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>(Qershor, 2018)<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 &nbsp; &nbsp; \u00c7\u00ebshtja e integrimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dukuri e p\u00ebrditshme n\u00eb takimet e ndryshme bilaterale dhe multilaterale n\u00eb mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve\u00a0 politik\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor tash disa dekada, duke qen\u00eb nj\u00eb nder temat par\u00ebsore e agjendave t\u00eb takimeve, me qellim p\u00ebr\u00a0 t\u00eb amortizuar animozitetet dhe paragjykimet nga e kaluara e larg\u00ebt dhe ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[384],"class_list":["post-19555","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nail-draga"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19555"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19555\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19556,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19555\/revisions\/19556"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}