{"id":19370,"date":"2018-06-12T22:20:11","date_gmt":"2018-06-12T20:20:11","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19370"},"modified":"2018-06-12T22:20:11","modified_gmt":"2018-06-12T20:20:11","slug":"24-mars-12-qershor-1999-78-ditet-e-nato-s-kronologji","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19370","title":{"rendered":"24 Mars &#8211; 12 Qershor 1999 &#8211; 78 dit\u00ebt e NATO-s, kronologji"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/1999-hyrja-nato-ne-kosove.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-19371 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/1999-hyrja-nato-ne-kosove.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"427\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/1999-hyrja-nato-ne-kosove.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/1999-hyrja-nato-ne-kosove-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Beqir SINA &#8211; New York<\/strong><\/p>\n<p>NEW YORK : Pas 78 dit\u00eb bombardimesh, regjimi i Sllobodan Milosevi\u00e7it u p\u00ebrkul dhe i pranoi kushtet e Aleanc\u00ebs. Njoftimin, m\u00eb 10 qershor, n\u00eb Bruksel, e b\u00ebri sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Javier Solana. \u201cSot, mund t\u00eb shpall se Miloshevi\u00e7i ra dakort me pes\u00eb kushtet e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, prandaj, pak \u00e7aste m\u00eb par\u00eb, e udh\u00ebzova gjeneralin Klark q\u00eb t`i pezulloj\u00eb operacionet ajrore t\u00eb NATO-s kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb\u201d, theksoi Solana.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, komandanti suprem i NATO-s, gjenerali amerikan, Wesley Clark, njoftoi p\u00ebr hyrjen e trupave t\u00eb para nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb. Presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm amerikan, Bill Clinton, duke i krahasuar ngjarjet n\u00eb Kosov\u00eb me ato t\u00eb Hollkaustit, pati th\u00ebn\u00eb se \u201cNATO-ja u dha fund p\u00ebrpjekjeve t\u00eb q\u00ebllimshme dhe sistematike p\u00ebr spastrim etnik dhe gjenocid\u201d.<br \/>\nM\u00eb 11 qershor me U\u00c7K-n\u00eb &#8211; Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb krye, si dhe me hyrjen triumfale t\u00eb trupave t\u00eb NATO-s, n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat u prit\u00ebn si fitimtar\u00ebt me lule nga i gjith\u00eb populli i Kosov\u00ebs, q\u00eb kishte dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, duke g\u00ebzuar dhe derdhur lot\u00eb, nisi dhe \u00e7lirimi i Kosov\u00ebs, q\u00eb m\u00eb 12 Qershor 1999 do t\u00eb sh\u00ebnonte edhe Dit\u00ebn e \u00c7lirimit p\u00ebrfundimtar mbi okupimin e gjat\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, mbi 100 vjet n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Me largimin nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb nga Kosova, d\u00ebbimin e saj nga lufta p\u00ebr \u00e7lirim nisi edhe vendosja e misionit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, i cili do t\u00eb administronte Kosov\u00ebn simbas nj\u00eb marrveshje t\u00eb OKB dhe aleatve t\u00eb Natos me SHBA ne krye p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar kohore.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 qershor t\u00eb vitit 1999 t\u00ebrheqja e fundit e trupave serbe nga Kosova, b\u00ebri q\u00eb NATO-ja t\u2019i jap\u00eb fund fushat\u00ebs s\u00eb sulmeve ajrore kund\u00ebr Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s\u00eb Havier Solana, m\u00eb 10 qershor 1999 urdh\u00ebroi ndalimin e bombardimit dhe K\u00ebshilli i Siguris\u00eb s\u00eb OKB-s\u00eb miratoi Rezolut\u00ebn 12 44, sipas s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb u d\u00ebrguan 37.200 ushtar\u00eb t\u00eb KFOR-it nga 36 shtete. Pas k\u00ebsaj rreth 800 mij\u00eb refugjat\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar nga forcat serbe u rikthyen n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>10 qershori i viti 1999 sh\u00ebnon edhe fundin e luft\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb nga Kosova, pas 78 dit\u00ebsh t\u00eb bombardimeve ajrore t\u00eb NATO-s.<br \/>\nPo me k\u00ebt\u00eb dat\u00eb K\u00ebshilli i Sigurimit i OKB-s\u00eb miratoi Rezolut\u00ebn 12 44, sipas s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb u d\u00ebrguan mbi 37 mij\u00eb ushtar\u00eb paqeruajt\u00ebs t\u00eb KFOR-it nga 36 shtete.<\/p>\n<p>Sipas axhensis prestigjoze amerikane t\u00eb lajmeve Associated Press , Operacioni i NATO-s n\u00eb ish-Jugosllavi kushtoi 43 miliard\u00eb dollar\u00eb, transmetojn mendiat sociale duke iu referuar burimeve te lajmeve t\u00eb 19 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Bilanci i sulmeve<\/p>\n<p>Mediat kujtojn\u00eb edhe bilancin e sulmeve t\u00eb NATO-s, t\u00eb cilat kan\u00eb zgjatur 78 dit\u00eb. Bombardimet filluan pas aksioneve t\u00eb shumta t\u00eb forcave serbe, djegieve dhe d\u00ebbimeve masive n\u00eb vitin 1998 dhe pas d\u00ebshtimit t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Rambujes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje paq\u00ebsore me Beogradin.<\/p>\n<p>Pasi d\u00ebshtuan edhe p\u00ebrpjekjet e fundit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsueit t\u00eb at\u00ebher\u00ebsh\u00ebm amerikan Richard Holbrooke, bombardimet filluan m\u00eb 24 mars 1999 n\u00eb or\u00ebn 20:00. Sulmet ndaj forcave serbe u nd\u00ebrpren\u00eb m\u00eb 10 qershor 1999, pasi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u n\u00ebnshkrua Marr\u00ebveshja e Kumanov\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm i Republik\u00ebs Socialiste t\u00eb Jugosllavis\u00eb, Sllobodan Millosheviq, pranoi t&#8217;i t\u00ebrheq\u00eb trupat nga Kosova.<\/p>\n<p>Nga bombardimet jan\u00eb vrar\u00eb, sipas vler\u00ebsimeve serbe, rreth 1.200 &#8211; 2.500 ushtar\u00eb dhe civil\u00eb serb\u00eb. Jan\u00eb shkat\u00ebrruar n\u00eb mas\u00eb infrastruktura dhe objektet e ekonomis\u00eb serbe. Por jan\u00eb goditur edhe ura, godina t\u00eb mediave dhe objekte t\u00eb tjera civile, si dhe kolona t\u00eb civil\u00ebve, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u cil\u00ebsuan si &#8220;d\u00ebme kolaterale\u201d.