{"id":19437,"date":"2018-06-18T14:45:47","date_gmt":"2018-06-18T12:45:47","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19437"},"modified":"2018-06-18T14:45:47","modified_gmt":"2018-06-18T12:45:47","slug":"perseri-anashkalohet-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19437","title":{"rendered":"P\u00cbRS\u00cbRI ANASHKALOHET SHQIP\u00cbRIA"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-13355 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"417\" height=\"426\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w\" sizes=\"auto, (max-width: 417px) 100vw, 417px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi t\u00eb shtun\u00ebn se Ndihm\u00ebs Sekretari Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Euroazin\u00eb, Wes Mitchell, filloi t\u00eb djel\u00ebn nj\u00eb vizit\u00eb prej pothuaj nj\u00eb jave n\u00eb Evrop\u00eb. N\u00eb njoftimin e DASH thuhet se k\u00ebsaj radhe, Ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit do t\u00eb ndalet n\u00eb Bukuresht t\u00eb Romanis\u00eb ku pritet t\u00eb takohet me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit dhe me analist\u00eb t\u00eb pavarur p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi sigurimin rajonal dhe p\u00ebr bashkpunimin ekonomik.\u00a0 Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Rumani, zyrtari i lart\u00eb amerikan p\u00ebr pun\u00ebt evropiane do t\u00eb kryesoj\u00eb delegacioni amerikan I cili po merr pjes\u00eb n\u00eb Dialogun e gjasht\u00eb amerikano-rumun dhe do t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb fjalim n\u00eb Universitetin e Bukureshtit.\u00a0 Pas Bukureshtit, diplomati i lart\u00eb amerikan Wes Mitchell do t\u00eb vizitoj\u00eb Zagrebin ku do t\u00eb takohet me 19 qershor me zrytar\u00ebt\u00a0 m\u00eb t\u00eb lart\u00eb kroat\u00eb p\u00ebr t\u00eb biseduar me ta mbi zhvillimete fundit n\u00eb Kroaci dhe n\u00eb rajon, duke p\u00ebrfshir\u00eb, sipas njoftimit t\u00eb DASH edhe stabilitetin n\u00eb rajon dhe sigurin\u00eb energjetike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga Kroacia, Ndihm\u00ebs Sekretari Amerikan i Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Euroazin\u00eb do t\u00eb niset p\u00ebr n\u00eb Prag\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Dialogun Strategjik-amerikano-\u00e7ek dhe do t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb sponsorizuar nga Samiti Evropian i Prag\u00ebs dhe Instituti Globsec. N\u00eb vazhdim t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Evrop\u00eb, diplomati i lart\u00eb amerikan do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Bruksel ku p\u00ebrve\u00e7 takimit me Zev\u00ebnd\u00ebs Kryeministrin belg, Alexander De Croo, pritet t\u00eb diskutoj\u00eb me zyrtar\u00ebt e lart\u00eb evropian, bashkpunimin midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb fjalim n\u00eb Institutin Carnegie t\u00eb Evrop\u00ebs, para se t\u00eb k\u00ebthehet n\u00eb Washington.\u00a0 Nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk pasqyrohet n\u00eb itinerarin e vizit\u00ebs n\u00eb rajon t\u00eb zyrtarit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Euroazin\u00eb.<\/p>\n<p>Marsin q\u00eb kaloi, Ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Euroazin\u00eb, Wes Mitchell, si i ri n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, zhvilloi vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor, duke vizituar me at\u00eb rast, Kosov\u00ebn, Maqedonin\u00eb, Serbin\u00eb, Greqin\u00eb dhe Qipron.\u00a0 N\u00eb Prishtin\u00eb, zyrtari i lart\u00eb amerikan zhvilloi takime me zyrtar\u00eb t\u00eb laart\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Presidentin Hashim Tha\u00e7i dhe Kryeministrin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj dhe me p\u00ebrfaqsues t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb Kosov\u00ebs, ku u bisedua p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta midis Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr forcimin e sundimit t\u00eb ligjit, rritjen ekonomike, p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb dhe p\u00ebr tejkalimin e sfidave rajonale q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur stabilitetin dhe integrimin n\u00eb organizmat per\u00ebndimore.\u00a0 Edhe k\u00ebsaj radhe Ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Euroazin\u00eb, Wes Mitchell nuk vizitoi Shqip\u00ebrin\u00eb, megjith\u00ebse ishte si t\u00eb thuash aty n\u00eb mahall\u00eb.