{"id":19552,"date":"2018-06-29T22:39:56","date_gmt":"2018-06-29T20:39:56","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19552"},"modified":"2018-06-29T22:39:56","modified_gmt":"2018-06-29T20:39:56","slug":"kara-dioguardi-dhe-mike-mccuddy-cifti-qe-u-martuan-me-nje-dasme-amerikane-me-tradita-arbereshe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19552","title":{"rendered":"Kara DioGuardi dhe Mike McCuddy, \u00e7ifti q\u00eb u martuan me nj\u00eb dasm\u00eb amerikane me tradita arb\u00ebreshe"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/kra-diogrardi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-19553 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/kra-diogrardi.jpg\" alt=\"\" width=\"451\" height=\"640\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/kra-diogrardi.jpg 451w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/kra-diogrardi-211x300.jpg 211w\" sizes=\"auto, (max-width: 451px) 100vw, 451px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Kara DioGuardi, origjina, f\u00ebmij\u00ebria dhe jeta e nj\u00eb personaliteti t\u00eb famsh\u00ebm televiziv\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb<\/p>\n<p><strong>Nga Beqir SINA \u2013 New York<\/strong><\/p>\n<p>NEW YORK CITY : Nd\u00ebrsa, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e dashur edhe mjaft e njohur edhe p\u00ebr komunitetin shqiptar, p\u00ebr shkak t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb babai i saj Joe DioGuardi, dhe njerka e saj Shirli Cloyes DioGuardi, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto 25 vjet n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn, Preshev\u00ebn, Bujanovcin, Medvegjen, shqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi, n\u00eb Maqedoni, \u00c7am\u00ebrin\u00eb dhe diaspor\u00ebn shqiptare, si udh\u00ebheq\u00ebs i lobit shqiptar\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb bot\u00eb, Kara DioGuardi, mbetet nj\u00eb personalitet i njohur i kultures dhe artit n\u00eb SHBA, q\u00eb promovon origjin\u00ebn e saj Arbereshe \u2013 nga ai \u201cGjaku i shprishur \u2013 Sangue sporse\u201d.<\/p>\n<p>Kara DioGuardi, e bija e veprimtarit t\u00eb shquar shqiptaro-amerikan dhe ish-kongresistit Joseph DioGuardi Presidentit t\u00eb parit lob shqiptar\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkauara, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, i ka hedhur memoaret e saj \u2013 nga f\u00ebmij\u00ebria deri te fame e saj si nj\u00eb personalitet televiziv\u00eb n\u00eb librin e titulluar &#8220;Nj\u00eb not\u00eb tep\u00ebr e lart\u00eb: Si mbijetova n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb dashuri dhe n\u00eb American Idol&#8221;, i publikuar shtat\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb \u2013 Prill 2011.<br \/>\nNj\u00eb lib\u00ebr biografik\u00eb, ky, i shkruar vet\u00ebm me kujtime origjinale interesante nga jeta e saj, q\u00eb fillojn\u00eb prej nga f\u00ebmij\u00ebria, shkolla, puna dhe majat e suksesit si nj\u00eb artiste e njohur Amerikane.<\/p>\n<p>Ajo shkruan n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e saj, se si ajo ishte rritur n\u00eb f\u00ebmini, p\u00ebr muzik\u00eb, dhe deri n\u00eb gjyqtare n\u00eb American Idol.