<\/p>\n<p>Serbia ka vler\u00ebsuar se d\u00ebmet e sulmeve t\u00eb NATO-s kan\u00eb qen\u00eb rreth 29,6 miliard\u00eb euro. Humbjet nga ana e shqitpar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Var\u00ebsisht prej vler\u00ebsimeve thuhet se kan\u00eb humbur jet\u00ebn rreth 15 vet\u00eb. Me mij\u00ebra njer\u00ebz edhe m\u00eb tej llogariten si t\u00eb zhdukur. Nd\u00ebrkjoh\u00eb q\u00eb forcat serbe kishin d\u00ebbuar me dhun\u00eb nga Kosova m\u00eb shum\u00eb se 860.000 kosovar\u00eb.<br \/>\nM\u00eb 12 qershor u fut\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb trupat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb fillim kishte rreth 37.200 ushtar\u00eb nga 36 vende &#8211; 30.000 nga vendet e NATO-s. Nd\u00ebrkoh\u00eb numri i ushtr\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb zvogluar n\u00eb rreth 5.000.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrja e NATO-s u b\u00eb pasi makina ushtarake e Millosheviqit, dhe ushtria Serbe, b\u00ebri maskara t\u00eb m\u00ebdha mbi populllin shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs, u vran\u00eb m\u00eb shum\u00eb 14 mij\u00eb shqiptar, perfshire femije, gra dhe pleq, u d\u00ebbuan me forc\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre duke u pla\u00e7kitur dhe djegur m\u00eb pas mbi 1 milion shqiptar\u00eb si dhe u vran\u00eb gjat\u00eb luftimeve dyvje\u00e7are t\u00eb p\u00ebrgjakshme t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe forcave serbe, djemt\u00eb e vajzat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb d\u00ebshmor\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot anemban\u00eb Kosov\u00ebs, kudo ku jan\u00eb shqiptar\u00ebt, sh\u00ebnohet n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjetori i sulmeve ajrore t\u00eb forcave t\u00eb NATO-s kund\u00ebr caqeve serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi &#8211; q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar dhe si Dita e \u00c7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, me 12 Qershor.<\/p>\n<p>Sulmet ajrore t\u00eb SHBA dhe Natos, filluan m\u00eb 24 mars t\u00eb vitit 1999, pak para or\u00ebs 20:00, me urdh\u00ebr t\u00eb ish-sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Havier Solan, dhe u mbyll\u00ebn m\u00eb 12 Qershor m\u00eb dorzimin zyrtar t\u00eb Serbis\u00eb, duke firmosur humbjen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb bombardimet 78 ditore ajrore, mbi caqet serbe n\u00eb ish-Jugosllavi, nga aviacioni i SHBA dhe NATO-s, sh\u00ebnuan fillimin e p\u00ebrfundimit t\u00eb agonis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebn regjimin barbar t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas 78 dit\u00eb bombardimesh t\u00eb NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb president i Serbis\u00eb, u dor\u00ebzua n\u00eb qershorin e vitit 1999 dhe e pranoi Marr\u00ebveshjen e Kumanov\u00ebs, duke n\u00ebnshkruar vet at\u00eb.<\/p>\n<p>Pas bombardimeve u krijuan kushtet p\u00ebr kthimin e shpejt\u00eb t\u00eb rreth 1 milion shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt autoritetet serbe i kishin d\u00ebbuar me dhun\u00eb n\u00eb Maqedoni dhe Shqip\u00ebri, si dhe n\u00eb vendet tjera t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbi 14 mij\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, 2 mij\u00eb persona t\u00eb pagjetur dhe mbi 800 mij\u00eb persona t\u00eb d\u00ebbuar nga Kosova, ishte bilanci n\u00eb njer\u00ebz i konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm amerikan, Bill Klinton, duke i krahasuar ngjarjet n\u00eb Kosov\u00eb me ato t\u00eb Holokaustit, pati deklaruar se \u201cNATO-ja u dha fund p\u00ebrpjekjeve t\u00eb q\u00ebllimshme dhe sistematike p\u00ebr spastrim etnik dhe gjenocid\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 10 qershor, K\u00ebshilli i Sigurimit i Kombeve t\u00eb Bashkuara miratoi Rezolut\u00ebn 12 44, me t\u00eb cil\u00ebn vendosi administrat\u00ebn e p\u00ebrkohshme t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe fuqizoi pranin\u00eb ushtarake t\u00eb KFOR-it.<\/p>\n<p>Misioni paq\u00ebruajt\u00ebs i NATO-s, KFOR-i, ende q\u00ebndron n\u00eb Kosov\u00eb dhe ndihmon n\u00eb transformimin e m\u00ebtutjesh\u00ebm t\u00eb Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova, n\u00eb partneritet me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrtoi institucionet e saj, t\u00eb cilat m\u00eb 17 shkurt t\u00eb vitit 2008, shpall\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsi, kjo e njohur deri tani nga 115 shtete, p\u00ebrfshir\u00eb shtet m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs; Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Anglin\u00eb, Gjermanin\u00eb, Italin\u00eb, Franc\u00ebn, Japonin\u00eb, Kandan\u00eb, Hollad\u00ebn, Suedin\u00eb, Turqin\u00eb, e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nuk njihet ende nga Serbia, dhe aleat\u00ebt e saj, Rusia, Greqia, Kina,Spanja, Rumania dhe Bjellorusia.<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb Aleanca Veri-Atlantike filloi fushat\u00ebn e bombardimeve kund\u00ebr forcave serbe, duke sh\u00ebnuar fillimin e fundit t\u00eb luft\u00ebs gati dy-vje\u00e7are n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kronologji e sulmeve ajrore, m\u00eb 1999: 78 dit\u00ebt e NATO-s<\/p>\n<p>M\u00eb 24 mars 1999, n\u00eb ora 19:00, fillojn\u00eb sulmet ajrore t\u00eb NATO-s kund\u00ebr caqeve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe n\u00eb Kosov\u00eb e Serbi. Sulmet zgjatin 78 dit\u00eb, duke rezultuar me \u00e7lirimin e Kosov\u00eb. Telegrafi m\u00eb posht\u00eb ju sjell\u00eb kronologjin\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij aksioni ushtarak t\u00eb Aleanc\u00ebs veriper\u00ebndimore n\u00eb mbrojtje t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>24 mars<\/p>\n<p>Forcat e NATO-s filluan sulmet ajrore mbi forcat serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi. K\u00ebt\u00eb operacion e filluan 400 aeroplan\u00eb dhe disa luftanije. N\u00eb sulmin e par\u00eb jan\u00eb gjuajtur 40 caqe, shumica prej t\u00eb cilave kishin t\u00eb b\u00ebnin me sistemin mbrojt\u00ebs t\u00eb UJ-s\u00eb dhe MUP-it, pastaj sistemet p\u00ebr komand\u00eb dhe kontroll.<\/p>\n<p>25 mars<\/p>\n<p>Luftimet intensifikohen n\u00eb pjes\u00ebn veriore dhe jugore t\u00eb Kosov\u00ebs. Forcat serbe shtojn\u00eb masta brutale mbi popullat\u00ebn civile, duke kidnapuar edhe intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb. 300 kriminel\u00eb serb\u00eb lirohen nga burgu dhe u bashkohen forcave paramilitare. NATO-ja vazhdon sulmet mbi sistemin kund\u00ebrajror serb. M\u00eb shum\u00eb se 50 caqe serbe sulmohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive.