{"id":19298,"date":"2018-06-04T23:22:26","date_gmt":"2018-06-04T21:22:26","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19298"},"modified":"2018-06-04T23:22:26","modified_gmt":"2018-06-04T21:22:26","slug":"gjenerali-wesley-clark-simbol-i-triumfit-ushtarak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=19298","title":{"rendered":"GJENERALI WESLEY CLARK &#8212; SIMBOL I TRIUMFIT USHTARAK"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/wesley-clark-frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-19299 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/wesley-clark-frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"263\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/wesley-clark-frank-shkreli.jpg 600w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/wesley-clark-frank-shkreli-300x132.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb Dekorim i Merituar<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Hashim Tha\u00e7i ka dekoruar ish-gjeneralin amerikan Wesley Clark me Medaljen Presidenciale Jubilare t\u00eb dhjet\u00ebvjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Presidenti Tha\u00e7i shkruan n\u00eb rrjetin social Facebook se kjo dekorat\u00eb p\u00ebr gjeneralin Clark \u00ebsht\u00eb gjithashtu simbol mir\u00ebnjohjeje edhe p\u00ebr mij\u00ebra qytetar\u00eb e ushtar\u00eb amerikan\u00eb, q\u00eb kan\u00eb dhan\u00eb dhe japin nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e plot\u00eb, Presidenti i Kosov\u00ebs thekson, \u201cGjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili ishte shum\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar lirin\u00eb dhe paq\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, sot (16 Maj) e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare t\u00eb Dhjet\u00ebvjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Kjo dekorat\u00eb p\u00ebr gjeneralin Clark vjen si mir\u00ebnjohje edhe p\u00ebr mij\u00ebra qytetar\u00eb e ushtar\u00eb amerikan\u00eb, q\u00eb dhan\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn. Populli i Kosov\u00ebs i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebs Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Gjeneralit Clark\u201d, ka shkruar Presidenti Tha\u00e7i n\u00eb postimin e tij n\u00eb facebook.<\/p>\n<p>Gjenerali amerikan Clark, ish-komandanti suprem i Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s, n\u00eb vitin 1999 ka udh\u00ebhequr fushat\u00ebn e Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut verior kund\u00ebr forcave serbe t\u00eb regjimit t\u00eb Millosheviqit, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb fushate t\u00eb eg\u00ebr ushtarake serbe \u2013 ku makineria e forcave ushtarake t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb sulmoi shqiptar\u00ebt e pafajsh\u00ebm dhe t\u00eb pa armatsour, me q\u00ebllim t\u00eb nj\u00eb spastrimi etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet e tyre n\u00eb Kosov\u00eb. Si i till\u00eb, Gjenerali Wesley Clark, pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli m\u00eb von\u00eb, pasoi nj\u00eb gjeneral tjet\u00ebr t\u00eb njohur amerikan, si Komandant Suprem i forcave aleate t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore &#8212; Gjeneralin dhe ish-Presidentin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, Dwight Eisenhower.<\/p>\n<p>Sulmi kund\u00ebr Serbis\u00eb, ishte i pari sulm n\u00eb historin\u00eb e Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s, nj\u00eb angazhim luftarak ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtuar nga Gjenerali Clark. Shum\u00eb ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e kan\u00eb konsideruar fushat\u00ebn ushtarake t\u00eb NATO-s p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, si nj\u00eb ngjarje q\u00eb mund t\u00eb kishte shkaktuar nj\u00eb luft\u00eb midis NATO-s dhe Rusis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ish-K\u00ebshilltarin p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Amerik\u00ebs, Z. Zbigniew Brzezinski, i cili ka shkruar se kishte bindjen se n\u00eb fund t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, organizata NATO dhe Rusia, ishin n\u00eb prak t\u00eb nj\u00eb konflikti serioz, pik\u00ebrisht p\u00ebr arsye t\u00eb planeve dhe p\u00ebrpjekjeve ruso-serbe, p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka shkruar edhe vet Gjenerali Clark n\u00eb librin e kujtimeve t\u00eb tija, \u201cWaging Modern War\u201d, lufta n\u00eb Kosov\u00eb ishte m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb nd\u00ebrmarrje luftarake. Ai shkruan se p\u00ebrve\u00e7 strategjis\u00eb ushtarake t\u00eb Aleanc\u00ebs NATO, si Komandanti Suprem i Nato-s, i cili drejtoi fushat\u00ebn ushtarake kund\u00ebr Serbis\u00eb \u2013 atij i duhej q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb bashkrendonte edhe p\u00ebrpjekjet dhe strategjit\u00eb diplomatike, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, politikat e vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s dhe politik\u00ebn e mbrendshme amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb konfliktet dhe mosmarrveshjet amerikano-evropiane dhe konfliktet midis zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb ushtarak\u00eb dhe diplomatik\u00eb t\u00eb shum\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb aleanc\u00ebs. Ishte pra, Gjenerali Wesley Clark ai i cili duhej t\u2019i bashkrendonte t\u00eb gjitha k\u00ebto politika, konflikte pothuaj t\u00eb gjitha niveleve &#8212; komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8212; p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb suksesshme dhe efektive ushtarake t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund \u00e7oi n\u00eb suksesin p\u00ebrfundimtar dhe n\u00eb triumfin e fushat\u00ebs ushtarake per\u00ebndimore kund\u00ebr forcave serbe, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund \u00e7oi n\u00eb \u00e7lirimin dhe n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb eventuale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kan\u00eb kaluar aq vite kur Gjenerali Clark, si Komandanti Suprem i NATO-s drejtonte sulmet kund\u00ebr Serbis\u00eb p\u00ebr \u00c7lirimin e Kosov\u00ebs, ai mbetet gjithnj\u00eb i interesuar p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr fatin e saj, si shtet i pavarur dhe demokratik.