{"id":19431,"date":"2018-06-17T22:44:46","date_gmt":"2018-06-17T20:44:46","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19431"},"modified":"2018-06-17T22:44:46","modified_gmt":"2018-06-17T20:44:46","slug":"me-rastin-e-550-vjetorit-te-gjergj-kastriotit-skenderbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19431","title":{"rendered":"ME RASTIN E 550-VJETORIT T\u00cb GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/gjergj-kastrioti-skenderbeu.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-17323 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/gjergj-kastrioti-skenderbeu.jpg\" alt=\"\" width=\"470\" height=\"266\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/gjergj-kastrioti-skenderbeu.jpg 470w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/gjergj-kastrioti-skenderbeu-300x170.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 470px) 100vw, 470px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Para disa dit\u00ebsh isha duke hapur nj\u00eb kuti me libra t\u00eb vjetra dhe gjeta nj\u00eb dor\u00ebshkrim me nj\u00eb dedikim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm nga autori &#8212; mbi Gjergj Kastriotin-Skenderbe, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar, shkruar nga i ndjeri Xhevat Kallajxhiu, nj\u00eb ish-koleg me t\u00eb cilin kam punuar n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs p\u00ebr disa vjet gjat\u00eb \u201970-ave dhe ish-Kryeredaktor i gazet\u00ebs Dielli, organ i Federat\u00ebs Pan-Shqiptare Vatra. \u00a0Dor\u00ebshkrimi i titulluar thjesht\u00eb \u201cSKENDERBEU\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e thjesht\u00eb si\u00e7 e cil\u00ebson edhe vet autori, \u201cbazuar n\u00eb fakte historike dhe n\u00eb legjenda\u201d,e shkruar nga fundi i ver\u00ebs s\u00eb vitit 1967 dhe botuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pjes\u00eb pjes\u00eb, n\u00eb gazet\u00ebn Dielli.\u00a0 Xhevati e kishte shkruar k\u00ebt\u00eb broshur\u00eb prej mbi 50-faqesh, sipas tij, si \u201cNj\u00eb kontribut t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb p\u00ebrpjekjen e madhe q\u00eb b\u00ebn\u00eb\u00a0 shqiptar\u00ebt kudo p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar 500-vjetorin e vdekjes s\u00eb Skenderbeut.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb parath\u00ebnien e broshur\u00ebs autori i referohet vitit 1968, si viti i Gjergj Kastriotit-Skenderbe dhe p\u00ebrmend\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh veprimtarish\u00eb nga shqiptar\u00ebt n\u00eb m\u00ebrgim, \u201cN\u00eb kujtim t\u00eb Fatosit t\u00eb paharruar t\u00eb Kombit\u201d, shkruan Xhevat Kallajxhiu.\u00a0 Ai sh\u00ebnon se gjat\u00eb vitit 1968 jan\u00eb botuar nj\u00eb num\u00ebr studimesh, librash dhe dokumentash, n\u00eb shqip dhe gjuh\u00eb t\u00eb huaja, mbi jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e Gjergj Kastriotit-Skend\u00ebrbe. \u00a0N\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore kudo q\u00eb kishte shqiptar\u00eb, sipas autorit, u mbajt\u00ebn mbledhje t\u00eb posa\u00e7me, n\u00eb t\u00eb cilat u paraqit\u00ebn kumtesa shkencore-historike.\u00a0 Revistat dhe gazetat e shqiptar\u00ebve t\u00eb m\u00ebrguar n\u00eb bot\u00ebn e lir\u00eb, kishin botuar edicione t\u00eb posa\u00e7me mbi Krye-Heroin e tyre, duke e p\u00ebrkujtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb madh\u00ebshtore vdekjen e Skenderbeut, ashtu si\u00e7 e meriton Heroi i Pavdekur i Kombit Shqiptar, ka theksuar ai.