<\/p>\n<p>26 mars<\/p>\n<p>NATO-ja vazhdon sulmet mbi sistemin e mbrojtjes serbe, sistemet logjistike dhe p\u00ebr kontroll. Forcat aleate b\u00ebn\u00eb 249 fluturime duke sulmuar caqet n\u00eb Beograd, Nish dhe Kosov\u00eb. Aeroplan\u00ebt e NATO-s kthehen n\u00eb bazat e tyre pa kurrfar\u00eb d\u00ebmesh. Fushata serbe e vrasjeve, pla\u00e7kitjeve, djegieve dhe keqtrajtimeve b\u00ebhet p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb e madhe. Sulmohen sistemet ushtarake t\u00eb ushtris\u00eb serbe n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>27 mars<\/p>\n<p>NATO-ja vazhdon sulmet, p\u00ebrkund\u00ebr kushteve t\u00eb v\u00ebshtira atmosferike. Aksioni p\u00ebr shp\u00ebtimin e pilotit, nga F117- shi i rr\u00ebzuar 28 milje (45 kilometra) n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Beogradit, \u00ebsht\u00eb kryer m\u00eb her\u00ebt me sukses. Gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e pilotit konfirmohet t\u00eb jet\u00eb e mir\u00eb. Vala e refugjat\u00ebve shqiptar\u00eb kaplon kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Maqedonis\u00eb. Fshatrat spastrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike, ato pla\u00e7kiten dhe digjen. Meshkujt ndahen nga familjet dhe ekzekutohen. Sipas raporteve t\u00eb NATO-s, mendohet se dr. Ibrahim Rugova fshihet dhe se sht\u00ebpia e tij \u00ebsht\u00eb djegur. Forcat serbe sulmojn\u00eb vendbanimet shqiptare.<\/p>\n<p>Aeroplan\u00ebt e tipit Galeb nd\u00ebrmarrin aksione n\u00eb zonat e spastruara etnike dhe po ashtu n\u00eb pozicionet e U\u00c7K-s\u00eb. Forcat serbe fshihen n\u00eb shkollat e braktisura dhe n\u00eb objektet publike. 253 fluturime b\u00ebhen duke sulmuar sistemin e mbrojtjes, komandat policore dhe logjistike, n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, pa d\u00ebme kolaterale n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe civil\u00eb.<\/p>\n<p>28 mars<\/p>\n<p>Fillon faza e dyt\u00eb e operacioneve, e cila p\u00ebrqendrohet n\u00eb sulmet e forcave militare dhe paramilitare serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Forcat e NATO-s tash m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb t\u00eb angazhuara n\u00eb sulmimin e forcave tok\u00ebsore serbe. Dhuna e forcave serbe vazhdon. Helikopter\u00ebt p\u00ebrdoren kund\u00ebr popullat\u00ebs civile. Forcat paramilitare t\u00eb p\u00ebrkrahura nga forcat policore dhe ushtarake hyjn\u00eb n\u00eb fshatra dhe qytete, duke keqtrajtuar dhe larguar popullat\u00ebn civile. Spastrimi i Prishtin\u00ebs merr p\u00ebrmasa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Kolonat e refugjat\u00ebve ia m\u00ebsyjn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Shtat\u00eb fshatra n\u00eb mes Pej\u00ebs dhe Klin\u00ebs jan\u00eb n\u00eb zjarr. Po ashtu tri fshatra n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Prishtin\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dyshohej se Fehmi Agani dhe Baton Haxhiu jan\u00eb ekzekutuar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Policia serbe ka urdh\u00ebruar shqiptar\u00ebt ta l\u00ebshojn\u00eb deri t\u00eb nes\u00ebrmen Pej\u00ebn. Forcat e NATO-s shkat\u00ebrrojn\u00eb dy aeroplan\u00eb t\u00eb tipit MIG-21, nj\u00ebri n\u00eb territorin e BH-s\u00eb dhe disa helikopter\u00eb t\u00eb policis\u00eb. NATO-ja sulmon radar\u00ebt e ushtris\u00eb serbe dhe shtabin e ushtris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>29 mars<\/p>\n<p>Spastrimet etnike vazhdojn\u00eb. Qytetet dhe fshatrat jan\u00eb n\u00eb flak\u00eb. Dyshohet se refugjat\u00ebt e strehuar n\u00eb Lugin\u00ebn e Pagarush\u00ebs jan\u00eb sulmuar me artileri. NATO-ja sulmon kompleksin e MUP-it n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>30 mars<\/p>\n<p>Spastrimi i Kosov\u00ebs arrin kulminacionin. Informatat e fundit d\u00ebshmojn\u00eb se refugjat\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Pagarush\u00ebs jan\u00eb t\u00eb rrethuar nga forcat serbe. Forcat e NATO-s vler\u00ebsohet t\u00eb ken\u00eb shkat\u00ebrruar dhe d\u00ebmtuar diku rreth 30 aeroplan\u00eb serb\u00eb. Forcat e NATO-s sulmojn\u00eb shtabet policore n\u00eb Kull\u00eb dhe garnizonin e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>31 mars<\/p>\n<p>Shtohen sulmet mbi forcat serbe n\u00eb Kosov\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se 400 aeroplan\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb sulmin e k\u00ebsaj dite. Prishtina zbrazet pothuaj e t\u00ebra.<\/p>\n<p>1 prill<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr motit jo t\u00eb mir\u00eb intensifikohen sulmet mbi forcat serbe, sidomos ato tok\u00ebsore. Po ashtu jan\u00eb sulmuar edhe sistemet e radarit dhe aeroportet ushtarake. Jan\u00eb bombarduar edhe ca ura p\u00ebr t\u00eb pamund\u00ebsuar l\u00ebvizjet e forcave serbe.<\/p>\n<p>2 prill<\/p>\n<p>Autoritetet e NATO-s dhe t\u00eb OKB-s\u00eb nd\u00ebrmarrin masa p\u00ebr ta parandaluar katastrof\u00ebn humanitare, q\u00eb mund ta shkaktoj\u00eb vala e madhe e refugjat\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Maqedoni. 120 mij\u00eb refugjat\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Maqedoni, 200 mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb vazhdojn\u00eb sulmet e forcave serbe, sidomos n\u00eb Malishev\u00eb dhe Rahovec. N\u00eb Kosov\u00eb konfirmohet t\u00eb jen\u00eb aktive forcat paramilitare t\u00eb Arkanit dhe Sheshelit.<\/p>\n<p>3 prill<\/p>\n<p>Forcat serbe l\u00ebvizin nga Malisheva n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb. Rekrutimi i ushtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb vazhdon. Kriza humanitare n\u00eb kufi t\u00eb Maqedonis\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb e madhe. Raportohen raste t\u00eb vdekjes, m\u00eb s\u00eb shumti nga hipotermia. Kushtet jo t\u00eb p\u00ebrshtatshme atmosferike kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar edhe k\u00ebt\u00eb dit\u00eb sulmet e NATO-s. Sulmet p\u00ebrqendrohen n\u00eb shtabin e Armat\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u201cjugosllave\u201d dhe mbi depot e naft\u00ebs n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>4 prill<\/p>\n<p>Forcat e NATO-s n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Maqedoni ndihmojn\u00eb organizatat humanitare. Nd\u00ebrtohen kampet e reja p\u00ebr refugjat\u00eb. Vazhdon rezistenca e U\u00c7K-s\u00eb. Forcat e NATO-s bombardojn\u00eb Shtabin e mbrojtjes kund\u00ebrajrore serbe n\u00eb Beograd dhe forcat tok\u00ebsore n\u00eb Kosov\u00eb. Disa MIG-a t\u00eb Serbis\u00eb dyshohet t\u00eb jen\u00eb shkat\u00ebrruar. Forcat serbe nga frika fshihen n\u00eb nd\u00ebrtesa t\u00eb zbrazura dhe terrene t\u00eb kamufluara.