<\/p>\n<p>Diplomati i lart\u00eb amerikan p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet evropiane dhe aziatike as n\u00eb vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00ebntorin e vitit t\u00eb kaluar, nuk e kishte n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb duke e anashkaluar edhe me at\u00eb rast Tiran\u00ebn, megjith\u00ebse vizita e tij ishte kryesisht n\u00eb kryeqytetet e m\u00ebdha evropiane, si Parisi, Londra, Berlini, Vrashava e Kievi, q\u00ebllimi i t\u00eb cil\u00ebs ishte q\u00eb t\u00eb ritheksohej angazhimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara ndaj aleanc\u00ebs transatlantike dhe ndaj partneritetit amerikano-evropian, nga administrata e Presidentit Trump.<\/p>\n<p>Kuptohet q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite t\u00eb kryediplomatit amerikan p\u00ebr pun\u00ebt evropiane dhe euro-aziatike n\u00eb vendet kryesore aleate t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb mos p\u00ebrfshihej vizita e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, por \u00ebsht\u00eb pak e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet ose t\u00eb arsyetohet se pse \u00ebsht\u00eb anashkaluar Shqip\u00ebria dy her\u00eb gjat\u00eb vizitave t\u00eb k\u00ebtij diplomati, n\u00eb rajonin e Ballkanit per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>A po ndodh\u00eb di\u00e7ka n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb po tund\u00eb angazhimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara ndaj Shqip\u00ebris\u00eb duke afektuar k\u00ebshtu negativisht edhe marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikano? \u00a0\u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos b\u00ebhet pyetja se pse po anashkalohet Shqip\u00ebria nga vizita t\u00eb tilla t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb, sidomos kur jan\u00eb aty p\u00ebr vizita zyrtare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, duke vizituar vendet kufitare me Shqip\u00ebrin\u00eb? \u00a0Anashkalimi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt n\u00eb kund\u00ebrshtim me vizitat e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb po ndodhin n\u00eb rajon dhe i pa shpjeguesh\u00ebm. \u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u201chap pele\u201d, si\u00e7 thot\u00eb fjala popullore, nga Prishtina, Shkupi ose Athina, por edhe nga Beogradi e Zagrebi, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Tiran\u00eb, por duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anashkalim i q\u00ebllimsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duhet b\u00ebr\u00eb gjithashtu pyetja se ndon\u00ebse anashkalimi i Shqip\u00ebris\u00eb nga vizitor\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb si Dr. Wes Mitchell \u00ebsht\u00eb i duk\u00ebsh\u00ebm ose m\u00eb mire t\u00eb themi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e qart\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb arsyeja ose arsyet\u00eb q\u00eb shkaktojn\u00eb nj\u00eb anashkalim t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb pyetje q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen nga t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebve u interesojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e mira midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb cil\u00ebt kemi shfaqur shqet\u00ebsim me koh\u00eb se di\u00e7ka nuk po shkon mir\u00eb n\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie.\u00a0 Marr\u00ebdh\u00ebniet e ngrira midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb interesin afat gjat\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe as t\u00eb paq\u00ebs dhe siguris\u00eb n\u00eb rajon.\u00a0 N\u00ebse zhvillimi normal i k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve po preket negativisht nga flirtimet me influenca t\u00eb huaja, si\u00e7 jan\u00eb Turqia, Rusia dhe Kina, ose nga gj\u00ebndja e mbrendshme politike n\u00eb Shqip\u00ebri, ie. nga trafikimi i drog\u00ebs, nga krimi i organizuar e korrupsioni, nga mungesa e sundimit t\u00eb ligjit, ose nga vet marr\u00ebdh\u00ebniet personale (ose mungesa e tyre) t\u00eb udh\u00ebheqsve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Shtetet e Bashkuara, kjo mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi t\u00eb shtun\u00ebn se Ndihm\u00ebs Sekretari Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Euroazin\u00eb, Wes Mitchell, filloi t\u00eb djel\u00ebn nj\u00eb vizit\u00eb prej pothuaj nj\u00eb jave n\u00eb Evrop\u00eb. N\u00eb njoftimin e DASH thuhet se k\u00ebsaj radhe, Ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit do t\u00eb ndalet n\u00eb Bukuresht t\u00eb Romanis\u00eb ku pritet t\u00eb takohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-19437","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19437"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19437\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19438,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19437\/revisions\/19438"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}