\u00a0 Ve\u00e7an\u00ebrisht, autori Xhevat Kallajxhi, thekson manifestimet e shumta n\u00eb Vatikan dhe n\u00eb Rom\u00eb me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit, ku mor\u00ebn pjes\u00eb arb\u00ebresh\u00eb t\u00eb Italis\u00eb dhe shqiptar\u00eb t\u00eb m\u00ebrguar n\u00eb bot\u00ebn e lir\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh shqiptaro-amerikan\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt me at\u00eb rast, gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tyre n\u00eb Rom\u00eb, ishin pritur n\u00eb audienc\u00eb edhe nga Papa Pali i VI. Autori sjell\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjen e Pap\u00ebs drejtuar shqiptar\u00ebve, me fjal\u00ebt: \u201cBij fort t\u00eb dashtun Shqiptar\u00eb! Po ju sjellim juve nj\u00eb mir\u00ebseardhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, mbasi jemi mbledhur p\u00ebr t\u00eb kujtuar 500-vjetorin e Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbet, Fatosit t\u00eb Kombit tuaj e t\u00eb Krisht\u00ebrimit, pran\u00eb k\u00ebsaj Selije Apostolike, t\u00eb cil\u00ebn mund ta quani si sht\u00ebpin\u00eb tuaj. Na po ju shohim me k\u00ebnaq\u00ebsi, sepse e dijm\u00eb se shpirti me t\u00eb cilin ju e kujtoni k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb shpirti i hersh\u00ebm i fisit tuaj, i cili gjithnj\u00eb, p\u00ebr mbi \u00e7do interes, ka ven\u00eb vlerat e trash\u00ebguara t\u00eb Bes\u00ebs, t\u00eb Nderit dhe t\u00eb Burreris\u00eb\u201d. \u00a0K\u00ebto tri fjal\u00eb, Papa Pali i VI i ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, sh\u00ebnon autori Xhevat Kallajxhiu n\u00eb dor\u00ebshkrimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve 50-vjet m\u00eb par\u00eb, hyn\u00eb edhe kjo vep\u00ebr e vog\u00ebl dhe e thjesht\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 vdekjes s\u00eb Skenderbeut, p\u00ebrshkruhen shkurtimisht edhe disa ngjarje kryesore q\u00eb u zhvilluan nga 17 Janari 1468 \u2013 dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Fatosi i Kombit dha frym\u00ebn e fundit n\u00eb Lezh\u00eb \u2013 e deri m\u00eb 28 N\u00ebndor 1912 kur populli shqiptar shpalli p\u00ebrs\u00ebri Pavar\u00ebsin\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Autori e fillon tregimin historik me s\u00ebmundjen q\u00eb shkaktoi vdekjen e Gjergj Kastriotit n\u00eb Janar t\u00eb vitit 1468 dhe me pik\u00ebllimet q\u00eb pasuan, si p\u00ebrfundim i zhdukjes s\u00eb Kryetrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb radh\u00ebt e bashkpuntor\u00ebve m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Skend\u00ebrbeut dhe n\u00eb popull\u00ebsin\u00eb e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Luani i Kombit vuan tmer\u00ebsisht, por nuk mposhtet p\u00ebrpara hijes s\u00eb vdekjes n\u00eb \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Megjithk\u00ebt\u00eb,\u00a0 shkruan Kallajxhiu n\u00eb tregimin e tij historik, Gjergj Kastrioti Skenderbe e merr veten dhe me frym\u00ebn e fundit u drejtohet\u00a0 princ\u00ebve dhe kapedan\u00ebve me k\u00ebto fjal\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cEj trima, mos e humbni burr\u00ebrin\u00eb, se vdekjen borxh e kemi. Mbani lart\u00eb zemrat si kurdoher\u00eb dhe pr\u00ebballojeni t\u00eb keqen me guxim dhe gjakftoh\u00ebsi. Ju l\u00eb porosi t\u00eb jeni t\u00eb bashkuar &#8212; dhe amanet Shqip\u00ebrin\u00eb. Luftoni p\u00ebr t\u00eb si gjithmon\u00eb dhe mbrojeni nga sulmet e armikut deri n\u00eb pik\u00ebn e fundit t\u00eb gjakut tuaj&#8230;Mos t\u2019ju dhimbet jeta p\u00ebr Atdhe dhe p\u00ebr liri, se s\u2019ka vdekje m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl se vdekja p\u00ebr to. Mua nuk m\u00eb frik\u00ebson vdekja, por m\u00eb vjen keq q\u00eb e mabroj jet\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrat dhe jo n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs me shpat\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Ju prift\u00eb e mbara dhe Zoti qoft\u00eb gjithmon\u00eb me ju\u201d, ishte porosia e Gjergjit drejtuar princ\u00ebve dhe popllit q\u00eb e kishin rrethuar.