<\/p>\n<p>5 prill<\/p>\n<p>Sulmet intensifikohen si rezultat i kushteve t\u00eb mira atmosferike. Forcat serbe koncentrojn\u00eb sulmet n\u00eb rajonin mes Pej\u00ebs dhe Gjakov\u00ebs. Bombardohen urat dhe rezervat e naft\u00ebs. Vazhdojn\u00eb sulmet mbi forcat tok\u00ebsore n\u00eb Kosov\u00eb. Kat\u00ebr MIG-a t\u00eb Serbis\u00eb shkat\u00ebrrohen.<\/p>\n<p>6 prill<\/p>\n<p>Streh\u00ebt e siguruara nga NATO-ja akomoduan 28 mij\u00eb refugjat\u00eb n\u00eb Maqedoni. 35 aeroplan\u00eb me ndihma humanitare arrit\u00ebn nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shkup. Forcat serbe nd\u00ebrmarrin sulme n\u00eb zon\u00ebn e De\u00e7anit. Forcat e U\u00c7K-s\u00eb u p\u00ebrgjigjen sulmeve. Ky \u00ebsht\u00eb suksesi m\u00eb i madh i deritash\u00ebm i NATO-s kund\u00ebr forcave t\u00eb blinduara serbe.<\/p>\n<p>7 prill<\/p>\n<p>20 mij\u00eb refugjat\u00eb l\u00ebshojn\u00eb Bllac\u00ebn. Me 90 autobus\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga forcat maqedonase ata shkojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Tet\u00ebmij\u00eb refugjat\u00eb arrijn\u00eb gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri. Kampet n\u00eb Maqedoni jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb akomodojn\u00eb 43.400 refugjat\u00eb. Nd\u00ebrsa, n\u00eb Shqip\u00ebri 24 mij\u00eb. NATO-ja ka sulmuar infrastruktur\u00ebn strategjike serbe. Shtohen po ashtu edhe sulmet e forcave t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. NATO-ja realizon 400 misione t\u00eb suksesshme mbi Serbi dhe Kosov\u00eb. Sulmet p\u00ebrqendrohen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb forcat tok\u00ebsore serbe.<\/p>\n<p>8 prill<\/p>\n<p>Nuk ka d\u00ebshmi p\u00ebr t\u00ebrheqjen e forcave serbe. Zbuten luftimet mes forcave t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe atyre serbe. Kushtet atmosferike nuk u p\u00ebrshtat\u00ebn aeroplan\u00ebve t\u00eb NATO-s, por megjithat\u00eb disa makina t\u00eb blinduara serbe jan\u00eb shkat\u00ebrruar n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe rezerva t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe shtabet policore t\u00eb MUP-it jan\u00eb goditur me sukses. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb goditur linja telefonike q\u00eb mund\u00ebsonte komunikimin mes forcave serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe Beograd. Dyshohet se gjat\u00eb k\u00ebtij sulmi nj\u00eb bomb\u00eb ka shkaktuar d\u00ebme kolaterale.<\/p>\n<p>9 prill<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb goditur nj\u00eb radio-relej n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Prishtin\u00ebs, dy depo t\u00eb naft\u00ebs, nj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e tjetra n\u00eb Serbi. Vazhdojn\u00eb sulmet e forcave serbe n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Podujev\u00ebs, Gjakov\u00ebs, Rahovecit, Malishev\u00ebs, Kishna Rek\u00ebs dhe Jabllanic\u00ebs. Vazhdojn\u00eb luftimet mes Ushtris\u00eb serbe dhe forcave t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb kufirin me Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb De\u00e7anit. Sulmohen garnizonet serbe n\u00eb Prizren dhe n\u00eb Beograd. Raportohet p\u00ebr kampe dhunimi n\u00eb Gjakov\u00eb.<\/p>\n<p>10 prill<\/p>\n<p>Kushtet jo t\u00eb mira atmosferika v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb prap\u00eb sulmet e NATO-s. Forcat serbe nd\u00ebrmarrin masa p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga sulmet e NATO-s. Sulmet e tyre intensifikohen n\u00eb rajonin e Mitrovic\u00ebs.<\/p>\n<p>11 prill<\/p>\n<p>Zvog\u00eblohet intensiteti i sulmeve ajrore t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>12 prill<\/p>\n<p>Forcat e NATO-s sulmojn\u00eb forcat serbe brenda dhe jasht\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i shkat\u00ebrruar dhe izoluar ato. Shtat\u00eb dit\u00ebt e ardhshme pritet t\u00eb jen\u00eb me mot t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb dhjet\u00eb dit\u00ebt e fundit, 50 p\u00ebr qind e aksioneve jan\u00eb anuluar p\u00ebr shkak t\u00eb motit t\u00eb lig. Sulmet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha realizohen n\u00eb rrethin\u00ebn e Prishtin\u00ebs dhe t\u00eb Beogradit. Prap\u00eb \u00ebsht\u00eb sulmuar rafineria e Pan\u00e7ev\u00ebs.<\/p>\n<p>13 prill<\/p>\n<p>Numri i refugjat\u00ebve vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb 750.000. Vazhdojn\u00eb sulmet n\u00eb forcat tok\u00ebsore n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb mjetet e blinduara, shtabet, por edhe linjat e komunikimit dhe depot e naft\u00ebs. Forcat serbe shtojn\u00eb p\u00ebrdorimin e helikopter\u00ebve. Forcat serbe hyjn\u00eb n\u00eb territorin shqiptar, por largohen p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. NATO-ja sulmon kompleksin policor n\u00eb Livadic\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb. Prej fillimit t\u00eb sulmeve, NATO-ja ka kryer 6.000 fluturime.<\/p>\n<p>14 prill<\/p>\n<p>Sulmohen sistemet p\u00ebr kontroll dhe komandim, si dhe forcat tok\u00ebsore serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Sulmet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha b\u00ebhen n\u00eb rajonin e Prishtin\u00ebs dhe t\u00eb Skenderajt. Vazhdojn\u00eb luftimet e forcave t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe atyre serbe n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>15 prill<\/p>\n<p>Moti p\u00ebr sulme \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb. NATO-ja bombardon sistemet e radarit n\u00eb Beograd dhe Aeroportin e Podgoric\u00ebs. Sulmet vazhdojn\u00eb n\u00eb depot e naft\u00ebs, t\u00eb municionit n\u00eb Para\u00e7in, shtabin komandues n\u00eb Rakovic\u00eb dhe Subotic\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb vazhdojn\u00eb luftimet. Edhe nj\u00eb her\u00eb pat aksione artilerie serbe n\u00eb rajonin e Tropoj\u00ebs dhe Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>16 prill<\/p>\n<p>Moti i lig ndikon negativisht n\u00eb sulmet ajrore. Sulmohen tanket dhe mjetet e blinduara n\u00eb Kosov\u00eb. \u00cbsht\u00eb sulmuar depoja e municionit n\u00eb Valev\u00eb, garnizoni n\u00eb Rahovec dhe barakat n\u00eb Vranje. NATO-ja vazhdon sulmet dit\u00ebn e nat\u00ebn kund\u00ebr forcave policore dhe ushtarake serbe. