{"id":19550,"date":"2018-06-28T22:11:49","date_gmt":"2018-06-28T20:11:49","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19550"},"modified":"2018-06-28T23:13:18","modified_gmt":"2018-06-28T21:13:18","slug":"kur-do-ti-vije-radha-vleresimit-historik-te-at-gjergj-fishtes-z-kryeminister","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19550","title":{"rendered":"KUR DO T\u2019I VIJ\u00cb RADHA VLER\u00cbSIMIT HISTORIK\u00a0T\u00cb AT GJERGJ \u00a0FISHT\u00cbS, Z. KRYEMINIST\u00cbR?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/at-gjergj-fishta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-17630 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/at-gjergj-fishta.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"640\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/at-gjergj-fishta.jpg 480w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/at-gjergj-fishta-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 100vw, 480px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj jave, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama inauguroi bustin e gjuh\u00ebtarit Eqerem \u00c7abejt, nj\u00eb akademiku dhe njeriu t\u00eb letrave shqipe, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me vler\u00eb dhe i merituar. \u00a0Kryeministri shqiptar, me t\u00eb drejt\u00eb, ngriti lart figur\u00ebn e \u00c7abejt, duke vler\u00ebsuar rolin dhe kontributin q\u00eb ai ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe.\u00a0 Media t\u00eb ndryshme shqiptare i b\u00ebn\u00eb jehon\u00eb k\u00ebtij aktiviteti nd\u00ebrsa njoftuan se busti i gjuh\u00ebtarit dhe albanologut t\u00eb shquar shqiptar Dr. Eqerem \u00c7abejt \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb kopshtin e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0 N\u00eb ceremonin\u00eb e inaugurimit foli edhe, Z. Rama, i cili u shpreh se, \u201cBusti i Eqerem \u00c7abejt n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb vep\u00ebr e bukur p\u00ebr nj\u00eb njeri t\u00eb bukur, t\u00eb cilin p\u00ebrkushtimi dhe kontributi p\u00ebr gjuh\u00ebn e shqipe e ktheu p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb Lartmadh\u00ebrin\u00eb e shkencave albanologjike\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Kryeministri Rama.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb shkurt\u00ebr nuk dua t\u00eb marr p\u00ebrsip\u00ebr asnj\u00eb kritik\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd. Dr. Eqerem \u00c7abej meriton bustin n\u00eb kopshtin e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ose kudo tjet\u00ebr n\u00eb trojet shqiptare. Si\u00e7 u shpreh edhe akademiku Vasil Tole, sekretar shkencor i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, gjat\u00eb inagurimit t\u00eb bustit,\u00a0 Eqerem \u00c7abej, \u201c\u00cbsht\u00eb m\u00eb s\u00eb pari nj\u00eb simbol, simbol i shkenc\u00ebtarit dhe i atdhetarit, i nd\u00ebrgjegjes shkencore dhe i nd\u00ebrgjegjes qytetare, i fisnik\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore dhe i moralit njer\u00ebzor, kjo e provuar vijueshm\u00ebrisht n\u00eb tri sisteme: gjat\u00eb mbret\u00ebris\u00eb, pushtimit nazifashist t\u00eb vendit si dhe komunizmit\u201d.\u00a0 \u00a0Dr. Eqerem \u00c7abej mund t\u00eb jet\u00eb i vetmi q\u00eb u mbijetoi t\u00eb tre sistemeve, sidomos komunizmit, ndryshe nga shum\u00eb bashk-kohas t\u00eb tij, duke m\u00ebnjanuar etiketimin si armik i popullit nga regjimi i Enver Hoxh\u00ebs. \u00a0\u00a0Megjith\u00ebse, si\u00e7 njoftonte edhe gazeta Kombi m\u00eb 4 n\u00ebntor 1943, Dr. Eqerem \u00c7abej ishte nj\u00eb nd\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e qeveris\u00eb s\u00eb formuar at\u00eb vit, prej Rexhep Mitrovic\u00ebs.