<\/p>\n<p>Autori p\u00ebrshkruan atmosfer\u00ebn, pas vdekjes s\u00eb Skend\u00ebrbeut, n\u00eb \u00e7do qytet, fshat\u00a0 sht\u00ebpi dhe kasolle t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb asaj kohe, ku nuk d\u00ebgjohej gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 vaj, dhe sjell\u00eb nj\u00eb vajtim tradicional t\u00eb grave t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb kushtuar Gjergj Kastriotit -Skenderbe:<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u2019u nxi jeta u b\u00eb sterr\u00eb<\/p>\n<p>Vaj p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e mjer\u00eb.<\/p>\n<p>Jetim na mbeti Atdheu<\/p>\n<p>Tash q\u00eb na la Sk\u00ebnderbeu,<\/p>\n<p>Mynxir\u00eb e madhe na gjeti,<\/p>\n<p>Mjer Arb\u00ebria, mjer mileti&#8230;.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb hidh\u00ebrim mbar\u00eb komb\u00ebtar p\u00ebr vdekjen e Gjergj Kastriotit-Skend\u00ebrbe, n\u00eb vepren e tij, \u201cSkenderbeu\u201d, Xhevat Kallajxhiu e pasqyron edhe me fjalimin q\u00eb mbajti Lek\u00eb Dukagjini, n\u00eb varrimin e Heroit Komb\u00ebtar, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb princ\u00ebrve dhe kapedan\u00ebve t\u00eb Arbrit: \u201cShpirti im \u00ebsht\u00eb aq i tronditur sa \u00ebsht\u00eb edhe shpirti juaj dhe i gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Nuk gjej\u00eb fjal\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtat\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb shprehur hidh\u00ebrimin e thell\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi q\u00eb ka mbuluar kombin ton\u00eb. Sot kemi fatin e zi t\u00eb varrosim burrin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb lindi raca arb\u00ebnore, pas shum\u00eb shekujsh&#8230;Tani kemi nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe nuk di n\u00ebse do ia dalim mban\u00eb, por ajo q\u00eb varet nga dora jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb veprojm\u00eb sipas porosive t\u00eb Prij\u00ebsit ton\u00eb t\u00eb paharruar: t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb bashkuar dhe t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb Atdheun dhe lirin\u00eb.\u00a0 Ky \u00ebsht\u00eb nderimi m\u00eb i madh q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebjm\u00eb kujtimit t\u00eb Skend\u00ebrbeut, fryma e t\u00eb cilit duhet t\u00eb na udh\u00ebheq edhe tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vdekur. Ky \u00ebsht\u00eb edhe misioni m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kryejm\u00eb p\u00ebrkundrejt Atdheut dhe popullit ton\u00eb. Zoti na ndihmoft\u00eb\u201d, ishin fjal\u00ebt e Lek\u00eb Dukagjinit n\u00eb varrimin e Skenderbeut, sipas autorit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ai shkruan se pas vdekjes s\u00eb Skenderbeut, Shqip\u00ebria hyri n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb err\u00ebt, ndoshta m\u00eb t\u00eb err\u00ebt n\u00eb historin\u00eb e saj. Duke cituar Fan Nolin, i cili ka shkruar: \u201cN\u00eb koh\u00ebn kur Evropa dilte nga Koha e Mesme