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, Gjenerali Clark tha se ndon\u00ebse n\u00eb paq\u00eb, Kosova p\u00ebrballet me sfida dhe k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb mbrend\u00ebshme dhe t\u00eb jashtme, p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebrhyrjen dhe influenc\u00ebn ruse n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me sfidat dhe me rreziqet e mbrendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, miku i saj Gjenerali Clark u shpreh k\u00ebshtu, duke i d\u00ebrguar nj\u00eb mesazh kuptimplot\u00eb klas\u00ebs politike aktuale mbar\u00ebshqiptare, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt:<\/p>\n<p>\u201cMendoj se njer\u00ebzit k\u00ebtu duhet t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr ta vendosur demokracin\u00eb, votimi \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb pjes\u00eb e demokracis\u00eb. Pjes\u00eb m\u00eb e thell\u00eb e demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb etika e sh\u00ebrbimit publik, ideja q\u00eb kur merr nj\u00eb vend pune \u00ebsht\u00eb me misionin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, pothuajse sikur t\u00eb jesh n\u00eb nj\u00eb rend fetar ku merr para t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb jetuar por kurr\u00eb nuk do t\u00eb jesh i pasur, dhe e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb gj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar e pastaj kthehesh n\u00eb sektorin privat dhe pastaj mund t\u00eb provosh veten n\u00eb biznes dhe t\u00eb b\u00ebhesh i pasur. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi e komunizmit q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb pushtet t\u00eb ken\u00eb privilegje ekonomike, ky ishte sistemi i nomenklatur\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr dhe ishte ironike sepse komunizmi thoshte se qeveria i takon \u00e7dokujt por n\u00ebn komuniz\u00ebm njer\u00ebzit n\u00eb pushtet mbanin qeverin\u00eb dhe ekonomin\u00eb dhe t\u00eb gjitha privilegjet. Nd\u00ebrsa demokracia \u00ebsht\u00eb t\u00eb kujdesesh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb administrat\u00eb, si sh\u00ebrbyes i thjesht\u00eb n\u00eb nj\u00eb demokraci duhet ta kesh vullnetin t\u00eb jetosh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb modeste. N\u00ebse doni nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Monacco, nj\u00eb anije t\u00eb shpejt\u00eb, nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb mal, pushime nj\u00eb mujore t\u00eb skijimit, mos hyni n\u00eb qeveri, por filloni nj\u00eb biznes, b\u00ebjini parat\u00eb tuaja, b\u00ebjeni n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb arrihet sot n\u00eb Kosov\u00eb, krenaria n\u00eb sektorin publik, krenaria n\u00eb sakrific\u00ebn e t\u00eb qenit n\u00eb sh\u00ebrbimin publik\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Gjenerala Wesley Clark p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, pas dekorimit t\u00eb tij nga Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Hashim Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Gjenerali amerikan Wesley Clark i bashkohet list\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb politikan\u00ebve, diplomat\u00ebve dhe ushtarak\u00ebve amerikan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb disa dekadave kan\u00eb kontribuar aq shum\u00eb p\u00ebr drejtat e shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr mbijetes\u00ebn e kombit shqiptar, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Gjithashtu, gjenerali Clark ishte dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb mik i diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Sidomos shqiptaret e Kosov\u00ebs, por i gjith\u00eb kombi shqiptar ka nj\u00eb mik t\u00eb madh n\u00eb personin e Gjeneralit Clark, prandaj nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb kurr\u00eb veprimtarin\u00eb dhe kontributin e tij ushtarak, diplomatik e politik t\u00eb tij, sidomos, p\u00ebrpara dhe gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe p\u00ebr angazhimin e tij edhe sot n\u00eb interes t\u00eb mir\u00ebqenj\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve. Prandaj, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb, duhet t&#8217;i jen\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs Gjeneralit Wesley Clark, p\u00ebr rolin e gjithansh\u00ebm q\u00eb ka luajtur p\u00ebr paq\u00ebn e sigurin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb rajonin e Ballkanit. Kontributi i tij p\u00ebr mbijetes\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr lirin\u00eb e tyre si edhe p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur p\u00ebr ta dhe p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr kombin shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Gjenerali Clark meriton dekorimin e fundit me Medaljen Presidenciale Jubilare t\u00eb Dhjet\u00ebvjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, nga Presidenti i Kosov\u00ebs. P\u00ebr kontributet e tija n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Kombit Shqiptar, Gjenerali Clark do t\u00eb kujtohet dhe do t\u00eb nderohet brez pas brezi nga shqiptar\u00ebt kudo, p\u00ebr triumfin dhe fitoren e tij n\u00eb Kosov\u00eb, si Komandanti Suprem i NATO-s.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb Dekorim i Merituar Nga Frank Shkreli Dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Hashim Tha\u00e7i ka dekoruar ish-gjeneralin amerikan Wesley Clark me Medaljen Presidenciale Jubilare t\u00eb dhjet\u00ebvjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Presidenti Tha\u00e7i shkruan n\u00eb rrjetin social Facebook se kjo dekorat\u00eb p\u00ebr gjeneralin Clark \u00ebsht\u00eb gjithashtu simbol mir\u00ebnjohjeje edhe p\u00ebr mij\u00ebra qytetar\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19299,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-19298","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19298","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19298"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19298\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19300,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19298\/revisions\/19300"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19299"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}