{"id":19373,"date":"2018-06-12T22:22:16","date_gmt":"2018-06-12T20:22:16","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19373"},"modified":"2018-06-12T22:23:53","modified_gmt":"2018-06-12T20:23:53","slug":"erdhi-e-shkoi-edhe-140-vjetori-i-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19373","title":{"rendered":"ERDHI E SHKOI EDHE 140-VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE\u00a0T\u00cb PRIZRENIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lidhja-shqiptare-e-prizrenit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-19124 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lidhja-shqiptare-e-prizrenit.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"427\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lidhja-shqiptare-e-prizrenit.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lidhja-shqiptare-e-prizrenit-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb pritje t\u00eb 140-vjetorit t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit (10 Qershor 2018), muajin q\u00eb kaloi botova nj\u00eb shkrim modest me titull, \u201cNa ishte nj\u00eb her\u00eb Lidhja Shqiptare e Prizrenit\u201d, ku e kisha filluar artikullin duke theksuar se, viti 2018 \u00ebsht\u00eb shpallur zyrtarisht, si nga Shqip\u00ebria ashtu edhe nga Kosova, si \u201cViti i Gjergj Kastriotit-Skend\u00ebrbeu\u201d, me rastin e 550-vjetorit t\u00eb vdekjes. \u00a0Por, q\u00eb ky vit sh\u00ebnonte gjithashtu edhe 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, duke shpresuar se nj\u00eb p\u00ebrvjetor i till\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm duhej t\u00eb festohej me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje mbar\u00ebkomb\u00ebtare dhe me dinjitetin komb\u00ebtar q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ka kaluar pothuaj gjysma e vitit dedikuar Heroit Komb\u00ebtar dhe vihet re se shum\u00eb pak, ose pothuaj aspak aktivitete me r\u00ebdn\u00ebsi t\u00eb jen\u00eb sh\u00ebnuar deri tani n\u00eb kujtim t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrvjetori, n\u00eb trojet shqiptare. \u00a0Mund t\u00eb jem gabim &#8212; isha shprehur tre jav\u00eb m\u00eb par\u00eb &#8212; por m\u00eb duket se p\u00ebr 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, hi\u00e7 e hi\u00e7, t\u00eb pak\u00ebn deri tani as nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur fare. \u00a0Duke shpresuar kund\u00ebr shpres\u00ebs, kam shkruar se patjet\u00ebr di\u00e7ka to t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb organizuar mbar\u00ebkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb kujtuar me dinjitet dhe ashtu si i ka hije 140-vjetorit t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, m\u00eb 10 qershor, 2018.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb 10 qershor aty n\u00eb Kompleksin e Lidhjes s\u00eb Prizrenit u mbajt\u00eb nj\u00eb ceremoni me rastin e 140-vjetorit t\u00eb saj, ku mori pjes\u00eb Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb Ilir Meta dhe Kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij momenti historik nj\u00eb karakter komb\u00ebtar dhe e ngrit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb merituar me pjes\u00ebmarrjen e k\u00ebtyre dy udh\u00ebheqsve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb. \u00a0Duket se Zot\u00ebrinjt\u00eb Meta dhe Haradinaj b\u00ebn\u00eb aq sa mund\u00ebn me k\u00ebt\u00eb rast. \u00a0Por, n\u00eb Prizren, ku ishin parapar\u00eb t\u00eb mbaheshin aktivitetet kryesore me k\u00ebt\u00eb rast, mungonin shum\u00eb p\u00ebrfaqsues t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb Presidentin e Kosov\u00ebs, Z. Hashim Tha\u00e7i dhe Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama, t\u00eb cil\u00ebt e sh\u00ebnuan k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor vet\u00ebm me nga nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb rrjet\u00ebt sociale. \u00a0Fatkeqsisht, organizimi jo i mir\u00eb i aktiviteteve t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrvjetori n\u00eb Prizren&#8211; p\u00ebr t\u00eb cilin u ankua vet Kryeministri i Kosov\u00ebs Haradinaj &#8212; lente shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u d\u00ebshiruar.