{"id":19477,"date":"2018-06-22T13:40:16","date_gmt":"2018-06-22T11:40:16","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19477"},"modified":"2018-06-22T13:40:16","modified_gmt":"2018-06-22T11:40:16","slug":"perkeqesohen-marredheniet-amerikano-turke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19477","title":{"rendered":"P\u00cbRKEQ\u00cbSOHEN MARR\u00cbDH\u00cbNIET AMERIKANO-TURKE"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_19478\" aria-describedby=\"caption-attachment-19478\" style=\"width: 644px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/aeroplan-luftarak-amerikan.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-19478 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/aeroplan-luftarak-amerikan.jpg\" alt=\"\" width=\"644\" height=\"363\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/aeroplan-luftarak-amerikan.jpg 500w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/aeroplan-luftarak-amerikan-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 644px) 100vw, 644px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-19478\" class=\"wp-caption-text\">A U.S. Air Force F-35A Lightning II aircraft. (U.S. AIR FORCE PHOTO\/ALEX R. LOYD)<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Senati i Shteteve t\u00eb Bashkuara miratoi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nj\u00eb projektligj q\u00eb autorizon shpenzimet ushtarake p\u00ebr Pentagonin, nj\u00eb projektligj i cili nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb blokonte shitjen e aeroplan\u00ebve luftarak\u00eb amerikan t\u00eb tipit F-35, Turqis\u00eb n\u00ebqoftse Ankaraja nuk heq dor\u00eb nga blerja e raketave ruse t\u00eb tipit S-400.\u00a0\u00a0 Miratimi i k\u00ebsaj mase legjislative, i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Aktit p\u00ebr Mbrojtjen Komb\u00ebtare q\u00eb autorizon shpenzimin e 700-miliard\u00eb dollar\u00ebve p\u00ebr arm\u00ebt dhe programet ushtarake amerikane, \u00ebsht\u00eb aprovuar me 85 vota n\u00eb favor dhe 10 kund\u00ebr nga Senati amerikan. \u00a0Dhoma e P\u00ebrfaqsuesve e Kongresit amerikan, miratoi versionin e saj t\u00eb k\u00ebtij projektligji i cili u kritikua ashp\u00ebr nga Ankaraja zyrtare.\u00a0 Kryeministri turk, Z. Yildirim e cil\u00ebsoi miratimin e legjislacionit nga Kongresi amerikan si, \u201cNj\u00eb zhvillim fatkeq\u201d dhe shtoi se \u201cTurqia nuk \u00ebsht\u00eb pa alternativa t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>Kongresi tani duhet t\u00eb zgjidh\u00eb ndryshimet midis dy versioneve t\u00eb k\u00ebtij projektligji p\u00ebr shpenzimet ushtarake duke arritur nj\u00eb kompromis midis tyre dhe t\u2019ia d\u00ebrgoj Presidentit Trump p\u00ebr n\u00ebnshkrimin ose veton e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy Dhomat e Kongresit amerikan dhe n\u00eb radh\u00ebt e p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb dy partive kryesore \u2013 demokrat\u00eb dhe republikan\u00eb \u2013 ekziston nj\u00eb mb\u00ebshtetje e fort\u00eb q\u00eb t\u00eb bllokohet shitja e aeroplan\u00ebve tep\u00ebr modern\u00eb, Turqis\u00eb \u2013 nj\u00eb vend an\u00ebtar i aleanc\u00ebs NATO, por marr\u00ebdh\u00ebniet e t\u00eb cilit po acarohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb para miratimit t\u00eb projektligjit p\u00ebr t\u00eb bllokuar shitjen e aeroplan\u00ebve luftarak\u00eb amerikan\u00eb Turqis\u00eb, nj\u00eb grup prej 44 an\u00ebtar\u00ebsh t\u00eb Kongresit amerikan i d\u00ebrguan nj\u00eb let\u00ebr Sekretarit Amerikan t\u00eb Mbrojtjes, Z. James Mattis q\u00eb t\u00eb bllokonte shitjen dhe d\u00ebrgimin e k\u00ebtyre aeroplan\u00ebve Ankaras\u00eb, p\u00ebr arsye t\u00eb masave armiq\u00ebsore ushtarake t\u00eb saj n\u00eb Siri, k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb Turqis\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Rusis\u00eb &#8212; nj\u00eb fuqie armiq\u00ebsore ndaj interesave t\u00eb NATO-s dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara &#8212; sekretet ushtarake t\u00eb NATO-s, dhe p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nga Moska nj\u00eb sistem raketor rus, si dhe p\u00ebr shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe p\u00ebr sulmet e Ankaras\u00eb zyrtare kund\u00ebr institucioneve demokratike t\u00eb vendit\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kund\u00ebrshtim me obligimet dhe me pritshm\u00ebrit\u00eb e saj si an\u00ebtare