\u00a0 P\u00ebr fatin e tij t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb familjes s\u00eb tij dhe t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjuh\u00ebs shqipe, Dr. Eqerem \u00c7abej nuk e p\u00ebsoi nga regjimi komunist, ashtu si\u00e7 e p\u00ebsuan koleg\u00ebt e tij t\u00eb cil\u00ebt ishin pjes\u00ebtar\u00eb me \u2018t\u00eb, n\u00eb qeverin\u00eb pro-naziste shqiptare, disa prej t\u00eb cil\u00ebve e paguan me jet\u00eb pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri. \u00a0Pjes\u00ebmarrja e Dr. Eqerem \u00c7abejt n\u00eb qeverin\u00eb e Rexhep Mitrovic\u00ebs nuk ia ul\u00eb aspak vlerat dhe kontributet e tija, por p\u00ebrkundrazi, e rrit\u00eb at\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi, sidomos p\u00ebr kontributet e tija n\u00eb fush\u00ebn e historis\u00eb filologjike shqiptare, por edhe n\u00eb studime t\u00eb tjera t\u00eb albanologjis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Me t\u00eb, gjuha shqipe dhe kultura shqiptare jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pasura. Andaj u ngrit busti i tij para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pyetja nuk \u00ebsht\u00eb se pse i ngrihet busti Dr. Eqerem \u00c7abejt, por pse nuk vler\u00ebsohen p\u00ebr kontributet e tyre \u2013 n\u00eb tre sistemet gjat\u00eb t\u00eb cilave jetoi dhe veproi ai &#8212; edhe figura t\u00eb tjera t\u00eb ndritura t\u00eb Kombit shqiptar q\u00eb vepruan gjat\u00eb asaj periudhe, si p\u00ebr shembull, At Gjergj Fishta<strong>*<\/strong>, sht\u00ebpia ku ka jetuar ai, ndon\u00ebse e shpallur monument kulture, \u00ebsht\u00eb k\u00ebthyer n\u00eb nj\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ku flejn\u00eb zogj\u00ebt e nat\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndoshta pak njer\u00ebz e din\u00eb, por Dr Eqerem \u00c7abej ka pasur konsiderat\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn \u2013 i cili p\u00ebr arsye q\u00eb dihen nuk mundi t\u2019a shprehte gjat\u00eb regjimit komunist, pasi Fishta ishte shpallur \u201carmik i popullit dhe tradh\u00ebtar i Kombit\u201d, i ndaluar rrept\u00ebsisht nga komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb komunist\u00ebve jugosllav\u00eb. Por \u00c7abej ka vler\u00ebsuar lart\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebn &#8212; para sundimit komunist kur Eqerem \u00c7abej mund t\u00eb shprehej lirisht&#8211; duke e cil\u00ebsuar Fisht\u00ebn, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe si \u201cPoeti komb\u00ebtar i Shqiptar\u00ebve\u201d. \u00a0Duke shkruar p\u00ebr vler\u00ebsimet edhe konsideratat e E. \u00c7abej p\u00ebr Fisht\u00ebn, i ndjeri Prof. Dr. Engj\u00ebll Sedaj \u00ebsht\u00eb shprehur se &#8211;vler\u00ebsimet e tija p\u00ebr Gjergj Fisht\u00ebn &#8212; si &#8220;Poet Komb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, si &#8220;P\u00ebrfaq\u00ebsues m\u00eb i pari i leteratur\u00ebs s\u00eb sotme shqiptare&#8221; \u00a0dhe sidomos si poet m\u00eb i avancuar epik ballkanik i shekullit, (\u00c7abej) i mb\u00ebshtet kryesisht n\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis\u201d, vepr\u00ebn kryesore t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej vler\u00ebsimeve t\u00eb tija p\u00ebr Lahut\u00ebn e Malcis dhe p\u00ebr Fisht\u00ebn, Dr. Eqerem \u00c7abej \u00ebsht\u00eb shprehur: \u201c\u2026Fishta z\u00eb fill me nj\u00ebsin\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb fisit p\u00ebr t\u00eb mbaruar te nj\u00ebsia m\u00eb e madhe e kombit, ia fillon me bariun e mo\u00e7\u00ebm Marash Ucin dhe mb\u00ebrrin te Abdyl Frash\u00ebri n\u00eb Lidhjen e Prizrenit. Duket qartas p\u00ebrpjekja e tij t\u00eb zgjeroj\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb bot\u00ebn n\u00eb nj\u00eb brendi m\u00eb fort nacionale, t\u00eb ngrej\u00eb k\u00ebshtu vepr\u00ebn n\u00eb sfer\u00ebn komb\u00ebtare. K\u00ebshtu vepra e tij ka marr\u00eb karakterin e nj\u00eb eposi komb\u00ebtar\u2026duke qen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb far\u00eb kuptimi edhe