\u00a0 Aq sa v\u00ebmendjen kryesore nga ky aktivitet n\u00eb Prizren e t\u00ebrhoqi m\u00eb shum\u00eb se prania dhe fjalimet e dy udh\u00ebheqsve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb at\u00eb ceremoni, Presidenti Meta dhe Kryeministri Haradinaj &#8212; nd\u00ebrhyrja jasht\u00eb programit zyrtar, e nj\u00eb zonje e cila me k\u00ebmb\u00ebngujen e saj, t\u00ebrhoqi interesimin e medies dhe t\u00eb publikut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb thonte fjal\u00ebn e vet me k\u00ebt\u00eb rast, gj\u00eb q\u00eb nevojiti intervenimin e vet Kryeministrit Haradinaj, q\u00eb ta largonte nga podiumi.<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Kisha shkruar muajin e kaluar, se duan e s\u2019duan sot sllav\u00ebt e turqit, na ishte dikur\u00eb (140-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb) Lidhja historike Shqiptare e Prizrenit e cila meriton t\u00eb kujtohet, jo si nj\u00eb relik\u00eb nga historia por n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb dinjitoze, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb turbullt\u00eb tranzicioni nep\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po kalojn\u00eb shqiptar\u00ebt, p\u00ebr t\u2019i treguar bot\u00ebs, se n\u00ebqoftse nuk na bashkon asgj\u00eb tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb Lidhja e Prizrenit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 140-vjetor, duhej t\u00eb sh\u00ebrbente dhe t\u00eb kujtohej nga t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, si nj\u00eb pik\u00eb referimi p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve. \u00a0Kjo fatkeqsisht nuk ndodhi ashtu si\u00e7 meritonte 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm deri diku me situat\u00ebn e sot\u00ebme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb lojrave dhe influencave t\u00eb t\u00eb huajve mbi fatin e Kombit, autoritetet shqiptare t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit 140-vjet m\u00eb par\u00eb, pas vendimeve t\u00eb padrejta n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit dhe t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs, megjith\u00eb v\u00ebshtirsit\u00eb e shum\u00ebta politike dhe ushtarake me t\u00eb cilat p\u00ebrballeshin, u mblodh\u00ebn t\u00eb vendosur dhe t\u00eb bashkuar p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave tok\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb interesave t\u00eb kombit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. \u00a0P\u00ebr tu p\u00ebrballur me sfidat e asaj periudhe, aty kishin marr\u00eb pjes\u00eb s\u00eb bashku, p\u00ebrfaqsues nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare, pa dallim &#8212; p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00e7\u2019prej koh\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriotit -Skenderbe &#8212; p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi fatet e Kombit, si\u00e7 theksoi edhe Presidenti Ilir Meta n\u00eb fjal\u00ebn e tij me k\u00ebt\u00eb rast. \u201cKrijimi i Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit ishte vazhdim i Lidhjes s\u00eb Lezh\u00ebs t\u00eb krijuar nga Gjergj Kastriot \u2013Sk\u00ebnderbeu, shekuj m\u00eb par\u00eb dhe sh\u00ebnonte n\u00eb vetvete nj\u00eb kulminacion t\u00eb rizgjimit dhe t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare p\u00ebr t\u00eb shpalosur identitetin komb\u00ebtar dhe politik t\u00eb Kombit ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb legjitimuar aspiratat e tij p\u00ebr shtet-formim dhe p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb ato t\u00eb ditura t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs\u201d, ka theksuar Presidenti shqiptar, Z. Ilir Meta n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb Prizren, me rastin e \u00a0140-vjetorit t\u00eb Lidhjes Shqiptare. \u00a0Nd\u00ebrsa Kryeminsitri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Ramush Haradinaj u shpreh se, \u201cLidhja Shqiptare e Prizrenit ishte frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi! Me Presidentin shqiptar, Ilir Meta, dhe me bac\u00ebn Rifat, sot bashk\u00eb n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 