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb librin e saj ting\u00ebllojn si nj\u00eb di\u00e7ka super interesante, por arritja e saj si gjyq\u00ebtare n\u00eb sesionet 8 -9 n\u00eb American Idol ka kapluar thell\u00eb mendjen dhe zemr\u00ebn e saj ashtu si\u00e7 e p\u00ebrshkruan ajo n\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>Ajo shkruanj se Simon Cowell e b\u00ebri at\u00eb t\u00eb ndihet mjaft e pasigurt &#8230; ajo ka shkruar, &#8220;Isha duke e urryer veten p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar miratimin e tij n\u00eb \u00e7do gj\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Mbas promovimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij libri n\u00eb Bookends, nj\u00eb librari e vjet\u00ebr dhe e pavarur n\u00eb qytetin Ridgewood, New Jersey, shtat\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb( prill 2011) turneu me librin e Kara DioGuardit, ka vazhduar m\u00eb pas\u00eb n\u00eb disa qytete t\u00eb tjera amerikane, me intervista dhe biseda n\u00eb televizionet, radiot dhe revistat e gazetat m\u00eb prestigjoze n\u00eb SHBA, deri me librin &#8220;Nj\u00eb not\u00eb tep\u00ebr e lart\u00eb: Si mbijetova n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb dashuri dhe n\u00eb American Idol&#8221;, ajo u prezantua aty ku ndodhet edhe kryqendra e shqiptarve sot, n\u00eb New York, si mysafire e Fondacionit t\u00eb Qytetarve Kolombus, n\u00eb mesin e italian\u00ebve dhe shqiptarve t\u00eb Amerik\u00ebs, (shtator 2011) .<\/p>\n<p>Babai i saj Joseph J. DioGuardi, nj\u00eb ish kongresmen republikan i New Yorkut, i cili tani jeton n\u00eb Ossining, kishte ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb prezantim t\u00eb librit t\u00eb bij\u00ebs s\u00eb tij \u2013 n\u00eb qendren kulturore Fondacionin e Qytetarve Kolombus, s\u00eb bashku m\u00eb gruan e tij Sherly Cloyes &#8211; DioGuardi, v\u00ebllan\u00eb , motrat, djalin dhe pjestar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes DioGuardi n\u00eb Amerik\u00eb, s\u00eb bashku me shqiptar\u00ebt, an\u00ebtar\u00eb k\u00ebta t\u00eb bordit t\u00eb Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, me gjith\u00eb familjet e tyre.<\/p>\n<p>DioGuardi,(babai i saj) k\u00ebsaj rradhe kishte p\u00ebrgatitur nj\u00eb supriz\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb pranishmit dhe vajz\u00ebn e tij<\/p>\n<p>Ai kishte sjell dhe vendosur n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd t\u00eb sall\u00ebs, Fondacionit t\u00eb Qytetarve Kolombus, nj\u00eb poster t\u00eb madh me fotografin e Kara DioGuardit me artisten e fam\u00ebshme italiane Sofia Loren, e cila binte n\u00eb sy ngado q\u00eb t\u00eb shikoje.<\/p>\n<p>DioGuardi, duke iu treguar t\u00eb pranishm\u00ebve posterin me fotografin\u00eb, u tha atyre se &#8221; e bija Kara ishte vet\u00ebm 12 vje\u00e7, kur ajo fitoi besimin e t\u00eb k\u00ebnduarit n\u00eb Waldolf-Astoria Hotel Manhattan n\u00eb 1983 para 1.000 njer\u00ebzve n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Kolombit, ku aktoria e madhe Sofia Loren ishte Grand Marshall &#8211; dhe e ftoi Kar\u00ebn, q\u00eb t\u00eb k\u00ebndoi n\u00eb sken\u00eb s\u00eb bashku me Sofia Loren, dhe un\u00eb i k\u00ebrkova q\u00eb t&#8217;a fotografoja&#8221;.