nj\u00eb epos ballkanik. \u00a0Nj\u00eb drit\u00eb jete homerike shk\u00eblqen mbi vepr\u00ebn e tij: si n\u00eb dukje t\u00eb zanave q\u00eb u p\u00ebrngjajn\u00eb Dian\u00ebs e Aten\u00ebs\u2026\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kat\u00ebr vjet para se t\u00eb vdiste Fishta,\u00a0Prof. \u00c7abej\u00a0jep k\u00ebt\u00eb gjykim p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn:\u00a0\u201cGjergj Fishta \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, sidomos n\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i par\u00eb i literatur\u00ebs s\u00eb sotme shqiptare\u201d.\u00a0 Dhe m\u00eb tej \u00c7abej \u00ebsht\u00eb shprehur se, \u201cN\u00eb fakt, n\u00eb poezin\u00eb epike t\u00eb Fisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb k\u00ebnduar thelbi i shpirtit t\u00eb shqiptar\u00ebve, elementi i konservuar i popullit q\u00eb nj\u00ebherit m\u00eb s\u00eb mir\u00eb d\u00ebshmon nj\u00ebsin\u00eb e kombit\u201d.\u00a0\u00a0 \u00c7abej ka shkruar gjithashtu p\u00ebr ep\u00ebrsin\u00eb artistike t\u00eb Fisht\u00ebs, se n\u00eb, &#8220;Ngjarjet e nj\u00eb natyre m\u00eb shum\u00eb lokale, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn historike p\u00ebr vepr\u00ebn&#8221; Lahuta e Malcis\u00eb, At Gjergj Fishta &#8212; ka theksuar Dr. Eqerem \u00c7abej &#8212; &#8220;Prej k\u00ebsaj b\u00ebri nj\u00eb epope komb\u00ebtare&#8221;, k\u00ebshtu q\u00eb sipas tij, &#8220;Kjo epope nganj\u00ebher\u00eb i kalon kufijt\u00eb e shqiptaris\u00eb, duke q\u00ebn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb kuptimi, edhe nj\u00eb epos ballkanik&#8221;.\u00a0 Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr kontributin e Fisht\u00ebs n\u00eb zhvillimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, albanologu austriak, Prof. Dr. Norbert Jokl ka shkruar se, \u201cMe At Gjergj Fisht\u00ebn gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zoj\u00eb. \u00a0Me At Gjergjin, kryetar n\u00eb Kongresin e Manastirit, u caktue nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nj\u00eb alfabet i vet\u00ebm p\u00ebr mbar\u00eb Shqipnin\u00eb, vendim ky me dobi q\u00eb nuk numrohen. \u00a0Me At Gjergjin zuni fill shkolla, me shqipen gjuh\u00eb m\u00ebsimi&#8230;\u201d \u00ebsht\u00eb shprehur albanologu i njohur austriak.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Besoj se po t\u00eb pyetej Eqerem \u00c7abej, ai do t\u00eb d\u00ebshironte dhe do t\u00eb ishte krenar, q\u00eb si dy miq t\u00eb vjet\u00ebr, ta kishte bustin e At Gjergj Fisht\u00ebs aty pran\u00eb tij, n\u00eb kopshtin e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.\u00a0 Fatkeqsisht, p\u00ebr derisa politika shqiptare &#8212; e cila vendos \u00e7do gj\u00eb n\u00eb at\u00eb vend, madje edhe p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb nuk i takojn\u00eb si\u00e7 jan\u00eb gjuha, arti, trash\u00ebgimia kulturore, let\u00ebrsia e t\u00eb tjera \u2013 e trajton At Gjergj Fisht\u00ebn k\u00ebshtu si\u00e7 e ka trajtuar k\u00ebto 28-vjet post-komuniz\u00ebm \u2013 n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka ndryshuar asgj\u00eb!\u00a0 \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se njer\u00ebzit n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb blejn\u00eb dhe t\u00eb lexojn\u00eb librat e Fisht\u00ebs, por nga pikpamja e pranimit dhe njohjes zyrtare t\u00eb kontributit t\u00eb autorit t\u00eb \u201cEpopes\u00eb Komb\u00ebtare\u201d, si\u00e7 e ka quajtur Gjergj Fisht\u00ebn Dr. Eqerem \u00c7abej, nuk ka asnj\u00eb ndryshim. \u00a0\u00a0Se pse At Gjergj Fishta anashkalohet dhe pse mbahet gjithnj\u00eb n\u00eb harres\u00eb zyrtare, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje p\u00ebr mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe Kombin shqiptar, por, ve\u00e7an\u00ebrisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb duhet ti drejtohet Kryeminsitrit Rama, Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe enteve t\u00eb tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb shtetit shqiptar.