dhe hynte n\u00eb Rilindjen e Qytet\u00ebris\u00eb, Shqip\u00ebria shuhej nga lista e shteteve t\u00eb lira dhe hynte n\u00eb zgjedh\u00ebn e urryer t\u00eb nj\u00eb fuqie barbare, n\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn vuajti\u00a0 m\u00eb tep\u00ebr se kat\u00ebr shekuj. Vendi i shkretua fare. Treg\u00ebtia u venit. Qytet\u00ebria u shua. \u00c7do lidhje me Evroppn u pre&#8230;\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb err\u00ebt, si\u00e7 e cil\u00ebson Fan Noli, Xhevat Kallajxhiu shkruan se p\u00ebrpjekjet e Shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri, si n\u00eb veri ashtu edhe n\u00eb jug, filluan m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb jepnin fruta p\u00ebr realizimin e end\u00ebrr\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb pavarur. \u201cPas 500-vjet\u00eb rob\u00ebrie, Flamuri i Skend\u00ebrbeut filloi t\u00eb valoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri i lir\u00eb n\u00eb qiellin e Shqip\u00ebris\u00eb. Simbol i Gjergj Kastriotit, q\u00eb kishte mbetur i fshehur p\u00ebr pes\u00eb shekuj n\u00eb zemrat e popullit shqiptar, u ngrit n\u00eb Vlor\u00eb nga Ismail Qemali m\u00eb 28 N\u00ebndor, 1912, q\u00eb koincidoi me dat\u00ebn fatlume t\u00eb ngritjes s\u00eb tij n\u00eb Kruj\u00eb nga Skenderbeu m\u00eb 28 N\u00ebndor, 1443\u201d, shkruan autori n\u00eb fund t\u00eb dor\u00ebshkrimit t\u00eb tij.\u00a0 N\u00eb p\u00ebrfundimin e dor\u00ebshkrimit t\u00eb tij modest me titull, \u201cSkenderbeu\u201d, shkruar 50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, e kushtuar 500-vjetorit t\u00eb t\u00eb vdekjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotit-Skenderbe, autori Xhevat Kallajxhi \u00ebsht\u00eb shprehur se, jeta, veprat dhe heroizmat e Skenderbeut jan\u00eb pavdek\u00ebsuar jo vet\u00ebm n\u00eb botimet e shumta t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb huaj, por edhe n\u00eb botime t\u00eb zgjedhura t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb. \u201cShqip\u00ebria dhe Skend\u00ebrbeu jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr popullin shqiptar nj\u00eb binom, dy emra t\u00eb bashkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashqitur me nj\u00ebri tjetrin\u201d, prandaj, p\u00ebrmbyllur ai dor\u00ebshkrimin e tij, ashtu si\u00e7 e ka vjersh\u00ebruar edhe patrioti martir i paharruar, Kol Tromara,<\/p>\n<p>\u201cSa t\u00eb rroj\u00eb gjith\u00ebsija<\/p>\n<p>Sa t\u00eb rroj\u00eb gjith\u00eb dheu<\/p>\n<p>Do t\u00eb rroj\u00eb Shqip\u00ebrija<\/p>\n<p>Edhe emri Skend\u00ebrbeu\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Para disa dit\u00ebsh isha duke hapur nj\u00eb kuti me libra t\u00eb vjetra dhe gjeta nj\u00eb dor\u00ebshkrim me nj\u00eb dedikim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm nga autori &#8212; mbi Gjergj Kastriotin-Skenderbe, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar, shkruar nga i ndjeri Xhevat Kallajxhiu, nj\u00eb ish-koleg me t\u00eb cilin kam punuar n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17323,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-19431","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19431","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19431"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19431\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19432,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19431\/revisions\/19432"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17323"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}