<\/p>\n<p>Presidenti i Fondacionit t\u00eb Qytetarve Kolombus Frank Fusaro, foli p\u00ebr biografin\u00eb e Kara DioGuardit, duke e lidhur at\u00eb me origjin\u00ebn e saj &#8211; e cila tha ai ka prejardhjen e saj nga nj\u00eb fshat\u00eb Arberesh\u00eb(Shqiptar\u00eb) &#8211; q\u00eb quhet katundi Greci n\u00eb jug t\u00eb Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, q\u00eb Fondacioni i Qytetarve Kolombus, e nderoi Kara DioGuardin me nj\u00eb \u00e7ertifikat nderi e cila u jepet italiano &#8211; amerikan\u00ebve m\u00eb t\u00eb susksesh\u00ebm n\u00eb SHBA<\/p>\n<p>Kara DioGuardi, tha zoti Fusaro, ka lindur n\u00eb Ossining, New York, ajo \u00ebsht\u00eb me prejardhje arb\u00ebreshe (shqiptare) dhe italiane, e besimit katolik. Babai i saj \u00ebsht\u00eb ish-kongresmeni republikan Joseph J. DioGuardi. Kara DioGuardi, theksoi ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kush\u00ebrir\u00eb e shtat\u00eb, me Regis Philbin nj\u00eb personalitet dhe veteran i njohur i Televizionit Amerikan. Carol ka q\u00ebn\u00eb n\u00ebna e saj e cila vdiq n\u00eb 1997 pas nj\u00eb beteje t\u00eb gjat\u00eb 7-vje\u00e7are me s\u00ebmundjen e kancerit ovarian.<\/p>\n<p>Kara DioGuardi, u rrit n\u00eb zonat periferike t\u00eb New Rochelle, New York, n\u00eb Woods Wilmot. Si f\u00ebmij\u00eb ajo mori pjes\u00eb n\u00eb foshnjore n\u00eb shkoll\u00ebn Immaculate Heart of Mary Catholic School n\u00eb Scarsdale, New York, p\u00ebr t\u00eb ndjekur m\u00eb pas\u00eb Shkoll\u00ebn e magjistratur\u00ebs n\u00eb Dobbs Ferry, New York, para se kishte p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb diplom\u00eb n\u00eb shkenca politike n\u00eb Universitetin Duke. Mbasi ajo u diplomua nga kolegji, ajo ka punuar p\u00ebr revist\u00ebn Billboard si asistente me Timothy White dhe Howard Lander dhe m\u00eb von\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e shitjes s\u00eb reklamave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, autoria e librit &#8220;Nj\u00eb not\u00eb tep\u00ebr e lart\u00eb: Si mbijetova n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb dashuri dhe n\u00eb American Idol&#8221;, Kara DioGuardi, n\u00eb at\u00eb promovim libri, foli m\u00eb shum\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe pjesa m\u00eb kryesore n\u00eb librin e saj.<\/p>\n<p>Pra, kaptinat p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e saj sfiduese n\u00eb marrjen e &#8220;detyr\u00ebs&#8221; si an\u00ebtare e juris\u00eb s\u00eb emisionit m\u00eb popullor n\u00eb SHBA &#8220;American Idol&#8221; dhe largimin e polarizuar.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ajo u rr\u00ebfye se si u b\u00eb gjyqtare, n\u00eb saj &#8211; t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs si nj\u00eb kompozitore, si nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare, si nj\u00eb tekstshkruajt\u00ebse dhe m\u00eb pas, e futi veten n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes verbuese t\u00eb nj\u00eb prej serialeve m\u00eb t\u00eb suksesshme n\u00eb historin\u00eb e SHBA, n\u00eb televizion.<\/p>\n<p>N\u00eb lib\u00ebrin e saj, n\u00eb nj\u00eb kapitull &#8211; ajo shkruan se edhe pse ajo nuk ishte m\u00eb, pjes\u00eb e &#8220;American Idol&#8221;, dhe si kaloi ajo me angazhimin n\u00eb serialin e ri n\u00eb kanalin televiziv Bravo, ku ajo kishte rolin n\u00eb &#8220;Platinum Hit&#8221;, premiera e t\u00eb cilit kishte filluar t\u00eb shfaqet n\u00eb fund t\u00eb majit te atij viti.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Kara DioGuardi ka treguar edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e saj, vdekjen e parakohshme nga kanceri ovarian n\u00eb vitin 1997 t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs, e cila, ja la rolin e babait t\u00eb saj Joe DioGuardit, i cili, si\u00e7 tha ajo ka meritat e veta n\u00eb formimin e saj.