\u00a0 Pik\u00eb s\u00eb pari, pyesni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Ministren e Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb bashkohas i tij, At Benedikt Dema \u00ebsht\u00eb shprehur pas vdekjes s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs se \u201cShqypnia do t\u00eb nis\u00eb me e \u00e7mue ma tep\u00ebr At Fisht\u00ebn, kur n\u00eb raste n\u00eb t\u00eb cilat Kombi k\u00ebrkon e lyp nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e nevojsh\u00ebm t\u00eb autoritetit e t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij\u201d. \u00a0\u00a0Fatkeqsisht, Atdheu i At Gjergj Fisht\u00ebs nuk vepron m\u00eb me entuziazmin e idealeve q\u00eb ishte program i jet\u00ebs s\u00eb tij, \u201cP\u00ebr t\u00eb vendosur themelet e patundura t\u00eb idealizmit komb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb prir\u00eb n\u00eb luftime n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kombit, p\u00ebr t\u2019i g\u00ebrshetue kunora lumnije rac\u00ebs mij\u00ebvje\u00e7are shqiptare, gjakut t\u00eb derdhun e flijeve t\u00eb vuajtuna t\u00eb Kreshnik\u00ebve t\u00eb Kombit\u201d, ka shkruar dikur Benedikt Dema, duke shpresuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht se shqiptar\u00ebt, si Komb i qytet\u00ebruar, do t\u00eb dijn\u00eb t\u2019i \u00e7mojn\u00eb njerzit e m\u00ebdhej t\u00eb tij, duke i nd\u00ebrtuar atij gjeniu, atij Ati t\u00eb Atdheut, nj\u00eb p\u00ebrmendore t\u00eb pashlyeshme, \u201cnj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb p\u00ebrher\u00ebsh\u00ebme e t\u00eb denj\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb komb t\u00eb p\u00ebrparuem\u201d.\u00a0 Shpresojm\u00eb, por deri kur? \u00a0Pa At Gjergj Fisht\u00ebn, pa vlerat komb\u00ebtare dhe pa idealet e tija, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrparuar dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, nuk \u00ebsht\u00eb as Shqip\u00ebria q\u00eb duam! \u00a0Z. Kryeminist\u00ebr, kur do t\u2019i vij\u00eb radha At Gjergj Fisht\u00ebs, q\u00eb t\u00eb zej\u00eb, zyrtarisht, vendin q\u00eb ai meriton dhe q\u00eb i takon n\u00eb historin\u00eb dhe n\u00eb kultur\u00ebn e Kombit shqiptar?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr v\u00ebmendjen, Zoti Kryeminist\u00ebr!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>*N\u00eb kujtim t\u00eb fjalimit t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs, 1919:<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Fjalimi_i_At_Gjergj_Fisht\u00ebs_n\u00eb_Konferenc\u00ebn_e_Paq\u00ebs%2020%20qershor%20(1919)\">https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Fjalimi_i_At_Gjergj_Fisht\u00ebs_n\u00eb_Konferenc\u00ebn_e_Paq\u00ebs 20 qershor (1919)<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj jave, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama inauguroi bustin e gjuh\u00ebtarit Eqerem \u00c7abejt, nj\u00eb akademiku dhe njeriu t\u00eb letrave shqipe, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me vler\u00eb dhe i merituar. \u00a0Kryeministri shqiptar, me t\u00eb drejt\u00eb, ngriti lart figur\u00ebn e \u00c7abejt, duke vler\u00ebsuar rolin dhe kontributin q\u00eb ai ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17630,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-19550","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19550","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19550"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19550\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19551,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19550\/revisions\/19551"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17630"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}