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vazhdojn\u00eb sulmet e forcave serbe n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb. Raportohet p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb forcave serbe drejt Gjilanit, rajonit i cili deri tash nuk ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luftime t\u00eb m\u00ebdha. Fotot e NATO-s d\u00ebshmojn\u00eb se n\u00eb Izbic\u00eb jan\u00eb s\u00eb paku 150 varre.<\/p>\n<p>17 prill<\/p>\n<p>D\u00ebrgohen ndihma t\u00eb m\u00ebdha humanitare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Maqedoni. Vazhdojn\u00eb luftimet n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb. NATO-ja kryen 500 misione, fal\u00eb motit t\u00eb mir\u00eb. Sulmohen forcat tok\u00ebsore serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Shkat\u00ebrrohen dhe d\u00ebmtohen mjete t\u00eb shumta motorike dhe t\u00eb blinduara. Forcat serbe i angazhojn\u00eb me dhun\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb hapin varre p\u00ebr vendasit e tyre t\u00eb vrar\u00eb, n\u00eb 43 varreza t\u00eb identifikuara masive. Po ashtu raportohet, sipas d\u00ebshmive t\u00eb refugjat\u00ebve shqiptar\u00eb, se meshkujt detyrohen t\u00eb nxjerrin th\u00ebngjillin p\u00ebr furnizimin me rrym\u00eb.<\/p>\n<p>18 prill<\/p>\n<p>14 aeroplan\u00eb me ndihma arrijn\u00eb n\u00eb Maqedoni, e 32 n\u00eb Shqip\u00ebri. Moti i lig ka anuluar shum\u00eb sulme. Por, megjithat\u00eb jan\u00eb d\u00ebmtuar depot e municionit n\u00eb Para\u00e7in, Bari\u00e7 (depo eksplozivi), Novi Sad (radio-relej dhe rafineri nafte) dhe Subotic\u00eb (pik\u00eb raportuese). Zbulohet varreza masive n\u00eb Pastasel.<\/p>\n<p>19 prill<\/p>\n<p>Forcat serbe sulmojn\u00eb personat e zhvendosur. NATO-ja shkat\u00ebrron gjasht\u00eb tanke dhe shtat\u00eb autoblinda n\u00eb Kosov\u00eb. Po ashtu, bombardohet depoja e municionit n\u00eb Nish, Valev\u00eb dhe Prishtin\u00eb. Sulmohet Brigada 549 e motorizuar serbe n\u00eb Prizren, e cila ka participuar n\u00eb spastrimet etnike n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>20 prill<\/p>\n<p>Sulmet serbe shtohen n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Pej\u00ebs, n\u00eb kufi me Malin e Zi. Po ashtu vazhdojn\u00eb luftimet n\u00eb kufi me Shqip\u00ebri. 200 forca serbe hyjn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por pas konfrontimit me forcat shqiptare t\u00ebrhiqen. 250-300 ushtar\u00eb tjer\u00eb serb\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e demilitarizuar t\u00eb Prevllak\u00ebs. Forca t\u00eb paidentifikuara vrasin gjasht\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Serb\u00ebt k\u00ebrc\u00ebnohen se do t\u00eb pengojn\u00eb manifestimin e 50-vjetorit t\u00eb NATO-s. Sulmet e NATO-s koncentrohen n\u00eb depo, linja komunikimi, radio-relej dhe sisteme komandimi. Po ashtu sulmohen edhe forcat tok\u00ebsore serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Sulmohet stacioni transmetues televiziv n\u00eb Beograd dhe Novi Sad. Prej marsit, nga serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb d\u00ebmtuar 35 mij\u00eb objekte dhe 550 vendbanime.<\/p>\n<p>21 prill<\/p>\n<p>Reduktohet sulmi i NATO-s si rezultat i motit t\u00eb lig.<\/p>\n<p>22 prill<\/p>\n<p>D\u00ebmtohet pjesa m\u00eb e madhe e TV-emetuesve n\u00eb Serbi. Po ashtu edhe antenat transmetuese dhe stacionet e trafos. Bombardohet Aeroporti i Nishit, depoja e municionit, rafineria e naft\u00ebs n\u00eb Novi Sad dhe disa ura. N\u00eb Kosov\u00eb shkat\u00ebrrohen autoblinda, tanke dhe pjes\u00eb artilerike.<\/p>\n<p>23 prill<\/p>\n<p>Prej 30 marsit NATO-ja ka d\u00ebrguar 11.121 ton\u00eb ndihma humanitare p\u00ebr refugjat\u00ebt shqiptar\u00eb. Jan\u00eb goditur TV-transmetuesit n\u00eb Kragujevc dhe Novi Sad. Po ashtu jan\u00eb goditur linjat e komunikimit, si dhe hekurudha n\u00eb Potu\u00e7nik. Forcat e U\u00c7K-s\u00eb jan\u00eb aktive dhe vazhdojn\u00eb t\u2019ju rezistojn\u00eb forcave serbe.<\/p>\n<p>24 prill<\/p>\n<p>Sulmohen sistemet televizive serbe n\u00eb Avall\u00eb dhe Banja Korvilaka. Tre ushtar\u00ebt rob\u00ebr t\u00eb NATO-s nuk lejohen t\u00eb vizitohen nga KKKN-ja. Forcat paramilitare serbe zhvendosin operacionet nga Peja, n\u00eb rajonin e Suharek\u00ebs. Bombardohet depoja e naft\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Sudolik\u00eb, si dhe depot p\u00ebr prodhimin e eksplozivit n\u00eb Llukan. N\u00eb Kosov\u00eb sulmohen bunker\u00ebt, artileria, autoblindat, dhe shum\u00eb makina tjera ushtarake.<\/p>\n<p>25 prill<\/p>\n<p>Moti i lig pamund\u00ebson sulme t\u00eb suksesshme.<\/p>\n<p>26 prill<\/p>\n<p>Trefishohet numri i sulmeve t\u00eb NATO-s. Bombardohet shtabi i SPS-it n\u00eb Beograd, nd\u00ebrsa ura mbi Danub shkat\u00ebrrohet t\u00ebr\u00ebsisht. Sistemi i mbrojtjes ajrore serbe \u00ebsht\u00eb pothuaj i paefektsh\u00ebm. Deri tash, m\u00eb shum\u00eb se 70 aeroplan\u00eb serb\u00eb jan\u00eb shkat\u00ebrruar. Bombardohen rrug\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb pamund\u00ebsuar qarkullimin normal t\u00eb forcave serbe. \u00cbsht\u00eb bllokuar furnizimi i Kosov\u00ebs me arm\u00eb dhe naft\u00eb nga Serbia dhe Mali i Zi. \u201cNe po fitojm\u00eb. Millosheviqi po humb\u201d, thot\u00eb Wesley Clark n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi.<\/p>\n<p>27 prill<\/p>\n<p>Forcat serbe vazhdojn\u00eb operacionet n\u00eb Podujev\u00eb, Glloboqic\u00eb dhe Suharek\u00eb. Shtohen sulmet e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Bombardohen linjat e komunikimit, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe disa ura. N\u00eb Kosov\u00eb bombardohen sistemet raketore serbe dhe komandat e MUP-it.