<\/p>\n<p>Libri i Kara DioGuardit &#8220;Nj\u00eb not\u00eb tep\u00ebr e lart\u00eb: Si mbijetova n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb dashuri dhe n\u00eb American Idol&#8221; \u00ebsht\u00eb i mbushur me tregime t\u00eb paharrueshme dhe frym\u00ebzuese, dal\u00eb nga zemra dhe llogoret e biznesit, jet\u00ebs, dhe bot\u00ebs s\u00eb arg\u00ebtimit, thon\u00eb ata q\u00eb e kan lexuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Artistja e njohur amerikane, po ashtu si ndodh n\u00eb keto veprimtari, gjat\u00eb k\u00ebtij promovimi ka n\u00ebnshkruar \u00e7do kopje t\u00eb librit t\u00eb saj dhe ka dal\u00eb n\u00eb fotografi me an\u00ebtar\u00ebt e familjes, grupin e shqiptar\u00ebve dhe fansat, shumica t\u00eb rinj\u00eb e t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Promovimi i librit \u201cA Helluva High Note: Surviving Life, Love, and American Idol &#8211; Kara DioGuardi\u201d, \u00ebsht\u00eb mbuluar nga media prestigjoze amerikane q\u00eb mbulojn\u00eb jet\u00ebn kulturore e artistike, si revista Rolling Stone, dhe televizioni i Hollivudit, &#8220;Access Hollywood&#8221;.<\/p>\n<p>Kara DioGuardi dhe Mike McCuddy, \u00e7ifti q\u00eb u martuan me nj\u00eb dasm\u00eb amerikane me tradita arb\u00ebreshe<\/p>\n<p>Ish an\u00ebtarja e juris\u00eb n\u00eb shoun e famsh\u00ebm &#8220;American Idol&#8221;, amerikania me prejardhje shqiptare (arb\u00ebreshe), Kara Elizabeth Dioguardi, \u00ebsht\u00eb martuar me m\u00ebsuesin e shnd\u00ebrruar n\u00eb kontraktues Mike McCuddy, 5 vjet m\u00eb par\u00eb m\u00eb 5 Korrik 2013 dhe ka nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNdjehem mir\u00eb. Ajo q\u00eb ishte m\u00eb e pabesueshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, ishte kur e pash\u00eb veten n\u00eb kish\u00eb dhe aty ishin t\u00eb gjith\u00eb ata njer\u00ebz aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mua dhe Mike; t\u00eb gjith\u00eb ishin aty vet\u00ebm p\u00ebr ne. Ishte shum\u00eb energji-dh\u00ebn\u00ebse. Isha shum\u00eb e emocionuar, edhe pse nuk jam dikush q\u00eb fillon t\u00eb qaj\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb martes\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo, \u00ebsht\u00eb e bija e ish-kongresmenit amerikan me prejardhje shqiptare, Joseph Dioguardi. Para se t\u00eb b\u00ebhej vler\u00ebsuese n\u00eb shoun amerikan, ajo pati nd\u00ebrtuar karrier\u00eb si autore k\u00ebng\u00ebsh dhe producente muzikore dhe ka punuar edhe me yjet si Celine Dion, David Archuleta, Kelly Clarkson, Carrie Underwood, Demi Lovato. Kara DioGuardi, foli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr martes\u00ebn, jo &#8220;shum\u00eb t\u00eb bujshme&#8221;, p\u00ebr revist\u00ebn amerikane tabloide &#8220;In Touch &#8211; Weekly&#8221;, duke quajtur kuror\u00ebzimin e jav\u00ebs s\u00eb kaluar si &#8220;martes\u00ebn e saj jo t\u00eb lajmeve t\u00eb m\u00ebdha&#8221;.<\/p>\n<p>Si u lidh\u00ebn me njeri tjetrin ?<\/p>\n<p>Kara tregon: Q\u00eblloi rast\u00ebsisht, ne t\u00eb dy ishim n\u00eb Meksik\u00eb me pushime n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin hotel. Atje q\u00eblloi q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb nga lokalet e hotelit, t\u00eb jemi vet\u00ebm n\u00eb dhom\u00eb. Madje, ishte m\u00ebngjes dhe un\u00eb isha me pizhame. Ne pat\u00ebm disa qirinj t\u00eb ndezur n\u00eb tavolin\u00eb dhe nj\u00eb vazo t\u00eb vog\u00ebl me lule t\u00eb fresk\u00ebta. Kur, ai m\u00eb tha: \u201cKara! You know I love you!? (A e dini se un\u00eb ju dua)&#8221;. Kaq ishte e gjitha dhe m\u00eb pas, ai m\u00eb tha: &#8220;Kam nj\u00eb pyetje p\u00ebr ju. Ku jan\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt e mia?