140-vjetorit t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje historike\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Edhe mesazhi i atij shkrimi, muajin q\u00eb kaloi, ishte q\u00eb t\u00eb kujtohej kjo ngjarje e madhe historike p\u00ebr Kombin Shqiptar, 140-vjet\u00eb m\u00eb von\u00eb, si nj\u00eb frym\u00ebzim edhe p\u00ebr brezat e sot\u00ebm dhe t\u00eb ardhmen t\u00eb shqiptar\u00ebve &#8212; me p\u00ebrvujt\u00ebri, modesti dhe me respektin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr burrat e Kombit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit, n\u00eb vend t\u00eb shfaqjeve t\u00eb egoizmave politike dhe interesave ekonomike, t\u00eb klas\u00ebs aktuale politike t\u00eb shqiptar\u00ebve. \u00a0Por, pritshm\u00ebrit\u00eb q\u00eb kisha nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb kujtim m\u00eb dinjitoz mbar\u00ebkomb\u00ebtar, n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, t\u00eb 140-vjetorit t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit jav\u00ebn q\u00eb kaloi, fatkeqsisht m\u00eb duken sot m\u00eb tep\u00ebr si nj\u00eb retorik\u00eb e shterp\u00ebt nga ana ime, se sa nj\u00eb realitet p\u00ebr t\u00eb cilin mund t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ia kisha mbushur mendjen vetes se 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, sidomos n\u00eb 550-vjetorin e Gjergj Kastriotit Skenderbe, do t\u2019i mblidhte t\u00eb gjith\u00eb burrat e burr\u00ebreshat shqiptare nga t\u00eb gjitha trojet \u2013 pa dallim, si dikur motit &#8212; p\u00ebr t\u00eb festuar solemnisht dhe p\u00ebr t\u00eb kujtuar me entuziaz\u00ebm, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, nj\u00ebr\u00ebn prej ngjarjeve m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kombit.\u00a0 Me shkrimin e muajit t\u00eb kaluar, me jehon\u00ebn q\u00eb Poeti i Kombit, At Gjergj Fishta i kishte b\u00ebr\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit, kushtuar \u201cKren\u00ebve t\u00eb Shqyptaris\u00eb\u201d, pritsha si\u00e7 duket m\u00eb kot, q\u00eb n\u00eb 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, p\u00ebrfaqsuesit aktual politik\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, t\u00eb pak\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, do linin m\u00ebnjan\u00eb grindjet dhe konfliktet politike \u2013 t\u00eb frym\u00ebzuar nga ky p\u00ebrvjetor \u2013 do t\u00eb shpalosnin nj\u00eb nd\u00ebrgjegje m\u00eb t\u00eb past\u00ebr komb\u00ebtare, pa t\u00eb cil\u00ebn tashti \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, se nuk m\u00ebk\u00ebmbet as Shqip\u00ebria as Kosova \u2013 ve\u00e7as as t\u00eb bashkuara. \u00a0Pritsha me shpres\u00eb se ky vit, kushtuar 550-vjetorit t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbe dhe 140-vjetorit t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, q\u00eb erdhi dhe shkoi &#8212; n\u00eb vend t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsive dhe ndasive politike aktuale &#8212; do t\u00eb na frym\u00ebzonte, do t\u00eb na i ngrohte dhe jo t\u00eb na i ftohte zemrat dhe shpresat tona p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb bashkuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e veta.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Nga Frank Shkreli &nbsp; N\u00eb pritje t\u00eb 140-vjetorit t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit (10 Qershor 2018), muajin q\u00eb kaloi botova nj\u00eb shkrim modest me titull, \u201cNa ishte nj\u00eb her\u00eb Lidhja Shqiptare e Prizrenit\u201d, ku e kisha filluar artikullin duke theksuar se, viti 2018 \u00ebsht\u00eb shpallur zyrtarisht, si nga Shqip\u00ebria ashtu edhe nga Kosova, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19124,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-19373","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19373"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19373\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19374,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19373\/revisions\/19374"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19124"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}