<\/p>\n<p>28 prill<\/p>\n<p>Vazhdojn\u00eb luftimet n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Kosov\u00ebs. Forcat serbe l\u00ebvizin drejt Junikut dhe Gjakov\u00ebs, pran\u00eb rrug\u00ebve furnizuese t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Forcat serbe nuk kan\u00eb kontroll t\u00eb plot\u00eb n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, sidomos n\u00eb terrene t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. Bombardohet prap\u00eb aeroporti i Podgoric\u00ebs. Bombardohen depot e naft\u00ebs n\u00eb Smederev\u00eb dhe Pozheg\u00eb, si dhe shum\u00eb ura. Nj\u00eb raket\u00eb e NATO-s pa sqarime bie n\u00eb territorin bullgar.<\/p>\n<p>29 prill<\/p>\n<p>Vazhdojn\u00eb sulmet e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi. Forcat serbe p\u00ebrqendrohen n\u00eb kufi me Shqip\u00ebri, pran\u00eb qaf\u00ebs s\u00eb Morin\u00ebs, Podujev\u00eb, Prishtin\u00eb, Skenderaj dhe n\u00eb Kosov\u00ebn Jug-per\u00ebndimore. Sulmohen shtabet ushtarake dhe nd\u00ebrtesa e ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes n\u00eb Beograd. Transmetimi televiziv n\u00eb Serbi gati \u00ebsht\u00eb i pamundur.<\/p>\n<p>30 prill<\/p>\n<p>Shtohen luftimet mes forcave serbe dhe atyre t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Humbjet jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt. Forcat serbe demoralizohen n\u00eb Kosov\u00eb. Raportohet p\u00ebr dezertime t\u00eb m\u00ebdha. NATO-ja sulmon artilerin\u00eb serbe, tanket, makinat e blinduara, qendrat komanduese, n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi.<\/p>\n<p>1 maj<\/p>\n<p>Sulmohen forcat tok\u00ebsore serbe n\u00eb Kosov\u00eb. NATO-ja p\u00ebr shkaqe teknike humb nj\u00eb aeroplan t\u00eb tipit F-16CJ. Piloti menj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr dhe transferuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb NATO-s. NATO-ja bombardon 12 ura rrugore dhe pes\u00eb hekurudhore.<\/p>\n<p>2 maj<\/p>\n<p>Sulmohen trafo-stacionet n\u00eb Obrenovc\u00eb, Nish, Bajina\u00ebBasht\u00eb, D\u00ebrmno dhe Novi Sad. Jan\u00eb bombarduar edhe TV-relej\u00ebt n\u00eb Novi Pazar dhe Krushevc. Jan\u00eb goditur urat n\u00eb Bistric\u00eb, Kokinbrod dhe Prijepole. Forcat policore serbe nd\u00ebrmarrin aksione n\u00eb Shtimje dhe Graqanic\u00eb.<\/p>\n<p>3 maj<\/p>\n<p>Sulmet e NATO-s jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb suksesshmet. \u00cbsht\u00eb goditur Brigada e Motorizuar Serbe 125 n\u00eb per\u00ebndim dhe 233 n\u00eb lindje t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb Batajnic\u00eb shkat\u00ebrrohet s\u00eb paku nj\u00eb MIG-29 n\u00eb aj\u00ebr dhe dy n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>4 maj<\/p>\n<p>Helikopteri amerikan Apache shkat\u00ebrrohet n\u00eb Shqip\u00ebri. Wesley Clark i thot\u00eb kryetarit amerikan Bill Clinton se sulmet ajrore jan\u00eb t\u00eb suksesshme dhe se forcat e Millosheviqit po dob\u00ebsohen p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Forcat e NATO-s shkat\u00ebrrojn\u00eb disa MIG-a-29. Brenda Kosov\u00ebs goditen tanket, artileria, dhe Brigada e motorizuar 243.<\/p>\n<p>5 maj<\/p>\n<p>Bllokohen dy rrug\u00ebt kryesore q\u00eb lidhin Kosov\u00ebn me Serbin\u00eb. Millosheviqit i shkat\u00ebrrohen 70 p\u00ebr qind t\u00eb rezervave t\u00eb naft\u00ebs. Forcat serbe fshihen n\u00eb tunele, nd\u00ebrtesa dhe fshatra, n\u00eb t\u00eb cilat NATO-ja nuk e di se a ka banor\u00eb apo jo. Ushtria serbe humb edhe m\u00eb moralin, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndikon edhe ushqimi i dob\u00ebt dhe humbjet e m\u00ebdha. 50 p\u00ebr qind t\u00eb depove t\u00eb municionit n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruara dhe m\u00eb shum\u00eb se 300 takte, pjes\u00eb artilerike dhe mjete t\u00eb blinduara. Kjo p\u00ebrb\u00ebn diku rreth 20 p\u00ebr qind t\u00eb forcave serbe. Por, sulmet serbe kund\u00ebr kosovar\u00ebve ende vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<p>6 maj<\/p>\n<p>Sulmohen pozicionet serbe rreth Podujev\u00ebs, sidomos Brigada 211, si dhe brigadat e motorizuara 63 dhe 124. Sulmohet ambasada kineze n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>7 maj<\/p>\n<p>Bombardohet Hotel Yugoslavia, e cila ishte baz\u00eb e tigrave t\u00eb Arkanit. Po ashtu nd\u00ebrtesa e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, shtabet e MUP-it dhe trafot elektronike. Goditet radio-releji n\u00eb \u00c7a\u00e7ak, Aeroporti i Somborit, si dhe forcat tok\u00ebsore n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>8 maj<\/p>\n<p>500 aeroplan\u00eb t\u00eb NATO-s godasin caqet serbe, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Aeroportin e Prishtin\u00ebs dhe bazat serbe n\u00eb Suharek\u00eb. Intensifikohen luftimet mes U\u00c7K-s\u00eb dhe forcave serbe.<\/p>\n<p>9 maj<\/p>\n<p>Goditen caqet serbe n\u00eb Junik, Mitrovic\u00eb dhe Suharek\u00eb. 763 dhe 572 fluturime me ndihma humanitare realizohen deri k\u00ebt\u00eb dit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Maqedoni.<\/p>\n<p>10 maj<\/p>\n<p>Moti i mir\u00eb i intensifikon sulmet e NATO-s. Aeroplan\u00ebt e NATO-s sulmojn\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn. Goditen caqet serbe n\u00eb Junik dhe Podujev\u00eb, si dhe elementet e brigadave t\u00eb motorizuara 125 dhe 211.<\/p>\n<p>11 maj<\/p>\n<p>Disa forca policore largohen nga Kosova. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej dit\u00ebve m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb sulmeve t\u00eb NATO-s, p\u00ebr \u00e7ka edhe zvog\u00eblohet intensiteti i sulmeve serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Aeroplan\u00ebt e tipit A-10, GR7 Harrier, Etendad, AMX, F16, Jaguar dhe CF118 sulmojn\u00eb pozicionet serbe n\u00eb Suharek\u00eb dhe Mitrovic\u00eb. Pozicionet serbe sulmohen edhe n\u00eb \u00c7a\u00e7ak, Juvic\u00eb (radio-relej), Kovinbrod (ur\u00eb) dhe Ponikve (aeroport). Pasdite sulmohet radio-releji n\u00eb Novi Sad. 2 Miga-21 shkat\u00ebrrohen. Gjat\u00eb k\u00ebsaj dite sulmohen pozicione serbe n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn, sidomos n\u00eb Gjakov\u00eb dhe Shtimje. Pastaj ato n\u00eb Serbi, si G\u00ebrdelica, Kozoma\u00e7a, ura n\u00eb Vlarazhin, n\u00eb Kuzumlje, aeroporti n\u00eb Ob\u00ebrva, barakat n\u00eb \u00c7upri, depot e arm\u00ebve n\u00eb Para\u00e7in, fabrika e arm\u00ebve n\u00eb Kragujevc, urat n\u00eb \u00c7upri, Revo Maren, Malij etj. Po ashtu goditen caqet operative n\u00eb Rakovic\u00eb dhe qendrat operative n\u00eb Ka\u00e7arev\u00eb, ura n\u00eb Horgosh, radio-releji n\u00eb V\u00ebrshac dhe Sombor.