\u201d. Un\u00eb i thash\u00eb: \u201cPse duhet ta di un\u00eb se ku jan\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt e tua?!\u201d. Ai p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb pyeti, por me pak ndryshim: &#8220;A e di at\u00ebher\u00eb se ku jan\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt tuaja?!\u201d. Un\u00eb vazhdoj: \u201cPo, sigurisht\u201d. Nd\u00ebrsa ai: \u201cVishi, n\u00eb rregull, at\u00ebher\u00eb edhe ju do t\u00eb martoheni me mua?\u201d, m u p\u00ebrgjigj ai me plot dashuri. Un\u00eb i thash\u00eb: &#8220;Po! Okay!\u201d.<\/p>\n<p>Martesa me fustan arb\u00ebresh fustani 100 vjecar<\/p>\n<p>Bekimi i martes\u00ebs n\u00eb ceremonin\u00eb fetare u krye n\u00eb nj\u00eb Kish\u00eb e Bashkuar Metodiste n\u00eb shtetin Maine, dhe u udh\u00ebhoq nga prifti katolik Scott Nurse Sr. Prifti ishte ai q\u00eb e konfirmoi martes\u00ebn e \u00e7iftit Mike McCuddy me vajz\u00ebn me origjin\u00eb arbereshe Kara DioGuardi, e cila u martua me dy fustane t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb nus\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kara DioGuardi, do t\u00eb shkruante revista tabloide &#8220;In Tuoch Weekly&#8221;, pati nj\u00eb veshje nus\u00ebrie t\u00eb firm\u00ebs s\u00eb fustan\u00ebve t\u00eb bardh\u00eb p\u00ebr dasma &#8220;Vera Wang&#8221;.<\/p>\n<p>Dhe, nj\u00eb tjet\u00ebr fustan antik t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb arberesh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb, trash\u00ebgim nga gjyshja e saj. Fustani i nus\u00ebris\u00eb q\u00eb veshi Kara DioGuardi, thon\u00eb banor\u00ebt e provinc\u00ebs s\u00eb Kozenc\u00ebs &#8220;ka mbetur legjend\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr familjen Argondica, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e Vakarixo Albanese n\u00eb provinc\u00ebn e Kozenc\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i vetmi fustan i bardh\u00eb nus\u00ebrie q\u00eb kjo familje trash\u00ebgon me shekuj. I vetmi informacion q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb, \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Itali rreth 6 shekuj m\u00eb par\u00eb nga familja e Argondicajve, nga Shqip\u00ebria&#8221;.<\/p>\n<p>Bizhuterit\u00eb 250 mij\u00eb dollar\u00eb<\/p>\n<p>Burri i saj McCuddy, i vendosi n\u00eb gishtin e kat\u00ebrt t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb nj\u00eb unaz\u00eb 30-karat me diamante, nj\u00eb byzylyk me platinum dhe nj\u00eb pal\u00eb vath\u00eb llambadar 20 karatsh e diamante. Vlera e bizhuterive t\u00eb saj kushtonte 250.000 mij\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Kara DioGuardi tha se ishte ajo q\u00eb pati k\u00ebrkuar q\u00eb dasm\u00ebn t a b\u00ebnin n\u00eb shtetin federal Maine. Ajo shtoi se i p\u00eblqente ky vend p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dasm\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb natyrale, t\u00eb bukur, t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dasm\u00ebn e saj pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb rreth 50 t\u00eb ftuar, kryesisht njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb dy familjeve t\u00eb nuses dhe dh\u00ebndrrit.<\/p>\n<p>Kara DioGuardi, \u00ebsht\u00eb vajza e vetme e ish kongresmenit t\u00eb njohur, republikan t\u00eb Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidentit vullnetar t\u00eb Lig\u00ebs Qytetare Shqiptaro Amerikane.