e NATO-s, t\u00eb cilat duhej t\u00eb zbatoheshin nga nj\u00eb aleat i p\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm\u201d, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj,Turqia &#8212; theksojn\u00eb kongresmen\u00ebt n\u00eb letr\u00ebn e tyre drejtuar shefit t\u00eb Pentagonit \u2013 \u201cPo vepron aktivishit p\u00ebr t\u00eb minuar interesat e Shteteve t\u00eb Bashkuara an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u201d\u00a0\u00a0 Ligj\u00ebvensit amerikan\u00eb theksojn\u00eb m\u00eb tej n\u00eb letr\u00ebn e tyre, se \u201cVeprimet e vazhdueshme ushtarake t\u00eb Turqis\u00eb kund\u00ebr interesave amerikane, degradimi i pam\u00ebshir\u00eb i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe demokracis\u00eb n\u00ebn regjimin e Presidentit Erdogan n\u00eb vend, si dhe q\u00ebllimet e qarta t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb partneritet strategjik me Rusin\u00eb, kan\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Turqis\u00eb\u201d, theksohet n\u00eb letr\u00ebn e kongresmen\u00ebve amerikan\u00eb. Me gjith\u00eb paralajm\u00ebrimet nga Washingtoni, kongresmen\u00ebt thon\u00eb se Turqia n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshjen me Mosk\u00ebn p\u00ebr blerjen e sistemit rus t\u00eb raketave.\u00a0\u00a0 Si rrjedhim, ligjv\u00ebnsit amerikan\u00eb t\u00eb dy partive politike \u2013 demokrat\u00eb dhe republikan\u00eb \u2013p\u00ebrfundojn\u00eb letr\u00ebn e tyre d\u00ebrguar Sekretarit amerikan t\u00eb mbrojtjes, Z. James Mattis, se \u201cNe duhet ta mbajm\u00eb Turqin\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sjelljet q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb interesin komb\u00ebtar t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, sjelljet q\u00eb minojn\u00eb interesat e partner\u00ebve dhe aleat\u00ebve tan\u00eb dhe t\u00eb cilat jan\u00eb simbol i sulmeve t\u00eb gjithan\u00ebshme ndaj vlerave themelore demokratike. P\u00ebr k\u00ebto arsye\u201d, p\u00ebrfundojn\u00eb kongresist\u00ebt amerikan\u00eb letr\u00ebn e tyre t\u00eb dates 14 qershor, d\u00ebrguar shefit t\u00eb Pentagonit, \u201cJu b\u00ebjm\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb merrni t\u00eb gjitha masat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb bllokuar shitjen dhe d\u00ebrgimin e aeroplan\u00ebve amerikan\u00eb t\u00eb tipit F-35, Turqis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Letra e plot\u00eb e kongresist\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb anglisht:<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/sarbanes.house.gov\/sites\/sarbanes.house.gov\/files\/Turkey_F35\">https:\/\/sarbanes.house.gov\/sites\/sarbanes.house.gov\/files\/Turkey_F35<\/a><\/p>\n<p>Duket se sa m\u00eb t\u00eb ngushta t\u00eb b\u00ebhen marr\u00ebdh\u00ebniet midis President\u00ebve Vladimir Putin dhe Recep Erdogan, aq m\u00eb shum\u00eb keq\u00ebsohen marr\u00ebdh\u00ebniet e Rusis\u00eb dhe t\u00eb Turqis\u00eb me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara. \u00a0Ankaraja akuzon Bashkimin Evropian se nd\u00ebr t\u00eb tjera, mb\u00ebshtet kryengrit\u00ebsit kurd\u00eb, nd\u00ebrsda Shtetet e Bashkuara i akuzon se strehojn\u00eb klerikun Fethullah Gulen dhe se p\u00ebrkrahin kurd\u00ebr sirian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt Turqia i konsideron si terrorist\u00eb.\u00a0 \u00a0Aykan Erdemir, nj\u00eb ish an\u00ebtar i Parlamentit turk dhe tani nj\u00eb eskpert pran\u00eb Fondacionit n\u00eb Mbrojtje t\u00eb Demokracive \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb nj\u00eb prej medieve t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme se bllokimi i shitjes s\u00eb aeroplan\u00ebve amerikan\u00eb Turqis\u00eb, tregon se sa posht\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shteteteve t\u00eb Bashkuara dhe Turqis\u00eb.