<\/p>\n<p>12 maj<\/p>\n<p>Goditet brigadat 211, 125 dh 243. Operacioni fillon n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb Malishev\u00eb. Shkat\u00ebrrohen pes\u00eb aeroplan\u00eb serb\u00eb: 1 Mig-21 dhe kat\u00ebr Super Galeba. I pari n\u00eb Nish, t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb Prizren. Sulmohen edhe pozicione n\u00eb Ob\u00ebrv\u00eb dhe Patanic\u00eb. Shifra e d\u00ebmeve t\u00eb makineris\u00eb serbe prej 306 rritet n\u00eb 432. Deri tash jan\u00eb shkat\u00ebrruar dy t\u00eb tretat e kapaciteteve t\u00eb municionit serb. N\u00eb Shqip\u00ebri trupat e NATO-s krijojn\u00eb vendbanime p\u00ebr 50 mij\u00eb refugjat\u00eb. Sipas UNHCR-s\u00eb, 590.000 shqiptar\u00eb t\u00eb zhvendosur fshihen n\u00eb Kosov\u00eb. Deri tash jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 526 fluturime me ndihma n\u00eb Shkup, 773 p\u00ebr Tiran\u00eb. 11.447 tonelata t\u00eb ndihmave humanitare jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb k\u00ebto dy vende.<\/p>\n<p>13 maj<\/p>\n<p>Sulmet ajrore jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb suksesshme. 40 tonelata t\u00eb konvojeve humanitare arrijn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Shtohen luftimet n\u00eb kufirin me Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb mbi Kosov\u00eb dhe Serbi kryhen 679 misione ushtarake. Fatkeq\u00ebsisht, forcat e NATO-s godasin edhe konvojin e refugjat\u00ebve n\u00eb Korish\u00eb.<\/p>\n<p>14 maj<\/p>\n<p>600 misione t\u00eb NATO-s kryhen mbi Kosov\u00eb dhe Serbi. Bombardohen bazat n\u00eb Novi Sad, Beograd, Pirot, Sjenic\u00eb dhe Kralev\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se 10 konvoje humanitare greke planifikohen t\u00eb hyjn\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>15 maj<\/p>\n<p>Realizohen 539 sulme. N\u00eb Kosov\u00eb goditen gjasht\u00eb tanke dhe disa mjete t\u00eb blinduar, dy ura etj. Sulmet p\u00ebrfshinin edhe radio-relej\u00ebt n\u00eb Ferizaj, trafot elektrike n\u00eb Smederev\u00eb dhe Bir\u00eb, si dhe objektet komanduese n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>16 maj<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb motit t\u00eb lig realizohen vet\u00ebm 350 misione, kryesisht n\u00eb Kosov\u00ebn Jug-per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>17 maj<\/p>\n<p>NATO-ja godet tri ura n\u00eb Serbi. Po ashtu edhe TV-transmetuesin kryesor p\u00ebr Kosov\u00eb n\u00eb Kopaonik. NATO-ja po ashtu ka sulmuar aeroportin n\u00eb Batajnic\u00eb. Nj\u00eb MIG-29 \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar. N\u00eb Kosov\u00eb NATO-ja shkat\u00ebrron 3 helikopter\u00eb.<\/p>\n<p>18 maj<\/p>\n<p>NATO-ja ka shkat\u00ebrruar 75 p\u00ebr qind t\u00eb sistemeve t\u00eb fiksuara raketore dhe 12 p\u00ebr qind mobile. Deri tash jan\u00eb shkat\u00ebrruar 69 p\u00ebr qind e aeroplan\u00ebve MIG-29, 24 p\u00ebr qind t\u00eb MiG-21s, 46 p\u00ebr qind t\u00eb Galeb\u00ebve dhe 33 t\u00eb Super-Galeb\u00ebve. Deri tash 323 tanke jan\u00eb d\u00ebmtuar.<\/p>\n<p>19 maj<\/p>\n<p>Luftime n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb arrijn\u00eb kulminacionin. Forcat e U\u00c7K-s\u00eb marrin Jabllanic\u00ebn dhe konfiskojn\u00eb armatimin dhe municionin serb. NATO-ja godet gjasht\u00eb tanke. NATO-ja bombardon Dubrav\u00ebn duke mos ditur se aty ka t\u00eb burgosur shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>20 maj<\/p>\n<p>NATO-ja kryen 300 misione. Vazhdojn\u00eb luftimet n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>21 maj<\/p>\n<p>245 sulme b\u00ebhen mbi Kosov\u00eb dhe Serbi. N\u00eb Kosov\u00eb goditen 12 tanke, 11 mjete t\u00eb blinduara. Sulmet serbe mbi U\u00c7K-n\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb per\u00ebndim dhe qend\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>22 maj<\/p>\n<p>652 sulme mbi Kosov\u00eb dhe Serbi. U\u00c7K-ja sh\u00ebnon p\u00ebrparime n\u00eb terren. Bombardohet gabimisht Kosharja.<\/p>\n<p>23 maj<\/p>\n<p>Goditen caqe strategjike n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi. Sulmohet aeroporti Ponikva, radio-releji n\u00eb Prishtin\u00eb dhe TV-releji n\u00eb Ka\u00e7anik, p\u00ebr t\u00eb ndal\u00eb propagand\u00ebn serbe. Sulmet mbi trafot elektrike n\u00eb Nish, D\u00ebrmno dhe Novi Sad v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebn e forcave serbe. N\u00eb Kosov\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb detyrohen t\u00eb regjistrohen dhe t\u00eb marrin kartat e gjelbra, gjoja p\u00ebr t\u00eb pranuar ndihm\u00eb humanitare.<\/p>\n<p>24 maj<\/p>\n<p>Shtohen pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb n\u00eb Serbi. Forcat serbe arrestojn\u00eb demonstruesit n\u00eb Kosovac, Aleksandrovac, \u00c7a\u00e7ak dhe Askar. Nga k\u00ebto vise jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mobilizimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb i kan\u00eb shtuar sidomos arkivolet me ushtar\u00ebt serb\u00eb. Sulmet b\u00ebhen mbi bunkerin n\u00eb vil\u00ebn presidenciale n\u00eb Dobonovski dhe Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme. N\u00eb Kosov\u00eb forcat serbe vazhdojn\u00eb sulmet, sidomos n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>25 maj<\/p>\n<p>Demonstratat vazhdojn\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb. NATO-ja deri tash ka kryer 27.110 fluturime, prej t\u00eb cilave 7.535 sulme. K\u00ebt\u00eb dit\u00eb goditen pes\u00eb tanke dhe 15 elemente artilerike n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>26 maj<\/p>\n<p>NATO-ja kryen 308 sulme. U\u00c7K-ja nd\u00ebrmerr ofensiv\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb malin Pashtrik. Operacionet e spastrimit etnik ende vazhdojn\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb goditen pes\u00eb tanke, gjasht\u00eb mjete transportuese dhe mjete tjera ushtarake, si dhe 10 pjes\u00eb artilerike. Forcave serbe u \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar komandimi n\u00eb Kosov\u00eb. Vazhdon bombardimi i aeroporteve n\u00eb Ponikve, Nish, Ob\u00ebrva, Batajnic\u00eb dhe Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>27 maj<\/p>\n<p>800 fluturime, prej t\u00eb cilave gjysma me goditje, paraqet nj\u00eb prej sulmeve m\u00eb t\u00eb intensifikuara t\u00eb NATO-s. Intensifikohen sulmet e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb malin Pashtrik.