<\/p>\n<p>Fati &#8220;i provuar&#8221; i Kara DioGuradi<\/p>\n<p>E bija e kongresmenit me origjin\u00eb shqiptare, Kara, ishte 12 vje\u00e7e kur nj\u00eb \u00e7erek shekulli m\u00eb par\u00eb u ngjit n\u00eb sken\u00ebn e sall\u00ebs luksoze t\u00eb Grand Ballroom t\u00eb hotel \u201cWaldorf Astoria\u201d n\u00eb Manhattan NY dhe k\u00ebndoi n\u00eb Dit\u00ebn e Fest\u00ebs s\u00eb Kolombit (Colombus Day).<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb ajo mori \u00e7mimin &#8220;Honoree\u201d (Nderi), q\u00eb u jepet nga fondacioni qytetar\u00ebve t\u00eb Kolombit. Duke shkruar p\u00ebr mbr\u00ebmjen e s\u00eb shtun\u00ebs, gazeta italiane &#8220;Oggi&#8221;, kujton ballon festuese t\u00eb 1983-it, kur Kara e vog\u00ebl, por guximtare, k\u00ebndoi gjith\u00eb zjarr dhe b\u00ebri q\u00eb aktorja e madhe me fam\u00eb bot\u00ebrore, Sofia Loren q\u00eb ndodhej n\u00eb sall\u00eb, t\u00eb ngrihej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe t\u00eb duartrokiste me zjarr duke thirrur: Brava, BRAVA! Kara, e cila ka marr\u00eb \u00e7mimin si kompozitorja m\u00eb e mir\u00eb e vitit n\u00eb muzik\u00ebn \u201cPop\u201d \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuarat n\u00eb sken\u00ebn e muzik\u00ebs Pop n\u00eb SHBA dhe bot\u00eb.<\/p>\n<p>Me 100 milion\u00eb kopje t\u00eb shitura nga albumet e saj, muzika e k\u00ebsaj artisteje i ka dh\u00ebn\u00eb fam\u00eb shum\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve q\u00eb sot ndiqen nga miliona adhurues n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. \u201dTaking chances\u201d (T\u00eb v\u00ebsh fatin n\u00eb prov\u00eb) \u00ebsht\u00eb disku me muzik\u00eb t\u00eb Kara DioGuardit dhe i k\u00ebnduar nga Celine Dion.<\/p>\n<p>Suksesi \u00ebsht\u00eb i garantuar pas fam\u00ebs q\u00eb DioGuradi ka arritur me Faith Hill dhe Christina Agiliera.<\/p>\n<p>Kara, ka bashk\u00ebpunar suksessh\u00ebm edhe me emra t\u00eb tjer\u00eb, si Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etj. Me firm\u00ebn e saj t\u00eb njohur &#8220;Art House Entertainment&#8221;, ajo \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb 10 albumet m\u00eb t\u00eb shitur n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, Kara DioGuardi ka krijuar 50 k\u00ebng\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb renditur n\u00eb vendet e para t\u00eb klasifikimeve Amerikane dhe Europiane.<\/p>\n<p>&#8220;E nominuara p\u00ebr fitimin e \u00e7mimit Grammy, k\u00ebng\u00ebtarja, kompozitorija dhe autore e teksteve t\u00eb k\u00ebng\u00ebve Kara DioGuardi e bija e ish kongresmenit me origjin\u00eb shqiptare Jospeh J. DioGuardi, ishte edhe n\u00eb edicionin p\u00ebrkrah panelit t\u00eb &#8220;gjyqtarve, t\u00eb tjer\u00eb me Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, n\u00eb edicionin e tet\u00eb t\u00eb spektaklit m\u00eb t\u00eb fam\u00ebsh\u00ebm n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs &#8220;American Idol&#8221; .<\/p>\n<p>Karriera q\u00eb nisi nga \u201crr\u00ebnj\u00ebt\u201d shqiptare &#8211; Arbereshe<\/p>\n<p>Kara Elizabeth DioGuardi ka lindur m\u00eb 9 dhjetor 1970. U lind dhe u rrit\u00eb n\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb t\u00eb Nju Jorkut, e cila quhet &#8220;Wilmot Woods&#8221; n\u00eb pjes\u00ebn e lartme, t\u00eb New Roshell-it. Pasi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb \u201cDuke University\u201d, u pun\u00ebsua n\u00eb sektorin e marketingut n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej revistave m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb Nju Jorkut &#8211; Billboard Magazine.