\u00a0 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb krujuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dy-pal\u00ebshe, eksperti turk faj\u00ebsoi zyrtar\u00ebt turq\u00eb dhe medien pro-qeveritare, se po inkurajon\u00eb anti-amerikanizmin me deklaratat e tyre k\u00ebrcnuese si\u00e7 \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi se Turqia do t\u00eb sulmoj\u00eb forcat amerikane n\u00eb Siri\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sidomos gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb, Shtetet e Bashkuara e konsideronin Turqin\u00eb si nj\u00eb prej aleat\u00ebve m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Washingtonit \u2013 ushtar\u00ebve turq u kishte dal\u00eb nami p\u00ebr heroizmin e tyre gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kores\u00eb kund\u00ebr forcave komuniste n\u00eb fillim t\u00eb 1950-ave &#8212; por gjat\u00eb 10-viteve t\u00eb fundit, kjo aleanc\u00eb q\u00eb dikur ishte shum\u00eb e fort\u00eb midis k\u00ebtyre dy vendeve, sidomos n\u00eb fush\u00ebn ushtarake, ka ardhur duke u keq\u00ebsuar si rrjedhim i shkeljes s\u00eb vlerave dhe normave demokratike nga Presidenti turk, Recep Erdogan.\u00a0\u00a0 Fatkeq\u00ebsisht, rezultat i k\u00ebtij keq\u00ebsimi n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Washingtonit dhe Ankaras\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe bllokimi nga ana e Kongresit amerikan t\u00eb shitjes s\u00eb aeroplan\u00ebve modern\u00eb luftarak\u00eb amerikan, Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Rusia dhe Turqia kan\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb rivalitetet e tyre historike si dhe ndryshimet midis tyre q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet rajonale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Ballkanin Per\u00ebndimor, ku duket se p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, kan\u00eb gjetur nj\u00eb \u201cmodus vivendi\u201d midis tyre, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb minimizuar influenc\u00ebn amerikane dhe t\u00eb BE-\u00ebs n\u00eb rajonin e vendeve ballkanike n\u00eb interesin e tyre dhe t\u00eb aleat\u00ebs s\u00eb tyre Serbis\u00eb, duke lidhur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb forta ekonomike dhe nj\u00eb partneritet strategjik afat-gjat\u00eb midis Putinit dhe Erdoganit, nd\u00ebrsa t\u00eb pak\u00ebn n\u00eb sip\u00ebrfaqe, marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve sa vin\u00eb e keq\u00ebsohen.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Besoj se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, heret ose von\u00eb, me Erdoganin si udh\u00ebheq\u00ebs i Turqis\u00eb ose me ndonj\u00eb tjet\u00ebr &#8212; n\u00eb interesin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt strategjik dhe ushtarak \u2013 dy vendet do i rregullojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis tyre, por shpresoj dhe lutem q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet e shqiptar\u00ebve me Shtetet e Bashkuara mos t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb ndonj\u00eb d\u00ebm afatgjat\u00eb, si rezultat i deklaratave t\u00eb vazhdueshme dhe entuziaste t\u00eb zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb, \u201cadmirues\u201d t\u00eb Presidentit Erdogan dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb politikave t\u00eb tija t\u00eb mbrendshme dhe t\u00eb jashtme, n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebndrimet e aleat\u00ebs strategjike, mb\u00ebshtetses historike t\u00eb interesave t\u00eb kombit shqiptar, Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. \u00a0\u00a0Mos t\u00eb na marr\u00eb edhe ne me vete Erdogani n\u00eb klubin e tij me Putinin!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli Senati i Shteteve t\u00eb Bashkuara miratoi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nj\u00eb projektligj q\u00eb autorizon shpenzimet ushtarake p\u00ebr Pentagonin, nj\u00eb projektligj i cili nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb blokonte shitjen e aeroplan\u00ebve luftarak\u00eb amerikan t\u00eb tipit F-35, Turqis\u00eb n\u00ebqoftse Ankaraja nuk heq dor\u00eb nga blerja e raketave ruse t\u00eb tipit S-400.\u00a0\u00a0 Miratimi i k\u00ebsaj mase legjislative, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19478,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12,10],"tags":[],"class_list":["post-19477","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19477","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19477"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19477\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19479,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19477\/revisions\/19479"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19477"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19477"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19477"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}