<\/p>\n<p>28 maj<\/p>\n<p>Dita 66-t\u00eb e sulmeve. Vazhdojn\u00eb sulmet mbi trafot, aeroportet dhe shtabet komanduese.<\/p>\n<p>29 maj<\/p>\n<p>309 sulme, 697 fluturime. Deri tash NATO-ja ka kryer 29.979 fluturime mbi Kosov\u00eb dhe Serbi. U\u00c7K-ja sh\u00ebnon suksese n\u00eb luftimet n\u00eb kufi.<\/p>\n<p>30 maj<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb dit\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr sulme. 800 fluturime dhe 323 sulme t\u00eb NATO-s. Sulmohet ura n\u00eb Vlladiqin dhe Bare. N\u00eb terren vazhdojn\u00eb luftimet n\u00eb malin Pashtrik. Tanket serbe granatojn\u00eb popullat\u00ebn civile n\u00eb Gjakov\u00eb dhe n\u00eb rajonin p\u00ebrreth malit Pashtrik.<\/p>\n<p>31 maj<\/p>\n<p>Dita e 70-t\u00eb e sulmeve. Deri tash jan\u00eb sulmuar 314 pjes\u00eb artilerike, 203 autoblinda dhe 120 tanke. Kjo degradon n\u00eb 30 p\u00ebr qind forc\u00ebn ushtarake serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Deri tash 14 qendra komanduese jan\u00eb shkat\u00ebrruar. N\u00eb Kosov\u00eb vler\u00ebsohet se jan\u00eb 40.000 forca serbe. NATO-ja k\u00ebt\u00eb dit\u00eb realizon 778 fluturime, 319 sulme. Numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i fluturimeve arrin\u00eb n\u00eb 31.529. Jan\u00eb goditur bunker\u00ebt Avelan, Dobonovc, radio dhe TV-relej\u00ebt, trafot elektrike n\u00eb Nish dhe Beograd.<\/p>\n<p>1 qershor<\/p>\n<p>Sulmi i serb\u00ebve kund\u00ebr forcave t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb u ofroi kushte t\u00eb mira p\u00ebr sulm forcave t\u00eb NATO-s. P\u00ebr t\u2019i ndalur p\u00ebrparimet e U\u00c7K-s\u00eb forcat serbe jan\u00eb mobilizuar dhe jan\u00eb koncentruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon. Dje jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 150 fluturime mbi malin Pashtrik. Jan\u00eb sulmuar 32 pjes\u00eb artilerike, 9 transportues, autoblinda etj. Sipas raporteve t\u00eb NATO-s shtohen edhe luftimet e U\u00c7K-s\u00eb me forcat serbe n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebrparimet e U\u00c7K-s\u00eb b\u00ebhen disa dit\u00eb pas proklamimit t\u00eb fitores serbe mbi U\u00c7K-n\u00eb.<\/p>\n<p>2 qershor<\/p>\n<p>600 fluturime t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb dhe jasht\u00eb saj. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb vazhdojn\u00eb luftimet n\u00eb malin Pashtrik. Forcat serbe kan\u00eb sh\u00ebnuar disa suksese, por ato po i paguajn\u00eb shtrenjt\u00eb. Pasi q\u00eb detyrohen t\u00eb dalin nga kamuflimi, ata u ekspozohen aeroplan\u00ebve t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>3 qershor<\/p>\n<p>600 fluturime mbi Kosov\u00eb dhe Serbi. N\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Prishtin\u00ebs sulmohen tanket, transportues t\u00eb blinduar dhe mjete tjera militare. Vazhdojn\u00eb luftimet n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>4 qershor<\/p>\n<p>Lider\u00ebt ushtarak\u00eb t\u00eb NATO-s dhe ata serb\u00eb takohen p\u00ebr t\u00eb realizuar marr\u00ebveshje tekniko-ushtarake p\u00ebr vendosjen e trupave serbe. Trupat e NATO-s realizojn\u00eb 500 fluturime. Sulmohen bazat serbe n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Prishtin\u00ebs. Deri tash n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Maqedoni jan\u00eb d\u00ebrguar 16.475 tonelata me ndihma humanitare.<\/p>\n<p>5 qershor<\/p>\n<p>400 fluturime. P\u00ebrkund\u00ebr tendenc\u00ebs p\u00ebr realizim t\u00eb marr\u00ebveshjes, vazhdon dhuna mbi shqiptar\u00ebt. Luftimet n\u00eb Kosov\u00eb ende vazhdojn\u00eb, n\u00eb kufi dhe p\u00ebrreth Komoranit.<\/p>\n<p>6 qershor<\/p>\n<p>480 fluturime. M\u00eb s\u00eb shumti sulmohen forcat tok\u00ebsore. Raportet e para d\u00ebshmojn\u00eb se forcat serbe kan\u00eb p\u00ebrjetuar d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha. Luftimet ende vazhdojn\u00eb n\u00eb Malin Pashtrik rreth Junikut. Forcat serbe deklarojn\u00eb se deri tash kan\u00eb shkat\u00ebrruar 75 aeroplan\u00eb t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>7 qershor<\/p>\n<p>Vazhdojn\u00eb sulmet e NATO-s, sidomos n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb. Luftimet e U\u00c7K-s\u00eb me forcat serbe zhvillohen n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>8 qershor<\/p>\n<p>NATO-ja realizoi m\u00eb shum\u00eb se 500 fluturime. Vazhdojn\u00eb luftimet n\u00eb Koshare.<\/p>\n<p>9 qershor<\/p>\n<p>Gjenerali Michael Jackson vazhdon bisedimet n\u00eb Kumanov\u00eb. Millosheviqi ve\u00e7 ka pranuar planin paq\u00ebsor t\u00eb Martti Ahtisaarit dhe Viktor Chernomyrdinit.<\/p>\n<p>10 qershor<\/p>\n<p>Serb\u00ebt pranojn\u00eb kushtet e NATO-s. Ata fillojn\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqen nga Kosova. Gjenerali Clark suspendon p\u00ebrkoh\u00ebsisht sulmet ajrore. Forcat ruse hyjn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>11 qershor<\/p>\n<p>Trupat gjermane shkojn\u00eb n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>12 qershor<\/p>\n<p>Trupat angleze hyjn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb &#8211; Kosova u \u00e7lirua.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Beqir SINA &#8211; New York NEW YORK : Pas 78 dit\u00eb bombardimesh, regjimi i Sllobodan Milosevi\u00e7it u p\u00ebrkul dhe i pranoi kushtet e Aleanc\u00ebs. Njoftimin, m\u00eb 10 qershor, n\u00eb Bruksel, e b\u00ebri sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Javier Solana. \u201cSot, mund t\u00eb shpall se Miloshevi\u00e7i ra dakort me pes\u00eb kushtet e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, prandaj, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19371,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-19370","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19370","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19370"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19370\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19372,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19370\/revisions\/19372"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19371"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19370"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19370"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19370"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}