<\/p>\n<p>Kudo, n\u00eb biografin\u00eb e saj shkruhet; se Kara \u00ebsht\u00eb Shqiptare (Albanian) (Arb\u00ebreshe), duke qen\u00eb e hijshme, sepse \u00ebsht\u00eb e bija e ish kongresmenit republikan t\u00eb Nju Jorkut, Jospeh J DioGuardi.<\/p>\n<p>Kara Elizabeth DioGuardi, \u00ebsht\u00eb edhe ajo nj\u00eb nga disa prej atyre yjeve t\u00eb artit ose emrave t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb, q\u00eb publikisht jan\u00eb duke treguar rr\u00ebnj\u00ebt e tyre, dhe promovuar kudo n\u00eb televizionet amerikane se jan\u00eb shqiptar .<\/p>\n<p>Kara Elizabeth DioGuardi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rritej dhe i shtohej fama n\u00eb Amerik\u00eb, filloi t\u00eb deklaroj\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e saj shqiptare, si vajza e Presidentit t\u00eb Lig\u00ebs Qytetare Shqiptaro &#8211; Amerikane Joeseph J DioGuardit.<\/p>\n<p>Ajo, ka patur nj\u00eb gjyshe (n\u00ebn\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs), e cila vdiq vitin e kaluar e quajtur Mary Pizzutello, e lindur n\u00eb nj\u00eb fshat shqiptar n\u00eb Itali, Barile. Nd\u00ebrsa gjyshi i saj, babai Joe DioGuardit e ka t\u00eb lindur n\u00eb nj\u00eb fshat shqiptar, Greci af\u00ebr Napolit.<\/p>\n<p>Kara Elizabeth DioGuardi, e cila \u00ebsht\u00eb duke korrur suksese t\u00eb konsiderueshme n\u00eb Amerik\u00eb, ka gjetur edhe kjo n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e saj, ashtu si edhe artist\u00ebt e tjer\u00eb me rr\u00ebnj\u00eb ose gjak shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb, q\u00eb me fam\u00ebn dhe emrin q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, po kontribuojn\u00eb e lobojn\u00eb p\u00ebr shqip\u00ebtarizmin, duke i treguar gjith\u00eb Amerik\u00ebs, se kush jan\u00eb dhe t\u00eb kujt jan\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb pronare e nj\u00eb kompanie botimesh (Arthouse Entertainment) dhe punon n\u00eb firm\u00ebn Warner Brothers.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb kantautorja me origjin\u00eb shqiptare, Kara DioGuardi, \u00ebsht\u00eb shfaqur p\u00ebr tet\u00eb jav\u00eb n\u00eb Broadway. M\u00ebsohet se e bija e ish-kongresmeni me origjin\u00eb arb\u00ebreshe (shqiptare) Joseph DioGuardi, presidenti vullnetar\u00eb i lobit t\u00eb vet\u00ebm dhe t\u00eb par\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb SHBA, p\u00ebr tet\u00eb jav\u00eb dha shfaqje n\u00eb teatrin me fam\u00eb t\u00eb Chicagos , Broadway, ajo interpretoj\u00eb, rolin e Roxie Hart, n\u00eb musicalin e njohur Chicagomusical .<\/p>\n<p>Duhet theksuar se Chicagomusical \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej shfaqjeve m\u00eb t\u00eb shikuara n\u00eb SHBA pas atij American Idol. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej shfaqjeve m\u00eb t\u00eb njohura muzikore n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb edhe \u00ebsht\u00eb ekranizuar dhe interpretuar mjesht\u00ebrisht nga aktorja Renee Zellweger.<\/p>\n<p>Kantautorja, ish-an\u00ebtare e juris\u00eb s\u00eb show-t \u201cAmerican Idol\u201d, q\u00eb ka shkruar p\u00ebr shum\u00eb emra t\u00eb industris\u00eb muzikore, ka provuar veten s\u00eb fundi edhe n\u00eb kinematografi dhe pozimet eortike.Si edhe ka shkruar nj\u00eb lib\u00ebr biografik, librin e saj t\u00eb titulluar \u201cNj\u00eb not\u00eb tep\u00ebr e lart\u00eb: Si mbijetova n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb dashuri dhe n\u00eb American Idol\u201d. Nj\u00eb lib\u00ebr biografik\u00eb, ky, i shkruar vet\u00ebm me kujtime origjinale interesante nga jeta e saj, q\u00eb fillojn\u00eb prej nga f\u00ebmij\u00ebria, shkolla, puna dhe majat e suksesit si nj\u00eb artiste e njohur Amerikane.<\/p>\n<p>Kara DioGuardi, e cila sipas ekpserteve amerikan t\u00eb muzik\u00ebs ka edhe nj\u00eb vokal t\u00eb admiruesh\u00ebm, aktualisht merr pjes\u00eb n\u00eb programin \u201cPlatinium Hit\u201d q\u00eb transmetohet n\u00eb kanalin Bravo<\/p>\n<p>Sipas kritik\u00ebve k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara thuhet se kompozitoria e njohur amerikane Kara DioGuardi, ka gjetur vet\u00ebn pas largimit nga \u201cAmerican Idol\u201d.<\/p>\n<p>Mbas largimit t\u00eb saj nga spektakli i famsh\u00ebm American Idol, Kara DioGuardi, si nj\u00eb ish-gjyqtare p\u00ebr dy edicione atje, tregoj\u00eb talentin e muzik\u00ebs popullore dhe u ul p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb \u201ckarrigen\u201d e drejtueses s\u00eb televizionit, me emisionin e saj, \u201cHit Platinum\u201d. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo s\u00eb fundi n\u00eb debutimin e saj, \u2013 duke u prezantuar si Roxie Hart n\u00eb hitet muzikore t\u00eb spektaklet muzikale n\u00eb \u201cChicago\u201d, p\u00ebr tet\u00eb jav\u00eb, shkelqeu si nj\u00eb artiste me fam\u00eb, raporton shtypi roz\u00eb amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse po afron n\u00eb dekad\u00ebn e pest\u00eb, t\u00eb mosh\u00eb s\u00eb saj, \u2013 Kara DioGuardi, vazhdon t\u00eb jet\u00eb personazh q\u00eb mbush kopertinat e gazetave n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Kara merret me produksione, programet televizive, tekstet muzikore dhe aranzhimet n\u00eb zhanret pop&amp;rock, R&amp;B dhe dance.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e dashur edhe mjaft e njohur edhe p\u00ebr komunitetin shqiptar, p\u00ebr shkak t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb babai i saj Joe DioGuardi, dhe njerka e saj Shirli Cloyes DioGuardi, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto 25 vjet n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn, Preshev\u00ebn, Bujanovcin, Medvegjen, shqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi, n\u00eb Maqedoni, \u00c7am\u00ebrin\u00eb dhe diaspor\u00ebn shqiptare, si udh\u00ebheq\u00eb i lobit shqiptar\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kara DioGuardi, origjina, f\u00ebmij\u00ebria dhe jeta e nj\u00eb personaliteti t\u00eb famsh\u00ebm televiziv\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb Nga Beqir SINA \u2013 New York NEW YORK CITY : Nd\u00ebrsa, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e dashur edhe mjaft e njohur edhe p\u00ebr komunitetin shqiptar, p\u00ebr shkak t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb babai i saj Joe DioGuardi, dhe njerka e saj Shirli Cloyes DioGuardi, kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19553,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-19552","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19552"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19552\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19554,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19552\/revisions\/19554"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19553"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}